Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.
Xhandan merr si surprizë nga Demiri fustanin e nusërisë që ka ëndërruar gjithë jetën. Ndërkohë Xhemal, Ugur dhe Demir kërkojnë ndihmen e komisarit. Çfarë po ndodh me ta? A do të arrijnë Demir dhe Ugur të martohen me dashuritë e jetës së tyre? Po Ojky a do tw mundet që më në fund të jetojë […]
Demir merr një shumë parash nga Omer si dëmshpërblim që i ktheu paratë që kishtë gjetur Ojky. Demir me ato para arrin të marrë një shtëpi me qera. Ugur organizon një darkë në shtëpinë e tij ku fton Sevgin dhe babain e saj. Si do t’i shkojë atij kjo darkë? Demir ka menduar një surprizë […]
Komisari jep bekimin e tij dhe lejon që Uguri të martohet me bijen e tij. Demir zbulon që Ojky fsheh një shumë të madhe parash. Ai kërkon që t’i rikthejë të zotit paratë e humbura. Nje këqkuptim bën që Demir të akuzohet për vjedhjen e atyre parave. Kush do ta shpëtojë atë nga kjo akuzë? […]
Ugur njofton Sevgin se do të vijë t’i kërkojë dorën asaj. Demir dhe Xhandan diskutojnë mbi problemet ekonomike që kanë. Çfarë do të bëjë Ojky me paratë e fshehura? Ugur shkon të kërkojë dorën e Sevgit sëbashku me Demirin, Xhandanin, Ojkynë dhe Xhemalin. Si do ta presë komisari këtë gjë?
Ojky gjen një zarf me një shumë të majme parash në një park lojërsh. Çfarë do të bëjë ajo me ato para? A do të mundet t’i tregojë babait të saj çfarë i ka ndodhur? Si do të shkojë darka që ka përgatitur Xhandan? Sevgi ka një lajm jo të mirë për Ugurin…
Ojky së bashku me Mertxhan dhe Ilajda largohen nga shkolla që të shesin facoleta rrugës në mënyrë që të ndihmojë babain e saj për të marrë një shtëpi me qera. Por çfarë do tu ndodhë atyre? Xhemal ka nje lajm të mirë për Ugurin dhe Demirin. Për çfarë bëhet fjalë?
Demir me ndihmen e Ugurit dhe Ojkysë organizon një darkë romatike për Xhandanin. Gjatë darkës ai i propozon për martesë. Cila do të jetë përgjigja e saj? Xhemal nga ana tjetër fillon punë. Po Demir a do të mundet të gjejë një punë për të mbajtur vajzen e tij? Xhandanit i ngrihet një kurth…
Xhemal takohet me Demirin. Ky i fundit i kërkon atij që t’i krijojë mundësinë të shohë bijen e tij nga larg. Xhandan nga ana tjetër po vuan nga humbja e përsonit që ajo dashuron. Çfarë plani kanë thurur Demir dhe Xhemal? A do të munden këta të dy të fusin Reshatin në burg dhe Demir […]
Xhandan merr lajmin e tmerrshëm të vdekjes së Demirit. Të gjithë janë të dëshpëruar nga kjo humbje. A do të kenë guximin ata t’i tregojnë Ojkysë për humbjen e babait të saj? Demir përcillet mes lotësh për në banesen e fundit. Por a ka vdekur ai në të vërtetë? Çfarë po ndodh me të?
