Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit, fenomeni i mediave sociale, me çiftin e aktorëve më të preferuar Hande Erçel (Eda) dhe Kerem Bursin (Serkan). Çifti më i paimagjinueshëm e gjen veten pre e një marrëveshjeje. Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do ti rijapë asaj bursën e studimit. Marrëveshja do të zgjasë 2 muaj, por të jesh e fejuara e beqarit më të kërkuar dhe më të pasur të Stambollit, nuk është aq e lehtë. Ajo që nisi si diçka e lehtë, nuk është e tillë pas disa orësh...
Të ngecur në një pyll dhe pa asgjë afër, Edës i plasin ujërat. Serkan është ai që do asistojë në lindjen e djalit të tij. Çfarë do të ndodhë me Melon? Të lumtur dhe me të gjithë njërëzit e tyre të dashur afer, Serkan dhe Eda më në fund shijojnë qetësinë dhe dashurinë e tyre.
Çfarë po kurdisin Serkan dhe Kiraz fshehtas Edës? Kjo e fundit ndërkohë vazhdon të jetë e ndjeshme ndaj çdo gjëjë. Si po shkon marrëdhënia mes Ajdan dhe Kemalit? Eda fillon të ndjekë ca mesime joga për të qetësuar vetën dhe të tjetër rreth saj.
Serkan dhe Eda intervistojnë dadot që do të kujdesen për dy fëmijet e tyre. A do të bien dakort ata për ndonjërën nga ato? Serkan merr një surprizë të bukur për ditëlindjen e tij. Cili do të jetë emri që Eda dhe Serkan kanë menduar mbi foshnjën e tyre?
Tashmë që Eda është në prag lindjeje, Kiraz ka menduar një emer qesharak për vëllain e saj. Xhan nga ana tjetër u kërkon prinderve të tij të martohet me Kirazin. Çfarë po ndodh me Melon?
Pinar i rrëfen Serkanit që ajo dhe Kerem janë dashuruar me njëri-tjetrin. Serkan vazhdon të surprizojë Edën duke e çuar atë në shtëpinë e tyre të ardhshme. Në shtëpinë e Ajdanit vjen mamaja e Kemalit. Si do të jetë takimi mes tyre? A do të zbulohet shtatzanie e Edës?
Eda merr një surprizë të bukur nga Serkan dhe Kiraz. Çfarë po ndodh me Ajdanin? Edës kanë nisur t’i shfaqen shenjat e para të shtatzanisë. A do ta kuptojë kush që ajo po pret një fëmijë?
Si do ta presë Serkan lajmin që do të bëhet baba për herë të dytë? A do të munden Engin dhe Përëll të rimëkëmbin kompanine “Art Life”? Si do të shkojë vizita e parë e Edës tek doktori? Çfarë po e mundon Serkanin?
Për çfarë do të flasin Serkan dheKemal? Çfarë do të ndodhë me kompaninë e Serkanit? A do të kenë Përëll dhe Engin një zgjidhje për të? Kemal i propozon për martesë Ajdanit. A do të pranojë ajo? Serkan merr lajmin e bukur që së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Si po shkon marëdhënia mes Melos dhe Burakut? Çfarë po përpiqen të zgjidhin Ajdan dhe Ajfer? Si po shkon puna e rë e Serkanit si professor në universitet? Tashmë marrëdhënia mes Edës dhe Përëllit ka ndryshuar. Po marrëdhënia mes dy shokëve të ngushte, Serkan dhe Engin a vazhdon të jetë e njëjtë?
Si do ta presë Ajdan lajmin që Serkan ka shitur kompaninë e tij? Cila do të jetë dëshira që Kiraz do të kërkojë nga prinderit e saj? Në një darkë familjare do të diskutohet se çfarë pune duhet ta hapë Serkan tashmë që kompania e tij nuk është më.
Si do të shkojë darka mes Serkan dhe Deniz? Si do të ndihet Eda gjatë gjithë asaj darke duke e ditur që Deniz pëlqen bashkëshortin e saj? Serkan mëson se kompania e tij është drejt falimentimit. Çfarë do të bëjë ai pas kësaj?
Si po shkojnë pushimet në Itali të Edës dhe Serkanit? Çfarë po i fsheh Eda atij? Çfarë po mundohet të bëjë Përëll? Pushimet e Serkanit dhe Edës nuk zgjasin shumë, ata rikthehen në Turqi pranë vajzës së tyre…
Ea dhe Serkan më në fund kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Si do të shkojë festa që Serkan ka përgatitur? E kujt mund të jetë martesa e rradhës? Çfare do ta mërzisë Edën një ditë pas dasmës së saj?
Serkan në bashkëpunim me gjithë njerëzit që e rrethojnë po përgatit një surprizë të madhe për Edën. Ai i propozon asaj për martesë. Cili do të jetë reagimi i Edës? A do të jetë gati ajo që më në fund të martohet me njeriun që dashuron?
Vetem prania e Kemalit mund të nxjerrë Kirazin nga dhoma ku është kyçur. A do të mundet Serkan ta pranojë atë si babain e tij? Serkan dhe Eda gjatë një drake familjare tregojnë që tashmë ata janë bashkë dhe te lumtur. Çfarë do të ndodhë mes Melos dhe Burakut?
Cila do të jetë surpriza e rradhës që Serkan ka përgatitur për Edën? Eda mëson se Serkan është në të vërtetë djali i Kemalit. A do të mundet Ajdan t’i rrëfejë Serkanit gjithë të vërtetën?
Çfarë do të thuhet mes Burak dhe Melo? Serkan me Edën dhe Engim me Përëll dalin para jurisë me nga një kërcim. Si do të dalin ata pas asaj shfaqjeje? Cilat do të jenë sfidat e reja që dy çiftet do të përballen?
Çfarë po e shqetëson kësaj here Ajdanin? Eda dhe Kiraz kalojnë natën në krahët e Serkanit. Si do të jetë zgjimi i tyre? Eda dhe Përëll nga njëra anë dhe Serkan me Engin nga ana tjetër dalin para një komisioni. Çfarë do të vendoset aty?
Serkan kërkon të kalojë sa më shumë kohë vetëm për vetëm me Edën në mënyrë që të bëjë përsëri për vete atë? Çfarë po ndodh mes Përëll dhe Engin? Deniz vazhdon t’i shkojë nga pas Serkanit. Si do ta presë Eda këtë gjë?
Çfarë po ndodh me Përëll dhe Engin? Serkan përgatit një darkë romantike për Edën. Kiraz humbet ndjenjat dhe dergohet menjëherë në spital. Çfarë po ndodh me të? Serkan për herë të parë dëgjon fjalën baba nga vajza e tij…
Çfarë do të dëgjojë Serkan në një bisedë mes Melos dhe Edës? Cili do të jetë rrengu që kjo e fundit do t’i bëjë atij? Serkan ndërkohë përditë e më shumë arrin të afrohet me vajzën e tij.
Si po shkon jetesa e Serkanit me Edën dhe Kirazin? Serkan vazhdon t’i bëjë surpriza Edës në mënyrë që të fitojë faljen e saj. Ajdan dhe Ajfer ndërkohë luftojnë për vëmëndjen e Kirazit. Çfarë do të kërkojë Eda nga Melo?
Eda, Serkan dhe Kiraz kalojnë momentë të bukura së bashku ashtu sikur një familje e vërtetë. Pas kësaj Serkan mëson se Ajfer po përgatitet për dokumentat e kujdestarisë së Kirazit. Eda nga ana tjetër mëson po të njëjtën gjë nga Ajdan. Si do të jetë përballja mes saj dhe Serkanit? Çfarë do të vendosë gjyqtari […]
Eda futet në shtëpine e Serkani dhe shikon që ai ka ruajtur për vite më rradhë çdo kujtim të sajin. Pas kësaj Eda merr disa dhurata nga ai. A do të bëjnë të mundur që këto gjeste të vogla të afrojnë Edën me Serkanin? Çfarë do të bëjë ky i fundit që të fitojë vëmëndjen […]
Si do të shkojë tashmë marrëdhënia mes Edës dhe Serkanit? Ky i fundit mundohet të kalojë kohë me vajzën e tij. Çfarë po mundodhet të zbulojë Ajfer? Ajdan nga ana tjetër e mbush Kirazin me dhurata.
Serkan arrin të gjejë Kirazin e humbur. Cila do të jetë dëshira e saj në ditën e ditëlindjes? A do të arrijë Serkan të plotësojë dëshirën e saj dhe t’i rrëfejë se kush është ai në të vërtetë?
Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien mes Serkan dhe Edës? A do të munden ata të vazhdojnë të lëndojnë me njëri-tjetrin? Çfarë do të ndodhë me Kirazin?
A do të mundet Serkan të pranojë Kirazin si vajzen e tij? A do t’i thyhet zemra edhe njëherë Edës? Ajdan ndërkohë tashmë ka filluar një luftë me Ajferin për të fituar dashurinë e mbesës së saj…
Eda i rrëfen Serkanit se Kiraz është në të vërtetë vajza e tyre. Si do ta presë ai këtë lajm? A do të mund t’i tregojë Eda arsyen e vërtetë se pse ai se mori vesh kurrë për fëmijën e tyre?
Serkan merr përqafimin e parë nga vajza e tij. Eda ndërkohë vendos të largohet përfundimisht nga jeta e Serkanit. Ajdan në bashkëpumin me Erdem dhe Engin bëjnë testin e ADN-së së Serkanit dhe KIrazit. A do të mësohet më në fund se kush është Kiraz në të vërtetë?
Serkan vazhdin mos t’i ndahet në asnjë moment Edës, por kësj radhë duhet të durojë dhe Kirazin. A do të dyshojë ai për një moment që Eda është nëna e saj e vërtetë? Çfarrë po mundohet të bëjë Ajdan kësaj here?
A do të mundet Ajdan të vërtetojë që Kiraz është në të vërtetë mbesa e saj? Eda nga njëra anë dhe Serkan nga ana tjetër rrëfejnë puthjen e tyre tek Melo dhe Engin. Kiraz fillon të afrohet gjithnjë e më shumë me Serkanin…
Kiraz detyron Serkanin të luajë me të. A do të mundet ajo të ndjekë lojen e nënës së saj? Ajdan mbledh copëza momentesh dhe dyshon që Kiraz është në të vërtetë vajza e Edës dhe se Serkan është babai i saj. Çfarë do të ndodhë mes Serkanit dhe Edës?
Gjatë një darke romantike Serkan i thotë Edës se mund të jenë përsëri të lumtur me njëri-tjetrin. Nje telefonatë për Edën do të prishë mbrëmjen e Serkanit. A do të mundet Ajdan t’i rrëfejë Serkanit lidhjen e saj me Kemalin?
Serkan vazhdon të ndeshet me Kirazin. A do të mundet Eda të fshehë dhe për shumë kohë të vërtetën? Çfarë do të thuhet kësaj here mes Serlanit dhe Edës?
Si do të shkojë darka mes Serkanit dhe Edës? Serkan dëgjon teksa Kiraz i therret Edës mama. Si do ta presë ai këtë gjë? A do të dyshojë që ajo mund të jetë vajza e tij? Çfarë do të ndodhë me marrëdhënien e tyre?
Serkan ndeshet përsëri me Kirazin. A do ta kuptojë ai kush është ajo në të vërtetë? Çfarë do të thuhet mes Edës dhe Përëllit? Serkan dhe Eda dalin për një darkë romantikë së bashku. Cila ka qënë arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre?
Çfarë do të thuhet në takimin mes Edës dhe Serkanit? Cila ka qënë arsyeja e ndarjes së tyre? A do të mundet Serkan tashmë të heqë dorë përsëri nga dashuria e tij? Për çfarë do të flasë Eda me Përëllin?
kanë kaluar pesë vite qëkur ka qënë hera e fundit që Serkan dhe Eda kanë parë njëri-tjetrin. Çfarë ka ndodhur me jetën e secilit prej tyre? Kush është vajza e vogël që Serkan rastësisht sheh në rrugë dhe ca lidhjeje ka ajo me Edën?
Grupi i xhirimit tashmë shkon dhe në kompaninë e Serkanit. Ky i fundit përsëri do luajë një rol shumë të afërt me protagonistën e filmit. Si do ta presë Eda këtë gjë? Cili është synimi i vërtetë i aktorës? Eda zbulon ca dokumenta që do ta shokojnë atë…
Duke dashur të rrinë vetëm dhe larg çdo kujt, Eda dhe Serkan bëhen pjesë të një grup xhirimi ku po luhet një film. Eda xhelozon kur Serkan si protagonist kryesor luan së bashku me një aktore shumë të bukur. Çfarë do të ndodhë gjatë atyre xhirimeve? Si po shkon marrëdhëia mes Ajdanit dhe Kemalit?
Eda dhe Serkan vazhdojnë të hetojnë mbi vrasjen e Nevzatit, por gjërat komplikohen ku në shtëpi mblidhen të gjithë për të hetuar mbi atë çeshtje. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Nevzatin? A do të ketë sukses hetimi i Serkanit dhe Edës?
Serkan i bën një surprizë Edës duke i bërë një xhiro nëpër qytet me motor. Përëll dhe Engin të emocionuar dëgjojnë rrahjet e para të fëmijës së tyre. Çfarë plani po thurin Serkan dhe Eda?
Serkan arin të kthejë Edën pranë vetës. Por çfarë po ndodh me gjëndjen shëndetësore të tij? Eda dëgjon një bisedë të Selinit ku pohon që fëmija që pret nuk është i Serkanit. A do të rregullojë ky fakt përfundimisht marrëdhënien mes Edës dhe Serkanit?
Eda i rrëfen Serkanit që Selin prêt një fëmijë nga ai dhe kjo ka qënë arsyeja e largimit të saj. Si do të jetë përballja mes Serkanit dhe Selinit? Po Eda çfarë do të bëjë pas kësaj? A do të mundet ajo të braktisë dashurinë e jetës së saj?
Eda zbulon që Selin po luan një lojë me të dhe se në të vërtetë nuk është shtatzënë me Serkanin. A do të rrëgullojë kjo marrëdhënien mes të dyve? Çfarë vendimi do të marrë Ajdan në lidhje me dashurinë e saj të parë? Çfarë do të ndodhë me Selinin?
A do të mundet Eda t’i tregojë Serkanit arsyen e vërtetë pse ajo refuzoi propozimin për martesë? Për çfarë do ta paralajmërojë Deniz Edën? Pavarësisht refuzimit të saj, Serkan i bën një dhuratë të bukur dashurisë së tij…
Si do të shkojë takimi i Edës dhe Serkanit me ortakët e rinj? Për çfarë do të flasë Ajdan me Kemalin? Serkan i propozon Edës për martesë, por përgjigja e saj do t’i shokojë të gjithë veçanarisht Serkanin. Çfarë do të ndodhë kësaj here me ta?
Deniz pasi arrin të arratiset nga Serkan, ai kapet nga Ajfer dhe Ajdan. A do të mundet Eda të marrë firmen e tij? Kush do të jetë ortaku më i ri në kompani? Cili do të jetë shpërblimi që Serkan ka për Erdem?
Selin vazhdon të thurë planet e saj me Demizin për t’u prishur lumturinë Serkanit dhe Edës. Kush do të jetë personi që do të trokasë në dere n e Ajdanit pas kaq shumë vitesh? A do të munden Eda dhe Serkan të marrin firmen e Denizit?
Eda dhe Deniz bëhen gati për dasmën e tyre. Serkan nga një zënkë dhe pas disa grushtave fillon të kujtojë. A do të mundet ai të ndalojë martesën e vajzës që dashuron? A është vërtetë e rremë ajo martesë?
Për çfarë do të flasë Selin me Feritin? A do të funksionojë plani i Ajdanit dhe Ajferit për të afruar Serkanin dhe Edën? Çfarë do të ndodhë mes tyre pasi ata të hanë një ëmbëlsirë me efekt drogimi?
Eda dhe Xheren i kërkojnë falje njëra-tjetrës. Eda provon fustanin e nusërisë në sy të Serkanit. A do të mundet ai të kujtojë ndonjë moment pas kësaj? Çfarë po planifikon Deniz në fshehtësi?
Eda dhe Serkan sfilojnë nënjë sfilatë të famshme dukeiI mrekulluar të gjithë të pranishmit. Si do ta presin këtë gjë Deniz dhe Selin? Kjo e fundit kërcënohet me anë të disa fotove. Kush fshihet pas kësaj? Çfarë do të ndodhë me Edën?
Serkan i propozon Edës një ndeshje boksi. Cila do të jetë arrsyeja dhe si do të shkojë kjo përballje mes tyre? Cila do të jetë kësaj here arsyeja e debatit mes Xheren dhe Deniz? Aleks përfiton nga situata për të marrë para nga Ajdan. A do të mund të zbulohet mashtrimi i tij?
Serkan dhe Eda marrin një lajm të mirë nga një investitor i rëndësishëm i kompanisë së tyre. Ajdan dhe Ajfer ndërkohë janë vënë pas Aleksit. Çfarë plani po thur ai? Çfarë do të ndodhë mes Serkanit dhe Edës?
Pas një bisede me Denizin, Xheren shkon dhe i tregon Serkanit lojën që po luan Eda dhe Deniz. Çfarë do të bëjë Serkan pas kësaj? Ajdan dhe Ajfer përfundojnë në polici. Çfarë do të thuhet mes Deniz dhe Selin?
Serkan kalon ca momente të bukura me Edën, por çdo gjë prishet nga prania e Denizit. Çfarë do të bëjë Selin në mënyrë që të fitojë vemendjen e Serkanit? Çfarë do të kërkojë ky I fundit nga Xheren dhe Melo?
Eda i thotë Serkanit se tashmë ajo ka hequr dorë nga dashuria e tyre ashtu sikur ai hoqi dorë nga ajo. Xheren ndërkohë vazhdon të vuajë mbi dashurinë që ajo ndjen për Denizin. Cili do të jetë kujtimi i parë që i vjen në mendje Serkanit?
Serkan vihet në kërkim të Edës e cila humbet në pyll. Si do ta presë Selin faktin që ai la darkën romantike me të dhe shkoi pas Edës? Çfarë do të ndodhë mes Denizit dhe Selinit?
Serkan vendos të ndihmojë Edën në problemin e saj në kompani dhe pas kësaj e merr atë në shtëpinë e pushimit ku po qendrojnë miqtë e tyre. Çfarë plani po thurin Selin dhe Deniz? Serkan përgatit një surprizë të bukur për Selinin duke i thyer zemren Edës. Çfarë do të ndodhë me Ajferin dhe Ajdanin?
Serkan fillon të kujtojë ca copëza nga momentet e tij me Edën. Ajfer zbulon se martesa e Edës me Denizin është thjesht një mashtrim. Xheren merr një surprizë të bukur nga Ferit. Çfarë do të ndodhë me Edën?
Deniz i tregon Edës ftesat e tyre të martesës në sy të të gjithëvë. Si do ta presin Serkan dhe Xheren këtë gjë? Çfarë po thurin mës tyre Deniz dhe Selin?
Selin zbulon lojën që Eda po bën me Denizin. Serkan organizon një darkë romantike me Selinin por në takim vjen Eda. Çfarë do të ndodhë me Selinin? Xheren aspak mirë emocionalisht ndryshon pamjen e saj dhe shkon të takojë Denizin. Çfarë do të ndodhë mes tyre?
Eda vazhdon të sillet gjithë dashuri me Denizin për të bërë Serkanin xheloz. Si do të shkojë marrëdhënia mes Xherit dhe Feritit? Çfarë do të zbulojë Selin në lidhje me Edën dhe shoqet e saj?
Gjatë një feste në kompani, Eda dhe Deniz japin lajmin që së shpejti do të martohen. Si do të pritet kjo nga të ftuarit, kryesisht nga Serkan dhe Xheren? A është kjo e gjitha një lojë e Edës për të bërë Serkanin xheloz?
Eda i rrëfen Serkanit kujtimet e tyre më të bukura në mënyrë që ai të kujtohet mbi dashurinë e tyre. Por a do të arrijë ajo t’i rikthejë kujtësen atij? Çfarë po e mundon Xherenin?
Cila do të jetë arsyeja e zënkës së rradhës mes Serkanit dhe Edës? Kjo e fundit tashmë fillon të afrohet më shumë me Denisin. Serkan dhe Selin ju bashkohen Edës dhe Denisit të kalojnë një fundjavë në një shtëpi pushimi…
Pasi Eda puth Serkanin në mënyrë që t’I kujtojë atij dashurinë e madhe të tyre, ai i propozon për martesë Selinit. Si do ta presë Eda këtë gjë? Çfarë do të thuhet mes saj dhe Selinit?
Si do të jetë përballja e Edës dhe Selinit? Eda e dëshpëruar kërkon me ngulm t’i rikthejë Serkanit kujtesën me anë të fotove të tyre. Por a do t’ia dalë ajo? Për çfarë do të flasë Selin me Përëllin?
Serkan vazhdon me humbjen e kujtesës së tij. Si do të jetë takimi i tij më Ajdanin? Po marrëdhënia me Edën si do të shkojë tashmë? A do të heqë dorë Eda nga dashuria e saj?
Kalojnë muaj dhe Eda tashmë është në krye të kompanisë. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Serkanin gjatë kësaj kohe? Kush ka qëndruar me të? kthimi i tij do të lumturojë por në të njejën kohë do të dëshpërojë Edën..
Eda e lumtur provon fustanin e saj të nusërisë e shoqëruar nga shoqet e saj. Tashmë çdo gjë është gati për martesën e tyre. Eda merr dhuratat e saj të para nga Ajfer dhe Ajdan. Semiha ndërkohë ka lënë një letër për të ku ajo trashëgon gjithë aksionet e saj. Por çfarë do të mësojë […]
Çfarë po mundohet të zbulojë Eda me shoqet e saj? Ajdan çon Ajferin për të bërë një ndryshim në fytyrën e saj, por rezultati nuk është ashtu sikur Ajfer e priste. Serkan, Engin dhe Ferit marrin një denim nga të dashurat e tyre. Cila do të jetë arsyeja?
Çfarë ka Semiha për t’i thënë Edës? A do të heqë dorë ajo nga ndarja e saj me Serkanin? Ballxha pushohet nga puna. Cila do të jetë arsyeja? Çfarë do të dëgjojë Eda në një bisedë të Serkanit?
Eda festoon me shoqet e saj naten e kënasë. Në momentin kur të gjithë po kërcejnë papritur të gjitha gocat i kap gjumi dhe Eda rrëmbehet. Kush fshihet pa kësaj? A do të mundet Serkan ta gjejë atë?
Çfarë do të ndodhë me Engin? Serkan së bashku me nënën e tij shkojnë të kërkojnë dorën e Edës. A do ta pranojë Semiha të bëhet pjesë e kësaj fejese? Aleksander gjithashtu vjen me një propozim për Ajferin. A do të heqë dorë Ballxha nga Serkan?
Në një mbrëmje romantike, Serkan i shpreh gjithë dashurinë që ka Edës dhe i propozon asaj për martesë. Si do ta presin Ajdan dhe Ajfer lajmin e martesës së tyre? Cili do të jetë plani i rradhës i Semihasë dhe Ballxhës? Engin ka një takim të pazakontë me babain e Përëllit.
A do të mundet Eda të zbulojë gjë nga kasaforta e Semihasë? Ballxha zhgënjehet kur Serkan refuzon që ajo ta shoqërojë në Paris. Kush do ta shoqërojë atë në të vërtetë? A do të ndodhë ai udhëtim? Serkan dhe Eda i japin Semihasë lajmin e martesës së tyre…
Serkan dhe Eda mundohen të bëjnë xheloz njëri-tjetrin. Ballxha nga ana tjetër shkon të shoqërojë Serkanin në shtëpi. Çfarë do të bëjë Eda kur të gjejë Ballxhën të veshur me këmishën e Serkanit? A do t’i afrojë kjo gjë ata apo do t’i largojë përgjithmonë?
Eda fillon të sillet mirë më gjyshen e saj. Çfarë po planifikon ajo? Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes Edës dhe Serkanit? Ballxha dhe Semiha vazhdojnë planet e tyre për të larguar sa më shumë Edën nga Serkani.
Ajdan dhe Ajfer kërkojnë me ngulm t’i rrëmbejnë vemendjen Aleksandrit. Kush është Melih në të vërtetë dhe çfarë po fsheh ai? Eda vendos t’i japë fund marrëdhënies së saj me Serkanin. Si do ta presë ai këtë vëndim të papritur të saj?
Semiha mban fjalën e saj dhe i sjell Serkanit një klient shumë të rëndësishëm. Tani çdo gjë do të jetë në dorë të Edës. A do të mundet edhe ajo të mbajë fjalën e dhënë e të largohet njëherë e përgjithmonë nga Serkan?
A do të mundet Eda të heqë dorë nga dashuria e saj vetem që Serkan mos të lëndohet? Ballxha ndërkohë përgatit mengjesin për Serkanin. Semiha nga ana tjetër vazhdon të anulojë projektet e Serkanit. Çfarë do të thuhet mes këtij të fundit dhe Edes?
A do ta zbulojë Semiha që Eda ka kaluar natën në shtëpinë e Serkanit? Ballxha ndërkohë bën një plan që të kalojë natën e ndërrimit të viteve me Serkanin. Por sa do t’i ecë ky plan asaj? Kur të gjithë po festojnë natën e vitit të ri, Serkan arrestohet. Kush fshihet pas kësaj?
Semiha kërcënon Eden se nese ajo lidhet me Serkanin do të shkatërrojë Bollatët njëherë e mirë. Ballxha ndërkohë është e vendosur të fitojë zemren e Serkanit. Eda nga ana tjetër shkon të kalojë natën në shtëpinë e tij…
Semiha dhe Ballxha tashmë janë bërë së bashku për të ndarë Serkanin nga Eda. Si do të jetë përballja pas 20 vitesh e Ajferit me nënën e saj? Cili do të jetë kushti që Semiha ka për t’u larguar nga jeta e Edës dhe Ajferit?
Eda dhe Serkan mbledhin të gjithë miqtë e tyre dhe organizojnë një patinazh në akull për ditëlindjen e Ajferit. Në kompaninë e Serkanit vjen gjyshja e Edes, tashmë si ortakja e re e tyre. Si do ta presë Eda ardhjen e saj? Çfarë do të thuhet mes tyre?
Serkan jep një deklaratë për shtyp dhe Ballxha nuk lë rast pa u afruar me të. Eda ndërkohë çon një porosi me lule në shtëpinë e gjyshës së saj pa qënë në dijeni. Çfarë plani do të thurë Ballxha në mënyrë që Eda mos të dyshojë tek ajo?
Tashmë Eda dhe Ballxha kanë hapur një luftë të heshtur mes njëra-tjetrës. Fifi dhe Melo shkojnë të vizitojnë shoqen e ngushtë të Ballxhës në mënyrë që të nxjerrin ndonjë informacion prej saj. Cila do të jetë levizja e parë e këaj të fundit kundër Edës?
Ballxha tashmë i ka vënë syrin Serkanit dhe do bëjë çdo gjë për ta bërë atë për vete. Si do ta presë Eda këtë interest të sajin për Serkanin? Çfarë basti do të vendosin kësaj here Eda dhe Serkan?
Çfarë do të ndodhë mes Ferit dhe Xheren? Ajdan arrin të bëhet kryetare e shoqatës falë votimeve të anëtarëve të saj. Ajo e lumtur organizon një mbrëmje festive. Shumë kërcime dhe një propozim martesë do të bëhet gjatë asaj feste…
Një grua shumë e bukur dhe aspak ashtu sikur Eda e priste vjen në kompani për intervistë punë. A do ta fitojë ajo rolin e PR-së? Cila do të jetë këshilla që Selin ka për të? Eda i plotëson Serkani njërën nga deshirat e tij…
Alptekin kërkon divorcin nga nga Ajdan. Si do ta presë kjo e fundit këtë gjë? Selin i rrefen Serkanit të vërtetën e publikimit të kontratës së tyre të fejesës dhe jep dorëheqjen nga kompania. Serkan ndërkohë kërkon nga Eda plotesimin e tre dësirave të tij…
Serkan dhe Ajdan kërkojnë me ngulm të kalojnë natën në shtëpinë e Edes. Engin dhe Përëll gjithashtu u bashkohen atyre. A do ta kërkojnë dot ata dorën e Përëllit? Serkan dhe Eda zbulojnë që të dy kanë pritur njëri-tjetrin në restorante të ndryshme. Si do të ndryshojë tashmë marrëdhënia e tyre?
Eda bën setin e saj fotografik për fushatën e Ajdanit. Serkan ndërkohë bëhet xheloz për raportin që ajo ka me fotografin. Ajdan kërkon më ngulm që të qëndrojë në shtëpinë e Edes. Çfarë ka në mendje ajo? Serkan i thotë Edes se do të bëjë çdo gjë për ta rifituar atë. Cila do të jetë […]
Çfarë do të thuhet mes Serkanit dhe Edes? A do të munden ata të zbulojnë se dikush ka ndërruar adresen e restorantit? Çfarë do të kërkojë Serkan nga Xheren? A do të përballet dot Ajfer me Alptekin?
Të gjitha vajzat sfilojnë me disa nga fustanet e fondacionit të Ajdanit duke i mahnitur të gjithë djemtë. Serkan e lë një letër Edes, por Selin e zevendëson atë me një tjetër. Çfarë ishtë shkruar në atë letër? Çfarë do të thuhet mes Ajfer dhe Edës?
Kush do të jetë personi që Eda do të takojë dhe cila është lidhja e tij me prinderit e ndjerë të saj? Ajfer bashkë me Fifin fillojnë punë të re pranë fondacionit të Ajdanit. Cili do të jetë nderi që kjo e fundit do të kërkojë nga Eda?
Alptekin vendos të largohet nga shtëpia. Eda ndërkohë kthehet në kompani për të rifilluar punën e saj por me një kusht të vetem. Ajdan për herë të parë shkon në kompaninë e djalit të tij për të realizuar një projekt të sajin. Si do të shkojë marrëdhënia mes Edes dhe Serkanit?
Serkan në gjëndje të dehur kërkon Eden që ta ketë pranë. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Çfarë do të zbulojë Selin? Eda mëson nga Serkan shkakun e vërtetë të vdekjes së prinderve të saj. Si do ta përjetojë ajo këtë goditje nga e shkuara e trishtë e saj?
Serkan dhe Eda vazhdojnë me grindjet e tyre të vogla. Si po ecen plani i Serkanit për të demaskuar Efenë? Çfarë do të kërkojë kësaj here Ajdan nga Eda? Çfarë do të thuhet mes Xheren dhe Ferit?
Serkan vazhdon të vuajë ndarjen nga Eda pavërësisht se ishte vendimi i tij. Ajdan nga ana tjetër mundohet t’i bashkojë ata duke i ftuar për mëngjes së bashku. Serkan ka një vendim të rëndësishëm për punonjësit e tij. Ajdan i rrëfen Edes arsyen e vërtetë se përse ka gjithë këto vite nuk nuk del nga […]
Ajdan falë ndihmës së Edes arrin të dalë përjashta, të shëtisë nëpër Stamboll dhe të vizitojë Serkanin në shtëpinë e re. Si do ta presë Serkan këtë ndryshim drastik të nënës së tij? Çfarë po ndodh mes Ferit dhe Xheren? Eda mundohet të bëjë xheloz Serkanin duke dalë për darkë me Efenë.
Çfarë pamjesh do të dalin nga kamerat e sigurisë? A do të mund të gjenden se kush fshihet pas kurthit të Serkanit? Ky i fundit shpërngulet në shtëpi të re. Çfarë po ndodh mes Serkanit dhe Edes? A po mundohen ata të rregullojnë marrëdhënien e tyre?
Efe bën që Serkan të dështojë në projektin e tij dhe lajmi tashmë është bërë viral në të gjitha mediat. Si do ta presë Serkan këtë gjë? A do të mundet Eda të ndalë zemërimin e tij? A do të dyshojë Serkan se pas gjithë kësaj fshihet Efe?
Serkan verteton se dyshimet e tij mbi shtatzaninë e Edes ishin të gabuara. Kjo e fundit ka përgatitur një surprizë të bukur për Ajdanin. Për çfarë bëhet fjalë? Çfarë po planifikon Efe? Cili është qëllimi i vërtetë i tij?
Eda dhe Serkan kujdesen për foshnjen e dy klienteve të tyre. Serkan ndërkohë rastësisht dëgjon një bisedë të Edes dhe dyshon që ajo është shtatzënë. Por si qëndron e vërteta?
Për çfarë do të bisedojë Ajdan me Eden? Si do të reagojë Serkan kur ta shohë atë përsëri në shtëpinë e tij? Pas kësaj të dy së bashku nisin të punojnë për një projekt të ri…
Engin mëson në mënyrën më të shëmtuar që Përëll po festoon ditëlindjen. Pas kësaj djemtë ju bashkohen festës së vajzave. A do të mundet Engin të fitojë faljen e Përëllit? Çfarë do të ndodhë mes Edes dhe Serkanit gjatë asaj festë?
Serkan vazhdon të ndihet xheloz nga afrimiteti që Eda ka dita ditës më shumë me Efenë. Çfarë do të thuhet mes Xheren dhe Ferit? Alptekin organizon një darke me djemtë e kompanisë përfshirë këtu edhe Efenë. Përëll nga ana tjetërr orgnizon një mbrëmje mes gocash.
Eda rrëzohet dhe bie pa ndjenja. Ndërkohë që të gjithë vihen në kërkim të saj, Serkan e gjen atë. Nga goditja e kokës ajo sillet gjithë dashuri me Serkanin. Por sa do të zgjasin këto çaste paqeje mes tyre?
Serkan i thotë nënës së tij se tashmë ai mendon të shpërngulet pasi nuk mund të jetojë më në atë shtëpi. Si do të shkojë prezantimi i projektit të Edes? A do t’i kërkojë dot falje Serkan Edes për gjithë vuajtjen që i ka shkaktuar?
Eda merr një propozim nga Efe që tani e tutje ajo të punojë për të. A do ta pranojë Eda propozimin e tij? Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes kësaj të fundit dhe Serkanit? Për çfarë do të flasë Alptekin me Ajferin?
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Edes dhe Serkanit? Çfarë po e mundon këtë të fundit? A do të marrë fund lidhja e tyre akoma pa nisur mirë? Çfarë po e shtyn Serkanin të heqë dorë nga dashuria e tij?
Ajdan me lot në sy flet me Serkanin për herë të parë pas kaq shumë vitesh për djalin e saj të vdekur. Xheren dhe Ferit tashmë kanë filluar të kenë më shumë afrimitet me njëri-tjetrin. Ortaku i Serkanit organizon një drekë me punonjësit e kompanisë.
Çfarë do të thuhet në biseden mes Serkan dhe Eda që do t’i përlotë të dy? Çfarë po i mundon ata të dy? Çfarë do të përgatisë Serkan në mënyrë që të lumturojë dashurinë e tij?
Çfarë do të thuhet tashmë mes Ajdan dhe Edes tashmë që ajo është zyrtarisht e fejuara e Serkanit? Po Ajfer çfarë ka për të biseduar me Serkanin? Ky i fundit fillon të bëhet xheloz për afrimitetin që punonjësi i ri ka me Eden.
Çfarë do të thuhet në mbledhjen mes Serkan, Eda, Selin dhe Ferit? Si është gjendja shëndetësore e Alptekin? Një punonjës i ri vjen në kompaninë e Serkanit…
Selin dhe Ferit bëhen gati për te zyrtarizuar dashururinë e tyre në martesë. A do të mundet Ferit të martohet me të pas asaj çfarë ai dëgjoi ne bisedën e fundit mes Selinit dhë Serkanit? Çfarë do të ndodhë me Alptekin?
Çfarë do të thuhet mes Serkan dhe Selinit? Si do ta presë kjo e fundit deklaratën e papritur të Serkanit? Si do t’u shkojë kësaj here darka romantike e Përëll dhe Engin?
Si do të shkojë tashmë marrëdhënia mes Serkan dhe Eda? Si do ta presin familjet përkatesë bashkimin e tyre? Si do te jetë përballja e Selinit dhe Serkanit pas gjiithë kësaj?
Si do ta presin halla dhe shoqet e Edes rikthimin e saj? Serkan dhe Eda tashmë më të dashuruar se kurrë darkojnë së bashku. Si do ta oresë këtë gjë Selin?
Eda ndahet me hallen dhe shoqet e saj dhe mes lotësh niset për në Itali. A do të mndet Serkan ta ndalojë atë? A do të ketë ai guximin që më në fund të shprehë dashurinë e tij?
Serkan sëmurët dhe Eda i qëndron te koka gjithë natën duke u kujdesur për të. Çfarë do të ndodhë gjatë asaj nate? A do t’i kujtohet gjë në mëngjes Serkanit se çfarë deklaratë i ka bërë Edes? Kjo e fundit ndahet nga Ajdan e vendosur për tu larguar në Itali.
Ajfer zbulon që fejesa e Edes dhe Serkanit është e gjitha një gënjeshtër. Eda dhe Serkan vendosin t’i japin fund marrëveshjes së tyre. Por a do të munden ata t’i japin fund dhe asaj çfarë ndjejnë për njëri-tjetrin?
Çfarë do të thuhet mes Edes dhe Feritit? Çfarë do të dëgjojë Selin në një bisedë të Serkanit? Selin pas deklaratës për shtyp i propozon Serkanit të arratisen së bashku. Çfarë do të bëjë Serkan pas kësaj?
Për çfarë do të flasë Kan me Serkanin? A do të mund të firmosë Ferit kontratën para martësore të Selinit? Eda me lot në sy i rrëfen Serkanit të kaluarën e dhimbshme të saj. Çfarë do të thuhet në mbledhjen mes dy çifteve Serkan, Eda dhe Ferit, Selin?
Eda dhe Selin të dyja së bashku provojnë fustanet e nusërisë tek shtëpia e Ajdanit. A do të mund t’i thotë Eda Selinit që Serkan dashuron atë? Ky i fundit i rrëfen Enginit si qëndron e vërteta e fejesës së tij me Eden.
Serkan i i përgatit Edes një tufë me lule në mënyrë që t’i kërkojë falje asaj. A do të qëndrojë pas kësaj Eda në krah të Serkanit deri kur kontrata e tyre të mbarojë? Selin dhe Ferit ju japin lajmin e tyre të martesës Edes dhe Serkanit. Si do ta presë ky i fundit këtë […]
A do të mundet Ajdan me ndihmen e Serkanit të provojë të dalë jashtë shtëpisë përsëri. Eda rikthehet në kompani. Ferit ndërkohë vazhdon të shmangë Selinin. Tashmë Edes dhe Serkanit i kanë mbetur dhe shumë pak orë nga përfundimi i kontratës. A do të mundet Serkan t’i kërkojë falje asaj para se të jetë shumë […]
Eda dhe Serkan shkojnë në shtëpinë në mal të këtij të fundit. A do të mundet Serkan t’i kërkojë falje asaj? Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien e tyre? Serkan me lot në sy shikon videon ku Eda ka bërë të mundur daljen jashtë shtëpisë së nënës së tij.
Serkan blen një dhuratë për Eden dhe vendos që të rimarrë përsëri projektin e saj. Si është gjendja emocionale e Edes? Serkan me një palë pranga në duar shkon dhe lidhet bashkë me Eden si mënyra e vetme që ajo mos të ikë më prej tij. Çfarë do të thuhet mes tyre?
Çfarë do të dëgjojnë Ferit dhe eda në një bisedë mes Serkanit dhe Selinit? Eda zbulon që Kan i është afruar Melos në mënyrë që të vjedhë informacione për të shkatërruar Serkanin. Çfarë do të bëjë Eda pas kësaj?
Çfarë do të kërkojë Serkan nga Eda? Në momentin që Xheren po zbulon se kush ka qënë personi që ka publijuar kontratën e fëjesës, mbërrin Selin dhe e gjithë situata kalon në favor të saj. Erden zbulon që Kan tashmë po shoqërohet me Melon. Ferit gjithashtu zbulon që Selin po e gënjen atë.
Eda shkon të takohet me Serkanin dhe t’i kthejë atij unazën e fejesës. A do ta pranojë Serkan këtë? Çfarë do të thuhet mes Edes dhe Ajdanit? A do të mundet të zbulojë Xheren se kush ka qënë personi që ka publikuar kontratën e fejesës së Serkanit dhe Edes?
Eda tashmë ka filluar t’i shmanget sa më shumë Serkanit. Melo i rrefen Ajferit se ajo ka filluar të shoqërohet me armikun e Serkanit. Ky i fundit akuzon Eden pa të drejtë sikur i ka dhënë skicat e saj Kanit. Si do ta presë Eda këtë padrejtësi ndaj saj?
Serkan del të darkojë me Selinin. Cila është dhurata që kjo e fundit ka menduar për të? Pas një telefonatejë nga Melo, Serkan shkon të festojë ditëlindjen e tij krah Edes. A do ta pranojë kjo e fundit se tashmë është e dashuruar kokë e këmbë me Serkanin?
Eda i rrëfen Xherenit rreth të vërtetës së fejesës së saj me Serkanin. Ndërkohë ky i fundit dhe Selin tashmë kanë filluar të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Si do të pritet kjo nga Eda? Çfarë do të zbulojë Kan në shtëpinë e Edes?
Ajdan me anë të një videoje që Eda i ka derguar shikon që pa vetedijë ajo ka mposhtur friken e saj më të madhe. Serkan ndërkohë luan në kitare për Eden. A do t’i afrojë kjo më shumë ata të dy? Çfarë dhurate ka menduar Eda për ditëlindjen e Serkanit?
Si po shkon restaurimi i shtëpisë? A do të mundet Serkan t’i tregojë Edes çfarë fshihet pas datës 19 gusht? A do ta pëlqejë këngëtarja e famshme restaurimin e shtëpisë? Ajdan me ndihmen e Edes arrin të kalojë pragun e shtëpisë pas kaq shumë vitesh…
Eda merr një pjesë të ekipit të Serkani dhe shkojnë të restaurojnë shtëpinë që kanë marrë përsipër. Si do ta presë Serkan këtë? Eda gjithashtu kërkon ndihmen e Ajdanit. A do ta ndihmojë ajo? A do t’ia dalë dot Eda të përfundojë punën e pamundur që ka marrë përsipërf?
Si do t’i shkojë Melos Intervista e saj e punës? Çfarë propozimi do të ketë Alptekin për të? A do të mundet Serkan të marrë çmimin e tij para se gazetaret ta bombardojnë me pyetje atë? Çfarë do të kërkojë Selin nga Eda në mënyrë që ta nxjerrë Serkanin nga situata? Eda merr përsipër një […]
Si do të shkojë takimi mes Edes, Serkanit, Sevilit dhe Z.Biroll? A do të firmosin ata kontraten e aq dëshiruar nga Serkan? Ky i fundit çon Eden në një vend të bukur ku mund të shohin sëbashku shiun e meteoreve. Por magjia e saj do të prishet shpejt kur Serkan i kërkon Edës që ta […]
Ferit kërkon të dijë nga Selin nëse ajo është akoma e dashuruar me Serkanin. Eda nga ana tjetër propozon të shijojnë ditën e pushimit duke lozur volejboll. A do të mundet Serkan dhe ekipi i tij të bindin Z.Biroll për nënshkrimin e marrëveshjes?
Eda hidhet në pishinë dhe Serkan menjëherë hidhet për ta shpëtuar atë. Cili ka qënë qëllimi i vërtetë i Edes? Si do të shkojë darka mes tyre dhe Selinit? Kësaj të fundit i bie në dorë kontrata që kanë nëshkruar Serkan dhe Eda. Cili do të jetë justifikimi i tyre?
Eda kërkon që të vizatojë peisazhin për projektin e rradhës të Serkanit. A do ta pranojë Serkan punën e saj dhe të vendose vizatimin si pjesë të projektit? Si do të shkojë shpërngulja e Edes në shtëpinë e Serkanit? Eda dhe Serkan të dy së bashku gatuajnë për Selinin dhe të fejuarin e saj…
Eda bën të mundur që Serkan për ca minuta të largojë mendjen nga puna dhe nga stresi. Selin kërkon nga Alptekin që Ferit të bëhet këshilltari i tij në mënyrë që të çmend Serkanin. A do të pranojë Alptekin? Eda fillon duke mësuar notin me një profesionist dhe jo me Serkanin. Si do të ndihet […]
Serkan dhe Selin drekojnë së bashku. Çfarë ka kjo e fundit për t’i thënë atij? Kan arrion përsëri të fitojë tenderin. Por kësaj rradhë e gjithë kjo është lojë e Serkanit për ta falimentuar atë. Eda humbet përsëri ndjenjat. Cila do të jetë arsyeja kësaj here?
Cila do të jetë kësaj here arsyeja e debatit mes Serkanit dhe Edes? Kan mundohet më afrohet me Melon. Cila është arsyeja e vërtetë? Çfarë do të kërkojë Serkan nga babai i tij? Cila do të jetë marrëveshja tjetër që Serkan dhe Eda bien dakort?
Serkan dhe Eda bëjnë kërcimin e tyre të parë dhe shkëmbejnë një puthje për t’i bindur të gjithë për dashurinë e tyre. Po ata vetë çfarë do të ndjejnë gjatë këtyre dy momenteve? Serkan ka një noftim të rëndësishëm për punonjësit e tij…
Serkan dhe Eda bëhën gati për fejesën e tyre. Si do të jetë prezantimi i Edes me të gjithë të ftuarit? Serkan mëson që projektin e tij tashmë e ka marrë Kan. Si do të reagojë ai pas kësaj? Si do të shkojë festa e fejesës? A do të arrijë Eda të përballoë përbuzjet e […]
Si do të shkojë takimi mes Edes, Selinit dhe Serkanit? Çfarë “sekretesh” do të nxjerrë ajo në lidhje me lidhjen e saj me Serkanin në ënyrë që të bëjë xheloze Selinin? Eda i vjen në ndihmë Serkanit me një ide gjenialë për projektin e tij. Si do të shkojë darka që Ajfer ka përgatitur për […]
Si do të jetë prezantimi i Edës me mamanë e Serkanit. A do t’i tregojnë dot asaj se si qëndron e vërteta? Kan, armiku më i madh i Serkanit mundohet të afrohet me Eden. Si do t’i shkojë kësaj të fundit dita e parë e punës si asistenjtja e Serkanit? Serkan dhe Eda shkojnë të […]
Tashmë puthja mes Edes dhe Serkanit eshte në gojen e të gjithë njerëzve dhe në faqet e para të cdo mediave të shkruara. Cilat do të jetë rregullat kryesore të marrëveshjes mes tyre? A do t’ia arrijë Serkan të bëjë xheloe Selinin?
Eda shkon të punojë si stjuardese për një natë në vend të shoqes së saj, por rastësia bën që ajo të jetë në të njëjtin avion me Serkanin. Ky i fundit ndërkohë e prezanton Eden si të fejuaren e tij para Selinit. Serkan i propozon Edes një marrëveshje, të hiqet si e fejuara e tij […]
Si do të shkojë takimi i Serkanit të prangosur me Evren, pronarin e tokës që ai kërkon të blejë? A do të arrijë Eda që me planin e saj të bindë atë të shesë tokën? Kush do t’i shpëtojë ata nga prangat? Serkan kërkon që Eda të pranojë përsëri bursen që i është hequr pa […]
Çifti më i paimagjinueshem e gjen veten pre e një marrëveshjeje. Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do t’i rijapë asaj bursen e studimit. Marreveshja do te zgjasë 2 muaj, por të jesh e fejuara e beqarit më të kërkuar dhe më të pasur të Stambollit, nuk është aq e […]
Plot
Dashuria është në ajër
Drama, Comedy
Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit, fenomeni i mediave sociale, me çiftin e aktorëve më të preferuar Hande Erçel (Eda) dhe Kerem Bursin (Serkan). Çifti më i paimagjinueshëm e gjen veten pre e një marrëveshjeje. Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do ti rijapë asaj bursën e studimit. Marrëveshja do të zgjasë 2 muaj, por të jesh e fejuara e beqarit më të kërkuar dhe më të pasur të Stambollit, nuk është aq e lehtë. Ajo që nisi si diçka e lehtë, nuk është e tillë pas disa orësh...