Të ftuar

Entela Isufi: Psikologe klinike

Dhurata Myrtollari: Mësuese

Çenkuela Hasa: Gazetare

Arla Lepuri: Psikologe

Receta e spinaqit e pëlqyer nga të gjithë në familje

500 gr spinaq
4-5 qepë të njoma ose 1 qepë të kuqe
2 thelpinj hudhra
Vaj ulliri
3 vezë
1/2 gotë qumësht rreth ( 120 ml )
150 gr miell
Kripë + piper të zi + arrë moskat
200 gr djathë të bardhë
Majdanoz + kopër
100 gr djathë mozzarela ( në rende )

Pastrojmë dhe presim spinaqin trashë. Në një të thellë me vaj ulliri kaurdisim qepët e grira për 3 min. Shtojmë hudhrat e grira, e më pas spinaqin e përziejmë mirë sa spinaqi të ul volumin dhe e largojmë nga zjarri, derisa spinaqi të ftohet pak në një tas. Shtojmë 3 vezë + pak kripë + qumështin dhe i përziejmë derisa të na formohet një brum i hollë si i krepave. Në tiganin me spinaq shtojmë pak kripë + piper të zi + arrë moskat, shtojmë dhe majdanozin dhe kopër i përziejmë dhe më pas i bashkojmë përbërësit në tas, mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë mozzarela. E pjekim në furrën e parangohur në temperaturën 180 gradë për 25 min.

Supë me brokoli dhe karrota

350 gr brokoli ( në lule të vogla )
1 qepë
1 karrotë e madhe ( në rende )
1.5 lugë gjelle miell
200 ml qumësht ( 1 gotë )
1/2 gotë makarona të vogla supe
1 litër ujë + 1 gotë lëng mishi ose Magi
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle gjalp
4 lugë gjelle vaj ulliri

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin + vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë hollë për 3 min. Shtojmë karrotën të grirë në rende, shtojmë 1.5 lugë gjelle miell, e përziejmë për 2 minuta dhe e shuajmë me 1 gotë qumësht. Shtojmë brokolin të prerë në lule të vogla, shtojmë ujin 1 litër dhe 1 gotë lëng mishi po patët, nëse jo shtojmë 1 kub Magi, mish viçi dhe 1/2 makarona të vogla për supë. Vendosim kapakun dhe lëmë supën të ziej për 15-20 minuta dhe gjithçka gati, rregullojmë shijen me piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.

“Mami, pse digjet qyteti?” Si t’ua shpjegojmë fëmijëve protestat në vend?

Si të flasim me fëmijët për trazirat, protestat që po kalon vendi ynë?

Si të flasim me fëmijët për trazirat, protestat që po kalon vendi ynë? – pjesa 2

/tvklan.al