Ndërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria përmbyt gjithçka. E gjitha filloi kur inxhinieri Nazim, një ish i dashuruar i lënduar, me një zemër të artë! Një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruanin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ata ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! Ndërkohë në kantier vjen dikush që do të ndryshojë gjithçka. Një djalë qyteti, i pashëm dhe një mashkull i llastuar nga femrat. Nazim ishte shefi i tij në punë, por edhe mentori në jetë, pa e ditur që takimi mes tyre do të ndryshojë jetën e gjithsecilit. Një ditë Nehir kishte nevojë për diçka të vërtetë në jetën e saj. Deri dje ajo ishte një mashtruese me shumë identitete, që martohej për të marrë dhuratat e dasmës dhe më pas zhdukej. Vetëm Nazim dinte emrin e saj të vërtetë dhe një ditë edhe foton e saj të parë portret. Ajo kërkoi prej tij një foto si shkëmbim. Ai mund të bënte gjithçka për të, çdo gjë, por nuk mund të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Thonë që dashuria e vërtetë tejkalon bukurinë! Thonë që njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin pavarësisht çfarë ndodh. Çfarë do të bënit nëse mendoni që askush nuk mund t’ju dashurojë ashtu siç jeni?! Nazim donte të tregonte të vërtetën dhe ta dashuronin me të vërtetën e tij, por ai nuk mund ta humbiste atë. Në panik ai zgjedh një portret simpatik duke e gënjyer atë. Ajo u dashurua me atë gënjeshtër dhe kërkoi të takohej për herë të parë me Nazim. Ai ishte i shkatërruar dhe bën një marrëveshje me zëvendësuesin e tij në takimin e parë të dashurisë me gruan që aq shumë e donte. Plani ishte që ajo të largohej sa më shpejt, por planet janë bërë për t’u prishur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri me shikim të parë. Si do të shpaloset ky trekëndësh dashurie dhe gënjeshtrash? Sa do të mund të gënjejnë ata? Sa kohë do të mund të aktrojnë? Cila dashuri është e vërtetë? Sa larg do të shkojnë ata për dashurinë? Vetëm e vërteta mund t’i ç’lirojë ata!
Bahar mëson që Azra nuk është motra e saj e vërtetë dhe se në të vërtetë ajo është thjesht një mashtruese. Nazim ndërkohë mundohet të rifitojë kohën e humbur me Nehirin. Pas një përballjeje me Demirin, Bahar plagoset me thikë. Por kush do të arrestohet për plagosjen e saj?
Nehir vendos të divorcohet nga Tarik. Si do ta presë ai këtë gjë? Nazim zbulon lojën e pisët që po luajnë Bahar dhe Tarik? A do të mundet Nazim pas kësaj të bashkohet me dashurinë e vërtetë të tij?
Për të shpëtuar nga Zara, Tarik vendos t’i propozojë asaj për martesë. A do të ndryshojë Zara pas kësaj rrjedhën e historisë? Çfarë do të ndodhë kur Halit të mësojë që Tarik dhe Zara kanë gisht në vdekjen e vëllait të tij?
Zara shkon i rrëfen Nehirit se Tarik është vrasësi i bashkëshortit të saj. A do ta besojë dot Nehir atë? Çfarë lojë do të luajë Tarik për të shpëtuar nga kjo akuzë? Një video e treguar nga Zara mund të zbulojë gjithë të vërtetën…
Nazim del nga spitali. Si do ta presë ai lajmin e martesës së Nehirit? A do të mundet kjo e fundit t’i rrëfejë atij arsyen e vërtetë pse ajo u detyrua të martohet me Tarik? Cili do të jeta plani i rradhës i Azrës dhe Demirit?
Nazim dhe Nehir arrijnë të dalin nga kasolla, por gjatë arratisjes Nazim qëllohet nga Demir. A do të mund të shpëtojë ai? Po me Demirin çfarë do të ndodhë? Pas një plani të mirëmenduar nga Bahar, Nehir detyrohet të martohet me Tarik…
Në momëntin që Demir po mundohet të mbysë Baharin, Nehir arrin të kohë ta ndalojë atë. A do të mund të arrestohen ai dhe Azra? Çfarë do të ndodhë me Nazim pas kësaj? A do të vërtetohet pafajësia e tij?
Nazim arrin të gjejë vendndodhjen e Nehirit, por ai gjithashtu bie në duart e Demirit. Tashmë të dy ndodhen në rrëzik për jetën. Çfarë do të kërkojë Demir nga Bahar në këmbim të Nazimit?
Azra godet Demirin pas shpinë dhe i merr atij të gjitha paratë e që ai mori nga Bahar. A do të mundet Azra të aratiset pas kësaj? Pasi Mert njeh Demirin, Nehir kupton që ai është rrëmbyesi i djalit të saj dhe i vihet atij nga pas. Por çfarë do të ndodhë me të?
Nehir falë ndihmës së Tarikut mëson kush është Alihan në të vërtetë. A do të mundet Nazim të zbulojë që Demir fshihet pas rrëmbimit të djalit të tij? Tarik kërkon një shanc nga Nehir dhe e puth atë në buzë. Si do të jetë reagimi i Nazimit që rastësisht bëhet pjesë e kësaj skene?
Nazim shkon te paralajmeroje Alihanin qe te qendroje larg Nehirit. A do te mundet ai te zbuloje qe Alihan eshte thjesht nje mashtrues? Zara, Ibrahim dhe Tarik ndodhen ne rrezik. Me cfare do te perballen kesaj here ata?
Gjatë një darkë Alihan i shpreh dashurinë Nehirit. por sa i sinqertë do të jetë ai? Cila është lidhja që Bahar ka me të? Demir nga ana tjetër kërcënon Baharin. Cila është arma që ai ka në dorë?
Nehir së bashku me Alihan dhe dy fëmijet e tyre shkojnë të shikojnë një film në kinema. Cili është qëllimi i vërtetë i Alihan? Hajrie dhe Halit zbulojnë kufomën e Merjemit. A do të munden Zara, Tarik dhe Ibrahim t’ia hedhin paq dhe kësaj here?
Si po shkon bashkëjetesa e Zarës me Halitin, tashnë si të fejuar? Demir dhe Azra vazhdojnë me planet djallëzore të tyre. Kush do të jetë personi që do të afrohet me Nehirin?
Nehir zgjohet dhe sheh që në krevatin e djalit të saj është vetem një pusullë. Çfarë po ndodh me Mertin? A do të mundet Nazim të shpëtojë djalin e tij? Zerin zbulon që pas adresës ku Nehir desh humbi jetën fshihet Azra. Nehir shkon t’i rrëfejë Nazim gjithçka por përsëri ajo do të zhgënjehet kur […]
Azra vazhdon të kërcënohet nga Demir. Çfarë do të bëjë ai në mënyrë që të sigurojë paratë që Azra i ka premtuar atij? Nazim tashmë ka filluar të sillet si një baba i vërtetë për Mertin. Çfarë plani do t’i propozojë Bahar Tarikut? Mert ndodhet në rrezik…
Nazim gjen magazinën ku është Nehir dhe arrin ta nxjerrë atë nga flakët, por a do të mund të shpëtojë ajo? Si do ta përjetojë Nazim gjithë këtë? A do të dyshojë njeri se pas gjithë kësaj fshihet Azra? Cili do të jetë plani i rradhës i saj?
Nehir e lumtur që Zerin ka arritur të gjejë adresen e Nazimit niset drejt tij dhe djalit të saj. Por Azra e cila ishtë në dijeni të gjithçkaje i ndërron asaj adresen duke e çuar në një magazinë të vjetër dhe të vetmuar. A do të mundet Hajrie të gjejë bijen e saj të vdekur? […]
Nazim merr Mertin dhe vendos të largohet për disa ditë për tu qetësuar dhe për të kaluar kohë me djalin e tij. Si do ta presë Nehir faktin që Mert është larguar pa lejen e saj? Zara merr një surprizë të pakëndshme kur në deren e saj shfaqet nëna e Halilit…
Nehir shon dhe shkatërron festën që Bahar ka organizuar për Nazimin. Ky i fundit mëson që është mashtruar dhe se asnjëra nga ato nuk është shtatzënë. A do të mbarojë me kaq martesa e tij me Baharin? Çfarë do të ndodhë me Halitin?
Bahar vendos që Azra të jetojë në shtëpinë e Nehirit në mënyrë që të jetë në dijëni të çdo levizjeje të saj. A do të mundet Bahar të zbulojë që shtatzania e Nehirit është e gjitha një mashtrim? Nazim ka ditëlindjen dhe dy festa po organizohen njëkohësisht për të. A do të ketë Halit të […]
Si do ta presë Bahar lajmin që Azra është në të vërtetë motra e saj? Cili është qëllimi i vërtetë i kësaj të fundit? Nehir shkon vizitohet tek një doktor mashtrues dhe i verteton Nazimit shtatzaninë e saj. A do ta ndryshojë kjo marrëdhënien e tyre?
Si do ta presë Nazim dhe Bahar lajmin rreth shtatzanisë së Nehirit? A është i vërtetë ky lajm apo edhe kjo është thjesht një lojë e Nehirit? Çfarë do të ndodhë kësaj here me trupin e Merjemit? A do të mund të zbulohen Tarik, Ibrahim dhe Zara?
