Ferit, beqari i pashem i familjes Korhan eshte me capkeni dhe me i papergjegjshmi nga te gjithe. Halis Korhan, vendos qe nipi i tij Ferit duhet te martohet...Nje dashuri me shikim te pare ndryshon jeten e te gjitheve! Dikush ben plane per tu hakmarre dhe per te fituar jeten qe ju vodh! Dikush tjeter behet pjese e nje super vile e mbushur me tradheti, genjeshtra dhe sekrete. A ka dashuri me te madhe dhe me te bukur dhe me te veshtire se ajo mes Feritit dhe Sejran? Bazuar ne nje ngjarje te vertete!
Drama
Aktorët: Afra Saraçoğlu, Mert Ramazan Demir, Çetin Tekindor
Si do të jetë takimi i Sunas dhe Abedinit me Shefikan? Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes Karam dhe Abedin? Sejran bëhet gati për të celebruar martesen e saj me Feritin, por jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet.
Suna vazhdon të jetë e rrezikuar nga Karam. A do të pranojë Shefika të rikthehet të punojë për familjen Korhan? A do të mundet Ifakat të pastrojë gabimin e mbesës së saj? Sejran bëhet gati për të celebruar martesen e saj me Feritin, por jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet.
Pas një surprize shumë të bukur, Ferit i propozon Sejranit për martesë. Si do ta presin pjesa tjetër e familjes këtë lajm të bukur? Çfarë plani po thur tashmë Karam?
Ferit i kërkon falje Sunas për të gjitha gabimet e kryera. Çfarë do të kërkojë Xhengiz nga Ifakat? Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Kazimit dhe Sejranit? Një kërcënim do të vijë për familjen Korhan.
Çfarë vendimi do të marrin Suna dhe Abedini? Dikush tjetër po bashkëpunon me Karamin për të shkatërruar familjen Korhan. Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Feritit dhe Sejranit?
Momentet e lumtura në familjen Korhan do të zgjasin shumë pak, pasi Ferit mëson që Sejran dhe Orhan kanë vepruar pas shpinës së tij. Si do të jetë përballja babë e bir? Si po shkon tashmë marrëdhënia e Abdsinit dhe Sunas? Kjo e fundit vazhdon të jetë në rrezik…
Abedin më në fund arrin të mësojë fytyrën e vërtetë të nënës së tij. Çfarë do të ndodhë tashmë me Zonjën e madhe? A do të mundet familja Korhan të kthehet në vilën e saj?
Kazim dhe Esma vendosin të shpërngulen pranë Sunas. Sejran duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. A do të munden Abedin dhe Ferit të bëjnë Sadikun të flasë?
A do të funksionojë plani i Feritit për të nxjerrë të vërtetën nga Sadiku? A do të pranojë Abedin të bëhet pjesë e planit të Feritit dhe të demaskojë nënën e tij? Çfarë do të mësojnë Kazim dhe Orhan?
Kë do të akuzojë Shefila për vrasjen e vajzës së saj? Si është gjëndja e Sujnas në burg? A do të mund të zbulojnë ndodnjë pistë Ferit dhe Sejran që të provojnë pafajësinë e Sunas?
Çfarë kërkon të dijë Zonja e madhe nga Ajshe? Ferit, Sejran, Halis dhe Hatixhe ndodhen në rrezik të madh për jetën. Suna përfundon në polici si e dyshuara kryesore për vrasjen e Ajshes. Por kush fshihet në të vërtetë pas vdekjes së saj?
Çfarë kërkon të dijë Zonja e madhe nga Ajsheja? Halis mbledh të gjithë familjen e tij dhe kalojnë çaste të bukura mes tyre. A do të bindet ai për të vazhduar kuren e sëmundjes së tij? Si po shkon marrëdhënia e Sunas dhe Abedinit?
Si do ta presë familja Korhan sëmundjen e Halisit? Ajshe kërcënon Sunan që të largohet nga jeta e Abedinit osë përndryshe do ju tregojë të gjithëve sekretin e saj. Çfarë do të thuhet mes Sejran dhe Karam?
A do të mund të shpëtojë Ajshe? Çfarë do të thuhet mes Feritit dhe Halisit? A do ta mbrojë dot Abedin Sunan nga burgu? Çfarë do t’i rrëfejë Ferit Sejranit?
Gylgyn paralameron Sunan të qëndrojë larg Feritit. Çfarë do të dëgjojë kjo e fundit në një bisedë të Feritit? Një përballje mes Sunas dhe Ajshes mund të kthehet në një tragjedi.
Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Sejran dhe Abedin? Cili do të jetë plani i rradhës i Halisit? Si po shkon tashë bashkëjetesa e Abedinit dhe familjes së tij në vilën Korhan? Si është gjëndja e Sunas dhe fëmijës së saj?
Ferit shkon të hakmerret ndaj Abedinit dhe familjes së tij por nuk gjen asnjë në vilë. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes Kazim dhe Abedin? A do të mundet Halis të ndalojë zemërimin e Feritit?
Si është gjëndja shëndetësore e Sunas? Si po e përjetojnë Sejran dhe Ferit gjithçka që kaluan? Abedin shkon në spital që të shikojë Sunan, por ajo çfarë do të mësojë nga Gylgyn do ta shkatërrojë edhe njëherë atë.
Si do të jetë përballja e Abedin dhe Karam? Çfarë detyre do të marrë Sejran përsipër? Abedin së bashku me vëllain e tij sulmojnë me breshëri plumbash vilën Korhan. Kush do të mbesë i plagosur pas kësaj?
Ifakat gjen mbështetjen e vetme tek Sejran. Suna vendos të qëndrojë në krah të Abedinit. Cili është qëllimi i saj i vërtetë? A do të mundet Ferit të hakmerret ndaj vëllait të Abedin?
Pas asaj çfarë ndodhi me Ifakat, çfarë do të kërkojë tjetër Karam nga familja Korhan? Ferit shkon të bastisë shtëpinë e familjes së Abedinit. Çfarë do të ndodhë gjatë asaj përballjeje të fortë? A do të largohet Suna nga vila Korhan?
Si do të jetë takimi i Abedin me vëllain e tij? Çfarë do të kërkojë Hatixhe nga Suna? A do të zgjedhë Suna të qëndrojë me Abedinin apo ta braktisë atë? Cila do të jetë hakmarrja e Abedin nga Ifakatit?
Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Ferit dhe Suna pas puthjes së shkëmbyer? Ifakat dhe Orhan ndërkohë nuk mund të harrojnë dashurinë e tyre. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Halis, Abedin dhe nënës së tij?
Ndërkohë që Suna qëndron afer Feritit ai përfiton nga rasti për ta puthur atë. A do të mundet Sejran të shikojë tradhërinë e motrës së dashurit të saj? Çfarë do të thuhet mes Abedin dhe Suna?
Çfarë po ndodh me Feritin? Gylgyn së bashku me Orhanin i tregojnë vendin Betylit duke treguar para gjithë familjes mashtrimet e saj. A do të rregullohet pas kësaj marrëdhënia e tyre? Çfarë do të kërkojë Sejran nga nëna e Abedinit?
A do të besojë Abedin tek nëna e tij? I ndodhur në vështirësi të mëdha, Ferit gjen ngushëllim vetem nga prania e Sejranit. Ferit dhe Abedin do të gjenden në telashe të mëdha. Kush do t’u vijë në ndihmë atyre? Si po shkon tashmë martesa e Sunas dhe Abedinit?
Si është gjendja shëndetësore e Sejranit? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ferit dhe Abedin? Një debat i fortë do të ndodhë gjithshtu mes këtij të fundit dhe Sunas.
Çfarë vendimi do t’u komunikojë Orhan familjes së tij? Abedin do të takohet me nënën e tij. Si do ta presë ai këtë të vërtetë të papritur? Çfarë do t’i rrëfejë Suna Sejranit? Abedin do të shkatërrohet nga disa fjalë të nënës së tij.
Sejran dhe Ferit të lumtur vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre. Orhan verteton që fëmija që Betyl pret nuk është i tij. Çfarë vendimi do të marrë ai pas kësaj? Suna dhe Ferit pa dijeninë e tyre po futen në një grackë të madhe…
Suna vendos t’i japë hipoteken e shtëpisë Feritit. Ferit mëson që fëmija që Betyl pret nuk është i Orhanit. Çfarë do të bëjë ai pas kësaj? Halis ka një dhuratë shumë të çmuar për Feritin.
Orhan dhe Gylgyn kanë filluar të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Ferit arrin të marrë paratë që i duhen kompanisë. Cili do të jetë çmimi që ai duhet të paguajë? Esma dhe Gylgyn inagurojnë restorantin e tyre. Çfarë po ndodh me Feritin?
Suna do të marrë një lajm që do ta trishtojë atë. Çfarë do të ndodhë me Halisin? Gylgyn dhe Esma vendosin të hapin një restorant së bashku. Çfarë po përpiqen të zbulojnë Kazim, Abedin dhe Ferit?
Sejran do të marrë një lajm të bukur. Për çfarë do ta paralajmërojë Halis Orhanin? Kush fshihet pas sulmit të Gylgyn? Suna mëson që është shtatzënë. Si do ta presë Abedin këtë lajm të bukur?
Çfarë do të kërkojnë Ferit dhe Sejran nga Halis? A do të mundet ky i fundit të pranojë Abedinin si pjesë të familjes së tij? Cila do të jetë deklarata që Ferit do të japë për shtyp? Çfarë do të ndodhë me Gylgyn?
Ferit dhe Sejran fillojnë të punojnë në punishte së bashku. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e tyre? Kazim do të rrëmbehet nga Shefko. Çfarë do të kërkojë ai në këmbim?
A do të mund të zbulojë Orhan lojën e pistë të Betyl? Pas planit të Feritit Sinan arrin të kapet më në fund nga policia. A do të mbarojë këtu marrëdhënia e tij me Djarin? A do të kthehet dot harmonia dhe qetësia në vilën Korhan?
A po përmirësohet marrëdhënia e Ferit dhe Abedin? Cili do të jetë plani i Feritit për të kapur Sinanin? A do të mundet Sejran të zbulojë planin e Dijarit?
Në mënyrë që ta mbrojë atë, Ferit sjell Dijarin në vilë. A është kjo e gjitha një plan i Dijarit? Si do të shkojë pas kësaj marrëdhënia e Feritit dhe Sejranit? Halis dhe Sejran kanë nisur të kenë një raport shumë të mirë së bashku.
Betyl dhe Orhan zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre. A është vërtetë fëmija që Betyl pret i Orhanit? Ferit dhe Sejran shkëmbejnë një puthje mes tyre. Tashmë i vendosur për t’u ndarë nga Dijar, planet e Ferit do të shkatërrohen sërish. Çfarë do të ndodhë me Dijarin?
Esma paralajmëron Feritin të qëndrojë larg Sejranit. Abedin vazhdon të shkaktojë telashe në vilë. E lodhur nga hakmarrja e Abedinit, Suna i kërkon atij divorcin. Çfarë do t’i rrëfejë Hatuç Abedinit?
Cila do të jetë arsyeja që Halis do të pengojë largimin e Sejranit I gjetur në një beteje të vështirë mes dy grave, Ferit do të përpiqet të mbrojë ndjenjat e tij. Cili do të jetë hapi i tij i parë?
Esma vendos të kthehet në Antep së bashku me familjen e saj. Si do ta presë Sejran këtë vendim? Çfarë do të thuhet mes Sejran dhe Dijar? Kujt do t’ia kalojë Sejran pronësinë e vilës Korhan?
Çfarë do të dëgjojë Dijar në një bisedë mes Gylgyn dhe Esma? Mes lotësh, Sejran dhe Ferit vazhdojnë të flasin për situaten e tyre. Sinan nga njëra anë dhe Dijar nga ana tjetër janë nisur drejt punishtës së Feritit. Çfarë do të ndodhë pas kësaj?
Sejran me lot në sy kërkon që Ferit t’i rrëfejë asaj ndjenjat e tij të vërteta, por në këmbim do të marrë një përgjigjë që do t’i thyejë asaj zemren. Çfarë do të kërkojë kësaj herë Abedin në vilën Korhan? Ajshe fillon të bashkëpunojë me Sinanin për të shkatërruar Sejranin. Çfarë do të dëgjojë Dijar […]
Si do të jetë përballja mes Abedin dhe Halis? Çfarë do të kërkojë Suna nga Hatuç? Ndërkohë që Ferit përgatitet për darkën me Dijarin, Sejran do t’i rrëfejë ndjenjat e saj. A do të ndryshojë ky rrëfim rrjedhën e ngjarjeve?
Çfarë po ndodh mes Sejran dhe Ferit? Sejran merr një pako nga Sinan. Si do ta përjetojë ajo një kërcënim tjetër nga ai? Për çfarë do ta paralajmërojë Ifakat Dijarin?
Si po shkon tashmë bashkëjetesa e Sejran dhe Ferit? Çfarë do të kërkojë Sejran në shtëpinë e Dijarit? Ifakat vjen me një shumë të majme para Abedinit në mënyrë që ai të heqë dorë nga hakmarrja e tij.
Kazim përgatit një surprizë të bukur për Esman dhe i propozon asaj për martesë. Halis rikthehet në vilë. Si do ta presë familja e tij atë? Çfarë po ndodh mes Sejran dhe Ferit?
Sejran merr një telefonatë kërcënuese nga Sinan. Pas rrezikut që i kanoset, Ferit vendos të rikthejë Sejranin në vilën Korhan. Si do ta presë familja e tij këtë gjë? Po Dijar a do të pajtohet me këtë fakt për hir të Feritit?
Sejran tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Si do të jetë takimi i saj me Feritin, ai që përsëri i shpëtoi jeten asaj? Çfarë do të ndodhë me Sinanin? A do të ndikojë kjo situatë në marrëdhënien e Dijarit dhe Feritit?
Sejran shkon të darkojë me Sinanin, por ajo nuk e di që kjo darkë do të kthehet në një tragjedi për të. A do të mund të martohen Ferit dhe Dijar? Çfarë do të ndodhë me Sinanin dhe Sejranin?
Sejran vendos të ndahet nga Sinan. A do ta pranojë ai këtë gjë? Çfarë do të thuhet mes Ferit dhe Abedin? Ferit dhe Dijar përgatiten për të celebruar martesen e tyre.
Ferit kërkon të dijë nga Hatuç kush është Abedin në të vërtetë. Esma mëson që është shtatzënë. Çfarë do të thuhet në një përballje të ashpër mes Abedin dhe Ferit? Si po shkon marrëdhënia mes Sejran dhe Sinan?
Për hir të Dijarit, Ferit vendos që mos të takohet më me Sejranin. Si do ta presë kjo e fundit këtë gjë? Sinan përballet me Sejranin në punishten e Feritit. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Si do të shkojë fejesa e Ferit dhe Dijar? Abedin vjen ttë përballet me familjen Korhan.
Me lot në sy Abedin i rrëfen Sunas historinë e jetës së tij. Sinan mëson që Sejran takohet fshehurazi me Feritin. Si do të shkojë takimi mes dy familjeve, asaj të Feritit dhe asaj të Dijarit?
Abedin tashmë është vënë në kërkim të vërtetës së jetës së tij. Çfarë do të zbulojë ai? Si do të jetë takimi i tij me Feritin? Sejran vazhdon të takojë fshehurazi Feritin. Kush do të zbulojë takimet e tyre?
Një përballje e fortë do të ndodhë mes Sejran dhe Sinan pasi Ferit shfaqet në derën e hotelit të tyre. A do të pranojë Dijar propozimin për martesë të Feritit? A do të und të mësojë Abedin se në të vërtetë ai është një Korhan?
Pas një zënke me Sinanin, Sejran shkon të takohet me Ferit. Çfarë do të ndodhë mes tyre? A është e përfshirë Hatuç në të kaluarën e Abedin? Një plan i Ajlas do të krijojë një keqkuptim të madh.
Sinan del jashtë kontrollit kur mëson që Sejran është shoqëruar nga Ferit për të parë shtëpinë e tyre të ardhshme. A do të prishet përgjithmonë marrëdhënia mes Ferit dhe Dijar? Si do të shkojë darka mes dy familjeve, asaj të Sejran dhe të Sinan?
Një bisedë mes ferit dhe Sejran do të shkatërrojë Dijarin. Çfarë vendimi do të marrrë kjo e fundit pas kësaj? Sejran shkon të jetojë në shtëpinë e Sinanit.
E shoqëruar nga Ferit, Sejran shkon të shikojë shtëpinë e ardhshme të saj. Suna i rrëfen Kazimit që Abedin është në të vërtetë një Korhan. A do të pranojë Sejran që të bashkëpunojë me Feritin për koleksionin e ri të bizhuterive?
Sejran është e vendosur tashmë të krijojë një jetë të qetë me Sinanin. Dijar do të marrë një surprizë të pakëndshme. Sejran shkon të takojë Feritin në studio për të ndihmuar në skicimet e tij. Çfarë do të ndodhë mes tyre?
Sejran organizon një darkë me familjen e saj dhe të Sinanit për t’u dhënë atyre lajmin e martesës. Si do ta presin ata këtë vendim të papritur? Ferit ndërkohë ndodhet në të njëtin restorant. Çfarë do të bëjë ai kur të dëgjojë këtë lajm?
Cili është sekreti që Suna fsheh nga Abedin? Sejran shpëton Feritin duke i dhuruar atij gjithë skicat e saj. A do të mundet ai pas kësaj të shpëtojë kompaninë e tij? Sinan vendos të surprizojë Sejranin duke e çuar atë në zyrën e celebrimeve. A do të martohet dot ata?
Duke e perceptuar Feritin akoma si një kërcënim, Sinani fillon të bëhet gjithnjë e më agresiv në marrëdhënien e tij me Sejranin. Suna po përpiqet të fshehë një sekret. A po ndikon shfaqja e Sejranit në marrëdhënien e Ferit dhe Dijar?
Sejran do t’i bëjë një vizitë të papritur Sinanit në shtëpi. Si do ta presë familja e tij lajmin e martesës së tyre? Si po shkon marëdhënia e Ferit dhe Dijar?
Ferit dhe Sejran bëhen deshmitarë të martesës së Sunas dhe Abedinit. Si do të shkojë kjo dasëm? A do të mundet Ferit të përballojë dashurinë e Sejran dhe Sinan?
Si do të shkojë dasma e Abedin dhe Suna? Çfarë do të ndodhë kur Kazim të bëhet pjesë e saj? Një takim i rastësishëm në dasëm mes Sejran dhe Ferit do të rizgjojë edhe njëherë ndjenjat dhe gjithë kujtimet e tyre.
Të ndodhur të dy në të njëjtën qënder tregtare, Ferit dhe Sejran arrijnë të ndjejnë praninë e njëri-tjetrit. A do të ndikojë kjo në marrëdhëniet e tyre të reja? Suna përgatitetpër dtën e saj mëtë lumtur.
Si do të jetë takimi I Sunas dhe Sejranit me nënën e tyre? Gylgyn mëson që Orhan do të martohet me një vajzë shumë mëtë re në moshë. Duke mësuar lajmin e martesës së Sejranit, Ferit nuk resht dot së menduari për të…
Kanë kaluar dy vite dhe Sejran ka nisur një jetë të re me një njeri të ri në jeten e saj. Suna dhe Abedin po bëjnë planet e martesës së tyre. Si do të jetë rikthimi I Sejranit në Stamboll? Çfarë ka ndodhur me jetën e Feritit?
Plani I Halisit për t’u hakmarrë ndaj të gjithë armiqve të tij funksionon në mënyrë perfekte. Por surpriza e vërtetë dhe e paparashikueshme e Halisit do të lumturojë edhe më shumw familjen e tij. Në këtë gëzim Sejran do të ndodhet në vijen mes jetës dhe vdekjes.
Duke kuptuar rrezikun që i kanoset Feritit, Sejran informon Halisin mbi situatën e tij. Si do të jetë përballja mes Halis dhe Zija pas kësaj? Çfarë do të ndodhë me Esman? Halis vë në veprim një plan të madh për të ndëshkuar ata që i bënë keq familjes së tij.
Ifakat tashmë duhet të përballet me një armik akoma më të fortë, me mbesen e saj. Ferit shndërrohet në një person krejtësisht tjetër. Si do ta presë Sejran këtë ndryshim të tij? Çfarë do të ndodhë në marëdhënien mes Zerrin dhe Kazim?
Duke u ndjerë i detyruar të jetë i fortë për t’u hakmarrë për të atin dhe për të mbrojtur të dashurit e tij, Feriti merr një vendim të rëndësishëm dhe kërkon ndihmë nga Zija. Tarik me dy bileta në duar i kërkon Sejranit të arratisen së bashku. Çfarë do të ndodhë me Kajan?
Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Kaja, Safet dhe Tarik? Sejran vuan çdo ditë e më shumë mbi gjëndjen e saj. Esma edhe njëherë shkon të përballet me Kazim dhe Zerrin. Çfarë kërcënimi do të marrë Sejran nga Tarik? Esma gjithashtu ndodhet në rrezik…
Suna i tregon Kajas mbi sëmundjen e Sejranit dhe i kërkon atij ndihmë për të dërguar atë në Londër. Me sytë e errësuar nga hakmarrja, Ferit është i vendosur të marrë hak për vdekjen e babait të tij. Ifakat tashmë është vendosur në krye të kompanisë Korhan.
Me dhimbje të madhe në zemër dhe me urrejtje në sytë e tij, Ferit shkon të përballet me Halisin. Çfarë do të ndodhë në një përbalje mes Gylgyn dhe Hatixhe? Halis I rikthen Ifakatit poziten dhe fuqinë që dikur ka pasur. Një video-mesazh do të traumatizojë këtë të fundit.
Falë Pelinit, Ferit mëson vendndodhjen e Orhanit. Një përleshje e madhe armesh ndodh kur Ferit dhe njerëzit e tij mundohen të shpëtojnë Orhanin. Atehërë kur mendojnë që rreziku kaloi, një fatkeqësi tjetër do ndodhë për familjen Korhan.
Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Orhan dhe Ferit? Shehmuz tashmë ka filluar të bashkëpunojë me Meziden për t’u hakmarrë ndaj Korhaneve. Një plan I mirëmenduar do të vërë në rrezik jetën e Orhanit.
A do të mund të shpëtojë Zerrin? Esma ndërkohë është në gjëndje të rënduar emocionale. Si do të jetë takimi mes Ferit dhe Pelin? Çfarë premtimi do t’I bëjë Sejran Tarikut?
A do të mund të mësojë Ferit mbi sëmundjen e Sejranit? Pasi Esma mëson që Kazim po e tradhëton me Zerrin shkon të përballet me ta. Çfarë do të ndodhë me Zerin gjatë kësaj përballjeje? Gylgyn nxjerr Ifakatin nga burgu.
Gylgyn vazhdon të marrë kërcënime nga Mezide. Suna mëson nga Safet mbi sëmundjen e rëndë të Sejranit. Çfarë do të thuhet mes Gylgyn dhe Ifakat e cila ndodhet në burg?
Zerrin i shpreh dashurinë e saj Kazimit. Sejran takohet fshehurazi me Tarikun. Çfarë do të kërkojë ajo nga ai? Çfarë do t’u komunikojë Halis familjes së tij gjatë një darke jashtë shtëpisë? Ifakat do të arrestohet si e dyshuara kryesore për vrasjen e Fikrijes.
Çfarë do të ndodhë në një përballje të ashper mes Kazim dhe Esma? Teksa Mezide pret ardhjen e Hatixhes, ajo do të bjerë në grackë dhe të përballet me Halisin. Tarik vazhdon të përndjekë Sejranin, por kësaj herë ai kërkon ta ndihmojë atë. Çfarë do të ndodhë kur Ferit të mbërrijë në ato momente?
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Kaja dhe Suna? Çfarë surprizë do të përgatisë Sejran për Feritin? Ifakat do të bëhet shkaktare e vdekjes së Fikrijes. Abidin shkon të kërkojë doren e Aishes.
Gylgyn vazhdon të marrë kërcënime nga Mezide. Ferit do të takohet me Safetin. Si është gjëndja shëndetësore e Sejranit? Si do të jetë përballja mes saj dhe Tarik? Çfarë do t’i rrëfejë Kaja Hatixhes?
Ferit kujdeset gjatë gjithë kohës për Sejranin, por gjëndja e saj emocionale nuk është mirë. Çfarë do të thuhet mes Ifakat dhe Halis? Suna shkon të përballet me Pelinin. Dikush do të betohet për hakmarrje ndaj familjes Korhan.
Sejran riktehehet në shtëpi. por si është gjendja e saj fizike dhe emocionale? Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Esma dhe Zerrin. Disa plagë të kaluara do të hapen sërish mes Kazim dhe Esma.
Në gjëndje të rëndë shendetësore, Ferit dergon Sejranin në spital. Ku do të gjejë strehim Ifakat? Kaja i rrëfen Sunas tradhëtinë e tij me Pelinin. Çfarë kërkojnë të dijnë Ferit dhe Abedin nga Kazim?
Ferit mbyllet në një dhomë në mënyrë që mos të rrezikoje jetën e tij për Sejranin, por Shefika arrin ta lirojë atë. Orhan. Abedin dhe Kaja bastisin shtëpinë e Mezides por nuk arrijnë të gjejnë Sejranin aty. Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Ferit dhe Akin?
Pasi të gjithë marrin vesh lidhjen e fshehtë të Shehmuz dhe Ifakat, Halis debon njëherë e përgjithmonë Ifakatin nga vila. Kush është tradhëtari në familjen Korhan që ka bashkëpunuar me Meziden? Si është gjendja e Sejranit?
Hatixhe nga një anë dhe Mezide nga ana tjetër rrëfejnë armiqësinë e tyre të vjetër si dhe të keqën që Hatixhe i ka bërë asaj. A do të përjetojë Sejran torturat që Mezide ka vuajtur dikur? Ferit dhe Kazim bëhen së bashku për të shpëtuar Sejranin. Çfarë do t’I rrëfejë Suna Kajas?
Sejran rrëbehet nga Akin para derës së shtëpisë së saj. Çfarë ka ndodhur me Exhenë që gjithashtu ka rrëmbyer? si do ta presë familja Korhan këtë gjë? A do të mundet Ferit të gjejë gruan e tij?
Sejran dhe Ferit hapin dyqanin e tyre të parë të bizhuterive. Më të lumtur se kurrë ata po plotësojnë ëndrrat që kanë pasur gjithmonë për jetën e tyre. Çfarë do të ndodhë me Exhe? Cili do të jetë hapi i parë i hakmarrjes së Akin dhe nënës së tij?
Asuman I tregon Sunas rreth lidhjes që ajo ka filluar me Dorukun. Sejran ndërkohë I rrëfen motres së saj që Kaja ka kaluar natën në shtëpinë e Pelinit. Okesh përcillet për në banesen e fundit. A do të kërkojë Akin të hakmerret ndaj dfamiljes Korhan? Ferit përgatit një surprizë shumë të bukur për Sejranin?
Në vilë festohet nata e kënasë. Ndërkohë që të gjithë festojë, Suna dhe Ifakat kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të hequr pushtetin e Hatixhes. Një përballje e frikshme do të ndodhë mes Serter, Kaja dhe Ferit. Çfarë po ndodh mes Zerin dhe Kazim?
Në vilë fillojnë përgatitjet e dasmës. Ifakat do të marrë një lajm që do ta trishtojë atë. Çfarë po ndodh me marrëdhënien mes Kaja dhe Pelin? Sejran dhe Ferit dalin së bashku ne Abidin dhe Aishe në një takim mes çifteve.
Orhan dhe Nukhet pas një bisedeje të ndjerë pranojnë njëri-tjetrin si vëlla e motër. Halis shkon të kërkojë zyrtarisht doren e Hatixhes. Por ajo çfarë do të kërkojë kjo e fundit si pajë do t’i shokojë të gjithë.
Ferit dhe Sejran më në fund janë të lumtur duke shijuar dashurinë e tyre. Sejran merr një surprizë të bukur nga Orhan në shenjë falenderimi. Ifakat e cila mendon se tashmë po humbet fuqinë e saj në shtëpi, përgatit planin e saj të hakmarrjes. Kaja ndihmon Pelinin të arratiset nga Serter.
Orhan shkon të falenderojë Sejranin për sakrificën e madhe që ajo ka bërë për ta shpëtuar atë. Si do ta presë pjesa tjetër e familjes Sejranin? Çfarë do të ndodhë me Okesh? Halis i propozon Hatixhes për martesë.
Ferit mëson sakrificën e Sejranit për të shpëtuar babain e tij. Si do ta presë familja Korhan këtë lajm? Ferit shkon dhe rrëmben Hatixhen. Çfarë plani po kurdis ai?
Pasi mësojnë që Kaja ka tentuar të ngre dorë ndaj Sunas, Sejran dhe Kazim shkonë në vilën Korhan për ta larguar Sunan nga ajo familje. Por a do të dëgjojë Suna të largohet me ta? Ferit mëson që Sejran është fejuar me Akinin…
Duke besuar se Sejran ende e do atë pavarësisht asaj që ndodhi, Ferit përballet me Kazim dhe për të zbuluar si qëndron e vërteta. Orhan lirohet nga burgu duke gëzuar kështu të gjithë familjen e tij. E ndërsa ai lirohet, Sejran duhet të paguajë çmimin e saj.
Si po shkon bashkëjetesa e Pelinit me Serterin? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Okesh dhe Orhan? A do të munden Kaja dhe Suna të rregullojnë marrëdhënien e tyre?
Për çfarë do të flasin Suna dhe Ferit? Pelin skon të jetojë në shtëpinë e Sertarit, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç I kishtë planifikuar ajo. Një përballje e frikshme do të ndodhë mes Kajas dhe Sunas.
E kërcënuar nga Okesh, Seyran del ballë për ballë me faktin se ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar jetën Orhanit dhe i kërkon ndihmë Sunës për ta larguar Feritin prej saj. A do t’i japë Pelin një shans të dytë Serterit? Ferit, i cili dëshiron të hapë një faqe të re me Sejranin, përjeton […]
Okesh vazhdon të kërcënojë Sejranin në mënyrë që të martohet me Akinin. Çfarë do të ndodhë me Orhanin? Sejran vendos të largohet njëherë e përgjiithmonë nga Ferit.
Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes Serter dhe Ferit? Sejran në mënyrë që të shpëtojë jetën e Orhanit, i shuan Feritit të gjitha shpresat për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Në gjëndje të dëshpëruar Pelin kërkon faljen e Feritit…
Akin ndihmon Sejranin që të takohet fshehurazi me Feritin. Çfarë do të thuhet në një takim mes këtyre të dyve? Pelin arratiset nga spitali për të ikur pranë Feritit.
Nevra vjen në vilë të takojë Halisin. Çfarë lajmi do t’I japë ajo atij dhe Feritit? Orhan vazhdon të vuajë në burg. Çfarë propozimi ka Akin për Sejran?
Në mënyrë që të shpëtojë Orhanin nga burgu, Halis kërkon ndihmën e një miku të vjetër. Ferit ka filluar tashmë të ëndërrojë një fillim të ri më Sejranin. Çfarë levizjeje do të bëjë Suna në mënyrë që të prishë atë marrëdhënie? Sejran e cila fillon të rebelohet ndaj babait të saj, habitet nga surpriza që […]
Serter dhe Ferit marrin në duar përgjigjen e analizës së ADN-së. Cili nga ata ishtë babai i foshnjës që Pelin priste? A do të mund të shpëtojë kjo e fundit?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Sejran dhe Ifakat? Si do të jetë prezantimi i Akin me Kazim? Një lajm i keq mbi gjëndjen e Pelinit do të shkatërrojë Feritin dhe gjithë familjen e saj.
A do të mund të shpëtojnë Pelin dhe foshnja e saj? Në momentin më të vështirë të Feritit, Sejran vendos t’i qëndrojë në krah si mbështetja e tij më e madhe. Pasi shikon gjëndjen e mjerueshmë të Orhanit, Halis vendos ta ndihmojë atë.
Sejran mundohet të qetësojë Feritin para përballjes që ai do të ketë me Pelinin. A do të besojë Ferit që fëmija që Pelin pret është i tij? Suna ka filluar të kapet pas një ëndrre që e fsheh thellë në zemren e saj.
Çfarë do të kërkojë Kazim nga Sejran në mënyrë që të tërheqë denoncimin e tij ndaj Orhanit? Serter rrëmben Pelinin në mënyrë që të vërtetojë nëse fëmija është i tij. Çfarë do të ndodhë kur pjesë e kësaj skene do të bëhet edhe Ferit me Sejran?
A do të mundet Sejran, të bindë Kazimin për të terhequr denoncimin e tij ndaj Orhanit? Gylgyn për herë të parë gjen guximin të paralajmërojë dhe të kërcënojë Ifakatin. Çfarë të vërtetash do të dalin gjatë përballjes së tyre? Si do të jetë takimi mes Ferit dhe Kazim?
Si do të shkojë marrëdhënia që Ferit ka nisur me Nevran? Pelin e gjendur e pashpresë gjen mbështetje tek Sejran. Ferit arrin të gjejë vendndodhjen e Kazim por jeta e këtij të fundit është në rrezik të madh. Një telefonatë do të çmendë Orhanin.
Sejran mëson sekretin më të madhe të Halisit nepërmjet krahut të tij të djathtë, Latifit. Kazim rrëmbehet. Çfarë do të ndodhë me të pas kësaj? Sejran e veshur si klloun do të ndeshet me një nga situatat më të vështira të jetës së saj.
Vëmëndjen e Feritit duket sikur e ka marrë një vajzë tjetër. Por a do të mundet ai të harrojë kaq shpejt Sejranin? Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë babë e bir mes Ferit dhe Orhan?
Kaja mëson që nëna e tij është martuar me Shehmuzin. Kush është vajza që ka rrëmbyer vemendjen e Feritit? Shefika vjen t’u tregojë Gylgynit dhe Sejranit sekretin më të madh të Halisit.
Halis vazhdon të mbështesë Feritin në punën e tij të re. Çfarë sekreti do të mësojë Ifakat mbi Pelinin? Sejran do të marrë një surprizë të bukur në universitet.
Ferit arrin të pastrojë emrin e familjes së tij duke hedhur poshtë deklaratën e Sejranit. Çfarë do të thuhet mes Suna dhe Ferit? Një lajm nga Kazim do të shqetësojë edhe më shumë Sejranin…
Ferit fillon të afrohet me Sejranin sikur asgjë nuk ka ndodhur. Si do të jetë përballja mes dy motrave, Sejran dhe Suna? Ferit do të hakmerret ndaj Sejranit në të njëjtën mënyrë siç ajo bëri ndaj familjes së tij.
Çfarë do të thuhet mes Abidin dhe Suna? Shehmuz fton Kazimin dhe familjen e tij për darkë. Ferit shkon për të jetuar në shtëpinë e Sejranit. Çfarë plani ka përgatitur ai?
Sejran pranon oferten e Kazimit dhe del në një program televiziv ku rrefen gjithë historinë e saj duke ju dhënë Korhanëve goditjen e tyre më të madhe. Çfarë do të ndodhë tashmë pas këtij rrëfimi publik?
Suna me ndihmen e Feritit dhe Abedinit shkojnë të shpëtojnë Sejranin nga duart e Kazimit. Çfarë do të ndodhë kur Kaja të mësojë që Suna ka dalë fshehurazi natën nga shtëpia? Çfarë do të thuhet në një përballje tjetër mes Ferit dhe Sejran?
Kazim i kërkon Sejranit të hakmerret nga Korhaneve duke dalë në një program televiziv dhe të rrëfejë gjithë historinë e saj. Çfarë propozimi do t’i bëjë Orhan Ifakatit? Suna del fshehurazi nga shtëpia për t’u takuar me Feritin dhe Abedinin. Çfarë plani po përgatisin ata?
Gylgyn largohet nga shtëpia. E mbetur e vetme në mes të 4 rrugëve ajo kërkon ndihmen e Sejranit. Një konkurrencë e madhe ka nisur tashmë mes Suna dhe Pelin. Ferit vendos të punojë krah Halisit në kompani.
Çfarë do të thuhet në një debat mes Sunas dhe Feritit? Gylgyn kërkon të ndahet nga Orhan. A do ta lejojë Halis këtë gjë? Si do të jetë përballja tjetër mes Ferit dhe Sejran?
Me një puthje, Sejran i jep fund njëherë e përgjithmonë marrëdhënies së saj me Ferititn. Cila do të jetë hakmarrja e Nukhet ndaj Halisit? Çfarë vendimi do të marrë Ferit?
Ferit vazhdon të përndjekë Sejranin. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje tjetër mes tyre? Çfarë do të ndodhë me Esman? Halis pranon Pelinin në shtëpinë e tij.
Pasi Sejran shkon në shtëpinë e Peril, mëson që kjo e fundit është kushërira e Pelinit dhe lojën e ndyrë që kanë thurur së bashku. Suna tashmë i ka shpallur luftë të hapur Nukhetit. Ferit vë në dyshim atësinë e fëmijës që Pelin pret.
Suna do të shkatërrohet kur të dëgjojë një bisedë mes Nukhet dhe Kaja. Si do të shkojë takimi mes Halis dhe Shehmuz? Sejran është shumë afer zbulimit të vërtetës.
Suna dhe Kaja zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre në fejesë. Si është gjëndja emocionale e0 Abedin? Suna dhe Sejran vazhdojnë të kenë debate me njëra-tjetrën.
Si është gjëndja emocionale e Sejranit? Ferit i rrëfen Halisit se do të bëhet baba, por jo nga Sejran. Si do ta presë ai këtë lajm? Suna përgatitet për fejesen e saj. A do të jetë Nykhet pjesë e kësaj fejese?
Ferit shkon të përballet me Shehmuz për t’i dalë zot fëmijës që Pelin pret. Por çfarë do të kërkojë Shehmuz nga ai? Sejran takohet me vajzen që ka puthur Ferit. Çfarë do të thuhet gjatë asaj përballjeje?
Çfarë do të thuhet mes Sejran dhe Ifakat? Një përballje mes Kaja dhe Sejran do të mërzisë edhe më shumë Sunan. Ifakat mëson që Ferit takohet fshehurazi me Pelinin.
Halis vendos që fejesa e Kajas dhe Sunas të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Si do të jetë përballja e Sejran me Ferit pas fotove që ajo mori? Çfarë do të ndodhë kur Kazim të mësojë mbi këtë tradhëti?
Sejran dhe Suna për herë të parë dalin kunder njëra-tjetres. Një plan i Pelinit do të shkatërrojë edhe njëherë Sejranin. Nukhet vazhdon të luajë rolin e viktimës. Çfarë do të bëjë ajo që të fitojë vemëndjen e gjithë familjes Korhan?
Si do ta presë Nukhet lajmin e martesës së djalit të saj me Sunan? Kaja i propozon në një mënyyrë shumë romantike Sunas për martesë. Ifakat tashmë I ka shpallur luftë të hapur Nukhetit.
Si do ta presin Ferit dhe Sejran lajmin e martesës së Suna dhe Kaja? Cili do të jetë plani i Nukhet për t’i dhënë goditjen e parë familjes Korhan? Sejran dhe Ifakat do të kenë një përballje të ashpër me njëra-tjetren. Suna vazhdon të dhunohet dhe poshtërohet nga Kazim.
Një puthje mes Kaja dhe Suna mund të përfundojë në tragjedi kur Kazim të bëhet deshmitar i saj skene. Sejran mëson të vërteten e lidhjes mes Sulltana dhe Ferit.
Çfarë do të ndodhë mes Kaja dhe Suna? Halis mëson atë çfarë Sulltana ka bërë dhe për këtë ai fajëson Ifakatin. Ferit dëgjon rrahjet e para të fëmijës së tij.
Ferit kthehet në shtëpi në gjëndje të dehur. I pavetëdijshëm ai tregon që do të bëhet baba. Sulltana kthehet në vilë për të dhënë llogari para familjes Korhan. Çfarë do të ndodhë në këtë përballje?
Halis mbështet vendimin e Sejranit për të filluar universitetin. Çfarë do të kërkojë Ifakat nga Kaja? A do ta mbështesë Ferit Sejranin për të vazhduar ëndrrën e saj?
Sejran pavarësisht dëshpërimit të saj duhet të durojë dhe dhunën e Kazimit. Pelin tashmë është e vendosur të rifitojë Feritin. Në momentin e saj më të keq, Ferit lë vetëm Sejranin dhe shkon të argëtohet.
Ferit kupton që Ifakat është ajo që ka urdhëruar Sulltanen. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit? Pelin shfaqet para Feritit dhe I tregon se pret një fëmijë nga ai.
Suna ka filluar të ëndërrojë për Kajan. Çfarë do të kërkojë Dixhle nga Orhan? Sejran mëson që Sulltana i ka dhënë asaj çdo ditë ilaçe për të parandaluar një shtatzani të mundshme. A do të zbulohet se urdhërin e kujt ka ndjekur ajo?
Si do ta presë Kazim regjistrimin e Sejranit në universitet? Çarë do të thuhet në një përballje mes tij dhe Ferit? Cila është fytyra e vërtetë e Nuket?
Sejran së bashku me Kajan dhe pa dijeninë e Feritit shkon të regjistrohet në universitet. Ky i fundit ndërkohë po përgatit një surprizë të bukur për të. Por çdo gjë do të shkatërrohet kur Ferit dhe Sejran do të takohen brenda në universitet.
Kazim tenton të dhunojë Sejranin kur shikon që ajo është e vendosur për të filluar universitetin. Kaja dhe Suna kanë filluar të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Çfarë do të kërkojë Asuman nga Nuket. Gylgyn vendos të ndryshojë pamjen e saj.
Sulltana dhunon vajzen e saj pasi dyshon që ajo ka një lidhje të fshehtë me Orhanin. Sejran dhe Ferit kthehen në vilë. A do ta mbështesë Ferit Sejranin në ëndrrën e saj?
Si po shkojnë pushimet mes Kaja, Ferit, Suna dhe Sejran? Kerkesat e shumta të Kazim do të çmendin edhe më shumë Halisin. Veprimet e Sejranit gjatë një feste do të acarojnë Feritin. Surpriza e Kajas ndaj Sejranit çon këtë të fundit në një konfikt me Feritin.
Ferit kthehet në vilë por kësaj here për t’i kërkuar Halisit pjesën e tij të pasurisë dhe të drejtën për të gëzuar ato para jashtë asaj vile. Qëndrimi dhe kundërshtimi I Halisit bën që Ferit të ndërmarrë një veprim që do të shokojë gjithë familjen Korhan.
Nyket dhe Kaja shkojnë në shtëpinë e Kazimit për t’i kërkuar falje Feritit. Si do ta presë Ferit faljen e tyre? Si do të jetë takimi mes Kaja dhe Suna?
Pas përballljes me Halis, Ferit shkon të kalojë natën në shtëpinë e Kazimit. Çfarë do të thuhet në një debat mes tij dhe Sejran? Nyket është e vendosur të qëndrojë në vilë pavarësisht situatave të sikletshme që po kalojnë.
Orhan vjen në vilë me një pamje komplet ndryshe duke habitur të gjithë familjen veçanarisht Gylgynin. Sejran mundohet të qëtësojë gjakrat duke folur në fshehtësi me Kajan. Përballja kësaj here mes Ferit dhe Kaja merr permasa më të mëdha. Cilin nga dy nipërit e tij do të mbështesë Halis?
Me ardhjen e vajzës dhe nipit të tij, Halis u jep atyre vendin që u ka munguar në familje. Të gjithë detyrat e Ifakat tashmë i merr Nyket. Çfarë do të ndodhë në një përballje tjetër mes Ferit dhe Kaja?
Sejran dhe Ferit pas shumë vuajtjesh dhe mundimesh arrijnë më në fund të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Në vilë do të mbërrijnë dy pjestare të tjerë të familjes Korhan. Kush janë ata dhe si do t’i presë pjesa tjetër e familjes?
Ferit edhe pse i sëmurë, ju bën me dijë familjes së tij që tani e tutje ai do jetë vetëm në krah të Sejranit. Pasi ai shërohet plotësisht, shkon të kërkojë përsëri doren e vajzës që dashuron. A do ta lejojë Kazim këtë martesë?
Ferit vazhdon të jetë në gjëndje kritike. Çfarë do të thuhet në një përballje të ashpër mes Ifakat dhe Sejran? Hatuç informon dy familjet që martesa e Sunas do të marrë fund si dhe ata do të shkëpusin çdo lidhje me familjen e Safetit.
Në gjëndje kritike për jetën, Ferit dergohet në spital. E gjithë familja Korhan fajëson Sejranin për gjëndjen e tij. Hatuç mundohet të zbusë zemërimin e Halisit. A do të mund të shpëtojë Ferit?
Ferit arrin të arratiset dhe shkon të takojë Sejranin në Antep. Lajmi i arratisjes së tij do të shkatërojë familjen Korhan. Plani i bukur i Sejran dhe Ferit do të shkatërrohet kur Tarik të qëllojë mbi Feritin. A do të mund të shpëtojë ai?
Abedin shkatërrohet pasi mëson mbi martesen e Sunas. Kjo e fundit mundohet ta paralajmërojë atë mbi rrezikun që po I kanoset Feritit. Halis vendos të izolojë Feririn në një magazinë. Sejran dhe Hatuç mbërrijnë në Antep.
Sejran vendos të braktisë Feritin dhe të kthehet në qytetin e saj të lindjes. Për çfarë do t’i përgjerohet Orhan Halisit? Abedin shkaterrohet kur meson që Suna është martuar me Safetin. Halis bastis vilen e armikut të vjetër të tij.
Ferit i propozon Sejranit të arratisen jasht vendit së bashku pasi kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar dashurinë e tyre. Pas kësaj Ferit në heshtje ndahet me gjithë familjarët e tij. Kush do ta ndalojë Sejranin kësaj here?
Ferit del kundër babait dhe gjithë familjes së tij për të mbrojtur dashurinë e tij ndaj Sejranit. Kjo e fundit dergohet me forcë në vilen e Tarik. Si është gjëndja e dy motrave? Ferit I përgjigjet kërcënimit të Tarikut me të njëjtën mënyrë.
Pelin tenton të vrasë veten por Zerrin arrin në kohë ta ndalojë atë. Tarik kërcënon Orhanin me vdekjen e djalit të tij. Tarik kthen Sejranin në shtëpinë e saj.
Si do të shkojë nata e parë e marteses së Sunas? Sejran arratiset nga shtëpia dhe shkon të kalojë naten me Feritin. Por lumturia e tyre do të zgjasë shumë pak…
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Sejran dhe Pelin? Kazim pabesisht dergon Sunan për të përfuduar celebrimin e lënë përgjysëm. Një kërcënim do të vijëpër Feritin…
Halis dhe Hatixhe rrëzojnë muret që kanë ndërtuar për vite dhe shprehin dashurinë e madhe që akoma ndjejnë për njëri-tjetrin. Sejran tashmë është e vendosur për të mos u larguar më nga Ferit. Si është gjendja emocionale e Gylgyn?
Familja Korhan të dëshpëruar përcjellin për në banesen e fundit Fuatin. Sejran ndërkohë vazhdon të qëndrojë pranë Feritit i cili është i shkatërruar. Çfarë do të ndodhë gjatë ceremonisë mortore?
Fuat dhe Asuman u bashkohen Feritit, Sejranit dhe Sunas për t’i ndihmuar ata. Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Halis dhe Safet. Një lajm i tmerrshëm do të vijë për familjen Korhan.
Fuat arrin të kuptojë se ku po fshihet Ferit. Esma për herë të parë ngre zërin ndaj Kazimit. Ferit dhe Sejran vendosin që mos të lëshojnë më kurrë doren e njëri-tjetrit.
Ku do të strehohen tashmë Ferit, Abedin, Suna dhe Sejran? Kazim dhe Safet bastisin shtëpinë e Halisit. A do të mundet Tarik të gjejë Sejranin dhe Sunan?
Suna bëhet gati për dasmën e saj të padëshiruar. Abedin nga ana tjetër vuan për dashurinë e tij të humbur. Por Ferit ka një plan për të ndaluar këtë martesë. A do të mundet ai ta çojë deri në fund planin e tij?
Orhan për herë të parë del kunder Halisit për të mbrojtur djalin e tij. Suna me lot në sy përgatitet për dasmen e saj. Ferit takon fshehurazi Sejranin, por kësaj here ai ka një propozim për të. Çfarë do të ndodhë kur Tarik të mësojë mbi këtë takim?
Për çfarë do ta paralajmërojë Tarik Kazimin? Pavarësisht që Halis ka ndaluar rreptësisht daljen e Feritit nga shtëpia, ky i fundit shkon të takojë Sejranin në shtëpinë e saj. Çfarë do të ndodhë në takimin e ndjerë të tyre?
Ferit dhe Sejran ndahen përfundimisht. Çfarë do të ndodhë me Sejranin pas gjyqit? Si do ta presë Halis ardhjen e Pelinit në shtëpi? Ferit vendos t’I japë një mësim familjes së tij.
Sejran provon fustanin e saj të nusërisë. Për ironi të fatit Pelin gjithashtu shkon në të njejtin vënd për të provuar fustanin e saj të nusërisë. Çfarë do të thuhet në atë përballje? Sejran dhe Ferit tashmë do të përballen në gjyqin e divorcit të tyre.
Çfarë do të thuhet mes Ferit dhe babait të tij? Pasi Sejran mëson për propozimin për mërtesë të Feritit, ajo shkon të përballet me të. A do të vazhdojna ata të dy të lëndojnë më shumë njëri-tjetrin?
Kazim shkatërron ndjenjat e Abedin dhe Suna. Çfarë do të thuhet në atë përballje? Ferit bën një përpjekje të fundit për t’u afruar me Sejran, por ai do të ndeshet me zemërimin e saj. Tashmë i bindur për të nxjerrë Sejranin nga jeta e tij, Ferit i propozon për martesë Pelinit.
Për të çuar më tej planin e saj, Zerrin mundohet të afrohet më shumë me Kazim. Si do të shkojë takimi mes Sejran dhe Tarik? Çfarë do të thuhet mes Halis dhe Ferit?
Safet, Kazim dhe Tarik shkojnë të marrin Sejranin nga vila e Korhaneve. Sejran dhe Ferit nënshkruajnë letrat e divorcit duke hequr dorë përfundimisht nga njëri-tjetri. Çfarë do të ndodhë kur Tarik tenton të afrohet me Sejran?
Pasi mëson që Ferit ka shkuar në shtëpinë e Safetit, Halis vendos të marrë me dhunë Sejranin nga shtëpia e saj. Por cili do të jetë vendimi I tij për marrëdhënien mes Sejran dhe Ferit? Çfarë do të kërkojë kësaj here Suna nga Abedin?
Pasi Ferit mëson nga Suna që Kazim ka vendosur të martojë Sejranin, ai shkon të përballet me Tarik. Çfarë do të ndodhë në përballjen e tyre? Abedin shkon pas tij për ta mbrojtur atë. A do të rregullohet marrëdhënia mes tyre?
Çfarë do të thuhet mes Halis dhe Ferit? Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Sejran dhe Tarik? Suna e cila ndodhet në një gjëndjë të mjerueshme detyrohet të fejohet me një njëri që nuk e do.
Halis kërkon të takohet me Pelinin. A do të jetë kjo bisedë një shpresë për këtë të fundit? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ferit dhe Suna? Safet së bashku me bfamiljen e tij shkojnë për të kërkuar doren e Sunas.
Abedin i propozon Sunas për martesë. Si do të jetë përgjigja e saj? Sejran gjithashtu mëson për lidhjen e fshehtë të motrës së saj. Sejran kërkon të takohet me Feritin. A do të jetë ky takim një shpresë për marrëdhënien e tyre apo do të jetë fundi i gjithçkaje?
Sejran refuzon të kthehet në shtëpi me Feritin. Si do ta përjetojë ai faktin që po ndahet përfundimisht nga gruaja e tij? Çfarë komunikimi ka Halis për familjen e tij?
Pas bisedës me Zerrin, Kazim vendos divorcin mes Sejran dhe Ferit. Si do ta presë Sejran faktin që po divorcohet nga djali që do? Një përballje e ashpër do të ndodhë mes Kazim dhe Halis. Ferit vendos të kthejë me dhunë Sejranin në shtëpi.
Sejran vazhdon të dhunohet nga Kazim. Si do të jetë takimi mes Sejran dhe Ferit? Abedin largohet nga puna. Kazim do të marrë një telefonatë që do ta gëzojë atë…
Sejran do të dhunohet barbarisht nga babai I saj. Ferit nga ana tjetër mëson rreth ndjenjave që Abedin ka për Sunan. Si do të jetë përballja e tyre pas kësaj? Çfarë vendimi do të marrë Halis për martesen e Ferit dhe Sejran?
Si do të përfundojë përballja mes Sejran, Esma dhe Zerrin? Në nerva e sipër, Ferit tenton të godasë Sejranin. A do të shkatërrojë kjo njëherë e mirë marrëdhënien e tyre? Me kë po bashkëpunon Zerrin për t’i dhënë fund martesës së Feritit?
Suna nën praninë e Abedinit, Feritit dhe Sejranit takon bashkëshortin e ardhshem të saj. Gylgyn ndjek Orhanin dhe e gjen atë në shtëpinë e Defnes. Si do të jetë kjo përballje mes të treve? Esma së bashku me Sejran shkon të paralajmërojë Zerrinin të qëndrojë larg martesës së vajzës së saj.
Suna dhe Abedin vuajnë nga dashura e ndaluar e tyre. Kush do të jetë personi që do të marrë vesh mbi dashurinë e tyre? Për çfarë do ta paralajmërojë Ifakat Sunan?
Çfare do të ndodhë me marrëdhenien mes Ferit dhe Sejran pas planit djallëzor të Zerin? Sulltana vazhdon të informojë Ifakatin për çdo levizje të Sejran dhe Suna. Abedin është i shkatërruar nga frika e humbjes së vajzës që ai dashuron.
Ifakat vendos t’i gjeje Sunas nje kanditat per martese. Si do ta prese ajo dhe Abedin kete lajm te hidhur? A do te mundet Ferit te fitoje faljen e Sejranit? Zerin shkon te perballet me Sejran.
Kur më në fund Sejran është gati t’u dorëzohet ndjenjave të saj, ajo do të shkatërrohet kur dëgjojë një bisedë mes Gylgyn dhe Ferit. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e tyre?
Ferit dhe Sejran vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. Orhan ka filluar të takohet më shpesh me Defnen. Zerin kërkon nga Gylgyl martesen e Pelin me Ferit.
Përballja me Zerin dhe kërkesa e saj për t’u divorcuar nga Sejran do të çmëndë Feritin. Sejran nga ana tjetër merr një vendim të rëndësishem për të rregulluar martesen e saj. Si do ta presë familja Korhan vendimin e Fuat dhe Asuman për adoptimin e një fëmije?
Fuat dhe Asuman arrijnë të rregullojnë marrëdhënien e tyre dhe marrin një vendim të rëndësishem për jeten e tyre? Sejran dhe Ferit do të përballen me një sprovë të re. Mamaja e Pelinit ka diçka të rëndësishme për t’i komunikuar Halisit…
Çfarë do të kërkojë Defne nga Gylgyn dhe Ifakat? Sejran dhe Ferit sëbashku me Abedin, Suna, Asuman dhe Fuat kalojnë një fundjave të bukur mes tyre. A do të funksionojë plani i Feritit për të rregulluar marrëdhënien mes Fuat dhe Asuman?
Sejran dhe Suna marrin Asuman dhe nisen për një udhëtim. Ferit nga ana tjetër së bashku me Fuat dhe Abedin nisen për t’u bashkuar me vajzat. Një aksident mund të shkatërrojë gjithçka…
Fuat vjen në vilë në gjendje të dehur. Çfarë do të bëjë ai i cili ka dalë jashtë kontrollit të vetës? Si do ta përballojë Asuman gjendje e mjerueshme të bashkëshortit të saj? Çfarë do të kërkojë Halis nga Sejran?
Kazim do të mahnitet nga bukuria e gruas së tij? Suna dhe Abedin tashmë u janë dorëzuar ndjenjave të tyre. Ferit përgatit një surprizë të bukur për Sejranin. A do të jetë e gatshme ajo t’i japë një mundësi të dytë martesës së saj?
Sejran heq dorë nga kontrata e saj me Efen. Fuat për herë të parë ngre zërin para gjyshit të tij. Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Sejran dëgjon Feritin duke fshehur fshehurazi me Pelinin.
Duke dashur t’i bëjë një surprizë Feritit në kompani, Sejran e gjen atë në një bar me një vajzë tjetër. A do të jetë kjo një thyerje besimi apo një keqkuptim nga ana e Sejranit? Cila do të jetë arsyeja e përballjes mes dy vëllezërve, Fuat dhe Ferit?
Ferit për herë të parë rrëfen Sejranit se tashmë ai është i dashuruar me të. Si do të jetë tashmë sjellja e Sejran pas kësaj deklarate dashurie? A do të thyeje përsëri Ferit fjalën e dhënë dhe të kontaktojë përsëri me Pelinin?
Orhan vendos t’i japë fund lidhjes së tij me Ifakat. Suna dhe Abedin vazhdojnë të takohen fshehurazi. Kush do të jetë personi i parë që do të mësojë rreth ndenjave të tyre?
Cilat do të jenë detyrat e reja që Halis ka vendosur për Ferit, Fuat dhe Orhan? Ifakat mëson nga Sulltana rreth lidhjes që Sejran ka patur me Jusuf. Sejran vendos të takojë Pelinin. Çfarë do të thuhet mes tyre?
Pasi mëson që Pelin akoma nuk është larguar nga dhoma e saj, Sejran si e çmendur shkon dhe i tregon vendin asaj. Pas kësaj Sejran i rrëfen çdo gjë Halisit. Si do të reagojë ky i fundit ndaj padrejtësive që i janë bërë Sejranit? Një rrëfim i Sunas do të lumturojë Feritin.
Si do të shkojë tashmë marrëdhënia mes Abedin dhe Suna? Falë Feritit, Sejran për herë të parë ulet të hajë mëngjes në një tryezë me babain dhe nënën e saj. A do të mundet Halis të mbyllë mosmarrëveshjet dhe armiqësinë e krijuar mes Ferit dhe Serter?
Si është gjendja shëndetësore e Kazim? Ferit I kërkon falje Sejranit. A do të munden ata të dy të rregullojnë marrëdhënien e tyre pavarësisht të gjitha problemeve? Çfarë do të thuhet mes Pelin dhe Gylgyn?
Pas një përleshjeje me armë, Kazim plagoset në sy të Feritit. Si do ta presë Sejran këtë lajm? Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien e saj me Feritin?
Çfarë do të thuhet mes Halis dhe Sejran? A do t’i rrëfejë ajo paturpësinë e Feritit? Suna për herë të parë ndjen ngrohtësinë e babait të saj. Kazim shkon të takojë Feritin dhe t’I dalë zot vajzës së tij
Duke kuptuar rrezikun që i kanoset Pelinit, Ferit e sjell atë në vilë. Si do ta presë Sejran këtë gjest të shëmtuar nga ana e tij? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Gylgyn dhe Ferit?
Pelin kupton rrezikun që po i kanoset nga Serter. Për çfarë do ta paralajmërojë Orhan Defnen? Ferit vendos të qëndrojë me Pelinin duke shkelur fjalën e dhënë ndaj Sejranit.
Sejran tashmë mund të vazhdojë ëndrrën e saj pavarësisht kundërshtimeve të familjes Korhan. Pasi mëson që Ferit takohet përsëri me Pelinin, Sejran zihet keq më të. Çfarë do të bëjë ajo që t’i japë një mësim të mirë Feritit?
Ferit dhe Sejran vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin me fjalë të rënda dhe të vërteta të hidhura. Kazim vazhdon të mbështesë Sejranin në ëndrrën e saj pavarësisht kundërshtimeve të familjes Korhan.
Ferit çmendet kur mëson që Sejran ka firmosur kontraten me Defnen. Një përballje e ashper do të ndodhë gjithashtu mes tij dhe Ifakat. Kjo e fundit kërkon nga Sejran që ajo të heqë dorë nga ëndrra e saj. Ferit tashmë jashtë kontrollit shkon të përballet gjithashtu me Pelinin.
Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Ferit dhe Burak? Si do të shkojë intervista e punës së Sejranit? A do të mund të firmosë ajo kontratën dhe të kundërshtojë vullnetin e Feritit?
Ferit shkon për të kërkuar llogari tek Pelin pasi nuk duron dot faktin që ajo po del me një djalë tjetër. Ifakat mëson që Ferit është në dijeni të marrëdhënies së saj me Orhanin. Çfarë do të kërkojë Sejran nga Halis?
Si do të jetë tashmë sjellja e Feritit kundrejt babait të tij? Defne ka një propozim pune për Sejranin. Çfarë do të kërkojë Ferit nga Defne? SEjran duhet të marrë leje tek Kazim për punën e saj të re…
Ferit e dehur e tregon Sejranit skenen e shëmtuar që pa mes babait të tij dhe Ifakat. Por çfarë do të bëjë ai kur të mësojë që Sejran ka qënë në dijeni të kësaj marrëdhënieje? Si do të jetë përballja mes Sejran dhe Ifakat? A do të kriset përsëri marrëdhënia e Ferit dhe Sejran?
Si do të shkojë seti fotografik i Sejran dhe Ferit? Halis dhe Hatixhe tashmë kanë filluar të rijetojnë dashurinë e tyre. Jusuf paralajmëron Sejranin se Ferit po e tradhëton më Sulltanen. Ferit verteton që Orhan po tradhëton nënën e tij me Ifakat.
Ferit shikon babain e tij teksa natën vonë troket në dhomen e Ifakat. A do të munden këta të dy të justifikojnë para Feritit këtë moment? Për çfarë do ta paralajmërojë Sejran Sulltanen?
Ferit plotëson dëshirën më të madhe të fëmijërisë së Sejranit duke kthyer shtëpizën prej druri në një shtëpi ëndrrash. Kazim gjithashtu do të marrë një surprizë të bukur. Si do të shkojë darka e madhe mes dy familjeve? A do t’i bashkohet Halis kësaj darke?
Ferit i plotëson Sejranit një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë. Çfarë do të kërkojë Hatixhe nga Halis? Ferit vazhdon të ndeshet me Pelinin ndërkohë që ai është me Sejranin. Çfarë do të thuhet në përbaljen e tyre?
Ferit dhe Sejran të arratisur kalojnë natën në një shtëpi prej druri. Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Abedin dhe Suna? Ferit i propozon Sejranit një plan për të rregulluar marrëdhëniet me familjet e tyre.
Sejran braktis Feritin dhe vilën Korhan për t’u rikthyer tek babai i saj. Si do ta përjetojë Ferit largimin e saj? Çfarë do të bëjë ai që të rikthejë përsëri gruan e tij?
Kur më në fund çdo gjë duket sikur po ecen mirë mes Sejran dhe Ferit, ky I fundit largohet nga Sejran për të shkuar pas Pelinit. Një përballje e ashpër dhe disa fjalë të pamenduara nga Ferit do të sjellin shkatërrimin e martesës së tij me Sejranin.
Hatixhe qëndron gjithë natën në spital me Halisin. Si do të vazhdojë tashmë marrëdhënia mes Sejran dhe Ferit? Po Pelin si po e përjeton rikthimin e Feritit dhe raportin e tij me Sejranin?
Pavarësisht puthjes së Sejranit, Ferit nuk e ndryshon dot vendimit e tij për t’u larguar. Si është gjendja shendetësore e Halis? Ndërkohë që Sejran vuan nga largimi i Ferit, ai do të shfaqet papritur në deren e spitalit.
Pelin i dergon një mesazh Sejranit ku i tregon që Ferit por largohet për në New York dhe se ajo është e vetmja që mund ta ndalojë atë. Çfarë do të ndodhë me Halis? Sejran mbërrin në kohë për të ndaluar Feritin. A do të ndryshojë një puthje gjithçka?
Të gjithë janë të shqeqëtuar nga largimi I Feritit. Suna dhe Sejran vazhdojnë të dhunohen nga babai i tyre. Çfarë plani po thur Ferit? A do të largohet ai me Pelinin dhe të braktisë gjithçka?
Ferit largohet nga shtëpia dhe shkon të gjejë strehim tek Pelin. Sejran ndërkohë vuan pasi fajëson veten mbi gjendjen e Feritit. Kazim shkon dhe largon dy vajzat e tij nga vila e Korhaneve.
Pas një zenke me Feritin, Jusuf shkon dhe i rrëfen Kazimit si qëndron e vërteta e lajmit të publikuar. Fuat tenton të afrohet më shumë me Sunen. Halis mëson të vërtetën mbi tradhëtitë e Feritit ndaj Sejranit. Një përgjigje e kësaj të fundit mund të shkatërrojë Feritin njëherë e përgjithmonë.
Çfarë do të kërkojë Ifakat nga Suna? Ferit do të zihet keq me gazetarin që publikoi lajmin, por ai se di se pas gjithë kësaj fshihet një kurth tjetër. Sejran nga ana tjetër bëhet deshmitare e një debati mes lotësh të Ferit dhe Pelin.
Si do të jetë përballja e Kazim me Ferit? Çfarë do të ndodhë kur Halis të mësojë të vërtetën? Ferit dhe Sejran vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. Çfarë do të kërkojë Kazim nga Jusuf?
A do të munden Ferit dhe Sejran të ndalojnë publikimin e lajmit? Çfarë do të thuhet mes Halis dhe Hatixhe? Ferit dhe Sejran kanë filluar të lidhen më shumë me njëri-tjetrin. Por çfarë do të ndodhë kur lajmi mbi Feritin të dalë në të gjitha gazetat?
Sejran dhe Ferit vazhdojnë të lëndojnë njëri-tjetrin. Gylgyn paralajmëron Pelinin të qëndrojë larg Feritit. Mes Sunas dhe Abedin kanë filluar shkëndijat e para të dashurisë. Çfarë do të kërojë kësaj here Ferit nga Sejran?
Ferit shkon të argëtohet me dy vajza në një bar, por situate agravohet kur Pelin të bëhet pjesë e mbrëmjes. Disa foto të bëra atë mbrëmjë mund të shkatërrojnë Feritin. Si do të vazhdojë marrëdhënia e këtij të fundit me Sejranin?
Çfarë propozimi ka Ifakat për Orhanin? Ferit kërkon të dijë mbi traumat që Sejran ka përjetuar në fëmijëri. Një përgjigje e Jusufit në një përballje me Feritin dhe Sejranin do të shkatërrojë edhe më shumë marrëdhënien e këtyre të dyve.
Halis shkon tek Kazim të kërkojë që Suna tashmë të jetë nënë kujdesin e tij dhe të Ifakat. Ferit, Sejran , Fuat dhe Asuman kalojnë kohë duke luajtur me njëri-tjetrin. Çfarë do të thuhet mes Ferit dhe Kazim?
Suna rikthehet në shtëpi. Çfarë do ta presë tashmë atë? Ferit kërkon ndihmë nga Halis që të pengojë martesën e Sunas. A do ta shpëtojë Halis atë nga babai i saj dhe nga martesa e padëshiruar?
Në momentin që Kazim po mbyt Sejranin, Suna e godet në kokë atë në mënyrë që të shpëtojë motrën e saj. Çfarë do të ndodhë tashmë me Kazim? Pas gjithë kësaj Suna vendos të largohet nga Sejran dhe të rikthehet në shtëpi. Ifakat do të përballet me zemërimin e Halis.
Një telefonatë nga Suna do të çmëndë Kazimin. A do të munden Ferit dhe Sejran të fusin Sunan në vilë pa e kuptuar njeri? Kazim bën një vizitë të papritur në vilë…
Suna shkon të strehohet në shtëpinë e Pelinit. Esma ndërkohë po torturohet nga Kazim. Suna dhe Abedin kanë filluar të afrohen më shumë me njëri-tjetrin.
A do t’ia plotësojë Sejran kushtin e vetëm që Ferit i vendosi asaj? Ferit dhe Sejran vendosi të rrëmbejnë Sunen për ta shpëtuar atë nga një martesë e padeshiruar. A do t’ia dalin ata ta shpëtojnë atë pa rënë në sy të Kazim?
Suna lumturohet kur Kazim vendos të anullojë fejesen e saj. Sejran dhe Suna përballen me njëra-tjetren mbi puthjen që kjo e fundit i dha Feritit. Por situate do të dalë jasht kontrollit kur Kazim dëgjon biseden mes tyre. Sejran me lot në sy kërkon ndihmë nga Ferit që të shpëtojë Sunen nga duart e babait […]
Suna vazhdon të vuajë në heshtje për gabimin e saj. Si do të jetë përballja mes dy motrave? Një zotëri në moshe vjen të kërkojë doren e Sunes. Çfarë vendimi do të marrë Kazim mbi vajzen e tij?
Suna zgjohet dhe kupton se çfarë gabimi ka bërë një natë më përpara. Si do të jetë tashmë përballja e saj me Feritin? Çfarë denimi do t’u japë Halis Fuatit dhe Feritit? Sejran mëson rreth puthjes së Sunes dhe Feritit.
Disa plagë të pashëruara kurrë do të hapen përsëri në një bisedë mes Halis dhe Hatixhe. Sejran, Ferit, Suna dhe Fuat dalin të festojnë së bashku. Por mbremja do të shkatërrohet kur Suna në gjëndje të dehur do t’I japë një puthje në buzë Feritit.
Ferit surprizon Sejranin duke e çuar atë të hajë mengjesin e tij të preferuar në vendin e preferuar. Teksa shijojnë një ditë të dedikuar njëri-tjetrit, Ferit do të ndodhet në telashe në prani të Sejranit. Kush do t’i vijë atij në ndihmë?
Asuman fillon të dyshojë tek Fuat kur e sheh atë shumë afer me Sunen. Një bisedë mes Jusuf, Sejran dhe Suna do të çmëndë Kazimin. Kush do ta shpëtojë tashmë Sunen nga duart e Kazim? Për herë të parë Sejran i jep një përqafim të sinqertë Feritit.
Jusuf fillon punë në vilën Korhan duke thënë se është një i aferm i largët i Sejranit. Si do ta presin Ferit dhe Sejran këtë surprizë të pakëndshme? Suna nën shoqërinë e Kazim shkon në vilë për të punuar me Fuat.
Sejran bëhet përsëri pjesë e një skenë tradhëtie mes Ferit dhe Pelin. Suna ndërkohë i del në mbrojtje motrës së saj duke paralamëruar Pelin të qëndrojë larg asaj martese. Ferit do të marrë lavdërime nga Halis. Çfarë po ndodh mes Fuat dhe Suna?
Sejran vazhdon të mbulojë Feritin ndersa ai takohet me Pelinin. Çfarë do të kërkojë Jusuf nga Suna? Ferit dhe Sejran do të darkojnë me dy familjet e tyre. Çfarë surprise do t’i presë ata gjatë kësaj darke?
Sejran për herë të fundit paralajmëron Jusufin të dalë njëherë e përgjithmonë nga jeta e saj. Si do të jetë përballja e Ferit dhe Sejran? Ferit dyshon se Pelin po e tradhëton atë.
Jusuf këmbngul të takohet me Sejranin duke e kërcënuar atë. Esma, Suna dhe Hatixhe vizitojnë vilën Korhan. Cfarë të kaluarë të përbashkët kanë Halis dhe Hatixhe? Pasi Ferit mëson se Sejran po takohet fshehurazi me Jusufin , ai do të ketë një përballje të ashpër me ta.
A do të mundet Sejran të heqë qafe Jusufin nga jeta e saj para se familja Korhan të mësojë ndonjë gjë nga ai? Cila do të jetë arsyeja e përballjes së ashpër të Sejran dhe Ferit? Pasojat e kësaj përballjeje do të inatosin Halisin dhe familjen Korhan.
Si do të jetë përballja mes Sejran dhe Suna? A do të arrijë Sejran të sqarohet me motrën e saj? Çfarë po e mundon Halisin? Jusuf vazhdon të këmbngulë për dashurinë e Sejranit.
Si është gjendja shëndetësore e Asuman? Cila është arsyeja që Halis do të revoltohet me Feritin? Jusuf , ish-I dashuri I Sejranit troket në deren e Korhaneve.
Kazim së bashku me familjen e tij mbërrijnë në Stamboll. Si do të jetë takimi i tij me Sejran? Kjo e fundit e lumtur shkon të takojë nënën dhe motrën e saj. Çfarë do të mësojë Suna nga Ferit?
Ferit tashmë përpiqet të mësohet me vendin e tij të punës. Ndërkohë zënkat e tij me Sejranin vazhdojnë gjatë gjithë kohës. Pelin vazhdon të bëhet pjesë e marteses së tyre. Sejran bëhet deshmitare e marrëdhënies së fshehtë të Ifakat dhe Orhan.
Si do ta shkojë dita e parë e punës së Feritit? Asuman do t’i japë një lajm të trishtë familjes Korhan. Një puthje nga ana e Feritit do të çmëndë Sejranin.
Sejran merr dhurata të çmuara nga Halis dhe gjithë familja e tij duke i uruar mirëseardhjen si nuse e shtëpisë. Ifakat nga ana tjetër i tregon asaj rregullat e familjes Korhan. Suna vazhdon të vuajë nga dhuna e babait të saj.
Sejran mbërrin në Stamboll, tashmë ajo njihet plotësisht me familjen e re. Si do të jetë takimi i saj me Halis? Suna dëgjon që në Antep kanë nisur thashethemet për të dhe kjo gjë nuk do sjellë aspak pasoja të mira.
Sejran shkon të drekojë me Feritin dhe prinderit e tij. Si do të shkojë ky takim? Sejran me lot në sy kërkon të dijë nga Ferit pse ai zgjodhi atë dhe jo motrën e saj.
Si do të jetë takimi i parë pas fejesës së Sejranit me Feritin? Çfarë do të thuhet mes Ifakat dhe Orhan? Sejran i kërkon Jusufit ta rrëmbejë atë për të shmangur martesën me Feritin. Cila do të jetë përgjgja e Jusufit?
Ferit mbërrin në Gaziantep së bashku me familjet e tij. Gjatë një shëtitjeje në qytet, një takim i rastësishëm me një vajzë do të rrëmbejë zemren e tij. Suna nga ana tjetër është e emocionuar për ditë e fejesës së saj. Por një vendim i momentit të fundit do ta shkatërrojë atë dhe motën e […]
Halis aga vendos që Ferit të martohet me një vajzë të denjë nga Gaziatepi. Gjetja e nuses së duhur është detyrë e nuses së madhe të Halis Agës, Ifakatit. Si po e përjeton Ferit këtë gjetjen e nuses pa dëshirën e tij? Kush është kandidatja që Ifakat zgjedh?
Ferit, beqari i pashem i familjes Korhan është më çapkëni dhe më i papërgjegjshmi nga të gjithë. Halis Korhan, vendos që nipi i tij Ferit duhet të martohet…Një dashuri me shikim të parë ndryshon jetën e të gjithëve! Dikush bën plane për t’u hakmarrë dhe për të fituar jetën që ju vodh! Dikush tjetër bëhet […]
Top Kast
Afra Saraçoğlu
Serjan
Mert Ramazan Demir
Ferit
Çetin Tekindor
Halis
Serif Sezer
Hatixhe
Plot
Çapkëni i pasur
Drama
Ferit, beqari i pashem i familjes Korhan eshte me capkeni dhe me i papergjegjshmi nga te gjithe. Halis Korhan, vendos qe nipi i tij Ferit duhet te martohet...Nje dashuri me shikim te pare ndryshon jeten e te gjitheve! Dikush ben plane per tu hakmarre dhe per te fituar jeten qe ju vodh! Dikush tjeter behet pjese e nje super vile e mbushur me tradheti, genjeshtra dhe sekrete. A ka dashuri me te madhe dhe me te bukur dhe me te veshtire se ajo mes Feritit dhe Sejran? Bazuar ne nje ngjarje te vertete!