Një rivalitet i fortë pa kufinj. Një fiksim dashurie që ndryshon jetën e të gjithëve. Martesa të palumtura dhe drama e dy familjeve më të fuqishme. Një rivalitet që do të pasojë edhe tek fëmijet e tyre. Kur pasioni dhe pushteti mbizotërojnë, konflikti shnderrohet në “luftë”. A mund të urresh deri në vdekje dhe të duash me të njejtën forcë!? Telenovela më e mirë e vitit në Meksikë, me një kast aktorësh shumë të famshem!
Rehina dhe David më në fund marrin mbështetjen e familjarëve të tyre për dashurinë e madhe që ata ndjejnë për njëri-tjetrin. Çfarë do të ndodhë me Erikun në burg? A do t’i japë tashmë Gabriela një mundësi Agustinit? Cili do të jetë përfundimi i Frankos? Çfarë do të ndodhë me Hulian dhe me dy dashuritë […]
Gabriela arrin të demaskojë falë një regjistrimi Frankon gjatë një mbledhje bordi. A do të mundet Eladio pas kësaj të rimarrë kompaninë e tij? Erik po torturohet në burg. Po Franko a do të mundet t’i shpëtojë drejtesisë? Çfarë do të ndodhë me dashurinë e Davidit dhe Rehinës?
Çfarë do të ndodhë me Marintian? Franko gjatë një mbledhje bordi tregon se tashmë ai është presidenti i kompanisë Gpmez Luna si aksioneri më i madh. Çfarë do të ndodhë tashmë me Eladion? Erik përfundon në burg pasi tenton të abuzojë me Konsuelon. Rehina anulon martesën e saj…
Rehina pranon propozimin për martesë të Horhes. Si do të reagojë David kur të mësojë që vajza që dashuron do të martohet me një njeri tjetër? Po Hulia kë do të zgjedhë ndërmjet Eladios dhe Arturos? Gabriela më në fund mëson tradhëtinë e Frankos.
Hulia vendos të largohet nga shtëpia e Eladios dhe të jetojë në një apartament të vogël. Tashmë gara ndërmjet Eladios dhe Arturos për të fituar zemrën e Hulias vazhdon akoma më shumë. Si është gjëndja emocionale e Ninës? Çfarë do të ndodhë mes Gabrielës dhe Frankos?
Nina dhe Arturo të shkatërruar i japin lamtumirën e fundit vajzës së tyre. Arturo pas kësaj i etur për hakmarrje bën të mundur arrestimin e Hashmor. A do të mundet Nina të mësojë që Erik ditën që vdiq Daniela është takuar me shkaktarin e vdekjes së vajzës së saj?
Hashmor i jep me forcë një mbidozë drogë Danielës duke e çuar atë në gjëndje shoku. A do të mundet ajo t’i mbijetojë kësaj mbidoze? Çfarë do të ndodhë tashmë me familjen Montenegro?
A do ta pranojë dot Arturo ndarjen nga Hulia? Çfarë do të ndodhë mes Gabrielës dhe Agustinit? Rehina dhe David pohojnë që vazhdojnë të dashurojnë njëri-tjetrin. Daniela ndodhet në rrezik.
Nina duke u ulur në gjunjë Hulias kërkon ndihmen e saj. Për çfarë bëhet fjalë? Si do të jetë përballja mes Rehinës dhe Danielës? Hulia vendos të ndahet përfundimisht nga Arturo.
Klara kurorëzon dashurinë e saj në martesë. Arturo dhe Eladio edhe në një dasmë konkurojnë mes tyre për dhuraten më të mirë. Horhe i propozon Rehinës për martesë. A do të mund të pranojë ajo? Cila do të jetë arsyeja e debatit të rradhës mes Gabrielës dhe Frankos?
Migel shkon të takojë Eladion për të kuptuar cili është qellimi i tij ndaj Ninës. Eladio paralajmëron Hulian mbi Arturon. A do t’i kushtojë ajo rëndësi fjalëve të tij? Çfarë kërkon të dijë Nina nga Rehina?
Nina dhe Arturo vazhdojnë të përballen ashper me njëri-tjetrin. Franko terbohet kur mëson se Eladio nuk do ta bëjë publike atësinë e tij. Nina falenderon Migelin për mbështetjen e tij. Çfarë do të thuhet kësaj here mes Eladios dhe Arturos?
Çfarë do të kërkojë kësaj here Umberto nga Arturo? Daniela arratiset nga klinika. Ku do të shkojë ajo? Çfarë do të thuhet mes Ninës dhe Migelit pas mbështetjes të madhe që ky i fundit i dha në mbledhje asaj?
Hulia vazhdon të emocionohet nga dashuria e madhe që Eladio ndjen akoma për të. David ndërkohë xhelozon akoma për Rehinën. A do ja japë Eladio mbiemrin e tij Frankos? Migel në një mbledhje bordi mbështet Ninën duke i dalë kundër babait të tij.
Si është gjëndja shëndetësore e Danielës? A do të pranojë ajo të fillojë trajtimin e saj në klinikë? Eladio vendos t’i japë mbiemrin e tij Frankos. Gabriela dhe Agustin fillojnë të afrohen më shumë me njëri-tjetrin.
Hulia vendos të lidhet me Arturon. Si do ta presë Eladio këtë gjë? Çfarë do të mësojë Gabriela nga Agustin mbi Frankon? Daniela i rikthehet përsëri drogës. Çfarë do të ndodhë me të kësaj here?
Hulia e terbuar nga xhelozia heq unazën e saj e martesës dhe ja jep Eladios pasi ai i konfirmon lidhjen e tij me Ninën. Çfarë do të zbulojë kësaj here Gabriela mbi Frankon? Si do të jetë përballja mes Ninës dhe Hulias?
Gabriela kërkon ndihmën e Agustinit për të zbuluar nëse Franko ka thënë të vërtetën apo jo. Si do të jetë përballja mes Davidit dhe Hulias? Kjo e fundit mëson se çfarë ka ndodhur mes Eladios dhe Ninës…
Daniela pëson një krizë nervore. Kush mund ta qetësojë atë? Horhe i propozon Rehinës për martesë. Cila do të jetë përgjigja e saj? Gabriela mëson se Franko ka shitur fabrikën që ajo trashëgoi nga prindërit e saj. Hulia dhe Arturo shijojnë së bashku shijojnë pushimet në Las Vegas…
Hulia shkon në Las Vegas tek babai i saj por aty do të ndeshet dhe me Arturon. Si do ta presin Eladio dhe Nina që ish-bashkëshortët e tyre janë në të njejtin hotel? Çfarrë po ndodh me Danielën? Nina dhe Eladio shkëmbejnë një puthje.
Migel del nga burgu. Erik nga ana tjetër del nga spitali pasi mashtrimi i tij mori fund. Arturo merr përgjigjen e dytë të analizave të testit të drogës së Danielës. Si do të dalë ky rezultat? Hulia merr një letër nga babai i saj i cili është larguar nga shtëpia pa dijeninë e askujt…
Si do të jetë përballja e Hulias me Eladion dhe Ninën? Cila është arsyeja e vërtetë që ajo ka ikur në vilën Montenegro? A do të mund të zbulohet që Erik nuk vuan nga asnjë sëmundje? Hulia sa vjen dhe bëhet më shumë xhelozë për Eladion.
Çfarë do të thuhet mes Eladios dhe Hulias? Si do të shkojë seance e parë e terapisë së Danielës? Arturo shkon të kërkojë ndihmën e Hulias. Për çfarë bëhet fjalë? Nina dhe Eladio sa vijnë dhe afrohen më shumë. Si do ta presë Hulia këtë afrimitet të tyre?
A do ta pranojë Daniela ndihmën e Davidit dhe gjithë njerëzve që e rrethojnë atë për t’u shtruar në një klinikë rehabilitimi? Çfarë po mundohet të bëjë Erik? A do të jetë Hulia dakort që djali i saj të jetë i lidhur me një konsumuese droge?
Arturo verteton që Daniela është përdoruese e drogës. Si do të jetë përballja e tyre? Po David si do ta presë këtë gjë? Çfarë po ndodh me Erik? A do të mundet Migel të dalë nga burgu?
Çfarë do të ndodhë me Arturon? Hulia mëson që tashmë ajo zotëron një pjesë të kompanisë së Eladios. Konsuelo akuzon Erik për përdhunim. Hulia bëhet xheloze kur sheh fotot e Ninës dhe Eladios së bashku.
Arturo zhgënjehet kur Hulia i thotë atij që mos të mbajë shpresa tek ajo. Eladio dhe Nina nga ana tjetër drekojnë së bashku. Çfarë plani po thur Nina? Si është gjëndja emocionale Konsuelos? Hashmor shkon dhe i rrëfen Arturos lidhjen e tij me Danielën dhe se kjo e fundit është një konsumuese e rregullt droge.
Hulia dhe Eladio nga njëra anë dhe Arturo me Ninën nga ana tjetër firmosin divorcin. Si do ta presin dy çiftet këtë gjë? Erik detyron Konsuelon të kryejë marrëdhënië me të duke e kërcënuar atë me djalin e tyre. David dhe Daniela shkojnë me pushime në plazh.
A do ta lejojë Erik Konsuelon që të shohë djalin e saj? Eladio dhe Arturo përsëri do të përballen ashpër njëri me tjetrin. Si po shkon marrëdhënia mes Danielës dhe Davidit? Gabriela në pamundësi për të mbetur shtatzënë kërkon të birësojë një fëmijë nga fondacioni. A do të jetë dakort Franko mbi këtë gjë?
A janë gati Eladio dhe Hulia t’i japin divorcin njëri-tjetrit? Si do të jetë përbalja mes Erik dhe Konsuelos? Për çfarë do të flasë Hulia e Arturon? Gabriela merr një lajm që do ta trishtojë atë…
Çfarë po kurdis Franko pas shpinës së Eladios? A do ta zbulojë Arturo spiunen në kompaninë e tij? Çfarë do të dëgjojë Migel në një bisedë të Arturos? Piter vazhdon të këmbngule për Danielën. Si do të jetë përballja mes tij dhe Davidit?
Si do ta presë David divorcin e prinderve të tyre? A është Hulia e sigurt për ndarjen e saj me Eladion? Rehina nga ana tjetër është penduar për ndarjen e saj me Davidin tani që motra e saj është lidhur me të. Për çfarë do të flasë Daniela me Hulian?
Arturo shkon të kërkojë Hulian në shtëpinë e saj por do të ndeshet më Davidin. Si do të jetë përballja mes tyre? Franko për herë të parë mban në krahë fëmijën e tij. Si po shkon marrëdhënia mes Davidit dhe Danielës? Eladio tashmë i dorëzuar shkon t’i urojë Hulias një jetë të lumtur krah Arturos…
Hulia pranon para Eladios se ka kaluar natën me Arturon por mes tyre ska ndodhur asgjë. A do ta besojë ai? Si do ta presë Rehina faktin që tashmë David del me Danielën? Erik arrin të marrë kujdestarinë e djalit të tij…
Si do të jetë përballja mes Hulias dhe Eladios? Çfarë skandali do të bëjë kësaj here Daniela? Konsuelo dhe Erik pagëzojnë fëmijen e tyre. Hulia mëson se ka keq interpretuar të gjithë situatën me Eladion dhe Karidadin…
E dëshpëruar pasi pa Eladion duke dalë nga shtëpia e Karidadit, Hulia gjen ngushëllim në krahet e Arturos. A do të mund të mësojë Eladio që ajo ka kaluar natën me të? Çfarë po ndodh mes Davidit dhe Danielës? Gabriela shikon Marintian me fëmijën e saj në krahë në shtëpinë e Karidadit.
Konsuelo arrin të bashkohet me foshnjën e saj. A do të dyshojë ajo që pas kësaj fshihet Erik? Mariantia me fëmijën e saj në duar shkon të takojë Frankon. Çfarë do të vendosë Eladio mbi të dhe nipin e tij? Hulia sheh Eladion dukë dalë nga shtëpia e Karidadit.
Konsuelo është e dëshpëruar mbi zhdukjen e foshnjës së saj. Tashmë të gjithë janë në kërkim të tij. Çfarë do të ndodhë me foshnjën e vogël? A do të mund të zbulohet që Erik qëndron pas rrëmbimit të tij? Kë do të fajësojë Eladio mbi publikimin e lamit të marrëdhënies së tij me Karidadin ?
Si do ta presë Gabriela lajmin e vdekjës së prindërve të saj? A do ta ndihmojë kjo dhimbje Eladion të afrohet me Hulian? Arturo nga ana tjetër shkon ta vizitojë atë në shtëpi për t’i shprehur ngushëllimet e tij. Erik planifikon rrëmbimin e djalit të tij…
Daniela vazhdon me planet e saj për të bërë për vete Davidin. Rehina nga ana tjetër vendos t’i japë një mundësi Horhes. Si do të jetë përballja e rradhës mes Erik dhe Konsuelo? Eladio ka një lajm shumë të keq për Hulian dhe Gabrielën.
Horhe dhe David zihen me grushta për shkak të Rehinës. Umberto vazhdon të luajë me dy porta, si me Eladion ashtu dhe me Arturon. Hulia poshtërohet nga Nina në mes të të gjithë anëtarëve të fondacionit…
Arturo vazhdon të ketë debate me Ninën dhe fëmijët e tij për ndarjen e pasurisë. Hulia bëhët xheloze kur shikon Ninën duke dalë nga zyra e Eladios. A do t’i afrojë kjo më shumë ata? Karidad nga ana tjetër ndryshon pamje për t’i rënë në sy Eladios…
Nina shkon të kërkojë ndihmë nga Eladio. Për çfarë bëhet fjalë? David vazhdon të këmbëngulë mbi dashurinë e Rehinës. Eladio mëson që Hulia është takuar përsëri më Arturon . Cili do të jetë reagimi i tij? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Hulias dhe Frankos?
Nina tashmë ka kthyer Rehinen dhe Danielën kundër Arturos dhe i kërkojnë atij të largohet nga shtëpia. Hulia nga ana tjetër përbalet përsëri me zemërimin e Davidit. Franko kërkon nga nëna e tij të bëjë përsëri për vetë Eladion. Një puthje tjetër do të ndodhë mes Hulias dhe Arturos…
Si po shkon marrëdhënia e Arturos me familjen e tij? Po Rehina dhe David a do të mund të shpëtojnë lidhjen e tyre? Hulia shikon Arturon duke folur fshehtas me babain e saj. A do të mund të kuptojë ajo se ata të dy kanë bashkëpunuar bashkë për të shkatërruar martesën e saj dhe të […]
Çfarë do të ndodhë mes Hulias dhe Danielës? David i propozon Rehinës për martesë. A do të pranojë ajo? Çfarë do të kërkojë Nina nga Eladio? Si do të jetë përballja tjetër mes Hulias dhe Ninës?
Eladio mundohet të fitojë dashurinë e Hulias duke I derguar asaj letra dhe lule. Nga ana tjetër Arturo gjithashtu kërkon të rifitojë dashurinë e saj. Çfarë do të ndodhë me Marintian dhe fëmijën që ajo pret? Daniela bën një skandal në sallonin e bukurisë ku ndodhet dhe Hulia…
A do të mund të shpëtojë Erik nga burgu? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Hulias dhe Ninës? Cili do të jetë propozimi që Eladio do të ketë për Frankon? Arturo shkon në shtëpinë e Hulias duke ju përgjëruar për një mundësi të dytë…
Si do të jetë përbalja e Davidit dhe Arturos pasi ai i rrëfen dashurinë për mamanë e tij? Hulia i rrëfen Eladios që Arturo i vodhi asaj një puthje. Si do ta presë ai këtë gjë? Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien mes Rehinës dhe Davidit?
Arturo dhe Hulia përballen me Rehinen e cila pa puthjen mes tyre. David nga ana tjetër i kthen shpinën nënës së tij dhe e përzë atë nga shtëpia. A do të bëjë kjo që Hulia të rikthehet përsëri tek Eladio? Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien e Rehinës dhe Davidit?
Gabriela vazhdon të mashtrohet nga Franko. Çfarë do të bëjë ai kësaj here? Erik për herë të parë mban foshnjën e tij në duar. Cila do të jetë arsyeja e ngatërresës mes Frankos dhe Davidit? Rehina sheh babain e saj duke i shpreh dashurinë Hulias…
A do të mundet Hulia të falë Eladion? Si do të jetë përballja mesd dy vëllezërve, David dhe Franko? Si është gjendja shëndetësore e Erikut? Hulia largohet nga shtëpia…
Hulia mëson se Karidad është nëna e Frankos. Si do të jetë përballja e tyre? Po David si do ta presë që Franko është në të vërtetë vëllai i tij? A do të mundet Eladio të zbulojë kush ka qënë personi që i ka rrëfyer Hulias të vërtetën?
