Gazetari sportiv, Elert Yzeiri në emisionin L’America u shpreh se Spanja i ka bërë “update” futbollit të saj tiki taka.

Yzeiri shtoi se ekipi iberik tashmë ka hyrë një fazë tjetër me trajnerin De La Fuente.

“Spanja i ka bërë update tashmë atij futbollit të saj tiki taka. Ka hyrë në një fazë tjetër, që me De La Fuenten dhe ka disa vite që e luan këtë lloj futbolli. Bën një presing ultra agresiv. Ka rikuperimin më të shpejtë të topit. Këto të dyja janë aspektet me të cilat Spanja në një farë mënyre ia shkatërron lojën kundërshtarit, por nga ana tjetër edhe dominon pjesën e saj. Po bën atë futbollin vertikal tani dhe kjo është ndryshimi i madh“, tha Yzeiri.

/tvklan.al