Specialisti i futbollit, Arjan Peço në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se dje ishte një nga finalet më të dobëta të historisë së botërorëve.
Peço shtoi se Spanja e meritoi fitoren dhe se Argjentina nuk pati asnjë lloj shansi për të fituar këtë kupë bote.
“Nga pikëpamja sportive ishte një nga finalet më të dobëta ndoshta të historisë së kampionateve botërore. Me një ekip që e dominoi që prej fillimit ndeshjen. Spanja që e meritoi fitoren. Kundër një ekipi si Argjentina që u kujdes vetëm për ta çuar ndeshjen në një barazim dhe tek penalltitë që pothuajse nuk bëri asgjë. Pak e çuditshme për një ekip që do përsëriste fitmin e kupës së botës. Por dje Argjentina nuk pati asnjë lloj shansi për ta fituar këtë kupë bote”, tha Peço.
Ndërsa trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi tha se Spanja dhe Argjentina e merituan plotësisht që ishin në finale.
“Nga ky botëror nga ana organizative dhe estetike ishte një nga botërorët më bukur mendoj. Nga ana kualitative jo edhe aq. Spanja dhe Argjentina në finale, plotësisht të merituara 100%. Emocionet më të mëdha mua personalisht mi ka dhënë Spanja dhe Argjentina sepse kanë shënuar gjithmonë në minutat e fundit dhe kanë bërë atë kthesën siç e bën ti tek quizet. Ato na kanë bërë të gëzohemi në ato minutat e fundit dhe mendoj se kanë qenë më shumë meritë në finale. Tifozllikun më të mirë, spektaklin më të madh e ka dhënë Norvegjia. Mbappe ka qenë lojtari më i mirë i sezonit”, tha Bushi.
/tvklan.al








