E vërteta nuk është gjithmonë bardh e zi! Nje vrasje bashkon një avokate dhe një prokuror, të përfshirë në krim me njerëzit e tyre më të dashur. Të dy janë të suksesshëm në profesion, por në anë të kundërta në sallën e gjyqit. Ajo nuk njeh limite kur bëhet fjalë për të arritur atë që do. Një serial dramatik në vend të parë në cdo episod të tij, duke i shpallur si seriali më i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Me aktorët e famshëm Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, të vlerësuar si aktorët më të mirë në një serial dramatik.
Jiliz dhe Oktaj do të thirren në prokurori nga Ilgaz pasi detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen në shtëpinë e tyre. Çfarë po mundohen të zbulojnë Xhejlin dhe Jekta? Një urdhër vrasjeje do të jepet për Ilgazin…
Osman po përparon në planin e tij për të hequr qafe bashkëshortin e Zumrut. A do të mund të zbulojnë Eren dhe Ilgaz ndonjë pistë të re në çeshtjen e tyre? Eren kërkon ndihmen e Tuçes për të shqyrtuar dosjet e tij.
Zumrut vazhdon të manipulojë Osmanin për të kryer vrasjen e bashkëshortit të saj. Ixhlal dhe Jekta vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku për të shkatërruar Bylentin. Eren, Ilgaz dhe Xhejlin po punojnë fort për të nxjerrë para drejtësisë kriminelin e vërtetë. Çfarë detajesh do të dalin në dritë?
Ilgaz organnizon një darkë romantike për të dhe Xhejlinin pë të festuar përvjetorin e tyre të martesës. Jekta dhe Xhejlin po bëjnë çmos për të provuar pafajësinë e Çinarit. Xhejlin do të marrë një kërcënim.
Falë ndihmës së Jektas, Ixhlal do të përballet me një person nga e kaluara e saj. Efe vazhdon të surprizojë në çdo moment Tuçen. Xhejlin dhe Efe vazhdojnë të hetojnë rreth helmimit masiv të shkollës.
Çfarë lojë po luan Jekta? Ilgaz dhe Eren bëhen edhe njëherë bashkë për të zgjidhur një tjetër vrasje. Xhejlin dhe Efe nga ana tjetër po mundohen të zgjidhin misterin e helmimit në shkollë.
Gjatë qëndrimit në spital Efe i bën një surprizë të bukur Tuçes duke i propozuar për martese. Çfarë bashkëpunimi do të bëjnë së bashku Jekta dhe Ixhlal? Një helmim masiv ndodh në një nga shkollat e vendit dhe Xhejlin duhet të zgjidhë tashmë rastin në fjalë.
Osman ngadalë ngadalë po bie pre e një kurthi të madh. Pasi disa pamjeve filmike jo të qarta, Ilgaz dhe e gjithë policia kanë filluar të dyshojnë tek Eren. Cila do të jetë deklarata e këtij të fundit para 3 prokurorëve?
Çfarë do të ndodhë kur të gjenden të vrarë të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e Tuçes? Osman divorcohet nga Ajlin por tashmë Zumrut ka një plan për të. Një pyetje e vështirë do të rëndojë mbi Ilgazin, a qëndron pas gjithë ktyre vdekjeve hakmarrja e Erenit?
Eren më në fund përfundon hakmarrjen e tij. Çfarë dyshimesh do të ngrejnë Ilgaz, Xhejlin dhe Ixhlal? Gjendja e Tuçes tashmë sa vjen dhe përmirësohet. Si do të jetë takimi me babain e saj?
Një lajm I mirë vjen për Eren, tashmë Tuçe është jashtë rrezikut për jeten. Merdan do të jetë pjesë e planit të hakmarrjes së Erenit. Çfarë do të ndodhë tashmë me 3 personat e tjerë të grupit?
Efe dhe Eren vazhdojnë planet e hakmarrjes së tyre, tashmë ata duhet të gjejnë dhe 2 personat e tjerë të përfshirjë në atë krim. Çfarë piste do të zbulojnë Ilgaz dhe Xhejllin nga ana tjetër? Një takim i ndjerë do të ndodhë me Eren dhe Tuçe.
Eren tashmë po zbulon një nga një personat që abuzuan me vajzen e tij. Çfarë plani hakmarres ka ai ndaj tyre? Xhejlin dhe Jekta nga ana tjetër po mundohen të hetojnë çeshtjen me metodat e tyre. Jekta zbulon arsyen e urrejtjes që Ixhlal ka ndaj tij. Tuçe sërish do të ndodhet në rrezik…
Eren zbulon 2 prej atyre që abuzuan me Tuçen. Por a do të zbulojë ai që edhe infermieri që kujdeset për vajzen e tij është njëri prej tyre? A do të japë doktori shpresë për Sherimin e Tuçes?
Eren është i vendosur të hakmerret i vetëm ndaj atyre që i bën keq vajzës së tij. Me kë do të bashkojë forcat ai? Xhejlin dhe Ilgaz nga ana tjetër po mundohen të vënë drejtësinë në vend për Tuçen.
Ilgaz arrin të marrë çeshtjen e Tuçes duke hetuar kështu të gjitha detajet që mund të çojnë në skenen e krimit. Eren nga ana tjetër vendos të veprojë vetëm dhe arrin të gjejë vendin ku është dhunuar dhe abuzuar vajza e tij. Ca pamje filmike të gjetura do ta shkatërrojnë edhe njëherë atë.
Gjëndja shëndetësorë e Tuçes është shumë e rëndë dhe shpresa për të jetuar është shumë e vogël. Eren ndërkohë i shkatërruar kërkon të dijë me ngulm kush fshihet pas asaj makabre. Ai sulmon drejtorin e tij duke u pëzulluar kështu menjëherë nga puna. Ilgaz dhe Xhejlin nga ana tjetër mobilizojnë gjithçka kanë për të vënë […]
Si do të shkojë martesa e Jekta dhe Laçin? Pasi është abuzuar dhe dhunuar në mënyrë makabre, Tuçe hidhet në det. A do të mund të mbijetojë ajo? Eren dhe Efe do të përballen me një dhimbje të madhe.
Si do të shkojë takimi i Xhejlin dhe Jekta me prokurorë Ixhlal? Një fatkeqësi e madhe do ta presë Tuçen. Ilgaz ndërkohë po mundohet të zgjidhë misterin e çeshtjes së tij.
Ilgaz dhe Xhejlin të lumtur vazhdojnë të festojnë ditëlindjen e vajzës së tyre. Me çfarë kallëzimi do të përballet Xhejlin? Një çeshtje tjetër e rëndësishme dhe plot mistere është tashmë në dosjen e Ilgazit.
Me çfarë çeshtjeje po përballet Ilgaz? Prokurorja ndërkohë është e vendosur për të shkatërruar Jektan dhe Xhejlinin. Në çfarë telashesh do të futen Osman dhe Merdan?
Mes familjes dhe shoqërisë Ilgaz dhe Xhejlin festojnë ditëlindjen e vajzës së tyre. Vizita e papritur e prokurores gjatë festës do të tensionojë Xhejlinin. Çfarë po mundohen të zbulojnë Osman dhe Merdan?
Me praninë e Xhejlin dhe Jekta, Çinar dorëzohet në polici. Si do ta përjetoje Ilgaz këtë situatë të vështirë në të cilen ndodhet, mes drejtësisë dhe vëllait të tij? Çfarë do të gjejë prokuroja në zyren e Eren?
Osman largohet nga shtëpia dhe troket në deren e Zumrut. Policia godet shoqatën ku Çinar ishtë strehuar. Efe kupton që është përdorur nga Xhejlin dhe shkon ta paralamërojë atë.
Ndërkohë që Ilgaz është vënë pas vëllait të tij, Xhejlin dhe Jekta e fshehin atë tek shtëpia e Laçin. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Ilgaz? A do të mundet ky i fundit të gjejë vendndodhjen e Çinar?
Xhejlin kërkon ndihmen e Efes për të gjetur Çinarin. Osman i kërkon Ajlinit divorcin. Xhejlin dhe Ilgaz po përpiqen tashmë të rregullojnë tensionin mes tyre. Ilgaz mëson që Çinar ka vjedhur një dosje të rëndësishme nga zyra e tij. Xhejlin nga ana tjetër po mundohet të shpëtojë Çinarin i cili është i dyshuari kryesor për […]
Edhe njehërë tjetër e gjithë familja e Jigitit të vrarë merret në pyetje. Por deklarata e Xhenet do të shokojë Xhejlinin. Cili është vrasësi i vërtetë i fëmijës së pafajshem?
Një hetim do të ngrihet kunder Xhejlin dhe Jekta. Çfarë do të bëjë Merdan me paratë e vjedhura? Ngjarjet që nisën kur Jigit u gjet i vdekur bëhën edhe më të vështira për t’u zgjidhur kur gjendet i vrarë vëllai i tij Mustafa. A do të mund të zbulohet se kush nga anatëarët e familjes […]
Policia kontrollon shtëpinë e Merdanit për të gjetur provat e duhura për arrestimin e tij. Çfarë ka ndodhur me paratë e vjedhura? Çfarë do të mësojë Xhejlin në lidhje me Ilgaz dhe prokuroren e re?
Xhejlin del në mbrojtjë të Merdanit. Cila do të jetë deshmia e këtij të fundit? Çfarë kërkon të gjejë Çinar në zyren e Ilgazit? A do të arrijë Xhejlin të lirojë Merdanin?
Cila do të jetë deshmia e Xhenet në lidhje me vrasjen e djalit të saj? Merdan dhe Osman arrijnë të vjedhin një pjesë të pasurisë së fshehur të Kadirit. Merdan arrestohet si I dyshuari kryesor për vdekjen e Kadirit?
Eren dhe Ilgaz po punojnë fort për zbardhjen e vrasjes së JIgitit. Çfarë do të zbulojnë ata? Merdan arrin të gjejë gjithë pasurinë e fshehur të Kadirit. Në cfarë telashesh do të futet Çinar?
Çfarë do të mësojë Xhejlin mbi Jektan? Ilgaz merr në pyetje të gjithë familjen e JIgitit pasi krimi është bërë brenda familjes. Çfarë piste do të ndjekin Xhejlin dhe Jekta?
Çfarë vendimi do t’u komunikojë Parla familjes së saj? A do të mund të rregullojnë marrëdhënien e tyre të krisur Xhejlin dhe Ilgaz? Kush do të jenë të dyshuarit e parë për vrasjen e Jigitit?
Çfarë do të thuhet në takimin mes Osman dhe Zumrut? lgaz dhe Xhejlin vazhdojnë të kenë debate me njëri-tjetrin. Komisari arrin të gjejë trupin e pajetë të fëmijës së Xhenetit.
Një çeshtje tjetër e vëzhtirë do vendosë përballë Ilgazin dhe Xhejlinin. Kjo e fundit do të kërkojë ndihmën e një miku të vjetër. Afërsia e tyre do të shkaktojë xhelozi tek Ilgaz. Osman do të takohet me dashurinë e vjetër të tij.
Çfarë kërkon të dijë Merdan nga vrasësi i djalit të tij? Ilgaz arrin të zbardhë vrasjen e babait të Meltem. Kush e ka vrarë në të vërtetë atë? Xhejlin dhe Jekta nga ana tjetër po bëjnë çmos të mbrojnë të gjithë anëtaret e asaj familjeje.
Duke kërkuar rrugen e tij, Çinar e gjen veten në një bote krejtësisht të re. Ilgaz po përpiqet me ngulm të zbulojë se kush nga anëtaret e familjes vrau babain e Meltem. Si po shkon çeshtja e spitalit për të cilen po punojnë Xhejlin dhe Jekta?
Çinar po përpiqet të fillojë një jetë të re larg familjes së tij. Meltem e frikësuar se mos e vërteta e vrasjes së babait të saj zbardhet gjen mbështetje tek Xhejlin. Çfarë lajmi do të marrin Xhejlin dhe ilgaz nga psikologia e vajzës së tyrë?
Parla mundohet të sjellë në vëtë Çinarin i cili është kthyer në një të pastrehë. Në çeshtjen e Meltemit, Ilgaz dhe Xhejlin marrin dy drejtime të ndryshme. Persë Xhejlin po mundohet të mbrojë vrasësin e vërtetë?
Një mesazh zanor nga babai i tij do të shkatërrojë Çinarin. Cila do të jetë arsyeja e debatit mes këtij të fundit dhe Ilgazit? Me forcen dhe me mbeshtetjen e Tuçes, Efe vendos të ketë përballjen më të vështirë të jetës së tij.
Ilgaz dhe Xhejlin fillojnë të punojnë së bashku për të zbardhur një tjetër vrasje ku e përfshirë është Meltem. A është e përfshirë kjo e fundit në vdekjen e babait të saj? Si po shkon marrëdhënia mes Efe dhe Tuçe?
A do të mund të hakmerret Ilgaz ndaj Kadirit? Me çfarë çeshtjeje do të përballen Xhejlin dhe Jekta? Për shkak të problemevë ekonomike, Osman dhe Ajlin kanë edhe probleme në martesen e tyre.
Mes lotësh dhe dhimbjes, Merdan përcillet për në banesen e fundit. Me zemer të thyer, Ilgaz gjen mbështetjen më të madhe të Xhejlin dhe Merxhan. Çfarë do t’i rrëfejë Nadide Efes? A do të mundet Ilgaz të gjëjë vendndodhjen e Kadirit?
Si do ta presin Merdan dhe Çinar lajmin e vdekjes së Metinit? E gjithë policia është mobilizuar që të gjejnë Kadirin. Çfarë ka ndodhur më këtë të fundit? Ilgaz nga ana tjetër është i vendosur për t’u hakmarrë ndaj vrasësit të babait të tij.
Situata e vështirë në të cilën Osman dhe Çinar ndodhen do të prekë shumë Ajlinin dhe Parlan. Si do të shkojë operacioni i drejtuar nga Ilgaz. A do të mundet ai të rrëzojë organizatën që mesa duket rrënjet e saj janë shumë të forta?
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Xhejlin dhe Ilgaz? Cila do të jetë levizja e rradhës e Kadir? Xhejlin dhe Jekta mundohen të shpëtojnë Osmanin dhe Çinarin nga telashet e mëdha në të cilët janë futur. Ilgaz do të marrë një goditje të papritur nga kryeprokurorja.
Xhejlin mëson nga Jekta vështirësinë në të cilën ndodhen Osman dhe Çinar. Ilgaz, Eren dhe Xhejlin ndërkohë vazhdojnë të punojnë pa reshtur për zbardhjen e çeshtjes së Siçilit.
Cila është loja e përgatitur nga Xhejlin, Ilgaz dhe Eren? Çfarë kërkon të dijë Merdan nga Çinar dhe Osman? Një shpërthim i madh do të ndodhë në sy të Xhejlinit. Kush do të jetë viktima?
Cili do të jetë plani i Xhejlin dhe Ilgaz për të zbardhur çeshtjen e Siçilit? A do të munden ata të hedhin dritë mbi këtë çeshtje? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Kadir dhe Jekta?
Deklarata e Siçilit në polici do t’i lërë të gjithë gojëhapur. Çfarë torturash ka përjetuar ajo? Osman dhe Çinar shkojnë të kërkojnë ndihmen e Jektas. Merdan nga ana tjetër zbulon që njëra nga picat ka qënë e helmuar.
Cila është lidhja mes vajzës së dhunuar dhe Çinarit? Kadir dergon në shtëpinë e Ilgaz dhe Xhejlin pica të helmuara. A do të mundet Osman të ndalojë ngrënien e njërës prej tyre? Çfarë po ndodh në marrëdhënien e Parlas dhe Çinarit?
Osman dhe Çinar sa vijnë dhe zhyten më shumë ndersa mundohen të shlyejnë borxhin e tyre. Një çeshtje e re vjen në duart e Ilgaz, Xhejlin dhe Eren. Kush është gruaja e pavetdijshme që ata kanë gjetur?
Si është gjëndja shëndetësore e Jektas? Tuçe dhe Efe kanë filluar të afrohen shumë më njëri-tjetrin. Çfarë marrëveshjeje do të bëjnë Çinar dhe Osman me Kadirin?
Pasi jekta arrin të shpëtojë Merxhanin dhe t’ia dorëzojë atë Ilgazit, ai do të qellohet me armë. A do t’u shpëtojë dot ai plumbave të marrë? Po Ilgaz a do të mundet të shpëtojë Xhejlinin dhe pjesën tjetër të pengjeve?
Ilgaz mundohet të arrijë në një marrëveshje me njeriun që ka marrë peng familjen e tij por përpjekjet e tij janë të kota. Si është gjëndja e të gjithë pengjeve? Kadir mëson që Jekta është marrë peng. A do ta ndihmojë ai atë apo do ta shkatërrojë njeherë e mirë?
Një njeri i vetëm merr peng të gjithë punonjësit e kompanisë Tilmen më në krye Jektan dhe Xhejlinin. A do të mundet Ilgaz dhe grupi i tij t’i shpëtojnë ata? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Kadir, Osman dhe Çinar?
I ndjerë në panik Osman nxjerrë shtëpinë e tij në shitje. Si do ta presë Ajlin këtë gjë? Çfarë do të zbulojnë Ilgaz dhe Eren nga kamerat e sigurisë? Xhejlin dhe Jekta ndodhen në rrezik për jetën.
Në mënyrë që kufoma mos të dallohet nga njerëzit e tjerë, Osman dhe Çinar organizojnë në darkë në oborr. A do të munden ata të zhdukin kufomën pa lënë gjurmë?
Ilgaz lumturohet kur Merxhan do e thërrasë atë baba pas kaq shumë kohësh. Xhejlin shkon të takojë shoqen e saj të universitetit. Çfarë do të ndodhë gjatë një bisedë mes të dyjave? Osman do të gjejë një trup të groposur në oborrin e shtëpisë.
Çfarë do të thuhet mes Jekta dhe Xhejlin? Tuçe dhe Efe kanë filluar të afrohen me njëri-tjetrin. Xhejlin kalon momente shumë të bukura me vajzen e saj. Një çeshtje e vështirë mbërrin për Ilgaz.
Ilgaz dhe Xhejlin kujtojnë momente nga e kaluara e tyre. ekta dhe Osman janë të traunatizuar nga Kadir. Merxhan tashmë ka filluar të mësohet me jetën e re duke bërë kështu të lumtur Ilgazin dhe Xhejlinin.
Si po shkon jetesa e Ilgazit dhe Xhejlinit me vajzen e tyre? Ilgaz verteton që Xhejlin fshihet pas planit të burgosjes së Filizit. Si ka filluar dhe si ka përfunduar në të vërtetë plani i saj? Një vrasje ndodh para syve të Jekta, Osman dhe Çinar.
Çfarë do të zbulojë Metin në lidhje me vajzen e tij, Defne? Ilgaz tashmë ka filluar të dyshojë tek Xhejlin. A do të zbulojë ai planin që ajo ka thurur së bashku me Eren për të fundosur Filizin? Më të lumtur se kurrë Xhejlin dhe Ilgaz rikthejnë Merxhanin në shtëpinë e tyre.
Si do të jetë përballja mes Filiz dhe Xhejlin? XHejlin dhe Ilgaz duhet të bëjnë shumë përpjekje për ta njohur vajzën e tyre dhe për ta ndihmuar të ndihet e sigurt dhe rehat në praninë e tyre. Çfarë do të thuhet mes dy motrave, Dilek dhe Filiz?
A do të arrijë Xhejlin falë planit të saj të burgosë njehërë e mirë Filizin? Ilgaz dhe Xhejlin martohen. Tashmë ata të dy më të lumtur se kurrë rifillojnë edhe njehrë jetën e tyre së bashku.
Ilgaz dhe Xhejlin mundohen me çdo kusht të fitojnë dashurinë e Merxhanit. A do t’ia dalin dot ata? Gjatë një përballjeje mes Xhejlin dhe Filiz, kjo e fundit tenton të qellojë mbi Xhejlinin.
Jekta vazhdon të zhytet në errësiren e Kadirit. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Filiz? Ilgaz dhe Xhejlin i rrëfejnë Merxhanit që ata janë prindërit e vërtetë të saj. Tani më shumë se kurrë, ata duhet të bashkojnë forcat dhe të luftojnë së bashku për vajzën e tyre.
Si do të jetë përballja mes Filiz dhe Xhejlin? Xhejlin dhe Ilgaz duhet të bëjnë shumë përpjekje për ta njohur vajzën e tyre dhe për ta ndihmuar të ndihet e sigurt dhe rehat në praninë e tyre. Çfarë do të thuhet mes dy motrave, Dilek dhe Filiz?
Ilgaz dhe Xhejlin pas kaq shumë vuajtjesh arrijnë të gjejnë vajzen e tyre. Por ata do të përjetojnë një vuajtje tjetër kur Merxhan nuk do të njohë asnjërin prej tyre. Si do ta përjetojë Xhejlin gjithë këtë situatë?
Xhejlin dhe Ilgaz zbulojnë pamjet e aksidentit ku është përfshirë Filiz dhe Merxhan. Tashmë ata janë shumë afer gjetjes së vajzës së tyre. Çfarë aleance do të bëjë Jekta? Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Tuçes dhe Dilek?
Në përpjekje për t’u arratisur me Merxhanin, Filiz bënn një aksident të rëndë. Çfarë do të ndodhë me ato të dyja? A do të munden Ilgaz dhe Xhejlin të bashkohen më vajzen e tyre?
Cili do të jetë plani I Xhejlin dhe Ilgaz kunder kryeprokurores? Eren zbulon që e dashura e tij është e përfshirë në rrembimin e Merxhanit. Çfarë ka ndodhur vërtetë atë ditë? A do të munden Xhejlin dhe Ilgaz të gjejnë vendndodhjen e vajzës së tyre?
Si do të jetë përballja mes Ilgazit, Xhejlit dhe krye prokurores? Marrëdhënia e Parlas dhe Çinarit tashmë duket se është ftohur. Merdan rikthehet në shtëpi. Çfarë do të ndodhë gjatë një përleshjeje armesh në prani të Xhejlin dhe Ilgaz?
Ilgaz dhe Xhejlin janë shumë afer zbulimit të së vërtetës. Eren ka filluar të dyshojë tek e dashura e tij. Çfarë informacioni të rëndësishem do të zbulojë Tuçe për Xhejlinin?
Xhejlin dhe ILgaz po luftojnë së bashku për të gjetur vajzen e tyre. Kush do të jetë i dyshuari i tyre i parë? Jekta nga ana tjetër do të futet në telashe vetem për të ndihmuar Xhejlinin. Merdan do të marrë një informacion të rëndësishem mbi rrëmbimin e Merxhan.
Fotografia e Merxhanit shpërndahet edhe njëherë në të gjithë vendin. Ilgaz dhe Xhejlin po punojnë pa pushim për të gjetur ndonjë pistë që mund t’i çojë drejt vajzës së tyre. Po me marrëdhënien e tyre çfarë po ndodh?
Një përballjje e ashpër do të ndodhë mes Xhejlin dhe Nil. Xhejlinit dhe Ilgazit do t’u rikthehet shpresa kur të mësojnë që vajza e tyre jeton. Çfarë po përpiqet të bëjë Jekta?
Xhejlin dhe Ilgaz deshperimisht kujtojnë ndarjen dhe dhimbjen e madhe që kanë përjetuar. Një kuti me një rrobë fëmijë brenda mund të kthejë shpresen që vajza e tyre është gjallë. A do të mund të gjejë policia ndonjë provë që mund të vërtetojë që Merxhan jeton?
Xhejlin fajëson Ilgazin për zhdukjen e vajzës së tyre. Policia shpall të vdekur Merxhanin. Ky lajm do t’i shkatërrojë të gjithë veçanarisht Ilgazin dhe Xhejlinin. Por kjo e fundit nuk beson vdekjen e vajzës së saj.
Të dëshpëruar Ilgaz dhe Xhejlin kujtojnë momentet e zhdukjes së vajzës së tyre. Kush do të jenë të dyshuarit e parë për këtë zhdukje? Policia gjen trupin e pajete të një vajzeje të vogël. A do të jetë ajo Merxhan?
Në çfarë akuze Ilgaz do të arrestojë Nilin? Xhejlin nuk është akoma gati të pranojë humbjen e vajzës së saj. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë 2 vite me përpara? Si qëndron historia e zhdukjes së vajzës së Ilgaz dhe Xhejlin?
Cila është arsyeja e vërteë që Merdan u trasnferu në azil? Parla dhe Çinar kanë filluar të kenë problemet e para në marrëdhënien e tyre. A do të mundet Ilgaz të zbardhë çeshtjen e vështirë të vrasjes së trefishtë?
Nje debat i ashpër mes Ilgaz dhe Xhejlin do të ndikojë tek vajza e vogël. Parla dhe Çinar shkëmbejnë unazat e fejesës gjatë një feste në shtëpinë e këtij të fundit. Xhejlin sjell Nilin në komisariat për të marrë deklaraten e saj. Ndërsa luftojnë me dhimbjen që mbartin brenda, Ilgaz dhe Xhejlin duhet të duhet […]
Metin rikthehet përsëri në punën e tij si kryekomisar. Gjatë festës së fejesës së Çinar dhe Parla, Xhejlin vjen me skudren e saj për të arrestuar NIlin. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ilgaz dhe Xhejlin?
Ilgaz vuan në heshtje nga malli për vajzen e tij. Xhejlin, Ilgaz dhe Eren do të punojnë sërish së bashku si një skuadër. Parla dhe Çinar fillojnë përgatitjet e fejesës së tyre.
Kanë kaluar tashmë 5 vite dhe secili ka nisur një jetë të re. Xhejlin jeton e luntur me vajzen e saj. Çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e saj dhe Ilgazit? Dy kufoma i bashkojnë sërish të gjithë së bashku.
Xhejlin dhe Jekta nga njëra anë dhe Eren me Derjan nga ana tjetër arrijnë të vertetojnë që Turgut Ali është vrasësi i vërtetë i Ilgazit. Po me Omerin çfarë do të ndodhë? Atëherë kur Xhejlin ka humbur shpresën dhe dëshirën për të jetuar, ajo do të përballet më një realitet të pa imagjinuar…
Derja dhe Eren tashmë kanë filluar të dyshojnë për Turgut Ali. Ilgaz përcillet për në banesen e fundit. A do të mundet Xhejlin t’i japë lamturirën bashkëshortit të saj?
Turgut Ali është i vendosur të avancojë më tej planin e tij të arratisjes. A do të mundet Xhejlin të shikojë për herë të fundit njeriun që dashuron? Eren i cili tashmë duhet të identifikojë dhe të kapë armikun kryesor pa u vënë re dhe gjithashtu të ndihmojë Xhejlinin të lirohet nga akuzat. Me kë […]
Deshmmia e Xhejlinit mbi vrasjen e Ejupit bie poshtë kur policia nuk gjen asnjë gjurmë të tij. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të? Zemra e Metinit nuk e përballon dot të shikojë djalin e tij në morg dhe dërgohet më urgjencë në spital. Eren ndërkohë po bën çmos që të lirojë Xhejlinin nga […]
Xhejlin shoqërohet në polici por ajo sja ka idenë që po akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj. Çfarë do të ndodhë me të kur të mësojë mbi këtë tragjedi? A do të bësojnë në pafajësinë e saj miqtë e saj më të afert?
Duke tentuar të shpëtojë veten Parla do të vrasë Ejupin. Çfarë do të ndodhë tashmë me të? Eren gjen Ilgazin të hedhur në koshin e plehrave. Kush do të akuzohet për vrasjen e tij?
Ilgaz, Eren, Xhejlin dhe Derja arrijnë të përfundojnë me sukses operacionin e fshehtë të tyre. A do të divorcohen dot Osman dhe Ajlin? Çfarë po fsheh Turgut Ali? Parla ndodhet në rrezik.
Çfarë plani po thurin Xhejlin, Eren, Ilgaz dhe Derja? A do të pranojë Parla lidhjen me Çinarin para prinderve të saj? I kërcënuar nga Omer, Jekta pranon se ka qënë ai që falsifikoi firmen e Ilgazit.
Xhejlin dhe Eren hyjnë fshehurazi në zyren e prokurorit për të gjetur dokumentin e falsifikuar. A do të funksionojë plani i Parlas, Çinar dhe Tuçe për të kapur Ejupin? Ilgaz ka ditën e gjykimit. Çfarë vendimi do të merrët për të?
Xhejlin dhe Jekta po punojnë mbi zbardhjen e çeshtjes së Ilgazit. Çfarë do të kërkojë ky i fundit nga Eren? Omer do të marrë një video kërcënuese nga Ejup. Xhejlin kërkon ndihmen e Çinarit, Tuçes dhe Parlas për të shtënë në dorë celularin e Ejupit.
Ilgaz kërkon të shqyrtojë vetë dosjen e tij ndërkohë që është në burg. Omer thirret të dëshmojë në prokurori dhe kërkon që Jekta të jetë avokati I tij. Xhejlin dhe Jekta do të mësojnë një sekret tjetër për Omerin…
Omer shkon të takojë Ilgazin në qeli. Çfarë do të thuhet mes tyre? Gjykata vendos që Ilgaz të transferohet në burg. Jekta dhe Xhejlin tashmë po bashkëpunojnë së bashku për të liruar Ilgazin dhe për të arrestuar Omerin.
Jekta mbledh të gjithë avokatët e tij dhe kërkon të mbledhë të gjithë informacionin e nevojshem për Omerin. Jekta kërkon të bashkojë forcat me Xhejlinin për të demaskuar Omerin. A do të pranojë Xhejlin të bëjë një ujdi me të?
Xhejlin po bën çmos që të provojë pafajësinë e Ilgazit. Çfarë do të thuhet në një bisedë mës këtij të fundit dhe kryeprokurorit? Çfarë kërkon të dijë Metin nga Tuçe? Jekta dhe Xhejlin mesa duket tashmë kanë një armik të përbashkët.
Ilgaz përfundon pas hekurave pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Kush fshihet pas këtij kurthi të mirëmenduar? Si do e përjetojë Xhejlin këtë situatë të vështirë?
Çfarë do të thuhet në takimin e fshehtë të Ilgaz, Jekta dhe Hilmi? Cili do të jetë vendimi i gjyqtarit për Ozge? A do të mundet Ilgaz të arrijë të shpëtojë familjen e tij nga kërcënimet e shumta? Pars me dhimbje përcillet për në banesen e fundit. Ilgaz do të marrë një goditje tjetër të […]
Çfarë do të zbulojnë Ilgaz, Xhejlin dhe Eren nga pamjet e sigurisë ditën e vrasjes së Parsit? Jekta dhe Omer shkojnë të takohen me Ilgazin për t’i ofruar ndihmen e tyre. Sa të sinqertë janë ata? Si është gjëndja emocionale e Derjas?
Derja gjen Parsin e varrosur posht pallatit të tij. Ky lajm do t’i shkatërrojë të gjithë. Ilgaz i alarmuar kërkon mbrojte nga shteti për të gjithë të afermit e tij.
Ilgaz dhe Eren mësojnë që dora e prerë me të cilen kanë marrë kërcënimë është e Parsit. Si do ta presë Derja këtë lajm të trishtë? Kush do ta kërcënojë hapur edhe njëherë Ilgazin?
Të gjithë janë vënë në kërkim të Parsit. A do të munden Eren dhe Ilgaz të gjejnë ndonjë pistë të tij? Xhejlin shkon të drekojë me Omerin. Si do ta presë Ilgaz këtë gjë?
Ilgaz mëson gjithçka nga Ozge, por a do t’i tregojë ajo që Xhejlin ka ndihmuar në fshehjen e trupit? Kush do ta zërë vendin e Parsit? Ilgaz vazhdon të marrë kërcënime. Xhejlin gjithashtu merr një telefonatë që do ta trëmbë atë.
Kush është djali që ka filluar të miqësohet me Çinarin? Ilgaz dhe Xhejlin më në fund arrijnë të rregullojnë marrëdhënien e tyre. Ozge e ndjerë në rrezik i rrëfen Ilgazit vrasjen e saj.
Ozge i jep lamtumirën e fundit Ridvanit. Derja dhe Ilgaz nga ana tjetër janë të shqetësuar për zhdukjen e Parsit. A do të munden të zbulojnë Ilgaz dhe Eren që Ozge fshihet pas vrasjes së fundit?
Xhejlin fsheh të gjitha provat që mund të inkriminojë Ozgen. Ilgaz dhe Eren ndërkohë po hetojnë për këtë çeshtje. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Merdan?
Xhejlin dhe Ilgaz kanë datën e divorcit të tyre. Kush nga ata të dy do ta kundërshtojë këtë divorc në sallen e gjyqit? Ozge kryen një vrasjë me armën e Parsit. Kush do ta ndihmojë atë të mbulojë atë vrasje?
Pars vazhdon të vuajë humbjen e krahut të tij të djathtë, Ridvanit. Ilgaz shkon të kërkojë faljen e Xhejlinit. A do të munden ata të dy të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Omer ka një informacion të rëndësishëm për Xhejlinin…
Pars do të përballet edhe njëherë me vdekjen e e njërit prej njerëzve më të dashur të tij. Numerimi mbrapsht për gjetjen e Defnes ka filluar. A do të mundet Ilgaz të gjejë motrën e tij para se të jetë shumë vonë?
Merdan arrin të dalë nga shtëpia dhe të vizitojë Metinin i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes. Çfarë do të zbulojë Omer? Ilgaz, Xhejlin dhe Eren përgatisin një plan që mund të çojë në gjetjen e Defnes. Dikush është gjithmonë një hap para tyre…
Detaje të tjera do të dalin nga vrasja e nusës. Një video-mesazh nga Defne do të shkatërrojë edhe më shumë Ilgazin. A do të mundet ai të gjejë ndonjë pistë që do të ndihmojë në gjetjen e motrës së tij?
Kush është vrasësi i vërtetë i nusës? Çfarë ka ndodhur natën e vrasjes së saj? Çfarë do të kërkojnë Xhejlin, Ilgaz dhe Eren nga Jekta? Metin vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Osman dhe Çetin?
Ilgaz i dëshpëruar po bën çmos për të gjetur Defnen. Çfarë piste do të zbulojë ai? Si është gjëndja shëndetësore e Metinit? Çfarë do të thuhet mes Merdan dhe Çinar?
Si do e përjetojë Ilgaz rrëmbimin e Defnes? A do të mund të shpëtojë Metin? Çfarë të dhënash do të zbulojnë Eren, Xhejlin dhe Ilgaz nga pamjet e sigurisë?
Ilgaz, Eren dhe Xhejlin, të cilët po shqyrtojnë me kujdes çdo të dhënë vendosin të vazhdojnë me zgjidhjen e misterit që sillet rreth Çetinit. Ajlin do t’i ndihmojë ata për t’i ngritur atij një kurth. Një kërcënim tjetër do të vijë për Ilgazin. Më çfarë sprove do të përballet ai kësaj here?
Pars del në një deklaratë për shtyp. Xhejlin mundohet të paralajmërojë Ajlinin mbi rrezikun që i kanoset nga Çetin. Derja vendos të abrtojë fëmijën që pret. Çfarë do të bëjë Xhejlin që ta ndalojë atë?
Pars dhe Metin ndodhen jasht rrezikut për jetën. Xhejlin, Ilgaz dhe Eren vazhdojnë të punojnë së bashku për zbardhjen e ngjarjes. A do të mund të zbulojnë gjë ata?
A do të munden Ilgaz dhe Xhejlin të lënë pas meritë dhe t’u dorëzohen ndjenjave të tyre? Nje bombë vendoset në makinën e Ilgazit. Në çfarë moment do të shpërthejë ajo dhe kush do të vuajë pasojat e këtij shpërthimi?
Çfarë detajesh të reja do të dalin nga deshmitë e familjareve të vajzës që u vra ditën e dasmës? Çfarë do të kërkojë Çetin nga Ajlin? Me çfarë kërcënimi do të përballet Parla?
Eren dhe Ilgaz kryejnë një hetim më të detajuar për nusen që u gjet e vdekur ditën e dasmës së saj. A do të zbulojnë ata ndonjë pistë që mund t’i çojë drejt të vërtetës? Sjellja e Omerit dhe informacioni që ai ka befasojnë dita-ditës Jektan.
Xhejlin, Ilgaz dhe Eren duhet të punojnë së bashku në një çeshtje të rëndësishme. Një telefonatë kërcënuese do të shqetësojë edhe më shumë Xhejlinin. Cila është arsyeja që Derja nuk gëzon dot për shtatzaninë e saj?
Xhejlinin dhe Ilgazin i bën bashk një çeshtja e nusës së vrarë. Si do të jetë takimi i tyre? Derja mëson që është shtatzënë. Si do ta përjetojë ajo këtë lajm? A do t’i japin fund njëherë e mirë Xhejlin dhe Ilgaz marrëdhënies së tyre?
Ajlin vazhdon të mashtrohet nga Çetin. Të gjithë familjaret e nuses që u vra ditën e dasmës së saj merren në pyetje. Çfarë do të thuhet mes Jekta dhe Omer?
Xhejlin dhe Ilgaz duhet të mësojnë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit sado e dhimbshme të jetë kjo. Jekta verteton që Omer është djali i tij i vërtetë. Me çfarë çeshtjeje do të përballet kësaj here Xhejlin?
Ilgaz dhe Xhjlin vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. A do të zbulojë Ilgaz që Parla po fshihet në shtëpinë e babait të tij? Cili do të jetë vendimi I gjyqtarës për të gjithë dëshmitaret dhe bashkëpunëtoret e vrasjes së Serdarit?
Çfarë do të thuhet mes Ilgaz dhe Merdan? Të gjithë deshmitarët e vrasjes së Serdarit shoqërohen në polici. Xhejlin dhe Ilgaz vazhdohnë të kenë debate dhe mosmarrveshje me njëri-tjetrin.
Çfarë do të ndodhë me Parlan tashmë që të gjithë kanë mësuar që ajo është vrasësja e vërtetë e Serdarit? Çfarë zgjedhjeje do të bëjë Ilgaz, të ndjekë zemrën apo të ndjekë rrugën e drejtësisë?
Si është gjendja shëndetësore e Ajlinit? Pars, Eren dhe Ilgaz tashmë po hetojnë nëse Parla ka gisht në vrasjen e Serdarit apo jo. Jekta do të vërë Xhejlinin para dy zgjedhjejeve. Nga një video në celularin e tij Ilgaz mëson vrasësin e vërtetë të Serdarit.
Çfarë do të thuhet mes Merdan dhe Metin? Çfarë do të kërkojnë Pars dhe Eren nga Merdan? Parla shkon të dorëzohet në polici. A do të mundet Çinar ta ndalojë atë në kohë?
Xhejlin dhe Ilgaz po shijojnë pushimet e tyre. Çfarë informacioni do të marrë Xhejlin nga Eren? Ilgaz nga ana tjetër merr nje mesazh ku i tregohet që Parla është vrasesja e vërtetë e Serdarit
Si do të shkojë gjyqi I Merdan? Po Parla si po e përjeton gjithë këtë gjë? Ilgaz dhe Xhejlin vendosin të kalojnë pak kohë vetëm në qetësi larg të gjithë problemeve që po i rrethojnë. Pars i propozon për martesë Derjas.
Çfarë nderi do të kërkojë Ajlin nga Çetin? Xhejlin nuk ndodhet aspak në gjëndje të mirë nga sekreti që po I rëndon në shpirt. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Çinar dhe Ilgaz?
Pas Takimit me Merdanin, Xhejlin mëson se ai është i sëmurë rëndë dhe kjo është arsyeja pse në të vërtetë mori përsipër një krim që se ka kryer. A do të mundet Xhejlin të ndajë këtë sekret me Ilgazin? Çfarë do të thuhet në një përballje mes saj dhe të gjithë atyre që ishin të […]
Merdan merr persipër vrasjen e Serdarit në mënyrë që t’I shpëtojë të gjithë nga akuza. Por kush është vrasësi i vërtetë? Nga një rrëfim i Parlas, Xhejlin e gjen veten nën një barrë shumë më të rëndë nga se mund ta përballojë.
Metin përzë babain e tij nga shtëpia. Jekta dhe Rafet vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku. Çfarë sekreti do t’i rrëfejë Merdan Çinarit? Çetin vazhdon të këmbngulë për dashurinë e Ajlinit.
Xhejlin mëson se e gjithë familja e saj ka gënjyer në dhënien e deshmisë dhe I dërgon ata të gjithë në komisariat. Ilgaz nga ana tjeëtr zbulon vendin ku është vrarë Serdar si dhe të gjitha provat e fshehura. Një sekret nga e kaluara do të shqetësojë Jektan…
Reputacioni I Pars I cili tashmë ka gjetur ekuilibrin e tij mes punës dhe marrëdhënies së tij, do të lëkundet nga lajmi i “dashurisë së ndaluar në gjykatë”. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Merdan? Merve thirret në komisariat për të dëshmuar.
Xhejlin mëson që familja e saj po fsheh Osmanin e plagosur në shtëpi. A do të mundet ajo të zbulojë që të gjithë ata janë përfshirë në vdekjen e Serdarit? Kush ka qënë në të vërtetë vrasësi I tij?
Ilgaz therret për të dëshmuar mbi vrasjen e Serdarit familjen e Xhejlinit dhe Çinarin. A do të mund të dyshojë ai që ata po fshehin diçka? Çfarë do të ndodhë me Osmanin e plagosur?
Parla dhe të gjithë ata që ishin në momentin që u vra Serdar janë të dëshpëruar. Por kush nga ata është ai që ka qëlluar në të vërtetë mbi të? A do të mund të kuptojë Xhejlin që diçka nuk po shkon më familjen e saj?
Ilgaz, Pars dhe Eren përgatiten që më në fund të vërtetojnë të drejtën e tyre. Gjatë një deklaratë për mediat Turgut Ali pastron dhe lartëson emrat e tyre. Një darke e bukur mes familjes dhe miqsh fsheh një tjetër vrasje gjakftohtë.
Ilgaz arrin të gjejë proven I cili mund ta shpëtojë atë nga akuza e vrasjes së Burakut. Si do të jetë përballja mes Ajlin dhe Çetin? Çinar, Tuçe dhe Parla zbulojnë një tjetër provë të rëndësishme. Çfarë do të ndodhë me Jekta?
Shkarkimi nga puna e shkattëron Ilgazin. Xhejlin mundohet të bëjë çmos që të vërtetojë pafajësinë e tij dhe ta mbështesë atë në çdo moment. A do të qëndrojnë të bashkuar Eren, Pars dhe Ilgaz në mënyrë që mbrojnë të vërtetat e tyre kundër Turgut Aliut?
Jekta tashmë ka bërrë të mundur manipulimin e provave dhe të dëshmive në mënyrë që Ilgaz të akuzohet për vrasjen e Burakut. Pars i shkatërruar përcjell për në banesen e fundit motrën e tij. Cila do të jetë levizja e rradhës e Jekta?
Metin mundohet të qëndrojë pranë Ilgazit dhe t’i japë forcën e duhur atij. A do të mund të shpëtojë Eren? Ilgaz dhe Pars shkojnë në vendngjarje, por disa prova janë zhdukur si me magji…
Burak qëllon mbi Erenin duke u përpjekur të arratiset nga policia. Ilgaz për të mos lejuar që ai të largohet qëllon mbi Burakun. Kush do të shpëtojë dhe kush do të vdesë nga ata të dy? Si është gjëndja psikologjike e Ilgazit pas kësaj?
Osman kërkon ndihmen e Xhejlinit për t’I hapur sytë Ajlinit në lidhje me të dashurin e saj të ri. Pars shkon të takojë Mehmetxhan për të zbuluar ndonjë gjë në lidhje me Nevan. Ilgaz therrët për të deshmuar të gjithë të rrëmbyerit.
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ilgaz dhe Burak? Në çfarë përfundimi do të dalin Pars, Ilgaz dhe Eren? Për arsye sigurie Xhejlin rikthehet të jetojë në shtëpinë e familljes së Ilgazit.
Jekta vjen në komisariat si avokati I Burakut. Çfarë do të thuhet në deshminë e këtij të fundit? A ka prova mjaftueshem policia që ta mbajë atë në komisariat? A është vertet Buraku vrasesi që po kërkojnë? Çfarë gishti ka Jekta në gjithë këtë gjë?
Ilgaz arrin të shpëtojë Xhejlinin dhe të rrëmbyerit e tjerë. Të gjithë dergohen në spital për të marrë kujdesin mjekësor. Çfarë do të ndodhë tashmë me Burakun?
Gjendja e të rrëmbyerve sa vjen dhe vështirësohet më shumë. A do të munden ata të pestë të gjejnë gjuhen e përbashket dhe të qëndrojnë të bashkuar? Ilgaz ndeërkohë po heton mbi Burakun. A ka gisht ai në këtë lojë që po ju merr jetën njerëzve të pafajshem?
Ilgaz kupton arsyen e vertet pse Xhejlin eshte rrembyer dhe te perbashketen qe ajo dhe te gjithe ata qe jane zhdukur kane me njeri-tjetrin. Nderkohe Xhejlin qe po mundohet te mbijetoje me cdo kusht, Ilgaz eshte I shkatërruar nga frika e humbjes se saj. Cfare piste tjeter do te gjejne Ilgaz, Eren dhe Pars?
A do ta ndalojë dot Derja Parsin nga dhënia e dorëheqjes? Të gjithë janë të shkatërruar nga zhdukja e Xhejlinit, në veçantin Ilgaz i cili po bën të pamundurën për ta gjetur atë.
Xhejlin njihet më “familjen e re” që vrasësi ka krijuar dhe mundohet të zbulojë ndonjë gjë të re. Si është gjëndja e të burgosurve të tjerë? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ilgaz dhe Pars? Ilgaz kupton që Xhejlin është zhdukur.
Pars dhe Derja vazhdojnë të kenë debate të forta njëri me tjetrin? Çfarë do të ndodhë në takimin mes Pars dhe njerëzve që mund të zbardhin ngjarjen e rëndë? Xhejlin rrëmbehet. Një lojë e rrezikshme e pret atë dhe shumë njerëz të tjerë.
Çfarë do të thuhet mes Xhejlin dhe Merdan? Pars do të marrë një pusullë anonime nga dikush që mund të dijë vrasesin e vërtetë të Nevas. A do të mundet ai të zbulojë çfarë ka ndodhur ditën që motra e tij u vra barbarisht?
Pars, Ilgaz, Eren dhe Derja po punojnë fort për të zgjidhur çeshtjen e vrasjejs së Nevas. Xhejlin nga ana tjetër po bën plane për ta zgjidhur vetë atë çeshtje. Çfarë do të ndodhë me Jektan?
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Ilgaz dhe Xhejlin? Çfarë do të thotë Pars gjatë një deklarate për shtyp? Ilgaz dhe Eren do të mësojnë një pistë shumë të rëndësishme të ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë Neva.
Zhdukja e Mehmetxhan, deshmitarit të vetëm të ngjarjes së rëndë do t’i vërë në levizje të gjithë. Çfarë plani po thur Xhejlin? Pars zbulon me anë të kamerave të sigurisë që Neva po përndiqej nga Jekta.
Si po shkon marrëdhënia e re e Ajlinit? Çfarë plani po thurin Ilgaz, Pars dhe Xhejlin? Çfarë do të ndodhë me Mehmetxhan? Çfarë paralajmërimi do të marrë Xhejlin?
Çfarë do të thotë Pars në deklaraten e tij? Si qëndron e vërteta e ditës ku u vra Neva? Si do të jetë përballja mes Xhejlin dhe Jekta? Çfarë po fsheh Rafet?
Derja qëndron pranë Parsit në momentin më të vështirë të jetës së tij. Jekta i bën një vizitë të papritur Laçinit. Çfarë mesazhi do të gjejë Ilgaz në makinën e tij?
Pars tashmë i shkatërruar shkon të identifikojë motrën e vdekur të tij. Nga ana tjetër Ilgaz, Eren dhe Derja po bëjnë çmos që të zbardhin këtë vrasje. Kush është djali që po ndjek hap pas hapi Xhejlinin dhe cili është qëllimi I tij?
Ilgaz dhe Xhejlin do të kenë mosmarrëveshje për çeshtjet e tyre ligjore. Xhejlin feston ditëlindjen e saj e rrëthuar nga njerëzit e saj të aferm. Identifikimi I njërës prej kufomave që u gjet në pus do t’I shokojë të gjithë.
Xhejlin dhe Ilgaz të cilën kanë lënë pas të gjitha vështirësitë, po jetojnë momentet e tyre më të mira. Çfarë ka ndodhur me Jektan? Pars dhe Derja gjithashtu po jetojnë dashurinë e tyre. Kush janë trupat që Eren gjen në një pus të qytetit?
Jekta më në fund merr denimin e merituar për të gjithë të këqijat që ai ka shkaktuar. Pasi provohet pafajësia e tij, Çinar del nga burgu. Xhejlin dhe Ilgaz kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. A është ky një fund I lumtur për ta apo fillimi i një kaskade ngjarjesh të tmerrshme?
Xhejlin rrëfen para Ilgaz, Pars dhe Eren që Serdar është vrasësi I babait të saj. Ajo tashmë duhet të marrë me patjetër celularin e Jektas pasi është e vetmja provë që verteton fjalën e saj. Çfarë do të kërkojë Jekta nga Osman?
Do të arrijnë Xhejlin dhe Xhunejt të gjejnë provat që po kërkojnë? Osman gjithashtu I vbjen në ndihmë Xhejlinit me planin që ajo ka për të shkatërruar Jektan. Po Laçin çfarë roli ka në këtë plan shkatërrimtar?
Çfarë po fshehin Inxhi dhe babai i saj? Merdan së bashku me Ilgazin dhe me ndihmen e Pars dhe Eren thurin një plan për të nxjerrë të vërtetën nga Serdar. Jekta do të bjerë në grackën e Laçin. Xhunejt nga ana tjetër i rrëfen Xhejlinit disa të vërteta që do ta shokojnë atë.
Mes Pars dhe Derja kanë filluar shkendijat e para. Metin shkon të takojë Çinarin në burg. Çfarë do të thuhet mes tyre? Xhunejt tashmë në krah të Xhejlinit do të bëjë çmos që të shkatërrojë Jektan.
Inxhi kërkon nga Xhejlin që ta mbrojë atë në sallen e gjyqit. Me çfarë do ta kërcënojë ajo atë? Xhejlin kërkon ndihmen e Xhunejtit për të shkatërruar Jektan. Derja, Pars, Ilgaz dhe Eren po bëjnë çmos për të zgjidhur çeshtjen e vrasjes që dyshohet se Inxhi ka kryer.
Për çfarë do të flasin Xhejlin dhe Laçin së bashku? Çfarë do të kërkojë Neva nga Xhejlin? Çfarë do të zbulojë Ilgaz në lidhje me çeshtjen e tij? Xhejlin dhe Ilgaz vendosin të divorcohen nga njëri-tjetri.
Serdar arrin të lirohet nga burgu. Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Xhunejt dhe Jekta? Ilgaz vërteton që klientja e Xhejlinit është munduar ta helmojë atë.
Çfarë do të thotë Serdar gjatë dëshmisë së tij? Pars mundohet t’i shpjegojë Xhejlinit që Çinar mund të mos jetë vrasësi i babait të saj. Çfarë do të thuhet mes Serdar dhe Ilgaz?
Eren merr nga Tuçe vendndodhjen e saktë ku po qëndron Serdar. A do të mundet ky i fundit të arratiset në kohë para se policia ta gjejë atë? Metin shkon të takojë Xhejlinin.
Xhejlin zhvendoset përfundimisht në shtëpinë e saj të re. A do të mundet Ilgaz pavarësisht të gjithave të qëndrojë pranë saj? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ilgaz dhe Jekta? Çfarë do të kërkojë Defne nga Xhejlin?
A do të munden Eren dhe Pars të gjejnë ndodnjë pistë që verteton që Serdar është i përfshirë në vdekjen e Zaferit? Derja dhe Pars kanë filluar të ndjejnë diçka për njëri-tjetrin. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Neva?
Çinar sillet në vendngjarje dhe tregon me hollësi çfarë ka ndodhur ditën që u vra Zafer. Por çfarë ka ndodhur vërtet atë ditë? A ka qënë Çinar ai që vërtet i mori jetën Zaferit? Ilgaz në pamundësi për të përballuar gjithë barrën e rëndë, vendos të ndahet nga Xhejlin.
Metin vazhdon të vuajë mbi gabimet e tij. Ilgaz largohet nga shtëpia për t’u shpërngulur në shtëpinë e Xhejlinit. A do të mund të rregullohet marrëdhënia e tyre?
Metin lirohet dhe rikthehet në shtëpi, por tashmë lirimi i tij do të jetë si një burg i dytë për të. Eren dhe Pars mundohet të gjejnë ndonjë pistë që tregon që Zafer është vrarë aksidentalisht gjatë përleshjes. Si po shkon raporti Xhejlin-Ilgaz?
Cili do të jetë vendimi i gjykatës për Çinar dhe Metin? Xhejlin befason Ilgazin dhe vendos t’i japë një shans të ri lidhjes së tyre. Megjithatë, për të vazhduar, ajo i kërkon atij të bëjë një zgjedhje… Cili do të jetë hapi i rradhes i Jektas?
Dëshmia e Metinit do të shokojë edhe më shumë Xhejlinin. Si do të jetë përballja e kësaj të fundit me vrasësin e babait të saj? Familja Erguvan për të disaten herë vazhdon të përjetojë dhimbje të mëdha.
Si do të jetë përballja e Xhejlinit më Metinin? A do të shkatërohet tashmë lidhja e saj me Ilgazin? Çinar rrëfen në komisariat të vërtetën e ditës që u vra Zafer.
Metin bëhet gati të dorëzohet tani që Ilgaz arriti të gjejë Çinarin. Pasi Jekta e çon Xhejlin në vendin ku u vra babai I saj, ajo mëson në mënyrën më të keqë de kush është vrasësi i Zaferit.
Ndërkohë që Ilgaz sheh lumturinë e Xhejlinit e ka të pamundur t’i rrëfejë asaj të vërtetën e dhimbshme. Eren , Pars dhe Ilgaz janë vënë në kërkim të Çinarit. Jekta vendos t’i rrëfejë Xhejlinit se kush është vrasësi i babait të saj.
Çfarë do t’i rrëfejë Osman Jektas? Xhejlin është e entuziasmuar për shtëpinë e saj të re dhe për jetën që do të fillojë krah Ilgazit. A do të mundet ky i fundit t’i rrëfejë se kush është vrasësi i babait të saj duke i shkatërruar kështu lumturinë që po ndërton?
Një letër e lënë nga Metin alarmon Ilgazin i cili është i shkatërruar nga e vërteta që mësoi. Çinar i frikësuar largohet njëherë e përgjithmonë nga shtëpia. A do të mundet Ilgaz të ndalojë në kohë Metinin i cili po tenton të vrasë vetën?
Makbule vjen dhe I dorëzon Neves letrën e Metinit. Ilgaz nga ana tjetër mëson çdo gjë rreth vrasjes së Zaferit. Si do ta përjetojë ai këtë të vërtetë të hidhur?
Metini deshpëruar lë një letër lamtumire për Ilgazin. Çfarë ka në mëndje të bëjë ai? Si është gjëndja shëndetësore e Xhejlinit? Pars dhe Eren po punojnë së bashku në një mision sekret.
Çfarë do të thuhet mes Jekta dhe Ilgaz? Xhejlin e shkatërruar dhe në gjëndje të rënduar emocionale vuan për humbjen e babait të saj. Ilgaz I cili kërkon me ngulm Erenit të gjejnë vrasësin e Zaferit, ai duhet së pari të zgjedhë misterin e Metinit.
Humbja e Zaferit ka levizur shumë gurë në familjen Kaja si dhe në atë Erguvan. Ilgaz gjithashtu është i shkatërruar nga dhimbja që Xhejlin po përjeton. Eren fillon të dyshojë tek komisar Metin.
Ndërkohë që Xhejlin dhe familja e saj presin Zaferin të zbresë nga anija e lundrimit, Ilgaz shkon më një lajm të keq tek ajo. E shkatërruar Xhejlin shkon të identifikojë rrobat që Zafer ka pasur ditën që është vrarë. Si do ta përjetojë familja Erguvan fatkeqësinë tjetër në familjen e tyre?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Zymryt dhe Ajlin? Policia gjen trupin e Zaferit. Tashmë e vërteta do të dalë në dritë shumë shpejt. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Parla dhe shokët e saj? A do të mundet Ilgaz t’i tregojë Xhejlinit rreth dyshimeve që ka për babain e saj?
Serdar në këmbim të lirisë së tij do t’I japë Jektas një informacion shumë të rëndësishem. Eren ndodhet në rrezik për jetën. Çfarë do të ndodhë me Osmanin?
Çfarë deklaratë për shtyp do të japë Jekta pasi del nga burgu? Parla, Tuçe, Çinar dhe Serdar përfundojnë pas hekurave. A do të munden Xhejlin dhe Ilgaz pavarësisht gjithçkaje të gjejnë përsëri mbështetjen të njëri-tjetri?
Ajlin dëbon Osmanin nga shtëpia. Laçin e cila është e lumtur që më në fund shpëtoi nga Jekta, do të tmerrohet kur ai të rikthehet përsëri në shtëpi. Çfarë do të ndodhë me fatin e të rinjve, Çinar, Tuçe dhe Parla?
Ilgaz arrin të kthejë vidon që Xhejlin fshiu nga laptopi i saj. Si do të reagojë ai kur të shikojë videon që Engin kishte përgatitur për të para se të vdiste? A do të lëkundë kjo marrëdhënien e tyre?
Cili do të jetë vendimi i Neves për rastin e Jektas? Në cilën anë do të anojë ajo, nga drejtësia apo nga djali që dashuron? Ilgaz tashmë është i sigurt që Xhejlin po fsheh diçka nga ai.
Jekta përfundon pas hekurave. Laçin do të përballet me një të vërtetë shokuese nga Xhejlin. Cili do të jetë rezultati i analizës së ADN-së se fëmijës që Zumrut pret?
Nën të cilën akuzë do të arrestohet Jekta? Xhejlin do të marrë një zarf misterioz. Por ajo çfarë ka brenda zarfit do ta shokojë atë. A do të zbulojë Ilgaz se çfarë Xhejlin po fsheh nga ai?
Falë provave të paraqitura në moment të fundit nga Eren, Xhejlin arrin të fitojë lirinë e saj dhe të lirohet nga akuzat. Merdan organizon një darkë mes dy familjeve në nder të Xhejlinit. Disa sekrete të tjera do të dalin gjatë një bisede mes Seda dhe Merdan.
Çfarë prove do të gjejë kësaj here Ilgaz në vendin ku u vra Engin? Pas sherrit në prokurori, Xhejlin përfundon pas hekurave. Xhejlin del përpara trupit gjykues për të marrë vendimin përfundimtar për vrasjen e Enginit.
Për çfarë do ta paralajmërojë Pars Ilgazin? Xhejlin pëfshihet në një sherr. Çfarë do të ndodhë me të pas kësaj? Jekta vazhdon të përgatisë fundin e Xhejlinit.
A do të mund të zbulojë Xhejlin që Parla po ndjek rrugen e gabuar të Inxhit? Laçin shkon dhe u rrëfen Xhejlinit dhe Ilgazit një sekret të Jektas. A do të arratiset Osman me Zymryt apo do të qëndrojë pranë familjes së tij? Një shpërthim i madh ndodhë në prani të Ilgazit dhe Xhejlinit.
Çfarë kërkon të dijë Ilgaz nga Murat? Jekta ka një mision për Xhunejt. Ilgaz dhe Xhejlin nga ana tjetër mundohen të mbledhin çdo provë për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Çfarë do të kërkojë Xhejlin nga Laçin?
Jekta pas deshtimit të planit të tij për të manipuluar provat vazhdon me planin e rradhës për të shkatërruar Xhejlinin. Kjo e fundit ndërkohë së bashku me Ilgazin po mundohen të bëjnë çmos që drejtësia të vendodet në vend. Xhejlin shkon të kërkojë ndihmë nga Merdan.
Osman i propozon Zymrytit të arratisen së bashku. Xhejlin dhe Ilgaz ndërkohë janë vënë pas Nijazit. Por ateherë kur çdo gjë mund të zbardhet, Xhejlin dhe Ilgaz do të përballen me disfaten e rradhës. Çfarë do të ndodhë me Çinar?
Ilgaz dhe Xhejlin vazhdojnë të punojnë për të gjetur ndodnjë pistë për të çuar drejt vrasësit të vërtetë. A do të mundet Ilgaz të vërtetojë se kush është tradhëtari në mesin e tyre?
Xhejlin tashmë ka filluar të dyshojë tek Nijazi. Çfarë do tëkërkojë ajo nga Eren dhe Ilgaz? Xhejlin kërkon që Zumrut të bëjë testin e atësisë për fëmijën që ajo pret. A do të mundet Ilgaz të kuptojë se Çinar po i fsheh diçka atij?
Cili është plani i fshehtë i Pars, Ilgaz dhe Xhejlin? Jekta nga ana tjetër mbledh të gjithë avokatet e tij për të bërë të pamundurën për të burgosur Xhejlinin. A do të munden Metin dhe Eren të gjejnë tradhëtarin mes tyre?
Çfarë po ndodh me Parlan? Në çfarë telashi po futet ajo? Çfarë do kësaj here Merdan nga Seda? Jekta vazhdon të bëjë të pamundurën që të çojë Xhejlinin pas hekurave.
Metin, Pars dhe Eren bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar Ilgazin nga akuzat. Çfarë do të thuhet në një përballje të ashpër mes Xhejlin dhe Jekta? Çfarë provash po mbledh ky i fundit për të fundosur Xhejlinin?
Xhejlin dhe Ilgaz vazhdojnë të punojnë së bashku për një çeshtje kujdestarie. A do të arrijnë ata të dy të fitojnë këtë gjyq? Për çfarë do të flasë Pars me Ilgazin?
Pars dhe Eren shkojnë të kalojnë darken në shoqërinë e Xhejlinit dhe Ilgazin duke vendosur kështu më në fund paqen mes tyre. Si do të manipulohen provat e gjetura në vendin e krimit? Të kujt do të jenë shenjat e gishtërinjve? A do të mundet Jekta të zbulojë se më kë po e tradhëton Laçin […]
Kush është në të vërtetë personi që ka vrarë Enginin? Çfarë do të bëjë Xhejlin kur të zbulojë mbi letren e babait të saj? Dashuria mes Ilgaz dhe Xhejlin sa vjen dhe bëhet më e fortë.
Një piste e re dhe e rëndësishme do të gjendet në vendin ku u vra Engin. Nga ana tjetër një seri marrjesh në pyetje do të ndodhë në zyren e prokurorit Pars për zbardhjen e ngjarjes. Gyl do të marrë një letër nga Zafer. Çfarë të fshehte do të mësojë Jekta mbi gruan e tij?
Çfarë po përpiqen të zbulojnë Xhejlin dhe Ilgaz? Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Neva dhe Pars? Jekta do të zbulojë një sekret të Laçin. Gyl vendos të ndërpresë kërkimet për Zaferin.
Çfarë do të kërkojë Ilgaz nga Xhejlin? Ilgaz do të dekorohet me çmim dhe rifillon punën e tij si prokuror. Çfarë do të kërkojë kësaj here Merdan nga Seda? Pasi kujton gjithçka, Xhejlin krah Ilgazit shkon të japë dëshminë e saj.
Xhejlin arrin të kujtojë gjithçka çfarë ka ndodhur natën që u vra Engin. A ka qënë ajo ajo në të vërtetë vrasësja e tij? Si po shkon jetesa e Erenit me vajzen e tij?
Ilgaz arrin t’i rikthejë lumturinë Xhejlinit duke e liruar atë nga burgu. Si do ta presë Jekta këtë lajm? Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Ilgaz dhe Xhejlin? Çfarë do të kërkojë Laçin nga nëna e Xhejlin?
Duke u kthyer përsëri në vendin e krimit, Ilgaz arrin të gjejë disa prova që mund të vertetojnë pafajësinë e Xhejlinit. Një lajm i tillë rikthen shpresen tek kjo e fundit. Xhejlin ndërkohë fillon duke ndihmuar të gjitha gratë e burgosura që kanë nevojë për të.
A do të mundet Xhejlin gjatë një takimi me psikologun të kujtojë detaje rreth natës ku u vra Engin? Çfarë do të kërkojë Jekta nga Pars? Në mënyrë që të shpëtojë gruan që dashuron, Ilgaz do të marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij.
Pas një bisede me Merdanin, Seda i bashkohet Jektait. Si do të jetë takimi i Xhejlin me nënën dhe motrën e saj? Një takim me Ilgazin do t’i japë më shumë forcë Xhejlinit. Po Metin çfarë do të kërkojë nga Xhejlin?
Si do të shkojë takimi mes Xhejlin dhe Ilgaz? A do të mundet ky i fundiit të zbulojë ndonjë pistë të re? Çfarë sekretesh do të dalin nga një bisedë e Jekta me bashkëshorten e tij? A do të pranojë Seda faljen e motrës së saj?
Çfarë do të thuhet mes Ilgaz dhe Metin? Duke besuar në pafajësinë e Xhejlinit Ilgaz do të bëjë çmos që të provojë pafajësinë e saj. Si do të shkojë për Xhejlinin dita e parë e burgimit?
Vendimi i gjykatës për burgimin e Xhejlinit do të shkatërrojë Ilgazin dhe familjen Erguvan. A do të mundet Xhejlin të bashkojë pjeset në mendjen e saj dhe të kujtojë çfarë ka ndodhur atë natë? Jekta ndërkohë do të bëjë çmos që Xhejlin të paguajë për vdekjen e djalit të tij.
Si do ta presë Jekta lajmin që Xhejlin është vrasësja e djalit të tij? Ilgaz duke mos e pranuar faktin që Xhejlin është e dyshuara kryesore e vrasjes shkon në vendngjarje për të zbuluar ndonjë pistë të re. Çfarë do të ndodhë tashmë me Xhejlin?
Xhejlin gjendet nga Ilgaz në gjëndje shoku. Engin nga ana tjetër gjendet i vdekur. Si do ta presë Jekta këtë lajm të hidhur? Çfarë do të ndodhë tashmë me Xhejlinin?
Të gjithë janë vënë në kërkim të Enginit. Xhejlin ndërkohë është zhdukur bashkë me të. Pas 6 orësh ajo zgjohet në një vend të shkretë me një armë në duar. Çfarë ka ndodhur me Enginin?
Çfarë do të thuhet mes Metin dhe Merdan? Engin zgjohet dhe personi i parë që takohet me të është Seda. A do të vazhdojë ajo të bashkëpunojë me të apo do ta braktisë që në atë moment? Jekta nga ana tjetër po planifikon shpëtimin e Enginit. A do të mundet Xhejlin të kuptojë që ai […]
E gjithë policia po mundohet të kuptojë shkakun e helmimit të Enginit. Xhejlin dhe Ilgaz vazhdojnë të lidhen edhe më shumë me njëri-tjetrin. A do t’u dorëzohen ata ndjenjave tw tyre apo do tw vazhdojnw t’i shtypin ato?
Merdan arrin të fshijë çdo provë të mundshme nga shtëpia e Sedas që inkriminon Çinarin. Engin dergohet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. A do të heqë dorë Seda nga bashkëpunimi me Enginin pasi Xhejlin i tregon asaj gjëndjen e rëndë të Parles?
Pasi Fatih shikon Ozlemin në shoqerinë e Erenit tenton ta vrasë atë. A do të arrijë në kohë Eren për të shpëtuar mamanë e vajzës së tij? ekta ka një propozim për Enginin. Me çfarë fatkeqësie tjetër do të përballet Xhejlin dhe familja e saj? Një libër i sjellë në qeli mund të jetë fundi […]
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Sedas dhe Jektait? Eren shkon të përballet me Ozlemin për të vërtetën që ajo i ka mbajtur të fshehtë për gjithë këto vite. Pavarësisht gjithçkajë Xhejlin dhe Ilgaz duhet të punojnë së bashku për një çeshtje të rëndësishme. Parla arrin të fitojë konkursin e notit por lumturia […]
Si do të jetë përballja e Xhejlinit me Metinin pasi mësoi rreth padrejtësisë së madhe që ai I ka bërë babait të saj? Jetët e të gjithë tashmë janë kthyer përmbys nga sekretet e errëta të tyre. Çfarë vendimi do të marrë Xhejlin?
Xhejlin e dëshpëruar nga zhdukja e babait të saj, provon të gjejë cdo lloj mënyre për ta gjetur atë. Cili do të jetë kurthi që Engin ka menduar për Parlën, mbesen e Xhejlinit? Një sekret i thënë nga Ilgaz do të shkatërrojë përsëri Xhejlinin.
Xhejlin e shqetësuar për zhdukjen e babait të saj, vihet në kërkim të tij. Loja e Enginit sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme për të gjithë. Një lajm që do të marrë Eren do ta shkatërojë atë. Çinar gjithashtu përballet me lojen psikologjike që Seda i bën atij.
Çfarë të vërtetash të hidhura do t’I përplasë Engin Ilgazit për babain e tij? Xhejlin dhe Ilgaz kuptojnë se makthi që ata mendonin se kishte mbaruar në fakt sapo ka filluar. Pars gjithashtu është në shënjestër të Enginit. Me Çfarë do të kërcënohet ai?
Cila do të jetë kësaj here arsyeja e përballjes mes Xhejlin dhe Ilgaz? Me çfarë videoje do të kërcënohet Çinar? Pas kërcënimeve të Enginit, Ilgaz shkon të përballet me të në burg.
Si do të shkojë darka e Merdanit në shtëpinë e të birit? Engin me ndihmen e tezës së tij fillon përgatijen e hakmarrjes së tij. Për çfarë do të bisedojë Neva me Ilgazin?
Si do të jetë takimi I Çinarit dhe Enginit në burg? Çfarë sekreti mban Pars? Metin mëson mbi martesen e fshehtë të Ilgaz dhe Xhejlin. Gyl vendos të bëjë më të mirën për të kompensuar gabimet e saj.
Engin denohet dhe përfundon në burg. Ndërkohë që ky planifikon qëllimin e tij të ri dikush do ta ndihmojë atë. Mbyllja e çeshtjes së Inxhit do të sjellë Ilgazin dhe Xhejlinin në dy fronte të kundërta.
Ajlin dhe Gyl mësojnë se Engin është vrasësi i vërtetë i Inxhit dhe kuptojnë çfarë padrejtësie i kanë bërë Xhejlinit. Metin do të përballet me babain e tij pas kaq shumë vitesh. A do të arrijnë Xhejlin dhe Ilgaz që më në fund të sigurojnë çdo provë për fajësinë e Enginit?
Cila do të jetë hakmarrja e Jektait ndaj bashkëshortës së tij? A do të mundet Metin të zbulojë se kush e ka marrë trupin e Zaferit? Ilgaz dhe Xhejlin gjejnë proven që mund të fundosë njëherë e mirë Enginin.
Si do të jetë përballja e Ajlinit dhe Zymryt? Pars i bindur që Engin është vrasësi mundohet të bashkëpunojë me Ilgazin dhe Xhejlinin për të provuar fajësinë e tij. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ilgaz dhe Pars?
Xhejlin liron Osmanin nga burgu por me kusht që t’I rrëfejë Ajlinit tradhëtinë e tij. Si do ta presë kjo e fundit këtë rrëfim? Merdan i afrohet mbesës së tij. Metin shokohet kur sheh që trupi i Zaferit nuk ndodhet në bagazhin e makinës së tij. Në sallen e gjyqit Engin i hedh të gjithë […]
Ndërkohë që Jektai përpiqet të mbrojë djalin e tij, ai kupton që rrethi i tyre sa vjen dhe ngushtohet. Çfarë provash do të gjejë policia në shtëpinë e tyre? Në çastin më të vështirë dhe për ironi të fatit, Metin dekorohet për ndershmërinë e tij në polici. Xhejlin dhe Ilgaz arrijnë të gjejnë prova të […]
Metin zhduk trupin e Zaferit dhe fshin të gjitha provat që mund të inkriminojnë Çinarin. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit? Si do të jetë përballja e Xhejlin dhe Jektai? A do të mundet Jektai të shpëtojë dhe kësaj here djalin e tij?
Xhejlin arrin të bëjë Enginin të rrëfehet mbi vrasjen e Inxhit. Pas kësaj Ilgaz arrin ta arrestojë atë. A do të besojë Pars në deklaraten e Xhejlinit? Metinin nga ana tjetër do ta presë një zgjedhje shumë e vështirë, të qëndrojë në anen e djalit të tij apo në anën e ndërshmërisë?
A do të ecë plani i Jektait për të pastruar emrin e djalit të tij? Kush do të jetë tashmë I dyshuari kryesor për vrasjen e Inxhit? Ilgaz dhe Xhejlin nga ana tjetër kërkojnë të sigurojnë çdo provë për të vertëtuar që Engin është vrasesi i vërtetë. Çinar rrëfen vrasjen e Zaferit…
A do të munden Ilgaz dhe Xhejlin të gjejnë ndodnjë provë që mund të inkriminojë Enginin? Metin vvendos të rikthehet në komisariat. Çfarë ka ndodhur me Çinar dhe Zafer?
A do të besojë Pars në martesen e Xhejlin dhe Ilgaz? Pas përleshjes mbi varrin e Inxhit, cinar arrin të shpëtojë nga Zafer. Por ky I fundit arrin përsëri të kapë atë dhe e dergon në një vend të braktisur. Një përleshje mes tyre do të jetë fatale për njerin nga ata.
Lirimi i Çinarit do të çmëndë Zaferin dhe familjen e tij. A do të mundet Metin të fitojë faljen e djalit të tij? Cili do të jetë plani i Jektait për të shpëtuar Enginin? Zafer shkon të hakmerret ndaj Çinarit. Një lajm i Xhejlin dhe Ilgaz do të zërë në befasi prokurorin Pars.
Si do të jetë përballja e Xhejlin dhe Engin? A do të mund të ruajë ajo gjakftohtësinë para vrasësit të motrës së saj? Pas provave të gjetuara nga Eren, Ilgaz dhe Xhejlin bëjnë të mundur lirimin e Çinarit dhe pastrimin e tij nga çdo akuzë.
Jektai mundohet të fshijë çdo gjurmë që mund të inkriminojnë Enginin. Ilgaz ndërkohë nxjerr Xhejlinin nga qelia dhe e çon atë në shtëpinë e tij. Si është gjëndja shëndetësore e Çinarit?
Pas planit të mirëmenduar të Ilgaz dhe Eren, Xhejlin verteton që miku i saj më i mirë është vrasësi i motrës së saj. Si ka qënë skena e vrasjes së Inxhit? Duke përjetuar një dhimbje të papërshkrueshme Xhejlin kërkon të marrë hak ndaj Enginit. Çfarë do të bëjë Ilgaz që ta qetësojë dhe ta ndaloë […]
Çfarë plani do të bëjnë Xhejlin dhe Ilgaz që të zbulojnë kush nga ata të dy është vrasesi I vërtetë? Çfarë po planifikon Jektai nga ana tgjetër që të fshijë çdo gjurmë të tij?
Tashmë dyshimet e Xhejlinit bien të gjitha mbi Jektain. Ilgaz nga ana tjetër dyshon për Enginin. Të dy bashkë vendosin të qetësohen dhe të mendojnë një plan për të demaskuar ata.
Ndërsa Xhejlin mundohet të gjejë vrasësin e vërtetë të Inxhit, ajo humbet familjen e saj duke u mohuar përfundimsht prej tyre. Ilgaz është gjithmonë aty për ta ndihmuar atë. Çinar është në rrezik për jetën. Detaje të reja do të sjellin dalëndgadalë zbardhjen e vrasjes së Inxhit…
Xhejlin kërkon të dijë të vërtetën nga babai i saj se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Inxhit natën që ajo u vra. Ilgaz nga ana tjetëtr arrin të kapë djalin që po kërcënon Çinarin. A do të mundet Xhejlin të bëjë Çinarin t’i rrëfejë asaj të vërtetën?
Si do të jetë përballja mes Ilgaz dhe Çinar? Ky i fundit vendos t’i rrëfejë gjithë të vërteten Xhejlinit, por me një kusht të vetëm. Sekretet dhe problemet e familjeve të tyre, do të afrojnë apo do të ndajnë në dy fronte të kundërta Ilgazin dhe Xhejlinin?
Çfarë sekretesh tjera do të zbulohen gjatë marrjes në pyetje të kunatit të Xhejlinit? Nurxhan zbulon para prokurorit Pars që Inxhi ka pasur lidhje me bashkëshortin e saj. Çfarë ka ndodhur me ta natën që Inxhi u vra? Xhejlin dhe Ilgaz do të zbulojnë një tjetër provë që do të inkriminojë Çinarin.
Në momentin më të vështirë, Xhejlin gjen ngushëllim tek përqafimi I Ilgazit. Të dhëna të reja do të lidhin edhe më shumë vrasjen e Inxhit me mësues Ozanin. Pse Zafer do të merret në pyetje për vrasjen e vajzes së tij? Ajo çfarë Xhejlin do të dëgjojë do ta shkatërrojë edhe njëherë atë.
Disa detaje të tjera do të rrisin akoma më shumë dyshimet e Ilgazit ndaj babait të tij. Çfarë fsheh Metin që e bën atë të tentojë të heqë dorë nga jeta? Cila është lidhja që Ozan ka pasur me Inxhi? Familja Erguvan i jep lamtumiren e fundit vajzës së tyre.
Fotoja e gjetur e krah për krah e Inxhi dhe Metin do të ngatërrojë edhe më shumë hetimin e Ilgaz dhe Xhejlin. Kjo e fundit mbron në sallen e gjyqit të dyshuarin kryesor për vrasjen e të motrës. Si do të mbarojë kjo seancë gjyqësore?
Ilgaz dhe Xhejlin vendosin të bashkëpunojnë së bashku për të zbardhur vrasjen e Inxhit. Një mesazh i fshehtë i vjen Çinarit në burg. Çfarë do t’i kërkohet atij të bëjë? Një fotografi e gjetur nga Xhejlin dhe Ilgaz do t’i shkatërrojë te dy dhe do t’i ndërlikojë edhe më shumë gjërat.
Xhejlin dhe familja e saj vazhdojnë të vuajnë mbi vdekjen e vajzës së tyre. Çfarë do të thuhet mes Ilgaz dhe Metin? Çfarë po kurdis prokurori Pars? Çfarë vendimi do të marrë Xhejlin në lidhje me çeshtjen e Çinarit?
Familja Erguvan shkatërrohet nga vdekja e vajzës së tyre, por tashmë është detyra e Xhejlinit të luftojë për të gjetur vrasësin e vërtetë të motrës së saj. Cila do të jetë pista e parë që ajo do të hetojë? Çfarë lidhje ka komisari Metin me viktimen?
Çfarë prove tjetër do të zbulojë Xhejlin që do të rrisë dyshimet për Çinarin? A do të lejoje Ilgaz që ajo provë të përfundojë në duart e policisë? Ilgaz dhe Xhejlin shkojnë të identifikojnë viktimen, por ajo çfarë Xhejlin do të shohë do ta shkatërrojë atë.
Ilgaz kërkon që Xhejlin të bëhet avokatja e vëllait të tij pasi është I dyshuari kryesor për vrasjen e njjë gruajë akoma të pa identifikuar. Çfarë provash do të gjendet në dhomën e Çinarit?
E verteta nuk eshte gjithmone bardh e zi! Nje vrasje bashkon nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim me njerezit e tyre me te dashur. T e dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Ajo nuk njeh limite kur behet fjale per te arritur ate […]
Plot
Sekrete Familjare
Drama
E vërteta nuk është gjithmonë bardh e zi! Nje vrasje bashkon një avokate dhe një prokuror, të përfshirë në krim me njerëzit e tyre më të dashur. Të dy janë të suksesshëm në profesion, por në anë të kundërta në sallën e gjyqit. Ajo nuk njeh limite kur bëhet fjalë për të arritur atë që do. Një serial dramatik në vend të parë në cdo episod të tij, duke i shpallur si seriali më i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Me aktorët e famshëm Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, të vlerësuar si aktorët më të mirë në një serial dramatik.