Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshëm deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitëse! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetëra çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike.
A do të shërohet Ilbilge? Ertugruli rikthehet me fitore në kamp. Ai nuk di asgjë çfarë ka ndodhur në kampin e Umureve. Bamsi ka nisur stervitjen për luftëtaret e ardhshëm të fisit më të fortë të rajonit… Çfare e mundon nënë Hajmenë? Osmani duket se e ka zgjedhur profesionin e tij në kamp… Një dasmë […]
Spiuni i Aribukës arrin të shtijë në dorë disa dokumente shumë të rëndësishme. Çfarë vendimi do të marrë Ilbilge për motrën e saj? A do ta falë Ilbilge Sirmen? Vazhdon lufta e përgjakshme mes Ertgrulit, mongoleve dhe Aribukës… Kush do të jenë fituesit?
Cili është rezultati i takimit të Ertugrulit në çadrën e mongolëve? Sirma zbulohet për ato çfarë ka bërë në sy të të gjithë bejlerëve. Po ashtu edhe bashkëpunëtori i saj që bleu votat e bejlerëve. Një betejë e përgjakshme sërish mes Ertugrulit dhe njerëzve të Aribukës. Tashmë Ertugruli ka dhe një aleat.
Sirma hiqet sikur është në anën e të motrës, por në fakt ajo vazhdon hakmarrjen e saj. Gyndodu dhe Turgut janë vënë në ndjekje të thesarit. Por një kurth i ngritur mund tju kushtojë shumë rëndë… Çfarë do të ndodhë në përplasjen mes Ertugrulit dhe Aribukës? A do të fitojë votat në këshill Ilbilge?
Songur Tekin sjell një letër në kamp. Çfarë është shkruar në të? Njerëzit e Aribukës janë bërë gati për hakmarrjen finale. Po ashtu edhe Turguti me Ilbilgen. Çfarë do të ndodhë në takimin mes Ertugrulit dhe Berkan hanit?
Ilbilge është e detyruar të lërë fronin e beut të fisit. A do të arrijë Ertugruli të shpëtojë një herë e mirë nga Aribuka? Sirma takohet me njeriun e Aribukës, por Ilbilge ka nuhatur diçka. Ertugruli është nisur drejt një misioni shumë të rëndësishëm.
Ilbilge niset me ushtarët e saj në kërkim të Ertugrulit. Bejbolat bej vazhdon të ketë peng Ertugrulin duke e çuar atë diku… Si është gjëndja shëndetësore e Turgutit?
Turguti i plagosur vjen në kamp në një gjëndje për jetë a vdekje. Nënë Hajme mëson dhe për zhdukjen e Ertugrulit… Çfarë po ndodh në të vërtetë me Ertugrulin? Të gjithë kanë nisur kërkimet për Ertugrulin.
Një betejë e përgjakshme po ndodh mes Ertugrulit dhe njerëzve të Bejbolatit. Ertugruli mund të humbasë ushtarët e tij më besnikë… Sirma tashmë ka marrë krahë por hiqet sikur është në anën e të motrës.
Ertugruli më në fund i kthen postin Bamsit duke e gëzuar pa masë atë. Sirma merr një mesazh duke kuptuar që vëllai i saj nuk ka vdekur… Edhe Bamsi kupton që Bejbolati mund të jetë gjallë. Ertugrul është në rrezik…
Ertugruli cakton Ilbilgen si të paren e fisit të Umureve. Të gjithë bashkëpunëtorët e Bejbolatit denohen me vdekje. Çfarë ka ndodhur me Bejbolatin dhe kush po e kërkon trupin e tij? Gyndodu tashmë është pjesë e fisit te Kajave në vendin e Ertugrulit.
Më në fund zbulohet se kush fshihet pas emrin tradhëtar Albasti. Turguti nga ana tjetër duhet të përballet me disa armiq të tjerë. Në betejë rikthehet pas kaq shumë vitesh një përson shumë i dashur për Ertugrulin.
Sirma shtie në dorë letren e Ilbilges për Ertugrulin. Çfarë ndodh në darkën mes dy fiseve çadren e Ertugrulit? Bamsi ka nisur të sherohet… Cila është marrëveshja që arrin Ertugruli me të derguarin e Perandorit? Bejbolat beu ndjek Ilbilgen nga pas por përballet me dikë tjetër…
Artuk bej po bën të pamundurën për të mbyllur plagen e Bamsit. Hafsa merr një lajm të keq… Ertugruli përpiqet t’i hapë sytë Ilbilges në lidhje me Bejbolat beun.
Më në fund erdhi dita e gjykimit ndaj Dragosit para popullit. A do të mësojë të vërtetën Ilbilge në lidhje me të vëllain? Bamsi teksa përpiqet të mbrojë djalin e Ertugrulit vë jetën në rrezik…
Ilbilge kërkon të dijë të vërtetën e plagosjes së saj. A do ta falë Ertugruli Bamsin për vendimet e tij përsonale? Në Sogut po përgatitet një kryengritje e armatosur. Kush është organizatori?
Çfarë e shqetëson Osmanin e vogël? Bejbolat beu vjen në Sogut pasi merr vesh që Dragosi është në duart e Ertugrulit. Me pretekstin që do ta vrasë, Bejbolati ka në mendje diçka tjetër… Çfarë mesazhi merr ai? A do ta falë Ertugrul Bamsin për gabimet e bëra?
Ertugruli merr vesh që Bamsi ka liruar Alinxhakun. Çfarë do të ndodhë gjatë shkëmbimit të pengjeve? A do të arrijë Bamsi të shpëtojë vetën dhe djalin e tij? A do të jetë kjo beteja finale mes Ertugrulit dhe komandatit mongol Alinxhak?
Bejbolat bej merr një mesazh nga Dragosi. Kush e ka sulmuar Ilbilgen dhe çfarë kujton ajo? Bamsit i shfaqet para syve Dragosi i vërtetë. Atij i duhet të lirojë Alinxhakun në këmbim të jetës së djalit të Bamsit. Turgutit i del para ushtria e Bejbolat beut si gjithmonë i maskuar.
Ilbilge është e detyruar t’i nënshtrohet urdhërave të të vëllait tradhëtar. Çfarë vendimi ka marrë Bamsi për familjen e vet? Sirma arrin të bindë Hasfan të udhëtojnë bashkë dhe organizon rrëmbimin e djalit të Bamsit.
Ilbilge ka nisur të kuptojë që vëllai i saj është armik me Ertugrulin. A do mund ajo të dalë kundër familjes? Sirma vazhdon të helmojë me fjalë Hafsanë… Ertugrulit i vjen një letër mesazh në sy të Zangoçit. A është ky një rreng i Ertugrulit? Zangoçi arrin të gjejë vendin e fshehtë të letrave të […]
Si do të jetë përfundimi i betejës mes mongolëve dhe Ertugrulit? Bamsi nuk është në krah të Ertugrulit në betejë, por po merret me familjen e tij. Cili është plani i rradhës i Dragosit për të mundur Ertugrulin?
Një betejë e përgjakshme po ndodh mes Ertugrulit dhe dy armiqve të tij. Djali i Ertugrulit është në vështirësi… Komandanti mongol i terbuar nga disfatat e njëpasnjëshme kërkon të marrë hak ndaj të gjithëve.
Një urdhër i Hylagy hanit ndalon një luftë të përgjakshme ku është i perfshire edhe Ertugruli me Bejbolat beun. Sirma vazhdon të bëjë për vete Hafsanë duke shpifur për Selxhanin. Ertugrul arrin të zbulojë vendin sekret të mongolëve. A do ta shpëtojë nga vdekja njeriun e tij?
Njeriu i Ertugrulit po vuan tortura nga më çnjerëzoret. A do të tregojë ai? Selxhani e derrmuar nga humbja e djalit tashme ka armike edhe Hafsanë. Hafsa nga ana tjetër i ankohet Bamsit për mërzitjen e saj me Selxhanin.
Cila do të jetë lëvizja e rradhes e Dragosit? Bejbolat bej përballet me Dragosin pa e ditur kush është ai në të vërtetë. A do të heqë dorë ai nga hakmarrja për vdekjen e babait të tij? A do të mësojë Ertugruli se kush është Dragosi nga vizita e tij në kala? Sirma ka filluar […]
Bejbolat beu dhe Sirma hartojne të tjera plane kundër Ertugrulit dhe familjes së tij. I infiltruari i Ertugrulit merr një tjetër mesazh nga Hylagy han. Por çfare do të ndodhë me të gjatë rrugës? Mes lotësh dhe shumë dhimbje, i gjithë fisi përcjell për në banesën e fundit Sulejmanin.
Ertugrul arrin të gjejë Sulejmanin por mund të jetë tepër vonë… Nënë Hajme mbledh gratë e fisit për të vendosur rregullat e bashkëjetesës në paqe. Çfarë e nervozon Dragosin tek aleati i tij? Selxhan vë re se kali i djalit të saj është kthyer në kamp pa Sulejmanin. Ertugruli vjen në kamp me këmbanat e […]
Sirma është sërish rivale me të motrën dhe nuk heq dorë nga hakmarrja ndaj Ertugrulit. Sulejmani zihet rob nga dikush… A do të arrijë Dragosi të hapë sendukun dhe të zbulojë çfarë fsheh ai? Një tjetër senduk me diçka brënda vjen për komandantin mongol. Ertugruli është sërish i pari i fiseve turke…
Sulejmani vazhdon të torturohet mizorisht në shpellë. Senduku i hapur vjen tek Ertugruli. A do të kuptojë ai që po mashtrohet nga komandant Uranusi? Edhe Zangoçi mund të zbulohet nga dora e djegur, apo sërish ai do të arrijë të fshihet nën rrobat e kisharit? Teksa Ertugrul niset për të gjetur Sulejmanin, nëna e tij […]
Ertugruli tashmë është sërish i pari i Sogutit duke marrë edhe perkrahjen e popullit. Bejbolat beu shikon me syte e tij që Soguti nuk është më i tij, por tashmë ai është edhe pa krahun e tij të djathtë. Çfarë do të ndodhë në përballjen e dy bejlereve turq? Dragosi kërkon të hapë sendukun e […]
Ertugruli rivjen në kamp duke sjellë edhe një lajm të mirë për vëllain e tij, Gyndodunë. Dragosi kërkon të rrëmbejë sulltanin nga mongolët, por në betejë përfshihet edhe Bejbolat beu. Cili do të jetë fundi i këtij konflikti 3 palësh? Ertugruli rikthehet në Sogutin e pushtuar nga Bejbolati. A do ta rimarrë ai qytetin?
Çfarë do të bëjnë mongolet pas urdhërit të marrë nga kreu i tyre? Ilbilge viziton Selxhanin në burg. Çfarë qëllimi ka ajo? Si është Sirma dhe si do të marrë hak ajo? Bejbolat bej vjen për të ndëshkuar Selxhanin fajtore.
Selxhani përballet me Sirmen para Ertugrulit dhe Bejbolat beut. A do të denohet ajo? Çfarë do të bëjë Ertugruli me Bejbolat bej tani që ai mëson se një bej turk po bashkëpunon me mongolët? Turguti me Bamsin duhet të mbrojnë jetën e sulltanit të ri…
Bejbolat bej merr vesh për plagosjen e të motrës. Ilbilge është e detyruar të burgosë Selxhanin për krimin e kryer. Ertugruli strehohet në shpellë duke takuar edhe nipin e tij të arratisur. Cili është qëllimi i vizitës së Zangoçit në çadrën e Ertugrulit? Bejbolat bej është i vendosur për hakmarrje të përgjakshme.
Një tjetër mesazh i falsifikuar vjen për mongolët nga kreu i tyre Hylagy han. Ata nënshkruajnë një marrëveshje me njerëzit e Dragosit. Ertugruli merr hak ndaj mongolëve duke shpëtuar njeriun e tij. Në kamp vazhdon konfllikti mes grave…
Si do të përfundojë përballja e Ertugrulit me mongolët. Ertugruli sjell Osmanin në kamp duke gëzuar të gjithë. Ndërkohë çadra e Ertugrulit është e zënë nga njerëzit e Bejbolat bej. A do të arrijë Ertugruli të rifitojë vendin e tij?
Ertugruli është dëshmitar i një darke në kalanë e Dragosit. Soguti tashmë është në duart e Bejbolat beut, i cili vendos edhe flamurin e tij në qytet duke rrezuar atë të fisit Kaja. Kushdo që kundërshton beun e ri, futet në burg. Cili është plani i hakmarrjes i Ertugrulit? Cili është konfikti i rradhës mes […]
Osmani merret peng nga mongolët. Ata duan nga Ertugruli diçka në këmbim. Ilbilge takohet me Ertugrulin duke i rrëfyer ato që ka dëgjuar… Ertugruli kërkon të bëjë aleancë me një tjetër armik për të mundur atë më të madhin. Si po shkojnë punët tek punishtja e qilimave me gratë e dy fiseve?
Më në fund Ertugruli rivjen në kamp të përballet me mongolët. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre? A është në veshtirësi Zangçi ose kishari i shtirur? Ertugrul i shkruan një letër Ilbilges… Ajo dëgjon planin gjakatar ku tashmë është i përfshirë edhe i vëllai Bejbolat beu.
Një përfaqësues i mongolëve viziton kalanë e Dragosit. Ne kampin e Kajave situata vazhdon të jetë nderë. Mongolët tashmë kanë gjunjëzuar të gjithë bejleret turq. Edhe Ertugruli thërritet në kala. Ai duhet të dorëzojë diçka në shkëmbim. Ku fshihet senduku sekret dhe çfarë do të ndodhë me të? Në kamp ka njerëz që nuk janë […]
Mongolët kanë filluar kërcënimet dhe torturat edhe tek djemtë e Ertugrulit. Osmani mundohet t’i bëjë ballë komandantit të mongolëve.A do t’ja arrijë ai? Paniku dhe lotët pushtojnë çadrën e Ertugrulit. Bejbolat bej del hapur që është në anën e mongolëve. Cili është plani i Ertugrulit për të shpëtuar fisin e tij?
Zangoçi nuk është plagosur rëndë edhe pse në sytë e Ertugrulit ai doli hero. Si është gjëndja shëndetësore e Abdurrahmanit? Mongolet sulmojë fisin e Kajave. Dikush do të zihet peng… Çfarë do të ndodhë? Bejbolat bej vazhdon të bashkëpunojë me mongolët dhe të jetë tradhëtar i Ertugrulit.
Nënë Hajme mirëpret në fis dy motrat meqë Ilbilge tashmë është pjesë e familjes. Me lot në sy Ertugruli i shpjegon Osmanit të vogël arsyet e martesës së tij me një grua të dytë pa harruar kurrë dashurinë dhe kujtimet me Halimenë. Zangoçi vret një tjetër përson në kala për t’i bërë dëm Ertugrulit. Turguti […]
Bejbolat bej merr vesh që tashmë është pa aleatin e tij Emirin Bahatin. Ertugruli mbledh të gjithë bejleret për të ardhmen e fiseve turke. Si po shkon marrëdhënia e dy motrave pas marrëveshjes së Sirmas me të vëllain.
Ertugruli i jep një porosi shumë të rëndësishme Turgutit dhe Bamsit. Një mrekulli duhet për të shpëtuar nga vdekja Bejbolat beun. A do të shërohet ai? Dragosi pyet veten se kë ka helmuar me helmin e përgatitur për Ertugrulin.
Turguti arrin të futet në strofkullën e Tarës dhe çliron dikë. Dragosit i vjen një “dhuratë” nga Ertugruli… Si po shkon marrëdhënia mes dy grave në kamp? Kishari përgatit një helm për dikë…
Bejbolat bej do të pijë verën e helmuar. Çfarë do të ndodhë me të? Emiri Bahatin është kapur nga mongolët deri sa ata të marrin arin e vjedhur. Ertugruli me ushtarët e tij arrijnë të futën në kala, por është shumë vonë…
Çerma nuk e fal të motrën që pranoi të martohej me Ertugrulin duke i zënë vendin asaj. Osmani dëgjon që babai i tij do të martohet me Iblilgen… Çfarë përgjigje ka Ertugruli për 3 djemte e tij në lidhje me vendimin për martesë. Si po shkon aleanca mes Bejbolat beut dhe Emirit Bahatin. Ky i […]
Ertugrul betohet për hakmarrje para Artuk beut. Iblilge merr vesh që motra e saj do të martohet me Ertugrulin. Selxhan vazhdon të jetë shumë kritikë ndaj kunatës më të vogël. Komandant Dragosi tashmë i pasur nis planin e sulmit ndaj Ertugrulit. Çfarë vendimi do të merret gjatë darkës?
Si qëndron e vërteta e vdekjes së shtirur të Bejbolat beut? Çfarë po bisedon Ertugruli me komandant Dragosin që në fakt i vërteti është aty i fshehur? A do të marrë vesh Ertugruli se kush është Dragosi i vërtetë? A do të rrëfejë diçka spiuni brenda kampit të Kajave?
Si po shkon marrëdhënia mes Bejbolatit dhe Ertugrulit? Dragosi akoma i maskuar si kishari vazhdon t’i shfaqet Ertugrulit në Sogut. Bejbolati i propozon të motrës Çermes një martesë. Me kë do t’a martojë ai? Dragosi harton një plan për të mundur mongolët. A do të fitojë ai në këtë betejë?
Lajmi për vdekjen e Bejbolat beut vjen në kampin e Umurëve. A do të marrë vesh Çerma se kush është vrasësi i vëllait të saj? Ertugrul ka në kokë një plan për rikthimin e florinjve tek mongolët. Iblilge është robinë në pallat dhe merr vesh për vdekjen e të vëllait.
Çfarë po ndodh me Artuk bej të zënë peng? Çerma shkon të kërkojë llogari tek Ertugrul por përballet me Selxhanin. Për çfarë do të debatojnë Ertugruli dhe Bejbolat bej? Mongolet nuk kanë me aleancë me emirin Bahatin. A do të arrijë Turguti të shpëtojë Artuk beun?
Kreu i ri i mongolëve i bën një tjetër vizitë Ertugrulit në han. Artuk bej rrethohet nga njerëzit e komandant Uranusit. Edhe zonja Iblilge është në vështirësi. A do të mundet Turguti t’a shpëtojë atë?
A do të shpëtojë Artuk bej nga torturat? Ertugruli ka arritur të mashtrojë komandant Dragosin me arkën me florinj. Një lajm i hidhur vjen në kamp tek nënë Hajme. Çfarë po ndodh me zonjën Iblilge të zënë peng në kala? Ertugruli duhet të gjejë me doemos njerëzit e tij më të dashur….
Një paqe jo e sinqertë duket se po vendoset mes dy fiseve turke. Një dhuratë për Ertugrulin fsheh një tjetër qëllim. Iblilge është më e shqetësuara mes tyre. E motra e saj Çerma është më guximtare. Komandant Dragosi i shpall luftë Ertugrulit me komandantin e ri në krye.
Më në fund Selxhani gëzohet për shërimin e djalit të saj. Ertugrul përballet me ushtarët e Tekfurit në një betejë të përgjakshme. A do të mësojë ai se kush është komandant Dragosi? Një grua e fortë vjen në kampin e Iblilges dhe vëllait të saj. Një komandant i ri dhe mizor vjen në emer të […]
Zangoçi arrin të mashtrojë sërish Gyndyzin në lidhje me zonjën Ilbilge. Turguti i dërgon ultimatumin e fundit nga ana e Ertugrulit, tradhëtarit të Tekfurit. Cili është vendimi i bejlereve turq më në krye Ertugrulin? Ilbilge rrethohet nga njerëzit e Dragosit…
Ertugruli arrin të gjunjëzojë edhe të vëllain e Ilbilges. Por si qëndron e vërteta? Gyndyz merr një leter nga Iren. A do të sherohet djali i Selxhanit?
Ertugruli ka mbledhur të gjithë familjen e tij. Çfarë rrëfen Selxhani që e shqetëson atë? Emiri Bahatin merr një mesazh aspak të këndshem. Ertugruli vazhdon kërkimet për të gjetur komandant Dragosin.
Emiri Bahatin burgos Artuk bej. A do të kapet Iren e cila është arratisur nga kalaja. Nënë Hajme shkon të përballet me emirin Bahatin dhe të lirojë Artuk bej. Konflikti degjeneron mes shpatash, por aty mbërrin Ertugruli… Cili do të jetë vendimi i gjykatësit për Gyndyzin?
Në kamp vjen një përsonazh i njohur. Me shumë mall Selxhan rikthehet në fisin Kaja pas shumë vitesh. Sëbashku me të është dhe djali i saj. Çfarë ka ndodhur me vëllain e Ertugrulit Gyndodun? Në çadren e Ertugrulit vjen një i paftuar. Çfarë do të ndodhë?
A do të marrë fund konflikti me zonjen Iblilge? Teksa Ertugrul largohet në kala vjen i maskuar armiku i tij më i madh. A do t’a falë Gyndyzin Ertugruli? A është ai i pafajshëm në sytë e babait? Tashmë të krishteret kanë një Tekfur të ri…
Gyndyz kapet nga njerëzit e Tekfurit. Një letër po i dergohet sulltanit. Çfarë e lodh Zangocin me Emirin Bahatin? Lajmi për vdekjen e Tekfur Janis mbërrin tek Ertugruli. A do të arrijë Iren të shpëtojë të dashurin e saj? Ertugruli mbërrin në kala për të shpëtuar djalin e tij Gyndyzin. Çfarë do të ndodhë? Nënë […]
Bamsi po kurohet në Sogut dhe ndjehet fajtor që nuk kapi dot Dragosin. Ky i fundit vazhdon të shesë informacione për të kundërvënë Iblilgen kundër Ertugrulit. Çfarë sekreti fsheh varësja e Teoklesit? A do t’a mësojë këtë sekret Ertugruli?
Duke filluar nga sot, serialet e Klan HD dhe Klan Plus do kenë një orar të ri transmetimi. Seritë e reja të telenovelës që ka thyer rekorde audience, “Ertugrul” do të mund t’i ndiqni nga sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e Tv Klan çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 dhe të […]
Varësja me sekretin e Teoklesit përfundon në duart e Turgutit. Iblilge sërish përballet me Ertugrulin dhe sërish me mllefin për të marrë hak ndaj vdekjes së babait të saj. Dikush hidherohet që Ertugrul i ka shpëtuar ushtarëve të Dragosit. Gyndyz është fshehur në pallatin e vajzës që dashuron edhe pse jo aleate me babain e […]
A do t’a kapë Iblilge Gyndyzin e fshehur? Dy vajzat e Teoklesit arratisen nga kampi i Kajave sëbashku me varësen që mban sekretin. Çfarë do të ndodhë me to? Një përballje për jetë a vdekje pritet të ndodhë mes Iblilges dhe Gyndyzit. Ertugruli rrethohet nga njerëzit e komandant Dragosit. Ertugrul është shumë afër zbulimit se […]
“Ertugrul” rikthehet në ekranin e Tv Klan. Duke filluar nga data 31 Mars, çdo të dielë në Tv Klan do të transmetohen 2 episode premierë të serialit më të ndjekur të momentit. Nga e hëna në të enjte si zakonisht serialin “Ertugrul” do e ndiqni në ekranin e Klan Plus në orën 20:00, dhe të dielën […]
Iblilge varros mes lotësh babain e saj duke u betuar se do të marrë hak ndaj vrasësit. Gyndyzi është i fshehur diku dhe ka frike të dalë jashtë. Çfarë po ndodh me Turgutin e zënë peng? Ertugrul mundohet me çdo kusht t’a bindë Iblilgen që djali i tij është i pafajshëm. A do t’a falë […]
Një ushtri e tërë sulmon Ertugrulin në han. Thika që ka vrarë Umur bej është në duart e Ertugrulit, i cili duhet të provojë pafajësinë e djalit të tij. A do të bindet Iblilge që Gyndyz është i pafajshëm? Ndërkohë armiku kryesor i Ertugrulit vazhdon të jetë shumë afër tij…
Çfarë ka ndodhur me Gyndyzin? Ku ndodhet ai? Gungaci Zangoc vazhdon ti japë informacione Iblilges për t’iu kundërvënë Ertugrulit. Umur bej është në rrezik. Dikush kërkon vdekjen e tij… Një lajm i hidhur vjen për Iblilgen…
A do të arrijë Ertugrul të shpëtojë djalin e vogël të tij Osmanin? Dikush godet Gyndyzin dhe e rrëmben atë. Çfarë ka ndodhur me djalin tjetër të Ertugrulit, Savxhen? Si do të shkojnë bisedimet mes Ertugrulit dhe Umur bej?
Çfarë do të ndodhë me Ertugrulin dhe zonjën Ibilge? Çfarë gabimi tjetër ka bërë Gyndyz që do të denohet nga i ati? A do të arrijë Osmani të shpëtojë vetën dhe vëllain e tij? Ertugrul është vënë në kërkim të dy djemve të tij.
Çfarë marrëveshjeje kërkon zonja Ibilge nga Ertugruli? Komandanti Dragos ka të tjera plane. Ertugruli i ngre kurth dikujt për të marrë një plaçkë të rëndësishme. Gyndyz takon fshehurazi dikë. Dy djemtë e Ertugrulit janë në rrezik…
Ertugruli ritakohet me luftëtarët e tij. Iblilge kujton se po merr informacione për Ertugrulin nga armiku i tij kryesor. Osmani trim shkon të takojë atë që e shpëtoi dikur nga mongolët. Ertugruli nga ana tjeter shkon të takojë Emirin Bahatin. Si do të shkojë ky takim mes tyre? Gyndyzi merr një letër nga dikush…
Luftëtarët e Ertugrulit nisin kërkimet për beun e tyre. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Ertugrulin? Ku është ai? Babai i Iblilges Umur bej vjen në kamp për të përzënë fisin e Ertugrulit. Dikush përpiqet të helmojë Teoklesin.
Dikush vjen i paftuar në çadrën e Ertugrulit. Zonja Iblilge tashmë është nën mbrojtjen e Ertugrulit. Ertugruli pyet veten se si ka qenë ai si baba për 3 djemtë e tij të rritur pa nënën e tyre. A do ta falë ai Gyndyzin për fajin e bërë? Një kurth i ngrihet Erugrulit gjatë rrugës së […]
Ertugrul vjen në Sogut pa e ditur që armikun e ka përballë. Dikush ka shpërndarë para me fajde tek tregtarët në han. Çfarë lidhje ka djali i madh i Ertugrulit? Çfarë sekreti fsheh Teokles? Bamsi merret me stërvitjen e dy fëmijeve të tij, Aslihanit dhe Aybars. Çfarë po ndodh me tre djemte e Ertugrulit? Dikush […]
Rikthehet në Klan Plus, Ertugrul, seriali historik më i ndjekur i të gjitha kohërave që do të mbajë sërish të mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët. Seritë e reja të sezonit të 5-të, prodhim i vitit 2018-2019 do të nisin transmetimin duke filluar nga 11 Marsi në orën 20:00. Por çfarë do të ndjekim në […]
Rikthehet seriali historik më i preferuar nga shqiptarët, Ertugrul, me seritë e reja të sezonit të 5-të, 10 vjet më vonë, pasi ka bërë të tijën Sogutin, zemrën e Anadollit. Lufta e një heroi për të krijuar perandorinë më të madhe të kohës. Çfarë do të ndodhë me tre djemtë e Ertugrul, armiqtë e tjerë […]
Rikthehet Ertugrul me seritë e reja të sezonit të 5-të, 10 vjet më vonë, pasi ka bërë të tijën Sogutin, zemrën e Anadollit. Lufta e një heroi për të krijuar perandorinë më të madhe të kohës. Çfarë do të ndodhë me tre djemtë e Ertugrul, armiqtë e tjerë dhe konflikti i hershëm me mongolët. 90 […]
Rikthehet “Ertugrul” me seritë e reja të sezonit të pestë. 10 vjet më vonë, pasi ka bërë të tijën Sogutin, zemrën e Anadollit. Lufta e një heroi për të krijuar Perandorinë më të madhe të kohës. Çfarë do të ndodhë me tre djemtë e Ertugrul-it, armiqtë e tjerë, dhe konflikti i hershëm me mongolët? 90 […]
Cilat janë planet e Ertugrulit për të ardhmen e fisit të tij? Çfarë do të ndodhë me tre trashegimtarët e Ertugrulit dhe si do të themelojë Osmani perandorinë më të madhe në botë? Nojani nga ana tjetër mbledh njerëzit e besuar për tu hakmarrë ndaj Ertugrulit. Gyndyzi dhe të tjerët duhet t’i japin lamtumirën e […]
Perandori kërkon të vendosë paqen mes dy shteteve. Çfarë është shkruar në marrëveshjen që vulon Ertugruli? Nojani merr vesh për vrasjen e motrës së tij dhe fundin e njerëzve të kampit të Almilës. Ertugruli mbledh të gjithë bejlerët turq për epokën e re që do të fillojë shteti i selçukëve.
Almila nuk dorëzohet dhe kërkon të vazhdojë hakmarrjen e saj. Ertugrul mbërrin në kamp dhe i rrëfen nënë Hajmesë se kush është në të vërtetë Almila. I biri i Ogedajit tashmë është sëbashku me Nojanin. Çfarë vendimi do të marrë ai? Bamsi dhe Turguti shfarosin gjithçka në kampin e Almilës.
Gynalp bej sulmon njerëzit e Almilës dhe korrieret e rremë të dërguar prej saj. A do të mund Abdurrahmani t’i vrasë njëherë e përgjithmonë Nojanin në fushë-betejë? Ertugrul rrethohet nga njerëzit e Nojanit. Çfarë do të ndodhë me të? Osmani i vogel është në rrezik në çader…
Ertugruli është i burgosur në kampin armik për tu siguruar që ai i shërben realisht Ogedajit. Almila tashmë konsiderohet pjesë e kampit dhe nënë Hajme i jep asaj veshjet turke. A do të pranojë Ertugruli të lërë peng një nga djemtë e tij për të zbatuar marrëveshjen e paqes? Një vdekje e papritur do të […]
Si do të shkojnë bisedimet e paqës mes Ogedajit dhe Ertugrulit? Almila nga ana tjetër vazhdon planet e hakmarrjes. Një dokument i rëndësishëm i dorëzohet Turgutit për t’ja dërguar Sulltanit Gijasetin.
Almilla ka filluar të bëhet e afërt me Gyndyzin. Ertugruli dhe Nojani arrijnë në destinacion ku duhet të takojnë dikë. A do të arrihet marrëveshja e dëshiruar nga të gjithë? Çfarë ka ndodhur me djemtë e Ertugrulit?
Sugan ribashkohet me Osmanin e vogël. Almilla tashmë është një heroinë në sytë e nënë Hajmesë. A do të mund të bashkë udhetojnë qetësisht Nojani dhe njerëzit e Ertugrulit? Kush janë njerëzit që sulmojnë sërish Ertugrulin? Njeriu i Almillës shtie në dorë një mesazh të rëndesishëm që mund të rrezikojë gjithçka…
Çfarë do të ndodhë me Bamsin e plagosur në fushëbetejë? Gynalp bej është nisur për të shpëtuar Sugan. Por edhe Almilla kërkon të japë ndihmesën e saj për të hequr çdo dyshim…
Ertugruli me miqtë e tij duhet të udhëtojnë sëbashku me Nojanin me porosi të sulltanit. Almilla vazhdon të qëndrojë afer fëmijëve të Ertugrulit. Ajo i shpërndan dhurata 2 djemve të mëdhenj. Çfarë fshihet pas kësaj mirësie? Si ka shpëtuar nga vdekja Nojani pas plagosjes që i bëri Ertugruli? Nënë Hajme i jep bekimin Sugas, si […]
Ertugrul duhet t’i bindet vullnetit të sulltanit. Çfarë do të ndodhë në takimin mes Nojanit dhe Ertugrulit? Nojani është mik në han dhe Bamsi duhet ta respektojë atë. Çfarë plani bëjnë moter e vëlla kunder Ertugrulit? Ertugruli duhet të niset për diku…
Nojani takohet me sulltanin Gijasetin. Ndërkohë perandori ka një mesazh për Ertugrulin. Çfarë synimi ka Almilla për Osmanin e vogël? Nojani vjen në kampin e Ertugrulit me porosi nga Sulltani Gijasetin. Almilla kërkon të mashtrojë të gjithë duke u hequr si armikja e Nojanit. Çfarë mesazhi sjell Sulltani për Ertugrulin?
Sura tashmë strehohet në kampin e Ertugrulit. Tashmë Osmani duket se ka gjetur nënën e tij zëvendësuese. Cili do të jetë fundi i Tekfurit? Almila fiton besimin e Ertugrulit pasi i sjell atij një trofe lufte. Ndërkohë në kamp vjen edhe trupi i pajetë i Ahmetit, njeriut më besnik të Ertugrulit. Nojani takohet me sulltanin […]
Nojani merr vesh që Ahmeti është në anën e Ertugrulit dhe po mashtron Tekfurin. Ertugruli duhet të shpëtojë Surën, gruan që sapo ka varrosur foshnjën e saj… Ahmeti përballet me Nojanin në një dyluftim për jetë a vdekje. Tekfuri sulmon punishtën e lëkurave por përballet me trimat e Ertugrulit.
Ahmeti takohet rastësisht me Nojanin në kalanë e Tekfurit. A do ta njohin ata njëri-tjetrin? Mes lotësh i gjithë fisi i jep lamtumirën e fundit Halimesë. Cila është gruaja që përballet me Ertugrulin? Nojani ndjek Ahmetin për tek vendi sekret i takimit…
Tregtarja Almila që në fakt është e motra e Nojanit betohet për hakmarrje në kauzën e vëllait të saj. Halime papritur bëhet keq pas lindjes së Osmanit… Nojani takohet me Tekfurin. Çfarë aleance do të bëjnë ata?
Nojani është betuar për hakmarrje. Edhe Ertugruli ka planet e tij për të mundur armiqtë bashkë me Ahmetin. Nojani tashmë kërkon të bëjë aleancë me armiqtë e tjerë të Ertugrulit. Halime lind djalin e tretë, Osmanin, ai që do të themelojë vite më vonë perandorinë Osmane.
Në kamp kanë nisur lojërat e ditës së verës për më të fortin e fisit. Dikush i maskuar sulmon njerëzit e tekfurit. Kush është ai? Tregtarja me identitet të rremë takohet me Ertugrul duke e bërë atë fajtor për sigurinë e hanit të pazarit. A është zbuluar që Maria i ka shërbyer Satedin Kopekut dhe […]
Më në fund Ertugruli dhe Turguti çojnë deri në fund amanetin e Aslihanit. Tashmë drejtësia mbizotëron në shtetin turk. Një grua e quajtuar Almila arrin në han. Cila është ajo dhe çfarë synimi ka? Në kamp nisin përgatitjen për ditën e parë të verës. Tashmë edhe Gynalp bej është pjesë e trimave të kampit të […]
Sulltani Gijasetin mbledh sërish rreth vetes bejlerët besnikë të shtetit në çadren e Ertugrulit. Maria tashmë zbulohet se i shërben Satedin Kopekut. Ertugrul i ka zënë pritë kundërshtarit të tij më të madh. Në këtë përballje Emiri Satedin është krejt i vetëm. Duke dashur të arratiset nga beteja, Ertugruli duhet të çojë amanetin e Aslihanit […]
Ertugrul është zënë sërish peng nga Satedin Kopeku. Gynalp beu tashmë e ka kuptuar se kush është në të vërtetë njeriu që ai e konsideron si baba. Cili do të jetë vendimi për Ertugrulin dhe a do të shpëtojë ai? Teksa Emiri Satedin kërkon të ekzekutojë Ertugrulin pa e ditur që do të bjerë vetë […]
Halime dhe nënë Hajme tashmë duhet të jetojnë nën të njëjten çader me zonjën Mahperi. Teksa në kampin e Ertugrulit mbërrijnë njerëzit e Satedin Kopekut, Ertugruli ndodhet i maskuar shumë afer armikut të tij. A do të arrijë Satedin Kopeku të zgjidhet sulltan? Çfarë do të ndodhë me sulltanin e vërtetë Gijasetin?
Emiri Satedin merr lajmin për vdekjen e sulltanit Gijasetin. Mahperi kërkon të japë ndihmen e saj për shërimin e Hafsas. Sa e sinqertë është kjo ndihmë? Emiri Satedin ka mbledhur të gjithë bejleret për t’u vetëshpallur sulltan. A do të bëhet ai i pari i vendit?
Hasfa ndjehet keq dhe rrezikon të humbasë fëmijën. Tekfuri bën planet për të sulmuar Ertugrulin sëbashku me Aresin dhe Maria gjithmonë është aty duke spiunuar. Por sa do të zgjasë pabesia e saj? Satedin Kopek eleminon të gjithë ata që janë kunder tij. Sulltani Gijasetin dhe nëna e tij Mahperi janë strehuar në fshehtësi në […]
Çfarë kërkon Gynalp bej në kampin e Ertugrulit? Turguti i jep lamtumirën e fundit gruas së tij dhe betohet për hakmarrje ndaj Satedin Kopekut i mbështetur edhe nga Ertugruli. Emiri Satedin ka plane të tjera për t’u bërë i pari i vendit. Sulltani Gijasetin është arratisur nga sarajët dhe takohet me Ertugrulin.
Trupi i pajetë i Aslihanit sillet në kamp nga njerëzit e Satedinit. Dhimbja dhe zia pushton të gjithë fisin. Turguti i shkatërruar kërkon të marrin hak menjëherë… Gynalp beu rishfaqet në kampin e Ertugrulit me porosi të Satedin Kopekut.
A do ta falë Ertugruli Gynalp beun, apo do ta përdorë atë për të rrëzuar Satedin Kopekun? Mahperi është e kënaqur që tashmë do të jenë pa Satedin Kopekun në kala. Tekfuri i Bilexhikut tashmë ka brënda kalasë edhe Aresin dhe Marian që i shërbejnë Emirit Satedin. Çfarë ka ndodhur me Emirin Satedin dhe cila […]
Sulltani Gijasetin tashmë është i qartë se kush është Satedin Kopeku… Mahperi tashmë nuk mund të bëjë asgjë. Ertugrul përballet me Gynalp beun… Çfarë përfundimi do të ketë kjo betejë? Aslihan e vendosur për të marrë hak, i lutet Satedinit për diçka…
Cili është plani i rradhës së Emirit Satedin me zonjën Mahperi? Ertugrul kërkon të bëjë aleancë me bejlerët e tjerë turq. Sa prej tyre do ta mbështesin? Maria përballet me Aresin. A do të kuptojnë ata qëllimet e njëri-tjetrit? A do ta tradhëtojnë bejlerët fjalën e dhënë ndaj Ertugrulit? Gynalp beu rrethon edhe Ertugrulin gjatë […]
Sulltani Gijasetin vazhdon të mos bjerë pre e planeve kundër Ertugrulit. A do të mundet ai t’i dalë kunder edhe nënës së tij? Ertugruli merr vesh për mbledhjen e këshillit nga Satedin Kopek. Nga ana tjetër Gynalp beu vazhdon të jetë besniku i Emirit Satedin. Aslihan betohet për hakmarrje dhe niset drejt Satedin Kopekut me […]
Gynalp bej duket sikur është në anën e Ertugrulit. A është e sinqertë kjo aleancë? Edhe Satedin Kopeku ka filluar të ketë besim tek Aresi. Cila është marrëveshja mes tyre? Një urdhër nga sulltanati ka ardhur në kamp. Ertugrulit i janë hequr të gjitha postet e larta. Maria shpëton nga Artuk bej dhe tashmë strehohet […]
Ertugruli sëbashku me Gynalp beun dhe ushtarët e tij përballen me ushtrinë e Tekfurit të Bilexhikut. Si do të jetë fundi i kësaj beteje? Aresi sillet i gjunjëzuar para Emirit Satedin. A do të arrijë Emiri të kuptojë lojen e Aresit? Teksa Ertugruli po shijon fitoren ndaj Tekfurit një lajm befasues vjen nga sulltani. Çfarë […]
Ertugruli afron pranë vetes Gynalp beun. A do të vazhdojë ky i fundit të jetë besnik i Satedin Kopekut? Çfarë vendimi do të marrin bejleret e fisit të çavdarëve për shpërnguljen bashkë me Ertugrulin në Sogut? Aresi dhe Ertugruli hartojnë një plan për tu hakmarrë ndaj Satedin Kopekut.
Emir Satedini mundohet të fajësojë Ertugrulin për vrasjen e princit te Sulltani. Ky i fundit vazhdon ta quajë Ertugrulin si të besuarin e tij. Çfarë vendimi do të marrin bejleret e fisit të Çavdarëve për tu zhvendosur në Sogut me Ertugrulin? A do të ndryshojë vendim Turguti? Mahperi pranon para të birit se ka urdhëruar […]
Çfarë mesazhi ka lënë Satedin Kopek për Ertugrulin? Princi Kilic Arslani i dorëzon vulën Ertugrulit. A do të shpëtojë ai? Gynalp bej i ofron një marrëveshje Tekfurit Kritos, por mirë që Ertugrul ndodhet aty. Në kala ndodhet një spiun i Satedin Kopekut që njofton për çdo levizje. A do të arrijë Aresi të bindë Tekfurin […]
A do të arrijë Aresi të bindë Tekfurin se është në anën e tij? Ertugrul me ushtarët e tij është nisur për të shpëtuar princin Kilic Arslani. E ëma i dorëzon princit vulën e shenjtë të trashëguar si pasardhës i fronit. Çfarë do të ndodhë gjatë rrugës? A do të arrijë princi të arratiset? Çfarë […]
Nje zë i brëndshem përgatit Halimenë që së shpejti ajo do të lindi djalin e saj të tretë Osmanin që do të themelojë një perandori të madhe. Aresi arrin të bëhet i pari i vrasësve të eger. Cili është plani i tij? Një lajm vjen në kala për Ertugrulin. Tashmë ai duhet të shpëtojë dikë… […]
Në kala është dita e ekzekutimit të tradhëtarëve. Njerëzit e Ertugrulit janë dënuar me varje. Çfarë vendimi tjetër ka marrë sulltani Gijasetin për Ertugrulin? Djali i vogel i Sulltanit Aladin dhe nëna e tij po trasportohen diku me urdhër të Mahperit. A do të arrijë Aresi të mashtrojë ish-ushtarët e Titanit?
A do t’i rrëfejë të vërtetën Mahperi djalit të saj, sulltanit Gijasetin? Tre miqtë e Ertugrulit edhe pse në qeli betohen për hakmarrje. A do të arrijë Sungur Tekin t’i shpëtojë ata? Ertugruli del para sulltanit Gijasetin për të thënë fjalën e fundit. A do të arrijnë Sadetin Kopek dhe Mahperi të ndikojnë në vendimin […]
Nënë Hajme dhe Halime i lënë amanet djemtë Aslihanit dhe nisen për në Konja. A do të arrijë një marrëveshje për drejtimin e kalasë Sungur Tekin beu? Cili është plani i rradhës mes zonjës Mahperi dhe Emirit Sadetin? Aresi tashmë ka nisur një jetë krejt të re larg mekatit dhe ligësisë. A do ta besojë […]
Kush është beu që ka mbërritur në kala dhe çfarë do të ndodhë me Artuk beun? Ertugruli është i burgosur në sarajë dhe po pret vendimin e sulltanit. A do ta gjunjëzojë dot Sadetin Kopeku? Zonja Mahperi i lutet djalit të saj sulltan të marrë hak për vrasjen e Aladinit. Lajmi për burgosjen e Ertugrulit […]
Mahperi nuk heq dorë nga ngjitja në fron e djalit të saj Gijasetin. Populli në fisin Kaji kërkon dënimin me vdekje të Titanit. Çfarë do të vendosin për të Bamsi dhe Turguti? Çfarë do të ndodhë në darkën mes Ertugrulit dhe sulltanit Aladin? A do të funksionojë plani i Sadetin Kopekut? Në kamp rikthehet djali […]
Sulltani Aladin i rrëfen djalit të madh se fronin do ta pasojë vëllai i tij, Kiliç Arslani. Maria vazhdon të japë informacione por edhe për sa kohë… Ertugrul është gati të marrë vendimin e sulltanit. Çfarë do të vendoset për të?
Bamsi në qeli është penduar për vrasjen e shokut të tij më të ngushtë. A do të shërohet Hafsa në anën tjetër? Titani me ushtarët e tij bëhet gati të pushtojë hanin. Çfarë do të ndodhë brënda në kala? Edhe Ertugrul rrezikohet në sarajë. A do të mund ai dhe Aresi të shpëtojnë nga ky […]
Mahperi dërgon një urdher kundër Ertugrulit tek sulltani Aladin. Bamsi dhe Turguti vazhdojnë të zihen për drejtimin e fisit të Çavdarëve. Gijasetin Kej Hysrev princi dhe djali i madh i Sulltanit vjen në kampin e luftës. Sulltani merr vesh për vrasjen që ka bërë Ertugruli dhe urdhëron kapjen e tij. Maria vazhdon të bëjë spiunën […]
Si do të jetë aleanca e re mes Sadetin kopekut dhe zonjës Mehperi? Çfarë po ndodh me Aslihanin dhe Hafsan të mbajtura akoma peng nga Titani? Aresi lirohet nga Ertugruli por njerëzit e Sadetin Kopekut i janë vënë pas. A do të bëhet shkëmbimi i pengjeve pa viktima dhe të plagosur?
Çfarë do të ndodhë me Aresin në qeli? A do të mund të lirohet ai? Titani dërgon një ndërmjetës tek fisi Kaji për të treguar kushtet e lirimit të Hafsas dhe Aslihanit. Sadetin kopek është gati të marrë vendimin final nga sulltani. Ertugruli duhet të ndërhyjë… A do të mësojë Turguti ku mbahen peng gratë […]
Aslihan dhe Hafsa mbahen peng në shpellën sekrete të Titanit. Emiri Satedin burgoset në sarajë nga sulltani në pritje të një vendimi të dytë. Sulltani Aladin i pohon gruas së tij se cili princ do të jetë trashegimtari i fronit. Si do të reagojë ajo? Çfarë do të ndodhë në takimin mes sulltanit dhe Ertugrulit?
Titan arrin të rrëmbejë Hafsan dhe Aslihanin. Lajmi për kapjen e tyre arrin në kamp tek Bamsi dhe Turguti. Ertugrul akuzon hapur Emirin Satedin. Çfarë do të rrëfejë Aresi para Sulltanit Aladin dhe cili do të jetë vendimi për tradhëtarin Satedin?
