Histori të vërteta njerëzore! Histori të trishta! Histori frymëzuese! Rrefime njerëzore, ku gra të dhunuara tregojë problemet dhe traumat e tyre me shpresën që të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Histori të ngjashme dhe familjare për çdo grua në çdo cep të botës dhe madje do t’ju hapin syte dhe ndergjegjësojnë shumë të tjera! Pesë psiko-terapiste na dërgojnë në një udhëtim jetësh të ndryshme njerëzore gjatë seancave në klinikë dhe pse jo duke na zbuluar edhe problemet e tyre personale. Një serial dramatik i fuqishëm që reflekton histori të vërteta dhe një sukses ndërkombëtar në çdo shtet ku po shfaqet.
Dara i lumtur kalon kohë me nënën e tij duke rifituar gjithë ato vite të humbura. Tuna i jep një lajm të bukur doktoreshë Nilyferit. A do të mundet Sadi të marrë hak ndaj babait të tij?
Dara i rrëfen doktoreshë Nilyferit momentin e bukur kur aiiI ka propozuar për martesë vajzës që dashuron. Por kësaj rradhe Dara nuk është vetëm. Kush e ka shoqëruar atë në klinikë?
Sadi vazhdon të rrëfejë vuajtjet e njëpasnjëshme te tij. a dontë mundet ai të gjejë qetësinë e munguar në krahet e vajzës së tij? Po me marrëdhënien e Dares dhe nënës se tij çfarë do të ndodhë?
Dara vazhdon të rrëfejë rreth marrëdhënies së vështirë me nënën e tij si dhe vetmisë së ndjerë në fëmijëri. Ai gjithashtu rrëfen momentin kur jeta e tij ndryshoi pasi takoi vajzën që dashuron .
Çfarë do të rrëfejë tjetër Sadi para doktoreshë Nilyferit? Nga ana tjetër Dara vjen të tregojë jetën e vështirë pas vdekjes së vëllait të tij. Si ka vazhduar marrëdhënia me nënën e cila e fajësoi pa të drejtë mbi vdekjen e Ardës?
Sadi i mbushur me mllef dhe urrejtje tregon rreth betimit që ka bërë ndaj babait të tij, njeriut që i solli vec vuajtje në jetë. Po me marrëdhënien e tij me Azren çfarë ka ndodhur?
Dara rrëfen momentin kur vëllai i tij u nda nga jeta dhe si nëna e fajësoi atë për vite me rradhë për vdekjen e Ardës. Deri kur do të vazhdojë Dara të mbajë këtë faj mbi supe? Sadi rikthehet pas kaq shumë kohësh, kësaj here me një plagë akoma më të madhe në shpirt.
Dara gjen qetësinë dhe dashurinë e munguar në krahët e të dashurës së tij. Po Pembe a do t’i japë një mundësi vetës për të qënë e lumtur krah djalit që dashuron? Çfarë do të rrëfejë Dara kësaj herë para doktoreshë Nilyferit?
Keklik rrëfen momentin më të vështirë, kur nëna e saj u qëllua me armë pa mëshirë nga një klient. Dara nga ana tjetër vjen të tregojë dashurinë e madhe dhe sakrificat e bëra për vëllain e tij qëkur ishtë femijë.
Pembe rrëfen friken që ka akoma nga Bynjamini. Keklik nga ana tjetër vjen të rrëfejë se si nëna e saj u braktis përsëri ateherë kur kishte më shumë nevojë. Çfarë ka ndodhur pas kësaj me Firuzanin?
Pembe kësaj here rrëfen momentin kur babai i saj ndërroi jetë. Si ka ndryshuar jeta e Pembes dhe nënës së saj pasi vdiq babai? A do të ketë guximin Pembe që më në fund të ndjekë zemren e saj?
Pembe tregon vuajtjet e saj me Ismailin. Deri kur ka mundur të durojë ajo gjithë torturat fizike dhe psikologjike. Dara nga ana tjetër vazhdon të përballet me zemërimin e nënës së tij.
Dara rrefen momentet e vështira kur sëmundja e vëllait të tij po përparonte dita-ditës. Pembe rrëfen rreth martesës së saj të parë. Ajo tregon se si ka vazhduar të dhunohet për vite me rradhë dhe asnjëri nga prinderit e saj nuk e mbështeti atë.
Keklik me lot në sy rrëfen vazhdimin e vuajtjeve të nënës së saj. Çfarë ka ndodhur me Firuzanin pasi u bë me një fëmijë të dytë? A ka mundur ajo të fitojë qetësinë dhe lumturinë e familjes së saj?
Dara vjen të rrëfejë kësaj here marrëdhënien e ngushtë që kishtë me vëlain e ndjerë të tij. Pse nëna e bën përgjegjes atë për vdekjen e vëllait? Pembe tashmë ndodhet në një udhëkryq ku duhet të zgjedhë mes babait të fëmijëve të saj apo dashurisë së re që ajo po ndjen.
Pembe rrëfen se si pas shumë mundimesh dhe me mbështetjen e nënës së saj arriti të fitonte universitetin. Por kjo ëndërr do i shkatërrohet kur babai i saj vendos ta martojë atë. Po Dara çfarë do të rrëfejë kësaj here?
Keklik rrëfen mbi dashurinë e madhe që nëna e saj pat me Bajramin. Pembe peson një nga traumat që i ka ngelur që nga fëmijëria. Çfarë do t’i rrëfejë kësaj here ajo doktoreshë Nilyferit?
Pembe rrëfen vazhdimin e historisë së trishtë të motrës së saj. Çfarë po ndodh me Daran? Keklik ndërkohë rrëfen mbi njeriun që i rrëmbeu zemrën nënës së saj.
Pembe rrëfen se si babai i saj sapo u shërua u kthye në monstrën që ishtë më përpara. Çfarë ka ndodhur me motrën e saj? Po Pembe a do të marrë guximin të ndahet nga Bynjamin?
Keklik vjen të rrëfejë vazhdimin e historisë së trishtë të nënës së saj. Çfarë ka ndodhur më vonë me Firazinin? A ka mundir ajo të shpëtojë nga lokali ku punonte?
Si do të shkojë marrëdhënia e Pembe me bashkëshortin e saj? Dara vjen në seancën tjetër për të rrëfyer mbi fëmijërinë e tij. Çfarë ka ndodhur me të në të kaluarën?
