Kisela Muçaj, pjesë e departamentit të PR në FSHF në emisionin L’America u shpreh se finalja mes Spanjës dhe Argjentinës nuk ishte një ndeshje shumë emocionuese.

Muçaj shtoi se Spanja ishte totalisht në dominim të lojës.

“Mua personalisht nuk mu duk si një ndeshje shumë emocionuese. Si një finale shumë e madhe. Për shkak se Spanja ishte totalisht në posedimin total të topit. Treguan një performancë mjaft të mirë taktike. Pavarësisht se kishin vështirësitë e tyre sepse edhe Argjentina u kthye totalisht në mbrojtje. Por ia dolën që të shënonin në kohën shtesë edhe golin e fitores. Mendoj se ishte totalisht e merituar”, tha Muçaj.

/tvklan.al