Trajneri Edmond Kapllani në emisionin “Kampionët e botës” theksoi se futja e sulmuesit Ferran Torres i dha një impuls tjetër lojës së Spanjës.
Kapllani gjithashtu tha se ndeshjen e vendosin edhe ata që janë në pankinë.
“Impakti i çdo zëvendësimi që merr trajneri përsipër, ai mundohet që të japi më të mirën dhe ai bën më të mirën me Ferran Torres sepse Oyarzabal ishte në lojë por Torres i dha një impuls tjetër lojës. Dhe ato vertikalizimet që bën Ferran Torres ishin shumë të mira. Futbolli nuk është më ka një 11-she. Futbolli nuk luhet më me 11-shen e parë. Futbollin nuk e vendos vetëm formacioni por edhe ato që janë në pankinë”, tha Kapllani.
Ndërsa drejtori teknik, Sokol Haxhia u shpreh se dje tek paraqitja e dobët që bëri Argjentina në finale ishte pak edhe dora e trajnerit Scaloni.
“Unë do flisja pak për ndërrimet që bëri Scaloni. Sepse në të gjithë shtypin italian ishte shkruajtur që sot një lojtar si Lautaro Martinez që ishte ai që e çoi këtë skuadër në finale të mos merret në konsideratë megjithëse pati tre ndërrimet e fundit. Për mendimin tim kjo është më tepër gossip, që Scaloni është tek ajo skuadër falë edhe atij “feeling” që ka me Messin. Sepse edhe prezenca në fushë si titullar i De Paul i cili është shok skuadre me Messin tek Inter Miami. Por është një lojtar që nga Italia është larguar para tre vjetësh. Dmth i ka humbur ai ritmi. Tek paraqitja dje e dobët që bëri Argjentina ishte edhe dora e Scalonit’, tha Haxhia.
/tvklan.al