Çfarë do të rrëfejë tjetër Pembe për babain e saj? Kush do të jetë personi i çuditshem që do të trokasë në deren e doktoreshë Nilyferit dhe çfarë traume ka kaluar ai?
Pembe rrefen se si bashkëshorti i saj ndryshoi nga një njeri i dhunshem një një njeri të dashur. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të? Çfarë do të tregojë tjetër Pembe në lidhje me të kaluarën e saj?
Keklik rrëfen se si nëna e saj shpëtoi nga duart e Tajarit. Çfarë punë nisi të bëjë Firuzan që të sigurojë jetesën e saj dhe foshnjes së vogël? A ka vazhduar kalvari i vuajtjeve të saj?
Derja rrëfen përballjen e ashper me Betylin. A e ka vazhduar ajo lidhjen me Musain pas kësaj? Ajo gjithashtu rrëfen pajtimin me nënën e saj. A do e fitojnë ajo dhe Deniz paqen dhe dashurinë pas kaq shumë vitesh me nënë e tyre?
Si do të jetë përballja e Derjas me Betylin, kur kjo e fundit të mësojë se ka qënë ajo gruaja që Musa e ka tradhëtuar atë? Keklik vazhdon të rrëfejë vuajtjet e nënës së saj. Çfarë ka ndodhur me të kur Tajar arriti të gjente vendndodhjen e saj?
Keklik vjen të rrëfejë vazhdimin e hisorisë së trishtë të saj. Ajo rrëfen se si nëna e saj ka arritur të mbijetojë e arratisur dhe pa asnjë para në xhep.
Derja rrëfen rreth dashurisë që ndjen për Musain si dhe për shpresën që një ditë ai do divorcohet nga gruaja e tij. Por çfarë do të mësojë Derja nga Betyl, gruaja e Musait?
Pembe rrefen mbi tradhëtinë dhe dhunën sistematike të bashkëshortit të saj. Çfarë ka ndodhur me të dhe dy fëmijet pasi i shoqi i la ata në mes të rrugës? Po Derja çfarë do të rrëfejë në lidhje me raportin e saj me Musanë?
Rezan kësaj here rrëfen mbi kohën e lumtur që më në fund po kalon me prindërit e saj pasi Nevin u shërua. Kush është pacientja e re e doktoreshë Nilyferit dhe cila është trauma e saj?
Keklik rrëfen se si nëna e saj u debua nga shtëpia kur ishtë shtatzënë. Rezan vjen të rrëfejë mbi fiksimin që ajo ka me kolegun e punës. Po me Nevinin çfarë ka ndodhur?
Keklik vjen tërrëfejë historinë e trishtë të saj. Ajo tregon se si nëna e saj u mbijetoi torturave dhe abuzimeve në shtëpinë ku ishte martuar. Çfarë ka ndodhur kur nëna e saj ngeli shtatzënë?
Derja vjen kësaj rradhe të rrëfejë mbi studion ligjorë që ka hapur dhe mbi njohjen e re që ka filluar të ketë me komshiun e saj. Po me marrëdhënien e saj me Musanë çfarë ka ndodhur?
Suvejda rrëfen takimin me nënën e saj biologjike. Si e ka pritur ajo të vërtetën e të kaluarës së saj? A do të mundet ajo më në fund të bëjë paqe me të shkuarën dhe të vazhdojë përpara e lumtur?
Rezan rrëfen jetën e rë që ka nisur së bashku me babain e saj larg traumave të së shkuarës. Çfarë do të rrëfejnë kësaj rradhe Deniz dhe Derja në lidhje me nënën e tyre?
Asuman dhe Ibrahim shkojnë të takojnë së bashku nënën biologjike të Suvejdes. Por çfarë do të ndodhë kur kjo e fundit të shikojë nënën e vërtetë të saj? Si ka ndryshuar jeta e Rezan pasi nëna e saj u mbyll në psikiatri?
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Asuman dhe Mustafa? Çfarë do të rrëfejnë ata para doktoreshë Nilyferit? A do të mundet Suvejda falë doktoreshës të kujtojë traumën e saj?
Neriman rrëfen ditët e saj në burg, tentative për vetëvrasje si dhe marrjen përsipër të një krimi që se kishte kryer. Çfarë do të kërkojë ajo nga doktoreshë Nilyferi në fund të rrëfimit të saj?
Ibrahim vendos të shtrojë Nevinin në një klinikë psikiatrike. Çfarë vjedhjeje do të bëjë kësaj here Suvejda? Deria vjen të rrëfejë zënken e madhe që ka pasur me motrën e saj. Çfarë ka ndodhur mes tyre?
Çfarë do të rrëfejë Keklik në lidhje me vajzen e saj? Deria vjen në seancën tjetër, kësaj rradhe të rrëfejë mbi dashurinë e pamundur të saj. Për çfarë do ta fajësojë ajo nënën kësaj here?
Çfarë do të rrëfejë Nevin që do të trondisë doktoreshë Nilyferin? Si do ta presë Ibrahim faktin që Nevin është bërë shkaktare e vdekjes së vajzës së tij? Çfarë masash do të marrë ai?
Rezan kësaj here vjen me një rrëfim rrenqethës mbi motrën e ndjerë të saj. Ajo tregon se si nëna e saj e sëmuri qellimisht atë dhe e çoi drejt vdekjes. Si ka qënë jeta e Rezanit pas vdekjes së motrës?
Pas bisedes me doktoreshë Nilyferin, Suvejda fillon të ndihet më mirë. Ndërkohë prinderit e saj tregojnë vazhdimin e traumës së vajzes së tyre. Çfarë do të bëjë Asuman kur të mësojë që Mustafa ka takuar nënën biologjike të Suvejdes?
Suvejda vjen të rrëfejë kësaj here problemet me Ozanin dhe si xhelozia e saj e sëmurë po e çon drejt shkatërrimit atë lidhje. A do të mundet ajo falë doktoreshë Nilyferit të kujtojë traumën e kaluar në fëmijëri?
Çfarë do të rrëfejë Rezan mbi fëmijërinë e saj? Cila ka qënë arsyeja e vetëvrasjes së motrës së saj? Po Nevin çfarë do t’i tregojë doktoreshë Nilyferit?