Demir është zhdukur dhe askush nuk di gjë për të. Xhandan është e dëshpëruar nga zhdukja e tij. Ojky sheh videon e lamtumirës që babai i saj ka filmuar për të. Si do të jetë reagimi i saj? Ugur dhe Xhemal thirren në komisariat për të identifikuar një kufomë që mendohet që është Demiri…
Xhandan tenton të arratiset nga shtëpia ku po e mbajnë peng por nuk ja del dot. Demir filmon një video për Ugurin dhe Xhemalin. Çfarë ka thënë ai? Ugur dhe Xhemal përpiqen që ta ndalojnë atë por pa rezultat. Demir arrin të shpëtojë vajzat por Arif i kërkon në këmbim jetën e tij. Çfarë do […]
Demir, Ugur dhe Xhemal i kërkojnë të falur njëri-tjetrit për gabimet e të shkuarës. Demir me ndihmën e policisë bëhet gati për shkëmbimin. Por një plan i mirëmenduar nga Reshat bën që ata të marrin paratë por pa i kthyer vajzat. Çfarë do të kërkojë përsëri ai nga Demir?
Xhandan, Sevgi dhe Ojky rrëmbehen nga një njëri i quajtur Reshat. Çfarë do të kërkojë ai nga Demir në këmbim të vajzës së tij? Demir i pashpresë kërkon ndihmen e Muratit. A do ta ndihmojë dot ai? Si është gjëndja e vajzave të rrëmbyera? A do të munden Xhemal, Demir dhe Ugur të gjejnë vendndodhjen […]
Xhemal dhe Ugur mësojnë mbi planin e Ahmetit. Ojky shkon të ndihmojë babain e saj në lokalin ku ai punon. Xhandan, Sevgi dhe Ojky vendosin të kalojnë një mbrëmje gocash. A do të munden Xhemal, Demir dhe Ugur të kapin Ahmetin? Xhandan, Ojky dhe Sevgi ndodhen në rrezik…
Xhemal merr vesh për fatkeqësinë që i ka ndodhur Demirit dhe menjeherë shkon për t’i ofruar ndihmen e tij. Si po shkon marrëdhënia e Xhandanit dhe Demirit? Çfarë plani kanë menduar Xhemal, Demir dhe Ugur? Demir merr një surprizë aspak të këndshme…
Demir, Xhandan dhe Ojky zgjohen mes flakësh, shptëpia e tyre po digjet. Kush është shkaktari i këtij zjarri? A do të ketë të lënduar? Ojky dhe Demir përsëri mbesin në mes të 4 rrugëve pa një shtëpi ku të fusin kokën. Ku do të gjejnë strehim ata?
Xhemal tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ai është i gatshëm të ndihmojë Ojkynë. Ahnet dhe Demir përballen me njëri-tjetrin. A do të mundet ky i fundit të marrë hakun e babait të tij? Ugur i penduar kërkon të rregullojë marrëdhënien me Sevgin. A do t’ia dalë dot ai? Si do të shkojë operacioni i […]
Për çfarë do të flasin Murat dhe Xhandan? Ojky e mërzitur distancohet nga shokët e saj të shkollës. Xhandan për të lumturuar atë e lejon që të marrë në shtëpi një mace. Si do ta presë Demir këtë fakt? Si do të shkojë marrëdhënia mes Ugurit dhe Sevgit? Si është gjëndja shëndetësore e Xhemalit?
Demir i dëshpëruar është vënë në kërkim të Xhemalit duke e parë si mundësia e vetme për shpëtimin e bijës së tij. Ugur ndihmon atë për të gjetur vendodhjen e tij. Gjatë përleshjes Xhemal qellohet. A do të mundet të shpëtojë ai?
Demir merr lajmin e mirë që është gjetur dhuruesi për Ojkynë. Ugur nga ana tjëtër vendos të ndahet nga Sevgi. Si do ta presë ajo ketë vendim kaq të papritur? Xhemal ndodhet në rrezik. Çfarë do të ndodhë me të? Kush do të jetë dhuruesi i Ojkysë?
Miqësia mes Ugurit dhe Demirit prishet pasi Ugur i thotë që ka qënë aty kur babai i tij është qëlluar. Ojky nga ana tjetër vazhdon t’i mbajë qëndrim babait të saj për shkak që e ka gënjyer për sëmundjen e saj. Demir lë një letër për Ojkynë. Çfarë është shkruar në të? Doktor Ilsan merr […]
Ekskursioni i Ojkysë ndërpritet kur kjo e fundit sheh doktor Ilsan në televizor duke folur mbi sëmundjen e saj. Si do ta presë ajo këtë gjë? Çfarë do të thuhet mes Xhandan dhe Murat? Xhemal gjen një dëshmitar i cili pohon para Demirit që ka qënë Uguri ai që ka vrarë babain e tij. A […]
A e ka vrarë në të vërtetë Ugur babain e Demirit? Ky i fundit merr një surprizë të këndshme nga kolegët e punës. Demir lumturon bijen e tij duke i blerë disa dhurata. Pas kësaj ata të dy shkojnë në një ekskursion me klasën e Ojkysë. Si do tu shkojë ky udhëtim atyre?
Ojky sëmurët papritur, Demir dhe Xhandan e çojnë atë menjëherë në spital. Çfarë do tu thotë doktori atyre mbi gjëndjen e saj? Xhemal shkon të takojë Demirin për t’i dhënë atij një lajm tronditës. Për çfarë bëhet fjalë? Ojky intervistohet nga disa gazetarë. Cila është arsyeja?
Xhemal shkon të takojë Ugurin për t’i kërkuar llogari mbi atë çfarë i ka ndodhur atij në të shkuarën. Xhandan kërkon ndihmen e Sevgit për tu afruar me Demirin. Çfarë do të planifikojnë ato? Ojky ndihmon babanë e saj në restorantin ku ai po punon. Xhemal tashmë ka filluar hakmarrjen e tij kundër Ugurit.
A do të mund ta falin njëri-tjetrin Demir dhe Xhemal? Demir i mban qëndrim Xhandinit për faktin që ajo nuk i ka treguar të vërtetën mbi rezultatet e analizave që ka folur me Xhemalin. Për çfarë do të flasin Ugur dhe Demir? Xhemal mëson një të vërtetë tronditëse nga Zejnep…
Policia arrin të gjejë vendndodhjen e Ugurit. Mertxhan arrin të vërtetojë që Ojky nuk ka vjedhur paratë e shokëve të klasës. Demir dhe Xhandan organizojnë një festë surprizë për ditëlindjen e Ojkysë. Demir merr një zarf nga gjykata për kujdestarinë e bijës së tij. Marrëdhënia e Sevgit dhe Ugurit sa vjen dhe bëhet më e […]
Ugur vazhdon të mbahet peng. Sevgi kërkon ndihmen e babait të saj për gjetjen e tij. Ojky vazhdon të ketë zënka me Ilajdën. Çfarë do t’i thotë kjo e fundit asaj? Xhandan shet makinën dhe i shlyen një pjesë të parave Muratit. Por çfarë do të kërkjë ai në vend të atyre parave?
Xhemal mundohet të kalojë pak kohë me Ojkynë falë ndihmës së Zejnepit. Ugur ndodhet në rrezik. Çfarë do të ndodhë me të? Ne momentin që Demir përballet me Xhemalit, Ojkysë i kthehet kujtesa. Si do ta presë kjo e fundit ardhjen e tezës së saj tani që ajo kujton gjithçka?
A do të mund t’i tregojë Ugur Demirit që Ojky është vajza e Xhemalit? Si qëndron e vërteta e rezultatit te analizës së ADN-së që Xhemal ka bërë? Xhandan kërkon ndihmen e Zejnepit që të largojnë Xhemalin nga jeta e tyre. Demir i zënë ngusht nga ana financiare detyrohet të vjedhë ilaçet që i nevojiten […]
Zejnep tashmë po jeton përkohësisht në shtëpinë e Demirit, kjo është e vetmja zgjidhje që Ojky mos të largohet nga shtëpia. Çfarë plani po thur Xhemal dhe Zejnep? Çfarë do të kërkojë Xhandan nga doktori i Ojkysë? Ugur mëson nga Sevgi që Xhemal është babai i vërtetë i Ojkysë.
Demir dhe Xhandan do të kenë debatin e tyre të parë pas martesë. Cila është arsyeja? Demir përgatit një surprizë të bukur për Ojkynë. Xhandan mëson se Xhemal është babai i vërtetë i Ojkysë. Zejnep shkon në shtëpinë e Demirit për të marrë Ojkynë. Çfarë do të ndodhë tashmë me këtë të fundit?
Xhemal është i vendosur të marrë kujdestarinë e Ojkysë, tashmë ai ka nisur proçesin gjyqësor. Cila do të jetë puna e rradhës e Demirit dhe Ugurit? Murat i bën një propozim Xhandanit në mënyrë që mos t’i marrë lekët e spitalit Demirit. Në një mbledhje prinderish në shkollën e Ojkysë, Xhandan debaton rëndë me nënën […]
Ilajda rrëzon Ojkynë nga shkallët. Në momentin që Demir është gati të kryejë vjedhjen mëson mbi lëndimin e së bijes. Demir vendos të bëjë gjëra që ka bërë më përpara me Ojkynë në mënyrë që të nisë të kujtojë. Por kjo do të jetë pa rezultat. Xhemal mëson se ai është babai i Ojkysë. Çfarë […]
Ojky vazhdon të mos mbajë mend asgjë, ajo duhet që të rrijë një natë në spital. Si do ta bindë Demir atë? Murat nga ana tjetër i kërkon leket medeomos Demirit në shenje hakmarrje mbi martesën e tij me Xhandanin. Xhemal është i vendosur të bëjë analizën e ADN-së për të vërtetuar nëse Ojky është […]
Ojky largohet nga shkolla dhe shkon në shtëpinë e tezës së saj. Demir arrin ta gjejë atë por do të shokohet kur ajo nuk e njeh atë. Tashmë sëmundja e saj ka përparuar dhe ka bërë të mundur humbjen e kujtesës së saj. Çfarë do të bëjë Demir tani? A do të mundet ai ta […]
Ojky dhe Demir vendosin të përgatisin një darkë surprizë për Xhandanin. Cila do të jetë përgjigja e Zejnep ndaj Xhemalit mbi atësinë e vërtetë të Ojkysë? Murat në shenjë hakmarrjeje ndaj Demirit kërkon të shlyejë borxhin që ai ka ndaj klinikës së tij. Simptomat e sëmundjes së Ojkysë vazhdojnë të shtohen.
Ojky zgjohet përsëri somnambul dhe del rrugëve. Xhemal e merr atë dhe e çon në shtëpi. Si do të jetë reagimi i Demirit kur të shohë vajzen e tij në duart e Xhemalit? Në letrën e shkruar nga Asu për Xhemalin thuhet se Ojky është në të vërtetë vajza e tij. Demir pranon të bëhet […]
Demir, Xhandan dhe Ojky tashmë janë një familje e lumtur. Xhemal del nga burgu dhe merr vesh mbi martesën e Demirit. Nënë Myfide i gjen një punë Ugurit. Për çfarë bëhet fjalë? Asu ka lënë një letër për Xhemalin. Çfarë është shkruar në të? Si do të shkojë marrëdhënia mes Ugurit dhe mësuese Sevgi?
Ugur dhe Demir lirohen nga burgu. Ky i fundit i entuziasmuar shkon për të marrë të bijen e tij nga jetimorja. Por lajmet nuk janë aq të mira, ai nuk mund ta marrë Ojkynë sepse nuk e ka ai kujdestarinë e saj. A do ta falë nënë Myfide Ugurin? Xhandan ka një propozim për Demirin, […]
Ojky arrin të marrë Demirin në telefon duke i treguar vendndodhjen e saj. Demir dhe Ugur arrijnë të nxjerrin Ojkynë nga vendi ku po e mbajnë por përsëri bien pre e Xhemalit dhe Zhiletit. Çfarë do të ndodhë me Ugurin dhe Demirin? A do të munden ata të shpëtojnë Ojkynë?
Ojky arrin të marrë Demirin në telefon duke i treguar vendndodhjen e saj. Demir dhe Ugur arrijnë të nxjerrin Ojkynë nga vendi ku po e mbajnë por përsëri bien pre e Xhemalit dhe Zhiletit. Çfarë do të ndodhë me Ugurin dhe Demirin? A do të munden ata të shpëtojnë Ojkynë?
Plani i Demirit dhe Ugurit për të futur në kurth Zhiletin dështon. Ata arrijnë të shpëtojnë nga policia. Kush do të jetë maskimi i tyre i rradhës? Murat i entuziasmuar për martesën me Xhandanin organizon një darkë me këtë të fundit dhe prindërit e tij. Si do ta presë Xhandan këtë gjë? Ojky zbulon arsyen […]
Demir rikthehet në shtëpi për të marrë disa para që ka lënë aty por atë e pret një surprizë e pakëndshme nga Xhemal. Çfarë plani kanë menduar Ugur dhe Demir në mënyrë që të futen në jetimore për t’i dhënë ilaçet Ojkysë? A do të ecë plani i Ugurit për të treguar pafajësinë e tyre?
Ojky çohet në jetimore e shoqëruar nga Xhandan. Kjo e fundit është e vendosur për të marrë kujdestarinë e saj dhe mënyra e vetme për ta bërë të mundur këtë gjë është martesa e saj me Muratin. Demir arrin të futet në jetimore i maskuar si palaço për të parë bijen e tij. Ndërkohë Xhemal […]
Ojky nuk e gjen dot babain në shtëpi, i vetmi vend ku mund të shkojë është shtëpia e nënë Myfide. Xhandan mëson se Ugur dhe Demir janë shpallur në kërkim nga policia për vjedhje. Ojky dhe nënë Myfide pëefundojnë në komisariat. Ojky tashmë pa asnjërin nga prindërit duhet të çohet në jetimore. Çfarë do të […]
Ugur dhe Demir gjatë vjedhjes së tyre të rradhës, zihen në kurth nga Zhilet. A do të mund të shpëtojnë ata pa i kapur policia? Ojky humbet rrugën, e vetme në mes të rrugës ajo gjen ndihmë tek Xhandan. Kjo e fundit i tregon Asusë rreth sëmundjes së bijës së saj. Ojky përsëri me një […]
Ojky kalon disa momente të bukura me nënën e saj. Demir nga ana tjetër është kthyer përsoni që ishtë para se të njihte bijën e tij. Asu dhe Xhemal zbulojnë se avokati i tyre është një mashtrues dhe se ai ja ka mbathur me pasurinë që babai i ka lënë Asusë. Si do të sillet […]
Asu fiton kujdestarinë e Ojkysë pasi kjo e fundit pohoi para gjykatësit se dëshiron të jetojë me nënën e saj. Demir pas kësaj kalon në gjëndje shoku. Xhemal nga ana tjetër ka akoma edhe një goditje të fundit për Demirin. Çfarë po kurdis ai? A do të mundet tashmë Asu të marrë pasurinë që babai […]
Asu gjatë darkës me Ojkynë dehet dhe përfundon në polici pas një sherri duke tentuar të futet në një lokal me vajzën e saj. Pas kësaj Demir mendon që gjykatësi do e ketë më të lehtë për t’ia dhënë atij kujdestarinë e vajzës. Demir, Asu dhe Ojky bëhen gati për seancën përfundimtare. Anën e kujt […]
Asu në gjëndje të dehur shkon të takojë Ojkynë tek shkolla. Ugur tashmë po fillon të afrohet edhe me shumë me mësuese Sevgi. Por kush dotë jetë përsoni që do të prishë marrëdhënien e tyre? Xhemal ka një plan për të fundosur përfundimisht Ugurin dhe Demirin. Ndihmen e kujt do të kërkojë ai? Demir fillon […]
Demir i vendosur se ai është babai i Ojkysë, gris përgjigjën e ADN-së në sy të saj. Ai i thotë se një përgjigjë analize nuk do të ndryshojë asgjë. Ugur mëson që Xhandan ka mësuar të vërtetën dhe shkon të përballët me të. Ai i thotë se Demir ka ndryshuar qëkur është njohur me të, […]
Demir dhe Ugur përsëri kthehen tek punet e paligjshme. Si do tu ecë mashtrimi i rradhës? Ojky përgatitet për panairin që po organizohet në shkollën e saj. Por ajo zhgënjehet kur asnjëri nga prindërit nuk i vjen asaj në panair. Xhandan zbulon mashtrimin që Demir i ka bërë asaj. Ky i fundit merr përgjigjen e […]
Asu merr Ojkynë në shtëpinë e saj, ajo gatuan për të dhe mundohet të thyejë akullin mes tyre. Si do të shkojë takimi mes Ugurit dhe mësuese Sevgit? Demir është i dëshpëruar ai ndjen se ojky po largohet nga ai. Asu i premton Ojkyse se do të shkojë në panairin që shkolla e saj do […]
Xhemal tashmë ka arritur të trazojë mendjën e Demirit dhe të Ojkysë. Demir shkon ta paralajmërojë atë që t’i qëndrojë larg bijës së tij. Demir pushohet nga puna. Xhemal gjithashtu mundohet të trazojë dhe mendjën e Xhandanit kundër Demirit. Ky i fundit është i vendosur për të bërë testin e ADN-së. Ojky dëshiron të kalojë […]
Nëna e Ugurit sëmurët papritur dhe ai është i detyruar të lërë Ojkynë në duart e Asusë. Kjo e fundit merr Ojkynë në shtëpinë e saj që të kujdesët për të. Ojky merr një lajm tronditës nga Xhemali. Çfarë do t’i thotë ai? Çfarë do të lexojë Demir në ditarin e bijës së tij?
Ojky zgjohet por lajmet mbi shendetin e saj nuk janë të mira, doktori i thotë Demirit se ky ishte ataku i parë dhe do të vazhdojë të ketë edhe më shumë. Asu shkon të takojë Ojkynë në spital, ajo fillon duke i shpreh dashurinë asaj. Gjithashtu ajo paralajmëron Xhandanin të ketë kujdes nga Demir. Ky […]
Ojky shkon të kalojë natën në shtëpinë e Asusë. Si do të kalojë nata e parë e nënë e bijë? Xhandan arrin të gjejë shtëpi falë nënës së Ugurit. Ojky bëhet gati për shfaqjen teatralë. Por në momentin që borebardha duhej të zgjohej, Ojky nuk zgjohet dot…
Si do të shkojë seanca e gjyqësore e kujdestarisë së Ojkysë? Për çfarë do të flasin Xhandan dhe Xhemal? Marrëdhënia mes Ugur dhe mësuese Sevgi sa vjen dhe afrohet. Demir i xhindosur shkon tek hemal dhe e paralajmëron t’i qëndrojë larg Xhandanit. Ojky merr një lajm që do ta trishtojë atë…
Ojky vazhdon të vuajë pasojat e para të sëmudjes së saj. Nga ana tjetër Asu shkon të takojë Demirin në kantierin e ndërtimin dhe e paralajmëron që shumë shpejt do ja marrë vajzën. Çfarë do të kërkojë Xhandan nga Xhemal? Demir dhe Asu bëhen gati për seancën e tyre të parë gjyqësore.
Plot
Bija Ime
Drama
Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.