Krimineli më i kërkuar në botë dorëzohet në FBI. Premton se do të bashkëpunojë me policinë për të gjetur personat më të kërkuar… Në këmbim të muzës së tij… Një partneritet i pazakontë në kërkim të emrave që gjenden në një listë të famshme, “LISTA E ZEZË”. Asnjëherë mos i beso një krimineli, vetëm kur je i detyruar… Fitues dhe kandidat shumë herë në “Emmy Awards” si seriali më i mirë i vitit, me aktorin e famshëm James Spader.
Një pajisje e rrallë mesjetare është përdorur në një vrasje, duke bërë që Red të paralajmërojë task-forcën se një grup vigjilent vdekjeprurës tani është në veprim. Ndërkohë, Liz merr një lajm befasues dhe planifikon me kujdes lëvizjen e saj të radhës.
Me emrin e saj të pastruar përfundimisht, Liz përpiqet të rimarrë jetën e saj të mëparshme. Red punon me task-forcën për të infiltruar një asamble kriminelësh të nivelit të lartë në një mundësi të rrallë dhe të rrezikshme për të kapur kokat e sindikatave më vdekjeprurëse të krimit të organizuar në botë.
Ndërkohë që Kabal përgatitet të vrasë Lizin, Red i bën thirrje task-forcës që të bashkëpunojnë sëbashku për të tejkaluar Kabalin dhe për të bërë të mundur shfajësimin e Lizit. Red jep një ultimatum përfundimtar. Për çfarë bëhet fjalë?
Red dhe Liz ndahen kur Red bie në një situatë të rrezikshme. Nga ana tjetër Samari bën një zgjedhje të rrezikshme për të ndihmuar Lizin. Tom dhe Kuper vazhdojnë përpjekjen e tyre për të shfajësuar Lizin.
Një tragjedi familjare në të kaluarën e Samarit rishfaqet kur task-forca kërkon një terrorist ndërkombëtar të pakapshëm. FBI-ja dhe Kabal fitojnë terren të rëndësishëm në kërkimin e tyre për Liz dhe Red. Ndërkohë, Tom has në komplikime në planin e tij për të shfajësuar Lizin.
Red dhe Liz mësojnë që Andres Halmi, këshilltar i besueshëm i drejtorit, ka humbur. Në ndjekje të Halmit, Red dhe Liz mezi shpëtojnë nga një konfrontim i dhunshëm. Ndërkohë, Tom përfundon në një sherr brutal për të gjetur një njeri që ai mendon se do të jetë në gjendje të shfajësojë Lizin.
Red përfshin task-forcën për të gjetur Din, një grua enigmatike që përmbush fantazitë e hakmarrjes. Red dhe Liz besojnë se Din mund t’i çojë ata drejt Kabalit.
Dembe vazhdon të jetë në mëshirën e Solomonit. Red dhe Liz shkojnë për të hetuar një korporatë të lidhur me Kabalin. Ndërkohë Kuper dhe Tom bashkojnë forcat.
Ndërkohë që Liz lutet për sigurinë e saj në Ambasadën Ruse, Red zbulon një plan të ri të hartuar nga Kabal për ta vrarë atë. Një fytyrë e njohur arrin t’ia kalojë Reslerit…
Çfarë do të zbulojë Liz në lidhje me Redin dhe me të kaluarën e saj? Kuper merr një lajm mahnitës. Për çfarë bëhet fjalë? Çfarë po ndodh me task-forcën?
Duke ndjekur udhëzimet nga Red, FBI-ja e gjen veten me një hap larg vrasësit më të rrezikshëm rus, Karakurt, një armik në tokën e SHBA-së. Për të shmangur katastrofën, Liz dhe Resler takohen me inteligjencën Ruse të cilët ofrojnë njohuri jo vetëm për Karakurt, por edhe për identitetin e nënës së Lizit.
Pas deshifrimit të informacionit të ngulitur në Fulkrum, Red është e vendosur të ndalojë kërcënimin e menjëhershëm. Ndërkohë, task-forca zbulon se trupat e vdekur të grave kineze-amerikane janë duke u kontrabanduar jashtë vendit nën identitete të rreme. Liz vazhdon të kërkojë përgjigje për të kaluarën e saj, pasi zbulon një foto të fshehur në banesën […]
Task-forca është në gjurmët e një tjetër përsoni në Listën e Zezë, të një gruaje provokative që synon eliten e pasur. Nga ana tjetër Red i bën presion Lizit ne lidhje me Fulkrun, duke argumentuar se tani bëhet fjalë për jetë dhe vdekje.
Task forca ndjek gjurmët e një shkencëtari që rrëmben pacientët me aftësi të kufizuara në mënyrë që të kryejë eksperimente mbi pavdekësinë. Pas kthimit në Uashington, Tom duhet të shpëtojë veten nga armiqtë e rinj.
Agjentja Kin po hetohet në gjykatë si një e dyshuar për vrasje, ndërkohë dhe marrëdhënia e pazakontë e saj me Red dhe bashkëpunimi i tyre i punës është nën hetim. Ndërkohë, Red ka një detyrë të rëndësishme për Kuperin dhe Resler…
Një gjykatëse federale i bën të qartë Lizit se ajo do të përballet me akuza serioze. Red dhe Resler përpiqen në çdo mënyrë ta shfajësojnë Lizin, por e vetmja zgjidhje është të gjendet i zhdukuri Tom Kin.
Një ish-e dashur përfshin Redin në një lojë vdekjeprurëse të një familjeje të pasur dhe të fuqishme, pasuria e të cilit u mblodh nga një ankand nëntokësor i kontrabandës njerëzore dhe materiale. Ndërkohë, Tom merr përsipër një mision të ri.
Liz mëson për një vrasës serial të njohur si “Gjuetari” i cili gjurmon si pre viktimat e tij. Red ndërkohë ndihmon task-forcën që të kërkojnë vrasësin. Nga ana tjetër Liz po lufton për të mbajtur të fshehtë sekretin e saj…
Task-forca duhet të shpëtojë një agjent të fshehtë të CIA-s i cili u rrëmbye nga separatistët në Uzbekistan. Red mendon se ata po përballen me një kriminel të rrezikshëm të njohur si Ruslan Denisov.
Red njofton Liz për zhdukjen e një udhëheqësi të një një sekti poligam me kontejnerë të rrezikshëm të cilët janë të varrosur në pronën e tij. Task forca nga ana tjetër propozon të hetojë mbi këtë zhdukje…
Red zbulon se Berlini ka ndjekur një gjahtar kibernetik që e quan veten Lord Baltimori. Në realitet, ky i fundit është një analist statistikor i specializuar në gjetjen e njerëzve që nuk duan të gjenden.
Red dhe Liz vazhdojnë të punojnë së bashku për kapjen e Berlinit misterioz, të lidhur në një farë mënyre me rrëzimin e aeroplanit që çliroi disa të burgosur dhe rrezikoi të gjithë qytetin.
Pasi zbuloi se çfarë bëri Red, Liz nuk pranon të punojë përsëri me të. Red sjell në vëmendje të FBI-së një rast shumë të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me një virus vdekjeprurës.
Dyshimet e mbytjes së një njeriu bien mbi atë që quhet Kurorëzuesi, një strateg i aftë, i cili arrin të ndikojë në jetën e atyre që kërkojnë shërbimet e tij. Ndërkohë, Liz zbulon se Red ishte në spital ditën që vdiq i ati.
Red informon Lizin për kthimin e vëllezërve Pavloviç në Washington, një duo i specializuar në rrëmbimin e njerëzve me rëndësi strategjike, tashmë ata janë të gatshëm për të filluar goditjen e tyre të rradhës. Si do të shkojë marrëdhënia mes Liz dhe Tom?
Ndërkohë që Liz dëshiron të zgjidhë problemet me burrin e saj, Red e këshillon atë që të merret me një emër tjetër në listën e saj, duke krijuar iluzionin se gjithçka është nën kontroll. Personi i kërkuar kërkon kontakte me njerëzit që po vdesin, duke i propozuar një pakt për vetëvrasje në këmbim të mirëqënies […]
Një laborator i teknologjisë së lartë sulmohet papritmas nga një haker i njohur si Ivan, por me ndihmën e Red hetimi do të nxjerrë në dritë fajtorin e vërtetë të këtyre sulmeve të çuditshme. Ndërkohë Liz është vënë në gjurmët e Zholin…
Mako Tanida, një kriminel brutal kinez shpëton nga burgu në përpjekje për t’u hakmarrë ndaj njerëzve përgjegjës për kapjen e tij, përfshirë dhe Donald Resler. Ndërkohë Zholin dhe Tom diskutojnë mbi detyren e këtij të fundit, nën kërcënimin e vazhdueshëm të kaubojit. Çfarë do të ndodhë me Zholin?
Një burrë është gjetur në një gjendje të rënduar psikologjike por dokumentet e tij e identifikojnë atë si zëvendës Prokurori Hestings i cili vdiq dymbëdhjetë vjet më parë. Red dyshon se ai është një viktimë e “Gjykatësit”, një individ misterioz që kërkon drejtësi personale për njerëzit e burgosur padrejtësisht. Ndërkohë, Tom është larg gruas së […]
Plot
Lista e zezë
Drama, Crime, Mystery
Krimineli më i kërkuar në botë dorëzohet në FBI. Premton se do të bashkëpunojë me policinë për të gjetur personat më të kërkuar… Në këmbim të muzës së tij… Një partneritet i pazakontë në kërkim të emrave që gjenden në një listë të famshme, “LISTA E ZEZË”. Asnjëherë mos i beso një krimineli, vetëm kur je i detyruar… Fitues dhe kandidat shumë herë në “Emmy Awards” si seriali më i mirë i vitit, me aktorin e famshëm James Spader.