Suvejda vjen kësaj rradhe të rrëfejë mbi të dashurin e saj. Si po shkon marrëdhënia e tyre? Po babai i saj çfarë rrëfimi të trishtë ka për t’i thënë doktoreshë Nilyferit?
Derja rrëfen se cila ka qënë arsyeja që nëna i ka vrarë babanë asaj. A do ta lehtësojë apo do ta rëndojë kjo e vërtetë atë? Çfarë sekreti do t’i tregojë Asuman doktoreshë Nilyferit mbi vajzen e saj?
Çfarë do të rrëfejë Derja në lidhje me nënën e saj? Deniz nga ana tjetër rrëfen anën e saj të historisë. Si ka qënë përballja mes dy motrave pasi Deniz taki fshehurazi nënën e saj? Cili është sekreti që Derja zbuloi kur ishtë fëmijë?
Cila është marrëdhënia që tashmë Derja ka me motrën e saj? Çfarë do të ndodhë kur nëna e tyre të dalë nga burgu? A do të munden ata të dyja ta takojnë atë pas kaq shumë vitesh?
Rezan rrëfen fiksimin e saj që ka për kolegun e punës. Cila ka qënë çmenduaria e saj e rradhës? Derja nga ana tjetër vjen të rrëfejë kalvarin e vuajtjeve të saj.
Cili është sekreti që nëna e Suvejdes do t’i rrëfejë doktoreshë Nilyferit? Rezan vjen në seancën tjetër për të rrëfyer haluçinacionet që ajo mendon që janë të vërtetë. Çfarë do të tregojë ajo kësaj here?
Suejda rrëfen frikën që ka kur çdo njeri tenton ta prekë atë. Nëna e saj nga ana tjetër i rrëfen doktoreshë Nilyferit traumën më të madhe të ndodhur në jetën e e vajzës së saj. Çfarë ka ndodhur me Suejden kur ishte vetëm 5 vjeç?
Si do të shkojë seanca e parë e Suejdes me doktoreshë Nilyferin? Rezan përfundon në komisariat. Cila do të jetë arsyeja? E ndodhur brenda komisariatit ajo është gati të kryejë një vrasje…
Derja me lot në sy rrëfen vuajtjet në fëmijërinë e saj. Një nënë vjen të kërkojë ndihmen e doktoreshë Nilyferit për vajzën e saj. Çfarë problemi ka ajo?
Rezan rrëfen se ka vrarë një njeri dhe kjo është arsyeja që ajo do të presë dorën e saj. Si qëndron e vërteta e saj? Një paciente tjetër troket në deren e doktoreshë Nilyferit. Cila është trauma që ajo ka përjetuar?
Sadi në seancën e fundit vjen së bashku me familjen e tij, me Azrën dhe 3 vjazat e tyre. A është gati ai të hedhë pas të gjithë të kaluarën e tij dhe të nisë një fillim të ri? Çfarë feste do të organizohet në klinikë?
Zafer rrëfen se si ai arriti të bënte për vete përsëri gruan e tij. Nihal gjithashtu falenderon doktoreshë Nilyferin që arriti të shpëtonte martesen e saj. Çfarë do të rrëfejë Sadi në seancën tjetër të tij?
Miço dhe Sadi tashmë të pandashëm festojnë me fëmijet në nevoje. Mitra i rrëfen Zaferit lidhjen me babain e tij. Çfarë do t’i rrëfejë tjetër ajo doktoreshë Nilyferit?
Çfarë do të thuhet mes Sadi dhe Miços? Sadi rrëfen momentin më të bukur të jetës së tij, martesen me Azren. Por çfarë ka ndodhur me baba Hamdiun pas kësaj ?
Vahit rrëfen dhimbjen e madhe që i la vdekja e babait të tij. Po Nurxhihan çfarë do të tregojë në lidhje me vdekjen e bashkëshortit të saj? Kush e ka ndihmuar atë të kapërcejë atë dhimbje?
Sadi rrëfen se si shpëtoi jetën e baba Hamdiut kur Azra u rrëmbye nga armiqtë e tij. Çfarë ka ndodhur pas kësaj me marrëdhenien e tij me vajzen që dashuronte? Çfarë ka ndodhur me Vahitin?
Çfarë do të rrëfejë Zafer në lidhje me NIhalin? S adi nga ana tjetër rrëfen momentin më të ndjerë me Miçon, shokun e tij të fëmijërisë. Çfarë është thënë mes tyre?
Mitra rrëfen se si u lidh me Zaferin pa ditur që ai është në të vërtetë djali i Vahitit. Çfarë ka ndodhur pas kësaj me raportin e tyre? Zafer nga ana tjetër rrëfen anën e tij të historisë.
Mitra rrëfen tmerrin se si ajo u abuzua nga i dashuri i saj gjatë qëndrimit në Paris. Sadi nga ana tjetër rrëfen takimin e tij me Miçon. Çfarë ka ndodhur gjatë përballjes së tyre?
Doktoreshë Nilyfer kthen Nurxhihanin në vitet e saj të fëmijërisë. Çfarë do të rrëfejë ajo për të kalurën e saj? Po Mitra për çfarë do të flasë kësaj here në seacën e saj?
Sadi merr një vizitë nga shoku i tij i fëmijërisë, Miço. Vahit kësaj rradhë sjell në një seancë me doktoreshë Nilyferin, gruan e tij. Cila është barra e saj?
Sadi rrëfen ditët e tij të vështira, mes grushtave dhe plumbave. Çfarë ka ndodhur me Miçon? Zafer ndërkohë i emocionuar rrefen njohjen e tij me Mitrën.
Duke kuptuar që bota në të cilën jetonte ishte një botë e rremë, NIhal i rrëfen doktoreshë NIlyferit hapin e parë që ka bërë për të ndryshuar jetën e saj. A është gati tashmë ajo të fillojë një kapitull të ri? Çfarë do të rrefejë Sadi në sencën e tij të rradhës?
Cila ka qënë arsyeja që Vahit hoqi dorë nga dashuria që kishte për Shehrazaden? Nihal vjen përsëri në një seancë me doktoreshë Nilyferin. Çfarë ka ajo për të rrëfyer kësaj here?
Sadi kësaj herë do të rrëfejë njohjen e tij me Azren, vajzën jetime që u shndërrua në mikeshën e tij më të mirë. Cili ka qënë shkaku që Hamdi për herë të parë i ka bërtitur atij?
Si do të jetë përballja e Zaferit me babain e tij? Për çfarë do ta akuzojë ai Vahitin? Mitra nga ana tjetër rrëfen se si babai i saj e braktisi atë kur ishtë fëmijë…
Cila është lidhja që Mitra ka me Vahitin? Çfarë do të rrëfejë Zafer në lidhje me raportin e tij me Nihalin? Çfarë roli ka luajtur babai i tij në marrëdhënien e tyre?
Sadi rrëfen se si i ndryshoi jeta kur Hamdi u shëndërrua një baba për të. Ai gjithashtu tregon si ka qënë kthimi i tij në shtëpinë ku u përzu pa mëshirë si dhe takimin me motrën e sëmurë.
Vahit kësaj herë rrefen mbi dhimbjen e dashurisë të shkaktuar në rininë e tij. Çfarë e ka shtyrë atë të heqë dorë nga gruaja që dashuronte? Sadi nga ana tjetër tregon rreth marrëdhënies së ngushtë që krijoi me Hamdiun pas braktisjes së Miços.
Në seancën e rradhës në dhomen e kuqe vjen Mitra, një vajzë shumë e bukur që vuan nga dhimbja e dashurisë. Si nis historia e saj plot vuajtje dhe sekrete?
Sadi rrëfen se si u ndryshoi jeta atyre kur shpëtuan Azbdullah. Ai me lot në sy tregon se si Miço rrezikoi jetën për të shpëtuar nënën e tij dhe si ai braktis me një letër nga miku i tij më i mirë.
Si do të përfundojë rrëfimi i trishtë i Nihalit? Çfarë do të thuhet mes doktoreshë Nilyferit dhe bashkëshortit të saj? Çfarë do të rrëfejë Sadi kësaj here?
Çfarë do të rrëfejë NIhal në séancën e rradhes me doktoreshë Nilyferin? Cili është sekreti që ajo i ka mbajtur të fshehtë për vite me rradhë bashkëshortit të saj?
Sadi rrëfen si ai dhe Miço e përjetuan vdekjen e Emresë? Çfarë ka ndodhur me Miçon pas kësaj? Cili ka qënë plani i Sadiut për t’u hakmarrë ndaj Abdullahut, personit përgjegjës për gjithë vuajtjet e tyre?
Nihal rrëfen momentin më të lumtur të jetës së saj, ditën kur Zafer i propozoi për martesë. Por çfarë do të rrëfejë Zafer nga ana tjetër? Kush ka qënë gruaja të cilën ka dashuruar në të vërtetë?
Sadi rrëfen torturat e përjetuara nga Abdullah kur plani i arratisjes së tyre dështoi si dhe ndarjen nga jeta të njërit prej shokëve të tij më të mirë.
Çfarë do të rrëfejë Nihal rreth të shkuarës së saj? Po Zafer nga ana tjetër çfarë do të tregojë në lidhje me njohjen e tyre? A janë ata në të vërtetë çifti përfekt që të gjithë mendojnë?
Sadi vazhdon te rrefeje mbi vuajtjet e femijerise se tij si dhe miqesine e madhe qe kishte me Micon. Nje kurore e vajzes se saj do t’I riktheje kujtime te hidhura Nihalit. A do te mundet doktoreshe Nilyfer ta beje ate te flase?
Çfarë do të rrëfejë Zafer mbi martesën e tij me Nihalin? Çfarë ka ndodhur në natën e parë të martesës së tyre? Rexhai vjen në seancën me doktoreshë Nilyferit kësaj herë për të diskutuar mbi fëmijërinë e vështirë të tij.
Kumru pas kaq shumë vitesh përballet me nënën e saj. Çfarë do të thuhet mes tyre? Një çift përfekt në pamje të parë, vijnë në një seancë me doktoreshë Nilyferin. Cili është problemi i tyre?
Në përfundim të seancave të saj, Nazllë më në fund është e gatshme për t’i buzëqeshur përsëri jetës. Duke korigjuar gabimin e saj, është Piraje ajo kësaj herë që do t’i propozojë Denizit për martesë.
Kumru rrëfen se si Fajri u bë baba për vajzen e saj dhe një bashkëshort ideal. T ashmë e shëruar plotësisht Kumru ndahet më doktoreshë Nilyferin, njëriun që i ktheu asaj dëshirën për të jetuar.
Pasi e kupton që e humbi përgjithmonë, Rexhai shkon t’i përgjërohet Nazllës që të kthehet përsëri me të. Kumru rrëfen momentin e saj më të lumtur, sjelljen në jetë të vajzës së saj. Si ka nisur historia e dashurisë mes saj dhe Fajriut?
Kumru kësaj herë rrëfen se si ajo gjeti dritën në fund të tunelit. Çfarë ka ndodhur me të pasi u nda përfundimisht nga Javuz? Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes Denizit dhe Pirajes pas refuzimit të kësaj të fundit?
Sadi rrëfen se si u largua nga shtëpia ku vuajti kaq shumë pas vdekjes së gjyshës së tij. Gjatë një darke romantike, Deniz i propozon Pirajes për martesë. A do të pranjë ajo?
Cila është pendesa e Nazllës pas gjithë këtyre viteve? Sadi vjen të rrëfejë ferrin e perjetuar në fëmijërinë e tij. Cilat kanë qënë torturat e tjera që ai ka kaluar nga njerka dhe dy djemtë e saj?
Kumru vazhdon të rrëfejë vuajtjet e pareshtura të saj. Kur ka qënë momenti që ajo ka menduar të arratiset me Javuzin, shokun e ngushtë të bashkëshortit të saj? Çfarë do të rrëfejë Nazllë kësaj here?
Sadi rrëfen keqtrajtimet e njerkës së tij si dhe vetminë që ka ndjerë në fëmijëri. Kumru nga ana tjetër tregon vuajtjen e saj pas vdekjes së gjyshes dhe si filloi të dashurohej me shokun e bashkëshortit të saj.
Rexhai përveç problemeve në martesën e tij rrëfen gjithashtu dhe problemet e kaluara në fëmijëri. Sadi nga ana tjetër vjen në seancën e rradhës të rrëfejë vazhdimin e historisë së trishtë të tij.
Nazllë rrëfen kur kanë nisur shqetësimet psikologjike dhe problemet e saj të para me Rexhain. Po Rexhai nga ana tjetër çfarë ka për t’i treguar doktoreshë Nilyferit?
Sadi rrëfen momentet e vështira të fëmijërisë së tij si dhe momentet e para që i janë shfaqur shenjat e sëmundjes së tij. Kush do të jetë personi që ai do të takojë pas kaq shumë vitesh?
Falë doktoreshë Nilyferit Nazllë tashmë ka filluar të forcojë vetëbesimin e saj. Sadi rrëfen se si i ndryshoi jeta pas vdekjes së nënës dhe ardhjes së njerkës së tij.
Si ka shkuar nata e parë e martesës së pa dëshiruar të Kumrusë? Rexhai dhe Nazllë vijnë në seancën tjetër duke treguar secili pakënaqësitë e tyre martesore. Çfarë do të thuhet mes Pirajes dhe Denizit?
Kumru me lot në sy rrëfen se si në një moshë të vogël u martua vetem për hir të gjyshes së saj. Si ka qënë takimi pas kaq shumë vitesh me nënën që e braktisi që fëmijë? A e ka kaluar ajo traumën e abuzimit të njerkut të saj?
Kumru rrëfen se si ajo u rrit gjithë dashuri nga gjyshja e saj. Sadi vjen të rrëfejë vazhdimin e historisë së tij. Kush është shkaktar i traumave që ai po kalon ?
Pasi Nazllë rrëfen problemet martësore te prindërve të saj, doktoreshë Nilyfer kupton frikën që ajo po përjeton. Kumru rrëfen se si filloi jetesa me gjyshën pas braktijses së nënës së saj…
Sadi vjen të rrëfejë historinë e tij para doktorëshë Nilyferi. Çfarë traumash ka kaluar ai në fëmijërinë e tij? Ai gjithashtu tregon anën e tij të dhembshur duke ndihmuar fëmijët e pastrehë. Si është gjëndja psikologjikë e Nazllës?
Piraje dhe Deniz përpiqen të fshehin dashurinë e tyre në ambjentet e punës. Kumru rrëfen se si u braktis nga nëna e saj pasi ajo nuk e besoi që bashkëshorti i saj ngacmonte seksualisht atë…
Nazllë rrëfen momentët e bukura se si u njoh me Rexhain. Kur kanë filluar zënkat e tyre të para? Po bashkëshorti i saj çfarë do të rrëfejë nga ana tjetër?
Si është gjëndja e Bonxhuk tashmë e shtruar në psikiatri? Si do të shkojë takimi mes saj dhe doktoreshë Nilyferit? Nazllë së bashku më bashkëshortin e saj vijnë në klinikë për një terapi në çift në mënyrë që të shpëtojnë martesën e tyre.
Çfarë do të rrefejë Bonxhuk në lidhje me motrën e saj? Ndërkohë që Bonxhuk e veshur si nuse kërkon me dëshpërim Xhanin nëpër rrugë, do të aksidentohet rëndë. A do të mund të shpëtojë ajo?
Çfarë do të rrëfejë Sadi në seancën e tij të parë? Bonxhuk e cila refuzon të pijë ilaçet dhe te kthehet në jetën reale bëhet akoma më keq nga haluçinacionet e saj..
Kumru rrëfen se si njerku i saj filloi ta ngacmojë atë me shikime dhe prekje kur ishtë fëmijë. Ajshe largohet përfundimisht nga klinika. Si do ta presin kolegët e saj këtë lajm? Një pacient tjetër aspak i zakonte vjen në një vizitë me doktoreshë Nilyferin.
Gjëndja psikologjikë e Bonxhuk sa vjen dhe përkeqësohet. Çfarë do të bëjë ajo kësaj here? Kumru vjen me një rrëfim tjetër tronditës që ka përjetuar në fëmijërinë e saj…
Cila është frika më e madhe e Bonxhuk? A do të mundet ajo të kalojë traumat e fëmijërisë së saj? A po e ndihmon bashkëshorti i saj ta kalojë këtë gjëndje?
Kumru rrëfen se Duru në të vërtertë është vajza e Javuzit, njeriut që ja ktheu jetën në nje ferr. Çfarë do të rrëfejë Ajshe kësaj herë në seancën me doktoreshë Nilyferin? Gjëndja psikologjike e Bonxhuk sa vjen dhe përkeqesohet.
Duke mos e ndrydhur më veten, Piraje dhe Deniz tashmë shijojnë të lumtur dashurinë e tyre. Kumru rrëfen se si Javuz tashmë u kthye në tutorin e saj. Çfarë do të ndodhë me të në një nga takimet e caktuara?
Çfarë ka ndodhur me Kumrunë natën pasi u abuzua nga borgjlinjtë e bashkëshortit të saj? Çfarë do të ndodhë me të kur ajo beson dhe fal njeriun që e hodhi në atë humnerë? A do të përjetojë ajo përsëri të njëjtin tmerr?
Si po shkon marrëdhënia mes Pirajes dhe Denizit? Ajshe ndërkohë i rrëfen doktoreshë Nilyferit rreth fëmijërisë dhe jetësës së saj me gjyshërit. Çfarë do të rrëfejë Kumru kësaj here?
Bonxhuk rrëfen se si kishtë krijuar imazhin e Xhanit dhe se cdo gjë ishtë imagjinatë e mendjes së saj. A do të mundet ajo t’i kthëhet jetës reale? Çfarë do të kërkojë doktoreshe Nilyfer nga Sadik?
Çfarë do të ndodhë me Kumrunë? Bonxhuk arrin të largojë haluçinacionet e saj falë doktoreshë Nilyferit. Çfarë do të rrefejë ajo kësaj herë në lidhje me Xhan?
Kumru vjen të rrefejë tragjedinë e përjetuar në ditën e ditëlindjes së saj, se si u abuzua dhe u shit nga bashkëshorti i saj që të shlyente borxhet e tij të kumarit.
Ajshe kësaj herë troket në derën e doktoreshë Nilyferit si paciente duke rrëfyer mbi fëmijërinë dhe si babai i saj u shndërrua në një njeri tjetër për shkak të alkoolit.
Bonxhuk ndan me doktoreshë Nilyferin vazhdimin e tragjedisë në shtëpinë e saj të fëmijërisë si dhe momentet e bukura që ajo ka kaluar me mikun e saj në Hollandë.
Kumru rrëfen mbi të kaluarën traumatike të saj dhe se si ajo u shit nga burri që ajo dashuronte. Selvi për herë të parë mban në krahë nipin e saj. A vazhdon Bonxhuk të këtë të njëjtat haluçinacione si më parë.
Përvec fatkeqësive të saj, Bonxhu rrëfen mbi lidhjen e ngushtë që ajo kishtë krijuar me Xhanin. Në një seancë me doktoreshë NIlyferin vjen Kumri. Cila do të jetë drama e saj?
Selvi tashmë pajtohet me të kaluarën e saj dhe hap derën e një jetë krejt të re. Ajshe ndan me doktoreshë Nilyferin një vendim të rëndësishëm. Bonxhuk vazhdon të rrëfejë mbi fatkeqësitë që ka përjetuar në shtëpinë e lindjes së saj.
Një tentative për vrasje në një restorant mund të shkatërrojë jetën e një fëmije të vogël. Deniz dhe Piraje tashmë sa vijnë dhe ngushtojnë marrëdhënien e tyre. Selvi për herë të parë vjen në klinikën e doktoreshë Nilyferit.
Çfarë do të ndodhë më marrëdhënien mes Pirajes dhe Denizit? Bonxhuk vjen të rrëfejë pjesën tjetër të historisë së saj. Kush ka qënë personi që ajo ka takuar gjatë ditëve të vetmuara në Hollandë? A ka ajo ndjenja për të?
Selvi me dhimbje në shpirt viziton varrin e djalit të saj të ndjerë. Në një seancë me doktoreshë Pirajen, Hedijë rrëfen mbi përballjen me nënën e saj të vërtetë. A do të mundet ajo të afrohet me të?
Falë djalit të saj, Selvi përsëri arrin të dalë jashtë shtëpisë së saj. Në derën e kujt do të trokasë ajo pas kaq shumë vitëve? Cilat janë vendet e para që do të vizitojë ajo?
Bonxhu vjen në seancën tjetër me doktoreshë Nilyferin të ndajë me të të kaluarën e trishtë të saj. Cila është zanafilla e gjithë çregullimeve të saj mendore?
Pas puthjes së tyre, doktoreshë Piraje fillon të sillet ftohtë me Denizin. Ky i fundit vazhdon seansën tjetër me Esrën. A do të mundet ai të gjejë shkakun e problemeve dhe dobësisë që ajo tregon?
Falë doktoreshë Nilyferit, Selvi arrin të dalë jashtë pragut të shtëpisë ku për vite me rradhë ka qënë si një e burgosur brenda saj. Ajo vazhdon rrëfimin duke treguar se çfarë ka ndodhur me të pas sëmundjes dhe vdekjes së Rizait.
Deniz dhe Piraje shkëmbejnë puthjen e tyre të parë. Kush do të jetë personi që do të jetë deshmitar i asaj puthjeje? Si vazhdon të jetë gjendja psikologjike e Bonxhusë? Doktoreshë Nilyfer i bën një vizitë të papritur Selvit.
Cili do të jetë vazhdimi i historisë së Hedijes? Si ka vazhduar jeta e Selvit pas humbjes së djalit të saj? Kush do ta vizitojë atë pas kaq shumë vitesh?
Kur ka qënë moment i parë që Bonxhu ka nisur të komunikojë me tre shënjtoret? Çfarë po ndodh mes Denizit dhe Pirajes? Si po vazhdon tashmë jetesa e Hedijes e cila ka jetuar gjithë jetën ne tutelën e nënës së saj?
Pas një të kaluare traumatike që ajo kaloi me nënën dhe babain e saj, Bonxhu i rrëfen gjithashtu doktoreshë Nilyferit për rëndesën psikologjike që ajo pati kur u zhvendos me bashkëshortin e saj në Hollandë.
Cila është drama e rradhës që do të shoqërojë doktoreshë Nilyferin? A do të mundet Selvi të mposhtë frikën e saj dhe të dalë jashtë jashtë shtëpisë ku qëndron me vite e mbyllur?
A do të mundet Deniz të kuptojë shkakun e çregullimeve të Esrës? Ajnur e bën djalin e saj Bajramin të flasë me doktoreshë Nilyferin për ta bërë atë të heqë dorë nga vajza që do. Kush do të trokasë tjetër në derën e doktoreshë Nilyferit?
Selvi rrëfen mbi dashurinë e madhe të dy djemve të saj dhe si ata mbronin nënë e tyre nga keqtrajtimet e të atit. Por çfarë ka ndodhur me njërin prej djemve të saj? Kush do të jetë pacientja e re e Denizit?
Selvi merr lajmin e bukur që është bërë gjyshe për herë të parë. Ajo filon t’i rrëfejë doktoreshë Nilyferit vazhdimin e historisë së trishtë të saj. Çfarë ka ndodhur me të kur është bërë nënë për herë të dytë? A ka vazhduar dhuna edhe ndaj fëmjëve të saj?
Cili do të jetë vazhdimi ihistorisë së Hedijes? A e ka kuptuar ajo se kush është nëna e vërtetë e saj? Alja vjen në klinikë me një pamje të tjetërsuar duke i mahnitur të gjithë. A do të mundet ajo që më në fund të shkëputet nga e shkuara e saj dhe të fillojë një […]
Ajshe fillon të bëhet xheloze kur sheh afrimitetin mes Denizit dhe Pirajes. Hedije në seancën me doktoreshë PIrajen rrëfen se si ajo u vodh nga krahët e nënës së saj të vërtetë. Kush ka qënë në të vërtetë gruaja që e rriti atë?
Selvi rrëfen se çfarë ka ndodhur me të kur bashkëshorti mori vesh lajmin e shtatzanisë së saj. Çfarë ka ndodhur me dy vajzat e Rizasë? Si e ka përjetuar ajo dhunën sistematike nga Riza?
Me vizitën e saj në shtëpi, doktoreshë Nilyfer arrin të lumturojë Aljen dhe të ndryshojë rrënjësisht sjelljën e saj. Por a do të jetë e gatshmë ajo të ndryshojë gjithashtu dhe pamjen? Çfarë do t’u rrëfejë Nilyfer kolegëve të saj?
Ndjenjat e Ajshes ndaj Denizit po fillojnë të thellohen dita-ditës e më shumë. A do ta kuptojë Deniz këtë gjë? Hedije vjen në një seancë me doktoreshë Pirajen. Cila do të jetë drama e saj? Doktoreshë NIlyfer shkon të vizitojë Aljen në shtëpinë e zymte të saj…
Me lot në sy Selvi rrëfen se si filloi dhuna nga bashkëshorti i saj dhe si ai gjentë çdo here shkakun më të vogël për ta keqtrajtuar atë. Te kush gjeti mbështetje dhe dashuri ajo?
Selvi rrëfen ditët e para të martesës së trishtë të saj. Si është pritur ajo nga dy vajzat dhe motra e bashkëshortit të saj. Si vazhdoi jeta e një vajzë të varfër të kthyer në “hirushen” e vilës së Rizait?
Melek vjen në seancën tjetër të tregojë jetën e shthurur mes luksit dhe kabareve të natës. A është penduar ajo për jetën që ka zgjedhur dhe për vuajtjen që i ka shkaktuar nënës së saj të ndjerë? Afrimi mes Denizit dhe Pirajes do të lëndojë Ajshen…
Selvi rrëfen për doktoreshë Nilyferin varfërinë dhe torturat e babait të saj dhe si ajo në një moshë fare të vogël u detyrua të martohej me një 50-vjeçar.
Doktoreshë Nilyfer mundohet të sjellë në vetë Aljen duke e bindur se ajo nuk ka asnjë faj mbi ato çfarë kanë ndodhur me të. Në një terapi onlinë me doktoreshë Nilyfer është Selvi, një grua që për vite më rradhë nuk del dot nga shtëpia. Cila është arsyeja e saj?
Cila do të jetë drama e rradhës? Alja vjen në seancën tjetër tashmë të tregojë mbi jetën e saj në universitet dhe përjetimin e vdekjes së babait të saj, të vetmin njeri që i kishte ngelur në jetë.
Në një seancë më doktoreshë Nilyferin vjen Melek, vajza që Meliha e mendonte të vdekur. Si qëndron në të vërtetë historia e saj? Çfarë ka ndodhur me Melihanë?
Garip vjen sërish në klinikë kësaj herë duke treguar momëntin më të vështirë të jetës së tij. Çfarë vendimi do të marrë tashmë ai? Deniz i rrëfen Pirajes situatën e vështirë bashkëshortore në të cilen ndodhet…
Alja, e cila nuk mund të shpëtonte nga inati i nënës së saj, tregon për ditët që i kalonin si një mankth. Cili ka qënë momenti më i vështirë i gjithë fëmijërisë së saj?
A do të mundet doktoreshe Ajshe të rregullojë problemet e Dujgusë dhe marrëdhënien me familjen e saj? Në klinikë vjen vajza e zhdukur e Melihasë. Çfarë po kërkon ajo? Si është tashmë gjëndja emocionale e Aljes?
Dujgu, një adoleshente vjen së bashku me prindërit e saj në një seancë me doktoreshë Ajshen. Me çfarë problemi po përballet ajo? A do të hedhë dritë kjo khistori mbi shumë të rinj të moshës së saj
Garip vjen në seancën tjetër me doktoreshë Nilyferin për të rrëfyer historinë e trishtë duke filluar që nga fëmijëria e tij dhe si ai filloi të punojë që në moshën 25-vjeçare në jetën e natës. Çfarë e ka shtyrë atë që të qëllojë mbi gruan që dashuroi?
Alja rrëfen dhunën sistematike nga nëna e saj. Sa mund të durojë një fëmijë i vogël torturat që Alja ka hequr në fëmijëri? A e ka pasur ajo sadopak mbështetjen e babait të saj?
Çfarë ka ndodhur me nënën e Aljës pas vdekjes së gjyshës? Si e ka përjetuar ajo përçmimin e nënës së saj? Në momentin që del nga klinika dikush tenton të grabisë Aljen…
Akif vjen në seancën tjetër me doktoreshë Piraje. Çfarë do të rrefejë ai kësaj here? A do të mundet Piraje të kuptojë se çfarë e ka shndërruar atë në një njeri të tillë? Alja vjen të rrëfejë vazhdimin e historisë së saj dhe prindërve që se deshën kurrë atë.
Garip rrëfen braktisjen e vajzës që dashuronte dhe mllefin që ai ka brenda vetës. A do të mundet doktoreshë Nilyfer që më anë të këshillave të saj të ndalojë zemërimin e tij? A do të mundet Osmani i vogël të pranojë vdekjen e nënës së tij?
Salih, jeta e të cilit ndryshon kur fiton lotarinë, këtë herë del para doktoreshë Nilyferit në një rrëfim krejt tjetër. Salih gjithashtu sjell me vete mikun e tij, Garip, i cili do të rrëfejë historinë se si u dashurua me punonjësen e tij.
Çfarë ka ndodhur më nënën e Aljës pas vdekjes së gjyshës së saj? Ipek, një vajzë e vogël vjen bashkë me familjen e saj në një seancë me Denizin. Ndërkohë që familja e Ipekut rrëfen sekretin e tyre, Deniz kujton një zhgënjim në të kaluarën e tij.
Pasi ka filluar të kapërcejë frikën e saj, Alja dëshiron që këtë herë t’i tregojë vetë historinë doktoreshë Nilyferit. Cila ka qënë në të vërtetë trauma e saj? Dëshmitarë e cilës vdekje ka qënë ajo?
Doktor Piraye përpiqet të kuptojë shkakun e traumave të Akifit dhe pse ai mban me vete qesën e tij të mbeturinave. Çfarë e ka shndërruar atë në një njeri të tillë? Doktoreshe Ajshe ndërkohë udhëton në të kaluarën e dhimbshme të Osmanit me anë të lojërave të saj.
Meliha vazhdon të rrëfejë vuajtjen nga tradhëtia e Nexhdetit dhe shpreh keqardhjen mbi ato çfarë ka përjetuar me të. Në zyrën e doktoreshë Piraye vjen Akif, një pacient i çuditshëm që mbart gjithmonë me vetë qesën e tij të mbeturinave…
Ahmet rrëfen vuajtjen e humbjes së nënës së tij dhe atë dhimbje po e provon përsëri tani me ish-gruan e tij. Çfarë e ka shtyrë në të vërtetë Melihanë të tentonte vetëvrasjen? A jeton vajza e saj, të cilën e mendontë të vdekur?
Alja rrëfen vetminë që ajo ka ndjerë gjatë gjithë jetës së saj. Cila mund të jetë arsyeja që një nënë mund të refuzojë fëmijën e vet? Ahmet vjen të rrëfejë vazhdimin e historisë së tij…
Cila është trauma e Osmanit? Çfarë do t’u rrëfejë doktoreshë Nilyfer nga e kaluara e saj Ajshes dhe Denizit? Alja vjen në seancën tjetër të rrefejë vazhdimin e vuajtjeve të saj…
Çfarë ka ndodhur me Melihanë dhe me dashurinë e ndaluar të saj? NJë fëmijë i vogël i cili sapo është vendosur në jetimore sillet në klinikë për shkak të sjelljeve jo normale të tij. A do të mundet doktoreshe Ajshe të gjejë pikën e dobët të Osmanit të vogël?
Meliha vazhdon të rrëfejë përvojat e hidhura gjatë jetës martesore. Çfarë ka ndodhur me njërin prej fëmijeve të saj? Çfarë fsheh ajo në lidhje më thjeshtrin e saj?
Alja vazhdon rrëmin e saj duke treguar vuajtjet dhe mungesën e dashurisë që ajo për përjetuar që fëmijë. Cila ka qënë arsyeja që prinderit e saj nuk e kanë dashur kurrë atë? Çfarë do të thuhet mes doktorëve të klinikës?
Çfarë historie do të rrëfejë Ahmet? Cilat janë pendesat e tij? Po doktoreshë Piraye çfarë fsheh nga e kaluara e saj? Doktoreshë Nilyfer do të përballet me një rast shumë të komplikuar.
Vuajtjet e Melihasë nuk kanë të mbaruar. Çfarë dhimbjesh ka përjetuar ajo pasi është martuar? Ahmet, i cili ka shumë keqardhje për të kaluarën e tij, troket në derën e doktoreshë Piraye.
Cili do të jetë vazhdimi I trishtë i historisë së Aljës? Çfarë do të thuhet mes Nilyferit dhe Denizit? Meliha vazhdon të rrëfejë jetën e vështirë të saj dhe momentin kur ajo ka vendosur të fejohet më një njëri që se donte.
A do të munden Nesrin dhe Mehmët falë ndihmës së doktoreshë Nilyferit të gjejnë gjuhen e tyre të përbashkët? A do të mundet Deniz të zgjidhë rastin e një fëmijë të traumatizuar? Çfarë do të rrefejë Alja në lidhje me fëmijërinë e saj?
Mehmet vazhdon të rrëfejë vetminë dhe mungesën e dashurisë nga famija e tij. Kur ka qënë momenti i parë që ai ka ngritur zë ndaj babait të tij? Po Nesrin çfarë do të rrëfejë në dhomën e kuqe?
Meliha me dëshpërim rrëfen humbjen e motrës së saj. Mehmet nga ana tjetër rrëfen dhunën nga babai dhe vëllai i tij. A po e përjetojnë dhe fëmijet e tij vuajtjet që ai ka pëjetuar në fëmijëri. A po bëhet Mehmet një shëmbull i keq i babait të tij?
Çfarë fsheh doktoreshë Nilyfer? Meliha vjen të rrëfejë vazhdimin e dramës së saj. Çfarë ka ndodhur me to pas braktisjes së motrës së saj? A ja ka dalë dot ajo, akoma shumë e vogël të mbajë me bukë motrat dhe vëllezërit e saj.
Klinika mbushet në çdo cep të saj me lule. Kush ika dërguar ato? Alja rikthehet përsëri në klinikë për seancën e saj. Cili do të jetë rrëfimi i saj? A do të mundet doktoreshë Nilyfer të kuptojë traumën që ajo ka përjetuar?
Cili është vazhdimi i historisë së trishtë të Melihasë? Çfarë ka ndodhur me 5 fëmijët e vegjel jetimë? Në klinikë organizohet një festë surprizë për Tunën.
Mehmet vazhdon të rrëfejë vazhdimin e historisë së trishtë të tij, duke kujtuar momentet më të hidhura të fëmijërisë. Meliha vjen me një dhuratë në duar për doktoreshë Nilyferin. Çfarë do të rrëfejë ajo kësaj herë? Çfarë traumash të tjera ka përjetuar ajo pas vdekjes së babait të saj?
Kush është pacientja e rradhës e doktoreshës? Si do të përfundojë seanca e tyre? Mehmet rrëfen dhunën sistematikë që ka përjetuar nga babai në gjithë fëmijërinë e tij. Por a e justifikon kjo sjelljen që ai ka tani ndaj familjes së tij?
Cila është trauma që Mehmet ka kaluar në fëmijëri që pasojat e saj e ndjekin dhe sot? A do ta vazhdojë ai terapinë për hir të familjes së tij? Çfarë po ndodh me Melihanë? Cila do të jetë drama e rradhës që doktoresha do të përballet?
Çfarë do të thuhet mes 5 psiko-terapisteve? Një grua e dhunuar vjen të rrëfejë historinë e trishtë të saj. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj rrëfen anën e tij të historisë. Kur ka filluar xhelozia dhe dhuna mes tyre? Edhe sa mund të durojë një grua dhunën sistematike të bashkëshortit të saj?
Histori të vërteta njerëzore! Histori të trishta! Histori frymëzuese! Rrefime njerëzore, ku gra të dhunuara tregojë problemet dhe traumat e tyre me shpresën që të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Histori të ngjashme dhe familjare për çdo grua në çdo cep të botës dhe madje do t’ju hapin syte dhe ndergjegjësojnë shumë të tjera! Pesë psiko-terapiste […]
Plot
Dhoma e kuqe
Drama
Histori të vërteta njerëzore! Histori të trishta! Histori frymëzuese! Rrefime njerëzore, ku gra të dhunuara tregojë problemet dhe traumat e tyre me shpresën që të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Histori të ngjashme dhe familjare për çdo grua në çdo cep të botës dhe madje do t’ju hapin syte dhe ndergjegjësojnë shumë të tjera! Pesë psiko-terapiste na dërgojnë në një udhëtim jetësh të ndryshme njerëzore gjatë seancave në klinikë dhe pse jo duke na zbuluar edhe problemet e tyre personale. Një serial dramatik i fuqishëm që reflekton histori të vërteta dhe një sukses ndërkombëtar në çdo shtet ku po shfaqet.