Të ftuar:
Albana Daka – Mjeke nutricioniste
Lindita Vrushi – Mikrobiologe, Biokimiste
2 receta
Makarona elb me kërpudha dhe spinaq
1.5 gota makarona elb (kritharaki)
100 gr pancetë (në kubikë)
300 gr kërpudha në feta
1/2 tufë majdanoz
4 gota lëng perimesh ose pule
300 gr spinaq
Kripë + piper të zi
60 gr parmixhano të grirë hollë
Vaj ulliri + 1 lugë çaji gjalpë
Në një tigan të thellë me pak vaj kaurdisim pancetën derisa të ajo të karamelizohet në ngjyrë të thekur.
Shtojmë kërpudhat duke i ruajtur dy copë për dekor.
I kaurdisim kërpudhat derisa në tigan të mos kemi lagështirë. Shtojmë fare pak kripë dhe majdanoz.
Shtojmë në tigan makaronat dhe i kaurdisim për 2 minuta së bashku me kërpudhat.
Shtojmë 4 gota lëng perimesh ose pule (të nxehtë) derisa sa të marrin valë përbërësit në tigan, shtojmë me duar spinaqin dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen për 5 minuta. Në fund shtojmë parmixhanon e grirë dhe e lëmë derisa djathi të shkrijë. Ndërkohë kemi skuqur në një tigan tjetër dhe 2 kërpudhat në feta që hoqëm mënjanë.
Servirim pjatën duke e dekoruar me kërpudhat skuqura.
Sanduiç me Hot Dog sfoliatë dhe djathë
1 petë sfoliatë
Keçap
Djathë Çedar ose mozzarrella në feta
Hot Dog
1 e verdhë veze
Fara susami
Në një tepsi vendosim letër pjekje. Presim petën sfoliatë në 9 pjesë të barabarta me brinjë 10 cm. Me ndihmën e një furçe lyejmë djagonal me keçap secilën nga petët vetëm pjesën ku do të vendosim një gjysmë fete djath mozzarella ose Çedar. Mbi djathë vendosim një copë Hot Dog, të cilin e mbështjellim me dy cepat anësore të petës. E ngjeshim pak ku bashkohen 2 cepat. I lyejmë me të verdhë veze të gjitha sanduiçët e vogla. Në fund i spërkasim me fara susami dhe i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. I servirim me keçap të përzierë me pak majonezë.
Monini, familja pas markës numër 1 të vajit të ullirit ekstra të virgjër
Përgatitja e zorrës për ushqimet më të rënda të dimrit
4 truke në kuzhinë për një tretje më të lehtë nga biokimistja Lindita Vrushi
/tvklan.al