Ertugrul tashmë në sarajët e sulltanit mirëpritet përzemërsisht nga Emiri Satedin. Hafsa i thotë lajmin më të bukur Bamsit. Çfarë do të ndodhë në kuvendin e sulltanit Aladin? Hafsa dhe Aslihan janë në rrezik. Ato rrethohen nga njerëzit e Titanit. A do të arrijë Ertugrul ti çjerrë maskën Emirit Satedin?
Titan po bëhet gati për të sulmuar Ertugrulin dhe ka mbledhur rreth vetës disa ushtarë të etur për hakmarrje. Halime rrethohet nga disa të panjohur. A do të arrijë Ertugrul ta shpëtojë atë? Emiri Satedin kërkon të bëjë për vete gruan e sulltanit me dredhi të tjera.
Aresi lutet për jetën e tij në këmbim të informacioneve që mund t’i japë Ertugrulit. Cili është kushti i tij për t’i dalë kunder Satedin Kopekut? A do të arrijë Emiri Satedin të heqë dyshimet nga sulltani Aladin? Cila është lëvizja e tij e rradhës? Maria lë një mesazh për dikë. Çfarë shkruhet në të […]
Sulltani Aladin nuk di se prej kujt të ruhet tashmë. A do të zbulohet Satedin Kopeku? Si do të jetë fundi i betejes brënda në han? Teksa Ertugruli me ushtarët e tij po mbrojnë hanin, Titani po pret jashtë sinjalin e Aresit.
Nënë Hajme vazhdon të jetë sëmurë. A do ta shërojë atë Artuk bej? Satedin Kopek harton një plan për të vrarë dikë. A do t’ja arrijë ai t’ia dalë? Ertugrul niset drejt hanit të pazarit. Ndërkohë edhe njerëzit e Aresit të futur në han janë përgatitur për sulmin e befasishëm. Aresi arrin të futet në […]
Nënë Hajme i jep bekimin Ertugrulit dhe duket sikur ajo nuk ka më vend aty dhe kërkon të largohet tek djemtë e saj. Njeriu besnik i Ertugrulit duhet të njoftojë për vendndodhjen e Aresit. A do të arrijë ai në kohë në kamp? Një dasmë po përgatitet në kala. Maria do të martohet me njërin […]
Njeriu i Ertugrulit zbulon vendin e fshehtë ku ndodhet Aresi me Dariusin. A do të kapet Aresi? Ertugruli tashmë është shpëtimtari nga vuajtjet e banorëve dhe tregtarëve të kalasë së çliruar. Por ka edhe nga ata që nuk janë dakort me këtë pushtim. Turguti është tashmë beu i ri i ligjshëm i fisit të Çavdarëve […]
Nënë Hajme është e lumtur për arritjet e të birit dhe tashmë nuk ka më asnjë peng në jetë. Aresi strehohet në vendin sekret ku ndodhet edhe Dariusi. A do të zbulohen ata? Flamuri i bardhë dorëzohet tek Ertugruli nga vetë perandori. Emiri Satedin në Konja merr vesh për fitoren e Ertugrulit. A do të […]
Çfarë do të ndodhë me Aresin? A do të mund ai të arratiset? Triumfi i Ertugrulit pasqyrohet edhe në mesazhin e nisur drejt Sulltan Aladinit. Familjet e të dy fiseve tashmë ndodhën në kala për të gëzuar fitoren e bujshme.
Në kala ka nisur festa nisur nga lajmi i rremë që ka marrë Aresi. Në fakt fundi i tij mund të jetë nga një dorë tjetër që kërkon të marrë hak. Ertugrul me ushtarët e tij mbijnë nga hiçi mu në mes të kalasë dhe festës.
Edhe gruaja e Bahadir bej ka të njëjtin fund me burrin e saj. A do të arrijnë njerëzit e Ertugrulit të kapin Dariusin? Beteja e përgjakshme po afron. Të dy ushtritë po luten për fitore. Edhe gratë e të tre kampeve po stërviten për luftë.
Ertugrul arrin të marrë i pari mesazhin e perandorit. Dariusi ka zënë pritë për njerëzit e Ertugrulit. Ertugruli vjen në kampin e çavdarëve. Tashmë Bahadir bej është i zënë në çark dhe duhet të përballet me drejtesinë. Tradhëtia e tij del sheshit.
Dariusi vjen në kala si hero nga fitorja e tij e parë kundër Ertugrulit. Çfarë po ndodh me Turgutin dhe Aslihanin të burgosur nga Bahadir bej? Një mesazh i rëndesishëm fatmirësisht bie në dorën e duhur. Ertugruli njoftohet për burgosjen e Aslihanit dhe Turgutit.
Aslihan rrëzohet nga froni. Bahadir bej arrin të bëhet i pari i fisit. A do të arrijë të shpëtojë njëriu i Ertugrulit brënda në kala? Turguti arrin në kamp por a do të mundet ai të shpëtojë Aslihanin?
Plani i Bahadir bej ka filluar zbatimin që tek marrëdhënia e grave në çadër. Njeriu i Ertugrulit merr vesh detajet e sulmit kunder Ertugrulit. A do të arrije ai t’i çojë në kohë lajmet? Dariusi sulmon ushtarët e Ertugrulit të tradhëtuar nga Bahadir bej. Kampi i Aslihanit është i rrethuar.
Bahadir bej propozon një sulm më efikas kunder Aresit. Njëriu i Ertugrulit po ndjek të gjitha levizjet e Dariusit. Të dy kampet po përgatiten për luftë. Çfarë plani po thur Bahadir bej me Dariusin?
Ertugrul njofton sulltanin Aladin për planet e tij. Komandant Aresi ndëshkon ushtarët e tij pa e ditur se edhe të tjerë i janë vrarë. A do ta falë ushtarin e tij besnik Ertugruli? Çfarë plani po kurdis Bahadir bej me djalin e tij?
Me një pamje të re Ertugruli ka nisur planin për të shpëtuar Gyndyzin. Bahadir bej i jep një tjetër ultimatum Turgutit dhe Aslihanit për drejtimin e kampit. Aresi dhe Darius bëjnë të tjera plane pa e ditur që armikun e kanë shumë pranë… A do të tregojë Maria se ku fshihet Gyndyzi i rrëmbyer?
Ertugrul i premton Halimesë se shumë shpejt ata do të kenë pranë djalin e tyre. Ertugrul bën një vizitë rastësore në kala tek komandant Aresi. Cili është mesazhi që ai merr nga njëriu i tij brënda në kala?
Ertugrul merr vesh për rrëmbimin e djalit të tij. I xhindosur ai fajëson një nga ushtarët më besnik. Darius sjell Gyndyzin e zënë peng tek Aresi, i cili menjëherë e kupton se djalin e kujt ka rrëmbyer. Ertugrul niset për të shpëtuar Gyndyzin…
Me urdhërin e Ertugrulit nis sulmi ndaj kryqtarëve. A do të marrë vesh Halime se kush qëndron pas rrëmbimit të Gyndyzit. I gjithë kampi është vënë në kërkim të princit të humbur. Bahadir bej sëbashku me djalin e tij kanë formuar ushtrinë e tyre për të marrë fronin e kërkuar.
Më në fund Aslihani dhe Turguti mund të shijojnë bashkëjetesën e tyre si burrë dhe grua. Çfarë kërkon Dariusi nga Gyndyzi i vogel? Bahadir bej vazhdon të kërkojë drejtimin e fisit. Ertugrul është bërë gati për të sulmuar njerëzit e Aresit.
Çfarë vendimi merr Sulltani Aladin dhe për çfarë kritikohet Emiri Satedin? Bahadir bej është akoma në duart e Ertugrulit. Çfarë do të vendoset për të? Aslihan vazhdon të jetë e sëmurë ndërkohë që Turguti duket sikur po e rimerr veten nga helmimi.
A do të tregojë të vërtetën Bahadir bej për bashkëpunimin e tij me Emirin Satedin? Komandant Aresi vjen në kampin e fisit Kaji. A do të gjendet ilaci për Aslihanin dhe Turgutin? Ertugruli gjen vendin e magjistarit që përgatit helmet. Aty mësohet edhe e verteta e helmimit të Sulltanit disa muaj më parë. Çfarë ka […]
Si është gjëndja shëndetësore e Aslihanit dhe Turgutit? Spiuni i Aresit vazhdon të jetë i infiltruar tek kampi i Ertugrulit. Ertugruli mbledh të gjithë shërbëtoret e çadrës së Aslihanit. A do të kuptoje ai se kush ishte ajo që helmoi çiftin e sapomartuar? Tek fisi i çavdarëve kane nisur trazirat. Ushtarët e dy kampeve vihen […]
Të gjithë urojnë çiftin e sapo martuar. Por sa do të zgjasë ky gëzim? Në natën e parë të martesës një nga shërbyeset arrin të helmojë kanën me verë. Çfarë do të ndodhë me Aslihanin dhe Turgutin? Turguti arrin të lajmerojë Ertugrulin për këtë fatkeqësi…
Spiuni Darius ka arritur të futet në çadrën e Ertugrulit. Cili është qëllimi i tij? Ertugrul bën një vizitë në kalanë e Aresit. Ndërkohë në kampin e çavdarëve kanë nisur përgatitjet e dasmes së Aslihanit me Turgutin.
Ertugrul deklaron që së shpejti Aslihan dhe Turgut të bëjnë dasmen e tyre. Si do të pritet ky lajm? Kush është luftetari që ka mbërritur në kala tek Aresi? Ai rrihet për vdekje si pasojë e një plani tradhëtar. Dyndar bej duhet të largohet nga kampi. Mes lotesh ai duhet të ndahet nga vëllai i […]
Cili është plani i rradhës së Emirit Satedin me Aresin? Ertugrul është shumë afer mësimit të së vërtetës ndaj sulmit të tij. E ndërsa Aresi bën planet për të mundur kundërshtarët, Emiri Satedin ka një lajm për Ertugrulin nga Sulltani. Djali i Bahadir vihet në pozitë të vështirë në mbledhjen e këshillit. Situata ndezet më […]
Cili është vendimi që Ertugrul do të marrë për vëllain e tij Dyndarin? Emiri Satedin vazhdon planet e tij për të vënë Bahadir beun në krye të fisit të Çavdarëve. Aslihan është e vendosur të vazhdojë rrugën e nisur nga Ertugruli. Çfarë do të ndodhë në mbledhjen e këshillit. A do të mundet Bahadir bej […]
Nënë Hajme është e shqetësuar për fatin e djalit të vogël të saj Dyndarit. Në han Dyndari firmos kontratën e shitjes së hanit tek Bahadir bej nën praninë e Emirit Satedin. Ertugrul mbërrin papritur duke shokuar të gjithë. Çfarë do të ndodhe? Si do të ndëshkohet Dyndari për nënshkrimin e kontratës?
Bahadir bej kërkon të bëjë për vete bejleret duke blerë votën e tyre. Bamsi del hapur kunder vendimit të Dyndar beut për shitjen e hanit. Edhe Turguti kërkon të vazhdojnë ëndrrën e Ertugrulit dhe të mos migrojnë. Cili është i pari që shikon që Ertugruli është gjallë?
Çfarë lajmi i vjen Satedin Kopekut? A do të arrisë Ertugruli të shpëtojë dhe të marrë vesh se kush e qëlloi atë për vdekje? Bahader bej tashmë del hapur kunder Aslihanit. Nënë Hajme mundohet të zgjidhë ngërçin në këshillin e fisit, megjithatë tashmë është vendosur se kush të jetë i pari i vendit.
A do të arrije Aresi të bjerë në gjurmet e Ertugrulit? Turguti rikthehet në kampin e tij. Tashmë Aslihan ka një krah ku të mbështetet. Çfarë do të ndodhë në takimin me Bahader beun? Turguti bëhet armiku kryesor për Bahaderin dhe djalin e tij. Cili do të fitojë dyluftimin?
A do të marrë vesh Ertugruli se kush organizoi sulmin ndaj tij? Tashmë gratë e dy fiseve duhet të përballen edhe me epersinë e gruas së Bahder beut. Halime del hapur kundër vendimeve të kunatit të saj Dyndar beut. Turguti rikthehet në kamp. Çfarë lajmi sjell ai?
Ertugruli duhet të përgatitet për ti shpëtuar të dy armiqve që po e ndjekin. Bahader bej gëzohet për florinjtë e fituara edhe pse ka shitur vendin e vet. Satedin Kopek arrin të bindë Dyndar beun të lidhë një marrëveshje me Bahader. Nënë Hajme vjen të vizitojë Aslihanin. A do të marrë vesh ajo tradhetitë e […]
Ertugrul duket se është drejt lirisë por dikush po e ndjek. Bahader bej bëhet vasal i Satedin Kopek dhe madje edhe korruptohet prej tij. Çfarë duhet të bëjë ai me favor të Satedin Kopekut? Komandant Aresi merr vesh që Ertugruli jeton. Satedin Kopek shfrytëzon dobësitë e Dyndar bej dhe e drejton atë në favorin e […]
Dyndar bej kërkon të vazhdojë bisedimet me komandant Aresin. A do të arrihet ndonjë marrëveshje? Ertugruli vazhdon të jetë i marrë peng. A do të arrijë ai të shpëtojë? Aslihan duhet t’i tregojë vendin Bahader bejit dhe gruas së tij.
Halime tashmë duhet të mësohet të rrisë e vetme dy djemtë e saj. Teksa Ertugrul duket se e ka marrë veten, një tjetër pabesi duket se po ndodh. Cili është qëllimi që Ertugrul nuk është vrarë? Satedin Kopek dhe Ares thurin të tjera plane. Çfarë marrëveshje bëjnë ata këtë herë? Kush është gruaja e bukur […]
Dyndar bej betohet si i pari i fisit duke zëvendësuar Ertugrulin. A do ta japë bekimin nënë Hajme? Çfarë ka ndodhur në betejë me Ertugrulin. Kush e ka shpëtuar atë dhe në duart e kujt ndodhet Ertugruli? Një be i ri së bashku me famijen është drejtuar diku…
Trupi i pajetë i Ertugrulit sillet në kamp. Zia ka pllakosur kampin. Bamsi ndjehet më fajtori për vdekjen e mikut të tij. Lotët dhe dhimbja kanë pushtuar vendin. Në kala kundërshtarët me në krye komandant Aresin po festojnë. Halime betohet për hakmarrje. Kush do të zgjodhet në krye të fisit Kaji?
Çfarë ka ndodhur me Ertugrulin në betejë? A do të gjendet trupi i tij? Të gjithë marrin vesh lajmin e hidhur dhe nisen për të gjetur të mbijetuarit. A do të shpëtojë Bamsi? Lajmi për vdekjen e Ertugrulit pllakos vendin…
Cili do të jetë vendimi final për fatin e kalasë të komandant Aresit? Satedin Kopek xhindoset kur merr vesh fejesën e Aslihanit me Turgutin. Çfarë mesazhi i vjen Çollpanit? Turguti bëhet gati për luftë duke marrë bekimin e dashurisë së tij më të re. Po ashtu edhe Ertugruli kërkon bekimin e Halimesë. Një pritë do […]
Çfarë vendimi do të marrin Ertugruli me Sulltanin? Nga ana tjetër edhe Çolpani ka planet e saj të hakmarrjes. Ertugrul i kërkon dorën Aslihanit për Turgutin. A do të pranojë ajo? Ertugruli me Satedin Kopek vijnë në kala. Si do të priten ata? A do të arrijnë ata në një marrëveshje me komandant Ares?
