Zgjedhja - Drama e një babai që duhet të shpëtojë jetë n e djalit të tij të sëmurë. Teksa dyert i mbyllen një pas një, ai duhet të bëjë një zgjedhje. Së bashku me shokun e tij të ngushtë Irfani, arrin të krijojë skemën më të famshme piramidale që menjëherë bëhet mashtrimi më i madh financiar në vend. A do të mundet Irfani të dalë jashtë aventurës së errët ku është futur? Paraja nuk është cdo gjë, ajo është e vetmja gjë. Seriali dramatik me kastin më të jashtëzakonshëm të aktorëve, si asnjëherë më parë: Halit Ergenç, Ozan Guven, Aslı Enver, Nur Fettahoglu, Birce Akalay.
Egemen në moment të fundit vendos mos të braktisë familjen e tij. Sulejman rrëmben Denizin si mundësia e vetme për t’u hakmarrë ndaj Irfanit. A do të mundet ky i fundit së bashku me Egemenin të shpëtojnë djalin e tyre? A do të mund të paguajë Sulejman mbi të gjitha krimet e kryera? Çfarë do […]
Irfan me një armë në dorë e vë Egemenin para dy zgjedhjeve, ose të arratiset njëherë e përgjithmonë ose jeta e tij do të mbarojë aty. Ilaj vendos t’i dorëzojë unazën e saj të martesës Kudretit dhe të largohet nga jeta e Sulejmanit. Ky i fundit kërkon ndihmën e ish-gruas së tij që të arratiset […]
A do të mund t’i mbijetojë Xhihan plumbit të marrë? Irfan i dëshpëruar i drejton armën Egemenit duke e fajësuar atë mbi gjithçka çfarë ka ndodhur. Policia bastis zyrën e Ozkanit në të cilën ndodhet dhe Egemen. Çfarë do të ndodhë me të? Deniz kërkon nga Irfan të bëjë paqe me Egemenin…
Si do të jetë përballja tjetër mes Ilajit dhe Irfanit? Egemen çon Eden dhe Denizin të jetojnë tek shtëpia e motrës së tij. Sulejman tashmë është vënë pas parave që Irfan i mori atij. A do të mundet ai t’i rimarrë përsëri ato? Çfarë do të ndodhë me Xhihanin, krahun e djathtë të Irfanit?
Si do ta presë Ilaj faktin që ajo është përdorur nga Irfan gjatë gjithë kësaj kohe? Irfan tashmë po ju jep goditjet e fundit Sulejmanit dhe Egemenit duke ju marrë gjithçka që ata kanë. Irfan dhe Nihal më në fund i dorëzohen dashurisë së tyre…
Sulejman dhe Egemen të dy në vështirësi ekonomikë ndihmohen nga bashkëshortët e tyre me shuma të mëdha parash. Falë atyre shumave ata arrijnë të nisin një dërgesë armësh. Por çfarë do të ndodhë në të vërtetë gjatë asaj dërgesë? Cili ka qënë plani i fshehur i Irfanit? Ajshe peson një zhgënjim nga Irfan kur e […]
Sulejman i ndodhur në vështirësi fajëson djalin e tij për falsifikimin e parave. Çfarë do të ndodhë me Hakanin? Sulejman detyrohet të puthë dorën e Irfanit për t’i kërkuar falje atij. Hakmarrja e Irfanit tashmë ka filluar të shfaqë pasojat e para…
Në momentin që Irfan tenton të arratiset me Denizin, policia e arreston atë. Çfarë do të ndodhë mes Ilajit dhe Sulejmanit? Ajshe ndihmon Irfanin të komunikojë me djalin e tij. Eda nga ana tjetër paralajmëron Egemenin të rrijë larg nga Deniz.
Në momentin që Eda dhe Egemën kërkojnë Denizin me dëshpërim, Irfan e rikthen përsëri atë në shtëpi. A do të mund të kuptojë Irfan që paratë që ka ai janë false? Kur Egemen tenton të marrë me forcë Denizin nga krahet e Irfanit, i rrëfen atij se kush është babai i tij i vërtetë…
A do të mundet Irfan të ndalojë dasmën e Edës dhe Egemenit? Ky i fundit mundohet të fitojë dashurinë e djalit të tij, por Deniz vendos të largohet fshehtas nga shtëpia me Irfanin. Cila do të jetë surpriza që Hakan ka menduar për Ajshen?
A do të mund të zbulojë Hakan identitetin e vërtetë të Ajshes? Sulejman dhe Egemen përsëri janë një hap para Irfanit. Çfarë do të ndodhë kësaj here? Egemen i përgatit surprizë dasmën e tyre Edës. A do të jetë gati ajo të martohet kaq shpejt me të?
