TV Klan - Podcast

Histori nga bota – Migrimi Ligjor në Bashkimin Evropian – politikë e dëshiruar, por në fakt e dështuar

- Përditësuar 12:25, 18 Maj 2026

“Nëse do të ndalonim të gjithë imigracionin e ligjshëm në Evropë sot, pas njëzet vjetësh ekonomitë tona do të ishin 9-15 përqind më të varfra”, paralajmëroi Magnus Brunner, kreu i Migracionit dhe Azilit në ekipin e Ursula von der Leyen, gjatë një eventi të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane më 26 qershor të vitit të kaluar.
“Në një skenar me zero imigracioni, shtoi Brunner, Evropa do të përfundonte duke mbetur ekonomikisht prapa jo vetëm Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe Brazilit dhe Indisë. Kjo nuk është ajo që duam”, përfundoi ish-Ministri Austriak i Financave.
Një vit më vonë, lidhja shkakësore midis forcës ekonomike dhe imigracionit të ligjshëm në Evropë duket edhe më e dukshme.
Një muaj më parë, Eurostat publikoi parashikimet e saj të azhurnuara demografike deri në vitin 2100. Shifrat duhet të alarmojnë çdo politikan.
Nëse trendet aktuale vazhdojnë, 53 milionë njerëz më pak do të jetojnë në Evropë sesa sot. Në fakt, një e teta e popullsisë evropiane do të zhduket. Asnjë Shtet Anëtar nuk do të jetë në gjendje të kompensojë vdekjet me lindje.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave