Trajneri, Skënder Gega në emisionin “Kampionët e Botës” tha se Spanja e meritoi fitoren në finale.

Gega kishte rezerva për Argjentinën ku u shpreh se ekipi ishte i pa koordinuar.

“Nuk kam shumë gjëra për të thënë sepse patjetër Spanja e meritoi. Një Argjentinë e pakoordinuar. U munduan të rrinë gjithë kohës mbrapa. Asnjëherë nuk patën mundësinë dhe asnjëherë nuk arritën të bëjnë më tepër se tre pasime. Vërtet Messi ishte pothuajse i paralizuar por nuk e mendoj që Argjentina me 10 lojtarë të tjerë të mos ishte në gjendje të paktën të krijojë çik balancë edhe të rrezikojë. Një finale botërori ku nuk ka asnjë gjuajtje nga ekipi që pretendon tregoi që Argjentina nuk e meritonte të ishte në finale. Shumë ekipe që luajtën më mirë se Argjentina në grup shkuan në shtëpi”, tha Gega.

Ndërsa drejtori teknik, Sokol Haxhia u shpreh se në finale shkuan dy skuadra që arritën me tepër se sa meritonin.

“Argjentina arriti në këtë finale edhe duke marrë me tepër se sav lente. Po të shikonim ndeshjen e djeshme, finalja e vërtet e këtij botërori ishte Anglia me Francën sepse po të kishin qenë sot ato në finale do kishte qenë një spektakël. Sepse në presim 4 vjet për të [arë një botëror dhe të shohësh një finale pa emocoione ku I vetmi emocion ishte kur u bë goli. Sot gjëja më e bukur ishte spektakli i hapjes dhe ai i pjesës së parë e të dytë. Për mendimin tim në finale arritën dy skuara që arritën më tepër sesa meritonin”, tha Haxhia.

/tvklan.al