Nehir merr lajmin e bukur që tashmë kujdestaria e Mertit i ka kaluar asaj. Nazim nga ana tjetër kërkon t’i rikthejë ata në shtëpi. Si do ta presë Bahar këtë gjë? Si qëndron e vërteta e shtatzanisë së saj? Nehir i rrëfen Nazimit se ajo gjithashtu pret një fëmijë nga ai…
Vëllai i Halilit tashmë i është qepur keq Zarës duke e ndjekur atë në çdo hap të sajin. Nehir vazhdon të luajë lojën e saj për të xhelozuar Nazimin. Ky i fundit paguan një njeri që t’i fotografojë ata, por pamjet që do shohë sdo t’i pëlqejnë aspak.
Tulaj përcillet për në banesen e fundit. Bahar është e gatshme që t’i kthejë kujdestarinë e Mertit Nehirit por me një kusht të vetëm. Për çfarë bëhet fjalë? Sozia e Halilit i shfaqet Zarës para derës së shtëpisë së saj. Kush është ai në të vërtetë?
Pasi Bahar i pohon Nazimit gjithë të vërtetën, ky i fundit vendos që Mert tani e tutje të qëndrojë pranë nënës së tij. Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes tij dhe Nehirit? Bahar mëson se është shtatzënë. Çfarë do të ndodhë me Tulaj kur të mësojë që Mert nuk është nipi i saj?
Nazim mëson që Nehir ka përfunduar në burg dhe shkon t’i kërkojë falje asaj pasi ky nuk ishte qëllimi i tij. A do të mundet ai ta nxjerrë nga burgu Nehirin? Zerin zbulon analizën që verteton që Nehir ska marrë asnjë lloj substance dhe shkon ja përplas Nazimit në fytyrë. Si do të reagojë ky […]
Falë ndihmës se Tarik, Nehir arrin të arratiset në kohë para se policia të mbërrijë më hotel. Por sa do ju zgjasë kjo arratisje? A do të mundet Bahar te sjellë Merin në shtepi dhe Nehirin ta dergojë prapa hekurave?
Nehir e deshpëruar nuk lejon që Bahar t’i marrë nga duart djalin e asaj dhe arratiset bashkë më Mertin dhe Zerinin. A do të mundet Bahar në bashkëpunim me policinë t’i gjejnë atë? Çfarë do të ndodhë me trupin e Merjemit?
Çfarë do të ndodhë me trupin e Merjemit? A do të arrijë Zerin të gjejë provat që vertetojnë që Bahar e ka droguar Nehirin qellimisht? Çfarë do të ndodhë në gjyqin për kujdestarinë e Mertit? Kush do ta fitojë atë?
Si do të jetë përballja mes Nehir dhe Bahar pas padisë që kjo e fundit ka ngritur për kujdestarisë e Mertit? Kë do të mbështesë Nazim në këtë çeshtje? Merjem tashmë përballet me vrasësen e vërtetë të vëllait të saj. Çfarë do të ndodhë gjatë përleshjes së saj me Zarën? A do të ketë dhe […]
Nehir nën efektin e ilaçit që Bahar i dha asaj lë një figurë aspak të hijshme në mbledhjen me ortakët e saj. Nazim shkon tek Nehir por pamja që shikon sdo t’i pëlqejë aspak atij. Nehir do të marrë një tjetër goditje nga Bahar, kësaj here aty ku i dhëmb më shumë…
Çfarë propozimi ka Bahar për Tarik? A do të mundet Merjem të zbulojë se kush fshihet në të vërtetë pas vdekjes së vëllait të saj? Bahar i ngre një kurth Nehirit. Çfarë ka planifikuar ajo kësaj here?
Çfarë do të dalë nga kamerat e sigurisë? A do të mundet Nehir të vertetojë që Bahar është fajtore? Nazim, Mert dhe Nehir të lumtur kalojnë kohë së bashku si një familje e vërtetë. Si do të pritet kjo nga Bahar? Çfarë do të kërkojë Zara nga Nehir?
Nehir dhe Tarik bëhen gati për martesë. Zara nga ana tjetër mëson rreth dasmës së tyre dhe vendos të padisë Tarikun në polici. A do të mund të realizohet martesa? Çfarë do të ndodhë me Tarik? Nehir mëson se Bahar ka qënë ajo që ka ndërhyrë në dokumentat e saj. A do ta besojë Nazim […]
Një kurth i mirëmenduar nga Bahar do të kundërvejë përsëri Nazimin kunder Nehirit. Çfarë do të ndodhë kësaj here me ta? Zara ndërkohë mëson që Tarik do të martohet së shpejti. Çfarë propozimi do t’i bëjë Nehir Tarikut?
