TV Klan - Podcast

Histori nga Bota -Sudani/ Një luftë për Darfur, ar dhe ndikim në Detin e Kuq

- Përditësuar 14:26, 1 Nëntor 2025

Pas 18 muajsh luftimesh të ashpra, qyteti El Fasher – zemra e rajonit të Darfurit – ka rënë.

Bastioni i fundit i ushtrisë sudaneze në perëndim të vendit është dorëzuar.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, të njohura si RSF, tani kontrollojnë të gjithë Darfurin.

Ky zhvillim shënon një kthesë të madhe në luftën civile që ka përfshirë Sudanin prej prillit të vitit 2023.

Një luftë që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka detyruar afro 14 milionë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një konflikt që filloi si përplasje për pushtet mes dy gjeneralëve, por që sot ka kthyer Sudanin në një arenë ku përplasen interesat e gjysmës së botës.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave