TV Klan - Podcast

Papa trondit Evropën me thirrjen e tij për të “çarmatuar” inteligjencën artificiale

- Përditësuar 14:19, 28 Maj 2026

A do t’ua rikthejë Papa udhëheqësve evropianë – dhe Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen – guximin për t’u përballur me mjeshtrat e teknologjisë në betejën për të “çarmatuar” inteligjencën artificiale?
Me enciklikën Magnifica Humanitas, Papa Leoni XIV, Papa amerikan, dha një paralajmërim të ashpër kundër keqpërdorimit të teknologjisë revolucionare si një instrument pushteti dhe nënshtrimi.
Një burrë, Peter Thiel, bashkëthemelues i Palantir Technologies, mishëron këtë kërcënim. Thiel i frikësohet Papës dhe e përçmon Bashkimin Evropian.
Përplasja pritet në gusht, me hyrjen në fuqi të dispozitave kryesore të Aktit Evropian të Inteligjencës Artificiale. A do të klasifikohet Palantir si një sistem “me rrezik të lartë”? Ka shumë të ngjarë të ndodhë, përveç nëse Ursula von der Leyen dhe shefi I saj I kabinetit i dorëzohen frikës së mos shqetësojnë padronët e rinj të botës.
Nëse nuk e ka bërë ende, Ursula von der Leyen duhet të ndjekë këshillën e Thierry Breton dhe të lexojë Magnifica Humanitas, enciklikën e parë të papatit të Leonit XIV.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave