Këngëtarja Vesa Smolica, e ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan u pyet për ndeshjen mes Argjentinës e Austrisë.
Smolica foli konkretsht për Lionel Messin, teksa përmendi faktin që po kalon ditë të vështira, pasi ka babanë tepër sëmurë.
Këngëtarja deklaroi se Messi është “robotik” kur zbret në fushë dhe se harron çdo gjë që është jashtë fushe. Sipas saj, karriera e ka këtë sakrificë.
“Lionel Messi del përpara publikut dhe duhet të bëhet pak robotik. Duhet të jesh racional dhe Messit i duhet që të lërë emocionet familjare mbrapa në një kohë kur babanë e ka shumë sëmurë. Është e vështirë, por karriera i ka këto”, tha këngëtarja Smolica.
Ndërsa, Alban Bushi ndau mendimin se në këtë Botëror, Argjentina duket e qartë në lojën që po zhvillon.
“Është një Argjentinë më e pjekur, më e qartë dhe më kompakte. Messi është lideri emocional i kësaj skuadre. Janë më të qetë dhe nga ana psikologjike. Lionel Messi ka qenë në presion shumë të madh, që duhet ta merrte Kupën e Botës. E kaluan këtë moment. Scaloni ka ditur që të ndërthurrë skuadrën shumë mirë. Ka ditur të lidhë ekipin. Tek Argjentina luajnë të gjithë për Messin”, deklaroi Bushi.
/tvklan.al












