Flakët e fatit

TV Klan

Flakët që ndryshuan jetët e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë me anën e hidhur të së vërtetës. Çiçek është në prag të humbjes së identitetit dhe bukurisë së saj. Fati i tre grave krejtësisht të ndryshme bashkohet në një event gala ku ndodh një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk do të jetë si më parë kur flakët të shuhen…

Drama

Flakët e fatit – Episodi 90

Ozan dhe Xhemre kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Cili do të jetë fundi i Çelebiut? Ryja i jep Omerit lajmin e bukur që do të bëhen prinder. Një takim i Çiçekut dhe Iskenderit do të rikthejë shpresen dhe buzëqeshjen e këtij të fundit. A do të arrijë të shuhet më në fund hiri i […]

Flakët e fatit – Episodi 90

Flakët e fatit – Episodi 89

Si do të jetë përballja e Çicekut dhe Ryjas? Iskender i shkatërruar pranon të gjiitha akuzat e tij. Pas videos së publikuar nga Xhemre shumë gra shkojnë të kërkojnë ndihmen e saj. Çiçek braktis Atlasin për të filluar një jetë të re larg të gjithve.

Flakët e fatit – Episodi 89

Flakët e fatit – Episodi 88

A do të fillojë Çelebi të paguajë denimin për gjithçka që ka bërë? Xhemre merr hapa për të filluar jeten e saj të re larg frikës dhe dhimbjes. Iskender kërkon një mundësi nga Çiçek për t’i vertetuar dashurinë që ai ka për të. Por levizja e pabesë e Çiçekut do të shkatërrojë Iskenderin dhe dashurinë […]

Flakët e fatit – Episodi 88

Flakët e fatit – Episodi 87

Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Çelebiut, Iskenderit dhe nënës së tyre. Një plan i Omerit nga ana tjetër do të bëjë që Çelebi të bjerë në duart e tij. Ozan zgjohet dhe tashmë ai ndodhet jashtë rrezikur për jeten. A do të mund të arrestohet më në fund Çelebi?

Flakët e fatit – Episodi 87

Flakët e fatit – Episodi 86

A do të munden Omer dhe Iskender të kapin Çelebiun i cili po mundohet të arratiset jasht vendit? Si është gjëndja shëndetësore e Ozanit? Shumë gra do të mbështesin Xhemrenë e cila pret para komisariatit së bashku më vajzen e saj. A do të bjerë Çiçek pre e ndjenjave të saj?

Flakët e fatit – Episodi 86

Flakët e fatit – Episodi 85

Omer është i vendosur të hakmerret ndaj Çelebiut. Kush do ta ndihmojë atë që t’ia arrijë atij qëllimi? Ozan vazhdon të jetë në gjëndje kritike për jetën. Xhemre e frikësuar nga Çelebi vendos të qendrojë para komisariatit të policisë si i vetmi vend i sigurt për të dhe vajzen e saj.

Flakët e fatit – Episodi 85

Flakët e fatit – Episodi 84

Plani i Ozanit rezulton i suksesshem pasi verteton që Çelebi është gjallë por përballja e tyre mund të jetë fatale për Ozanin. A do të mund t’i mbijetojë Ozan plumbit të Çelebiut? A do të kapet ky i fundit apo do të arrijë të arratiset përsëri?

Flakët e fatit – Episodi 84

Flakët e fatit – Episodi 83

Hulia arrin të prishë planet e Çelebiut për të rrëmbyer Xhemrenë dhe Gyneshin. Duke kuptuar friken e Xhemresë, Ozan bën një plan të zgjuar që mund të vertetojë nese Çelebi është gjallë apo jo. Po Iskender a do të mund të kuptojë mashtrimin e nënës së tij?

Flakët e fatit – Episodi 83

Flakët e fatit – Episodi 82

Xhemre, e cila dyshon se Çelebi është gjallë, përpiqet të bëjë të mundur që zëri i saj të dëgjohet. Ndërkohë, duke kuptuar se Çelebi është arratisur nga ajo, Hulia përpiqet ta gjejë atë. Por cili është tashmë plani i Çelebiut?

Flakët e fatit – Episodi 82

Flakët e fatit – Episodi 81

Ryja dhe Omer nisen për muaj majlti. Kur mëson që Ozan është gjallë, Çelebi anulon arratisjen dhe vendos të vazhdojë hakmarrjen e tij. Frika e Xhemresë do të shtohet kur Gynesh do të shohë babain e saj. A do të mundet Çiçek të bindë Iskenderin që Çelebi mund të jetë gjallë?

Flakët e fatit – Episodi 81

Flakët e fatit – Episodi 80

Omer dhe Ryja të lumtur merren me përgatitjet e fundit të dasmës së tyre. Sjellja e çuditshme e Hulias do të rrisë dyshimet e Çiçekut që Çelebi mund të jetë gjallë. Xhemre vazhdon të qëndrojë larg Ozanit. Omer dhe Ryja kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Flakët e fatit – Episodi 80

Flakët e fatit – Episodi 79

Pasi Zejnep mëson që Omer dhe Ryja do të martohen, zemërimi i saj do të sjellë rezultate të këqija. Si do ta presë Xhemre lajmin e vdekjes së Çelebiut? A ka vdekur në të vërtetë ai apo dhe ky është një plan të shpëtuar nga burgu?

Flakët e fatit – Episodi 79

Flakët e fatit – Episodi 78

Pasi mëson lajmin e rreme për vdekjen e Ozanit, Çelebi tenton vetëvrasjen. Në gjëndje të rëndë ai dërgohet në spital. Kush do t’i japë atij goditjen përfundimtare? Ryja përgatit një surprizë të bukur për Omerin dhe i propozon atij për martesë.

Flakët e fatit – Episodi 78

Flakët e fatit – Episodi 77

E mbetur në mes të kater rrugëve, Çiçek do të gjejë ndihmen e Iskenderit I cili e merr atë të jetojë në shtëpinë e tij. Ryja vendos të kthehet në Izmir. A do të mund ta ndalojë Omer atë? Çfarë do të ndodhë me Çelebiun në sallen e gjyqit?

Flakët e fatit – Episodi 77

Flakët e fatit – Episodi 76

Çiçek merr një vendim të rrezikshëm që do ta kthejë jetën e saj përmbys për të shpëtuar Iskenderin nga vrasja e Bylentit. Ryja dhe Omer vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. Seher debon Xhemrenë ngë shtëpia. Çfarë do të ndodhë tashmë me Çiçekun?

Flakët e fatit – Episodi 76

Flakët e fatit – Episodi 75

Omer i komunikon vendimin e tij Zejnepit. Ryja arrin të gjejë një mënyrë për të shpëtuar Çiçekun nga burgu. Tomris kërkon nga Çiçek që Iskender të qëndrojë larg Atlasit.

Flakët e fatit – Episodi 75

Flakët e fatit – Episodi 74

Ozan i propozon për martesë Xhemresë. Çiçek i rrëfen gjithë të vërtetën Ryjas se çfarë ka ndodhur ditën kur babai i saj u vra. Trupi i pajete i Bylentit gjenden dhe tashnë Iskender dhe Çiçek ndodhen në telashe të mëdha.

Flakët e fatit – Episodi 74

Flakët e fatit – Episodi 73

Iskender përfundon pas hekurave pas denoncimit të Ryjas për vdekjen e babait të saj. Xhemre dhe Gynesh janë të lumtura për jeten e re të tyre dhe për Ozanin tashmë pjesë të saj. Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien e Omerit dhe Ryjas?

Flakët e fatit – Episodi 73

Flakët e fatit – Episodi 72

Çelebi dergohet në burg, por ai kërkon përsëri një mënyrë për të dalë që aty. Për çfarë do të flasë ai me Ryjan? Omer dhe Ozan organizojnë një surprizë për Xhemrenë dhe Gyneshin. Çiçek vazhdon të jetë e trembur se mos e vërteta për Bylentin del në dritë.

Flakët e fatit – Episodi 72

Flakët e fatit – Episodi 71

A do të mundet Iskender të zbulojë planet e Çelebiut dhe ta fundosë atë? Omer dhe Ozan kanë një surporizë të bukur për Seherin. Xhemre arrin të fitojë kujdestarinë e plotë të Gyneshit. A do të mund të zbulojë Ryja se çfarë ka ndodhur me Bylentin?

Flakët e fatit – Episodi 71

Flakët e fatit – Episodi 70

Zejnep vendos të rikthehet në Ankara, por Omer kërkon ta ndalojë atë. Cila është arsyeja? Xhemre duhet të vjedhë të dhëna nga kompjutri i Çelebiut. Ky i fundit nga ana tjetër po bën një plan të mirë për t’i shpëtuar burgut. Tomris arrin të fitojë lirinë e saj.

Flakët e fatit – Episodi 70

Flakët e fatit – Episodi 69

Xhemre rikthehet për të marrë Gyneshin tashmë që Çelebi është në burg. Më çfarë pengese do të ndeshet kësaj here ajo? Çiçek vendos të fshijë çdo provë që mund të inkriminojë Iskenderin për vdekjen e Bylentit. Çfarë do të thuhet në përballjen mes Iskender dhe Çelebi?

Flakët e fatit – Episodi 69

Flakët e fatit – Episodi 68

Xhemre lëshon një “bombë” në festen që Çelebi ka organizuar duke treguar fytyren e vërtetë të bashkëëshortit të saj. Një plan tjetër i Çelebiut nuk shkon ashtu siç duhet dhe kjo do të bëjë më në fund të mundur arrestimin e tij. Nga ana tjetër Iskender dhe Çiçek duhet të mbulojnë vrasjen e Bylentit.

Flakët e fatit – Episodi 68

Flakët e fatit – Episodi 67

A do të funksionojë plani i Çelebiut për të hequr qafe njëherë e përgjhmonë Ozanin? Çfarë do të ndodhë me Adnanin, njeriun më të besuar të Çelebiut? Çiçek mëson arsyen e vërtetë pse Atlas nuk flet. Por nga ky rrëfim, jeta e Çiçekut do të jetë në rrezik.

Flakët e fatit – Episodi 67

Flakët e fatit – Episodi 66

Ryja çmendet kur sheh përsëri Iskenderin pranë Çiçekut. Si do të jetë hakmarrja e Çelebiut ndaj Xhemresë pas skenës që ai pa me Ozanin? Marrëdhënia e Ryjas dhe Omerit sa vjen dhe përkeqësohet më shumë.

Flakët e fatit – Episodi 66

Flakët e fatit – Episodi 65

Xhemre përgjon Çelebiun për të zbuluar planet e tij dhe rrezikon veten duke u takuar me Ozanin. Ndërkohë që Çiçek pret të takohet me Bylentin, Iskender ka plane të tjera për të. Omer i propozon Ryjas për martesë.

Flakët e fatit – Episodi 65

Flakët e fatit – Episodi 64

Xhemre vendos të ndjekë këshillën e Tomris dhe t’i japë Çelebiut çdo ditë nga një dozë ilaçesh nga të sajat. Ozan vazhdon t’i dërgojë mesazhe të fshehta Xhemresë me anë të Gyneshit. A do të arrijë Çiçek të rikthejë Atlasin në shtëpi? Një skenë mes Omerit dhe Zejnepit do të mërzisë Ryjan.

Flakët e fatit – Episodi 64

Flakët e fatit – Episodi 63

Për çfarë do të flasë Xhemre me Tomris? Çelebi tashmë ndjek çdo hap të Xhemresë. Çfarë shenimi do të lërë kjo e fundit për Ozanin? A do të mundet Omer të rregullojë marrëdhënien e tij me Ryjan?

Flakët e fatit – Episodi 63

Flakët e fatit – Episodi 62

Bylent arrin të marrë Atlasin nga Çiçek. Kush do të jetë personi i parë që kjo e fundit do t’i kërkojë ndihmë? Si do të shkojë marrëdhënia mes Ryjas dhe Omerit pas sherrit të fundit? Çelebi fillon të dyshojë tek ndryshimi i sjelljes së Xhemresë.

Flakët e fatit – Episodi 62

Flakët e fatit – Episodi 61

Ozan arrin të gjejë një mënyrë për të takuar Xhemrenë. Bylent i bën një vizitë të papritur Çiçekut. Një sherr i Omerit në një darkë pune të Ryjas, do të turpërojë këtë të fundit. Ozan i çon mesazhe të fshehta Xhemresë me anë të Gyneshit.

Flakët e fatit – Episodi 61

Flakët e fatit – Episodi 60

Çfarë po hetojnë kësaj rradhe Ozan dhe Omer? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Iskender dhe Ali? Kë do të zgjedhë si përfundim Çiçek mes Aliut dhe Atlasit? Xhemre tashmë e detyruar shoqëron Çelebiun në konferencat e tij për shtyp.

Flakët e fatit – Episodi 60

Flakët e fatit – Episodi 59

Si po shkon tashmë bashkëjetesa e Xhemresë dhe Çelebiut? Iskender organizon një piknik surprizë për Çiçekun dhe Atlasin. Çfarë do të thuhet në përballjen e ashpër mes Çiçek dhe Ali?

Flakët e fatit – Episodi 59

Flakët e fatit – Episodi 58

Xhemre duhet të marrë një vendim të rëndësishëm, të bëjë një marrëveshje me Çelebiun apo të braktisë vajzen e saj. Po Çiçek a do të mundet të lërë Atlasin dhe të nisë një jetë të re me Aliun?

Flakët e fatit – Episodi 58

Flakët e fatit – Episodi 57

Me kë do të ndeshet Ryja gjatë një interviste pune? Ndërkohë që Tomris gjendet në komisariat, Çiçek duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. Xhemre mëson sekretin e Ajshes. Si do të shkojë seanca tjeter e gjyqit mes Çelebiut dhe Xhemresë?

Flakët e fatit – Episodi 57

Flakët e fatit – Episodi 56

Ozan i bën një surprizë të bukur Ryjas. Ozan nga ana tjetër i shpreh ndjenjat e tij Xhemresë. Tomris arrin të shkatërrojë planin e Çelebiut. Cila do të jetë surpriza që Iskender ka për Çiçekun?

Flakët e fatit – Episodi 56

Flakët e fatit – Episodi 55

Ali do të marrë një lajm të papritur në burg. Ozan merr një tjetër goditje menjëherë pasi gjërat duket se po përmirësohen gjë që e bën atë të çmendet. Cila do të jetë levizja e rradhës e Çelebiut?

Flakët e fatit – Episodi 55

Flakët e fatit – Episodi 54

Ndërkohë që Ozan ndihet i pashpresë dhe i dëshpëruar, të gjithë po kërkojnë mënyra për ta ndihmuar atë. Një vizitë e Xhemresë në shtëpinë e Çelebiut do të përfundojë keq. Çfarë do të thuhet mes Çiçek dhe Iskender?

Flakët e fatit – Episodi 54

Flakët e fatit – Episodi 53

Kur të gjithë të lumtur festojnë mbi bashkimin e Xhemresë me Gyneshin, Çelebi do të shkatërrojë përsëri këtë lumturi. Çfarë plani djallëzor ka planifikuar kësaj herë ai? Ozan nga ana tjetër përfundon në burg. Çelebi bën levizjen e rradhës për tu hakmarrë ndaj Tomrisit.

Flakët e fatit – Episodi 53

Flakët e fatit – Episodi 52

Duke i shpallur zyrtarisht luftë vëllait të tij, çfarë do të kërkojë Iskender nga Çelebi? A do të mundet Xhemre të fitojë përkohësisht kujdestarinë e vajzës së saj? Çfarë do t’i rrëfejë Çiçek Tomrisit?

Flakët e fatit – Episodi 52

Flakët e fatit – Episodi 51

Ndërkohë që Omer përballet me xhaxhain e tij, Çelebi do t’i bëjë një telefonatë këtij të fundit. Iskender nga ana tjetër po bën plane kundër vëllait të tij. Xhemre duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të fituar kujdestarinë e vajzës së saj.

Flakët e fatit – Episodi 51

Flakët e fatit – Episodi 50

Sekreti që ka zbuluar Iskender për Omerin do ta trondisë atë. Çiçek nga ana tjetër mundohet t’i hapë sytë Iskenderit për të parë fytyrën e vërtetë të vëllait të tij. Si do të shkojë seanca e parë gjyqësore e Çelebiut dhe Xhemresë?

Flakët e fatit – Episodi 50

Flakët e fatit – Episodi 49

Çfarë do të thuhet mes Iskenderit dhe Çelebiut tashmë që e vërteta doli në dritë? Ky i fundit çmendet kur mëson që Xhemre ka marrë Gyneshin. Pas përballjes së frikshme të tyre, me kë do të dojë Gynesh të qëndrojë?

Flakët e fatit – Episodi 49

Flakët e fatit – Episodi 48

Ajo çfarë do të ndodhë në sallen e mbledhjeve do të inatosë Iskenderin. Si shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait të tij, Iskender i tregon Çiçekut vendin ku Çelebi po mban Gyneshin. Diçka e tmerrshme ndodh në vendin e punës së Ozanit. Çelebi do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të rrëfejë sekretin e tij…

Flakët e fatit – Episodi 48

Flakët e fatit – Episodi 47

Një deklaratë për shtyp do të ndryshojë përsëri rrjedhen e ngjarjeve. Omer do të debatojë me xhaxhain e tij për kushtet e vështira të punëtorëve dhe i jep atij një ultimatum. Çfarë plani po thur Tomris kunder Bylentit?

Flakët e fatit – Episodi 47

Flakët e fatit – Episodi 46

Xhemre është e dëshpëruar pasi Çelebi nuk lejon që ajo të shohë vajzen e saj. Iskender lumturohet kur Çelebi i beson vendin e tij në kompani. Atlas mbyllet në dhomë dhe i vetmi që mund ta nxjerrë atë është Iskender.

Flakët e fatit – Episodi 46

Flakët e fatit – Episodi 45

Iskender vendos të kthehet krah vëllait të tij. Xhemre nga ana tjetër vendos të shoqërojë Çelebiun në prezantimin e tij për kryetar bashkie. Por një plan i mirëmenduar i saj dhe e njerëzve që e mbështesin atë do të shkatërrojë Çelebiun dhe karrieren e tij politike.

Flakët e fatit – Episodi 45

Flakët e fatit – Episodi 44

Si do të jetë përballja e Ryjas me vrasësin e babait të saj? Iskender shkon tek personi i vetëm që e do atë pa kushte. T ë gjithë vendosin të hulumtojnë për të vetmen gjë që e frikëson Çelebiun.

Flakët e fatit – Episodi 44

Flakët e fatit – Episodi 43

Omer i rrëfen Ryjas historinë e trishtë të jetës së tij. Çiçek përballet me Iskenderin për premtimin që ai i dha dhe nuk e mbajti dot. Ryja, Xhemre dhe Çiçek më të bashkuara se kurrë gjejnë forcën tek njëra-tjetra.

Flakët e fatit – Episodi 43

Flakët e fatit – Episodi 42

Iskender nuk arrin dot të mbrojë Kenanin, pasi Çelebi ia merr atë nga duart. A do të bëjë kjo që dy vëllezërit të kthehen kundër njëri-tjetrit? Çfarë do të ndodhë me Kenanin? Cila do të jetë oferta që Çelebi ka për Xhemrenë?

Flakët e fatit – Episodi 42

Flakët e fatit – Episodi 41

Iskender duhet të gjejë me patjetër Kenanin para se vëllai i tij ta gjejë atë. Kush do ta ndihmojë atë për të gjetur vendndodhjen e tij? A do t’ia arrijë Çelebi të shpëtojë nga akuzat Tomrisin? Xhemre do të marrë një ultimatum nga Çelebi.

Flakët e fatit – Episodi 41

Flakët e fatit – Episodi 40

Bylent denoncon Tomrisin në komisariat. Çiçek e emocionuar heq fashot e saj. A do të mundet ajo të rifitojë bukurinë e saj? Ozan vëren disa pengesa në vendin e ri të punës që bie ndesh me idealet e tij.

Flakët e fatit – Episodi 40

Flakët e fatit – Episodi 39

Ozan ul krenarinë e tij dhe shkon të kërkojë para borxh tek xhaxhai që e ka mohuar prej vitesh. Ryja e zemëruar kërkon një shpjegim nga babai i saj për gjithçka të ndodhur. A do të mundet Omer të fitojë faljen e Ryjas?

Flakët e fatit – Episodi 39

Flakët e fatit – Episodi 38

Omer dhe Ryja shijojnë në çdo moment praninë e njëri-tjetrit. I ndjerë i pashpresë, në deren e kujt do të trokasë Ozan për ndihmë? Omer përgatit një darkë romantike për Ryjan. Në momentin e tyre më të lumtur, Iskender do të shkatërrojë Ryjan me një sekret mbi babain e saj.

Flakët e fatit – Episodi 38

Flakët e fatit – Episodi 37

Ryja dhe Omer gjejnë një mënyrë të re për të fituar para. Çiçek e emocionuar dhe e shqetësuar në të njëjtën kohë bëhet gati për operacionin e saj. Kenan ka lajme jo të mira për Tomris…

Flakët e fatit – Episodi 37

Flakët e fatit – Episodi 36

A do të arrijë Tomris të shpëtojë nga akuzat e policisë? Iskender dhe Çelebi janë të shqetësuar për objektet historike dhe bëjnë një plan për të gjetur vendndodhjen e tyre. Si do të shkojë seanca e parë gjyqësore e Xhemresë?

Flakët e fatit – Episodi 36

Flakët e fatit – Episodi 35

Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të Shimalit për të marrë dëshminë e saj, Tomris përfundon në komisariat. A do të pranojë Çelebi ta mbrojë atë? Ryja dhe Omer shkëmbejnë puthjen e tyre të parë. Çfarë do të zbulojë Ozan kësaj here?

Flakët e fatit – Episodi 35

Flakët e fatit – Episodi 34

Çiçek viziton Aliun në burg për t’u shfajësuar për atë çfarë bëri. Tomris nga ana tjetër duhet të bëjë të pamundurën për të rifituar nipin e saj. Ozan zbulon diçka të rëndësishme mbi babain e Ryjas. Iskender bën të mundur rikthimin e Atlasit.

Flakët e fatit – Episodi 34

Flakët e fatit – Episodi 33

Si do të jetë takimi mes Çiçek dhe Ryja tashmë që e vërteta doli më në fund? Bylent del nga burgu dhe shkon të marrë djalin e tij. A do t’ia dalë ai të marrë Atlasin nga Tomris? Çicek shkon të kërkojë ndihmen e Iskenderit. Tomris dhe Kenan duhet të vënë në zbatim planin e […]

Flakët e fatit – Episodi 33

Flakët e fatit – Episodi 32

A do të mundet Kenan të rifitojë besimin e Çelebiut? Iskender ka një plan për të vënë vulën mbi të gjitha problemet e tyre. Ai plan do të ndryshojë papritur jetën e të gjithëve brenda nates.

Flakët e fatit – Episodi 32

Flakët e fatit – Episodi 31

Xhemre lumturohet kur Çelebi mban premtimin e tij dhe i sjell asaj Gyneshin. Si do të shkojë marrëdhënia e Omerit dhe Ryjas? A do të mundet Iskender të kuptojë se vajza e djegur është në të vërtetë Çiçek?

Flakët e fatit – Episodi 31

Flakët e fatit – Episodi 30

Çelebi viziton Xhemren në vendin e saj të punës. Çfarë do të kërkojë ai kësaj here? Çfarë nderi i ka bërë Tomris Xhemresë që do ta lumturojë atë? Ozan, Omer dhe Ryja do të botojnë një lajm që do të zemërojë Çelebiun dhe Iskenderin.

Flakët e fatit – Episodi 30

Flakët e fatit – Episodi 29

Çiçek po shqetësohet gjithnjë e më shumë për Aliun dhe vendos t’i bëjë një vizitë Iskenderit. Çelebi viziton një vend nga e kaluara dhe zemërohet me atë që sheh. Xhemre është e lumtur që rikthehet në punë.

Flakët e fatit – Episodi 29

Flakët e fatit – Episodi 28

Çfarë ka ndodhur me Aliun? Ndërsa Xhemre tenton t’i ikë policisë, një person i papritur do e ndihmojë atë. Tomris shkon në Ankara për t’i bërë një ofertë dikujt. Xhemre duhet të bindë dikë që të dalë nga situata e tmerrshme në të cilën ndodhet.

Flakët e fatit – Episodi 28

Flakët e fatit – Episodi 27

Rrëfimi i Xhemresë do të nxisë kujtesen e Tomris. Çfarë ka ndodhur 23 vite më parë? Iskender përgatit hakmarrjen e tij ndaj Aliut. Çelebi shkon të takojë Bylentin në burg. Çfarë do të thuhet mes tyre?

Flakët e fatit – Episodi 27

Flakët e fatit – Episodi 26

E ndjerë përsëri në grackë, Xhemre duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar nga Çelebi. Çfarë do të thuhet në biseden e ndjerë mes Ali dhe Çiçek? Tomris i bashkohet Xhemresë për t’i çjerrë maskën Çelebiut.

Flakët e fatit – Episodi 26

Flakët e fatit – Episodi 25

Xhemre e shkatëruar nga vendimi ii komitetit të mjekëve shkon të përballet me ta. A do të bjerë përsëri ajo në duart e Çelebiut? Ali vazhdon të përgjojë Çiçekun dhe Tomris dhe përpiqet të kuptojë çfarrë ato po fshehin. A do të mundet ai të zbulojë që Çiçek është gjallë?

Flakët e fatit – Episodi 25

Flakët e fatit – Episodi 24

Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien mes Omer dhe Ryja. A do të munden ata të dy të bien pre e ndjenjave te tyre? Nje zjarr i rënë në shtëpinë e Tomris do t’i rikthejë Çiçekut kujtimet e asaj tragjedie që ka përjetuar. Çfarë do të thuhet mes Bylent dhe Ali?

Flakët e fatit – Episodi 24

Flakët e fatit – Episodi 23

Ryja duhet të gjejë një mënyrë për të fituar heshtjen e Iskenderit. Çelebi dhe Xhemre kujtojnë të kaluarën e tyre. Omer dhe Ozan vazhdojnë të hetojnë mbi Çelebiun dhe Iskenderin. Çiçek vendos të marrë kontrollin në dorë dhe shkon të bindë Iskenderin mbi heshtjen e tij.

Flakët e fatit – Episodi 23

Flakët e fatit – Episodi 22

Si është gjendja shëndetësore e Iskenderit? Kush do të fajësohet për plagosjen e tij? Ndërkohë që Xhemre është e emocionuar për takimin me mjekët, Çelebi bën plan që ta sabotojë atë. Omer duhet të gjejë një mënyrë për të fituar para…

Flakët e fatit – Episodi 22

Flakët e fatit – Episodi 21

Si është gjendja shëndetësore e Iskenderit? Kush do të fajësohet për plagosjen e tij? Ndërkohë që Xhemre është e emocionuar për takimin me mjekët, Çelebi bën plan që ta sabotojë atë. Omer duhet të gjejë një mënyrë për të fituar para…

Flakët e fatit – Episodi 21

Flakët e fatit – Episodi 20

Ali gjen justifikim për të vizituar Çiçekun dhe për të zbuluar atë çfarë po ndodh. Ryja detyrohet të shesë gjithë rrobat e saj nga nevoja për para. Ali arrin të hakmerret ndaj Iskenderit duke e plagosur atë me thikë. Çiçek duhet të marrë një vendim para se të zbulohet gjithçka.

Flakët e fatit – Episodi 20

Flakët e fatit – Episodi 19

A do të mundet Ryja të ndalojë babain e saj nga vetëvrasja? Çelebi dhe Iskender përsëri arrijnë të shpëtojnë nga krimet e tyre. Çfarë hakmarrjeje po përgatisin ata për Omerin dhe Ozanin?

Flakët e fatit – Episodi 19

Flakët e fatit – Episodi 18

Bylent ka një surprizë të pakëndshme për Çiçek dhe Tomris. Ryja po mundohet të kuptojë ndryshimin e sjelljes së Omerit ndaj saj. A do të munden Ozan dhe Omer të nxjerrin të vërtetën nga Selim dhe të bëjnë të mundur arrestimin e Çelebiut dhe Iskenderit?

Flakët e fatit – Episodi 18

Flakët e fatit – Episodi 17

Tomris dhe Çiçek nisin të dyshojnë se Iskender ka lidhje me zjarrin që shkaktoi tragjedinë e jetëve të tyre. Kenan shkon të paralajmërojë Omerin të qëndrojë larg vajzës së tij. Ryja shkon të kërkojë nga Tomris që Ali të bëhet shoferi i familjes së saj.

Flakët e fatit – Episodi 17

Flakët e fatit – Episodi 15

Çelebi jep një deklaratë për shtyp mbi Xhemrenë dhe akuzat e saj. A do të dalë përsëri ai si viktima e kësaj historie? Omer i cili ka nisur një luftë me Iskenderin, shkon të hakmerret ndaj tij në mënyrën më të keqe.

Flakët e fatit – Episodi 15

Flakët e fatit – Episodi 15

Çelebi jep një deklaratë për shtyp mbi Xhemrenë dhe akuzat e saj. A do të dalë përsëri ai si viktima e kësaj historie? Omer i cili ka nisur një luftë me Iskenderin, shkon të hakmerret ndaj tij në mënyrën më të keqe.

Flakët e fatit – Episodi 15

Flakët e fatit – Episodi 14

Xhemre shkon të kërkojë pjesën e saj të trashëgimisë tek xhaxhai i saj por përgjigja e tij do ta lërë atë në mes të rrugës. Ryja nga ana tjetër bën të mundur që videoja e Xhemresë të shpërndahet në të gjithë rrjetet sociale. A do të jetë kjo një goditje për Çelebiun? Iskender shkon të […]

Flakët e fatit – Episodi 14

Flakët e fatit – Episodi 13

Çiçek dhe Atlas kalojnë një moment prekës me njëri-tjetrin. Si po shkon marrëdhënia mes Ryjas dhe Omerit? Bylent përpiqet të zbulojë çfarë po fsheh Tomris dhe Çiçek me anë të Atlasit.

Flakët e fatit – Episodi 13

Flakët e fatit – Episodi 12

A do të arrijë Tomris të heqë qafe Bylentin? A do të mund të vërtetojë Omer se pas gjithë asaj tragjedie fshihet Iskender? Xhemre jep një deklaratë për shtyp kunder Çelebiut. Çiçek përballet me Iskenderin duke e fajësuar atë mbi gjëndjen në të cilen ndodhet.

Flakët e fatit – Episodi 12

Flakët e fatit – Episodi 11

Çiçek peson një krizë nervore pasi telefonon Ryjan. Kjo e fundit falë dëshmive të mbledhura arrin të provojë pafajësinë e Omerit. Policia zbulon një pistë tjetër që do të shqetësojë Çelebiun dhe Iskenderin…

Flakët e fatit – Episodi 11

Flakët e fatit – Episodi 10

Çiçek kupton që Atlas tashmë e di që ajo nuk është nëna e tij. A do të mundet Bylent të kuptojë lojen e Tomris? A do të vazhdojë Ryja të jetë avokatja e Omerit? Çelebi i bën një vizitë të papritur Xhemresë.

Flakët e fatit – Episodi 10

Flakët e fatit – Episodi 9

Tomris merr një vizitë të padëshiruar. Policia arreston Omerin si të dyshuarin kryesor për zjarrin që shkaktoi shumë viktima. Kush do të jetë avokati i tij? Çelebi arrin të gjejë Gyneshin, por a do të mundet ai të kapë dhe Xhemrenë?

Flakët e fatit – Episodi 9

Flakët e fatit – Episodi 8

A ka qënë venia e zjarrit e qëllimshme dhe kush fshihet pas saj? Ali i jep lamtumirën e fundit dashurisë së tij. Çiçek nga ana tjetër të gjëndje të rënduar psikologjike tenton vetëvrasjen. Kush do ta ndalojë atë? Tomris qan mbi varrin e vajzës së saj.

Flakët e fatit – Episodi 8

Flakët e fatit – Episodi 7

Omer mundohet të lumturojë Ryjan duke e çuar në vende që ajo nuk ka shkuar kurrë më përpara. Xhemre vazhdon të jetë ende në arrati me Gyneshin. A do të mundet Çelebi të bie në gjurmet e tyre?

Flakët e fatit – Episodi 7

Flakët e fatit – Episodi 6

Tomris i propozon Çiçekut të shtiret si Shimal në mënyrë që të rifitojë bukurinë dhe jeten e saj. Çfarë do të ndodhë kur Çiçek të shikojë pamjen e frikshhme të saj? A do ta njohe dot Ali atë? A do të arrijë Xhemre të marrë vajzen e saj? Ryja më në fund merr një vendim […]

Flakët e fatit – Episodi 6

Flakët e fatit – Episodi 5

Pasi Iskender lexon lajmet e ashpra për veten vendos t’i japë një mesim Ozanit. Omer nga ana tjetër arrin të sigurojë pashaportat e Xhemresë dhe vajzës së saj. A do të mund të arratiset ajo para se Çelebi ta gjejë atë? Ryja e dëshpëruar rikthehet në vendin ku solli tragjedi në jetën e të dashurve […]

Flakët e fatit – Episodi 5

Flakët e fatit – Episodi 4

Ryja përballet me Iskenderin mbi atë çfarë ndodhi gjatë zjarrit. Çiçek zgjohet brenda një shtëpie të re dhe me një identitet të ri. A do të mundet Ryja të njohë shoqen e saj? Çelebi nga ana tjetër ka nisur të dyshojë mbi vdekjen e stisur të Xhemresë.

Flakët e fatit – Episodi 4

Flakët e fatit – Episodi 3

Xhemre me ndihmen e Ozanit sajon vdekjen e saj në mënyrë që të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga Çelebi. A do të besojë ky i fundit në vdekjen e saj? Ryja mer lajmin e vdekjes së Çiçekut. Por çfarë po ndodh në të vërtetë me këtë të fundit?

Flakët e fatit – Episodi 3

Flakët e fatit – Episodi 2

Të gjithë të ngecur brenda ndërtesës, përpiqen të dalin nga zjarri. Çfarë të vërtetë do të zbulojë Xhemre? Iskender i ngecur brenda së bashku me Ryjan dhe Çiçekun duhet të bëjë një zgjedhje. A do të rrezikojë ai jetën e tij për të shpëtuar Ryjan? Kush nga ata do të përfundojë mes flakësh?

Flakët e fatit – Episodi 2

Flakët e fatit – Episodi 1

Flakët që ndryshuan jetet e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë […]

Flakët e fatit – Episodi 1

Plot

Flakët e fatit

Drama

Flakët që ndryshuan jetët e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë me anën e hidhur të së vërtetës. Çiçek është në prag të humbjes së identitetit dhe bukurisë së saj. Fati i tre grave krejtësisht të ndryshme bashkohet në një event gala ku ndodh një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk do të jetë si më parë kur flakët të shuhen…

TV Klan

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave