Drejtori sportiv, Elton Marini, foli në emisionin “L’America”, në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit, mes Francës dhe Spanjës.
Sipas tij, francezët e kanë pasur rrugëtimin më të lehtë, për shkak se e kanë gjetur golin pa shumë probleme.
Po ashtu, Marini foli dhe për Holandën, kombëtare për të cilën bën tifo.
“Në Botëror kam mbështetur Holandën, por nuk kanë qenë në pritshmëritë. Ka pasur diçka që ka munguar, pavarësisht brezit të shkëlqyer. Pavarësisht se ka talente, nuk e shoh si ekip që mund të arrijë objektivin e madh në vite.
Nuk ka dyshim që të dyja skuadrat kanë yje. Kualiteti i Francës është pak më lart se Spanja në sulm. Spanjollët kanë lojtarë spektakolarë si Yamal, por lojtarët e rinj ndonjëherë nuk marrin vendimet e duhura në raste të caktuara. Franca e ka pasur disi më të lehtë. Ka qenë më kompakte dhe e gjen rrugën e golit. Duke e gjetur lehtë rrugën e golit, e ka pasur rrugëtimin më të lehtë.
Spanja rrugëtimin për të shkuar te goli e ka pasur më të vështirë. Mundohen të luajnë më vertikalë. Kanë shënuar, jo me atë që kanë prodhuar deri në fund”, deklaroi Marini.
/tvklan.al