Nazim verteton nga një analizë AND-je që ai është babai i vërtetë i Mertit. Çfarë do të ndodhë tashmë mes tij dhe Nehirit? A do t’i afrojë kjo gjë më shumë ata? Bahar ndërkohë vihet në ndjekje të Nehir dhe pamja që sheh nuk është aspak e bukur për të…
Pasi Bahar mëson se Mert nuk është nipi i saj dhe pasi ajo kërcënon Nehirin, kjo e fundit venndos t’i rrëfejë Nazimit gjithë të vërtetën. Si do ta presë Nazim faktin që ai është babai i vërtetë i Mertit? A do të mund të mësojë Zara rreth martesës së Tarik me Nehirin? Çfarë po mundohet […]
Nga një pakujdesi e Baharit dhë nënës së saj, Mert mëson se babai i tij ka vdekur. Si do të reagojë Nehir kur të shohë djalin e saj me lot në sy? Bahar dyshon që Mert nuk është në të vërtetë nipi i saj dhe fshehurazi vendos të bëjë analizen e ADN-së. A do të […]
Nazim i xhindosur shkon të kërkojë llogari tek Nehir se perse ajo po martohet me armikun e tij më të madh. Çfarë do të bëjë Nehir pasi Nazim tenton ta puthë atë? Nehir përgatit një kurth për Baharin duke i ngjallur kësaj të fundit dyshime mbi tradhëti…
Si do të shkojë plani i Nehirit për ta përçarë Baharin nga Nazimi? Zara ndërkohë blen fustanin e nusërisë. Nehir shpall lajmin që së shpejti do të martohet me Tarikun duke ja kthyer Nazimit me të njëjtën monedhë. Si do ta përjetojë Nazim këtë goditje?
Nehir trashëgon gjithë pasurinë e Hakanit. Si do të pritet kjo nga nëna dhe motra e tij? A do t’i lejojë Nehir ato të vazhdojnë që të jetojnë në shtëpinë e saj? Nehir tashmë gjithë mllef ndaj Nazimit ka gati planin e hakmarrjes së saj…
E emocionuar Nehir shkon të takohet me Nazimin por asaj do t’i thyhet zemra kur e sheh atë duke u martuar me Baharin. Hakan ndërron jetë. Kush do të trashëgojë gjithë pasurinë e tij? Çfarë do t’i propozojë Nehir Tarikut?
Nehir e emocionuar mendon vetem për Nazimin. Ky i fundit nga ana tjetër i propozon përsëri për martesë Baharit. A do të pranojë kësaj here ajo? Hakan arrin të gjejë Nehirin dhe e detyron atë të rikthehet në shtëpi…
Pasi krijoi një skandal në mes të festës Nehir dhe Zerin dëbohen nga shtëpia nga nëna e Hakanit. Nehir pas kësaj shkon të kërkojë ndihmen e Nazimit dhe papritur i jep atij një puthje. A do ta shkrijë ajo puthje akullin që i ka mbërthyer zemren Nazimit? Po Hakan si do ta presë largimin e […]
Nehir me dhimbje në sytë e saj sheh Nazimin teksa luan me djalin e tij dhe është e detyruar t’i fshehë atij të vërtetën. Gjatë një mbrëmjeje festive Nazim i jep Baharit unazën që dikur me të i ka propozuar Nehirit. Si do të reagojë Nehir nga kjo goditje e rëndë nga personi që ajo […]
Si është gjendja shëndetësore e Baharit? Si do të jetë përballja mes Hakan dhe Nazim? Nehir vazhdon të ndihet e kërcënuar çdo ditë e më shumë nga Hakan Çfarë do të ndodhë kësaj here me të?
Çfarë do të ndodhë me Tarik dhe Ibrahim? Zerin zbulon dhomën e fshehtë ku Hakan mban kujtimet e gruas së tij të ndjerë që është sozia e Nehirit. Hakan duke dashur të heqë qafe Nazimin ai bëhet shkaktar i aksidentit të motrës së tij. A do të mund të shpëtojë Bahar?
Nehir shkon dhe i rrëfen Nazimit gjithë të vërtetën se kush fshihet pas burgosjes së tij gjithashtu dhe për dashurinë e madhe që ajo ndjen akoma për të. Si do të reagojë Nazim pas gjithë kësaj deklaratë? Kush do të jetë më e forte për të, ndjenja e hakmarrjes apo ajo e dashurisë?
Nehir vazhdon të sillet me Hakanin sikur asgjë ska ndodhur. Por sa e sinqertë është ajo? Po marrëdhënia mes Nazim dhe Baharit si po shkon? Çfarë plani po thur Nehir?
Bahar bën provat e fustaneve të nusërisë para syve të Nehirit. Çfarë plani po thur Nazim? Nehir mëson që ka qënë Hakan ai që ka fundosur Nazimin në mënyrë që të martohet me të. Si do të jetë përballja e tyre pas kësaj?
Kush është babai i vërtetë i Mertit? Me çfarë po e kërcënon Hakan Nehirin? Çfarë plani po kurdisin kësaj here Zara, Tarik dhe Ibrahim? Cila është surpriza që Nazim ka për Baharin?
Ndërkohë që Bahar dhe Nazim japin lajmin e tyre të martesës, Hakan paralajmëron Nazimin të qëndrojë larg motrës së tij dhe se ai kurrë nuk do të lejojë martesen e tyre. Po nehir si do ta presë këtë lajm tronditës? Zara tashmë ndihet e kërcënuar nga ardhja e motres së Halilit? Çfarë ka ndodhur në […]
Nazim dhe Bahar vendosin të martohen së bashku. A do ta mësojë Nehir lajmin e martesës së tyre? Si do të jetë përballja mes kësaj të fundit dhe Nazimit? Po Hakan si do ta presë faktin që gruaja e tij ka takuar njëriun që ka dashuruar kohë më parë?
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë 5 viteve ku Nazim ndodhej në burg? Si do të jetë takimi pas gjithë këtyre viteve mes Nehirit dhe Nazimit? Po Tarik çfarë lidhjeje ka me Hakan? Çfarë do të thuhet mes këtij të fundit, Nazimit dhe Tarikut?
Çfarë do të zbulojë Tarik në makinën e Ibrahimit? Nazim shpallet fajtor për vdekjen e Halilit. Kalojnë 5 vite dhe Nehir tashmë është bërë me fëmijë. Kush është babai i fëmijës së saj? Po me Nazimin çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe?
Çfarë do të vendoset mbi fatin e Nazimit? A do të burgoset ai? Hakan tashmë i fiksuar pas Nehirit kërkon nga Bahar që Nazim të qëndrojë në burg për gjithë jetën e tij. A do ta pranojë ajo këtë kërkesë nga vëllai i saj?
Nazim kalon kohë me Nehirin, por një “telefonatë misterioze” e Nermin do ti bëjë ata të shkojnë. Personi miserioz i thotë Tarek të djegin paratë të cilat do ia jepnin atij. Nazim së bashku me Nermin dhe Nehir zbulojnë trupin e Halil në bahcen e tij, dyshimet e tij të para shkojnë për Tarek. Zara dhe motra […]
Nehiri vendos të drekojë me Hakan. Cila është zgjedhja para së cilës do të vendosi Aishe Nazimin? Nehir takohet me një nga adhururesit e saj, por jo cdo gjë do të shkojë sic pritej. Tarek dhe Ibrahim thurin planin se çdo të bëjnë me trupin e Halilit. Çfarë do të ndodh mes Nehir dhe adhuruesit të saj a […]
Nazim telefonon Nehirin. A do të jetë kjo hera e fundit që flasin, çfarë do t’i kërkojë Nehir? Nazim përballet me ish-burrin e Nermin. Hakan takon sërish me Nehir, por këtë herë ndryshe… Fulia shkon me Tarek në vendin ku ai qëndron me Zarë , çfarë do të ndodh mes tyre? A do të dalë Nehir përsëri me Hakan? […]
Ish-burri i Nermin sulmon shtëpinë dhe rrëmben Aishen. Nazim nis kërkimet për gjetjen e Aishes. Një video mes Tarek dhe Zara do të dërgohet në celularin e Merjem dhe gruas së Tarek. Merjem dhe Zahra përballen mes tyre. Cila është zgjedhja para së cilës Hakan vendos Nazimin? Zahra I bën një vizitë të papritur Tarek. […]
Nazim I kërkon ndihmë një miku të vjetër për të gjetur vendndodhjen e Nehirit. A do të pranojë Nehiri të takohet me Nazim? Policia fillon hetimit për gjetjen e Halil. A do t’i rrëfejë Zara sekretin e saj Ibrahimit? Merjem fillon të dyshoje tek Zara dhe Ibrahim. Tarek rikthehet në Stamboll, a do të mund […]
Nazim ndjek Nehirin me makinë dhe debatojnë mes tyre. A do ta marrë vesh Nazim kush I tregoi Nehirit se ai ishte akoma i martuar me Nerminin? Nazim përballet me Tarek, cfarë do të ndodh mes tyre? Tarek përfundon në spital. Nazim arrestohet dhe në burg takohet me vjehrrin e Tarek. A do të pushohet […]
Nazim I kërkon ndihmë një miku të vjetër për të gjetur vendndodhjen e Nehirit. A do të pranojë Nehiri të takohet me Nazim? Policia fillon hetimit për gjetjen e Halil. A do t’i rrëfejë Zara sekretin e saj Ibrahimit? Merjem fillon të dyshoje tek Zara dhe Ibrahim. Tarek rikthehet në Stamboll, a do të mund […]
