Të ftuar:

Në lidhje direkte: Arbëresha Uka, Gazetare Klan Kosova

Laureta Roshi: Gazetare

Miranda Rira: Sociologe

Xhensila Xhelili: Psikologe

2 receta

Kotoleta me mish dhe patate të grira

400 gr mish të grirë
3 patate mesatare
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
1 kokërr vezë
Kripë dhe piper i zi
1 lugë çaji piper të kuq
1 lugë çaji hurdhër pluhur
Vaj ulliri
Për salcën shoqëruese
3 lugë gjelle salcë kosi
2 lugë gjelle majonezë
2–3 kastravecë turshi
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle kopër

Fillimisht qërojmë patatet, i grijmë në rende dhe më pas i shtrydhim mirë me duar për të larguar lagështirën e tyre. Më pas i vendosim në një tas ku do të shtojmë mishin e grirë, parmixhanon, vezën, kripë, piperin e zi, piperin e kuq dhe hudhrën pluhur. Punojmë brumin mirë e më pas formojmë kotoleta në madhësinë dhe formën që dëshironi. Në një tigan ngrohim vajin dhe i skuqim kotoletat 3 minuta nga secila anë deri sa të marrin ngjyrë të artë. Mund ti shoqërojmë me salcën. Përziejmë salcë kosi me majonezë, shtojmë kastravecat turshi të grira në rende, hudhrën e shtypur me pak koper dhe i përziejmë mirë. Kotoletat e lyera me këtë salcë shijojnë shumë. Por mund të shoqërohen dhe me sallatë jeshile si marule ose rukola.

Supë krem me presh dhe patate

3 presh të mëdhenj (pjesa e bardhë)
1 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
3–4 thelpinj hudhër
2 degë selinoje
1 karotë e madhe + 3 patate mbi mesataren
1 degë trumze
150 ml krem pana
Kripë + piper i zi
1–1.2 litra lëng perimesh ose magi
2–3 feta bukë në kubikë e skuqur
2 lugë gjelle majdanozë (opsionale)

Fillimisht presim preshët për së gjati (pa bishtat) dhe i shpëlajmë mirë ato. Më pas i presim hollë ato në gjysmë rrathë. Ngrohim gjalpin dhe vajin në tenxhere dhe kaurdisim preshët për 5 minuta sa të ulim volumin. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë të presim selinon në kubikë të vegjël po ashtu dhe karotën e presim në copa te vogla dhe të holla. Grijmë hurdhrat imët dhe të gjitha këto i shtojmë në tenxhere. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 litër ujë dhe 1 lugë gjelle magi perimesh ose lëng perimesh nëse kemi.
Qërojmë patatet dhe i presim në copa të vogla dhe i shtojmë në tenxhere me qëllim që perimet të ziejnë shpejt për 15 minuta. Ndërkohë që supa zien presim bukën në kubikë dhe e skuqim atë me vaj ulliri të aromatizuar me 1 thelpi hurdhër. Pasi kalojnë 15 minuta, kalojmë supën në blender dore duke e kthyer atë në krem. Shtojmë panën dhe e përziejmë. Nëse supa krem ju rezulton e trashë, shtoni pak ujë para se të shtoni panën. E shërbejmë të ngrohtë duke e spërkatur me pak vaj ulliri, pak krem pana, bukët e thekura dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë nëse dëshironi.

Dhuna në familje: Tragjedia që nis përpara krimit

A mund të ishte shpëtuar Arlinda Zekaj?

Cilat janë shenjat e para të dhunës në familje?

/tvklan.al