Çfarë do të thuhet mes Kudret dhe Irfan? Pasi Egemen përgatit një surprizë të bukur për Edën i kërkon asaj t’i japë një shans të dytë. Irfan nga ana tjetër tenton të bëjë për vete përsëri Ilajin. Cili është plani I tij? A do të pranojë Eda të martohet me Egemenin?
Çfarë do t’i thotë Irfan Ajshes që do ta lëndojë atë? Ilaj merr një shenim nga Irfan i cili kërkon ta takojë atë. A do të mundet ajo të shkojë në vendin e takimit ku ai e pret? Egemen tashmë ndodhet në vështirësi të mëdha pasi gjithë investitorët e tij kërkojnë tërheqjen e parave…
Një përballje e fortë do të ndodhë mes dy shokëve tashmë të kthyer në armiq me njëri-tjetrin. A do të lejojë Egemen që Irfan t’i afrohet më Denizit? Cila do të jetë loja e rradhës e Irfanit kundër Egemenit dhe Sulejmanit?
Çfarë do të thuhet në përballjen e parë mes Edës dhe Irfanit? Çfarë do të ndodhë me Denizin kësaj here? Irfan bën një aksident të tmerrshëm. A do të arrijë Ajshe në kohë ta shpëtojë atë? Egemen nga ana tjetër i propozon Edës për martesë…
Irfan dhe Kudret tashmë janë bërë sëbashku pëer shkatërrimin e Sulejmanit. Çfarë do të thuhet në përballjen mes Irfan dhe Egemen? Cili do të jetë hapi i parë i hakmarrjes së Irfanit?
Irfan del nga burgu ditën e martesës së Ilajit dhe Sulejmanit. Si do të shkojë kjo dasmë? Si do të jetë takimi mes Irfanit dhe djalit të tij? Irfan tashmë I zhgënjyer nga të gjithë qetësinë e duhur e gjen në praninë e Ajshes. Me kë do të bashkëpunojë Irfan për hakmarrjen e tij?
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Sulejman dhe Irfan? A do të mundet ky i fundit të rimëkëmbet e të mendojë si të shpëtojë nga gracka ku ka mbetur? Egemen i cili po vjedh jetën e shokut të tij të ngushtë, mundohet të fitojë gjithashtu dashurinë e djalit të tij…
Irfan peson një atentat në burg. Tashmë jeta e tij rrezikohet nga moment në moment. A do ta pranojë ai ndihmën e Ajshes kësaj herë? Sulejman ndërkohë mundohet të fitojë dashurinë e Ilajit?
Irfan tashmë i shkatërruar nuk pranon ndihmen e askujt përfshirë ktu dhe Ajshen. Kjo e fundit kërkon të ripunësohet në Babil në mënyrë që të zbulojë të vërtetën. A do t’ia arrijë ajo të gjejë ndonjë pistë mbi pafajësinë e Irfanit? Si do ta presë Ilaj burgosjen e Irfanit?
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Edës dhe Ilajit tashmë që kjo e fundit është në dijeni të gjithë të vërtetës. Falë një kurthi të mirëmenduar nga Egemen, Irfan arrestohet. Duke mos u mjaftuar nga kurthi i ngritur, Egemen shkon dhe i rrëfen atij gjithë të vëretën mbi dashurinë e Edës dhe kush është […]
A do të mundet Eda t’i rrëfejë Irfanit të vërtetën mbi djalin e tij? Cila do të jetë marrëveshja që Egemen do të bëjë me Sulejmanin? A do të mundet Egemen t’ia punojë përsëri pas shpine shokut të tij të ngushtë? Çfarë do të thuhet mes Irfan dhe Ajshes?
Egemen blen dhurata për djalin e tij në mënyrë që të rifitojë kohën e humbur me të. Çfarë do të kërkojë Hakan nga Babil? Si do të jetë përballja mes Egemenit dhe Edës tashmë që ai e di gjthë të vërtetën? Ilaj me një letër në dorë shkon të vizitojë Sulejmanin në burg…
Egemen falë Ilajit verteton që ai është babai i vërtetë i Denizit. Si do ta përjetojë ai këtë këtë fakt? Deniz rrëmbehet nga Hakan në sy të Irfanit. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit në përpjekje për të shpëtuar djalin e tij? A do të mundet Ajshe të parandalojë një tragjedi?
Ilaj tashmë me burgimin e Sulejmanit dhe divorcin e Irfanit entuziasmohet dhe shpreson të rikthehet me dashurinë e vjetër të saj. Por çfarë do të ndodhë në të vërtetë mes saj dhe Irfanit? Egemen kërkon të dijë nga Eda nëse Deniz është në të vërttetë djalii tij. A do ta pohojë dot ajo? Çfarë po […]
Sulejman tashmë i vendosur për t’u martuar me Ilajin e rikthen atë në shtëpi. Denizin tentojnë ta rrëmnbejnë në spital. Kush fshihet pas kësaj? Cili do të jetë plani që Ajshe dhe Irfan do të bëjnë me shefin e policisë? Çfarë do të ndodhë me Sulejmanin?
Çfarë do të ndodhë me Ilajin? A do të ketë guximin Sulejman ta qëllojë atë? Si do të përfundojë takimi mes Egemenit dhe Edës? Cila do të jetë marrëveshja që Irfan do të bëjë me Ajshen?
Ajshe i hedh prangat Irfanit duke ju prezantuar si Nihal, ajo çfarë është në të vërtetë. Çfarë do të ndodhë mes Edës dhe Egemenit? Kudret i tregon Sulejmanit pamjet e puthjes së Ilajit dhe Irfanit. Çfarë do të ndodhë pas kësaj me Ilajin? A do të mundet Irfan të mbërrijë në kohë për ta shpëtuar […]
Ilaj mëson që Sulejman ka vënë kamera për ta përgjuar atë. A do të mund të zbulojë ai momentin e puthjes së saj me Irfanin? Çfarë do të thuhet në përballjne tjetër mes Edës dhe Ilajit? Çfarë do të zbulojë Irfan?
Situata e Irfanit sa vjen dhe rëndohet më shumë kur policia merr Edën në pyetje për punën që bën bashkëshorti i saj. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes Sulejmanit dhe Irfanit? Çfarë do të zbulojë Ilaj në lidhje me kompaninë Babil? A do të mundet Irfan të pranojë dashurinë e Ilajit?
Çfarë do të thuhet mes Egemen dhe Edës? A do të mundet Mert të zbulojë kush është Ajshe në të vërtetë? Ilaj i shpreh dashurinë e saj Irfanit dhe i rrëfen se kurrë nuk ka reshtur së dashuri atë. Çfarë do të ndodhë në ato momente? A do të mundet Sulejman të vërtetojë dyshimet e […]
Egemen kërkon nga Eda që të bëhët xhaxhai i Denizit pa e ditur që në të vërtetë ai është babai i tij. Irfan më në fund hakmerret nga Burakut, njeriut që u bë shkaktar i humbjes së profesionit të tij. A do ta tërheqë Burak padine e Irfanit?
Ilaj vendos të ndahet nga Sulejman. Si do ta presë ai këtë vendim të sajin? Cili do të jetë paralajmërimi që ai ka për Irfanin? Ky i fundit bëhet pjesë e një përleshje armësh mes mafies dhe policisë. A do të mund të shpëtojë dhe kësaj here ai?
Eda zbulon dokumentet që Irfan ka përgatitur për t’u divorcuar nga ajo. Si do të jetë përballja mes saj dhe Irfanit? Kë do të fajësojë ajo mbi ndarjen e tyre? A do të mund të zbulojë gjë Ajshe gjatë një vizite në shtëpinë e Hakanit?
Ilaj zbulon që Kudret e ka spiunuar atë gjatë gjithë kohës me anë të shërbyesës së saj. Si do t’ia çjerrë Ilaj maskën asaj? Sulejman gjatë një darke me Irafnin dhe Egemenin kryen një vrasje në sy të tyre. Kush do të jetë viktima? Po me Hakanin çfarë do të ndodhë?
Irfan i lumtur gëzon mbi sherimin e djalit të tij. Cili do të jetë tashmë plani i Egemenit dhe Irfanit? Çfarë roli do të ketë Hakan në planin e tyre? Cila është e vërteta e njohjes së Ilajit dhe Sulejmanit?
Irfan dhe Eda gjithë ankth presin mbarimin e operacionit të Denizit. Çfarë do të ndodhë me djalin e tyre? A do të mundet ai të shpëtojë nga tumori në kokë? Irfan dhe Egemen përsëri gjenden në vështirësi…
Çfarë do t’i rrëfejë Irfan Ajshes? Eda dhe Irfan tashmë të dëshpëruar bëhen gati për të lënë spitalin. Ajshe nga ana tjetër tenton të ndalojë në aeroport doktorin. A do t’ia dalë ajo ta bindë atë të kryejë operacionin e Denizit? Çfarë do të dëgjojë Ilaj në një bisedë të Edës dhe Egemenit?
Çfarë problemi do të shkaktojnë investitorët e fshehur të Egemenit? Në momentin kur Irfan dhe Eda të lumtur shtrojnë Denizin në spital dhe presin të fillojë operacioni, doktor Tahsini heq dorë në momentin e fundit nga operimi. Kush fshihet pas kësaj? Po me Irfanin çfarë do të ndodhë?
Si do të shkojë takimi mes Kudret dhe Ajshe? Eda e revoltuar shkon në shtëpinë e Sulejmanit duke e fajesuar atë mbi veprimet e djalit të tij. Çfarë do të kërkojë Hakan nga Irfan në këmbim të doktor Tahsinit? A do të mundet Irfan të mbërrijë në kohë për ta shpëtuar atë?
Irfan merr një lajm të mirë mbi operacionin e djalit të tij duke ndezur edhe njëherë shpresat tek ai dhe tek Eda. Një festë e madhe organizohet nga Irfan dhe Egemen me të gjithë investitorët e “Babil”. Hakan rrëmben doktor Tahsinin. Tashmë fati i Denizit është në duart në duart e tij…
Eda zbulon një letër ku Irfan i ka shkruar Ilajit. Çfarë është shkruar në të? Pas një zënke me babain e tij, Hakan me një shumë parash në duar shkon t’i propozojë Irfanit një marrëveshje. Për çfarë bëhet fjalë?
Ilaj përpiqet të bashkojë Irfanin dhe Egemenin për të gjetur paratë dhe për të paguar borxhet e tyre. A do të mundet Irfan të falë Egemenin pas tradhtisë që i ka bërë? Ajshe merr një dhuratë nga Irfan…
Irfan falenderon Ilajin për ndihmen që ajo i ka dhënë atij. A do ta ndryshojë kjo marrëdhënien e tyre? Detektivi i policisë vjen në shtëpinë e Ilajit me njjë propozim për të. A do të mundet Ilaj të shesë Sulejmanin? Irfan merr një goditje pas shpinë nga miku i tij me i mirë…
Ajshe vazhdon të bëjë për vete Hakanin në mënyrë që të nxjerrë më shumë informacione nga ai. Çfarë ka në dorë ajo kësaj here? Pas një përballjjeje mes Ilajit dhe Edës, gjëndja shëndetësore e Denizit rëndohet. Irfan shantazhon Hakanin me pamjet e vrasjes që ky i fundit ka kryer. A do të arrijë Irfan pas […]
Hakan kërkon nga babai i tij rikthimin e Ajshes në kompani. A do ta lejojë Sulejman këtë gjë? A do të mundet Irfan të zbulojë kush është Ajshe në të vërtetë? Ilaj ka një propozim për Irfanin që do të rrisë shpresat për shërimin e Denizit…
Në momentin që Irfan dhe Eda më në fund arrijnë të gjejnë paratë e operacionit dhe tentojnë të ikin nga vendi, policia u prish lumturinë atyre. A ka gisht Ajshe në ndalimin e tij? Cila do të jetë hakmarrja e Sulejmanit ndaj Irfanit dhe Egemenit?
Eda kërkon para nga Ilaj për operacionin e djalit të saj. A do ta ndihmojë ajo? Irfan nga ana tjetër për hir të djalit të tij detyrohet të ulë kokën e t’i puthë dorën Sulejmanit. Kush është Ajshe në të vërtetë?
Si do të shkojë darka mes Irfan, Sulejmanit dhe dy bashkëshortëve të tyre? Safet i komunikon Edës se tashmë ai është në dijëni të sekretit të saj dhe vendos t’i rrëfejë Irfanit gjithë të vërtetën. A do ta lejojë Eda këtë gjë? Denizit vazhdojnë t’i rëndohen edhe më shumë simptomat e tij…
Kush do të jetë personi që do të mësojë sekretin e Edës? A do ta lejojë Irfan që Ajshe të punojë pranë tij? Një shpërthim i madh do të ndodhë në momentin që Ilaj tenton të hyjë në zyrat e saj. A do të mund të shpëtojë ajo?
Irfan gjatë një takimi të rëndësishëm ndeshet me studentin e tij që tashmë po kërkon t’i bashkohet në mashtrimin e tij. A do ta lejojë ai? Eda ndodhet në vështirësi. Kush do të jetë personi që do ta ndihmojë atë? Eda i bashkohet një festë që Irfan organizon me ortakët e tij. Si do të […]
Hakan po drekon me Ajshen në të njëjtin restorant ku janë dhe Ilaj, Irfani dhe Egemeni. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Ajshe rrezikon vendin e punës për shkak të incidentit me djalin e Sulejmanit… I laj është në rrezik nga armikja e saj kryesore…
Tashmë Ilaj bëhet bashkë me Irfanin dhe Egemenin në projektin e tyre, “Babil”. Cila do të jetë levizja e saj e parë si investitore e këtij projekti? Debatet mes Irfanit dhe Edës tashmë vijnë e shtohen edhe më shumë me praninë e Ilajit. Një luftë e ftohtë ka nisur mes kësaj të fundit dhe Kudretit.
A do të mundet Ilaj të bindë Sulejmanin që ajo të investojë në projektin e Irfanit? Eda e bindur që Irfan po e tradhëton, fillon dhe e përndjek atë. A do të mundet ajo të takohet me Ilajin? Si do të jetë përballja tjetër mes kësaj të fundit dhe Irfanit? Çfarë do të ndodhë me […]
A do t’ia dalin Irfan dhe Egemen të fusin në grackën e tyre biznesmenin e quajtur Xhengiz? Eda kupton se martesa e tyre tashmë është lëkundur. A do të dyshojë ajo që pas kësaj fshihet prezenca e Ilaj? Kjo e fundit me një shumë parash në duar shkon të takohet me Irfanin, dashurinë e madhe […]
Irfani rrezikon gjithçka për të shpëtuar djalin e tij, por tani problemi tjetër i tij është Ilaj. Si do ta presë ai shfaqjen e saj pas kaq shumë vitesh? Cila do të jetë hakmarrja e Sulejmanit ndaj Kudretit? Pas një takimi tjetër me Irfanin, Ajshe hulumunton mbi të kaluarën e tij dhe arsyen pse ai […]
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Kudret dhe Ilaj? Irfani tashmë sapo ka nisur lojën e rrezikshme me Egemen që do të ndryshojë jetën e kujtdo që prek. Si do të shkojë prezantimi i projektit të tij të quajtur “Babil”? Kush do të jetë personi i parë që do ta mbështesë atë?
Irfani tani është në provën më të vështirë të jetës së tij. Ai duhet të bëjë një lëvizje të rrezikshme për të mbrojtur familjen e tij dhe përballet sërish me Sulejmanin. A do të mundet Ilaj të përballet me Irfanin pas kaq shumë vitesh? Gjendja e Denisit fillon dhe përkeqësohet…
Ilaj arrin të shpëtojë jeten e Egemenit dhe të Irfanit duke njoftuar në kohë policinë. Ky i fundit i maskuar si një punëtor arrin të futet brenda kompanisë së Sulejmanit. Çfarë po mundohet të bëjë ai? Ajshe ndërkohë duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në momentin që takohet me Irfanin në kompani…
Çfarë do të ndodhë mes Sulejmani dhe Ilajit? Çfarë po e mundon këtë të fundit? Egemen dhe Irfan i futen një lojë të rrezikshme. Me paratë e operacionit në duar ata kapen në momentin e fundit nga Sulejman duke rrezikuar jeten e tyre.
Irfan dhe Egemen shkojnë të kërkojnë ndihmë tek Sulejman. A do të munden ata të sigurojnë paratë e kërkuara? Një lajm tjetër I keq vjen për Irfanin dhe Edën nga doktori i djalit të tyre. Çfarë po mundohen të bëjnë Irfan dhe Egemen?
Irfani, një profesor ne universitetin ekonomik pushohet pa të drejtë nga puna. Drama e një babai që duhet të shpëtojë jetën e djalit të tij të sëmurë. Teksa dyert i mbyllen njëpasnjë, ai duhet të bëjë një zgjedhje. Së bashku me shokun e tij të ngushtë arrin të krijojë skemën më të famshme piramidale që […]
Plot
Babil
Drama
Zgjedhja - Drama e një babai që duhet të shpëtojë jetë n e djalit të tij të sëmurë. Teksa dyert i mbyllen një pas një, ai duhet të bëjë një zgjedhje. Së bashku me shokun e tij të ngushtë Irfani, arrin të krijojë skemën më të famshme piramidale që menjëherë bëhet mashtrimi më i madh financiar në vend. A do të mundet Irfani të dalë jashtë aventurës së errët ku është futur? Paraja nuk është cdo gjë, ajo është e vetmja gjë. Seriali dramatik me kastin më të jashtëzakonshëm të aktorëve, si asnjëherë më parë: Halit Ergenç, Ozan Guven, Aslı Enver, Nur Fettahoglu, Birce Akalay.