Aslihan heq dorë njëherë e përgjithmonë nga Satedin Kopek duke ju përkushtuar vetëm fisit të saj. Ertugruli dërgon mesazhin e fundit në kala. Cila do të jetë përgjigja e Çolpanit? Sulltani ka filluar planet për ndarjen e territoreve së bashku me Ertugrulin. Bamsi kujdeset për beqarin e fundit nga grupi i miqve të Ertugrulit. Kush […]
Çfarë vendimi do të merret në mbledhjen e bejlerëve? Çolpani i shkruan dikujt. A do të heqë dorë ajo nga hakmarrja? Helena i jep Bamsit lajmin më të bukur të jetës së tij. Ertugruli bekon djalin e Dohanit. Mes lotësh të gjithë kujtojnë humbjen e Dohanit dhe gëzimin për trashëgimtarin e ri në fisin Kaja.
Banu Çiçek bëhet gati për të lindur. Sulltani kritikon Satedin Kopek për dyshimet e tij ndaj Ertugrulit. Çfarë mesazhi vjen nga Konja për të? Ertugrul rikthehet triumfator në han duke fituar besimin e të gjithëve. Lajmi për vdekjen e Vasiliusit vjen në kala. Çfarë do të bëjë Çolpani?
Vasiliusi i shpall luftë Ertugrulit dhe kërkon medoemos kokën e tij. Cili do të jetë fundi i këtij dyluftimi? A do të arrijë Ertugruli të triumfojë? Cili është qëllimi i vizitës së nënë Hajmesë dhe Aslihanit tek sulltani? Çfarë kurthi tjetër po thur Satedin Kopek?
Vasiliusi mbledh ushtarët më të mirë dhe niset për të sulmuar Ertugrulin. Edhe nënë Hajme mbledh bejlerët. Çfarë vendimi marrin ata? Si është gjendja shëndetësore e sulltanit? Ertugruli niset drejt Vasiliusit gjithashtu. Vasiliusi arrin ta gjejë në befasi Ertugrulin, por ky i fundit ka me vete një person. Cili është ai që step Vasiluisin?
Sulltani është në takim me Ertugrulin dhe Satedin Kopekun. Gjatë takimit sulltani nuk ndjehet mirë. Çfarë ka ndodhur me të dhe kush është përgjegjësi? Çolpan vazhdon të thurrë planet e hakmarrjes me Vasiliusin. A do të marrë vesh Ertugruli për pabesinë e Satedin Kopekut?
Për çfarë zotohet Satedin Kopek? A do ta ndjekë pas Aslihan burrin e saj të ardhshëm? Çolpan ndodhet në han dhe dëgjon bisedën mes Bamsit dhe Turgutit. Çfarë plani mëson ajo? Aslihan tashmë është e para e fisit dhe të gjithë zotohen se janë me të për të vazhduar rrugën e Ajilarit.
Aslihan mes lotësh përcjell për në banesën e fundit Alijar beun, duke u zotuar që do të marrë hak për humbjen e të vëllait. Në varrim vjen edhe Satedin Kopek, i cili habitet kur shikon aty edhe sulltanin. Për çfarë do ta urdhërojë ai Aslihanin? Sulltani takohet me Satedin Kopekun dhe Ertugrulin, dhe u jep […]
Si është gjendja shëndetësore e Alijar beut? Sulltani bekon djalin e dytë të Ertugrulit. A do të jetë ai themuesi i perandorisë osmane? Satedin Kopek vjen në kamp për të takuar Ertugrulin.
Ajilar beu vjen në gjendje shumë të rendë në kamp. A do të shpëtojë ai? Ertugrul shikon për herë të parë trashëgimtarin e tij të dytë. Çfare mesazhi ka vetë sulltani për Ertugrulin? Katerina tashmë ka bërë aleancë me armikun e saj të dytë.
Njëri nga njerëzit e Sulltanit arrin të takohet me Ertugrulin, por tjetri është i zënë peng. Si është gjendja shëndetësore e Halimesë? Ertugrul niset në kërkim të mesazherit të sulltanit. Më në fund ai përballet me Vasiliusin. Cili do të jetë fundi i këtij dyluftimi?
Në kamp vjen për vizitë një njeri me post shumë të lartë. Kush është ai dhe çfare porosie sjell? Dyndar bej i bashkohet ushtarëve të fisit dhe rifiton besimin e Ertugrulit. Halime bëhet gati për të lindur, por shtatëzania e saj nuk po ecën aq mirë.
Dy të dërguarit e sulltanit ndiqen nga ushtarët e Vasiluisit. A do të shpëtojnë ata? Dyndar bej përballet për herë të parë me Banu Çiçek. A do ta falë ajo? Çolpan tashmë është zotuar për hakmarrje ndaj të gjithëve. Çfarë strategjie po planifikon Ertugruli me Alijar beun?
Ural bej ka arritur të rimarrë kampin. A do ta pranojë populli si kreun e tyre? Triumfator ai tashmë ka me vete të gjithë ushtarët. Nënë Hajme dhe Halime së bashku me Aslihan janë zënë peng nga Urali. Çfarë vendimi do të marrë ai për to?
Bamsi nuk mund të lërë shokët vetëm, prandaj vendos ta ndjekë Ertugrulin ditën e parë pas martesës. Dyndar bej bie në gjurmët e Vasiliusit. Çfarë do të bëjë ai? Ural bej rikthehet në kamp duke eleminuar të gjithë kundërshtarët. Nga ana tjetër edhe Ertugruli me Alijar beun vrasin të gjithë tradhëtarët brenda këshillit të bejlereve. […]
Dyndar bej lë një letër lamtumire për Ertugrulin dhe vendos të largohet. Në kamp të gjithë festojnë dasmën e Bamsit me Helenën. Çola është lëvizja e rradhës së Ural bej për t’u hakmarrë ndaj Ertugrulit. Çfarë ka shkruar në letër Dybdar bej?
Bamsi dhe Helena marrin bekimin e Ertugrulit për t’u martuar. Në kamp kanë filluar përgatitjet e dasmës me dhëndrin trim dhe nusen e bukur. Vasiliusi bëhet si i çmendur që nuk arriti dot të bënte të tijën Helenën.
Ertugul ndëshkon të vëllain për mendjelehtësine e tij që çoi në vdekjen e Doganit. Helena tashmë jeton në kamp së bashku me Bamsin. Alijar beu sjell në kampin e Ertugrulit tradhëtaret. Dita e gjykimit mbërriti. Ekzekutimet nisin njëri pas tjetrit. A do ta falë Dundar bej Gynielin? Ural bej në anën tjetër po thur ende […]
Dyndar bej më në fund është i lirë. E gjithë mbrojtja e kalasë tashmë është eleminuar nga Alijar beut dhe Ertugruli. A do të arrijë Urali të shpëtojë veten dhe kalanë? Helena përpiqet të arratiset nga njerëzit e Vasiliusit. Shpëtimtari i saj për herë të dytë është shumë afër fatmirësisht. Vasiluisi shikon me sytë e […]
Ertugrul niset me ushtarët e tij për të liruar të vëllain. Edhe Vasilius me Helenën janë për udhë. Karvani i Vasiliusit do të ndiqet nga njerëzit e Ertugrulit. Urali i mbetur vetëm në kala ëndërron që një ditë ai fron të jetë i tij. Erutgrul arrin të futet në kala. A do të arrijë ai […]
Të gjithë betohen për hakmarrje teksa i japin lamtumirën e fundit Doganit. A do të arrijë Alijar bej të bëjë të flasë Axhar beun? Edhe Aslihan ka detyrën e vështirë të mësojë të vërtetën nga Gyniel. Helena mundohet të ndihmojë ushtarin e Ertugrulit, por ky fakt mund të zbulohet nga Urali. Çfarë domethënie kanë lotët […]
A është pajtuar Vasiliusi me Helenën? A do të martohen ata? Njeriu besnik i Ertugrulit ndihmohet nga dikush për t’u arratisur. E hidhëruar pa fund, Banu vajton humbjen e babait të foshnjes së saj. Alijar beu arreston Axhar bej dhe vajzën e tij si tradhëtarë të kampit. Shokët e ngushtë betohen para kufomes së Doganit […]
Dogani i plagosur për vdekje arrin në kamp dhe rrëfen autorët dhe se çfarë ka ndodhur. Cila do të jetë lëvizja e rradhës e Vasiliusit me Uralin? Haçaturjani zbulohet brenda kalasë nga Urali. Ertugrul merr vesh për fatin e të vëllait dhe niset për ta shpëtuar atë. Gjatë rrugës për në kala Ertugrul merr një […]
Lajmi për misionin e Dyndar bej vjen edhe tek Urali. Ky i fundit bën planet me Vasiliusin. Dyndar bej dhe Dogan nisen drejt Konjas pasi marrin bekimin e Ertugrulit. Vasilius dhe Ural i zënë pritë Dyndarit dhe Doganit. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre?
Ertugrul takon të dërguarin e sulltanit. Çfarë mesazhi sjell ai? Halime akuzohet edhe nga nënë Hajme për Dyndarin. Satedin Kopek sjell një mesazh për Aslihan. Çfarë duhet të bëjë ajo? Dyndar bej i rrëmbyer nga ndjenjat i tregon Gynielit për misionin e tij sekret. A do ta tradhëtojë ajo?
Mes grave ka nisur konkurenca për tu bërë sa më të dobishme në kamp. Helena në prag të martesës nuk heq dot nga mendja Bamsin. Çfarë do të ndodhë me të? Njeriu besnik i Ertugrulit tashmë është në rrezik. Tradhëtari në kamp zbulohet nga Ertugruli. Ky i fundit i dërgon një mesazh Vasiluisit në kala. […]
Dyndar bej përballet me Halimenë duke i thënë që të mos ndërhyjë në jeten e tij personale. Bamsi tronditet kur merr vesh që Helena tashmë është në krahët e Vasiliusit. Dy vëllezërit përballen pas shumë kohësh. Si do të jetë fundi i dyluftimit të tyre? Helena vazhdon bashkëpunimin me njeriun e Ertugrulit, por Çolpan mund […]
Halime akuzohet për shpifje dhe paragjykime dhe Dybdar bej mashtrohet nga fjalët e asaj që ai dashuron. Cili është plani i rradhës i hakmarrjes së Uralit dhe Vasiliusit? Helena vazhdon të shtiret sikur është e lumtur për martesën e saj. A do të zhvillohet dasma?
Ertugruli i zë pritë karvanit të Vasiliusit për të marrë hak për ushtarët e vrarë. Çfarë do të ndodhë nga kjo përleshje? Në kamp mes grave ka nisur xhelozia. Halime duhet të përballet me konkurencën në punimin e qilimave.
Për çfarë betohen dhe cili është pakti i Vasilius dhe Uralit? Një vajzë e re në kamp duket se po i fiton zemrën Dyndar beut. Të gjithë bejlerët tashmë zotohen për ndershmëri para dy të parëve të aleancës. Dasma po afron në kala. Çfarë do të ndodhë me Helenën?
Vasiliusi tërbohet dhe vendos të hakmerret ndaj Ertugrulit. Turguti me ushtarët e tij ndodhen brenda në kala. Helena merr vesh planin e tyre. Mes grave të kampit është rikthyer harmonia.
Dy ushtritë e dy fiseve bëhen një duke u zotuar për bashkim dhe fitore të përbashkëta. A do të arrijnë njerëzit e Ertugrulit të futen në kala për ti dhënë një mesazh Vasiliusit? Urali dhe bashkëshortja e tij janë strehuar tek Vasiluisi. Ertugruli po bën plane për pushtimin e kalasë së bashku me Alijar beun.
Urali dhe Ajtollun bëhen gati të arratisen nga kampi. A do të arrijë Kutlluxha ti pengojë ata? Ertugruli mbledh bejlerët turq dhe u shpërndan atyre fitimet e hanit për të forcuar aleancën me ta. Helena ka filluar të zbatojë porosinë e Ertugrulit. Trupat e pajetë në kamp nxisin Ertugrulin për hakmarrje ndaj Vasiliusit.
Çfarë do të ndodhë në përballjen e Ertugrulit me Vasiliusin? Ky i fundit ka marrë peng dikë. Urali merr vesh për aleancën mes Emir Satedin dhe Ertugrulit. Çfarë lajmi vjen nga sulltani Aladin? Motër e vëlla takohen me mall. Asliha kërkon falje për ato që ka thënë. Çfarë porosie merr Helena nga i besuari i […]
Halime përballet me Ajtollun në kamp në lidhje me Ertugrulin që do të vendosë drejtësinë. Ertugruli ka rënë në gjurmët e Aslihanit. A do të arrijë ai ta shpëtojë nga ushtarët e Vasiluisit? Çfarë ka ndodhur me Bamsin? Pse është liruar ai? Ertugruli përballet me Vasiliusin në kështjellë.
Çfarë bashkon për herë të parë Ertugrulin me Satedin Kopek? Si është gjendja shëndetësore e Alijar beut? A do të arrijë Helena të takohet me Bamsin? Çfarë i ofron ajo Vasiliusit në këmbim të jetës së Bamsit? Dy zemra ndahen njëherë e përgjithmonë. Bamsi shkatërrohet pas refuzimit të Helenës.
Ural bej tashmë bëhet gati për të marrë drejtimin e fisit. Më në fund ai mund të ulet në fron. Çfarë mesazhi do të marrë Satedin Kopek dhe kush është dërguesi i tij? A do të bien në gjurmët e Aslihasë ushtarët e Ertugrulit? Ç’po ndodh me Aslihanë e rrëmbyer nga Vasiliusi? Ural bej kërkon […]
Gjatë takimit me Helenën, Bamsit i ngrihet një pritë nga ushtarët e Vasiliusit. Të gjithë janë vënë në kërkim të Aslihasë. Një përballje e fortë do të ndodhë mes dy vëllezërve dhe Batuhanit tradhëtar. Çfarë fundi do të ketë kjo përballje e përgjakshme? Dikush kërkon medoemos vdekjen e Alijar beut.
Vasiulius vazhdon me dhurata për Helenën për ta bërë atë për vete. Ertugrul është vënë në ndjekje të gjurmëve të Aslihan për ta gjetur atë. Helena takohet fshehurazi me Bamsin. Ertugruli i rrëfen të vërtetën për Aslihan tek Satedin Kopek.
Cilat janë planet a ardhshme mes dy aleatëve të vjeter, Ural dhe Satedin kopek? A do të arrijë Aslihan të arratiset nga Batuhani? Batuhani tashmë nuk është më njeriu i Uralit. Një aleancë e re është krijuar. Satedin kopek merr vesh për zhdukjen e gruas së tij të ardhshme Aslihan.
Cili është plani i rradhës së Ertugrulit? Aslihan vajton të atin por do të ndeshet me njeriun e besuar të Ural bej. Një dyluftim mes tyre mund të shkaktojë një tragjedi. Ertugrul arrin të futet në kampin “armik” dhe të urojë Alijar beun për postin e ri.
Cili është vendimi përfundimtar i Ertugrulit për Ural bej? Helena shikon me sytë e saj mizoritë e Vasiliusit. Ural bej arrin të takohet me zonjën e tij Çolpan. Kush do të jetë beu i ri i fisit të Çavdarëve?
Satedin Kopek fton Ertugrulin për të qetësuar gjakrat. Nga ana tjetër ai i rrëfen Uralit për humbjen e trashëgimtarit për të ndezur sërish situatën. A do të arrijë Ural bej të arratiset nga burgu? Helena vazhdon të jetojë nën mankthin e Vasiliusit.
Si është gjendja shëndetësore e zonjës Çolpan dhe çfarë ndodhi me foshnjën e saj? Aslihan ndërpret mbledhjen e fisit të Çavdarëve për të zgjedhur beun e ri. Teksa Ural do të ekzekutohet, mbërrin në shesh Vasiulius me dy të burgosur. Çfarë provash të reja do të sjellë ai? Cili do të jetë vendimi përfundimtar i […]
Çfarë po ndodh me Uralin në burg? Ertugrul thjesht po i jep pak kohë për të vajtuar babain. Aslihan tashmë është armike edhe me Satedin Kopek që nuk mbështeti të vëllain. Çfarë mesazhi merr Satedin Kopek? Çfarë po kurdis ai me Vasilius kundër Ertugrulit? Ural mohon të vëllain para trupit të pajetë të babait të […]
A do të arrijë Xhandar beu të ndalojë ekzekutimin e djalit të tij? Ural bej fajëson të vëllain, Alijar beun, për dënimin e tij. Cili do të jetë vendimi për ekzekutimin e Ural bej? A do ta kuptojë Helena se armikun e babait të saj e ka në shtëpi? Çfarë planesh po kurdis Vasilisius me […]
Gjykatësi e dha vendimin e tij për Ural Beun dhe ai është dënimi kapital. Ural Beu u dënua me ekzekutim për një krim, të cilin nuk e kishte kryer. Ertugruli do të përpiqet ta kryejë ekzekutimin, por përballë do të gjejë të atin e Uralit, Candarin. Ai do të përpiqet ta ndalojë me çdo çmim […]
Cili është vendimi i gjykatësit për Ural bej? Xhandar bej nuk ndjehet mirë. Një atak në zemër mund ti marrë atij jetën. Burrë e grua takohen për herë të fundit bashkë. Çfarë premton zonja Çolpan para ekzekutimit?
Ka ardhur dita e gjykimit për Uraj bej dhe bashkëshorten e tij. Kush do të jetë gjykatësi i tyre? Sulltani Aladin prish planet e Satedin kopek. Çfarë do të ndodhë gjatë gjyqit dhe dëgjimit të dëshmive? Cili do të jetë vendimi kundër Ural bej dhe Colpanit?
Bamsi nuk mund të rrijë dot pa Helenën, prandaj shkon ti qëndrojë pranë dhe ta ruajë atë nga Vasilius. Dy gratë e fisit të Cavdarëve vajtojnë hallet e njëra-tjetrës. Çfarë po ndodh me Ural bej pas hekurave? Mes lotësh Xhandar bej mallkon djalin e tij vrasës. Çfarë po kurdisin Vasilius me Satedin Kopek? Cila është […]
A do të thotë “Po” Aslihan gjatë ceremonisë së martesës me Emirin Satedin? Ural bej do të demaskohet para të gjithëve. A do të arrijë ai edhe këtë herë të shpëtoje nga akuzat si vrasës? Edhe Colpan, gruaja e tij akuzohet për vrasjet nga Alijar beu. Xhandar bej nuk di kujt ti besojë dhe cilën […]
Njeriu i Alijarit njofton Ertugrulin për darkën e rëndësishme. Edhe Vasilius ka planet e tij për t’u hakmarrë. Bamsi takon Helenën por premtimet e tyre do të dëgjohen nga dikush. Një martesë pritet të ndodhë në kamp. Dhëndri dhe nusja po përgatiten për ditën e madhe. Ertugrul arrin të mësojë se kush është vrasësi, por […]
Mes lotësh dhe dhimbjes Helena varros babain e saj. Edhe Aslihan mes lotesh duhet të marrë një vendim, të pranojë apo jo propozimin e Satedin Kopek. Ertugrul mëson se ku ndodhet vrasësi i prijësit të krishterëve. Bamsi ndjen mungesën e dikujt…
Helena vajton të atin që është në buzë të vdekjes. Xhandar bej urdhëron të bijën të pranojë propozimin e Emirit Satedin për të ardhmen e të gjithëve. A do të arrijë Turguti të kapë vrasësin? Ertugrul betohet që do të gjejë personin që prishi aleancën e tij me prijësin e krishterëve.
A do të arrijë Colpan të vërë në jetë planin e saj të rradhës? Gjatë darkës Emiri Satedin i bën një kërkesë Xhandar beut. Të gjithë do të gëzohen, përveç Aslihasë. Ertugruli është i kënaqur nga aleanca e re për të ardhmen e tregtisë, por ky sukses nuk do të zgjasë shumë. Kush është urdhëruesi […]
Ushtarët e Ertugrulit marrin përsipër të dërgojnë Helenën e bukur në shtëpi. Gjatë rrugës një sulm i papritur mund t’u presë atyre rrugën. Dikush do ti ndihmojë njerëzit e Ertugrulit. Vasilius është ai që nuk heq dorë nga eleminimi i Ertugrulit. Një përleshje e madhe ndodh në pallat. Kush do ta shpëtojë Ertugrulin? Colpan përgatit […]
A do të arrije të bëjë një marrëveshje Ertugruli për të ardhmen e hanit? Helena po kurohet nga doktori i kampit. Bamsi është më i shqetësuari për gjendjen e saj shëndetësore. Emiri Satedin i dhuron Aslihanës një varëse të çmuar. Cilat janë qëllimet e tij?
Vajza e bukur bie në krahët e Bamsit, i cili nuk po kupton se ç’po i ndodh. Ertugruli vjen në pallatin e armikut të tij për të dorëzuar diçka. Sadetin kopek dërgon një mesazh tek sulltani. Çfarë premton ai tek familja e Xhandar bej? Një kurth për jetë a vdekje është ngritur për njerëzit e […]
Çfarë do të ndodhë në darkën me Ural bej dhe bashkëshorten e tij? Çfarë do ndodhë me marrëdhëniet mes dy fiseve deri dje shumë të afërt? Një vajzë shumë e bukur është nisur drejt babait të saj. Kush është ajo dhe çfarë prite i ngrihet asaj gjatë rrugëtimit? Xhandar bej bën aleancë me Emirin Satedin. […]
Ertugrul duket se do të mbetet pa aleatë si pasojë e mashtrimeve të Ural bej dhe Emirit Sadedin. Aslihan vazhdon të kërcënojë me fjalë Halimenë. Cili është plani i rradhës së Ertugrulit? Uraj bej dhe gruaja e tij bëjnë një vizitë në një pallat. Cili është qëllimi i këtij takimi?
Mes dy grave ka nisur një konkurencë dhe zenka deri në kërcënime. Aslihan tashmë betohet për hakmarrje. Mbledhja e bejlereve kryesuar nga Ertugrul ndërpritet nga një armik i paftuar. Çfarë misioni ka emiri Satedin? Një sulm i papritur në vendin ku nxirret ar do të rrezikojë jetën e njerëzve të Ertugrul.
Cili është plani i ardhshëm i Ertugrul? Aslihan kërkon të nxjerrë mllefin e saj tek Halimeja. Ndërkohë Halimeja mëson një të vertetë të hidhur. Xhandar bej merr vesh përgjigjen përfundimtare të Ertugrulit. Ural bej dhe Satedin kopek vazhdojnë të thurrin plane për eleminimin e Ertugrulit.
Aslihan mezi po pret për përgjigjen përfundimtare të Ertugrulit. Çfarë vendimi do të marrë Xhandar bej? Halime më në fund fiton pak qetësi në familjen e saj teksa pret femijën e dytë. Tashmë Ertugruli duket se është akoma më i pasur me zbulimin e vendit ku nxirret ar.
Dogan merr lajmin më të bukur të jetës së tij. Xhandar bej i kërkon Ertugrulit të martohet me vajzën e tij Aslihane. Si do të reagojë Ertugruli? A do të marrë vesh Halimeja për këtë propozim? Çfarë do të ndodhë në darkën mes dy familjeve? A do të kërkohet zyrtarisht martesa e Ertugrulit me Aslihanë?
Ertugruli del triumfator para tregtarëve. Flamuri i fisit Kaja tashmë do të valëvitet krenar në kështjellën e hanit. Si do të reagojë populli nga kjo fitore e Ertugrulit? Dy aleatët tashmë armiq përballen me njëri-tjetrin. A do të arrijë Uraj bej ti mbyllë gojën Simonit? Skllavi që shpëtoi Ertugruli vazhdon të punojë për të nxjerrë […]
A do të arrijë Ertugruli të kapë tradhëtarin pagëzuesin Jahja? Lajmi i fitores së Ertugrulit vjen në kamp. Të gjithë gëzohen, por ka dhe nga ata që nuk e duan një sukses të tillë. Aslihan tashmë than lotët kur merr vesh që dashuria e saj jeton. Ertugruli ka bërë të tijën hanin. Shumë pasuri dhe […]
Ertugruli më në fund rishfaqet para syve të ushtarëve të tij, të cilët nuk duan lajm tjetër më të mirë. Ertugruli takohet me mall me Turgutin. Një sulm i befasishëm ndodh para hanit të Simonit. A do të arrijë Ertugruli të pushtojë kështjellën e Simonit?
Turguti ndiqet nga njerëzit e Simonit. A do të kapet ai? Ural bej dhe Simoni gëzohen për vdekjen e Ertugrulit. Vëllai i vogël i Ertugrulit, Dyndar bej i duhet të ulet në fronin e lënë bosh. Turguti rikthehet në kamp, por pa e ditur atë që i ka ndodhur beut të tij. Dyndar bej akuzon […]
Si është gjendja e Ertugrulit dhe çfarë lajmi merr Halimeja? Mes lotesh të gjithë po vuajnë brenda çadrës ku ndodhet trupi i pajetë i Ertugrulit. Halimeja duhet të japë lajmin e dhimbshëm tek banoret e tjerë të kampit. Si do të pritet Turguti në han dhe çfarë do të ndodhë me të?
Maria është e mërzitur për tradhëtinë e Turgutit. Turguti arrin në kamp dhe i dorëzon letrën Ertugrulit. Çfarë shkruhet në mesazhin e helmuar? Gjatë darkës të të dy familjeve, dikush mund të lëndohet. Çfarë do të ndodhë me Ertugrulin?
Një mesazh vdekjeprurës po përgatitet. Kush është marresi i kësaj letre? Turguti vazhdon ti shërbejë Ertugrulit dhe vihet në ndjekje të mesazherit. Skllavi i Ertugrulit ka zbuluar vendin ku ka ar, një lajm i mirë ky për të ardhmen e fisit Kaja.
Një takim mes Turgutit dhe shokut te tij do të vërehet nga personi i gabuar. Tashmë Ertugruli është zbuluar në lojën e tij brenda pallatit. Amanda lihet e lirë nga Ertugruli, por dikush tjetër kërkon ti mbyllë asaj gojën një herë e përgjithmonë. A do të marrë vesh Ertugruli të vërtetën? Maria vazhdon të sillet […]
Ertugruli është gati të bëjë shkëmbimin për të liruar Halimenë. Çfarë ndodh me grabitësit? Uraj Bej vret aleatët e tij për të fituar besimin e Ertugrulit. Tashmë mes tyre duket se është vendosur paqja. Amanda zbulohet nga Maria dhe nuk dihet fundi i saj. Mes lotësh Halime lutet për djalin e saj të vogël. Amanda […]
Çfarë po ndodh me Halimenë dhe Aslihanin? Uraj Bej detyron të dashurën për ta përdorur si spiune, por takimi i tyre vihet re nga dikush. Për Halimene është vendosur një shkëmbim me shumë florinj. A do të arrijë ajo të lirohet para se të mbërrijë Ertugruli?
Në kamp vjen Gyndyzi i plagosur, thuajse i pajetë. Kjo do të jetë drama më e madhe edhe për nënë Hajmenë. Një tjetër i dashur vjen i plagosur në kamp. A do të shpëtojë Dohan? Ertugrul niset për të marrë hak krejt i vetëm. A do të arrijë ai të shpëtojë Halimenë? Tashmë armiqtë e […]
Asliha ka filluar të mendojë për Ertugrulin. Ajo tashmë nuk e heq dot nga mendja. Ertugruli nga ana tjetër i premton Halimesë që ai është vetëm i saji. Halime, Gyndyz dhe Aslihani nisen për rrugë. Papritur karvani i tyre sulmohet. Çfarë do të ndodhë me ta? Dyndar vjen në pallat për ti kthyer mesazhin Turgutit. […]
Bamsi gjen letrën dhe lexuesin antik. Çfarë është shkruar në letër dhe a do të arrijë Ertugruli ta deshifrojë atë? Gruaja dhe e dashura e Ural Bej rastësisht gjenden bashkë në treg. Aslihan si pa e kuptuar ka filluar të ndjejë për Ertugrulin dhe Halime ka filluar të dyshojë. Ertugruli fton Aslihanë për darkë në […]
Ertugruli takohet për herë të parë me Turgutin. Si do të jetë marrëdhënia e re mes tyre? Turguti nuhat diçka në pallat. A do të arrijë ai të mësojë më shumë edhe pse është i kontrolluar në çdo hap? Çfarë fshihet në dhomën e fshehtë? Bamsi nuk e di që në çantën e tij Turguti […]
Për çfarë është e shqetësuar Halime? Turguti vazhdon të mbajë anën e armiqve të Ertugrulit që po e strehojnë. Çfarë do të vendosi Simoni për marrëveshjen e qilimave? Dikush vendos ti paguajë borxhin Ertugrulit. Çfarë fshihet pas këtij nderi?
Më në fund shokët e Ertugrulit janë sërish bashkë, por pa komandantin e tyre. Turguti ndodhet në pallat. Çfarë kurthi po përgatitet për të? A do të arrijë Dogan të mësojë të vërtetën e sulmit ndaj Turgutit? Halime i jep lajmin më të bukur Ertugrulit. Një tjetër lajm i mirë pritet. Skllavi i Ertugrulit bën […]
Vendimi më i fundit i Xhandar Beut xhindos Uralin. Si po shkon aleanca e re e tregëtisë për dy kampet? Disa e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre për këtë marreveshje. Më në fund shfaqet një person i dashur në rradhët e trimave të Ertugrulit. Turguti e ka marrë veten, por habit të gjithë me […]
Kush është pagëzuesi Jahja, armiku kryesor i Ertugrulit? Sherri tashmë ka nisur edhe mes grave në fisin e Aslihan. Cili është plani i rradhës për Ural Bej dhe gruan e tij? A do të arrijë Xhandar Bej të mësojë të vërtetën? Ertugruli pritet në kampin e Xhandar Beut si prijës dhe me nderime të mëdha. […]
Halime përpiqet të ulë mërinë e popullit të saj pas vdekjes së ushtarëve të Turgutit. A do të arrijë Alijari të mësojë autorin e vrasjes së Turgutit? Po Ertugruli a do të arrijë ta kapë atë? Tashmë që e vërteta ka dalë në shesh, Ural Bej kërkon t’u mbyllë gojën të gjithëve nëpërmjet grushtave.
Një lajm i zi vjen në kamp që hidhëron të gjithë. Erturgrul vjen në pallat për të mësuar çfarë ka ndodhur. Turguti gjendet i plagosur dhe duke luftuar me vdekjen. Si është gjendja e tij shëndetësore? Dikush është zotuar ta shëroje atë. Në kamp vijnë të vrarët e sulmit ndaj Turgutit.
Cili është vendimi i rradhës i Ertugrulit? Edhe në kampin tjetër po ndërmerren të tjera vendime. Turgutit i ngrihet kurth. A do të arrijë ai të shpëtojë mallin dhe veten? Skllavi që shpëtoi Ertugruli mund të jetë i dobishëm për rrugëtimin e kampit. Kush është autori i djegjes së qilimave?
Një takim në pallat mund ti ndezë gjakrat, por duket sikur Ertugruli do tja arrijë qëllimit të bëjë një tregëti të mirë. A do merret vesh helmimi që i bëri Ural Bej aleatit të babait të tij? Aslihan tashmë bëhet armikja e të vëllait. Ertugrul gëzon të gjithë me ardhjen në kamp pasi sjell ushqime […]
Plani për vrasjen e kundërshtarit të tij, duket se funksionon për Uraj Bej. Ertugruli niset për të shpëtuar pengun e kristianëve. A do të arrijë ai ta shpëtojë atë? Çfarë mesazhi do të marrë Ertugruli?
Ural Bej merr përsipër një mision. Kush do të jetë viktima e parë e një aleace tradhëtarësh? Banu Çeçek po pret rikthimin e Doganit. Sa shpresa ka që ai të jetë gjallë pas dy vitesh që kanë kaluar? Ertugrul rikthehet në kamp, por në kamp kanë filluar mosbesimet ndaj beut të tyre. Cili është plani […]
Cili është qëllimi i vërtetë i Ertugrulit në Kostandinopojë? Kush do ta ndihmojë Ertugrulin për të shitur mallrat e tij? A do të arrijë Uraj bej të bindë babain e tij që nuk ka tradhëtuar fisin e tij? Ertugrul shpëton një skllav duke u bërë armik me Ural Bej dhe duke e blerë atë. Një […]
Ertugrul tashmë është nisur drejt vendit ku do të ngrejë perandorinë e tij. Çfarë do të ndodhë gjatë rrugës? Cilët do të jenë aleatët dhe armiqtë e tij? Personazhe të rinj dhe të vërteta të tjera historike do të shfaqen.
Nënë Hajme vendos të shkojë pas Ertugrulit. Selxhan tashmë ka ngelur pa ata që e kanë mbështetur gjithmonë. Songurtekin mundohet ti ndryshojë mendjen Hajmes me të mira. A do të arrijë ai ta pengojë atë edhe me kërcënime? Çfarë shkruan në letër Singurtekini për sulltanin Aladin?
Vëllai i vogël i Ertugrulit vendos të ndjekë vëllain e tij drejt atdheut të ardhshëm. Beu i ri kërkon të ndalojë ushtarët dhe popullin që të ndjekin Ertugrulin. Mes lotësh tashmë familja përçahet dhe Ertugruli niset për rrugë. Nënë Hajme zbulon se si i mori votat në kuvend Gyndoduja.
Në darkën e fundit familjare të gjithë janë të mërzitur. Nënë Hajme nuk di cilen anë të mbajë. Dy vëllezërit duhet ti thonë lamtumirë njëri-tjetrit për së gjalli. Mes lotësh edhe Ertugrul kërkon bekimin nga nënë Hajme. Selxhan nuk mund të ndjekë pas Halimenë.
Gyndody ka filluar të bëjë aleatë duke blerë votën me florinj. Ertugrul nga ana tjetër po bëhet gati për migrimin e nevojshëm. Turguti ka një plan. Ai kërkon medoemos të hakmerret. Dy vëllezërit përballen si kandidatë për kreun e fisit. Sa vota do të marre secili prej tyre?
Si është gjendja shëndetësore e Songur Tekinit? Ertugrul nuk heq dorë nga plani i tij. Cila do të jetë levizja e tij e rradhës? Beu i ri i kampit është i blerë sërish nga Satedin Kopek. Ertugruli përgatit ushtaret e tij për migrimin e dëshiruar. Halimeja nga ana tjetër po u mbysh mendjen grave dhe […]
Ertugruli përballet me Gyndodunë. Nënë Hajme ndodhet mes dy zjarresh. Cili do të jetë prijësi që do të zëvendësojë Tuketinin? Ertugruli merr me vete Halimenë dhe nisen për rrugë. Songur Tekin përballet me të besuarit e Ertugrulit. A do të arrijë ai të kapë princin Jigit?
Erutgruli merr hak ndaj Nojanit por vetëm duke e torturuar atë. Turguti i shkatërruar nga e shkuara e ka braktisur Erutgrulin. A do ta tradhëtojë ai atë? Songur Tekin është nisur me ushtarët e tij. Cili është misioni i tij?
Turguti nuk e toleron dot faktin që Ertugruli nuk po e vret Nojanin. Çfarë plani ka menduar Ertugruli për Nojanin? Gjatë rrugës për në kamp e mira dhe e keqja përballen së bashku. Cila është strategjia e rradhës e pisët nga Satedin Kopek?
Teksa lufton me vdekjen Tutekin Bej belbëzon disa fjalë përballë Erutgrulit. Cili do të jetë fundi i tradhëtarëve në kamp? Nojan varros njeriun më të dashur të jetës së tij. Gjatë ceremonisë së varrimit shfaqen surprizë Ertugrul dhe ushtarët e tij. Cili do të jetë fundi i këtij dyluftimi? Më në fund Ertugruli mund të […]
Nënë Hajme përballet me Sadedin Kopek. Çfarë do ti thotë ajo dhe kush e dëgjon tjetër premtimin e saj? Princi Jigit është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë në shtratin e vdekjes po lëngon edhe Tutekini. A do të përmendet ai?
A do të shërohet princi Jigit? Çfarë kërkon vëllai i madh i Ertugrulit tek Emiri Satedin? Trupat e pajetë të Gokçesë dhe Tutekinit vijnë në kamp. Një dramë dhe tragjedi e madhe do të përjetohet për të gjithë në kamp, sidomos për Selxhanin.
Cili është qëllimi i vërtetë i Jigitit? A do të arrijë ta lirojë Turgutin? Tutekin përballet me Nojanin dhe pengun e tij, Gokcenë. Cili do të jetë fundi i një dyluftimi për jetë a vdekje? Ertugrul vjen në kampin e Jigitit, por aty është ngritur një kurth. Kush janë autorët?
Princi Jigit i dërgon një letër Ertugrulit. Çfarë shkruhet në të? Tutekini ndjehet i pafat që nuk po e gjen dot dashurinë e jetës së tij. A do të arrijë Gokçe të arratiset nga Nojani? Një vrasje do të ndryshojë gjithçka.
Princi Jigit ka filluar jetën si sulltan dhe po krijon kampin e tij me ata që i përulen. Lajmi i kapjes së Gokçesë mërzit të gjithë në kamp. Çfarë po ndodh me të? Nojan nxit Jigitin për ta armiqësuar me Turgutin. Çfarë vendimi do të marrë Jigit?
Çfarë po ndodh me Turgutin? Çfarë vendimi do të marrë për të princi Jigit? Teksa Ertugruli po lufton kundër njerëzve të Nojanit, dikush është në rrezik. Çfarë do të ndodhë me Gokçenë? Përballë Nojanit ndodhet tashmë nënë Hajmeja. Cili do të jetë fundi i këtij takimi?
Nënë Hajme gëzohet kur takon djalin e saj të vogël, por hidhërohet kur merr vesh që vëllai i Halimesë është me Nojanin. Ertugrul me shokët e tij, po bëjnë plane për të kapur Nojanin në shpellën e tij. Emiri Satedin fut një tjetër spiun brenda kampit. Më në fund, Tutekini fal Gokçenë e ata munden […]
Çfarë letre i dërgon Emiri Satedin sulltanit Aladin? Si po ecën aleanca e Nojan me Gonxhagyl? A do të arrijë ai ta bëjë atë për vete? Një vizitë e Emirit Satedin në kamp mërzit pafund Halimenë? Çfarë po ndodh me vëllain e saj Jigit?
Vëllai i Ertugrulit strehoet nga Emiri Satedin Kopek pa e ditur që ai është armiku i kampit të tij. Turguti mëson vendodhjen e princit. A do të mundet ai ta shpëtojë atë? Nojani kërkon të marrë hak ndaj Ertugrulit me një ekzekutim. Në kamp lind trashëgimtari i Ertugrulit, ai që më vonë do të sundojë […]
Një plan mund ti ndihmojë princat të arratisen nga ushtarët e Nojanit. A do të arrijë Nojani të bëjë për vete Gonxhagyl? A do të mundet vëllai i Ertugrulit të arratiset nga kampi i Nojanit?
A do të arrijë Ertugrul të kapë Nojanin? Princi dhe vëllai Ertugrulit janë të zënë peng. A do të munden ata të lirohen nga burgu? Halime merr vesh lajmin për të vellain dhe hidhërohet shumë.
Çfarë vendimi do të marrë kuvendi i bejlerëve në kamp? Ertugrul sërish mbetet i vetëm. Rishfaqen vëllai i Ertugrulit dhe vëllai i Halimesë. Çfarë rreziku i pret ata? A do të arrijë Selxhan ti kthejë mendjen Tutekinit se Gokce është dashuria e vetme për të?
Si po shkon martesa mes Gokcesë dhe Tutekinit? Gonxhagyl ka vendosur të marrë hak për babain dhe hallën e saj të vrarë nga Ertugruli. Gjatë darkës familjare jepet bekimi për një fejesë të re në kamp.
Si po shkon martesa mes Gokcesë dhe Tutekinit? Gonxhagyl ka vendosur të marrë hak për babain dhe hallën e saj të vrarë nga Ertugruli. Gjatë darkës familjare jepet bekimi për një fejesë të re në kamp.
Nënë Hajme më në fund është në sofër me të tre djemtë e saj. Sa kohë do të vazhdojë qetësia në kamp? Çfarë të vërtete i rrëfen Gokce Tutekinit që i përlot të dy? Dy armiqtë e përbetuar të Ertugrulit takohen sëbashku. Cili është pakti mes tyre? Gonxhegyl gjen një shtëpi të re ku të […]
Emiri Satedin mëson çfarë ka ndodhur në kampin e Ertugrulit. Çfarë vendimi do të marrë kampi për jetën e Gymyshtekin? Serish në ekzekutim gjendet Emiri Satedin. A do ta shpëtojë ai aleatin e tij tradhëtar? Si është gjendja shëndetësore e Gyndody?
A do të shërohet Gyndody dhe si është gjendja e tij shëndetësore? Ajtollun dhe Gonxhegyl kërkojnë ti mbyllin gojën Selxhanit. Aty ndodhet edhe Halimeja. Cili do të jetë fundi i betejës së grave? Ertugrul arrin të gjunjëzojë Gymyshtekin beun, por hakun e vërtetë do ta marrë dikush tjetër.
Gyndody dhe Selxhan janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Një darkë e shtirur mes dy familjeve akoma nuk nxjerr në pah të vertetën. A do ti tregojë të vertetën Tutekini Ajtollunit? A do të kuptojë gjë ajo?
Tutekin bej kërkon falje tek nënë Hajme, tani që mësoi të vërtetën. Selxhan tashmë është heroina e kampit. Gyndony merr vesh të vërtetën, por edhe rolin e gruas së tij të dytë Gonxhegyl. Një sëmundje e papritur do të mërzisë familjen e Ertugrulit.
Çfarë kërkon Ertugruli në mbledhjen e bejlerëve turq? Ertugruli sjell Tutekinin për t’i çjerrë maskën Ajtollunit. A do të mesojë ai se kush ja ka vrarë babain? Çfarë roli ka Gyndody në takimin me Emirin Satedin?
Një shigjetë vdekjeprurëse për Banunë mund të varrosë gjithçka. Cili do të jetë plani i rradhës mes Emirit Sadetin dhe të eturit për pushtet Gymysh Tekin bej? Në ballafaqimin mes Banuse dhe Selxhanit është dikush që i përgjon. Ndërkohë të vërtetën e mëson edhe një person tjetër (vëllai i Ertugrulit).
Çfarë premtimi u ka bërë Emir Sadetin? Të arratisurit nga kampi kapen nga njerëzit e Tutekin bej. Çfarë do të ndodhë me Banunë, e cila di të vërtetën e vdekjes së Korkut bej?
Tutekin bëhet pasardhësi në fron pas vdekjes së Korkut bej. Si do ta presë këtë fakt Ertugruli dhe të tjerët? Gyndody vazhdon të dyshojë tek Selxhan. Gjërat perkeqësohen kur atij i bie në dorë varësja e shumëpërfolur.
Çfarë helmi po përgatit Ajtollun? Cili do të jetë viktima e rradhës? Në kamp po bëhet gati dasma. Nudja dhe dhëndri po bëhen gati për ditën më të lumtur të jetës së tyre. Çfarë do të ndodhë natën e martesës?
A do të përballet Korkut bej me gruan e tij? Çfarë e shpëton Ajtollunin? A do të zbutet zemra e Banusë? Çfarë vendimi do të marrin dy kampet për të vendosur paqen mes fiseve? Gonxhe arritur të afrohet me Gyndondunë.
Banu më në fund gjen varësen e humbur. A do ta besojë ajo Selxhanin dhe a do ti thotë të vërtetën? Selxhan gjen kurajon për ti hapur sytë Korkut bej. A do ta besojë ai? Provat tashmë janë në sënduk. A do të kuptojë Ajtollun që roja e saj besnike tashmë ka dyshime tek ajo […]
Një ceremoni mortore mes lotësh per Deli Demir. Në varrim vijnë edhe ata që patën gisht në vdekjen e tij. Çfarë kërkon Satedin Kopet nga Ertugruli? Çfarë planesh duhet të marrë nënë Hajme me tëe vëllain e saj?
Teksa këshilli i bejlerëve është mbledhur, një i paftuar zë vend në drejtimin e këshillit. Cili do te jetë vendimi për farin e Nojanit? Në çadren e burgimit Tutekini po merr hak personal ndaj atij që gati i mori jetën. A do të shpëtojë Nojani?
Për çfarë shërben takimi kokë më kokë i Songun Tekin? Ajtollun vazhdon lojën e saj. Kësaj here ajo do të bjerë në sy. Vula e shejntë bie në duar të gabuara. Kush do të përfitojë prej saj?
Halimeja tashmë Aleate me Selxhanin po kërkon me të provat kundër Ajtollun. Në kamp ka ardhur dita e ekzekutimit të Nojanit. Cili do ti presë atij kokën?
A do të mundet Nojani të hartojë një plan për të shpëtuar? Selxhani dhe Gyndody duket se janë afruar me njëri-tjerin. Diçka e madhe mund ti rikthejë ata bashkë. Çfarë po kurdis Ajtollun?
Çfarë do të ndodhë në shkëmbimin e vulës me Selxhanin? A do të shpëtojë ajo? Cilën anë do të mbajë Hamzai në dyluftim? Nojani duket se këtë herë duhet të gjunjëzohet.
A do të vazhdojë Hamzai të bëjë lojën për të tradhëtuar Nojanin? A ka besim ky i fundit tek Hamzai? Cili do të jetë fati i vulës së shejntë dhe çfarë misioni do të ketë Gyndody? Halime ka nisur planin për të zbuluar të vërtetën per Ajtollunin.
Çfarë i kërkon Halimeja Singur Tekinit? Ushtari i Gyndodusë vjen në kamp dhe jep lajmin e keq të grabitjes së Selxhanit. Për çfarë akuzohet Songur Tekini? Si po sillet Nojani me pengun e tij të vyer?
A do të shpëtojë Hamzai? Ndërkohë një tjetër peng ka zënë vendin e tij. A do të arrijë Gyndody të marrë vesh të vërtetën? Halime kërkon ti mbyllë gojën Gokçesë për të mos e shitur më familjen e saj.
Tashmë në familjen e nënë Hajmesë duket sikur ka rënë paqja. Të tre fëmijet e saj janë nën një çati. A do të funksionojë plani i Gyndodusë për arratisjen e Hamzait? Në karrocë ndodhet edhe dikush tjetër që mund të rrëzojë të gjithë planet.
A do të shpëtojë Songur Tekin? Gyndody kërkon të bëjë Hamzain të flasë. A do të arrijë ai të mësojë vendodhjen e Nojanit? Cili është plani i rradhës së tradhëtarëve në kamp?
Ertugruli sjell në kamp vëllain e tij të humbur prej vitesh Songur Tekin. Shoku më i madh është për nënë Hajme. Nënë e bir takohen të përmalluar. Cili është plani i hakmarrjes së Nojanit? Çfarë e mundon Selxhanin?
Tutekini dhe ushtarët e tij përballen me njerëzit e Nojanit. Ertugrul nuk është në dijeni që pranë tij ndodhet armiku i tij i betuar. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre? A do të shkatërrohet kampi i mongolëve?
Gyndody si komandanti i ushtrisë arrin të bashkojë të dy kampet në një forcë të vetme. Edhe Nojani mund të ketë një tradhëtar brenda të tijëve. Cili është mesazhi që sjell në kamp Abdurrahmani për Ertugrulin? A do të arrijë Selxhan të prishë planet e Gonxhes dhe të nxjerrë veten të pafajshme? Cili do të […]
Një gëzim do të bashkojë dy familjet deri dje armike. Cili është plani i rradhës së Ajtollun me dy bashkëpunëtorët e saj? Një dashuri e re pritet të lindë në kamp. Cila është gruaja që shfaqet në jetën e shokëve të Ertugrulit? Gyndody si komandanti i ushtrisë arrin të bashkojë të dy kampet në një […]
Ertugrul merr vesh për fatin e Halimesë dhe Deli Demirit. Ai niset në kërkim të tyre. A do të arrijë Ertugruli të mësojë detaje nga njeriu i Nojanit? Gyndody duhet të vendosë për fatin e tij. A do të dorëzohet Selxhan?
Ertugrul kërkon të hakmerret ndaj mongolëve. A do ta përkrahin atë? Ajtollun dhe vëllai i saj nuk heqin dorë për të marrë drejtimin e kampit. Ndërkohë bejlerët vendosin një drejtues të ri të ushtrisë së përbashkët. A do të jetë Ertugruli?
Mberritja e Tutekinit në kamp mund të ndryshojë gjërat. Çfarë do të rrëfeje ai? A do të kapet tradhëtari tjetër në kamp? Tashmë Tutekini është në duart e dashurisë së tij, Gokçesë. Hartat e Ertokushit kanë përfunduar në duart e mongolëve.
Më në fund Tutekini përmendet. Në kamp do të zhvillohet gjyqi kundër Ertugrulit. Cili do të jetë vendimi ndaj Ertugrulit? Tashmë vëlla dhe motër nuk mund të jenë kurrë bashkë. Hajmeja dhe Gyndody mund të pësojnë fatin e Ertugrulit.
Fati i Ertugrulit varet nga jeta e Tutekinit. A do të shpëtoje ai? Nënë Hajme ka rimarrë veten për të udhehequr sërish kampin e saj. Kush është personi që shpëton Halimenë në pyll?
A do të arrijë Gyndodu ti çjerrë masken njeriut të Kojas? Gonxheja vazhdon strategjinë për të bërë për vete Gyndonunë. Halimeja është në rrezik. Ajo zihet peng nga mongolët.
Si është gjendja e Tutekinit? A do të arrijë ai ti shpëtojë vdekjes? Po ashtu edhe nënë Hajme është në rrezik për jetën. Mongolët arrijnë të bëjnë një sulm të papritur në kamp.
Gonxheja kërkon të afrohet me Gyndodunë duke bërë sikur është në anën e tij. Ertugruli duhet të përshëndetet me nënën e tij që lëngon në shtrat. Teksa në kamp kanë nisur revoltat për drejtësi, Ertugrul dhe Gyndodu janë të detyruar të marrin një vendim.
Ertugruli rivjen në kamp në momentin më vendimtar. Cili do të jetë fati i Koçabashit? Korkut bej sa vjen dhe përkeqësohet në shëndet. Çfarë ka ndodhur me Tutekinin dhe a do të shërohet ai?
Korkut bej është shumë sëmurë pas lajmit të vdekjes së Tutekinit. I gjithë kampi është vënë kundër familjes së Hajmes. Ata janë të rrethuar në çadren e tyre. Halimeja është në rrezik pasi mësohet vendodhja e saj. Çfarë do të ndodhë në takimin mes dy vëllezërve?
Teksa këshilli i bejlerëve është mbledhur, aty mbërrin tradhëtari i kampit. Çfarë deklaron ai para të gjithëve? Ertugruli merr vesh lajmin se Tutekini ka vdekur. A do të marrë vesh të vërtetën Gyndodyja nga Koxhabashi?
Ertugruli ndodhet në mes dy rreziqesh. A do të arrijë ai të shpëtojë? Deri ku do të shkojë ambicja për pushtet e Ajtollun? Tutekini zbulon me syte e tij se kush është tradhëtari në kamp, por tashmë do të jetë shumë vonë për të.
Trupi i pajetë vjen në kamp. A do të merret vesh kush e vrau? Selxhani akuzon autoren e vërtetë, por a do ta besojnë atë? A do të arrijë Ertugruli të bashkohet me Halimenë në planin e tyre? Ertugruli ndodhet në mes dy rreziqesh. A do të arrijë ai të shpëtojë?
Ertugruli futet fshehurazi në kamp dhe i kërkon Halimesë diçka. A do të arrijë Deli Demiri të zbulojë tradhëtarin brenda kampit? Halimeja i rrëfen nënë Hajmesë planin e saj. Mes lotësh ato duhet ti thonë njëra-tjetrës lamtumirë. Gokçeja sërish i tregon gjithçka Tutekinit në lidhje me çfarë po ndodh në kamp.
Deli Demir arrestohet nga ushtarët e Tutekinit. Po ashtu edhe Halimeja. A do të arrijë ajo të burgoset për tradhëti ndaj kampit? Cila është përmbajtja e letrës së mëkëmbësit që gjeti Ertugruli?
A do të arrijë Ertugruli të shpëtojë mëkëmbësin e sulltanit? Kujt po i shkruan letër Halimeja? A do ta përkrahë nënë Hajmeja përmbajtjen e letrës? Gokçeja dëgjon fshehurazi bisedën mes tyre. Tashmë Gokçeja është në anën e të fejuarit të saj sepse tradhëton besimin e Hajmesë.
Çfarë e mundon Gokçenë? A ka arritur ajo të harrojë ndjenjat për Ertugrulin? Gonxheja hidhet në sulm për të bërë për vete Gyndodunë. Si do të reagojë Selxhani para kësaj situate? Ertugruli akuzohet në kuvend për tradhëti. Çfarë vendimi do të marrë këshilli i bejlerëve? Cili do të jetë fati i mëkëmbësit të kapur rob […]
Zonja e shtëpisë Ajtollun i jep bekimin Gokçesë për fejesën e saj me Tutekinin. Çfarë mesazhi merr mëkëmbësi Ertokush dhe çfarë fsheh ai në pyll? A do të falet ai nga ish aleatet e tij tashmë tradhëtarë? Ertugrul gjendet i rrethuar nga ushtarët mongolë. A do të kapet ai rob?
A do të zbulohet Aburrahmani që po hiqet sikur është në anën e mongolëve? Ertugrul takohet me një të njohur të vjetër. Çfarë do të ndodhë në këtë takim dhe çfarë do të marrë vesh Koxhabashi? Në darkën e fejesës të gjithë janë të lumtur, përveç Gokçesë. Çfarë përgjigje do të marrë ajo nga Ertugruli?
Gonxhe mbesa e Ajtollun strehohet në kamp. Cili është plani i Ajtollun për të? Cili është mesazhi i mëkëmbësit Ertokush që sjell nga sulltani Aladin? Syrgjynosja e Ertugrulit është gabimi më i madh që ka bërë nënë Hajme për të ardhmen e kampit.
A do të bëhet fejesa e Gokces me Tutekinin? Halimeja takohet pas shumë kohësh me Ertugrulin. Çfarë do ti rrëfejë ajo? Tutekini përballet për herë të parë me tradhëtarin e fisit Kaja. Cila është gruaja që shpëton Tutekini dhe cila është lidhja e saj me Ajtollunin?
Çfarë amaneti duhet të çojë deri në fund Ertugruli dhe çfarë fshihet në sënduk? A do të kuptohet loja e Abdurrahmanit tek mongolët? A do te arrijë Tutekini të zbulojë të vërtetën e tregtarit që ka ardhur në kamp?
Cili është plani i Ertugrulit për t’u hakmarrë ndaj mongolëve? Në kamp jepet bekimi për një fejesë të mundshme të Tutekinit me Gokcenë. A do ta falë Gyndody Selxhanin? Çfarë i kërkon nënë Hajme Halimesë?
A do të arrijë Abdurrahmani të arratiset nga kampi? Çfarë do të ndodhë në takimin e dytë mes Ertugrulit dhe Hamzait? Nënë Hajme gjen kurajon të kundërshtojë vëllain e saj, Korkut Bej.
A do ta dëgjojë Korkuti, Ertugrulin dhe ta falë Abdurrahmanin? A do të arrijë zjarri i vënë enkas të shpëtojë Abdurrahmanin? Tutekin akuzon Ertugrulin për zjarrin e vënë. A do të arrijnë mongolët të kapin Ertugrulin?
Si do të reagojë Korkut bej kur të mësojë shkakun e incidentit. Çfarë roli luaj Ajtollun në uljen apo ndezjen e gjakrave? Teksa Ertugrul duket se ka shëruar dorën, a do të arrijë ai të shpëtojë mikun e tij nga ekzekutimi? A do ta dëgjojë daja i tij Korkuti, Ertugrulin për ta falur Abdurrahmanin?
Nënë Hajme përball dy djemtë e saj. Çfarë do ti premtojnë ata asaj? Përdhosja e flamujve në kamp nga Tutekini shkakton një incident të nxehtë. Dy prijësit mprehin shpatat për jetë a vdekje. Tashmë konflikti brenda kampit ka filluar edhe pse brenda një gjaku.
Vazhdon rivaliteti mes Selxhan dhe Ajtollun. Mjafton gabimi më i vogël dhe ato janë gati për t’u zënë. Në kamp merret vesh që Hamzai është në anën e mongolëve. Çfarë do të vendosë këshilli i bejlerëve për fatin e Abdurrahmanin të akuzuar për tradhëti? Jeta e Gyndodusë është në rrezik. A do të arrijë Ertugruli […]
Çfarë të vërtete po mundohet ti thotë Selxhani Gyndodusë që e acaron këtë të fundit? Turgut vazhdon të vuajë për dashurinë e humbur. Hakmarrja për të sa vjen dhe rritet. Çfarë po ndodh me Korkut Bej?
A do ta falë Ertugruli nënë Hajmen për vendimin e saj? Cili është plani i ardhshëm i Ertugrul kundër mongolëve? A do të zbulohet tradhëtari i vërtetë brenda kampit? A vazhdon akoma Gogçe të ketë ndenja për Ertugrulin dhe çfarë do ti rrëfejë ajo Tutekinit?
Çfarë roli ka Halimeja në vendimin e këshillit? Si do të reagojë Ertugruli kur të mësojë të vërtetën? Tutekini ndjen xhelozi për Ertugrulin edhe për faktin se Gokçe vazhdon ta refuzojë. A do të mund Ertugruli të zbulojë spiunin brenda kampit?
Çfarë do të disktutojë këshilli i bejlerëve me dy kryetarë tashmë. Çfarë vendimi do të merret? Përse nënë Hajme voton kundër Ertugrulit në këshill? Si Halime ashtu dhe Selxhan e kanë kuptuar lojën e pisët që bën Ajtollun. Si do të përballen ata me të?
Rikthimi i Ertugrulit në kamp do ti shokojë të gjithë. Mes lotesh gëzimi nisin edhe pakënaqësitë për drejtimin e kampit.Cfare plani kanë mongolët për të gjunjëzuar Ertugrulin dhe fisin e tij? Cfarë rrëfen Halimeja tek nënë Hajmeja?
Halimeja është akoma në koma. Çfarë lajmi do më mësojë nënë Hajme për shëndetin e Halimesë së sëmurë? Ajtollun mundohet ti mbushë mendjen Gokcesë për dashurinë ndaj Tutekinit. A do të afrohen ata me njëri-tjetrin?
Gokceja nuk arrin dot të heqë nga mendja Ertugrulin. Besimi se ai është gjallë i trazon asaj zemrën. A do të mundet të mësojë diçka Gyndoduja për mongolët? Shokët e Ertugrulit arrijnë ta gjejnë atë në vendin ku fshihet. Teksa Gyndody është në kërkim të Ertugrulit, një prite vdekjeprurese do tja presë rrugën.
Një përçarje mes dy ushtrive mund të ketë pasoja fatale. Çfarë ndodh me Halimenë. A do ta humbasë ajo foshnjen për shkak të dhembjes që ndjen për Ertugrulin?
Teksa Ertugruli po i shpëton vdekjes, shokët e tij po bëjnë çmos për ta gjetur atë. Në kamp fillojnë konfliktet mes grave. A do të arrijë Ajtullun të vendosë autoritetin e kërkuar?
Një zemër që vajton dhe një tjetër që nuk është falur ende nga gabimet e së shkuarës. Tutekini, ushtria e tij dhe Gyndody me shoket e tij vendosin të nisen për luftë. Çfarë po ndodh me Ertugrulin. A do të arrijë ai të shpëtojë? Ajtollun nuhat diçka mes Gokces dhe Halimesë. Çfarë do të mësojë […]
Teksa dikush përpiqet të zgjojë nga gjumi i vdekjes Ertugrulin, Halimeja vajton për humbjen e dashurisë së vetme të saj. Zonja Ajtollun përpiqet të vendosë pushtetin tek të gjitha gratë e fisit. Çfarë do të vendosë Këshilli i Bejlerëve në lidhje me luftën ndaj mongolëve?
Çfarë lajmi sjell Gyndody në kamp? Teksa Halimeja i jep lamtumirën e fundit dashurisë së saj, Ertugrul ndodhet i zënë peng. A do të arrijë ai të arratiset?
Një kundërshtar i fortë i ri nga mongolet është shumë pranë duke u shndërruar në rrezik për të gjithë. A do të arrijë Gyndodyja të gjejë vendodhjen e Erutgrulit? Një provë e gjetur i bën ata të mendojnë më të keqen.
A do të shërohet Ajkëzi? Turguti mëson mes lotesh se çfare i ka ndodhur gruas së tij. Halimeja nuk di asgjë për fatin e Ertugrulit. Çfarë po ndodh me të? Një kundërshtar i fortë i ri nga mongolet është shumë pranë duke u shndërruar në rrezik për të gjithë.
Vëllai i Hajmes, Korkut Bej sapo ka mbetur i ve dhe gruaja e dytë e tij, zonja Ajtollun mezi po pret ti zërë vendin. Pas kapjes së Ertugrulit, mongolët sulmojnë edhe kampin e nënë Hajmes. Cila do të jetë shtëpia e tyre e re? Halimeja arrin në kamp por çfarë ka ndodhur me Ertugrulin?
Cili është amaneti i fundit i shahut Sulejman? Tashmë tre djemtë dhe nëneëHajme duhet të vazhdojnë jetën pa prijësin e tyre. Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fisit? Cili do të ulet në vendin e prijësit?
Çfarë e mundon nënë Hajmen dhe çfarë kuptimi kanë ëndrrat e saj? Cili do të jetë vendimi i mbledhjes së bejlerëve në pallat dhe çfarë roli ka Ertugruli? Shoket e Ertugrulit arrijnë të pikasin Titusin. Çfarë do të ndodhë në përballjen e dy rivalëve të përjetshëm? A do ta falë Ertugruli Titusin?
Plot
Ertugrul
Drama, Biography, Mystery
Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshëm deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitëse! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetëra çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike.