Moderatorja, Luana Vjollca në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se ajo që e ka surprizuar më shumë në këtë botëror ka qenë Kepi i Gjelbër.

Luana Vjollca shtoi se shpreson dhe uron që të njëjtën histori që bëri Kepi i Gjelbër në botëror ta bëjë edhe Shqipëria një ditë.

“E pamundur të mos përfshihesh në këtë botëror. Shifrat kanë treguar se ka qenë triumfues edhe nga shikueshmëria, edhe nga të ardhurat në fakt. Lexova një informacion që ishin diku tek 15 miliardë euro kështu që është marramendëse si shifër. Kjo tregon gjithçka për këtë botëror. Besoj i paharrueshëm. Shohim tani në vitet e ardhshme nëse do e konkurojnë ose jo këtë që lamë. Çfarë më ka surprizuar mua ka qenë padyshim Kepi i Gjelbër. Duke qenë se unë sot e gjeta se Spanja do fitonte, kam të njëjtën intuitë dhe uroj dhe shpresoj që një ditë edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën histori që bëri ky vendi i vogël”, tha Luana Vjollca.

/tvklan.al