Nermin I kërkon një mundësi të dytë Nazimit për të qënë një familje sërish sëbashku me vajzën e tyre. Motra e Halil telefonon policinë për të kërkuar Halilin. Si e merr vesh Nehir se Nazim është ende I martuar? Cfarë do të ndodh me Nehir dhe Nazim? Nermin largohet nga shtëpia. Nehir debaton me Nazim dhe vendos të rikthehet në Stamboll. […]
Nermin gënjen Nazim përsa I përket rezultatit të analizave. A do e marrë vesh Nehir se Nazim është ende I martuar me gruan e tij? A po fillon Nazim të afrohet me vajzën e tij? Zara dhe Tarek fillojnë të mendojnë planin e arratisjes përpara se të merret vesh e vërteta e vdekjes së Halil. Kush fshihet […]
Nermin gënjen Nazim përsa I përket rezultatit të analizave. A do e marrë vesh Nehir se Nazim është ende I martuar me gruan e tij? A po fillon Nazim të afrohet me vajzën e tij? Zara dhe Tarek fillojnë të mendojnë planin e arratisjes përpara se të merret vesh e vërteta e vdekjes së Halil. Kush fshihet […]
Nazim zbulon se gruaja e tij është shumë sëmurë, a do ta ndihmojë ai për fillimin e terapisë? Çfarë do të ndodh me vajzen e tyre? Çfarë do të vendos Nehir, a do të qëndrojë me Nazim pas lajmit se Aishe është vajza e tij? A do ta pranojë propozimin e tij për martesë? Si do […]
Çfarë do të thuhet mes Nehit dhe ish-gruas së Nazimit? Çfarë ka ndodhur me trupin e Halilit? A do të zbulohet se çfarë ka ndodhur me të? Nazim merr përgjigjen e analizës së ADN-së…
Si po shkon jetesa e Nehirit dhe ish-gruas së Nazimit në të njëjtën shtëpi? Ky i fundit shkon për të bërë analizat e ADN-së për të vertetuar nëse vajza është e tij. Çfarë loje po luan ish-gruaja e Nazimit?
A do të mund të zbulojë Ibrahim se çfarë ka ndodhur me Halilin? Si do ta presë Nehir ardhjen e ish-gruas së Nazimit në shtëpi? A do ta braktisë Nehir atë pas kësaj?
Nazim feston ditëlindjen e Nehirit duke e bërë atë të lumtur pas gjithë vuajtjeve të ndodhura së fundmi. Pas kësaj ai merr një përqafim të ngrohtë nga ajo. Por lumturia e tij zgjat shumë pak kur në deren e shtëpisë së tij vjen ish-gruaja me një fëmijë për dore…
Si është gjendja shëndetësore e Nehirit? Gjatë një përleshjeje me Tarikun pasi zbulon tradhëtinë e Zarës, Halil godet kokën dhe vdes. Çfarë do të ndodhë me trupin e tij? Zerin del nga spitali dhe shkon të vizitojë e dëshpëruar Nehirin në spital. Kë do të zgjedhë Nehir ndërmjet Zerinit dhe Nazimit?
Tarik bashkë me Fulian shkojnë të ftojnë në fejesen e tyre Nazimin. Si do ta presë ky i fundit këtë paturpësi të tij? Zara dhe Ibrahim me një usb në duar kërcënojnë Tarikun. Nazim dhe Nahir gjatë një debati në makinë bëjnë aksident. A do të mund të shpëtojnë ata?
A do të mund të kapë policia Nehirin? Po me Nazimin çfarë do të ndodhë? Halil kërkon të bëjë testin e ADN-së pa dijeninë e Zarës. Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien mes Nazim dhe Nehir?
Tarik arrin të gjejë vendndodhjen e Nehirit dhe shkon të takohet me të. Si do të jetë përballja e tyre? Po Nazim si do ta presë ardhjen e tij? Ky i fundit i propozon Nehirit të arratisen së bashku. A do të dëgjojë ajo të lërë pas çdo gjë dhe t’i besojë atij?
Nazim i rrëfen Nehirit historinë e dhimbshme të jetës së tij. Si do ta presë ajo këtë rrëfim? A do të pranojë Tarik të martohet me vajzën e shefit të tij? A do të mund të arratiset Nehir nga shtëpia ku Nazim po e mabn atë?
Tarik, Zerin dhe grupi i saj tashmë janë të gjithë pas hekurave. Nazim ndërkohë kyç Nehirin pa deshirën e saj në një shtëpi në mënyrë që ta shpëtojë atë nga policia. A do të mundet Nazim t’i rrëfejë asaj si ka qënë e gjithë e vërteta?
