Të ftuar
Teuta Maçi, Farmaciste
Në lidhje direkte Chrysanthi Kalogeri, Astrologe
Melisa Manuka, Këngëtare
2 receta
Lakër e bardhë me mish të grirë
1/2 lakër e bardhë mesatare
200 gr mish të grirë
1 qepë e madhe ose 2 mesatare
1 spec i kuq + 1 thelpi hudhër
1 lugë salcë koncentrat ose 1 filxhan kafe pure domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji piper i kuq pikant nëse dëshironi ose të ëmbël
Kripë + piper të zi
Lëng limoni ose 2 lugë gjelle uthull, sipas preferencës
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën dhe specat të prera në shirita, dhe 1 thelpi hudhër të grirë shumë hollë. I përziejmë për 3 minuta e më pas shtojmë mishin e grirë. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e më pas kripën + piper të zi + piper të kuq të ëmbël, nëse preferoni dhe pak pikante. Shtojmë lakrën të prerë në shirita të hollë dhe e përziejmë me përbërësit e tjerë në tigan. Ulim temperaturën e zjarrit dhe mbulojmë tiganin me kapak. E lëmë lakrën të ziejë me ujin e saj. Kjo do të na realizonte një shije shumë të mirë të lakrës.
Nëse lakra nuk nxjerr shumë ujë atëherë mund të shtojmë jo më shumë se ½ gotë duke e lënë atë të gatuhet në temperaturën nën mesatare për 30 minuta.
Sallatë me patate
600 gr patate 4 qepë të njoma 1 spec jeshil 2–3 vezë të ziera (10 minuta) 3–4 kastravecë turshi Për marinimin: 1 thelpi hudhër 2 lugë gjelle majonezë i grirë hollë Kripë 2 lugë gjelle uthull 4 lugë gjelle vaj ulliri Qërojmë patatet, i presim në kubikë sa një kafshatë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm, me pak kripë, për të zierë rreth 12–15 minuta. Po ashtu në një enë tjetër kemi vendosur vezët për 10 minuta nga koha e vlimit. Ndërkohë, pastrojmë qepët dhe i presim ato në kubikë. Në mungesë të qepëve të njoma mund të përdorim një qepë të thatë të re. Pasi e presim, e vendosim qepën në një tas ku do të vendosim një spec jeshil të prerë në gjysmë shirita horizontal. Kullojmë patatet e ziera, i lëmë të ftohen pak (të vakura) dhe i shtojmë dhe ato në një tas me përbërësit e tjerë. Presim vezët e ziera në copëza po ashtu dhe kastravecat. Shtypin hurdhrën me pak kripë + majdanozin dhe i shtypim së bashku. Shtojmë uthullën dhe vajin aty dhe i përziejmë Më pas marinojmë sallatën, e përziejmë dhe gati për ta shërbyer.
Higjena e gojës dhe sëmundjet që pasojnë
Parashikimi i yjeve nga Chrysanthi: Javë jo e qetë
Një luan si Melisa Manuka, Chrysanthi i lexon këngëtares hartën astrologjike
/tvklan.al







