Të ftuar:
Dr. Meri Papajani – Mjeke neurologe
Dr. Irena Thoma – Mjeke psikiatre
2 receta
Pure patate me kima dhe bizele (në furrë)
- Për purenë
1.2 kg patate
50 gr gjalpë
Kripë + arrë moskat
1/2 gotë qumësht
2 lugë gjelle kopër
- Për kimën
400 gr mish i grirë viçi ose pule
1 qepë
1 thelpi hudhër
400 gr pure domatesh
350 gr bizele
Vaj ulliri
Kripë + piper i zi
100 gr djathë i verdhë që shkrihet
Qërojmë patatet, i presim në copa të mëdha dhe më pas i vendosim në zjarr me ujë dhe 1 lugë çaji kripë, për të zierë 20 minuta nga pika e vlimit. Ndërkohë që ziejnë patatet, në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim mishin derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta, plus 1 thelb hudhër. E përziejmë për 30 sekonda, shtojmë domatet pure dhe më pas bizelet, duke e rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi. I lëmë përbërësit në tigan të gatuhen për 10 minuta në temperaturë mesatare. Ndërkohë kullojmë patatet dhe i shtypim duke i kthyer në pure. Shtojmë në tasin e puresë gjalpin, qumështin, arrën moskat dhe koprën. I përziejmë mirë dhe, pasi të lyejmë një tavë me pak vaj, nivelojmë purenë si bazë, mbi të nivelojmë kimën me bizele, e mbulojmë me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë vetëm për 20 minuta në temperaturën 180 gradë deri në 190 gradë, derisa të shohim që djathi shkrihet dhe merr ngjyrë të artë.
Qofte krokante me lulelakër
300 gr lulelakër (e zierë)
200-250 gr miell për çdo përdorim
1 gotë ujë
1 vezë
1 lugë çaji pluhur pjekës + 1 majë sode buke
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
2 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
Kripë + pak piper i zi, sipas dëshirës
Vaj për skuqje
Fillimisht presim lulelakrën në boçe dhe e vendosim atë për të zier 10 minuta, me qëllim që të zbutet mirë. Në një tas vendosim 1 vezë dhe e përziejmë mirë, shtojmë në tas 1 gotë ujë, 3 lugë gjelle parmezan dhe majdanozin e grirë shumë hollë. Shtojmë miellin pak nga pak, duke e përzier mirë me tel dore. Shtypim lulelakrën dhe e kthejmë atë në pure, e përziejmë purenë e lulelakrës me brumin në tas, derisa të marrë trajtën e një brumi petullash. Shtojmë pluhurin pjekës dhe 1 majë luge sodë buke, i përziejmë mirë. Ngrohim vajin dhe shtojmë lugë, lugë qoftet me lulelakër, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët. I shërbejmë të ngrohta, të shoqëruara me kos ose dhallë
Përse nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur?
Probleme me pagjumësinë, çfarë i ndodh trurit të njeriut?
Përse nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur? (Pjesa 2)
/tvklan.al






