TV Klan - Podcast

Lefebvrianët dhe skizma me Kishën Katolike

- Përditësuar 14:47, 1 Korrik 2026

Më 9 qershor 1988, Gjon Pali II i shkroi një letër Kryepeshkopit francez Marcel Lefebvre, një përpjekje e fundit për ta ndaluar atë nga shugurimi i katër peshkopëve të rinj pa mandat papnor. “Ju ftoj me ngulm të ktheheni, me përulësi, në bindje të plotë ndaj Vikarit të Krishtit”, shkruhej në letër. “Jo vetëm që ju ftoj ta bëni këtë, por jua kërkoj këtë me anë të plagëve të Krishtit, Shëlbuesit tonë, në emër të Krishtit i cili, në prag të Mundimeve të tij, u lut për dishepujt e tij ‘që të gjithë të jenë një’”.

Tridhjetë e tetë vjet më vonë, skena u përsërit me letrën e hapur të dërguar nga Leoni XIV drejtuar Eprorit të Përgjithshëm të Vëllazërisë Priftërore të Shën Piut X, At Davide Paliarani, pasardhësit të Lefebvre.
“Kisha njeh lidhjen me jetën liturgjike, angazhimin për formimin priftëror, zellin apostolik dhe dëshirën për besnikëri ndaj Traditës që karakterizojnë shumë individë dhe bashkësi të lidhura me këtë Vëllazëri”, shkroi Papa.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave