Kudo Bashkë

TV Klan

Një dyshe e pandashme Selin – Demir, të cilët nuk mund të evitojnë dot njëri-tjetrin si në shtëpi ashtu dhe në punë, por ata nuk mund të evitojnë as kiminë e pashmangshme që lind mes një bisnesmeni simpatik, pasionant, të rreptë dhe një vajze të bukur, kreative dhe arkitekte e talentuar.

Comedy, Romance

Kudo Bashkë – Episodi 75

Vajzat të gjitha së bashku organizojnë surprizë festën e kënasë për Leilen. Djemtë nga ana tjetër festojnë festën e beqarisë së Muharremit. Muharrem dhe Leila kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Një propozim tjetër do të ndodhë gjatë kësaj martese. Çfarë do të ndodhë me dashurinë e Demirit dhe Selinit? A do të munden ata […]

Kudo Bashkë – Episodi 75

Kudo Bashkë – Episodi 74

Tashmë Artemin braktiset nga të gjithë punonjësit e tij. Si do të jetë ndarja mes tyre? Merve nga ana tjetër tashmë kërkon të punojë më Vedatin. Çfarë propozimi kanë Merve, Ajda, Ibo dhe Vedat për Selinin dhe Demirin?

Kudo Bashkë – Episodi 74

Kudo Bashkë – Episodi 73

Demir dhe Selin tashmë të lumtur shijojnë dashurinë e tyre. Po marrëdhënia mes Burak dhe Ejlyl si po shkon? Çfarë do të thuhet në biseden mes këtyre dy të fundit dhe Demirit me Selinin? Demir ka një lajm të trishtë për punonjësit e tij…

Kudo Bashkë – Episodi 73

Kudo Bashkë – Episodi 72

Për çfarë do ta paralajmërojë Jëlldërëm Burakun? Marrëdhënia e Selin dhe Demir më në fund ka filluar të përmirësohet. Krimi ekonomik shkon në kompaninë Artemin. Burak, Demir dhe Ferruh merren në pyetje në komisariat. Për çfarë akuzohen ata? Çfarë do të thuhet në biseden mes Demir dhe Burak?

Kudo Bashkë – Episodi 72

Kudo Bashkë – Episodi 71

Selin tashmë nuk arratiset dot nga shtëpia pasi Demir ka ndërruar çdo bravë dhe çdo dritare të shtëpisë. A do të mund të pajtohet Selin me këtë gjë? Demir ka një njoftim të rëndësishëm për punonjësit e tij. Selin shkon të darkojë me shokun e saj të gjimnazit. Si do ta presë Demir këtë?

Kudo Bashkë – Episodi 71

Kudo Bashkë – Episodi 70

Demir entuziast i thotë Selinit se ka vendosur të kthehet në shtëpi. Por si do ta presë Selin këtë? A do të mundet të gjejë Demir një zgjidhje për të shpëtuar kompaninë e tij? A do të dojë Selin të vazhdojë të jetojë në të njëjtën shtëpi me Demirin?

Kudo Bashkë – Episodi 70

Kudo Bashkë – Episodi 69

Demir i rremben një puthje Selinit por përsëri e braktis atë. Si do ta përjetojë Selin gjithë këtë? Çfarë po e mundon Burakun? Selin gjen Demirin në shtëpinë e Ejlylit. Lojë e kujt është e gjithë kjo?

Kudo Bashkë – Episodi 69

Kudo Bashkë – Episodi 68

Lejla merr një surprizë të bukur nga vajzat e kompanisë Artemin. Një debat i fortë do të ndodhë mes Demir dhe Burak. Çfarë plani po kurdis ky i fundit? Demir kthehet në shtëpi për të biseduar me Selinin. A do të munden ata të dy të gjejnë një zgjidhje për të rregulluar marrëdhënien e tyre?

Kudo Bashkë – Episodi 68

Kudo Bashkë – Episodi 67

A do të munden Demir, Burak dhe Edjlyl të gjejnë një zgjidhje për të shpëtuar kompaninë e tyre? Demir lë gjithë natën Selinit të punojë në mënyrë që ta ketë sa më afer vetës. A do t’i afrojë kjo më shumë ata? Çfarë do të thuhet mes Burak dhe Ejlyl?

Kudo Bashkë – Episodi 67

Kudo Bashkë – Episodi 66

Ku do të strehohet tashmë Demir? Si po e përjeton Selin largimin e tij? Çfarë do të thuhet mes Burak dhe Ejlyl? Demir rikthehet në shtëpi me një dokument në dorë ku i lë të gjithë shtëpinë Selinit. A do ta pranojë kjo e fundit këtë gjë?

Kudo Bashkë – Episodi 66

Kudo Bashkë – Episodi 65

Si do të shkojë darka në shtëpinë e Lejles dhe Firuzes? Selin përfundon në spital. Cila do të jetë arsyeja? Burak dhe Ejlyl marrin një lajm jo të mirë nga një kliente e rëndësishme e kompanisë së tyre. Demir largohet nga shtëpia duke i lënë një letër Selinit…

Kudo Bashkë – Episodi 65

Kudo Bashkë – Episodi 64

Çfarë do të thuhet mes Selin dhe Ejlyl? A do të arrijnë Demir dhe Selin që më në fund të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Çfarë po e mundon Ejlylin? Muharrem dhe punonjësit e Artemin shkojnë të kërkojnë dorën e Lejles…

Kudo Bashkë – Episodi 64

Kudo Bashkë – Episodi 63

Si do të jetë tashmë sjellja e Seherit dhe shoqeve të saj kundrejt Ejlylit? Cila do të jetë arsyeja e debatit mes kësaj të fundit dhe Burakut? Për çfarë do të flasë Demir me Ajden? Çfarë do të thuhet në mbledhjen mes Demir, Burak dhe Ejlyl?

Kudo Bashkë – Episodi 63

Kudo Bashkë – Episodi 62

Si do të jetë përballja mes Ejlylit dhe Seherit? Çfarë do të thuhet mes tyre? Selin bën gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia. A do të mundet Demir ta ndalojë atë?

Kudo Bashkë – Episodi 62

Kudo Bashkë – Episodi 61

Selin vazhdon të jetë e lënduar dhe kërkon të rikthehet në shtëpi. A do të mundet Demir të fitojë faljen e saj? Ejlyl dhe Burak ndërkohë vazhdojnë të shijojnë prezencën e njëri-tjetrit. Çfarë do të dëgjojë Ejlyl në një bisedë të Merves?

Kudo Bashkë – Episodi 61

Kudo Bashkë – Episodi 60

Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien mes Demirit dhe Selinit? A do të jetë kjo e fundit e gatshme që ta falë atë për hir të dashurisë? Nga ana tjetër Burak dhe Ejlyl shkëmbejnë puthjen e tyre të parë.

Kudo Bashkë – Episodi 60

Kudo Bashkë – Episodi 59

Demir çon Selinin në shtëpinë e vjetër të prindërve të tij dhe i rrëfen asaj se kush është Ejlyl në të vërtetë. Si do ta presë Selin gjithë këtë? Çfarë do të kërkojë Ejlyl nga Vedat? Çfarë do të vendosin të bëjnë Burak dhe Ejlyl me fotot e Jelldërëm?

Kudo Bashkë – Episodi 59

Kudo Bashkë – Episodi 58

Burak dhe Ejlyl sa vijnë dhe bëhen më të afert me njëri-tjetrin. Çfarë do të thuhet mes tyre? Ejlyl i bën dhuratë Selinit një unazë që për të ka shumë kujtime nga e kaluara e saj. A do ta pranojë Selin atë? Çfarë po e mundon Demirin?

Kudo Bashkë – Episodi 58

Kudo Bashkë – Episodi 57

Vedat dhe Merve tashmë sa vijnë dhe bëhen më të afert me njëri-tjetrin. Demir shkon të takojë Selinin. Si do të jetë takimi i tyre në vetem një ditë larg njëri-tjetrit? Ejlyl e dëshpëruar gjen ngushëllim në krahët e Burakut…

Kudo Bashkë – Episodi 57

Kudo Bashkë – Episodi 56

Demir me Burak nga njëra anë dhe Selin me Ejlyl nga ana tjetër kalojnë kohë së bashku për shkak të punës. Burak i tregon Demirit se ai tashmë është në dijeni rreth të kaluarës së tij më Ejlylin. Si do ta presë Demir këtë? Çfarë do të thuhet mes Ejlyl dhe Selin?

Kudo Bashkë – Episodi 56

Kudo Bashkë – Episodi 55

Demir, Vedat dhe Ibo përfshihen në një sherr. Demir përgatit një surprizë për Selinin. Për çfarë bëhet fjalë? Ejlyl vendos të bashkëpunojë me Selinin për një klient të rëndësishëm të kompanisë. Si do ta presë Demir këtë gjë?

Kudo Bashkë – Episodi 55

Kudo Bashkë – Episodi 54

Per çfare do të flasin Merve dhe Demir? Çfarë do të bëjë ky i fundit që ajo të ndihet më mirë? Ajda përballet me një surprizë aspak të pakëndshme nga Ibo. Me kë do ta prezantojë ai të dashurën e tij? Demir nga aan tjetër po përgatit një surprizë për Selinin…

Kudo Bashkë – Episodi 54

Kudo Bashkë – Episodi 53

Si do të shkojë darka romantike e Demirit dhe Selinit? Çfarë do të thuhet mes Burak dhe Ejlyl? A ka filluar Burak të ndjejë për të? Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes Demir dhe Ejlyl?

Kudo Bashkë – Episodi 53

Kudo Bashkë – Episodi 52

Selin nxjerr Ejlylin nga spitali dhe e fton atë në shtëpinë e saj. Por si do të jetë përballja mes saj dhe Demirit? Si do ta presë ajo që tashmë zemra e Demirit i perket Selinit? Demir dhe Selin shijojnë ca momente romantike. A do të ketë guxim Demir t’i rrefejë asaj gjithë të vërtetën?

Kudo Bashkë – Episodi 52

Kudo Bashkë – Episodi 51

Çfarë po ndodh me Mervenë? Selin dhe Demir ndërkohë jetojnë dashurinë e tyre më të lumtur se kurrë. Gjatë një përballje me Ejlylin, Demir i thotë asaj të largohet nga jeta e tij. Si do ta presë Ejlyl këtë gjë? Çfarë do të ndodhë me të?

Kudo Bashkë – Episodi 51

Kudo Bashkë – Episodi 50

Demir vazhdon të trazohet nga prania e Ejlylit. Çfarë këshillash do t’i japë Vedat atij? A do të jetë i gatshem ai t’i rrëfejë Selinit gjithë të vërtetën? Çfarë do të kërkojë Firuze nga Demir dhe Selin?

Kudo Bashkë – Episodi 50

Kudo Bashkë – Episodi 49

Demir mundohet t’i shpjegojë Selinit situaten e tij me Ejlylin, se kush është ajo në të vërtetë. Por sa e gatshme do të jetë Selin të dëgjojë rrefimin e tij? P ër çfarë do të flasë Burak me Ejlylin? Kjo e fundit ndërkohë mendon që Ajda është vajza që Demir ka krijuar një marrëdhënie me […]

Kudo Bashkë – Episodi 49

Kudo Bashkë – Episodi 48

Pas një debati mes Ejlyl dhe Demir, ky i fundit i kërkon asaj të largohet nga jeta e tij. Tashmë paqen e vetme ai e gjen në krahët e Selinit. Ibo organizon një darkë për Ajden, Demirin dhe Selinin. Si do të shkojë darka romantike mes dy çifteve? Çfarë do t’i rrëfejë Ajda Demirit?

Kudo Bashkë – Episodi 48

Kudo Bashkë – Episodi 47

Për çfarë do të flasë Ejlyl me Vedatin? Selin dhe Demir sajojnë një lojë të vogël për të kuptuar se sa të rëndësishëm janë për njëri-tjetrin. A do të mund të kuptojë Selin lidhjen e vertetë që Demir ka me Ejlylin? Burak ndërkohë mundohet të përçajë Demirin nga Selini.

Kudo Bashkë – Episodi 47

Kudo Bashkë – Episodi 46

Çfarë do të thuhet në mbledhjen mes Demir, Ejlyl dhe Burak? Ejlyl ndërkohë vazhdon të dashurojë Demirin. Çfarë ka Demir për t’i thënë asaj? Demir dhe Selin ndërkohë vazhdojnë me terapinë e tyre me Benjamin…

Kudo Bashkë – Episodi 46

Kudo Bashkë – Episodi 45

Ndërkohë që Demir dhe Selin shijojnë dashurinë e tyre, në kompani vjen Ejlyl, ish e fejuara e Demirit. Si do të jetë përballja mes tyre? Çfarë roli ka tashmë ajo në kompaninë Artemin?

Kudo Bashkë – Episodi 45

Kudo Bashkë – Episodi 44

Demir dhe Selin të lumtur kërcejnë në mes të rrugës. Çfarë plani po thurin Burak dhe Ferruh? Selin ngacmohet seksualisht nga një klient i saj. Çfarë do të bëjë Demir kur të mësojë mbi këtë gjë? A ka gisht Burak në këtë çfarë i ndodhi Selinit?

Kudo Bashkë – Episodi 44

Kudo Bashkë – Episodi 43

Selin dhe Demir të lumtur shijojnë dashurinë e tyre. Si do të jetë tashmë sjellja e tyre në kompani? A do të dalin hapur ata para kolegëve të tyre? Si do ta presin Lejla dhe Firuze lajmin që më në fund ata të dy janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin?

Kudo Bashkë – Episodi 43

Kudo Bashkë – Episodi 42

Selin e dëshpëruar nga njëra anë dhe Demir nga ana tjetër presin të vetëm në restorant. Kush ua ka bërë atyre këtë lojë? Selin mes lotësh dhe e lënduar nga fjalet e Demirit kërkon të largohet nga ai, por një puthje do të ndryshojë gjithçka. Burak ndërkohë sheh çdo gjë nga larg. Si do të […]

Kudo Bashkë – Episodi 42

Kudo Bashkë – Episodi 41

Demir mundohet të mbledhë pjesët e pusullës së Selinit në mënyrë që të zbulojë çfarë është shkruar në të. Demir për herë të parë dhe me lot në sy i rrëfen Selinit rreth fëmijërisë së vështirë të tij. Selin bëhet gati për një darkë romantike duke menduar që ai që e ka ftuar është Demir. […]

Kudo Bashkë – Episodi 41

Kudo Bashkë – Episodi 40

Selin kërkon nga Demir që Alara mos të duket më në shtëpinë e tyre. A do t’i kalojë Demiri zmërimi që ka akoma për Selinin? Kjo e fundit merr disa dhurata të njëpasnjëshme. Kush i ka derguar ato?

Kudo Bashkë – Episodi 40

Kudo Bashkë – Episodi 39

Si do t’i përgjigjet Demir ndjenjave të Selinit? A do të bëjë ai atë çfarë ajo kërkon? Burak ka një lajm të bukur për Borën? Si do të shkojë marrëdhënia mes Ibos dhe Ajdes? Nga ana tjetër Demir dhe Selin vazhdojnë me grindjet e tyre të vogla në shtëpi.

Kudo Bashkë – Episodi 39

Kudo Bashkë – Episodi 38

Çfarë do t’u komunikojë Demir gjatë mbledhjes punonjësve të tij? Demir arredon shtëpinë sipas shijeve të tij. Si do ta presë Selin këtë gjë? Ekrem ka një lajm të mirë për punonjësit e kompanisë. Selin më në fund i shpreh Demirit dashurinë e saj…

Kudo Bashkë – Episodi 38

Kudo Bashkë – Episodi 37

A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Demirit dhe Selinit? Kush do të jetë njeriu që do të vijë në shtëpinë e tyre dhe çfarë qëllimi ka ai? Si është gjendja shëndetësore e Burakut? Demir bëhet pjesë e një debati mes Alarës dhe Selinit. Anën e kujt do të mbajë ai?

Kudo Bashkë – Episodi 37

Kudo Bashkë – Episodi 36

Çfarë do të thuhet në përballjen mes Burak dhe Demir? Selin e dëshpëruar pi njëherësh një dozë të madhe me ilaçe. Çfarë do të bëjë Demir kur ta gjejë vajzën që dashuron në atë gjëndje. A do të mund të rregullohet marrëdhënia e tyre pas kësaj? Çfarë do të ndodhë me Burakun?

Kudo Bashkë – Episodi 36

Kudo Bashkë – Episodi 35

Selin dhe Demir më në fund arrijnë të rregullojnë marrëdhënien e tyre dhe të lumtur nisen për punë. Por çdo gjë do të përmbyset nga një rrefim që Alara ka për Demirin. Cilat do të jenë rregullat që ky i fundit do të vendosë për punonjësit e tij? Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien […]

Kudo Bashkë – Episodi 35

Kudo Bashkë – Episodi 34

Si po shkon tashmë marrëdhënia mes Selinit dhe Demirit? Çfarë do të thuhet në takimin mes Jelldërëm, Selin dhe Demir? Cili do të jetë plani i rradhës i Alarës dhe Burakut?

Kudo Bashkë – Episodi 34

Kudo Bashkë – Episodi 33

Tashmë të gjithë presin vendimin e Demirit që do të marrë në lidhje me Boren dhe Merven. Çfarë do të thuhet mes Demirit dhe Vedatit? Selin dhe Demir kthehen në shtëpinë e tyre. Si do të jetë tashmë takimi i tyre i parë pas asaj puthjeje?

Kudo Bashkë – Episodi 33

Kudo Bashkë – Episodi 32

Demir dhe Selin të vetëm në pyll rrefejnë rreth te kaluarës së tyre. Burak dhe Alara ndërkohë po kërkojnë për ta. Selin dhe Demir arrijnë të gjejnë një kasollë dhe ndezin një zjarr për të kaluar natën ngrohtë. Çfarë do të ndodhë mes tyre? A do ta japin ata puthjen e parë? Po Burak a […]

Kudo Bashkë – Episodi 32

Kudo Bashkë – Episodi 31

I gjithë grupi argetohet duke luajtur lojëra të ndryshme. Alara ndërkohë nuk lë rast pa acaruar Selinin. Çfarë do të bëjë ajo kësaj here? Demir fillon të bëhet xheloz nga afrimiteti mes Burakut dhe Selinit. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit dhe Demirin?

Kudo Bashkë – Episodi 31

Kudo Bashkë – Episodi 30

Alara organizon një udhëtim dy ditor për gjithë punonjësit e kompanisë. Si do ta presë Demir këtë gjë? Çfarë dhuratë ka sjellë Demir nga Parisi për Selinin? A do të pranojë kjo e fundit të shkojë në udhëtimin e organizuar nga Alara?

Kudo Bashkë – Episodi 30

Kudo Bashkë – Episodi 29

Demir bën valixhet gati për udhëtimin e tij me Alarën. Si do ta presë Selin ndarjen me të? Çfarë ka ndodhur gjatë atyre dy ditëve që Demir nuk ka qënë në shtëpi? A do t’i bëjë kjo largësi që ata të dy të afrohen më shumë me njëri-tjetrin?

Kudo Bashkë – Episodi 29

Kudo Bashkë – Episodi 28

Alara bën planet e udhëtimit të saj në Paris me Demirin para syve të Selinit. Demir nga ana tjetër akuzon Selin se i ka vjedhur atij pasaportën. Çfarë do të thuhet mes Vedatit dhe Demirit? Alara vazhdon të acarojë nervat e Selinit duke i ardhur asaj në shtëpi…

Kudo Bashkë – Episodi 28

Kudo Bashkë – Episodi 27

Demir dhe Selin vazhdojnë të vuajnë në fshehtësi për njëri-tjetrin. Kjo e fundit shkon të darkojë me shoqet e saj për të mos u takuar me Demirin. A do të munden ata të dy të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Në kompani organizohet një festë pas përfundimit me sukses të disa projekteve…

Kudo Bashkë – Episodi 27

Kudo Bashkë – Episodi 26

Për çfarë do të flasë Jëlldërëm me Demirin? Selin e mërzitur rreth udhëtimit të Demirit me Alaren debaton me tone të ashpra me të. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e tyre? Alara dhe Burak ndërkohë vazhdojnë të thurin planet e tyre për të distancuar Demirin me Selinin?

Kudo Bashkë – Episodi 26

Kudo Bashkë – Episodi 25

Selin dhe Demir të lumtur shpenzojnë gjithë ditë së bashku. Por një e vërtetë e thënë nga Selin do ta hidherojë Demirin. Alara nga ana tjetër i propozon atij një udhëtim drejt Parisit. A do ta pranojë Demir propozimin e saj?

Kudo Bashkë – Episodi 25

Kudo Bashkë – Episodi 24

Çfarë do të thuhet në përballjen mes Selin dhe Alara? Demir rikthehet në shtëpi dhe gatuan një darkë të shijshme për Selinin. Tashmë marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet akoma më e afërt. Çfarë ka Alara për t’i thënë Demirit?

Kudo Bashkë – Episodi 24

Kudo Bashkë – Episodi 23

Selin me ndihmen e Demirit përcjell prinderit e saj në stacionin e autobusave. Si do ta presë Selin ndarjen me ta? A do të munden Bora dhe Merve që më në fund të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë? Alara nga ana tjetër vazhdon të ëndërrojë për Demirin.

Kudo Bashkë – Episodi 23

Kudo Bashkë – Episodi 22

Prinderit e Selinit organizojnë një festë surprizë për të bijen e tyre duke i mbledhur gjithë shoqërinë e saj në shtëpi. Çfarë po ndodh mes Selin dhe Demir? A do të zbulohet që kto të dy ndajnë të njëjtën shtëpi? Burak dhe Ferruh përfitojnë nga situata dhe hyjnë fshehurazi në dhomen e fotografive të Selinit…

Kudo Bashkë – Episodi 22

Kudo Bashkë – Episodi 21

Çfarë po planifikojnë kësaj here Firuze dhe Lejla? Selin i dhuron Demirit një lule të marrë nga Vedati. Tashmë ata sa vijnë dhe bëhen më të afert me njëri-tjetrin. Çfarë do të thuhet mes Alarës dhe Burakut?

Kudo Bashkë – Episodi 21

Kudo Bashkë – Episodi 20

Cila është arsyeja që Demir nuk i ka marrëdhëniet e mira me babain e tij? Bora dhe Merve vendosin të martohen në fshehtësi. Tashmë Selin dhe Demir nuk mund ta fshehin më pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Për çfarë do të flasë Selin me Vedatin, shokun e ngushtë të Demirit?

Kudo Bashkë – Episodi 20

Kudo Bashkë – Episodi 19

Çfarë do të thuhet mes Burakut dhe prinderve të Selinit? Kjo e fundit tashmë vazhdon të mendojë vetëm për Demirin? Alara gjen Demirin dhe Selinin së bashku në dhomen e hotelit. Çfarë do të thuhet mes te treve? Çfarë do ta mërzisë Selinin?

Kudo Bashkë – Episodi 19

Kudo Bashkë – Episodi 18

Si do të shkojë takimi mes Selin, Demir dhe Jëlldërëm? A do ta pëlqejë ky i fundit projektin e Selinit? Çfarë do të kërkojnë Lejla dhe Firuze nga mamaja e Selinit? Selin mëson nga Vedat më shumë rreth Demirit. Çfarë po ndodh tashmë me ndjenjat e saj?

Kudo Bashkë – Episodi 18

Kudo Bashkë – Episodi 17

A do ta bindin Lejla dhe Firuze Demirin që ai të qëndrojë të paktën një natë në shtëpinë e tyre? Çfarë do t’i komunikojë Jellderem Demirit? Ky i fundit futet fshehurazi në shtëpinë e Selinit. A do të mundet prinderit e kësaj të fundit ta zbulojnë atë?

Kudo Bashkë – Episodi 17

Kudo Bashkë – Episodi 16

Lejla dhe Firuze vazhdojnë të thurin planë për të afruar Selinin dhe Demirin. Çfarë kanë menduar kësaj here ato? Çfarë do të thuhet mes Demir dhe babait të Selinit? Si po shkon marrëdhënia mes Ibos dhe Ajdes?

Kudo Bashkë – Episodi 16

Kudo Bashkë – Episodi 15

Selin pas asaj çfarë ndodhi me prinderit, paralajmëron Burakun të qendrojë larg saj. Si do ta presë Alara faktin që tashmë projektin e saj e ka në dorë Burak? Cila do të jetë arsyeja që Demir do t’u tërheqë vemëndjen Selinit dhe Merves?

Kudo Bashkë – Episodi 15

Kudo Bashkë – Episodi 14

Pas telefonatës me Burak, prinderit e Selinit vendosin të vizitojnë vajzen e tyre. Por si do ta presin ata kur deren e shtëpisë do e hapë Demir? A do të mundet Selin t’i shpëtojë dhe kësaj situatë? Çfarë kujtimesh ka Demir nga e shkuara e tij?

Kudo Bashkë – Episodi 14

Kudo Bashkë – Episodi 13

Demir është shumë afer zbulimit të planit që Selin dhe punonjësit e tjerë kanë kundër tij. A do të mund të zbulojë Alara që Selin dhe Demir po jentojnë në të njëjtën shtëpi? Po Burak çfarë po kërkon kësaj here në shtëpinë e Selinit?

Kudo Bashkë – Episodi 13

Kudo Bashkë – Episodi 12

A do të zbulojë Selen se çfarë fshihet brenda zarfit që Burak i ka dhënë asaj? Çfarë vendimi do të marrë Demir mbi Burakun? Çfarë do u komunikojë Alara punonjësve të saj? Çfarë do të thuhet mes Selen dhe Burak?

Kudo Bashkë – Episodi 12

Kudo Bashkë – Episodi 11

Lejla dhe Firuze bëjnë gati planin e rradhës për të afruar më shumë Selinin dhe Demirin. Burak hyn fshehurazi në zyren e Jellderimit. Çfarë po kërkon kësaj here ai? Selin merr një fustan dhuratë që do ta mahnisë Demirin me bukurinë e saj…

Kudo Bashkë – Episodi 11

Kudo Bashkë – Episodi 10

Selin dhe dy shoqet e saj gjenden përsëri në telashe të mëdha pasi kapen nga Jellderem. Çfarë do të ndodhë me ta pas kësaj? A do të mund të tregojë Selin se pas pas gjithë kësaj fshihet Burak? Çfarë do të thuhet mes Demir dhe Alara?

Kudo Bashkë – Episodi 10

Kudo Bashkë – Episodi 9

Ibo dhe Ajda tashmë sa vijnë dhe afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Burak me ndihmen e Borës fotografon Jellderëmin me një grua tjetër në mënyrë që ta shantazhojë atë. Selin fillon të xhelozojë mbi afrimitetin qe demir ka me Alarën. Çfarë do të kërkojë Burak nga Selin?

Kudo Bashkë – Episodi 9

Kudo Bashkë – Episodi 8

Selin dhe Demir dalin nga burgu falë ndihmës së Jellderëmit. Çfarë do të thuhet në përballjne mes këtij të fundit dhe Demirit? Cila është levizja e rradhës e Burak? Demir ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë punonjësit e tij…

Kudo Bashkë – Episodi 8

Kudo Bashkë – Episodi 7

A do të mundet Demir të zbulojë se kush ishte personi që sulmoi Selinin? Si është gjendja e kësaj të fundit? Demir dhe Selin futen përsëri në telashe me njëri-tjetrin dhe përfundojnë në komisariat. Cila do të jetë arsyeja kësaj here?

Kudo Bashkë – Episodi 7

Kudo Bashkë – Episodi 6

Selin dhe Demir shkojnë bashkë në një festë të organizuar nga kompania e tyre. Çfarë do t’i ndodhë Selinit gjatë asaj festë? Burak hyn fshehurazi në shtëpinë e Demirit. Çfarë po kërkon ai aty? A do të mund të zbulojë Demir se kush ka hyrë në shtëpinë e tij?

Kudo Bashkë – Episodi 6

Kudo Bashkë – Episodi 5

Çfarë do të thuhet mes Burak dhe Selin? Firuze dhe Lejla ftojnë Demirin dhe Selin për darkë në shtëpinë e tyre në mënyrë që t’i afrojnë më shumë me njëri tjetrin. Kush do të jetë personi i parë që do të zbulojë mbi bashkëjetesën e Demirit dhe Selinit?

Kudo Bashkë – Episodi 5

Kudo Bashkë – Episodi 4

Cili do të jetë plani i rradhës i Selinit për t’i nxirë jetën Demirit? A do të mundet Bora të rregullojë marrëdhënien e tij me Ajden? Kush do të jetë gruaja që Burak dhe Ferruh do të takojnë?

Kudo Bashkë – Episodi 4

Kudo Bashkë – Episodi 3

Selin dhe Demir shkojnë në një takim me një klient shumë të rëndësishem. Selin ngul këmbë që të shijojë një kafe me Demirin. Por çfarë do të ndodhë me këtë të fundit që përfundon në spital? Demir mbyll Selin në dhomë në mënyrë që të shijojë darkën i vetëm dhe në qetësi.

Kudo Bashkë – Episodi 3

Kudo Bashkë – Episodi 2

Si do të jetë prezantimi i Demirit me punonjësit e tij? Çfarë rregullash do të vendosë tani e tutje ai në kompani? Si po shkon jetësa në të njejtën shtëpi e Selin dhe Demir?

Kudo Bashkë – Episodi 2

Kudo Bashkë – Episodi 1

Një dyshe e pandashme Selin – Demir, të cilët nuk mund të evitojnë dot njëri-tjetrin si në shtëpi ashtu dhe në punë, por ata nuk mund të evitojnë as kiminë e pashmangshme që lind mes një bisnesmeni simpatik, pasionant, të rreptë dhe një vajze të bukur, kreative dhe arkitekte e talentuar.

Kudo Bashkë – Episodi 1

Plot

Kudo Bashkë

Comedy, Romance

Një dyshe e pandashme Selin – Demir, të cilët nuk mund të evitojnë dot njëri-tjetrin si në shtëpi ashtu dhe në punë, por ata nuk mund të evitojnë as kiminë e pashmangshme që lind mes një bisnesmeni simpatik, pasionant, të rreptë dhe një vajze të bukur, kreative dhe arkitekte e talentuar.

TV Klan

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave