Të ftuar:

Irena Shanaj – Psikoterapiste

Edlira Birko – Gazetare/Pedagoge

Raisa Dervishi – Studente

Joan Ndreu – Student

Në skype nga Londra: Hajdi Mustafa – Marketing Freelancer

2 receta

Recetë e lehtë dhe e shijshme për Oso Bukon

1-1/2 kg oso buko ( viçi )
1 qepë e madhe
4 thelpinj hudhra
2 degë selino
3 karrota
1 gjethe dafine
1 degë rozmarinë
1 gotë verë
Pak miell për pudrosjen e mishit
Pak piper të kuq
Kripë + piper të zi
500 gr domate në kuti ( pure )
Vaj ulliri + 1 lugë gjelle gjalp
Lëng mishi ose Magi viçi

Në një tigan shkrijmë gjalpin + vajin e ullirit dhe pasi kemi tharë mishin e pudrosim shumë lehtë me pak miell. E përziejmë me piper të kuq dhe skuqim mishin nga të dy anët derisa të zverdhet. Më pas e largojmë mishin, në po atë yndyrë kaurdisim qepën të grirë hollë për 3 min, shtojmë hudhrat e grira hollë, selinon dhe karrotën të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë dafinë, rozmarinë + kopër dhe pak piper të zi, i kaurdisim për 5 minuta dhe e shuajmë me verë të bardhë, pas 3 minutash vendosim në tigan dhe copat e oso bukos. Vendosim kapakun dhe lëmë të gatuhet për 10 min. Shtojmë
600-800 ml lëng mishi ose ujë dhe 1 kub e 1/2 Magi viçi, e përziejmë mirë dhe e gatuajmë në zjarr ose në furrë të mbuluar në temperaturën 170 gradë për 2 orë. Mund ta servirim me pure patate, pilaf, patate furre ose çfarë të dëshironi.

Tost me hot dog, vezë dhe kaçkavall

2 feta bukë
1-2 hot dog të prerë në feta
2 vezë
2-3 feta djathë kaçkavall ose djathë të grirë në rende
1 lugë çaji gjalpë
Kripë + piper sipas dëshirës

Fillimisht shkrijmë gjalpin në tigan, vendosim hot dogun të prerë për së gjati ose në rrathë shumë të hollë dhe i skuqim nga të dy anët.
Përziejmë vezët me pak kripë dhe piper dhe mbulojmë hot dogun e skuqur. Vendosim 2 fera djathë ose djathë të grirë në rende. Mbi djathë vendosim një fetë bukë. Me ndihmën e një spatule e kthejmë bukën me kujdes nga poshtë dhe kthejmë anët e vezës mbi hot dog.
Vendosim mbi kthimin e vezës përsëri 2 feta djathë ose djathë të grirë dhe mbi djathë përsëri dua 1 fetë bukë tjetër dhe e kthejmë fetën e dytë nga poshtë me qëllim qëtë skuqen e të marrë ngjyrë të artë. Në fund e largojmë nga tigani, e vendosim në dërrasën e punës, e presim në 2 pjesë dhe shërbejmë të ngrohtë.

Pse të rinjtë cilësohen si brezi më i palumtur dhe i stresuar?

Gen Z/ Brezi më i palumtur apo brezi që po ndryshon historinë?

Gen Z/ Brezi më i palumtur apo brezi që po ndryshon historinë? (pjesa 2)

/tvklan.al