Jeta e Omerit kthehet përmbys kur ai bie në dashuri me Gamzen, një marrëdhënie që askush nuk e miraton. Gamze, një grua e divorcuar me një fëmijë, krejt rastësisht gjen ngushëllim në dashurinë e Omerit, i cili është shumë më i ri se ajo. Betejat e dy të dashuruave për të kapërcyer rregullat e rrepta dhe konfliktet familjare. Pengesat e shumta të një dashurie të pamundur… Me aktorët e mirënjohur: Selahattin Pasali, Gokçe Bahadir dhe Baris Falay.
Drama
Aktorët: Selahattin Paşalı, Gökçe Bahadır, Barış Falay
Të gjithë të lumtur përgatiten për dasmen e Omerit dhe Gamzes. Kush do të martohet tjetër gjatë asaj dasmeje? A do të mundet kjo dasëm të jetë një mundësi për të riparuar të kaluarën e të gjithëve? A do jenë më në fund Gamze dhe Omër të lumtur krah njëri-tjetrit?
Gamze së bashku me nënën e saj provojnë fustanet e tyre të nusërive. A do të mundet Reshat të fitojë faljen e Çiçekut? Melek e lumtur ribashkohet me vëllain e saj.
Omer dhe Gamze rifillojnë të jetojnë dashurinë e tyre. A do të mundet Omer të bindë Çiçekun të rikthehet në shtëpi? Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Tahir dhe Vizhdan?
Ndërkohë që mundohet të shpëtojë Gamzen, Hakan do të plagoset rëndë. Si do ta presë NIsa këtë lajm? A do të rregullohet tashmë marrëdhënia e Omerit dhe Gamzes?
Omer zbulon se kush ka rrëmbyer Gamzen dhe kupton rrezikun e madh që po i kanoset asaj. A do të mund të arratiset Gamze? Çfarë infomacioni do të ketë Vizhdan për Omerin?
Hakan nuk dorëzohet dhe vazhdon të kërkojë faljen e Nisas. Omer do të përfshihet ë një sherr për shkak të Gamzes. Nilyfer do të marrë një surprizë shumë të bukur për ditëindjen e saj. Reshat do të përballet me një dhimbje të madhe.
Çfarë do të thuhet në një përballje të ashpër mes Çiçek dhe Reshat? Melek për herë të parë arrin të nxjerrë zë në një moment kritik. A do të mundet Nisa të harrojë tradhëtinë e Hakanit pavarësisht përpjekjeve të tij?
Omer dhe Gamze fillojnë të afrohen sërish me njëri-tjetrin. Tahir dhe Hakan janë bashkuar së bashku për të fituar zemrat e grave të tyre. Si po shkon dashuria e ndaluar e Fatmas?
Vëllai i Fatmes vjen të kundërshtojë martesën e saj. A është kjo e gjitha një plan I Nuranit? Çfarë do të zbulojë tjetër Çiçek që do ta shkatërrojë atë?
Fatma do të marrë një propozim të bukur për martesë. Si do ta presë Nuran këtë gjë? Si po shkon marrëdhënia e Omerit dhe Gamzes? A do të mund të kuptojë Nisa se kush fshihet pas letrave anonime?
Nisa vazhdon të marrë letrat anonime të Hakanit. Omer del në takime me disa vajza kandidate për nuse. Por çfarë do të ndodhë kur Nuran, Nisa dhe Shykran të mësojnë për këto takime?
Hakan ndryshon pamjen e tij në mënyrë që të fitojë vëmëndjen e Nisas. Kush do të ndihmojë kësaj herë në afrimin e Gamzes dhe Omerit? Një festë e madhe do t’I bashkojë edhe njëherë të gjithë së bashku.
A do të funksionojë plani i Shykranit për të afruar Omerin dhe Gamzen? Si po shkon marrëdhënia e Nisas dhe Hakanit? Nuran mëson që nëna e saj ka një të dashur…
Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Rashatit dhe Gamzes? Çfarë premtimi do t’u bëjë Tahir Vazhdanit dhe Nilyferit? Falë planit të Nisas dhe Shykranit, Omer dhe Gamze do të kalojnë pak kohë me njëri-tjetrin.
Kush fshihet pas letrave anonime të Nisas? A do të mbarojë njëherë e përgjithmonë dashuria e Omerit dhe Gamzes? Çfarë do të dëgjojë Çiçek në një bisedë të Reshatit?
