Nga regjisori I Ezel, vjen nje tjeter serial dramatik qe te mberthen para ekranit. Dy vellezer Sarp dhe Umut (Mert), djemte e nje krimineli, duan te vene drejtesi ne dy anet e ligjit. Pa e ditur qe jane vellezer, do te luftojne secili ne kahe te kunderta, njeri ne polici, tjetri ne mafien e krimit.
Sarp ka zbuluar vendodhjen e Davutit i cili është duke torturuar dikë. Sarp nuk merr ndihmën e kërkuar nga njerëzit e Alianak, ndaj niset i vetëm për të shpëtuar vëllain e tij. Davut dhe Sarp fillojnë një dylufitim të përgjakshëm. Në fund të dy do të zgjasin armën përballë njëri-tjetrit. Çfarë do të ndodhë? Çoskun, […]
Sarp, Mert, Eilem, Fusun dhe Barësh po hanë mëngjesin sëbashku duke shijuar momentet e fundit para dorëzimit të Mert në komisariat. Mert i kërkon Sarp ta ndihmojë për diçka të fundit. Cila do të jetë kërkesa e tij? Davut takohet në fshehtësi me Xhelalin. Ky i fundit është gati të hakmerret duke dashur të kthejë […]
Xhelal arrestohet dhe të tërë vëzhgojnë këtë ngjarje nga larg. Çoskun dhe policë të ndryshëm fillojnë të tallen me Xhelal. Gjatë kohës së transferimit në qeli, falë njerëzve të tij, Xhelal arratiset. Kush do të sakrifikojë veten e tij për të? Sarp, Mert, mamaja e tyre dhe Eilem janë gati të fillojnë një jetë të […]
Xhelal detyrohet të pranojë ofertën e Çoskun duke liruar kështu Mert. Xhelal i rrëfen Sarp se njerëzit e tij kanë vënë një pajisje gjurmuese te Mert, ndaj ai do të gjejë shumë shpejt djalin e tij. I penduar për veprimet e tij, Gokhan sjell materialet e fshehura te shefi i tij, përmes të cilave pastron […]
Mert futet në fshetësi në shtëpinë e Xhelalit për të bashkuar Mustafain me mamanë e tij. Xhelali u del përpara duke i ndalur. Nga ana tjetër, Sarp takohet me Jeshim, por përmes kurthit të ngritur ai kapet nga Davuti. Të dy vëllezërit janë të kapur nga Xhelali. Ata fillojnë të flasin në mënyrë sarkastike dhe […]
Pas momenteve të gëzueshme familjare, Fusun me zemër të thyer duhet të pranojë që djemtë e saj të vënë Xhelalin para drejtësisë. Gjatë kësaj kohe, Xhelal dhe njerëzit e tij bëhen gati të godasin me breshëri plumbash shtëpinë e tyre dhe të vrasin këdo ndodhet brenda. Ardhja e policisë, do të shkatërrojë planin e Xhelalit. […]
Xhelal vë rojen e tij më të mirë për të mbajtur nën kontroll gruan e tij. A do të mundet Jeshim të arratiset sëbashku me djalin e saj? Shefi Feridun mëson të vërtetën lidhur me identitetin e Sarp dhe veprimet e nxituara të Gokhan. Davut kthehet në kebabin e Xhelalit në gjendje të mjerueshme. Ai […]
Sarp kërkon të tregojë pafajësinë e tij duke i dhënë Semës dy emra. A do të mundet ajo të zbulojë të vërtetën? Jeshim i tregon Mertit artikullin e Ejlemit. Xhelal ka lënë gazetën mbi tavolinë dhe studion fshehurazi lëvizjet e Mertit. Çfarë do të dëgjojë Jeshim në bisedën mes Mert dhe Xhelal? Mert flet me […]
Kudret mëson nga Sarp se Mert është në të vërtet Umut. Ai vendos ti lirojë ata, me besimin e plotë që do të jenë ata që do të marrin hak ndaj Xhelalit. Davut sheh Sarp dhe fillon ta ndjekë, duke zbuluar kështu vendin ku ai dhe Çoskun fshihen. Mert merr përsipër të vrasë Sarp. Falë […]
Kudret dhe Xhelal janë të tërbuar me njëri-tjetrin. Sema flet me shefin e saj lidhur me bisedat e gjata prej një viti mes Jusufit dhe Sarpit, duke e lënë të mendojë se Sarp ka qënë i infiltruar. Përgjatë funeralit të shef Jusufit, Sarp kapet nga Davuti. Ky i gjithi është plani i thurur nga Mert, […]
Sarp fiton përleshjen e tij me Mert. Arma e Sarp është drejtuar kundër Mertit. I dëshpëruar, Mert lutet vetëm një përgjigje nga Çoskun. Para se dikush të flasë, Çoskun thotë që Mert, është në të vërtetë Umut duke i kujtuar atyre të shkuarën. Të dy vëllezërit tronditen. Është koha që tashmë ata të fusin Xhelalin […]
Mert dhe Sarp shihen në sy. Tashmë ata kanë kuptuar gjithçka dhe përqafohen mes lotësh. Çoskun gjendet me ta. Ngjarjet kthehen një ditë më parë… Falë ndihmës së Semës, Sarp mëson vendndodhjen e Çoskun. Gjatë kësa kohe, Mert ndjek gjurmët e lënë nga Çoskun për t’u takuar me të. Ndërsa Sarp nuk ja del të […]
Sarp fillon planin e tij për gjetjen e Umutit dhe dënimin e Xhelalit. Ai telefonon Xhelalin duke e kërcënuar. Edhe Xhelali nga ana tjetër është i vendosur të ndëshkojë Sarp. Cili prej tyre do të jetë i suksesshëm në planin e tij? Çoskun diktohet nga Davuti. Pas udhërave të marrë, ai duhet ta vrasë, por […]
Pasi mëson se djali i saj është i dyshuar për vrasjen e shef Jusufit, Fusun kërkon me patjetër të takojë Sarp. Sarp i kërkon mamasë së tij që të qëndrojë në shtëpinë ku gjendet e sigurt. Gokhan djeg provat e fundit të pafajësisë së Sarp. Xhelal mëson se Kudret është arratisur sërish. Eilem kërkon ndihmë […]
Policia vjen në vendngjarje dhe Sarp shihet si vrasës i Jusufit. A do të mundet Sarp të bindë të policinë që është i infiltruar? Xhelal dhe Mert janë larguar. Xhelali gëzon që armiqtë e tij kanë vdekur dhe dëshiron ta prezantojë Mertin në familjen e tij. Mert ende është i shokuar nga gjithçka ka ndodhur. […]
Kudret ja del sërish të shpëtojë dhe vendos të bashkëpuojë me Alianak. Mert çon Sarp te Xhelali. Teksa Xhelal i drejton Sarpit pistoletën në kokë, Sarp pyet se kush është vëllai i tij. Cila do të jetë përgjigja e Xhelalit? Xhelal i jep armën Mertit dhe i kërkon ta vrasë. A është gati Mert të […]
Sarp dhe Mert takohen. Edhe pse Sarp nuk e beson, ai detyrohet të pranojë ndihëmën e tij për të shpëtuar Fusunin. Në momentin që të dy ndodhen në shtëpinë ku është fshehur Fusun, Sarp merr telefonatën e rradhës nga Xhelali i cili po e pret. Mert dhe Sarp shpëtojnë sëbashku Fusun. Cili është plani që […]
Mert gjendet i shtrirë përdhe, i mundur nga Sarp, por ai ngrihet duke rifilluar sërish dyluftimin. Çfarë do të ndodhë? Shtëpia në të cilën Eilem, Fusun dhe Barësh janë strehuar, do të marrë flakë. Ndërsa Fusun do të rrëmbehet nga njerëzit e Xhelalit, Ejlem mendon se ajo ka vdekur e djegur në shtëpi. Sarp çohet […]
Kudreti tashmë është i lirë, por vetëm për disa minuta. Kush fshihet pas shpëtimit të tij? Mert kupton që gjithçka është një kurth. Ai i thotë Xhelalit se Sarp është polic. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Mert niset menjëherë për te Eilem dhe Fusun, me qëllim mbrojtjen e tyre. Një përballje në telefon me […]
Sarp përpiqet të futet fshehurazi në shtëpinë e Alianak, por ky i fundit e kap dhe e lidh në një karrige. Mert fillon ta godasë. Ai i merr telefonin dhe largohet në pritje të një mesazhi nga Jusufi. Eilem sheh Mert në restorantin e Xhelalit. Si do të jetë përballja mes dy të dashuruarve? Mert […]
Jusuf dhe Sarp thurin lëvizjet e tyre të ardhshme. Mert dëgjon gjithçka duke u gjendur një hap përpara. A do t’i rrëfejë ai Xhelalit gjithçka di për Sarp? Alianak analizon disa dokumenta. Çfarë do të zbulojë ai lidhur me të shkuarën e Davutit? Mert takohet me Alianak. Cili është kushti që i Alianak ka në […]
Mert dhe Sarp nisen për të mbyllur një marrëveshje të Xhelalit, por përballen me dy persona nga trupa e policisë. Këta të fundit vërtetojnë kështu përfundimisht se Mert është njeriu i Xhelalit. Çfarë do të thuhet mes Xhelalit dhe Kudretit në burg? Mert përpiqet të rregullojë marrëdhënien e tij me Ejlem. A do të mundet […]
Sarp vihet në kërkim të ndonjë gjurme që Melek mund të ketë lënë për të lidhur me Umut. Jeshim gjen Sarp në dhomën e Melekut dhe lajmëron Xhelalin. Sarp gjendtet në shtëpinë e Melek, por fshihet teksa sheh Xhelalin dhe njerëzit e tij të futen brenda. Dyshimi i Sarp lidhur me një kasetë me informacionin […]
Sarp dhe Mert kanë rrethuar Kudretin dhe Xhelal vjen te ta. Kudret i kërkon Xhelalit që ta vrasë vetë, e të mos ja lejojë këtë gjë “fëmijëve”. Xhelali i rrëfen se ka plane të tjera për të. Policia ndërhyn duke arrestuar Kudretin. Sjella e Sarp e vë në dyshime Mertin. Xhelal prezanton Mertin si “djalin” […]
Mert çohet në rajonin e policisë. Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme për treguar fajësinë e tij, Jusuf e poshtëron, e heq nga detyra dhe e largon nga komisariati. Eilem ndihet e dëshpëruar. Gjatë kohës që ajo qan me dënesë në krahun e Fusun, Mert vjen. A do të mundet ai të shfajësojë veten? […]
Ndërsa Jusuf i kërkon Sarp që të jetë i fortë, ky i fundit i rrëfen gjithçka, përfshirë edhe faktin që Mert punon për Xhelalin. Mert i rrëfen Xhelalit se tashmë Sarp e di që punon për të. Dëshmitari pranon se ai që ka qëlluar Kudret, nuk gjendet në asnjë nga fotot e të dyshuarve. Jusufi […]
Melek gjendet në duart e Sarp. Mert vjen pranë tyre. Në ato momente dëshpërimi, ai Sarp kupton që Mert dhe Melek kanë një lidhje të vjetër. Mert dhe Sarp çojnë Melek në spital. Melek do të pëshpërisë fjalën Mert e do të mbyllë sytë përgjithnjë. Mert telefonon Xhelalin duke i rrëfyer gjithçka. Tashmë Sarp është […]
Jusuf dhe njerëzit e tij kërkojnë për Melek, por nuk e gjejnë atë asgjëkundi. Ku është dërguar ajo? Emri i Kudretit si vrasës është përhapur kudo, ndaj policia mund ta ndjekë. Kudret urdhëon vrasjen e Sarp dhe Fusun të cilët i sheh si përgjegjës për vrasen e Handan. Melek ja del të arratiset. Ajo telefonon […]
Tejet e dëshpëruar, Melek pyet Xhelalin se përse ai ka shkatërruar gjithë ato jetë. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Mert detyron dëshmitarin që të ndryshojë dëshminë e tij. Melek telefonon Fusun dhe i thotë se e di se ku gjendet Umut dhe se do ti rrëfejë gjithçka kur ta takojë. Davut teksa dëgjon këtë, […]
Çoskun telefonon Sarp dhe e pyet nëse ka vrarë Xhelalin. Duke mos pëlqyer përgjigjen që merr Çoskun largohet. Melek humbet gjurmët e Sarp duke dalë fare rastësisht para Çoskun. Ajo i drejton pistoletën. Të gjendur të vetëm, Çoskun i rrëfen Melek se Mert është në të vërtetë Umut dhe se si kanë rrjedhur ngjarjet. Teksa […]
Xhelal çohet menjëherë në sallën e operimit. Për Sarp është e domosdoshme që Xhelal të jetojë, ndryshe nuk do të ritakohet më kurrë me vëllain e tij. Çfarë do të kërkojë ai nga Jusufi? Njerëzit e Kudretit i rrëfejnë Devutit se Xhelal ka vdekur. Çfarë do të bëjë ai? Ndryshe nga kërkesa e Mert, Eilem […]
Xhelal tërbohet kur mëson se Kudret ka shpëtuar nga shpërthimi i makinës. Jeshim detyrohet ti rrëfejë Xhelalit të vërtetën lidhur me rrëmbimin e Melek. A do të mundet Xhelal ta falë? Mert çon Eilem në shtëpinë në të cilën është rritur. Ata flasin me zemër të hapur dhe kalojnë momente të ëmbla sëbashku duke forcuar […]
Fulia instalon një bombë në makinën e Kudretit. Sarp dhe Mert ja dalin të mposhtin njerëzit e Kudretit dhe të shpëtojnë Mustafain. Sarp përpiqet që të mos e lejojë Mustafain të telefonojë babain e tij, por Mert ndërhyn. Edhe një herë, Xhelal ja del të shpëtojë nga rrëfimi i krimeve të tij. Makina e Kudretit […]
Davut përleshet me Fulian. A do të mundet ai të zbulojë prej saj vendndodhjen e Mustafait? Duke menduar se ka humbur të tëra shpresat, Xhelal bën një xhiro të fundit në lagjen e tij para se të dorëzohet në polici. Ai i kërkon Sarp që ta shqërojë për në polici. Sjella e Fusun e lë […]
Mert humbet gjurmët e Mustafait. Xhelali tashmë ndihet i humbur. Në ato momente Fusun hyn në restorantin e tij. Çfarë do ti thotë ajo? Disa minuta më vonë, Mustafa telefonon. Xhelali i jep Mertit dhe Sarpit adresën e tij. Për këtë herë, Sarp dhe Mert pranojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Kudreti kërkon Xhelalit të dorëzohet […]
I dëshpëruar, Sarp flet me Fusunin. Fusun vendos që të takohet me Kudret. Melek kthehet në shtëpi duke thënë se Kudreti e liroi atë. Xhelal vë në lëvizje njerëzit e tij për të marrë Mustafain dhe për të vrarë Kudretin. Sarp i kërkon Xhelalit të ndalojë urdhërin pasi mamaja e tij është aty. A do […]
Edhe pse me dyshuese te Kudreti, Jeshim pranon të shkëmbejë Melek me djalin e saj. Duke u shtirur në telefon, ajo i thotë Melekut se Sarp është plagosur dhe se gjendet në spital. E trondiur, Melek niset për në spital. A do të bjerë ajo në kurthin e ngritur nga Jeshimi? Sarp përballet me Alianak […]
Xhelal përpiqet të qetësojë Jeshimin ndërkohë që vetë është i tërbuar. Sarp vihet në veprim për lirimin e Mustafait, por Kudret dhe njerëzit e tij e ndalojnë. Përse Kudret do kursejë jetën e tij? Xhelal telefonon Sarpin, por Kudret përgjigjet në vend të tij. Mert futet në aksion. A do të mundet ai të shpëtojë […]
Sarp dorëzon materialet te Xhelali dhe njofton Jusufin për këtë gjë. Kudreti planifikon të fotografojë Xhelalin me të infiltruarin e tij në polici. A do tja dalë ai mbanë? Xhelal dhe njerëzit e tij kanë mbërthyer Kudretin. Ai zgjohet teksa sheh që po e varrosin të gjallë. Mustafa do të rrëmbehet dhe Jeshim bie në […]
Sarp dhe Davut janë vënë në ndjekje të valixhes së Kudretit. A do të munden ata gjatë kohës që janë sëbashku të ulin tensionet mes tyre? Xhelal falenderon Fusunin që ka rritur një djalë aq të mirë që i shkon përshtat kërkesave të tij. E tërbuar, Fusun nxjerr thikën e vendosur për ta vrarë. Çfarë […]
Sarp është i dëshpëruar. Atij i duhet të presë një tjetër rast për të futur në kurth Xhelalin. Eilem dhe Fusun presin të marrin nga burgu. Ato mendojnë se është hera e fundit që Sarp është pjesë e puneve të pista të Xhelalit, por do të jetë Davut dhe njerëzit e tjerë të Xhelalit që […]
Sarp dhe Xhelal gjenden në burg. Ky është rasti që Sarp ka pritur prej vitesh: Të kërcënojë Xhelalin dhe të gjejë Umut. Cili ka qënë plani i vërtetë i thurur mes Sarp dhe Jusuf? Nga ana tjetër, Mert ka parë në distancë takimin e Sarp me Handan. Cila është detyra e dhënë nga Xhelali? Kudret mëson […]
Xhelal, Kudret dhe njerëzit e tyre takohen. Kudreti ka videon e vrasjes së Tahsin, ndërsa Xhelal mban peng Handanin. A do të munden ata të marrin nga njëri-tjetri atë që kërkojnë? Sarp kupton se duhet të kthejë situatën në favorin e tij, ndaj atij i duhet një takim tjetër me Handanin. Çfarë do të ndodhë […]
Sarp thur një plan për të kthyer Xhelalin në lojë, por i kërkon atij ndihmë për të mbrojtur familjarët e tij. Cila është e shkuara që lidh Xhelalin me Kudretin? Kudret kërkon hakmarrje. Të dy ata do të takohen në një vend të veçantë për ta. Handan është marrë peng nga Sarp. Ajo gjen formën […]
Handan është e tërbuar. Ajo fajëson Xhelalin për problemet, sidomos ato financiare. Cili është plani i saj? Jusuf i rrëfen Sarpit që Melek ka kërcënuar Aishen duke bërë atë të ndryshojë dëshminë. Kjo nënkupton për ta që Melek ende mbulon punët e pista të Xhelalit. Handan kërcënon Xhelalin, por tronditet kur sheh kundërpërgjigjen e tij. […]
Ndërsa Davut beson se Aishe ka vdekur përmes shpërthimit, Sarp ka mbërritur në kohë duke e shpëtuar. Me besimin e plotë që Aishe nuk do të mundet të jetë më dëshmitare, Mert e akuzon për spiune te Jusufi. Si do të reagojë Mert kur Jusuf ta vërë përballë Aishes? Pas justifikimeve jo bindëse, Jusuf kërkon […]
Handan është e kënaqur pas plotësimit të kërkesave të saj dhe është e gatshme për bashkëpunim me Xhelalin. Fulia dhe Handan janë të bindura që tashmë kanë në dorë Xhelalin. Sarp dhe Jusuf flasin lidhur me situatën e Mert. Çfarë do të vendosin ata? Xhelal dhe Sarp kanë vepruar në fshehtësi. Cila është loja e […]
Pasi sigurohet që Sarp dhe Handan janë larguar, Mert futet në shtëpinë e Handan dhe vendos përgjues. Handan kërkon dy gjëra nga Xhelali: që Sarp të jetë pjesë e takimit dhe që të jetë ky i fundit që të kryejë një vrasje. Si do të reagojë Sarp? Fusun bindet që të rihapë restorantin. Sarp dhe […]
Sarp futet në shtëpinë e Mert. Çfarë do të bëjë ai? Jusuf vë në provë Mert. Ai i jep një dosje për ta ekzaminuar duke i kërkuar të shohë për njerëzit e Xhelalit. Melek telefonon Handan duke i thënë se ajo nuk dëshiron të merret me çështjen e saj. Mert kthehet në shtëpi e Sarp […]
Kush është bosi i vërtetë me të cilën flet Handan në telefon? Handan njofton Sarp se Xhelal i dha asaj çantën. Sarp dhe Jusuf tashmë kanë sigurinë e plotë se një polic punon për Xhelalin. Jusuf fillon të dyshojë te Mert. Eilem i thotë Mert që dyshon se Sarp është i infiltruar te njerëzit e […]
Xhelal krijon sërish besim te Sarp. Xhelal takohet me vajzën kupiere. Ai dëshiron të bëjë biznes me të. A do tja dalë ai mbanë? Jusuf sheh gjithçka në distancë. Mert takohet me Xhelal dhe i thotë atij se Jashar është kthyer në problem. Çfarë do të bëjë Xhelali? Jusuf është i tërbuar që as këtë […]
Alianak dhe Sarp humbasin të tëra paratë që Xhelal u kishte dhënë. Sarp është dyshues ndaj rrethanave në të cilat ndodhet e mendon që është një kurth. A është ky një test nga ana e Xhelalit? Davut rrëfen ndjenjat e tij ndaj Melek. Si do të reagojë ajo? Jashar çohet me urgjencë në spital. Cili […]
Mert ndihet i dëshpëruar nga përgjigjet që merr. Sarp që pa vdekjen me sy, gjendet pranë nënës së tij. Ai do të hidhërohet së tepërmi pas telefonatës së Çoskun. Kush i ka dërguar realisht letrën Mertit dhe pse? Xhelal dhe Mert do të takohen me fshehtësi. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Edhe Jusuf takohet […]
Sarp merr drogën nga Davut dhe është në pikën e takimit. Aty ai merr udhëzime për një vend të dytë ku do të bëhet shkëmbimi. Mert ndjek Sarp hap pas hapi. Të dy ata ndonse vendosin të bashkëpunojnë, bien në kurth dhe përfundojnë të mbyllur në një dhomë frigoriferike. Teksa disa sekrete janëgati të dalin, […]
Sarp merr një kërcënim përmes telefonit. Ai mendon të shfrytëzojë këtë rast në dobinë e tij duke përfshirë Xhelalin në lojë. Jusuf i kërkon Sarpit të jetë i kujdesshëm pasi tashmë Xhelal ka dyshime mbi të. Mert dërgon menjëherë për analiza gjakun që i kishin sjellë. Fusun fton për darkë Melek, Sarp, Mert dhe Eilem. […]
Mert bëhet dëshmitar i të vetmit takim që nuk do ta besonte kurrë, atë të Sarp me Yusuf. Si do të reagojë Xhelal kur të mësojë këtë të vërtetë? Sarp mëson se po e vëzhgojnë. A do të mundet aktrimi i tij të jetë i bindshëm? Melek pyet veten nëse Sarp ka vrarë Çoskun, pasi […]
A do të mundet Davut ti shpëtojë vdekjes? Pasi sheh trupin e vdekur, Sarp kupton që po përpiqen ta fusin në kurth. Policia gjendet shumë pranë. A do të mundet Sarp të largohet në kohë? Shefi i Jusufit lë afat deri në mesnatë që Sarp të dorëzohet ndryshe identiteti i tij do të vihet në […]
Pas urdhërave të Xhelalit, Sarp shkon të shpëtojë Alianak. Çfarë do të ndodhë me të? Serap i rrëfen Jusufit se djali i tyre ka qënë një polic, por që tashmë ka marrë një rrugë tjetër. Çfarë do të zbulojë Sarp për djalin e Serap? Melek pyet Xhelalin nëse historia që ka dëgjuar për mamanë e […]
Serap i rrëfen Jusufit se Gokhan është djali i tij. Ai telefonon menjëherë Sarp duke i kërkuar të mbrojë djalin e tij. A do të mundet Sarp të mbërrijë në kohë? Gjatë kohës që Sarp futet në aksion, Mert mbërrin në vendngjarje duke keqkuptuar situatën. Ai kërkon përforcime për ndjekjen e Sarp. Jusuf qëndron pranë […]
Sarp është i tërbuar pasi Çoskun ka humbje të kujtesës. Gjatë kësaj kohe, Davut mbërrin në spital. Kush prej tyre do të dikojë i pari praninë e tjetrit? Të urdhëruar nga epërorët e tyre, Sarp dhe Mert takohen në të njëjtin vend, duke drejtuar pistoletat. Në magazinë nuk gjendet askush. Cili prej tyre do të […]
Sarp qëndron pranë Melek. Kërkesa e Sarp, do ta fusë atë në dilemë. Mert është i tërbuar nga ajo çka ndodhi. Ai kërkon nga Xhelal arsyen e vrasjes së Çoskunit. Cila do të jetë përgjigja e Xhelalit? Një breshëri plumbash do të godasin restorantin teksa Sarp, Fusun dhe Eilem gjenden brenda. Kush do t’i shpëtojë […]
Xhelal kërkon me doemos të gjejë vendndodhjen e Çoskun dhe është i gatshëm për gjithçka. I frikësuar, Çoskun telefonon Mert dhe i kërkon ndihmë në këmbim të informacionit për familjen e tij. Cila do të jetë përgjigja e Mert? Pas ndjekjes nga njerëzit e Xhelalit, Çoskun pëson aksident dhe makina e tij fillon të digjet. […]
Melek mëson se është vajza e Xhelalit. A do ta pranojë ky i fundit këtë të vërtetë? Sarp dhe Mert kanë nevojë për Çoskun, ndaj ata duhet ta kapin atë para se ta bëjë Xhelali. Sarp dhe Davut mësojnë se Xhelal është babai i Melek. I dëshpëruar, Xhelal i rrëfen Jeshim lidhur me vrasjen e […]
Policia mbërrin në vendngjarje. Kë do të arrestojnë ata? Sarp pyet Çoskun lidhur me rrëmbimin e Umut. Dikush dëgjon bisedën. A do të mundet Sarp të marrë përgjigjet që kërkon? Mert urdhërohet që të marrë në pyetje Çoskun. Ky do të ishte fundi i infiltrimit të tij. Policia nuk ka asgjë kundër Çoskun dhe e […]
Çoskun i kërkon Xhelalit të sakrifikojë veten për të shpëtuar atë të Melek. Çfarë do ti kërkojë Jeshim Sarpit? Jusuf mbledh skuadrën duke vendosur një lider të ri. Melek po përjeton sërish situatën traumatike sikurse ishte e vogël. Ajo emocionohet teksa sheh Xhelal të gatshëm për të sakrifikuar veten për të. A do të rezultojë […]
Gjatë kohës që Sarp vazhdon të godasë veten me pistoletën bosh, ai dhe Xhelal mësojnë për rrëmbimin e Melek. Ish-gruaja e Jusuf kërkon ndihmën e tij për të ndihmuar djalin e saj që është futur në rrugën e gabuar. Çfarë fsheh Serap? Në kundërshti të urdhërave të Xhelal, Sarp rrëbehet të shpëtojë Melek. Xhelal dhe […]
Çoskun është gati të thotë emrin e vërtetë të Mert, por Xhelal ndërhyn duke e tërbuar Mertin. Sarp shkon në shtëpinë e Mertit dhe të dy flasin për xhirimet. A do të munden ata të marrin informacion nga njëri-tjetri? Çoskun gjen një aleat në luftën e tij kundër Xhelalit. Kush është ai dhe cila është […]
Sarp futet në apartamentin e Mertit. Ai ja del që të marrë materialet filmike dhe të largohet. Dikush e ndjek atë pas. Kush e ka nën kontroll lojën? Djali i I.T. që punon në polici telefonon Mert dhe i thotë që pamjet filmike nuk mund të kthehen më pas. Sipas udhëzimeve të Xhelalit, Alianak del […]
Davut kujton herën e parë që pa Melek. Pasi Melek nuk i përgjigjet telefonatave të tij, Xhelal i kërkon Sarpit takim. Cila është loja që Mert po luan lidhur me xhirimet? Fusun është e shqetësuar për marrëdhënien mes Sarp dhe Melek. Çfarë i kërkon ai? Melek ka marrë vendimin që të ndahet nga Sarp. E […]
E dëshpëruar, Melek i thotë Sarp se nuk do të kthehet më te Xhelali. Çfarë do të zbulojë Mert nga xhirimet? Çoskun i bën Mert një kërkesë në këmbim të informacionit mbi familjen. Cila do të jetë zgjedhja e Mert? Davut dhe Sarp përleshjen për Melek. Cila është frika e kësaj të fundit? Xhelal kërkon […]
Melek ndiqet nga njerëzit e Xhelalit. Ata besojnë se ajo ka një marrëdhënie me Barësh. Cili është kushti që Xhelal të falë Alianak? Shefi i ri i thotë Mert se tashmë ata mund të mundin Xhelalin. Xhelal kërkon nga Mert të fshijë gjithë xhirimet, duke e vënë këtë të fundit në pozitë të vështirë. Pas […]
Melek dhe Fusun flasin për Xhelalin. Shefi i Jusufit ka marrë tashmë çështjen në dorë dhe kërkon të takohet me Sarp. Çfarë do ti kërkojë ai Sarpit dhe si do të reagojë ky i fundit? Mert përiqet të marrë xhirimet e kamerave për të kuptuar se kush ka ndihmuar Jusufin. A ka mundur Xhelal të […]
Alianak dhe Avokati takohen mes të shtënash. Të tërë pranojnë të bashkohen me “Bosin”. Leila dhe Sarp shohin gjithçka përmes kamerave. A do t’i rrëfejë ai të vërtetën lidhur me vdekjen e të shoqit? Jusuf futet në makinën e Sarp dhe e pyet nëse është apo jo “Bosi”. Xhelal mëson për të takimin me të […]
Xhelal ka kapur një nga kundërshtarët e tij dhe kërkon të dijë gjithçka për “Bosin”. A do të mundet ai të zbulojë identitetin e Sarp? Nën momentin që një krim është gati të kryet, Xhelalit i vjen një mesazh. Çfarë thuhet në të? Fusun ka një surpirzë për të tërë, ajo ka ftuar Melekun, Eilemin, […]
Sarp përmes personazhit të krijuar prej tij nën emrin “Bosi”, dërgon njerëz që të marrin para. Mert i rrëfen Xhelalit se ka zbuluar vendndodhjen e Çoskunit, por ai nuk ka ardhur. Shefi i Jusufit nuk pranon dorëheqjen e tij. Një dosje konfidenciale e kaluar nëpër duart e Mert, e vë këtë të fundit në dyshime. […]
Në një godinë të vjetër Xhelal gjen një shkrim për të. Çfarë është shkruar në të? Xhelalit i kërkohet që të zgjedhë anën që do të mbajë, rrjedhimisht dhe armiqtë e së ardhmes. Mert zbulon vendndodhjen e Çoskun e në pritje të tij gjen foto të Xhelalit. Në këtë kohë Jusufi kërkon ta takojë për […]
Xhelali dhe njerëzit e tij përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh me kundërshtarët dhe liderët e mafias. Mert vë në dispozicion gjithçka mundet për të gjetur vendndodhjen e Çoskun. Ky i fundit vjen në vendin ku ka rrëmbyer Umut dhe zbulon adresën e re të Fusunit. Mert i rrëfen Fusunit dhe Eliemit lidhur me […]
Ndërsa Sarpin e zë gjumi me fotografinë e vëllait të tij të vogël, Mert ka shpresë se një ditë do të takohet me vëllain e tij të madh. Kush do të jetë ortaku i ri i Alianakut? Çoskun i dërgon një mesazh Xhelalit. Çfarë shkruhet në të? I tronditur, Xhelal dyshon se Mert ka mësuar […]
Çoskun vret njeriun e tij, pasi ishte i vetmi që dinte gjithçka lidhur me të. Sarp telefonon Jusufin, duke i thënë se Xhelali do të bëjë një transport ilegal në mbrëmje. Mert i rrëfen Melek se Çoskun është gjallë. Si do të reagojë ajo? Jusuf bëhet gati të kapë Xhelalin. Çfarë do të gjejë ai […]
Çoskun fillon të rrahë Mert, sikurse bënte kur ky i fundit ishte një fëmijë. Eilem e ka të pamundur të shohë këtë situatë dhe pranon të shkruajë artikullin. Çfarë do të ndodhë? Alianak duket se ka gjetur aleatin e tij të rradhës për të dalë kundër Xhelalit. Me kë do të bashkëpunojë ai? Mert dhe […]
Sarp nevrikoset kur mëson nga Fusun se Mert ka tentuar të gjejë përputhshmëri mbi gjakun e gjetur te bluza e Umutit. Fusun e qetëson atë duke i thëse se Mert është një djalë i dashur. Çfarë do të mësojë Fusun lidhur me Melek? Në mendjen e Mertit është vetëm hakmarrja. Ai i kërkon Eilemit që […]
Pas urdhërave të Xhelalit, Melek është e detyruar të qëndrojë në shtëpinë e tij. Jeshim kërkon nga Davuti të përkujdeset për të. Jusuf duhet të gjejë një mënyrë për të dalë nga loja në të cilën është shtirur si Nexhip. Mert lëshon një zarf për Sarpin në garazhdin e makinave. A do të mundet ky […]
Kur policia vjen në vendngjarje, Alianak nuk gjendet më aty. Sarp telefonon Jusufin dhe i thotë se Alianaku do ta çojë atë te Nexhip. Jusuf tronditet, pasi kupton se plani i tij po dështon. Alianak e fut Sarp në kurth. Mert që i ka ndjekur hap pas hapi shpëton Sarp në moment të fundit. Çfarë […]
Alianak bën plane për t’u arratisur jashtë shtetit. Çoskun i dërgon mesazh Eilem duke i thënë se ka informacione të tjera për të. E frikësuar nga situata e herës së fundit, Eilem telefonon Mert. Xhelal u thotë njerëzve të tij që Sarp është bërë krahu i tij i djathtë dhe se tashmë fjala e Sarp […]
Mert lëshon Xhelalin dhe sjell në komisariat disa nga njerëzit e këtij të fundit. Nga ana tjetër edhe Sarp gjendet aty duke u marrë në pyetje. Dikush do të marrë përsipër krimin duke e lënë Sarp të lirë. E tronditur nga ideja që Sarp është bërë kryetari i mafias, Fusun shkon në restorantin e Xhelalit […]
Sarp takohet me kryetarin tjetër të mafias, Akin duke kërkuar të bëjnë biznes bashkë. Edhe pse Akin pranon se ka mbetur i befasuar dhe lë takim me të në mbrëmje, duket se ai ka dyshimet e tij. Eilem mëson se Sarp është tani kryetari i krye. Si do të reagojë ajo? Në mbrëmje, Sarp me […]
Sarp ka fituar besimin e plotë të Xhelalit. Mert sheh gjithë ngjarjen nga larg me xhelozi. Në të vërtetë i gjithë plani është thurur nga Sarp dhe Jusuf me qëllim kapjen e kyretarëve të mafies përmes një aksioni të vetëm. Xhelal kthehet në shtëpi. Si do të reagojë familjarët e tij? Alianak mbledh kyretarët e […]
Xhelal gjendet i vetëm në makinë. Familjarët e tij dëgjojnë shpërthimin e eksplozivit dhe vrapojnë jashtë për të parë të tmerruar makinën e shkrumbuar. Alianak, i gëzuar që përmbushi objektivën e tij, shkon në lagjen e vjetër për të përhapur lajmin. Mert shembet në lot kur mëson mbi vdekjen e Xhelalit dhe kujton të shkuarën […]
Sarp përpiqet të kuptojë se kush i ka shkruar letrën që gjeti në xhepin e tij. Ai dyshon te një nga pjestarët pasi sheh shkrimin e tij. Sarp detyrohet ta torturojë që të nxjerrë prej tij informacion. Disa të huaj sulmojnë bandën e Xhelalit. Dy mesazhe vijnë në celularin e Xhalit në të cilat shkruhet […]
Davut ndjek Sarp me qëllim gjetjen e vendndodhjes së Melekut. Sarp ja del ta mashtrojë dhe të futet në kamionin e tij. Ai i dërgon një mesazh Xhelalit duke kërkuar shkëmbimin e të rëmbyerave në një pyll pranë liqenit. Përse Mert do të mbledhë skuadrën e policisë? Sarp mund njerëzit e Davutit dhe shpëton Eilem […]
Sarp tërbohet nga fotot e gjetura në dollapin e Davutit. Ai pret që të përballet me të, por telefonata nga spitali e detyron të largohet. Pasi gjen vendndodhjen e Fusun dhe Eilem, Davut i rrëmben ato dhe i mbyll në një godinë të vjetër. Përmes një rrengu Sarp ja del të nxjerrë Melek nga shtëpia […]
Sarp mund Mestanin pas një dyluftimi të drejtë. Dikush e godet pas shpine dhe pasi rikthehet në vete, Sarp gjen veten diku larg me një shënim në xhep. Menjëherë ai telefonon mamanë dhe Eilem duke i kërkuar të shkojnë në një adresë të re. I tronditur nga pamja makabre, Xhelal kërkon nga njerëzit e tij […]
Melek dhe Sarp takohen. Sarp është pak i lëkundur me ndjenjat e tij tashmë që di se Melek është vajza e armikut të tij më të madh. Cila do të jetë kërkesa e tij? Ai gjithashtu e pyet nëse në fëmijërinë e saj ajo ka njohur vëllain e tij. Mestan ka dyshime për Sarp dhe […]
Davut detyrohet të djegë gishtërinjtë e tij, pasi policia kishte gjurmët e tij. Merti shkon në zyrën e Jusufit dhe gjen fotot e Talip, duke u kthyer kështu pas në kohë. Sarp përballet me Talip. Cili do të jetë zbulimi tronditës që do të mësojë Sarp? Alianak shkon në restorantin e Fusun. A do të […]
Mert sheh mamanë e kolegut të tij në zi dhe ndihet keq. Melek sheh sërish emrin “dashuria ime” në telefonin e Sarp. Kush do të përgjigjet nga ana tjetër? Jusuf i rrëfen Sarp se Eilem ka botuar një artikull mbi tutorin e fëmijëve në rrugë. Kush do të kërënojë Eilem lidhur me artikullin e botuar? […]
Jeshim telefonon Melek. E tërbuar nga vendimi i Xhelalit, ajo fillon ta kërcënojë. Si do të reagojë Melek? Aslan ndjek Mert dhe regjistron bisedën e tij me Xhelalin. Mert kupton që po e ndjekin. Ai dhe Aslan i drejtojnë armën njëri-tjetrit. Sarp dhe Jusuf dëgjojnë një të shtënë. Çfarë ka ndodhur? Mert ndihet keq. Ai […]
Sarp kalon natën në shtëpinë e Melek. Ndërsa Sarp rrëfen për të shkuarën dhe humbjen e vëllait, Melek i rrëfen se dyshon se Davuti ka kuptuar marrëdhënien e tyre. Në mëngjes, Jusuf telefonon Sarp dhe Melek lexon emrin “Dashuria ime”. Melek bëhet dyshuese dhe sillet ftohtë me Sarp. Cili është plani që kanë Sarp dhe […]
Xhelali dhe miku i tij lirohen nga burgu. A do të vazhdojë marrëveshja mes tyre? Gjatë kohës që pritet dalja e tyre, Alianak pyet Sarp lidhur me gjakun e gjetur në sediljet e pasme të makinës gjatë kohës kur ishte i plagosur. Të gjendur të vetëm në makinë, Xhelal i kërkon Sarp të kujdeset për […]
Sarp gjen ngarkesën e vërtetë dhe i dërgon Jusufit vendndodhjen e saj. Jusufi gjendet përballë Xhelalit dhe mikut të tij. Gjatë kësaj kohe, Mert ka kuptuar të gjithë planin por duke mos patur mënyrë kontakti me Xhelalin, detyrohet të bëjë gjithçka i vetëm. Çfarë do të ketë në përmbajtje kamioni që po ndjek policia? Jusuf […]
Fusun mëriztet teksa sheh një të varfër në restorantin e saj. Ajo vendos ta punësojë pa e ditur se kush është ai në të vërtetë. Eilem gjen më shumë informacione për personin që kërkon Mert. Çfarë do të bëjë ajo? Xhelal paralajmëron Sarp për Mertin duke i thënë se takon shpesh mamanë e tij. Ndërkohë […]
Fusun gjen Mert të dëshpëruar pranë restorantit të saj. A do të mundet Fusun ta qëtësojë atë? Davut vret një nga njerëzit e Xhelalit. Alianak paralajmëron Sarp duke i përshpëritur në vesh. Si do të reagojë Sarp? Davut dhe Sarp kërcënojnë njëri-tjetrin në mënyrë të tërthortë. Melek i kërkon Sarp të largohet nga rruga në […]
Melek fillon të pyesë Sarp. Ajo i thotë të largohet sa është në kohë. Cila do të jetë përgjigja e tij? Alianak përgjon një pjesë të bisedës së tyre. Të nesërmen, Sarp takohet me Jusufin dhe i rrëfen gjithçka ndodhi. Si do të reagojë Jusufi? Melek dhe Sarp duhet të ndihmojnë djalin e Xhelalit me […]
Sarp ja del të marrë emrin e të ftuarit misterioz të Xhelalit. Nga ana tjetër, Jusuf i thotë Sarpit që ka gjetur adresën e personit të lidhur me vëllain e Sarpit. Eilem është e tërbuar me Mert pasi ka lexuar shënimin e Davutit dhe i thotë që nuk do ta shohë më. Xhelal takohet me […]
Sarp i vë vetes synim për të gjetur emrin e të ftuarit misterioz të Xhelalit. Xhelil nga ana e tij premton që do të zbulojë se si përfundoi fotoja e vëllait të Sarpit në duart e Omerit. Melek po përpiqet që të gjejë një doktor të mirë për nënë e Sarpit. Krejt papritur asaj i […]
Xhelal dhe njerëzit e tij ja dalin të gjejnë çimkën e fshehur në zyrë. A do të zbulojnë ata diçka nga kamerat e sigurisë? Sarp është në pyll për të marrë foton e vëllait të tij të vogël. Si do të jetë përballja e tij me Mert? Sarp mëson se mamaja e tij është shtruar […]
Sarp ndjek Melek. Çfarë e shqetëson atë? Teksa Sarp gjendet i vetëm, Jusuf i kalon informacione dhe e paralajmëron atë të ketë kujdes nga dashuria. Melek fle në shtëpinë e Sarp dhe fshihet teksa Xhelali dhe njerëzit e tij vijnë për vizitë. Cila do të jetë detyra e re e Sarp? Davut dyshon nga sjella […]
Xhelal i kujton Sarp se do të ketë pasoja pasi ai nuk ja doli të kapte policin. Shef Jusufi telefonon. A do të munden njerëzit e Xhelalit të diktojnë të vërtetën? Teksa janë të vetëm Alianaku i lë të kuptohet Sarpit se ka dyshimet e tij mbi mbrëmjen e kaluar. Mert tërbohet pasi Melek shqetësohet […]
Sarp shtiret sikur Merti ja ka dalë të largohet duke e lënë të plagosur. Njeriu i Xhelalit e lë Sarpin e plagosur në pyll. Merti kthehet dhe e shpëton atë. Nga telefonata që merr Xhelali, mesohet se Sarp dhe Mert janë vëllezër. Alianak dyshon në ardhjen e Sarp vetëm, megjithatë e ndihmon atë që të […]
Eilem gjendet në shtëpinë e Mertit. Ai i rrëfen një pjesë të dhembshme të së shkuarës së tij. Në mbrëmje Sarp shkon te Melek për ti kërkuar falje. Mert detyrohet të shohë ngjarjen i fshehur. Ai paralajmëron Melek që të ketë kujdes nga Sarp. A do të mundet Sarp të gjejë një zgjidhje për detyrimet […]
Sarp arrin të qetësohet dhe Xhelali e njeh atë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Në mbledhjen e rradhës, Xhelal këkron mendimin e Sarpit. Gjatë kësaj kohe, Mert mëson vendndodhjen e Omerit. Eilem flet me shefen e saj dhe i thotë që po ndjek një histori me rëndësi. Melek sjell dikë që të bëjë biznes […]
Vajza e mafiozit Xhelal është në fakt bashkëvuajtesja e Mert kur ata keqtrajtoheshin në fëmijëri. Sarp më në fund është i infiltruar në rradhët e mafias. Kasapi Xhelal e ka futur atë në rradhët e njerëzve të tij. Edhe Mert në polici punon për atë që e rriti. Sarp, teksa djeg kujtimet, hidherohet kur kujton […]
Mert takohet rastësisht me një zonjë e cila në fakt është nëna e tij. Ajo i rrëfen Mertit për djalin e saj Sarp që donte të behej agjent policie. Merti humbet në kujtimet e fëmijërisë së hidhur ku keqtrajtohej nga trafikantet. Sarp ndodhet rastësisht në një atentat kundër bosit të mafias kasapit Xhelal. Mert arreston […]
Sarp del nga burgu dhe takohet me të ëmën, por atij menjëherë i duhet të largohet me dikë. Një shkëmbim zjarri e përball atë me vajzën e armikut të tij. Për çfarë ka ardhur vetë bosi i mafias te Sarp? Mert nga ana tjetër është shumë i suksesshëm në polici. Madje ai ndihmon edhe një […]
Ditën e diplomimit, Sarp është në akademinë e policisë, por nuk ka të veshur uniformën e tij. Studenti më i mirë i katër viteve drejton armën shefit të tij. Cilat janë arsyet e këtij vendimi? Duke u kthyer pas në kohë rrëfehen detaje mbi të shkuarën e Sarp, babait dhe vëllait të tij. Në të […]
Plot
I infiltruari
Drama, Action, Crime
Nga regjisori I Ezel, vjen nje tjeter serial dramatik qe te mberthen para ekranit. Dy vellezer Sarp dhe Umut (Mert), djemte e nje krimineli, duan te vene drejtesi ne dy anet e ligjit. Pa e ditur qe jane vellezer, do te luftojne secili ne kahe te kunderta, njeri ne polici, tjetri ne mafien e krimit.