A do të mund të arratisen Zara dhe Tarik? Çfarë do të ndodhë me Halilin? Zerina i rrëfen Tarikun se kush është Nehir në të vërtetë. A do ta besojë dot ai atë? Tarik i propozon Nehirit për martesë. Cili është qëllimi i vërtetë i tij?
Tarik zbulon mesazhin që Nazim i ka derguar Nehirit. A do të mundet ai ta fshijë atë para se ajo ta lexojë? Zerin kërkon dhe një nder të fundit nga Nehir. Për çfarë bëhet fjalë? Nazim dhe Tarik do të kenë një përballje të ashpër mes tyre…
Tarik i jep puthjen e parë Nehirit. A do ta zbulojë Nazim këtë pabesi të tij? Për çfarë do të flasë Zara me Nehirin? Nazim më në fund merr guxim dhe me një mesazh i rrëfen gjithë të vërtetën Nehirit. Por a do të mund ta lexojë ajo atë mesazh?
Zara i rrëfen Nazimin se tashmë është në dijeni të mashtrimit që ai dhe Tarik i kanë bërë Nehirit. Kjo e fundit po qëndron tashmë në shtëpinë e Nazimit. Tashmë të dy, Nazim dhe Tarik kanë nisur një luftë të ftohtë për t’i fituar zemren Nehirit…
Për çfarë do ta paralajmërojë Kemal Tarikun? Nazim nga ana tjetër mëson se analizat e Zerinit janë false dhe se Nehir është mashtruar për t’i bërë punën asaj. A do të arrijë Nazim ta paralajmërojë në kohë atë?
A do të bien dot Jalçin dhe babai i tij pre e mashtrimit të Zerinit? Kjo e fundit shkon në kantier të takojë Nazimin. Çfarë do të thuhet mes tyre? Çfarë do të zbulojë Tarik mbi Ibrahimin? Nehir fotografon analizat e rrema të Zerinit për t’i derguar ato të një doktor…
Nehir i rrëfen gjithë të vërtetën Nazimit. Cila është e vërteta e të kaluarës së dhimbshme të saj? Si do ta presë Nazim këtë rrëfim shokues? Ibrahim zbulon që Nazim ka qënë personi që ka ndihmuar në arratisjen e Tarikut. A do të mundet Nehir të vazhdojë me mashtrimet e saj pavarësisht lutjeve të Nazimit […]
Tarik hyn në kompjutrin e Nazimit dhe lë një takim me Nehirin. Si do të jetë takimi mes tyre? Nazim i cili mëson që Tarik e ka goditur pas shpine shkon në hotelin ku Nehir po qëndron. Por ardhja e tij mund të zbulojë gjithçka…
Zerin vazhdon të luajë rolin e të sëmurës në mënyrë që Nehir të vazhdojë planin e saj. Cila do të jetë kësaj here arsyeja e debatit mes Nazim dhe Tarik? A do të mund të zbulojë Ismet vendbndodhjen e Nehirit?
Nazim dhe Nehir vazhdojnë të shkruajnë dhe të gjejnë qetësinë në fjalët e njëri-tjetrit. Zara i propozon Tarikut të arratisen së bashku pasi ajo është personi i fundit ku mund të dyshojnë. Si po shkon mashtrimi i Zerinit dhe Nehirit? Tarik vazhdon të krijojë probleme në kantier…
Nehir tashmë e maskuar vazhdon mashtrimet e saj për të bërë për vetë pronarin e hotelit ku ajo do qëndrojë. Por gjerat do të nderlikohen kur Nazim shkon në hotel për ta takuar atë. A do të mundet ai të zbulojë kush është Nehir në të vërtetë? Çfarë do të ndodhë me Tarik?
Nazim i rrëfen Tarikut planin e tij të arratisjes. A do të mundet ky i fundit të dalë nga kantieri pa u vënë re? Nehir ndahet nga Nazim për tu larguar drejt Stambollit. A do të mundet ai t’i rrëfejë asaj të vërtetën para se të jetë shumë vonë?
Nehir kalon gjithë natën në spital duke u kujdesur për Tarikun. Zerin ndërkohë gjen një klient të rëndësishem për Nehirin. Nazim vendos të ndihmojë Tarik të arratiset drejt Stambollit. A do të pranojë Tarik oferten e tij? Zara zbulon mashtrimin e Tarikut…
Nehir ndahet nga Nazim duke i dhënë atij një përqafim në shenjë falenderimi. Tarik i ndodhur në spital telefonon Nehirin duke i treguar për gjendjen e tij pa dijeninë e Nazimit. Si do ta presë ky i fundit kthimin e saj? Si qëndron e vërteta e shenjës në fytyrë të Nazimit?
Nazim kalon mbremjën nën shoqërinë e Nehirit duke parë filma në mënyrë që ta argëtojë atë. Tarik nga ana tjetër vazhdon të futet në telashe. Çfarë do të ndodhë kësaj here me të? Nehir zbulon një kartë identiteti të Nazimit. A do të mundet ajo pas kësaj të zbulojë gjithë të vërtetën?
Cili do të jetë plani i Zerin për ta rikthyer përsëri Nehirin pranë vetës në mënyrë që të vazhdojë të punojë për të? Nehir dhe Nazim shkojnë të hanë mëngjës së bashku. Çfarë do të thuhet mes Zerin dhe Nehir? A do të mund të kthehet ajo të vazhdojë mashtrimet e saj?
Si do ta shpjegojnë zënkën e tyre Nazim dhe Tarik para Nehirit? Si do ta presë Nazim faktin që Nehir do vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e tij? A do të mundet Zerin të gjejë vendndodhjen e Nehirit?
Si do të shkojë takimi te ujëvara e Tarik dhe Nehir? Zerin ndërkohë ka gjetur klientin e rradhës për Nehirin. Kjo e fundit kërkon që Tarik të kalojë natën me të? A do ta lejojë Nazim këtë gjë? Çfarë ka ndodhur në të kaluarën e Nazimit? Policia tashmë është vënë në kërkim të Nehirit…
Nazim ndihmon Nehirin të përgatisin mengjesin së bashku. Çfarë nderi do të kërkojë Nehir nga Nazim? Ky i fundit vazhdon të kerkojë nga Tarik që të luajë rolin e tij. Si do të jetë takimi i dytë mes Tarik dhe Nehir?
Nazim i kërkon Tarikut të luajë rolin e tij. Ky i fundit ndërkohë e shfrytëzon këtë si mundësi për të dalë nga ai vend dhe të kthehet në Stamboll. Si do të jetë takimi mes këtij trekendeshi? A do ta respektojë Tarik marrëveshjen me Nazim?
Zerin vazhdon të ushtrojë presion tek Nehir në mënyrë që ajo të vazhdojë me mashtrimin e saj. Nehir ndërkohë kërkon me ngulm që të takojë djalin që me anë të një fotoje i ka rrembyer zemren asaj. Si do ta përjetojë Nazim këtë? A do të ketë ai guximin t’i dalë asaj përballë?
Ndërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria përmbyt gjithçka. Një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! Një ditë Nehir kishte nevojë për diçka të vërtetë në jetën e saj. Ajo kërkoi […]
Plot
Nehir
Drama
Ndërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria përmbyt gjithçka. E gjitha filloi kur inxhinieri Nazim, një ish i dashuruar i lënduar, me një zemër të artë! Një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruanin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ata ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! Ndërkohë në kantier vjen dikush që do të ndryshojë gjithçka. Një djalë qyteti, i pashëm dhe një mashkull i llastuar nga femrat. Nazim ishte shefi i tij në punë, por edhe mentori në jetë, pa e ditur që takimi mes tyre do të ndryshojë jetën e gjithsecilit. Një ditë Nehir kishte nevojë për diçka të vërtetë në jetën e saj. Deri dje ajo ishte një mashtruese me shumë identitete, që martohej për të marrë dhuratat e dasmës dhe më pas zhdukej. Vetëm Nazim dinte emrin e saj të vërtetë dhe një ditë edhe foton e saj të parë portret. Ajo kërkoi prej tij një foto si shkëmbim. Ai mund të bënte gjithçka për të, çdo gjë, por nuk mund të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Thonë që dashuria e vërtetë tejkalon bukurinë! Thonë që njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin pavarësisht çfarë ndodh. Çfarë do të bënit nëse mendoni që askush nuk mund t’ju dashurojë ashtu siç jeni?! Nazim donte të tregonte të vërtetën dhe ta dashuronin me të vërtetën e tij, por ai nuk mund ta humbiste atë. Në panik ai zgjedh një portret simpatik duke e gënjyer atë. Ajo u dashurua me atë gënjeshtër dhe kërkoi të takohej për herë të parë me Nazim. Ai ishte i shkatërruar dhe bën një marrëveshje me zëvendësuesin e tij në takimin e parë të dashurisë me gruan që aq shumë e donte. Plani ishte që ajo të largohej sa më shpejt, por planet janë bërë për t’u prishur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri me shikim të parë. Si do të shpaloset ky trekëndësh dashurie dhe gënjeshtrash? Sa do të mund të gënjejnë ata? Sa kohë do të mund të aktrojnë? Cila dashuri është e vërtetë? Sa larg do të shkojnë ata për dashurinë? Vetëm e vërteta mund t’i ç’lirojë ata!