Omer dhe Melek fillojnë të kalojnë më shumë kohë në praninë e njëri-tjetrit. Tahir mundohet të rregollojë marrëdhënien mes Gamzes dhe Omerit. Nisa ka filuar të marrë letra anonime…
Omer merr papritur kërkesën për divorc nga Gamze. Çfarë do të thuhet pas kësaj mes tyre? Melek ndërkohë ka filluar të fiksohet pas Omerit. Kush është gruaja që Reshat do të takojë pas shumë viteve?
Tahir dhe Shykran për herë të parë shkojnë sëbashku në kinema. A do të rregullohet marrëdhënia mes tyre? Po Omer dhe Gamze a do ttë mund të shpëtojnë martesen e tyre?
Tahir rikthehet në shtëpi. Si do të jetë tashmë marrëdhënia e tij me Shykranin dhe fëmjët e tij? Melek mëson që vallai i saj është në burg. A do të mundet Omer ta qetësojë atë? Çfarë do të kërkojë Tahir nga Gamze?
Pavarësisht grindjeve dhe mosmarrëveshjeve të tyre, Omer sërish do të kërkojë ndihmen e Gamzes. Omer dhe Reshat arrijnë të bindin Hasanit që të dëshmojë në favor të Tahirit. A do të mund të lirohet ky I fundit pas kësaj?
Çfarë kushti do t’u vendosë Hasan, Reshatit dhe Omerit në mënyrë që të dëshmojë në favor të Tahirit? Si do të shkojë gjyqi I këtij të fundit? A do të rregullohet dot marrëdhënia e Omerit dhe Gamzes?
Çfarë do të ndodhë me marrëdhënien e Gamzes dhe Omerit? Shykran dhe Reshat janë të shkatërruar nga arrestimi i Tahirit. Omer tashmë ka një plan për të ndihmuar vëllain e tij.
I penduar, Tahir kërkon falje e Reshatit. Nisa dhe Gamze vendosin të ndryshojnë pamjen e tyre. Çfarë do të ndodhë me Omerin dhe Sadikun? Çfarë do të kërkojë Tahir nga Gamze?
Omer më në fund arrin të shpëtojë Edan, Nilyferin dhe të gjitha vajzat e mbajtura peng. Çfarë do të ndodhë tashmë me Izetin? Gamze dëbon Omerin nga shtëpia…
Vizhdan dhe Shykran do të rrëmbejnë Alin. Tahir më në fund përballet me fytyrën e vërtetë të xhaxhait të tij. A do të mundet Tahir të shpëtojë nga kthetrat e tyre? Çfarë do të ndodhë tashmë me Edan dhe NIlyferin?
Omer shkon të përballet me Izetin për të liruar Edan dhe Nilyferin. A do të bjerë dot Izet pre e kërcënimeve të Omerit? A do të munndet Tahir të kuptojë fytyrën e vërtetë të Izetit? Çfarë po ndodh me Edan dhe Nilyferin?
Çfarë do të ndodhë me Nisan? Reagimi i Gamzes kur shikon Omerin dhe Tunan në shoqërinë e Shules nuk do të jetë aspak i mirë. Çfarë do të mësojë Reshat mbi vëllain e tij, Izetin?
Shykran arrin të gjejë vendndodhjen e Edas, por ajo është e pafuqishme të shpëtojë vajzen e saj. Çfarë do të ndodhë tashmë me Edan? Gamze vazhdon të takohet me Izetin. Cili është plani I këtij të fundit?
Si po shkon tashmë marrëdhënia e Omer dhe Gamze? Çfarë plani po thur Vizhdan? A do të mundet Nisa tu dorëzohet ndjenjave të saj? Si është gjënda e Nilyferit dhe Edas?
A do të mund të shpëtojë Gamze? Çfarë do të ndodhë tashmë me Edan dhe Nilyferin? Izet vazhdon të luajë me mendjen e Tahirit. A do të mundet ky I fundit të lerë vajzat në duart e Izetit?
Çfarë do të ndodhë tashmë me Edan dhe Nilyferin? A do të mundet Nuran të bëhet pjesë e lojës së Gamzes? Si është gjëndja emocionale e Emines? Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Reshat dhe Izet.
Tahir detyron vajzat e tij që të jetojnë me të në shtëpinë e Izetit. A do të mund të arratisen Nilyfer dhe Eda nga babai I tyre? Çfarë vendimi do të marrë Gamze?
Omer mëson mbi rrezikshmerinë e shtatzanisë së Gamzes. Çfarë vendimi do të marrë ai pas këtij lajmi? Si është gjëndja emocionale e Emines? Gamze vendos të rikthehet në punë.
Tahir fajëson Edan për vdekjen e Jamanit. Si do ta presë ajo këtë lajm të hidhur? Jaman me dhimbje të madhe përvcillet për në banesen e fundit. Çfarë do ët thuhet në një përballje mes Emines dhe Edas?
Si është gjëndja e Emines pas humbjes së Jamanit? Po Gamze si do ta presë lajmin e vdekjes së tij? Hakan dhe Nisa mundohen të qëndrojnë afer vajzës së tyre në momentin e saj më të vështirë.
Një sherr në shkollë do të përfundojë me përplasje fizike. Jaman do të therët me thikë para syve të Gamzes dhe gjithë shkollës. A do të mund të shpëtojë ai? Çfarë do të ndodhë me shtatzaninë e Gamzes?
Eda do të bjerë pre e bullizimeve në shkollë. Si do të jetë takimi pas kaq shumë vitesh I Izetit me nënën e tij? Eda shkon të takojë Atilën në burg. Si do të jetë përballja e tyre?
Shykran dhe Vizhdan dalin nga shtëpia dhe kalojnë kohë së bashku. Si do të jetë rikthimi I Edas në shkollë? Çfarë do të thuhet mes Shules dhe Omerit? Izet vazhdon të helmojë mendjen e Tahirit.
Çfarë do të kërkojnë Vizhdan dhe Shykran nga Tahir? Si do ta presë Tuna lajmin që do të bëhet vëlla? Çfarë do të thuhet mes Omer dhe Tahir? Reshat do të marrë një surprizë të pakëndshme.
A ka dashur Gamze vertet të abortojë fëmijën e saj? Me tapinë e shtëpisë në duar, Tahir I kërkon Reshatit të kthehet në shtëpinë e tij. Çfarë do t’i rrëfejë Vizhdan Shykranit?
Atila më në fund kapet nga policia. Si do ta presë Eda këtë lajm? Çfarë do të thuhet mes Shules dhe Gamzes? A do të vendoset paqja mes Vizhdanit dhe Shykranit? A do të mund të abortojë Gamze fëmijën që pret?
Çfarë do ju rrëfejë Reshat fëmijëve të tij? A do të mundet Tahir të kuptojë grackën në të cilën është futur? Si po shkon bashkëjetesa e Vazhdanit dhe Shykranit?
Çfarë sekretesh do të dalin nga përballja mes dy vëllezërve, Reshat dhe Izet? Tahir vazhdon të mbajë të mbyllur familjen e tij. Si po shkon marrëdhënia e Gamzes dhe Omerit?
Çfarë do të ndodhë me Reshatin? Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Nevzat, Omer, Gamze dhe Shule. Si do ta presë Omer lajmin që Gamze është shtatzënë?
Çfarë do të thuhet mes Hakan dhe Nisas? Tahir mbyll familjen e tij në shtëpi. Si po shkon marrëdhënia e Gamzes dhe Omerit? Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Reshat dhe Tahir?
Të gjithë janë të frikësuar për Eminen dhe Jamanin. Atila ndërkohë është në kërkim nga policia. A do të munden Omer dhe Hakan të shpëtojnë Eminen dhe Jamanin?
Tahhir mëson se çfarë ka ndodhur me vajzen e tij. Çfarë vendimi do të marrë ai pas kësaj? A do të mundet policia të gjejë Atilan? Çfarë do të ndodhë me Eminen dhe Jamanin e rrëmbyer?
Tashmë Omer dhe gjithë njerëzit e tij janë në rrezik. Eda vendos të denoncojë Atilan në polici. Çfarë do të ndodhë me Gamzen? Tahir mëson se çfarë ka ndodhur me vajzen e tij.
Eda vazhdon të kërcënohet nga Atia dhe njerëzit e tij. Gjëndja e saj emocionale vazhdon të rëndohet edhe më shumë. Kush do të mësojë tjetër mbi situatën e saj? Gamze mëson që është shtatzënë…
E frikësuar për vdekje, Eda i rrëfen gjithçka çfarë ka ndodhur Omerit. A do të mund të zbulojë Tahir se çfarrë ka ndodhur me vajzen e tij? Çfarë do të ndodhë në përballjen mes Omerit dhe Atilas?
Ku do të gjejë mbështetje Eda? Reshat do të debohet me forcë nga shtëpia e tij. Ku do të gjejë tashmë strehim ai dhe familja e tij? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Tahir dhe Hakan?
Çfarë informacioni të rëndësishëm do t’I japë Nevzat Gamzes? Eda e frikësuar detyrohet të shkojë në takimin që Atila ka përgatitur për të. Çfarë do të ndodhë me të pas kësaj?
Eda do të fillojë të marrë kërcënime nga Atila. A do të munden Omer dhe Gamze të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Çfarë do të thuhet mes Vizhdan dhe dhe Shykran?
Çfarë do të ndodhë në përballjen mes Gamze, Omer dhe Shule? Çfarë do të ndodhë me Edan dhe Eminen? A do të mundet Gamze të rregullojë marrëdhënien e saj me Omerin?
Çfarë do të thuhet mes Reshat dhe Tahir? Shule fton Omerin dhe Gamzën të darkojnë në shtëpinë e saj. Eda dhe Emine do të gjenden në një rrezik të madh…
Ardhja e Nilyferit do të trazojë sërish familjen e Tahirit. Çfarë do të ndodhë tashmë me Vizhdanin? Gamze largohet nga shtëpia e Omerit së bashku me djalin e saj për të filluar një jetë të re. A do t’u bashkohet Omer atyre apo do t’I braktisë ata?
A do të munden Reshat dhe Omer të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Gamze kërkon me ngulm që të shpërngulen në një shtëpi me Omerin dhe djalin e saj. Gamze ka një njoftim të rëndësishem për gjithë familjen…
Gamze vazhdon të vuajë nga presioni I vazhdueshem që Nevzat ushtron ndaj saj. Si po shkon bashkëpunimi I Omerit dhe Shules? Gamze vazhdon të përballet me problemet e djalit të saj.
A do të mund t’i tregojë Omer të vërtetën Tahirit? A do ta mbështesë Reshat idenë e hapjes së restorantit? Tahir përpiqet të fitojë faljen e Shykranit.
Tahir kërkon ndihmen e Gamzes për të shpëtuar martesen e tij me Shykranin. Ndërkohë që Omer kërkon që Vizhdan të largohet nga shtëpia, ajo i tregon që Nilyfer është në të vërtetë vajza e Tahirit. Çfarë do të ndodhë pas këtij rrëfimi?
Ideja e biznesit që Gamze ka do të jetë një dritë shprese për Shykran, Nisa dhe Nuran të cilat po mundohen të qëndrojnë në këmbë me forcat e tyre. Omer paralajmëron Vizhdanin që të qëndrojë larg tij dhe Gamzes. Tahir do të pushohet nga puna.
Çfarë vendimi do t’i komunikojë Vizhdan Reshatit? Një përballje e fortë do të ndodhë mes Hakanit, Omerit dhe Tahirit. Nisa dhe Gamze janë tashmë mbështetja më e madhe e Shykranit.
Ardhja e Vizhdanit në shtëpinë e Reshatit shkakton debate të mëdha. Çfarë do të ndodhë kur Reshat ta strehojë atë nën të njëjtën çati me familjen e tij? Çfarë vendimi do të marrë Shykran pas kësaj?
Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje të ashpër mes Hakan, Reshat dhe Nisa? Si do të shkojë dreka e Omerit dhe Gamzes në shtëpinë e Fatmas? Me një shumë parash në dorë, Tahir kërkon nga Vizhdan që të largohet njëherë e përgjithmonë nga jeta e tij.
Reshat sjell Nilyferin në shtëpinë e tij. Si do ta presë pjesa tjetër e familjes ardhjen e saj? Gamze më në fund do të marrë një lajm të bukur. Omer paralajmëron Vizhdanin të qëndrojë larg tij.
Vizhdan kërkon ndihmen e Tahirit për ta strehuar atë. E gjendur sërish në mes të katër rrugëve, Nisa së bashku me fëmijët troket në deren e babait të saj. A do të mundet Omer të rregullojë marrëdhënien e tij më Gamzen?
Vizhdan do të bëhet sërish mollë sherri mes Tahirit, Omerit dhe Gamzes. A do të lejojë Reshat prishjen e marrëdhënies së Gamzes me Omerin? Çfarë do të ndodhë tashmë me Vizhdanin dhe vajzen e saj?
Omer sjell në gjëndje të dehur Gamzen në shtëpi. Si po shkon tashmë bashkëjetesa e tyre? Çfarë do të thuhet mes Tahir dhe Shykran? Një dasëm do t’i mbledhe edhe njëherë të gjithë së bashku…
Gjatë një festë, Gamze do të dehet dhe fillon mos të kontrollojë më veten. Tahir me lot në sy shkon në derën e Vizhdanit. Çfarë do të thuhet mes tyre? Nuran dhe Shykran do të gjenden në telashe për shkak të Gamzes.
Vizhdan vazhdon të jetë mollë sherri në familjen e Omerit. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Gamzes dhe Vizhdanit? Si do të vazhdojë marrëdhënia e Omerit me Gamzen?
A do të rregullohet marrëdhënia e Gamzes me Omerin pas natës së kaluar së bashku apo gjithçka do të kthehet në një mankth të vërtetë. Çfarë do të ndodhë në seancën e divorcit të tyre? Cili është pakti që Reshat ka bërë me Gamzen?
Një përbalje e fortë do të ndodhë në shtëpinë e Vizhdanit. Omer dhe Gamze më në fund i dorëzohen dashurisë së tyre. Reshat zbulon që eEmine vazhdon të takohet fshehurazi me Jamanin.
Omer dhe Gamze vazhdojnë të përballen me njëri-tjetrin. A do të munden ata të dy të bien sërish pre e dashurisë së tyre? Hulia vazhdon të gjejë ngushëllim vetem tek Nisa.
Çfarë do të thuhet tjetër në një përballje të fortë mes Omerit dhe Gamzes? Reshat gjen Omerin duke konsumuar alkool. Si do ta përjetojë ai gjëndjen e mjeruar të djalit të tij?
Edhe pse Gamze i tregon të vërtetën e zhdukjes së saj, Omer vazhdon mos të besojë tek ajo. Emine dhe Jaman bëjnë gati planin e arratisjes së tyre. A do të pranojë Reshat ndihmen e Gamzes për të shlyer barxhet e tij?
Tahir çmendet kur gjen sërish Omerin në shtëpinë e Vizhdanit. Afrimiteti i Omerit me Vizhdanin do të inatosë gjithashtu dhe Gamzen. Çfarë do të thuhet në një përballje mes saj dhe Omerit
Pasi Gamze shfaqet para tij, Omer e bën atë përgjegjëse për gjiithë dhimbjen që I ka shkaktuar dhe I kërkon asaj divorcin. Çfarë do të thuhet mes Tahirit dhe Vizhdanit? Në gjendje të dehur, Omer gjen sërish strehim tek Vizhdani.
Tahir dhe Omer vazhdojnë të përballen ashper me njëri-tjetrin. Si do të jetë takimi tjetër i Tahirit me Vizhdanin? Gamze më në fund shfaqet para Omerit…
Omer i cili vazhdon të jetë nën ndikimin e alkoolit e gjen veten në telashe të mëdha. Kush është gruaja që do t’I vijë në ndihmë atij? Tahir do të përballet me një person nga e shkuara e tij.
Tahir dhe Omer do të kenë një përballje të fortë për shkak të Gamzes. Si po shkon marëdhënia e Emines dhe Jamanit? Nisa,Hakan dhe Emine do ta gjejnë vetën në problemet e familjes që ata punojnë.
Largmi I Gamzes do të fusë Omerin në një gjëndjë të dëshpëruar ku ngushëllimin e vëtëm e gjen tek alkoli. Reshati cili është i shqetësuar mbi gjendjen e Omerit është gjithashtu I mbytur në borxhe. Nisa dhe Hakan kanë filluar të punojnë në të njëjtin vend.
Ardha e Halukut për të kërkuar llogari mbi rrëmbimin e Tunas, do të shkaktojë telashe për Reshatin. Omer do të përjetojë një dhimbje të madhe. Haluk arrin të gjejë vendndodhjen e Tunas dhe Gamzes. Çfarë do të ndodhë tashmë me ta?
Çfarë ka Sureja për t’I thënë Omerit? Dukë mos e duaruar trishtimin e Gmazes Omer së bashku me Reshatin,Tahirin dhe Erdalin planifikojnë të marrin me forcë Tunan nga Haluku. A do t’ia dalin dot ata?
Një përballje e fortë do të ndodhë mes Reshatit dhe Hakanit. Gamze është e dëshpëruar nga frika e humbjes së Tunas. Erdal do të sjellë një lajm të mirë për Omerin. A do ta ndihmojë Reshat Gamzen për të marrë djalin e saj nga duart e Halukut?
Si do të reagojë Omer kur të mësojë mbi lëndimet që Haluk I ka shkaktuar Gamzës? Pasi Tuna mëson mbi martesën e nënës së tij, shkon të jetojë më Halukun. Çfarë do të ndodhë në një përballje mes këtij të fundit, Omerit dhe Gamzes?
Si do të reagojë Sureja kur të mësojë mbi martesen e Omerit dhe Gamzes? Çfarë do të ndodhë me Jamanin dhe Eminen pasi familjet e tyre të mësojnë për lidhjen që ata kanë? Një përballje e frikshme do të ndodhë mes Gamzes dhe Halukut.
E frikësuar nga Haluk, Gamze mendon t’I tregojë Tunas mbi martesen e saj me Omerin. Ardhja e Hakanit në punë do të shkaktojë telashe të mëdha për Nisan. Çfarë do të thuhet mes Reshatit dhe Omerit?
Si do të jetë përballja nënë e bijë e Fatmes dhe Gamzes? A do të bashkëpunojnë Erdal dhe Sureja së bashku? Fatma, e cila dëshiron të ndëshkojë vajzën e saj të pabindur, ndërmerr veprime për ta ndarë Gamzen nga djali i saj.
Me Gamzen për dore, Omer shkon të kërkojë bekimin e Reshatit. Si do ta presë ky i fundit lajmin e martesës së tyre? Si do të shkojë tashmë kjo marrëdhënie e Omerit dhe Gamzes?
Çfarë do të ndodhë kur Nisa të zbulojë lidhjen e fshehtë të Emines? S i po shkon marrëdhënia e vështirë e Omerit dhe Gamzes? Kjo e fundit largohet nga shtëpia së bashku me djalin e saj.
Gamze e emocionuar I rrëfen motrës së saj dashurinë e madhe që ka për Omerin. Gamze dhe Omer përballen me zemërimin e Reshatit dhe Tahirit. Fatma kërkon të dëbojë me forcë Nisan nga shtëpia.
Gamze nga njëra anë dhe Omer nga ana tjetër po përballen me familjet e tyre për të mbrojtur dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Omerit dhe Fatmas? Si është gjëndja emocionale e Gamzes?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Surejas dhe Gamzes? Cila do të jetë deklarata e Surejas në polici? A do të tregojë ajo të vërtetën apo do të fundosë njëherë e mirë Omerin? Reshat zbulon që Omer është I pafajshem.
Erdal kërkon dhe një mundësi tjetër nga Gamze. Por Gamze dhe Omer janë gati të luftojnë kundër gjithë botës për të mbrojtur dashurinë e tyre. Në çfarë telashesh do të gjendet Emine?
A do të pranojë Omer ndihmen e Erdalit për t’u rikthyer sërish në shkollë? Nisa do të përballet me një surprizë të pakëndshme. Sureja I rrëfen Erdalit rreth lidhjes së fshtë që Omer dhe Gamze kanë. Si do të jetë pas kësaj përballja e të treve?
Çfarë do të thuhet në një përballje të ashpër mes Nisas dhe Hakanit? Omer do të pushohet nga puna. Reshat nga ana tjetër heq dorë nga profesioni i tij. Sureja ka diçka për t’i thënë Erdalit…
A do të mund të lirohet Omer nga akuzat e Surejas? Kush do të besojë në pafajësinë e tij? Nisa zbulon që Hakan vazhdon ta tradhëtojë atë. A do të mundet Gamze të marrë guximin dhe të ndahet nga Erdal?
Hakan mëson rreth martesës së fshehtë të Omerit dhe Gamzes. Si do të ragojë Nisa kur të mësojë mbi këtë gjë? Omer përfundon në burg pas një kurthi të ngritur nga Sureja.
Erdal i emocionuar zgjedh vendin e dasmës. A do të mundet Gamze pas kësaj t’I rrëfejë të vërtetën? Një përballje e fortë do të ndodhë sërish mes Omerit, Reshatit dhe Tahirit. Nisa është e vetmja që e mbron dhe mbështet Omerin.
Hakan shkon dhe turpëron Nisan në restorantin ku ajo punon? Si po shkon lidhja e fshehtë e Omerit me Gamzen? A do të mund ta zbulojë Nisa lidhjen e tyre?
Si do të jetë përballja e Omerit me familjen e tij pas shpifjeve nga ana e Surejas? A do të tregojë kjo e fundit të vërtetën? Po Gamze a do të mundet të heqë dorë nga martesa me Erdalin?
Sureja vendos të luajë kartën e saj të fundit për të mbajtur rreth vetës Omerin. Si po shkon marrëdhënia e Gazmes dhe Erdalit. Nisa vazhdon të vuajë nga bashkëshorti i saj.
Pas fejesës së Gamzes, a do ta rregullojë Omer marrëdhënien e tij me Surejan? Si po shkon martesa e Nisas me Hakanin? Çfarë do të thuhet mes Omerit dhe Gamzes? Çfarë do të kërkojë Sureja nga Reshati?
Si do ta presë Gamze lajmin e ndarjes së Omerit me Surejan? Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Omerit dhe Tahirit. A do të heqë dot dorë Gamze nga martesa me Erdalin?
Çfarë do të thuhet në përballjen mes dy familjeve pas prishje së fejeses së Omerit dhe Surejas? Për çfarë do ta paralajmërojë Reshat Hakanin? Një përballje tjetër do të ndodhë mes Omerit dhe Gamzes.
Duke kuptuar që nuk mund ta dojë Surejan sado që përpiqet, Omer prish fejesen me të. Gamze nga ana tjetër pranon të martohet me Erdalin. Si po shkon tashmë marrëdhënia e Nisas me Hakanin pas rikthimit të këtij të fundit?
Marrëdhënia e Omerit dhe Surejas ka filluar të përmirësohet. Një puthje e tyre do të shtyjë Gamzen rreth një vendimi të papritur. Hakan do të rikthehet pranë familjes së tij. Si do ta përjetojë Nisa këtë rikthim surprizë?
A po përmirësohet marrëdhënia e Omer dhe Sureja? Emine së bashku me Jaman arrijnë të gjejnë prinderit që i kanë braktisur ata. Si do të jetë kjo përballje mes tyre?
Erdal fton për darkë Omerin dhe Surejen në shënjë falenderimi. Si do të shkojë kjo darkë gjithë tension mes dy çifteve? Çfarë do të ndodhë kur Tahir të mësojë që Nisa po punon natën fshehurazi?
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Gamze dhe Omer? A do ta pranojë Tuna Erdalin si pjesë të familjes së tij? Çfarë do të thuhet mes Emine dhe Jaman?
Gamze së bashku me familjen e saj ftohen për iftar në shtëpinë e Surejas. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballje tjetër mes Sureja, Gamze dhe Omer? Si do të shkojë dita e parë e punës së Nisas?
Omer vendos të shkojë me Surejan për të provuar fustanin e nuserisë. Por një telefonatë do të prishë sërish emocionet e tyre. Fakti që Omer do të zgjedhë sërish Gamzen do ta shtyjë Surejan të marrë një vendim serioz.
Pasi shikon tensioned mes Omer dhe Gamze, Sureja fillon të bëhet xheloze. Si do të jetë takimi I Erdal me Tuna? Çfarë vendimi do të marrë Reshat në lidhje me Nisan?
E shoqeruar nga Gamze dhe Erdal, Nisa shkon në restorantin ku do fillojë punë. Por çfarë do të ndodhë kur Tahir të shikojë motrën e saj të shoqëruar nga Gamze? A po përmirësohet marrëdhënia e Omer dhe Sureja?
Gamze mundohet të ndihmojë Nisan duke i gjetur një punë asaj. Si do të reagojë Tuna ndaj lidhjes së nënës së tij? Me një telefonatë, Hakan i kërkon divorcin Nisas.
Nisa merr një telefonatë nga Hakan, bashkëshorti i saj. Gamze vendos t’i japë një mundësi Erdalit. Si do të shkojë takimi i tyre? Gjatë një darke familjare, Omer do të gjendet në vështirësi…
Cili do të jetë shpjegimi i Omerit ndaj dyshimeve që Sureja ka në lidhje me të dhe me Gamzen? Çfarë do të kërkojë Reshat nga Gamze? Omer dhe Gamze takohen për herë të fundit dhe vendosin të ndjekin secili rrugën e tyre…
Ajo çfarë Emine do të mësojë mbi babain e saj do ta shkatërrojë atë. Çfarë do të thuhet mes Omer dhe Gamze? Sureja ka nisur të dyshojë tek raporti që Omer ka me Gamzen.
E lënduar nga nëna e saj, Gamze gjen sërish mbeshtetjen e Nisas. Çfarë do të thuhet mes Sureja dhe Omer? A do të mundet Fatma të fitojë faljen e vajzës së saj?
Ndërkohë që Fatma pret me padurim Gamzen në shtëpi, kjo e fundit i thotë që nuk do të martohet me Erdalin. Çfarë do të ndodhë pas një përballje të ashpër nënë e bijë? Omer sërish është gjithmonë aty në ndihmë të Gamzes.
Duke besuar se Gamze nuk mund të jetë e lumtur me Erdalin, Omer përpiqet ta mbajë atë larg këtij gabimi. Por hapat që ai ndërmerr do të rrezikojnë marrëdhënien e tij me Surejan. I dëshpëruar Omer troket sërish në deren e motrës së tij.
Gamze takohet me Erdalin. A do të pranojë ajo të fillojë njohjen me të? Reshat kupton vështirësitë financiare që po kalon vajza e tij. Si po shkon marrëdjhënia e Omerit dhe Surejas?
Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Omer dhe Gamze? Nisa dhe djali i saj i vogël do të pesojnë një aksident. A do të mund të shpëtojnë ata? Emine gjithashtu ndodhet në telashe.
A do të funksionojë plani i Tahirit për t’u hakmarrë ndaj Gamzes? Omer mëson që dikush po tenton të kërkojë dorën e Gamzes. A do ta pranojë kjo e fundit këtë mblesëri?
Çfarë do të thuhet kësaj here mes Omer dhe Gamze? Varfëria dhe dëshpërimi do të sjellë një përplasje të fortë mes Nisas dhe vajzës së saj Emine. Një darkë në shtëpinë e Nisas do të vërë përballë Omerin, Surejan dhe Gamzen.
Pavarësisht problemeve të saj, Nisa i vjen në ndihmë Gamzës e cila ndodhet në vështirësi për shkak të nënës së saj. Si po shkon marrëdhënia e Omer dhe Sureja? Duke kuptuar telashet që I ka shkaktuar Omerit, Gamze përpiqet të kompesojë gabimin e saj.
Në gjëndje të dehur, Gamze më në fund hap zemren e saj para Omerit. A do të hidhet Omer në krahet e saj apo do të mbetet besnik i premtimeve të dhëna ndaj Surejas? Çfarë do të thuhet në një përballje të ashper mes Omer dhe Tahir?
Situata e Nises e vetme me fëmijët e saj sa vjen dhe përkeqësohet me shumë. Si do të shkojë darka mes familjes së Omerit dhe asaj të Surejes? Çfarë do t’i rrëfejë Gamze Omerit?
Çfarë do të kërkojë Omer nga Gamze para se ai të ikë të kërkojë doren e një vajze tjetër? Si do të shkojë fejesa e Omerit? Çfarë do të ndodhë kur pjesë e saj të bëhet dhe Gamze?
Omer I propozon per martese Gamzes. A do te pranoje dot ajo pavaresisht paragjykimeve dhe kundershtimeve te dashurise se tyre? Nje perballje e forte do te ndodhe mes Reshat dhe Omer pas kesaj?
Per cfare do ta paralajmeroje Reshat Gamzen? Pavaresisht kundershtimeve te babaitvte tij, Omer fton Gamzen ne nje darke romantike. Por magjia e asaj darke do te shkaterrohet nga Reshat.
Pavarësisht kundërshtimeve të babait të tij, Omer vazhdon të takohet me Gamzen. Nisa kupton që burri i saj ka vjedhur të gjitha paratë e Omerit dhe është arratisur me to. Si po shkon marrëdhënia e Gamzes me nënën e saj?
A do të mund të kuptojë Nisa që bashkëshorti I saj e braktisi atë dhe fëmijët? Si do të reagojë Reshat kur Omer t’i tregojë për ndjenjat e tij ndaj Gamzes? Çfarë kushti do t’i vendosë Fatma Gamzes?
Çfarë do të thuhet mes Omerit dhe motrës së tij? Omer dhe Gamze kanë filluar të takohen më shpesh njëri-tjetrin. Por çfarë do të ndodhë kur kjo e fundit të trokasë në derën e shtëpisë së tij? Nisa vazhdon të ketë probleme të mëdha në martesën e saj.
Si do të shkojë takimi i Omerit me një vajze e cila është një pretendente për nuse? Gamze do të përballet ashper me familjen e saj. Çfarë do t’I rrëfejë Nisa babait të saj, Reshat?
Jeta e Omerit kthehet përmbys kur ai bie në dashuri me Gamzen, një marrëdhënie që askush nuk e miraton. Gamze, një grua e divorcuar me një fëmijë, krejt rastësisht gjen ngushëllim në dashurinë e Omerit, i cili është shumë më i ri se ajo. Betejat e dy të dashuruave për të kapërcyer rregullat e rrepta […]
Top Kast
Selahattin Paşalı
Omer
Gökçe Bahadır
Gamze
Barış Falay
Resat
Plot
Omer
Drama
Jeta e Omerit kthehet përmbys kur ai bie në dashuri me Gamzen, një marrëdhënie që askush nuk e miraton. Gamze, një grua e divorcuar me një fëmijë, krejt rastësisht gjen ngushëllim në dashurinë e Omerit, i cili është shumë më i ri se ajo. Betejat e dy të dashuruave për të kapërcyer rregullat e rrepta dhe konfliktet familjare. Pengesat e shumta të një dashurie të pamundur… Me aktorët e mirënjohur: Selahattin Pasali, Gokçe Bahadir dhe Baris Falay.