TV Klan - Podcast

Histori nga Bota – Migrantët: Si po e krijon BE-ja ICE të saj

- Përditësuar 15:40, 9 Mars 2026

Më 27 janar 2017, disa ditë pas inaugurimit të parë të Donald Trump, presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, shkroi këtë mesazh në atë që atëherë quhej Twitter “Ne nuk ndërtojmë mure, ne duam të ndërtojmë ura”.

Presidenti amerikan sapo kishte njoftuar ndërtimin e një muri me Meksikën për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu e përdori këtë formulë.

Bashkimi Evropian ende e konsideronte veten bastion të të drejtave themelore dhe humanizmit.

Tetë vjet më vonë, as Weber dhe as Ursula von der Leyen nuk kanë komentuar mbi ndalimin e turistëve evropianë në aeroportet amerikane, deportimet e emigrantëve në burgjet çnjerëzore në El Salvador, apo bastisjet nga oficerët e maskuar të Imigracionit dhe Doganave , ICE, në rrugët amerikane.

Heshtja e BE-së nuk është vetëm nga frika e provokimit të zemërimit të Trump.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave