Të ftuar:
Klodian Murati – Mjeshtër Yoge
Fatjon Hysenbelliu – Sipërmarrës/Investitor
Etleva Treska – Eksperte ekonomie
Doklea Hadërgjonaj – Psikologe
Ardit Gavani – Ekspert IT
2 receta
Byrek role me spinaq dhe djathë
-Për brumin
500 gr miell
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
250 ml ujë
Niseshte për hapjen e petëve
-Për mbushjen
700 gr spinaq
300 gr djathë të grirë
1 lugë çaji kripë + piper të zi
2 vezë opsionale
3 lugë gjelle vaj ulliri
-Për salcën e spërkatjes
1 gotë, 150 ml vaj
2 lugë gjelle uthull
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle niseshte
Të gjithë përbërësit e brumit i bashkojmë në një tas, duke i përzierë vazhdimisht me dorë ose robot kuzhine derisa të na formohet një brumë jo I fortë. E lëmë brumin të mbuluar, të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në kulaç mesatar, e mbulojmë përsëri me pecetë dhe e lëmë të pushojë përsëri për 15 min. Ndërkohë spinaqi pasi të jetë larë dhe kulluar, e grijmë atë hollë, e vendosim në një tas, ku do të shtojmë pak kripë dhe piper të zi, djathin të thërrmuar + 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 vezë nëse dëshironi mund ta përgatitni dhe pa vezë. Bashkojmë vajin me uthullën + 1 lugë gjelle miell dhe 1 lugë gjelle niseshte, i përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë derisa të hapim petët. Petët mund ti hapim një e nga një ose ti bashkojmë nga 2 ose 3 së bashku të lyera mirë me vaj para si ti bashkojmë. Hapim petën e spërkasim mirë me salcën e përgatitur me vaj ulliri dhe pasi të kemi hapur atë në gjithë sipërfaqen me furçë fillojmë të shpërndajmë nga pak spinaq në të gjithë sipërfaqen e petës. E mbledhim petën me role duke mos e ngjeshur shumë me dorë, pra roleja të mblidhet lirshëm. Pasi e përfundojmë rolenë e palosim me kujdes në dysh dhe e vendosim në tepsi, ku kemi shtruar letër pjekje. Kështu vazhdojmë në të gjitha petët. Për një tepsi mund të na duhen 4 ose 5 petë të përfunduara. Qofshin këto me kulaçka apo jo. Pasi mbushet tepsia e lyejmë me salcën e përgatitur dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta derisa roletë të kenë marrë ngjyrë të artë.
Një vakt i shijshëm në tigan me speca dhe patëllxhanë
3 speca jeshil
2-3 patëllxhanë
1 qepë e vogël
4-5 thelpinj hudhra
400 gr domate pa lëkurë, në kubikë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
Vaj ulliri
-Opsionale, mund të shtoni: 3 lugë gjelle + 2 vezë
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qpën të grirë shumë hollë për 3 minuta. Shtojmë specat të prera hollë dhe i skuqim për 3 minuta. Shtojmë hudhrat e shtypura e të grira hollë, i përziejmë për pak sekonda e më pas shtojmë domatet pa lëkurë e të grira në kubikë. E lëmë të ziejë për 10 minuta e më pas e rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper sipas dëshirës. Ndërkohë që gatuhet domatja në një tigan tjetër, skuqim patëllxhanët në copa mesatare ose në kubikë. Pasi të skuqen i shtojmë në tiganin me domate, i spërkasim me shumë pak majdanoz dhe gati për ti shërbyer. Nëse doni të gatuani po këtë recetë të pasuruar dhe me proteina mjafton përzierja, pak gjizë me 2 kokrra vezë dhe i shtojmë në tigan. Vendosim kapakun sa të mpikset veza në temperaturë të ulët dhe e shërbejmë të ngrohtë.
“Nuk flas dot me prindërit”, pse brezi i ri nuk i tregon problemet në shtëpi?
Si t’u thuash të rinjve “jemi këtu për ju” pa i mbytur me pyetje?
Eventi transformues “Rruga Drejt Suksesit” për herë të parë në Prishtinë!
/tvklan.al







