Moderatorja, Lenida Halilaj në emisionin “Kampionët e botës” tha se Spanja është në fillim të një cikli të ri.
Halilaj theksoi se Spanja do jetë pretendente edhe për Euro 2028 së bashku me Francën ku u shpreh se ka pritshmëri të lartë nga Zinedine Zidane që pritet të marrë drejtimin e kombëtares franceze.
“Ata janë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha në Europë dhe besoj se ky është thjesht një stimul ekstra. Me siguri që një pjesë prej tyre i ndajnë edhe me anëtarë të tjerë të stafit. Sigurisht është diçka që e kanë merituar. Realisht mendoj se është fillimi i një cikli të ri të Spanjës. Pavarësisht se ka disa lojtarë të cilët ende duhet të bëjnë atë tranzicionin dhe mbase disa të largohen e të vijnë disa të rinj. Por besoj që ndoshta duke marrë parasysh edhe fitimin e Europianit, edhe një konsolidim të grupit që kanë aktualisht ndoshta në Europianin tjetër të 2028 mund të jenë përsëri një nga pretendët kryesore. Gjithmonë duke parë edhe se si do të evoluojë Franca sepse kam pritshmëri shumë të larta nga Zidane që do të jetë në krye të Francës kështu që duhet parë”, tha Halilaj.
/tvklan.al







