Të ftuar:

Elona Jaçellari – Autore/Moderatore

Evis Sinojmeri – Hair Master

Patrik Sadikaj – Gazetar

Destemona Çelo – Psikoterapiste

2 receta

Petë misri me presh ( Leqenik )

800 gr presh
1 filxhan çaji vaj ulliri
2-3 vezë
500 gr miell misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 dorë miell gruri ( 2-3 lugë gjelle )
1.5 gotë qumësht
2.5 gota ujë të nxehtë
Kripë + piper të zi
200 gr gjizë
200 gr djathë të bardhë
2-3 lugë gjelle kos

Pastrojmë preshët, i presim ato shumë hollë dhe i vendosim në një tigan me pak kripë. Fillimisht pa vaj, e mbulojmë tiganin dhe e lëmë preshin të nxjerrë lëngjet e tij dhe të zbutet. Kur të mos ketë lagështirë në tigan shtojmë 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim preshin derisa të zbutet. Shtojmë gjysmën e qumështit dhe e lëmë preshin të ziej pak me qumësht. Pasi preshi të jetë gatuar e largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë në të 2 vezë, i përziejmë me preshin duke rregulluar shijen me pak kripë dhe piper të zi. Ndërkohë në një tas vendosim 1 vezë + qumështin e mbetur, i përziejmë, shtojmë miellin dhe 2.5 gota ujë të nxehtë dhe përziejmë me tel dore + pak kripë + pluhurin pjekës. Shtojmë 2 lugë gjelle gruri, brumi nuk duhet të jetë i trashë por i butë, të bjeri nga luga. Shtojmë preshët e gatuar + gjizën + djathin, këto të fundit mund ti shtojmë dhe tek preshi, sa ti shtojmë në tas. Shtojmë dhe vajin e mbetur në fund, i përziejmë mirë dhe nivelojmë brumin me presh në një tepsi të lagur me vaj dhe me pak miell spërkasim sipërfaqen. Me pak miell dhe kos e pjekim në 220 gradë për 40 minuta

Salmon mesdhetar në Air Fryer

2-4 fileto salmoni
250 gr domate qershi
1 qepë e kuqe
100 gr ullinj pa bërthamë
1–2 lugë gjelle kaperi
2–3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Disa degë trumzë të freskët

Pse përjetojmë turp, çfarë fshihet pas kësaj ndjenje?

Turp për theksin, për shtresën shoqërore apo për origjinën… Pse turpërohemi se çfarë do thotë bota?

Turp për theksin, për shtresën shoqërore apo për origjinën… Pse turpërohemi se çfarë do thotë bota? Pjesa 2

/tvklan.al