Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.
Anmol zbulon të vërtetën në sy të të tërëve. Shivani është e tërbuar nga sjellja e Anmol. Ragni që po shihte gjithçka, del përpara Anmol. Ajo është e prekur nga fjalimi i tij dhe këtë hërë është e gatshme të martohet me të. Ceremonia rifillon dhe të tërë janë të gëzuar.
Festimet vazhdojnë në familjen Raxhvanxh ku të ftuarit janë të pafundëm. Ragni performon një vallëzim për të nderuar të ftuarit. E gjithë familja përfshihet në kërcim. Në ato momente Ragni largohet dhe vesh Shivanin me rrobat e saj të nusërisë. Prakash shkon të takojë vajzën e tij. Shivani dhe Sakshi afrohen të mbuluara drejt bashkëshortëve […]
Anmol dhe Ragni qëndrojnë pranë Tamannës. Ragni përpiqet ti qëndrojë ftohtë Anmolit. Sakshi përkujdeset për Alek dhe Khushin. Familja Raxhvanxh është e përgatitur për martesën e Ragnit me Anmol dhe të Alek me Sakshin. Shivani është bën gati për të ikur, por Ragni i thotë të mos largohet pasi do ta martojë me Anmol. Ragni […]
Tarun nuk lejon që Sakshi të shpëtojë fëmijët. Sakshi i jep Vasundrës mesazhin e Tarun. Sakshi kërcënon familjen Raxhvanxh nën urdhërat e Tarun, por Ragni nuk e beson që është ajo që ka organizuar gjithçka. Tarun arrestohet nga policia. Tamannës i bie të fikët kur Vasundra akuzon Sakshin për rrëmbim. Ajo tregon se Sakshi është […]
Ragni i thotë Anmol që i duhet të ndahen. Tammy dhe Khushi shohin Anmol që firmos letrat e divorcit. Anmol i thotë Vasundrës që ai do të largohet. Vasundra i kërkon të kthehet shpejt. Ragni sheh Anmol që largohet. Tammy dhe Khushi flasin për ngjarjet e fundit. Indraxhid kthehet nga Gjermania. Tarun rrëmben fëmijët dhe […]
Ragni vendos të ndahet nga Anmol pasi ajo nuk do që ai të humbasë Shivanin. Alek gjen Shivanin që dëgjon bisedën mes Anmol dhe Ragnit. Shivani hiqet e afërt me Anmol në sy të Ragnit. Anmol i kërkon Ragnit që të ndryshojë vendimin e saj, por ajo ka vendosur të mos lejojë atë të sakrifikojë […]
Ragni dëgjon Anmol teksa i kërkon Shivanit të mbajnë të fshehur të shkuarën. Koshalia është e lumtur kur Vasundra i thotë që Tamanna ka kërkuar nga Ragni një vëlla. Ragni vendos që të sqarohet dhe përpiqet të marrë vesh të shkuarën nga Shivani. Ajo shembet në lot. Vasundra tërbohet kur sheh Sakshin me Tarun dhe […]
Shlok surprizon Koshalinë dhe Maltin me vizitën e Shivanit. Ai i rrëfen Ragnit se është i dashuruar me Shivanin dhe se dëshiron të martohet me të. Ragni befasohet kur sheh dhuratën e Anmol. Tamanna dhe Khushi kërkojnë nga Ragni një vëlla. Shivani afrohet te Anmol dhe i rrëfen atij që ka vendosur të martohet me […]
Shivani tronditet kur sheh Shlok në restorant dhe mëson më shumë rreth surprizës së tij. Malti flet me Ragnin për parapërgatitjet e garës së kërcimit. Sakshi i kërkon Tarun që të qëndrojë larg nga Khushi dhe Tamanna. Shivani dëgjon Koshalinë që i thotë Vasundrës se Anmol dhe Ragni kishin humbur te njëri-tjetri gjatë mësimit të […]
Shivani i tregon Ragnit të shkuarën e Anmol. Ajo është e lumtur që plani i saj për të ndarë Ragnin nga Anmol po rezulton i suksesshëm. Alek flet me Shlok dhe këmbëngul që të mos shtyjë më martesën e tij me Shivanin. Ragni sheh Sakshin e mërzitur dhe e pyet. Kjo e fundit i thotë […]
Shivani pret të vijë Anmol dhe tronditet kur e sheh atë të hyjë në restorant me Ragnin. Vasundra dhe Koshalia vendosin të bindin Ragnin dhe Anmol që të marrin pjesë në një garë kërcimi. Shivani ballafaqohet me Anmol dhe këmbëngul që të fillojnë një jetë të re sëbashku, por ai i sqaron se tashmë është […]
Shivani mëson se Anmol është i martuar me një vejushë dhe ndjen se Anmol është ende i dashuruar me të. Ajo nervozohet kur sheh se Vasundra i kërkon Ragnit të përgatisë ushqimin e preferuar të Anmol. Anmol këmbëngul që Shivani të martohet me Shlok, por ajo refuzon. Alek emocionohet teksa i rrëfen Shlokut aksidentin e […]
Anmol dëshiron të fillojë një jetë të re me Ragnin ndaj i shpreh dashurinë që ka për të. Ai tronditet kur sheh ish të dashurën e tij, Shivani në shtëpinë Raxhvanxh. Ragni mëson të vërtetën. Shivani vë re që Anmol nuk është i lumtur që e sheh. Shlok takohet me Shivani. Anmol kujtohet për takimin […]
Ragni nuk do që të ndalojë agjërimin e saj pa kthimin e Anmol në shtëpi. Ajo tronditet kur Alek i thotë që Anmol ka pësuar aksident. Anmol vjen në shtëpi dhe qartëson situatën. Makina e tij ishte vjedhur. Ragni ndalon agjërimin e saj. Shlok merr një telefonatë nga e dashura e tij. Të gjithë kërkojnë […]
Alek tronditet kur mëson se Anmol ka pësuar një aksident. Ragni pret me padurim ardhjen e Anmol në shtëpi që të ndalojë agjërimin e saj. Alek nuk do që të prishë gëzimin e Ragnit dhe vendos të mos i thotë gjë. Ragni kërkon bekimin e Alek. Ragni është e shqetësuar sepse Anmol e ka të […]
Malti i jep Koshalisë dhurata dhe gëzon momentet me pjestarët e familjes së saj. Ashlok pret me padurim të takojë Alek. Vasundra i kujton Ragnit festivalin Karva Chauth dhe i thotë që dëshiron të organizojë një festë të madhe. Ajo do që të forcojë marrëdhënien e Ragnit me Anmol. Ashlok dhe Alek i gëzohen ritakimit […]
Sakshi i kërkon të falur Khushit dhe Tamannës për sjelljen e saj. Ragni gëzohet kur sheh shqetësimin e Sakshit për to. Khushi dhe Tamanna gëzojnë ndaj sjelljes së Sakshit dhe përpiqen ta qetësojnë. Anmol i rrëfen Tarun që ishte ai që e ndihmoi të dalë nga burgu dhe i kërkon të forcojë marrëdhënien me Sakshin. […]
Vasundra shembet në lot kur kujton gjithnjë përpjekjet e Anmol për familjen e saj. Ajo pendohet që e ka keqkuptuar dhe kupton detyrimin për mirënjohje. Sakshi i kërkon të falur Ragnit dhe ndihet fajtore. Ragni përpiqet ta qetësojë. Vasundra është e mërzitur pasi Sakshi ka shkatërruar familjen e saj, ndaj do që ajo të mos […]
Ragni i kërkon Vasundrës që ti japë Sakshit një muaj strehim. Malti dhe Vinet qetësojnë situatën mes tyre. Shlok rikthehet pranë familjes Raxhvanxh. Ai gëzohet kur mëson përmirësimin e gjendjes së Alek. Vasundra dëshiron të dijë më shumë rreth marrëdhënies së Anmol dhe Ragnit.
Malti tregon zhgënjimin e saj ndaj veprave të ulta të Sakshit. Vasundra bën të njëjtën gjë duke i kërkuar asaj të largohet nga shtëpia. Sidoqoftë, Ragni ndjen dhembshuri dhe përpiqet ti mbushë mendjen Vasundrës që të ndihmojnë Sakshin. Anmol dhe Ragni duan ti japin strehim e të përkujdesen për shtatëzaninë e saj.
Sakshi ndihet fajtore pasi e kupton se Tarun e ka tradhëtuar. Anmol ndalon Ragnin që të ndihmojë Sakshin pasi ka frikë nga veprimet që mund të bëjë kjo e fundit. Familja Sharma feston ditëlindjen e Kavya. Malti tronditet kur mëson se Vinet nuk ka pranuar ende punën e tij. Policia do të arrestojë Vinet për […]
Vasundra emëron Anmol si drejtor ekzekutiv të perandorisë Raxhvanxh. Ragni i rrëfen asaj që Alek punon si kamarier në një ambjent akulloresh. Vasundra qorton atë dhe Anmol që i kanë fshehur të vërtetën. Anmol i thotë Ragnit që Sakshi po mban foshnjën e Tarun. Ata paguajnë shumën për nxjerrjen e Tarun nga burgu dhe e […]
Vasundra tronditet kur mëson shtatzaninë e Sakshit. Ragni e ka të vështirë të besojë që Sakshi mban fëmijën e Alek. Vasundra i del në ndihmë Sakshit. Prakash kërkon leje nga Kavya për të qënë i pranishëm në një seminar në Delhi ditën e ditëlindjes së tij. Alek i rrëfen Ragnit se ai kurrë nuk e […]
Ragni falenderon Anmol për mbështetjen që i ka dhënë tërë këtë kohë. Anmol i jep Ragnit për dhuratë një palë vëthë. Tamanna dhe Khushi bashkohen në festimet e ditës së veçantë të Anmol dhe Ragnit. Alek tronditet kur i sheh në restorantin e tij dhe ndihet keq që duhet tu shërbejë. Megjithatë Ragni i jep […]
Anmol nuk mund të durojë dhembjen kur sheh Tamannan e hidhëruar prej tij, ndaj ai vendos që të qëndrojë larg saj dhe Ragnit. Ai ndihet keq që nuk mund të përbushë detyrimet e tij dhe i kërkon ndjesë Ragnit dhe Vasundrës. Tamanna kujton sjelljen e mirë të Anmol kundër saj dhe zbulon ndjenjën atësore të […]
Vasundra tërbohet kur sheh sjelljen e Sakshit ndaj Tamannas dhe Khushit. Ajo e qorton dhe i kërkon të qëndrojë larg. Ragni mbytet në lot teksa Sakshi i tregon Tamannas se Ranvir ishte babai i tij. Tamanna e ka të vështirë që ta besojë. Ajo tronditet kur mëson nga Ragni se Anmol nuk është babai i […]
Vinet i thotë Maltit që do të festojë ditëlindjen e Kavyas. Megjithatë ai mërzitet kur mëson se ajo pretendonte të ishte shtatzënë para tij. Ai dyshon në përshkrimet e mjekut dhe kërkon të zbulojë të vërtetën e fshehur pas kësaj çështje. Nga ana tjetër Ragni dhe Vasundra shohin mënyrën e sjelljes së Sakshit ndaj Tamannas […]
Vinet gëzohet nga lajmi se Malti është shatzënë dhe përkujdeset ndaj saj. Vasundra, Sakshi dhe Ragni befasohen nga sjellja e Alek ndaj Khushit. Sakshi i bërtet vajzave të vogla për rrëmujën e bërë në dhomën e Vasundrës dhe i kërkon ta pastrojnë. Vasundra tronditet kur shikon sjelljen e Sakshit ndaj vajzave dhe e qorton sërisht. […]
Sakshi tensionohet kur kupton se Tamanna dhe Khushi kanë humbur në qendrën tregtare. Ajo përpiqet të marrë ndihmën e duhur nga shërbimi i sigurisë. Vasundra arrin të gjejë vajzat. Ragni përgatit një rreng për Sakshin duke marrë udhëzimet nga Anmol. Vasundra qorton Sakshin për pakujdesinë e saj ndaj fëmijëve. Alek i kërkon Khushit që ta […]
Khushi dëshiron të takojë Alek ndaj pyet Vasundrën për të. Pasi kthehet nga ecja e mëngjesit, Alek kalon momente të këndshme me Khushin dhe Tamanan. Ai u sjell disa ëmbëlsira. Vasundra mërzitet që takimi i saj është anulluar. Malti nuk do të pranojë më gënjeshtrat dhe do të tregojë të vërtetën. Çfarë do t’i thotë […]
Ragni thur një plan që të mbrojë Khushin nga tortura e Sakshit. Sakshin e zë gjumi duke treguar histori për Khushin dhe Tamannan. Mëngjesin tjetër, Sakshi del nga dhoma e Alek për t’i treguar Vasundrës që Alek e ka pranuar si bashkëshorten e tij. Ragni tronditet kur mëson nga doktori se Malti nuk është shtatzënë […]
Malti tensionohet kur Ragni lajmëron familjen se Malti është shatzënë. Sakshi kërcënon Maltin në telefon. Malti ndihet fajtore që gënjeu familjen e saj. Vasundra ndihet krenare për Sakshin. Tammana emocionohet kur sheh Sakshin që torturon Khushin, ndaj i rrëfen Ragnit këtë gjë. Alek dhe Khushi kalojnë momente të gëzuara.
Alek kyç Sakshin në ballkonin e tij. Vasundra shtanget kur sheh rezultatet e analizave që vërtetojnë që Sakshi është shtatzënë. Sakshi sëmuret pasi tërë natën është lagur nga shiu. Ajo tensionohet kur Vasundra i kërkon Ragnit që të thërrasë doktorin. Kur Vasundra e pyet Sakshin lidhur me shtatëzaninë, ajo thotë se janë rezultatet e analizave […]
Ragni dhe Anmol kalojnë momente të lumtura sëbashku. Koshalia dhe Prakash janë të lumtur për Alek dhe Khushin si dhe ndihen krenarë për Ragnin. Ragni lexon gabimisht një letër dashurie të shkruar nga Anmol dhe shkon sipas udhëzimeve në kopësht. Alek mërzitet me Sakshin kur ajo i thotë që është bashkëshortja e tij dhe që […]
Khushi me miqtë e saj të shkollës shkojnë te vendi ku punon Alek. Alek i shërben akullore Khushit dhe miqve të saj. Kur miqtë e Khushit fyejnë Alek, Khushi e mbron dhe thotë që është krenare për babain e saj dhe punën e tij. Alek ndihet krenar kur menaxheri e përgëzon, duke i thënë që […]
Anmol përpiqet që Alek të kuptojë rëndësinë e jetës. Alek dhe Anmol bëhen sërisht miq. Vasundra e ndalon Sakshin që të shkojë në dhomën e Alek. Ragni këshillon Alek që të ndjekë zemrën e tij dhe jo atë që i thonë të tjerët. Sakshi përdor Khushin përmes kërcënimeve për t’u hakmarrë ndaj Ragnit. Kavya tregon […]
Kavya rrëfen të vërtetën. Ka qënë ai që ka kopjuar në provim dhe jo Khushi. Ragni tërbohet dhe i bërtet Sakshit dhe Alek për dënimin që iu dha Khushit. Ragni i tregon të vërtetën Alek, Vasundrës dhe Sakshit. Vasundra qorton Sakshin për ndëshkimin që i ka dhënë Khushit. Alek ndihet fajtor që nuk besoi Khushin. […]
Ragni është e lumtur kur sheh se Alek ja del të bindë menaxherin e dyqanit që ti japë një mundësi të dytë. Ajo i premton vetes që nuk do tja thotë njeriu atë që pa. Alek dëgjon bisedën e Sakshit dhe Ragnit për Khushin dhe ata shkojnë në shkollë. Alek mërzitet kur Khushi pranon që […]
Vinet ndihet fajtor kur Koshalia dhe Prakash e përgëzojnë për rritjen e tij në detyrë. Sakshi shkon në dhomën e Alek dhe fle në krevatin e tij. Alek fillon të bërtasë kur e shikon aty dhe të gjithë shkojnë në dhomën e tij. Ai e zbon Sakshin nga dhoma. Sakshi hiqet si një bashkëshorte e […]
Ajay që hiqet si pacient, ndihmon Sakshin në kërcënimet e saj ndaj Maltit. Alek punon si një kamarier në një ambjent ku shiten akullore. Khushi ndihet keq për Ragnin pas bërtitjeve që mori kjo e fundit prej saj. Malti fshin videon nga telefoni i Sakshit dhe përpiqet t’i tregojë Ragnit të vërtetën, por Sakshi i […]
Alek fajëson veten e tij, pasi nuk është një baba i mirë. Ai i bërtet Sakshit kur kjo e fundit përpiqet ta provokojë kundër Ragnit. Vinet përpiqet t’i tregojë Prakash të vërtetën lidhur me aksidentin, por Malti e ndalon. Alek i kërkon Ragnit që të mos e detyrojë atë të afrohet me Khushin. Sakshi kërcënon […]
Vinet aksidenton një burrë me makinën e tij dhe largohet nga vendngjarja. Malti shkon në shtëpinë Raxhvanxh për të treguar të vërtetën mbi shtatzaninë e Sakshit, por kjo e fundit e kërcënon me pamje të Vinet përgjatë aksidentit. Ragni dyshon se Malti fsheh diçka. Vinet është fajtor që u largua nga vendi i aksidentit. Malti […]
Vinet befasohet kur mëson se është bërë anëtar i bordit drejtues në kompaninë e tij. Malti tronditet kur mëson në spital që Sakshi është shtatzënë. Ragni përiqet të gëzojë Khushin pasi ajo është e mërzitur. Sakshi tensionohet kur Malti e pyet për shtatzaninë. Ragni përpiqet të bindë Alek që të shkojë në shkollën e Khushit […]
Khushi shkon të kërkojë Alek në dhomën e tij, por nuk e gjen aty dhe e zë gjumi në krevatin e tij. Alek shkon të takojë Prakash në shtëpinë e tij dhe aty ai mbërrin në përfundimin se sakrifica është një tjetër emër për dashurinë. Doktori i kërkon Sakshit që të shkojnë në spital për […]
Ragni i përgjërohet Sakshit që të mos lëndojë Khushin. Ajo bind Alek që të takojë Khushin dhe ajo vetë shkon në tempull me Sakshin. Ragni lutet që Khushi të shërohet shpejt. Ndërsa Alek përkujdeset për Khushin, Sakshi vjen dhe e fajëson që po i shkatërron jetën. Ajo i thotë Alek që nëse Khushi qëndron me […]
Alek emocionohet kur kujton Khushin. Khushi fle në dhomën e Sakshit me frikën se kjo e fundit do të flasë për shpirtrat. Ragni këndon një ninullë për Khushin dhe Tamannan. Ragni merr Khushin nga dhoma e Sakshit dhe kupton se është me temperaturë. Sakshi provokon Vasundrën kundër Ragnit. Ragni dhe Sakshi debatojnë ashpër. Sakshi nuk […]
Prakash i thotë Ragnit se ai do të jetë gjithnjë pranë saj për ta mbështetur. Sakshi bind Vasundrën që të sjellë në shtëpi Khushin dhe Tamanna nga shkolla në mënyrë të tillë që ajo vetë të takojë Tarun në burg. Tarun është i lumtur që Sakshi nuk di planet e tij, ndaj hiqet si i […]
Khushi fillon të ketë probleme me frymëmarrjen pasi ushqehet me mengjesin e përgatitur nga Sakshi. Alek i bërtet Sakshit kur ajo sjell ushqim për të. Sakshi provokon Alek kundër Khushit dhe e këshillon të mos flasë me të. Khushi fillon të qajë kur Alek i bërtet dhe e nxjerr jashtë dhomës së tij. Ragni përpiqet […]
Koshalia këmbëngul që Prakash të shkojnë shtëpinë Raxhvanxh dhe të flasë me Alek, që ky i fundit të kuptojë rëndësinë e familjes. Sakshi përpiqet që të provokojë Alek kundër Ragnit dhe Anmol. Sakshi e ndalon Khushin që të shkojë në dhomën e Alek. Malti dyshon se është shtatzënë. Ragni qetëson Khushin duke i thënë se […]
Sakshi bind Vasundrën që të qëndrojë me Alek në dhomën e tij. Anmol shembet në lot kur mendon se dështoi në përpjekjet e tij për ta bërë Alek të lumtur. Ragni i qëndron pranë që ta ngushëllojë. Sakshi shkon në dhomën e Alek dhe përpiqet të flasë me të, por Alek e nxjerr nga dhoma […]
Ragni nuk pranon t’i japë Sakshit bekimin e saj. Edhe Prakash mëriztet me Vasundrën dhe nuk e pranon martesën e Alek dhe Sakshit. Koshalia nga ana tjetër mbështet Vasundrën. Khushi dhe Anmol shkojnë në dhomën e Alek për ti kërkuar falje, por ai është i mërzitur me ta. Sakshi tronditet kur mëson nga Ragni se […]
Alek largohet nga dasma pa përfunduar ritualet e martesës. Sakshi tronditet kur mëson se martesa e saj me Alek nuk është e plotë dhe përpiqet të fitojë simpatinë nga Vasundra. Vasundra e pranon Sakshin si nusen e saj dhe u thotë të tërëve se kushdo që nuk pranon martesën nuk do të jetë më pjesë […]
Ragni tronditet kur mëson nga Malti se Sakshi i ka bindur të tërë. Khushi ndihet fajtore pasi ajo ka bindur me gënnjeshtër Alek që të martohet me Sakshin. Sakshi i premton vetes që do të marrë hak nga Ragni duke bërë jetën e Alek dhe Khushit një ferr të vërtetë. Të gjithë tronditen kur Alek […]
Axhai sheh Tarun që arrestohet dhe informon Sakshin. Ragni dhe policia kërkojnë Sakshin. Familja Raxhvanxh shkon n ështëpinë Sharma për dasmën. Koshalia i thotë Vasundrës që Sakshi ka ikur me paratë dhe bizhuteritë. Koshalia fajëson veten për Sakshin. Vasundra kupton se Ragni kishte të drejtë lidhur me Sakshin. Kjo e fundit kthehet për dasmën.
Ragni dhe Anmol shkojnë në shtëpinë e Tarun. Alek dhe Khushi bisedojnë sëbashku dhe Vasundra i sheh. Vasundra i thotë Koshalisë që ka ndryshime në kohën e martesës. Alek është i trishtuar pasi ai prish padashur fotografinë e Sadnës. Anmol dhe policia gjen Tarun me bizhuteritë dhe e arrestojnë.
Tarun i shpjegon Axhai-t që ju desh të blinte një kopje të varëses për të përmbushur planin e tij. Përgjatë ceremonisë “Haldi” të Alek, Koshalia ngacmon Ragnin. Ragni ballafaqohet me Sakshin dhe Koshalia i sheh. Malti është dyshuese ndaj Sakshit. Koshalia përballet me Prakash. Anmol i thotë Ragnit se do kërkojnë ndihmën e policisë për […]
Anmol përballet me Axhai. Meqë ky i fundit përpiqët të largohet, kapet dhe merr goditje nga Anmol. Në shtëpi Sakshi dhe Ragni përgëzohen për kërcimin e tyre. Anmol vjen me Axhai dhe tërheq vëmendjen e të tërëve teksa tregon setin e bizhuterive. Teksa Anmol shpjegon për humbjen e setit, familja surprizohet të shohë Sakshin të […]
Khushi është e trishtuar kur sheh Sakshin me fustanin e blerë prej saj sepse në fakt ishte për Ragnin. Sakshi telefonon Tarun dhe e informon për setin e bizhuve. Ndërsa pjestarët e familjes këndojnë dhe kërcejnë, Ragni pret për Anmol. Khushi dhe Tamanna i kërkojnë Ragnit që të kërcejë. Ragni dhe Sakshi kërcejnë sëbashku.
Ragni i tregon Anmol atë që pa në dyqanin e argjendarisë. Sakshi shkon në shtëpinë Raxhvanxh për ceremoninë “Sangeet”. Sakshi vesh fustanin e dhuruar nga Khushi. Koshalia është e gëzuar kur sheh se Sakshi pëlqen Khushin. Anmol shkon në kërkim të personit që shiti bizhuteritë. Ragni i kërkon Sakshit që të vërë bizhuteritë që i […]
Tarun përpiqet të bindë Sakshin që të aktrojë deri në momentin e martesës. Koshalia është e shqetësuar. Prakash shkon që ta kërkojë. Ragni dhe Anmol kalojnë pak kohë sëbashku. Sakshi kthehet në shtëpinë Sharma. Ragbi dhe Anmol mbërrijnë aty gjithashtu. Ragni tronditet kur sheh në një argjendari setin e bizhuterive që i ishte dhënë dhuratë […]
Tarun është skeptik lidhur me transformimin e Sakshit. Vasundra falenderon Ragnin për organizimin e festës së fejesës. Ragni këndon një ninullë për Khushi dhe Tamanna. Sakshi shkon të takojë Tarun për ti dhënë bizhuteritë e fejesës. Familja është e shqetësuar kur nuk e gjejnë Sakshin në dhomë dhe zbulojnë një letër të lënë prej saj.
Anmol e nxjerr Tarun nga festa. Sakshi trembet. Ragni gjithashtu përballet me Tarun dhe menaxheri zbulon se ai nuk është pjesë e stafit të kateringut. Mustaqet e rreme të Tarun bien dhe Anmol dhe Ragni befasohen. Sakshi tronditet kur mëson se deri në momentin e martesës, ajo do të qëndrojë te Koshalia. Prakash nuk është […]
Përgjatë fejesës së Alek, Tarun vjen i veshur si kamarier dhe përgëzon Sakshin. Ajo hutohet teksa sheh Tarun aty. Alek kujton Sadnën. Ragni përpiqet të bind Alek që të pranojë Sakshin në jetën e tij. Tarun has debate me Maltin përgjatë festës dhe Sakshi trembet se sekreti i Tarun mund të zbulohet.
Ragni tregon Sakshit rezultatet e analizave të gjakut në të cilat thuhet se ajo është anemike. Alek i rrëfen Anmol që përmes martesës me Sakshin, Sadna do ti rikthehet. Tarun tensionohet kur Sakshi i thotë se në analizat e gjakut nuk thuhet gjë për shtatzaninë. Tarun i kërkon Sakshit të qëndrojë në familjen Raxhvanxh deri […]
Koshalia dhe Prakash diskutojnë për martesën e Sakshit. Khushi dhe Vasundra përpiqen të bindin Alek që të martohet sërisht. Sakshi tronditet kur mëson se ka mbetur shtatzënë dhe njofton Tarun. Tarun përpiqet të bind Sakshin që të arratiset me bizhuteritë e fejesës. Sakshi përpiqet të arratiset, por ndalohet nga Ragni.
Tarun dëgjon bisedat mes Ragnit dhe Anmol dhe tensionohet. Vasundra dhe Koshalia flasin për martesën e Alek. Ragni falenderon Anmol për mbështetjen e tij. Ragni i rrëfen të vërtetën Vasundrës, por për befasinë e saj, ajo është në dijeni të situatës. Tarun flet me miqtë e tij për taktikat që do të përdorë për të […]
Ragni dhe Anmol shkojnë në Nari Niketan për të mbledhur informacione lidhur me Sakshin. Sakshi shtiret e lumtur përpara Vasundrës, Khushit dhe Tamanna. Ragni dhe Anmol tronditen kur ëmsojnë se Sakshi në të vërtetë është e dashuruar me dikë dhe do që të martohet me të. Ata përpiqen të marrëin informacion për Tarun.
Ragni dhe Anmol sigurojnë Prakash që do të zbulojnë arsyet e vendimit ë Sakshit. Tarun takon Sakshin jashtë ambjentit të festës. Ai është i lumtur kur mëson se Sakshi ka pranuar propozimin për martesë, por shtiret për të kundërtën. Tarun do të shfrytëzojë Sakshin për të marrë para nga familja Raxhvanxh. Ragni dhe Anmol vendosin […]
Sakshi i thotë Vasundrës që do të martohet me Alek. Vasundra lajmëron fejesën e Sakshit. Ajo i thotë të ftuarve se varfëria e detyrojë atë të marrë këtë vendim. Alek mërzitet kur kujton Sandën dhe heq varësen. Sadna u thotë të ftuarve që do normalizojë gjendjen e Alek dhe falenderon Vasundrën. Prakash debaton me Vasundrën.
Teksa Sakash del, disa rrugaçë e kërcënojnë. Pjestarët e familjes Raxhvanxh mirëpresin të ftuarit e tyre në festë. Ragni tronditet nga një reporter i cili thotë se në festë familja Raxhvanxh do të japë një lajm të madh. Anmol shkon të marrë Sakshin por ajo rrefuzon dhe ikën e vetme. Vasundra është e lumtur që […]
Alek u tregon Ragnit dhe Anmol portretin e Sakshit. Ai është i lumtur të ëmsojë që Ragni di vendndodhjen e saj. Prakash i thotë Vinet se do tju duhen të gjejnë një punë të re për Sakashin dhe shkon te Vasundra për këtë qëllim. Vasundra shqetësohet kur mëson nga Alek se Ragni ka ftuar Sakshin […]
Vinet detyron Sakshin të pranojë dorëheqjen e saj. Vasundra befasohet kur sheh portretin e Sakshit të pikturuar nga Alek. Ajo takon Sakshin dhe i kërkon të martohet me Alek. Ajo i jep një dhuratë në emër të Alek dhe e fton në festën në të cilën ajo do të jetë e ftuara e nderit. Nëse […]
Koshalia është e shqetësuar për neglizhencën e Ragnit kundrejt Tamannas. Khushi dëgjon bisedën e Koshalisë dhe Sumitrës si dhe të Ragnit dhe Tamanës. Ragni e bën Tamannën të kuptojë që dashuria e saj është e ndarë me të dhe Khushin. Ragni tronditet dhe shpërthen në lot kur Khushi i thotë Vasundrës që dëshiron një mama […]
Prakash tronditet kur dëgjon lidhjen sekrete martesore. Vasundra justifikon vendimin e saj. Babai i nuses e kupton gabimin e tij dhe ndërron mendje duke anulluar martesën. Tamanna humbet në qendrën tregtare.
Prakash pranon të çojë Kavya në qendër tregëtare. Vasundra takon familjen e nuses fshehurazi në një restorant në po këtë qendër tregtare. Ragni dyshon nga mungesa e Vasundrës dhe flet për këtë gjë me Anmol. Vasundra befasohet kur takon Prakash. Anmol, Ragni dhe vajzat mbërrijnë në qendër.
Vasundra bind Alek për dasmën e tij. Ragni dhe Anmol diskutojnë për martesën e Alek dhe plain e tyre për të anulluar një gjë të tillë. Vinet i bërtet kolegut të tij që përhapi lajme të rreme për nusen e tij. Anmol, Ragni dhe Guni ja dalin me sukses që të ndalojnë martesën e Alek.
Vasundra dhe Ragni debatojnë mbi dasmën e Alek. Prakash qartëson Sakshin që nusja e Vinet është me shëndet të plotë dhe nuk vuan nga kanceri apo sëmundje të tillë. Më vonë ai pyet Vinet lidhur me këtë çështje. Sakshi dhe Tarun takohen dhe kalojnë mbrëmjen sëbashku.
Vasundra i bën premtim vetes që do të gjejë një nuse të përshtatshme për Alek. Anmol dhe Ragni kthehen në shtëpi ditën tjetër, ndërsa Tamanna është e mërzitur me Ragnin dhe nuk pranon faljen e saj. Ragni largon agjentin e martesave që ka ardhur të diskutojë me Vasundrën për Alek.
Tamanna është e mërzitur teksa sheh Ragnin që fle me Khushin. Guni është e lumtur për Anmol dhe Ragnin të cilët po bëhen gati për një takim biznesi sëbashku. Ragni nuk mund të flasë me Tamannan pasi kjo e fundit nuk ja lejon.
Ragni nuk pranon ri-martesën e Alek dhe njofton për këtë Prakash. Sakshi ndan ëmbëlsira te familja Sharma. Alek, Anmol, Khushi dhe Guni përpiqen të gëzojnë Tamanna. Malti ble zarzavate me çmim të lartë edhe pse Vinet përpiqet ta ndalojë. Khushi këndon për Alek.
Alek është më mirë dhe doktori i jep shpresë familjes Raxhvanxh që ai mund të kthehet sërisht në gjendje normale. Khushi është e mërzitur që drama u shkatërrua nga Alek. Tamanna është e mërzitur me Alek dhe refuzon të flasë me të. Vinet vendos Sakshi si sekretaren e tij të re. Vasundra vendos të gjejë […]
Tamanna është e lumtur që merr rolin e zanës në dramën e shkollës ndërsa Ragni vlerëson përpjekjet e Khushit. Ragni, Vinet dhe Malti kënaqen teksa shohin dramën e shkollës, ndërsa Anmol dhe Guddi tronditen kur nuk gjejnë Alek në shtëpi. Alek është nervoz teksa sheh dramën.
Ragni çon Gunin që të blejë një kostum për garën e dramës së Khushit. Anmol dhe Ragni janë në lot kur dëgjojnë Khushin që flet me Alek lidhur me planin e saj për të hequr dorë nga roli në dramë. Khushi shtiret e sëmurë dhe i sugjeron mësueses që të marrë në konsideratë Tamannën në […]
Prakash e qorton Maltin duke e këshilluar të mos flasë asgjë të keqe në praninë e Kavya. Tamanna këmbëngul që të flerë me Ragnin dhe Anmol gjë që i bën ata të ndihen të parehatshëm. Kushi dhe Tamanna luten për plotësimin e dëshirave të tyre. Alek fsheh të vërtetën e kostumit të bërë copash.
Anmol befason të tërë duke ardhur në shtëpi e duke qetësuar Tamanna. Ragni mbështet Anmol kur Vasundra e pyet lidhur me transferimin e pushtetit legal. Malti i sugjeron Vinet të marrë një sekretare të re. Indraxhid flet nën emrin e Anmol kur Vasundra e fajëson.
Prakash, Koshalia dhe Ragni tronditen kur mësojnë veprimin e Anmol. Prakash mbështet Anmol dhe përpiqët tja shpjegojë këtë Ragnit e cila ka humbur besimin. Malti është posesive ndaj Vinet pasi ajo zbulon një sekretare të paraqitshme në kabinetin e punës së tij.
Prakash sheh shënimet e Kavya dhe sheh se ai është shumë mbrapa me mësimet. Ai i sugjeron Vinet dhe Maltit të përkujdesen për mësimet e djalit të tyre. Vasundra mëson se Anmol ka transferuar fuqinë e përfaqësimit në emër të tij. Ajo pyet Alek nëse ka nënshkruar ndonjë dokument.
Ragni dhe Guni bindin Tamanna që të vishet dhe të presë ritualin e rradhës në familjen Sharma. Anmol merr Alek në zyra dhe i sugjeron të nënshkruajë disa dokumenta të rëndësishme. Familja Raxhvanxh merr pjesë në ritualin e rradhës te familja Sharma. Tamanna pyet Koshalin lidhur me bardhësinë e saj.
Kavya i kërkon falje Tamanna. Ajo i kishte sugjeruar vendosjen e kremit të Maltit për t’u bërë më e bardhë. Ragni i shpjegon Tamannas se Khushi fitoi rolin kryesor jo për arsyen se është më e bardhë. Prakash këshillon Kavya që të kuptojë gabimin e bërë. Anmol e gëzon Tamannan duke folur me të. Khushi […]
Ragni është nervoze dhe fillon të qajë. Tamanna qan pasi shokët e saj të klasës e komentojnë. Vinet irritohet nga papërgjegjshmëria e Maltit kundrejt familjes. Anmol këshillon Gunin që të kërkojë lejen e Vasundrës për të marrë pjesë në konkurësin e vallëzimit. Tamanna i shpeh Ragnit zëmërimin e saj.
Tamanna qan dhe ankohet te Ragni për refuzimin e saj në shkollën e dramës. Malti nxit Koshalinë për të kaluar në një shtëpi luksi. Mësuesja e shkollës sqaron vendimin e saj për mos përzgjedhjen e Tamanna në rolin kryesor. Anmol troditet kur mëson se Tamanna nuk do të performojë në rolin kryesor. Koshalia nuk është […]
Indraxhid, Ragni dhe Anmol këshillojnë Vasundrën të eci përpara në jetë. Malti ankohet te Vinet për fjalorin abuziv që ka përdorur Kavya. Ragni përpiqet ti qëndrojë pranë Vasundrës. Alek dhe Guni presin për kthimin nga shkolla të Khushit dhe Tamanna.
Sumitra mbërrin në shtepinë e Vinet dhe tronditet teksa dëgjon Kavya. Anmol flet me Vasundrën dhe përpiqet të zgjidhë ngërçin mes tyre përmes faljes. Prakash është i lumtur të shohë zyrat e reja. Ragni kalon momente të bukura kur përsërit disa hapa kërcimi. Indraxhid justifikon veten kur Vasundra e pyet për foton e Ranvirit.
Prakash justifikon veprimin e Anmol, duke i fshehur familjes të vërtetën. Ragni është e shqetësuar për Anmol pasi ai nuk u kthye deri vonë në shtëpi. Anmol kthehet në shtëpi dhe kujdeset për fëmijët. Guni i kërkon ndjesë Ragnit. Ragni shërben mëngjesin familjes.
Ragni kujton situatën në të cilën ajo pranoi Anmol në krah të saj dhe flet për këtë me Alek. Anmol i shpjegon Prakash se si miqësia e tij morri rrugë të gabuar kur ju desh të pranonte premtimin e Ranvirit përgjatë ditëve të fundit të jetë së tij.
Anmol i tregon Pakrashit se si ai së bashku me Ranvirin shpëtuan jetën e një fëmije dhe se si Ranviri përkujdesej për familjen e tij. Ragni kujton momentet në të cilat Ranviri mori një premtim nga Ragni dhe Anmol që të kalonin së bashku jetën e tyre pas vdekjes së tij dhe se si ai […]
Vasundra i bërtet Anmolit që lejoi Gunin të shkojë në Mumbai. Prakash shkon në shtëpinë e Anmol dhe ai tregon ndjesinë e tij për situatën e krijuar. Ai gjithashtu i shpjegon miqësinë që ka patur me Ranvirin.
Alek i tregon Ragnit pikturën e tij të Vasundrës. Guni i shpreh Ragnit interesin e saj për kërcimin dhe ajo e mbështet. Vasundra befasohet me pikturën e Alekut por tronditet kur sheh trofeun e fituar nga gara e kërcimit. Më tej ajo pyet Gunin ndërsa Anmol e mbështet.
Prakash dhe Koshali shkojnë në rezidencën Raxhvanxh. Prakash qetëson Vasundrën. Ragni shpreh ndjesitë e saj ndaj Anmol. Anmol pret Gunin në aeroport. Familja Raxhvanxh është e lumtur që sheh Gunin në shtëpi.
Anmol qetëson Ragnin e cila është e tronditur. Khushi njofton Koshalinë për atë që ka ndodhur. Prakash dhe Koshali janë të shqetësuar pasi atë mësojnë që Vasundra ka kyçur Alek në dhomë. Anmol liron Alek dhe justifikon veten te Vasundra. Khushi është e lumtur që sheh Alek.
Anmol dhe Ragni tremben teksa shohin Khushi, Alek dhe Tamanna të luajnë me balonë mbi tarracë. Anmol i shpëton. Vasundra i bërtet dhe e godet me shpullë Alek për papërgjegjësinë e tij. Vasundra e mbyll Alek në një dhomë dhe Ragni e sheh e pashpresë.
Khushi, Alek dhe Tamanna kalojnë disa momete të gëzuara teksa shohin dhuratat që Khushi ka marrë për ditëlindjen e saj. Vasundra dyshon në ndjenjat e Anmol ndaj familjes Raxhvanxh edhe pse Indraxhid përpiqet ti thotë të kundërtën. Anmol dhe Ragni janë dyshues për zhurmat që dëgjojnë nga një dhomë e shtëpisë.
Familja Shrama dhe Raxhvanxh marrin pjesë në festimet e ditëlindjes së Khushit ndërsa Anmol befason të gjithë duke ardhur në festë. Anmol shpreh ndjenjat e tij dhe detyrimet ndaj familjes. Vasundra debaton me Anmol për dhuratën që i ka dhënë Tamannas në ditëlindjen e saj.
Është përvjetori i vdekjes së Sadnës por njëkohësisht edhe ditëlindja e Khushit. Khushi shpreson të shohë mamanë e saj teksa zgjohet, si ritualin që ajo e bën çdo vit. Familja Raxhvanxh është e lumtur për Khushi dhe përgatitet të festojë. Familja Sharma dhe Raxhvand marrin pjesë në përvjetorin e vdekjes.
Familjet Raxhvanxh dhe Shrama performojnë ritualet e fundit. Ragni përkujdeset me dashuri për foshnjën e Sadnës. Prakash udhezon Ragnin për detyrat që ajo ka kundrejt fëmijëve dhe ajo premton se do të përkujdeset për të dy njëlloj, plot dashur. Pas shtatë vitesh, Khushi dhe Tamanna janë rritur. Alek ende pretendon që Sadna është gjallë dhe […]
Ragni mbërrin në shtëpi me foshnjën e saj të sapolindur dhe tronditet kur sheh Sadnën të vdekur. Familja Raxhvanxh dhe Sharma shohin të pafuqishëm Ragnin që qan gjatë ceremonisë së vajtimit.
Prakash i fsheh Ragnit të vërtetën për vdekjen e Sadnës. Familjet Raxhvanxh dhe Sharma vajtojnë për Sadnën në shtëpinë e tyre ndërsa Ragni vazhdon dhe pyet për mungesën e Sadnës.
Familja sharma shkatërrohet tërësisht kur shohin trupin e pajetë të Sadnës. Ranvir fsheh emocionet e tij dhe përpiqet të hiqet sa më i lumtur në prani të Ragnit dhe foshnjës së tyre të sapolindur.
Alek gjen Sandën pas shpërthimit të bombës. Makina në të cilën Ragni, Ranvir dhe Vinet po udhëtojnë pëson aksident megjithatë ata ja dalin të shkojnë në spital me dëme të vogla. Një tjetër bombë shpërthen në tempull dhe Alek shqetësohet teksa Sadna humb ndjenjat në krahët e tij.
Familja Raxhvanxh dhe Sharma festojnë momentet e bukura të sjelljes së vogëlushes në jetë. Sadna vazhdon të shohë ëndrra të këqija me Ragnin dhe përpiqet të marrë masa për ta shpëtuar. Alek dhe Sadna vizitojnë një tempull ndërsa Ragni ndjen dhembje të shpeshta duke përfunduar me Ranvir në spital.
Ragni dhe Sadna luten për fëmijet e tyre duke shpresuar të jenë mirë. Ato kalojnë momente të gëzuara me Koshalinë dhe Prakash. Sadna pret një vajzë. Ajo panikohet pasi sheh ëndërra të këqija te të cilat Ragni humbet jetën.
Plot
Bidaai
Drama
Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.