Të ftuar:

Ermioni – Këngëtare

Rigers Rusi – Sipërmarrës

Në skype:

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

2 receta

Pulë frikase me perime

1 zog fshati ( 1 kg )
4 qepujka të vogla
2 karrota mesatare
2 patate mesatare
1-2 degë selino
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
1 gotë qumësht
1 litër lëng pule
2 të verdha vezë
Lëngu i 1 limoni
Majdanoz + kopër

Pastrojmë pulën dhe e presim në racione. Vendosim në zjarr një tenxhere me 1.2 litër ujë dhe pasi uji të valojë shtojmë në të copat e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 25 min. Më pas shtojmë perimet të prera në kubikë jo shumë të mëdha me brinjë rreth 1 ose 1.5 cm. Shtojmë kripë dhe pak piper të zi, i lëmë mishin dhe perimet të ziejnë për 15-20 min. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin duke e kaurdisur miellin për 2-3 min, por jo ti japim ngjyrë, e shuajmë fillimisht me qumësht e më pas shtojmë pak nga pak lëng pule nga tenxherja derisa të na formohet një salcë gati si beshameli. Kur të jenë zierë perimet shtojmë salcën dhe e përziejmë frikasenë duke ulur temperaturën nën mesatare. Përziejmë të verdhët e vezëve në lëngun e limonit dhe e shtojmë atë në tenxhere. Në fund shtojmë majdanozin dhe kopër. Fikim zjarrin pas pak, pasi shijet të jenë lëshuar servirim frikasenë të ngrohtë.

Bullgur me perime

2 filxhanë çaji bullgur kokërrmadh
4 gota ujë dhe lëng perimesh ( të nxehtë )
1 thelpi hudhër
1 qepujkë e vogël
Speca ( mix ngjyrash )
1 kungull
1 lugë çaji salcë domate koncentrat
2-3 domate të qeruara në kubikë
Kripë + piper të zi, sipas dëshirës
Vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë

Fillimisht ngrohim vajin, e aromatizojmë atë me 1 thelpi hudhër, e më pas shtojmë qepën të grirë imët. Largojmë hudhrën dhe sapo qepujka të fillojë të zverdhet shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël, + kungullin të prerë në kubikë. I përziejmë për 1-2 min e më pas shtojmë salcën + domatet në kubikë, i përziejmë për 5 min, e më pas shtojmë bullgurin e shpërlarë mirëe të kulluar. E kaurdisim bullgurin derisa të mos ketë lagështirë në tenxhere. Shtojmë ujin e nxehtë dhe këngun e perimeve, rregullojmë shijën me kripë dhe piper të zi. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lëmë bullgurin të gatuhet për 15 min. Kur bullguri të përthithë lagështirën e mbulojmë me pecetë, e më pas me kapak për 10 min. Më pas e shërbejmë.

Chrysanthi Kalogeri: Nëntori muaji i të papriturave, iniciativave të guximshme, tensionet vazhdojnë

Parashikimi i yjeve për nëntorin sipas Chrysanthi Kalogeri: Ndiqni instiktin tuaj

Si të hiqni yndyrën nga soba dhe dollapët në kuzhinë?

/tvklan.al