Të ftuar:

Eni Hasa – Influencere

Ersida Calja – Stomatologe

Ledia Fortuzi – Eksperte e Financave

2 receta

Kek me banane dhe karota

3 vezë
150 gr sheqer të bardhë (3/4 e gotës)
80 gr sheqer kaf (1/2 e gotës)
150 ml vaj bimor (3/4 e gotës)
1/2 gotë kos
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
2 gota miell
1 pako pluhur pjekës
1 majë sodë buke
1 majë kripë
1 lugë çaji xhinxher pluhur
1 lugë çaji kanellë
1/2 lugë çaji arrë moskat
3 banane shumë të pjekura
1.5 gotë karota të grira

Fillimisht grijmë karota në rende mbushim 1.5 gotë ujë me karrota të grira.
3 banane mesatare shumë të pjekura i shtypim me pirun dhe i lëmë mënjanë. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit si miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, 1 majë kripë, xhinxherin pluhur + kanellë + arrë moskat. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas tjetër përziejmë vezët dhe sheqerin e bardhë dhe kaf. Deri sa sheqeri të shkrijë shtojmë vajin + kosin dhe vazhdojmë përzierjen + ekstrat vanilje.
Pasi përbërësit në tas të kenë marrë trajtën e një salce fillojmë të shtojmë pak nga pak përzierjen e miellit me përbërësit e thatë. Vazhdojmë përzierjen gjithmonë me tel dore dhe në fund shtojmë bananet e shtypura. Si dhe karrotat e grira i përziejmë në fund me spatul dore dhe i transferojmë në një tavë keku ku kemi shtuar letër pjekje ose të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell. E pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë C për 35-40 minuta. Në fund pasi keku të piqet sipas dëshirës mund ta pudrosim me pak sheqer pluhur.

Makarona me djathë dhe Hot Dog për 10 minuta

320 gr makarona (Farfalla)
300 gr Hot Dog
3-4 lugë gjelle ketchup
100 gr djathë mozzarella të grirë
2 lgj vaj ulliri + 1 lugë çaji gjalpë
2 lugë gjelle majdanozë

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të zierë. Shtojmë kripë + makaronat flutur dhe i lëmë të ziejnë për sa minuta është shkruar në etiketë.
Paralel me një tigan vendosim vajin dhe shumë pak gjalpë 1 lugë çaji. Shtojmë Hot Dog-un të prerë në feta të vogla rrumbullake dhe i skuqim për 3-4 min. Shtojmë ketchup-in e përziejmë për 30 sekonda e më pas shtojmë djathin mozzarella në feta ose të grirë dhe e lëmë derisa të shkrijë. Më pas mbulojmë mbulojmë makaronat me Hot Dog dhe djathë.
I servirim menjëherë të ngrohta.

Paraja dhe dëshirat, a mund t’i blejmë çdo gjë që kërkon fëmija

Kursimet dhe vlerësimi i parasë, kur duhet të fillojë edukimi financiar?

5 sekrete për të mësuar fëmijën financiarisht

/tvklan.al