Këngëtari, Mc Kresha në emisionin “Kampionët e Botës” analizoi finalen e botërorit dhe si një tifoz i Argjentinës tregoi edhe arsyet e humbjes së ekipit të tij.
Mc Kresha u shpreh se ishte një gabim i trajneri të Argjentinës që ndaj Spanjës vendosi të luajë pa një mesfushor difensiv.
“Përcaktimi me lujt ndeshjen kundër një ekipi që e ka mesfushorin difensiv më të mirin në botë, e ti mos me pas mesfushor difensiv fare. Mungonte balanca. Unë mendoj se Paredes të paktën është dashur të startojë. Një lojtar si De Paul nuk e ka fresikë e duhur për me mujt me përballu një presion që ta ofron një skuadër si Spanja që dihet që bën presion. Argjentina u mundua të improvizojë me një Enzo Fernandes që nuk luan në atë pozitë. Mendoj mos marrja e në vendimi të duhur, mos guximi i duhur, ajo që thonë fati i prin guximtarit ajo nuk ishte në elementet e Argjentinës”, tha Mc Kresha.
/tvklan.al







