Një perandori e ndërtuar me mëndafsh, sensualitet dhe joshje. Seriali më i famshëm në botë për parajsën “Haute Couture”, me modën dhe makinat e epokës, i shitur në më shumë se 140 shtete. Një fenomen në Netflix, tani premierë ekskluzive në një televizion shqiptar,tv Klan.
Ana dhe Alberto rikthehen në Velvet. Cila do të jetë arsyeja e vërtetë e këtij rikthimi? Maks gjithashtu kthehet në Velvet me një mision. Si do të jetë takimi i tij me Dona Blancan? Cila do të jetë përgjigja e analizave të Klarës? Të gjithë të lumtur e të bashkuar mbyllin ciklin e tyre në […]
Klara organizon një takim ku i mbledh përsëri të gjithë në Velvet. Si do të jetë rikthimi i Raulit? Klara dyshon për kancer. Kush do të jetë personi i parë që do të mësojë mbi dyshimin e saj? Një darkë në nder të Raulit, nuk shkon aq mirë për këtë të fundit. Çfarë ka ndodhur […]
Çfarë po ndodh me Zhulieten? Klara e gjen veten në rrezik në ambasadë. Raul kthehet në Velvet në një njeri i ndryshuar. Pedro kurorëzon dashurinë e tij me Dianën. Si do të përfundojë dashuria mes Klarës dhe Mateos?
Pedro vendos të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-të dashurit të Dianës. Mateo kërkon ndihmën e Sergios për të provuar se Godo është i lidhur me Omarin. Çfarë po ndodh me Raulin?
Mateo i bën presion Klarës që të mbledhë prova nga ambasada. Godo dhe Enrike nisin një sipërmarrje të re të përbashkët. Dianes i jepet mundësia të flasë me fëmijën e saj. Si do të jetë takimi i Raulit me Kristinen?
Stafi i Velvet zbulon se kanë vetëm një ditë për të bërë të gjitha punët e mbretëreshës. Pedro i jep Dianës një lajm të mirë. Klara has në telashe në aeroport. Çfarë do të ndodhë mes saj dhe Omarit?
Çfarë do të ndodhë me Mateon? Si do të shkojë operacioni i Raulit? Nje përballje me Dianën do ta trishtojë edhe më shumë Pedron. Kristina rikthehet në Velvet.
Si është gjendja shëndetësore e Raulit? Një adresë në anën e pasme të një fotoje bën që Pedro të vërë në dyshim ndershmërinë e Dianës. Çfarë do të ndodhë në një takim mes Lurdes dhe Patricias?
Drejtuesit e Velvet do të marrin një ftesë misterioze nga një ambasador. Si do të shkojë ky takim? Raul merr një lajm që do ta shkatërrojë atë. Pedro shkon të takojë Dianën. Çfarë fsheh kjo e fundit?
Mateo i bën Klarës një propozim që do të ndryshojë jetën e tyre. Pedro do të marrë një vizitë të papritur. Xhonas dhe Maria kurorëzojnë dashurinë e tyre. Patricia rikthehet në Velvet…
Klara pranon ftesen për darkë të Serxhos, por mbremja merr rrjedhë tjetër ku aty do shfaqet Mateo. Raul, Xhonas dhe Manolito ndërmarrin një mision për në Paris. Çfarë do të ndodhë mes Godos dhe bashkëshortes së tij?
Diva xheloze Karmela përpiqet të sabotojë fushatën reklamuese të Brigitte Bardot për Velvet. A do të përfundojë me sukses ky projekt i Klarës dhe Elenës? Një bisedë me Marian do të përlotë Pedron.
Diva xheloze Karmela përpiqet të sabotojë fushatën reklamuese të Brigitte Bardot për Velvet. A do të përfundojë me sukses ky projekt i Klarës dhe Elenës? Një bisedë me Marian do të përlotë Pedron.
Makarena kërkon divorcin nga Godo. A do të pranojë ky i fundit të ndahet nga bashkëshortja e tij apo do të luftojë për të? Raul bie kokë e këmbë në dashuri. Klara dhe Elena ndërmarrin një mision të përbashkët.
Lajmet për atësinë e Serxhos janë bërë publike në shtyp. A do ta përgënjestrojë Godo këtë lajm? Elena dhe Klara bëjnë marrëveshjen e fushatës së re të bikinit. Ines do të dëgjojë një bisedë që do ta mërzisë atë.
Ish-e dashura e Serxhos vjen në Velvet të kërkojë faljen e tij dhe të kërkojë një bashkëpunim më Velvet. I pasigurt për martesen e tij me Inesin, Manolito njihet me Lurdes.
Pas një debati me babain e tij, Serxho vendos të largohet nga shtëpia. A do të mundet Klara të mbyllë marrëveshjen me Godon? Çfarë do të ndodhë mes Klarës dhe Serxhos?
Godo do të ndryshojë marrë veshjen e tij në minutë të fundit. Kë do të takojë Dona Blanka? Velvet do të marrë një vizitë të papritur nga një balerinë shumë e famshme flamengoje…
Pasi Ana dëgjon pretendimet e Serxhos se ai është djali i Don Emilios, Dona Blanka i rrëfen asaj ngjarjet nga e kaluara që xhaxhai i saj i ka mbajtur sekret. Xhonas kthehet në Velvet. A do të vërtetojë Ana që Serxho është kushëriri i saj?
Pas kaq shumë viteve Ana rikthehet në Velvet për të prezantuar koleksionin e saj më të ri. Si do të shkojë ajo sfilatë? Çfarë ka ndodhur me Riten? Ana do të pesojë një humbje të madhe…
Si do të jetë përballja e Albertos dhe Karlosit, pasi mëson se ky i fundit i ka vjedhur 5 vite larg familjes së tij. Duke mos pasur më asnjë pengesë, a do të munden Ana dhe Alberto të kurorëzojnë më në fund dashurinë e tyre? A e ka marrë Kristina denimin e merituar? Po me […]
Ana dhe Alberto më në fund takohen pas 5 vitesh. Mirëpo kjo lumturi do të zgjasë pak kur një zjarr i shkaktuar nga Kristina do të rrezikojë jetën e Albertos së vogël. A do të mundet Alberto të rimarrë përsëri kompaninë e tij?
Alberto së bashku me Mateon përgatiten të rikthehen në Velvet. Kristina së bashku me vajzen e saj janë të parat që do ta takojnë atë. Por ky takim nuk do të shkojë aspak sipas planeve të Kristinës.
Ndërkohë që Ana po përgatitet për dasmën e saj, Klara dhe Rita presin përgjigjen e Mateos për të ndaluar dasmën. A do të zbulohet më në fund e vërteta? A do t’ia arrijë Karlos dhe Kristina të çojnë në fund planin e tyre?
Patricia dhe Enrike merren në pyetje për vdekjen e dyshimtë të Valentinit. Si do të jetë përballja e Anës dhe Markos? A do të mundet Mateo të vertetojë që Alberto është gjallë? Çfarë do të ndodhë me Patrician?
Ndërkohë që Ana ndodhet në Itali, Marko organizon një sfilatë pas shpinës së saj. A do t’i marrë ai meritat për koleksionin e ri që Ana ka lançuar? Mateo dhe Klara arrijnë të rregullojnë marrëdhënien e tyre…
A do të mundet Enrike të heqë qafe Valentinin? Mateo merr një letër nga Alberto. A do të dyshojë që ai mund të jetë gjallë? Çfarë do të kërkojë Marko nga Kristina?
Si do të jetë përballja e Anës me Enriken dhe Markon? Të gjithë janë të shqetësuar për shëndetin e Ritës. Ana, Klara dhe Raul i përgatin asaj një surprizë që ta lumturojnë sadopak atë.
Ana pranon të martohet me Karlosin. Enrike i jep shumën e kërkuar Pedros për operacionin e Rites. Çfarë do të kërkojë ai në këmbim? Si do ta presë Ana lajmin e sëmundjes së shoqes së saj të ngushtë?
A do të mund të mësojë Enrike se fëmija që Patricia pret është i tij? Raul merr një lajm të keq. Për çfarë bëhet fjalë? Cila do të jetë levizja e rradhes e Kristinës dhe Karlosit?
Kristina dhe Karlos vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. Çfarë surprize ka përgatitur ky i fundit për Anën? Pedro mëson mbi sëmundjen e Ritës. Si do të shkojë marrëdhënia mes Klarës dhe Mateos?
Patricia vendos t’i japë fund lidhjes së saj me Enriken. Punonjësit e Velvet do të marrin një lajm të keq. Për çfarë bëhet fjalë? Kristina lexon letrën e fundit që Alberto ka shkruar për Anën. Çfarë do të vendosë të bëjë ajo?
Kush do të jetë asistenti i ri i Markos? Kristina mëson që Alberto është gjallë. A do t’i rrëfejë ajo Anës të vërtetën? Si do të jetë takimi i Klarës dhe Mateos pas kaq shumë vitesh?
Çfarë ka ndodhur në galerinë Velvet pas 5 vitesh? Si do të jetë rikthimi i Kristinës? Ana gjithashtu rikthehet pas sukseseve të mëdha që po korr në Europë. Si do të jetë përballja mes të dyjave?
Pasi tenton të vrasë edhe njëherë Anën, Kristina dërgohet në një spital psikiatrik. Çfarë qellimesh ka Marko ndaj Anës? Mateo dhe Klara kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Si do të shkojë darka mes dy familjeve të Klarës dhe Mateos? E çmendur nga xhelozia, Kristina shtyn Anën nga shkallët. A do të shpëtojë fëmija që ajo pret?
Ndërkohë që të gjithë japin lamtumirën e fundit Albertos, një informacion i rëndësishëm në lidhje me të i vjen Karlosit. A ka vdekur Alberto në të vërtetë? Ana mëson që do të bëhet nënë…
Ana kërkon ndihmen e Karlosit për të vertetuar nëse Alberto ka qënë në atë avion apo jo. Çfarë do të ndodhë kur dyshimet të bëhen të vërteta? Si do ta përjetojë Ana humbjen përgjithmonë të dashurisë më të madhe të saj?
Si do të shkojë nata e parë e martesës së Patricias? Ana është e vendosr të shkojë pas Albertos pavarësisht kundershtimeve të xhaxhait të saj. Një lajm i keq mbi Alberton do të shkatërrojë Anën dhe gjithë galerinë Velvet.
Fiksimi i Ritës për të pasur një fëmijë do të demtojë martesen e saj. A do të arrijë Alberto të marrë aksionet e Patriacias? Çfarë po ndodh me Kristinën? Alberto realizon ëndrrën më të madhe të Anës. Po çfarë ka sakrifikuar ai për këtë?
Nëna e Valentinit ka filluar t’ia vështirësojë jetën Patricias. Si do të jetë përballja e Albertos dhe Kristinës tashmë që ai është në dijeni që fëmija që ajo pret nuk është i tij? Alberto do të marrë një ofertë joshese…
Cila do të jetë hakmarrja e Kristinës në ditën e sfilatës së prezantimit të koleksionit të ri? Si do të shkojë ky prezantim? Pas një debati me Alberton, Kristina përfundon në spital. A do të mundet Alberto të mësojë mbi gënjeshtrën e saj?
Ana është zhdukur dhe askush nuk di asgjë për të. Dona Blanka mëson mbi tradhëtinë e Esteban. Viktor mëson që do të bëhet baba. Alberto dhe e gjithë galleria Velvet janë të dëshpëruar mbi zhdukjen e Anës.
Kristina arrin të shkatërrojë marrëdhënien mes Albertos dhe Anës. Çfarë “bombe” do të lëshojë ajo? Lusia ka filluar të dyshojë se Esteban fsheh diçka. Kush është në të vërtetë babai i fëmijës që Kristina pret?
A do të mundet Esteban të fitojë besimin e Albertos? Kristina, Barbara dhe Patricia ndeshin problemet e para te biznesit të tyre. Kush do t’u vijë në ndihmë? Rita arrin të fitojë respektin e Lusias.
Alberto vendos të hedh hapa të rëndësishëm në lidhjen e tij me Anën. Çfarë do t’i kërkojë ai asaj? Alberto vendos një bast të rrezikshem ku rrezikon të ardhmen e Velvet. A do të arrijë ai të fitojë këtë lojë të rrezikshme?
Kush do të jetë punonjesja më e re në galerinë Velvet? Luisa rikthehet në Velvet tashmë si një yll me famë botërore. Kristina ndërkohë vazhdon t’ia vështirësojë jetën Anës.
Ana dhe Alberto vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre pavarësisht gjithçkaje. A do të pranojë tashmë Raul të punojë me Anën për koleksionin e ri? Patricia bëhet bashkëpunëtore me Barbaren dhe Kristinen.
A do të mundet Dona Blanka të zbulojë fytyrën e vërtetë të Esteban? Alberto i bë një surprizë të bukur Anës në ditëlindjen e saj. Kristina arrin të kthejë Raul de la Riven në anen e saj.
Ana dhe Raul de la Riva mendojnë të bashkojnë talentet e tyre për të skicuar koleksionin e ri për galerinë Velvet. Kush do të jetë mysafiri i Rites dhe Pedros? Ku do të gjejë strehim Patricia tashmë që të gjithë i kanë kthyer shpinën?
Enrike debohet nga galeria Velvet pasi mendohet se ka shitur informacione konfidenciale të kompanisë. A do të mundet Alberto të rregullojë marrëdhënien me Anën pavarësisht shtatzanisë së Kristinës?
Tani që Alberto dhe Ana mësojnë mbi shtatzaninë e Kristinës, a do të ndryshojë me këtë lajm marrëdhënia e tyre? Cili është plani i përbashkët i Barbares dhe Kristinës? Alberto dhe Raul marrin një lajm të keq mbi koleksionin e ri të tyre.
Alberto merr çmimin “Njeriu i vitit”. Cila do të jetë surpriza e pakëndshme që do ta presë atë gjatë mbremjes së tij? Cili është qëllimi i vërtetë i Esteban?
Ana dhe Alberto tashmë janë të lirë të shijojnë dashurinë e tyre. Si do të jetë kthimi i Kristinës në galerinë Velvet? Alberto i heq Patricias të gjitha aksionet që zoteronte.
Alberto i rrëfen Kristinës se është Ana vajza që ai ka dashuruar gjithë jetën. Tashmë ai është i gatshëm për të luftuar për gruan që dashuron. Rita dhe Pedro nga ana tjetër kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Cili do të jetë premtimi që Izabela kërkon nga Alberto para se ajo të largohet njëherë e përgjithmonë? A do t’i afrojë më shumë vdekja e saj ata të dy?
Karlos vazhdon të insitojë për dashurinë e Anës. Alberto nga ana tjetër kërkon që ajo të vazhdojë të punojë pranë tij. Si po shkon martesa e këtij të fundit?
Në ditën e Shen Valentinit ku të gjithë festojnë mbi dashurinë, disa nga çiftet e Velvet do të gëzojnë dhe ca të tjerë do hidherohen. A do të pranojë Ana propozimin për martesë të Karlosit?
Alberto shijon kohen e mbetur me nënën e tij. Si vazhdon të jetë gjendja e saj shëndetësore? A do të mundet Ana të rregullojë marrëdhënien e saj me Karlosin? Cila do të jetë surpriza që Alberto ka përgatit për nënën e tij?
A do të mundet Alberto të pranojë Elenen si nënën e tij? Çfarë do të ndodhë me marrëdhënien mes Karlosit dhe Anës? Si do të shkojë prezantimi i koleksionit të ri të Velvet?
A do të mundet Pedro të martohet e të heqë dorë përfundimisht nga dashuria që ndjen për Ritën? Alberto pas 30 viteve mëson se nëna e tij është gjallë. Si do të jetë përballja e tij më Elenen?
Alberto vazhdon të kërkojë akoma një shpresë nga Ana për t’u arratisur nga çdo gjë. Elena ndërkohë i rrëfen Anës se kush është ajo në të vërtetë. Gjatë një festë në shtëpinë e saj, Kristina mëson se Alberto po e tradhëton atë.
Si do të shkoja darka e Klarës më familjen e Mateos? Çfarë do të mësojë Dona Blanka nga Elena? Pas festave Velvet rihap dyert e saj. Si vazhdon të jetë konflikti Alberto-Enrike?
Në vigjiljen e Krishtindjes, lumturia e festave do të ndriçojë Velvetin. Ndërsa të gjithë punonjësit përgatiten të kthehen pranë familjeve të tyre, udhëtimet e tyre anulohen për shkak të motit të keq.
Cila do të jetë romanca e rradhës e Albertos? Barbara zbulon tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Çfarë do ndodhë më pas më marrëdhënien e tyre? Pedro nga ana tjetër po planifikon dasmën e tij…
Ana bën një ndryshim në pamje që do t’i mahnisë të gjithë. Si do të shkojë dita e saj e parë e punës si stiliste? Patricia do i japë një mësim të mirë nënës së saj…
Kur një linjë ajrore shumë e rëndësishme porosit uniforma për ekuipazhin e tyre në galerinë Velvet, Alberto bën një propozim revolucionar. Ana tashmë zyrtarizon lidhjen e saj me Karlosin.
Si do ta përjetojë Ana të gjithë dhimbjen e saj në ditën e dasmës së njeriut që dashuron? Alberto merr një letër që babai i tij i ka shkruar para se të ndërronte jetë. Çfarë shkruhet në të? A do të mundet Alberto të martohet me kristinën dhe të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga […]
Dita e madhe tashmë ka ardhur dhe Kristina duhet të aprovojë fustanin e saj. A do të munden Ana dhe Alberto të takohen një natë para dasmës së këtij të fundit?
Alberto festoon natën e fundit të beqarisë. Ndërkohë e gjithë atelieri i Velvet më në krye Raul de la Riven arrin që brenda natës të realizojë përsëri fustanin e nusërisë së Kristinës.
Si do të shkojë darka mes Anës, Mateos, Albertos dhe Kristinës? Një ditë para dasmës fustani i nusërisë së Kristinës zhduket dhe Ana tashmë duhet të bëjë çdo gjë për të gjetur atë.
Don Mateo arrin të shpëtojë marrëdhënien e Kristinës me Alberton duke u hequr si i dashuri i Anës. Raul i jep një lajm të mirë Albertos. Për çfarë bëhet fjalë? Çfarë do të ndodhë me Luisën?
Çfarë do të ndodhë mes Maks dhe Dona Blanka? Luisa vendos të abortojë fëmijën që ajo pret. A do të mundet Kristina të zbulojë marrëdhënien e fshehtë të Albertos dhe Anës?
Si do të shkojë takimi me princeshën? A do të munden Alberto dhe Ana të falin njëri-tjetrin? Një lajm në gazetë do të lumturojë Alberton dhe gjithë galerinë Velvet…
Tashmë fati duket që po i buzëqesh përsëri Albertos, pasi koleksioni i tij ka filluar të shitet. Çfarë do të ndodhë mes Pedros dhe Ritës? Çfarë propozimi do të ketë Alberto për Patrician?
Ana tashmë është e vendosur të luftojë për dashurinë e Albertos, por do të shkatërrohet përsëri kur e sheh atë në krahët e Kristinës. Një pengesë e minutës së fundit mund të rrezikojë jo vetëm të ardhmen e galerive, por edhe planet e Albertos…
I lënduar pasi Ana e braktisi atë në altar, Alberto refuzon të flasë me të. Në galeri mbërrin dita e madhe që të gjithë e prisnin, parada e Raúl de la Riva. Kush do të jetë modelja kryesorë e kësaj sfilate?
Patricia mbështet Alberton duke i dalë kunder nënës së saj mbi miratimin e koleksionit të ri të galerive. Alberto organizon një martesë në kishë për dashurinë e jetës së tij. Por Ana e lodhur nga gjithë kjo situatë, merr një vendim që mund të ndryshojë gjithçka përgjithmonë.
Pasi e sheh Anën me një burrë tjetër, Alberto kërkon të largohet gjithnjë e më shumë prej saj dhe me afrimin e dasmës, ndjen se tashmë duhet të zgjedhë: ose Anën ose Kristinën. Luisa do të marrë një lajm tronditës…
Klara vendos të ndahet nga Pedro. Alberto shkon të paguajë shumën e kërkuar në këmbim të fotove të tij me Anën. Kush qëndron pas gjithë kësaj? Rita do të mësojë një sekret të Pedros…
Çfarë të vërtete do të mësojë Don Blanca nga Maks? Pasi Kristinen e ka zënë gjumi, Alberto del nga dhoma e tij dhe troket në derën e dhomës së Anës. A do të mundet Ana e cila është e shkatërruar ta falë atë? Dikush po shantazhon Alberton…
Endrra e Anës dhe Albertos prishet kur Kristina do të arrijë në Paris si një surprizë e madhe për të fejuarin e saj. Planet e darkës për Anën dhe Alberton janë zhdukur dhe Ana pëson një zhgënjim të madh kur dëgjon dhe sheh Alberton duke e çuar Kristinën në dhomën e tij.
Ana dhe Alberto mbërrijnë në Paris. Tashme ata mund të ndihen të lirë të shijojnë dashurinë e tyre në vendin me të cilin të dy kanë ëndërruar gjithmonë. Luisa vazhdon të përndiqet nga Don Francisko. Çfarë do të ndodhë kësaj herë me të?
Ana dhe Kristina po kërkojnë dhuratën perfekte të ditëlindjes për Alberton. Ana, përpiqet të marrë një dhuratë speciale për të dy në ditëlindjen e parë të tij pa babanë. Luisa ndërkohë vazhdon nën presionin e Don Franciskos.
Kristina, e cila mund të aksesojë pothuajse çdo gjë, përpiqet të befasojë të fejuarin e saj. Fati nuk e favorizon Ritën në dashuri, pasi raporti i Klarës dhe Pedros duket gjithnjë e më i konsoliduar.
Gloria është e bindur se Alberto dhe Ana janë bashkë, kështu ajo i kërkoi vajzës së tij Patricia ta ndihmonte për të fundosur planet e Albertos në mënyrë që të merrte kontrollin e galerive.
Gloria është e bindur se Alberto dhe Ana janë bashkë, por duhet ta provojë në një mënyrë apo tjetër. Ky nuk do të jetë shqetësimi kryesor i Albertos, i cili tani duhet të bindë stilistin e famshëm Raúl de la Riva, në mënyrë që me dizenjot e tij origjinale, të ndihmojë në ringjalljen e biznesit.
Pasi Ana është larguar, Alberto pranon të martohet me Cristinën, vajzën e Gerardos. Ndërkohë, në galeri, Maksi, nëpunësi i ri, sjell disa kujtime të një të shkuare që Doña Blanca i fshihte deri tani. Një varëse që përdor Max është çelësi për ta njohur atë si djalin që ajo kishte dhe e braktisi në një […]
Alberto zbulon rrënimin e kompanisë që i ati ja ka mbajtur të fshehtët. Cili është shkaku i konfliktit mes Albertos dhe Anës? Cili është plani i Albertos për rimëkëmbjen e kompanisë?
Një perandori e ndërtuar me mendafsh, sensualitet dhe joshje. Në fundin e viteve 1950 në Madrid, në epoken e artë te “Haute couture”, ekziston një perendori veshjesh, ku çdokush duhet të bëjë blerje në të, të paktën një herë në jetë, ne Galerine “Velvet”. Një pallat art-deco, një vend magjik mbushur me luks dhe glamur […]
Plot
Velvet
Një perandori e ndërtuar me mëndafsh, sensualitet dhe joshje. Seriali më i famshëm në botë për parajsën “Haute Couture”, me modën dhe makinat e epokës, i shitur në më shumë se 140 shtete. Një fenomen në Netflix, tani premierë ekskluzive në një televizion shqiptar,tv Klan.