Të ftuar:
Olti Shulla – Make up Artist
Në lidhje online Chrysanthi Kalogjeri – Astrologe
Denisa Zhegu – Mjeke Estetiste
2 receta
Një darkë e shkëlqyer për familjen ku perimet janë më të shijshme se mishi
1 kg brokoli + (lulelakër opsionale)
1 lugë çaji kripë
3 speca mix ngjyra
1 qepë
3 lugë gjelle vaj ulliri
10 domate qershi
Për salcën
3 vezë
2 gota qumësht (400 ml)
5 lugë gjelle vaj ulliri
4 lugë gjelle miell për çdo përdorim (135 gr)
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji pluhur pjekës
3 lugë gjelle kopër
Kripë + arrë moskat
Për të mbuluar sipërfaqen e perimeve
150 gr djathë çadar ose mozzarella të grirë
Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë gjelle qumësht ku ziejmë brokolin për 3 minuta e më pas kulelakrën për 5-7 minuta. I kullojmë brokolin dhe lulelakrën dhe i nivelojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën në fije për 3 minuta. Shtojmë specat dhe ato të prera në shirita + kripë dhe vahzdojmë kaurdisjen, edhe për 3 minuta të tjera. Më pas largojmë tiganin dhe mbulojmë brokolin dhe kulelakrën me qepët dhe soecat gjysmë të gatuara. Përgatisim salcën në një tas dhe përziejmë 3 vezë + qumështin + vajin + miellin + kripë + pluhur pjekës + kopër dhe pak arrë moskat. I përziejmë kirë të gjutha përbërësit e salcën dhe e shtojmë duke lagur komplet përbërësit në tavë. Në fund mbulojmë perimet me djathë çadar ose mozzarella, kaçkavall të grirë dhe e pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë C për 30 minuta.
Sallatë me thjerrëza e shijshme në çdo stinë
200 gr thjerrza të thata
1 gjethe dafinë
350 gr domate qershi
1 thelpi hurdhër
4-5 gjethe borzilok
Kripë
100 gr djathë dhie të grirë
Fillimisht shpëlajmë mirë thjerrzat dhe i mbulojmë me ujë. Shtojmë 1 gjethe dafinë dhe i vendosim në zjarr për t’i zierë në temperaturë mesatare për 25 minuta. Ndërkohë në një tas presim domatet në 1/4 shtojmë 1 thelpi hudhër dhe i spërkasim ato me pak fare kripë. Copëtojmë me dorë disa gjethe borzilok dhe të gjitha këto i marinojmë me vaj ulliri. I përziejmë, largojmë hudhrën që e premë në 1/4. Pasi kalojnë 25 minuta i kullojmë dhe i shpërlajmë thjerrzat me qëllim që të ftohen dhe i shtojmë ato në tasin me domate. Copëtojmë rukolën me duar, grijmë djathin e dhisë mbi to dhe i përziejmë mirë dhe më pas e shërbejmë.
Dy maska në kushte shtëpie për elektrizimin dhe kundër rënies së flokëve
Chrysanthi Kalogeri: Kur fundi bëhet fillim, Hëna e Re në Akrep dhe beteja drejt fitores
Chrysanthi i lexon Hartën Astrologjike mjeke estetistes, Denisa Zhegu
/tvklan.al