Si do të jetë përballja mes Hulias dhe Eladios tashmë që ajo është në dijeni të gjithë të vërtetës. A do të mundet t’ia falë ajo këtë gjë? Çfarë po mundohet të bëjë Daniela kësaj here? Cila do të jetë këshilla që Hulia do të marrë nga babai i saj?
Arturo mëson nga babai i Hulias që Franko është në të vërtetë djali i Eladios. A do të ketë guximin ai t’i thotë këtë të vërtetë Hulias? Çfarë do të nodhë tashmë me marrëdhenien e saj me Eladion?
Eladio mëson që Mariantia është shtatzënë. Si do ta presë Franko faktin që ajo e ka gënjyer mbi abortin? Konsuelo nga ana tjetër lind në duart e Migelit. Çfarë bisede do të dëgjojë Hulia mes Eladios dhe Karidadit?
Si do të jetë përballja mes Gabrielës dhe Eladios pas të vërtetës që ajo mësoi? A do të ketë guximin ajo t’i rrëfejë çdo gjë Hulias? Eladio shkon t’i ofrojë ndihmen e tij Arturos për të zbuluar kush ka qënë personi që ka tentuar të vrasë Erikun.
Franko dhe Gabriela martohen. Si do të shkojë ky celebrim me ardhjen e Marintias? Çfarë do të vendosë Konsuela në lidhje me marrëdhënien e saj me Migelin? Gabriela mëson se Franko është në të vërtetë djali i Eladios…
Si është gjendja shëndetësore e Erik? Franko mëson që Marintia është shtatzënë dhe pret fëmijën e tij. Si do ta presë ai këtë lajm? Si do të jetë takimii Gabrielës me prindërit e saj pas kaq shumë vitesh? Po Arturo a do ta pranojë dot dashurinë e Migelit dhe të Konsuelos?
Pasi Konsuelo pranon ndjenjat e saj ndaj Migelit, Erik bën një aksident të rëndë. A do të mund të shpëtojë ai? Kush fshihet pas aksidentit të tij? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë natën që vdiq Monserrat?
Kush do ta fitojë garën e rradhës mes Arturos dhe Eladios? A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Gabrielës dhe Frankos? Hulia përgatit një surprizë të bukur për Eladion. Cila do të jetë pista e rradhës që do të zbulohet mbi vdekjen e Monserratit?
Për çfarë do ta falenderojë Eladio Arturon? A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Gabrielës dhe Frankos? Hulia me rrogën e parë të saj i bën një dhuratë Eladios. Një lajm i publikuar në gazetë për Eladion do të rikthejë dyshimet e Hulias…
Arturo dhe Nina tashmë i shpallin hapur luftë njëri-tjetrit. Erik vazhdon t’i përgjerohet Konsuelos për t’u kthyer përsëri bashkë. Çfarë do të ndodhë mes Gabrielës dhe Agustinit? Hulia i demostron Eladios në një formë shumë të bukur dashurinë e saj…
Si do ta presë Arturo faktin që Daniela tashmë po punon me armikun e tij më të madh? Cila do të jetë arsyeja e debatit të rradhes mes Davidit dhe Frankos? Gabriela heq dorë nga martesa me Frankon. Mariantia shkon të takojë Karidadin. Cila do të jetë arsyehja?
Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien mes Konsulos dhe Migelit? Arturo dhe Eladio vazhdojnë të përballen me njëri-tjetrin, tashmë shkaku do të jetë lidhja mes fëmijëve të tyre. Çfarë propozimi do t’i bëjë Eladio Hulias?
Si do të jetë përballja tjetër mes Frankos dhe nënës së tij? Eladio vendos të punësojë Danielën si imazhin e fushatës së tij. Si do të pritet kjo nga Hulia? Rehina vendos të largohet nga shtëpia pasi Arturo kundërshton lidhjen e saj me Davidin. Konsuelo vendos përfundimisht të ndahet nga Erik…
Si do ta presë Hulia faktin që babai i saj tashmë mbeshtet dashurinë e saj dhe të Arturos? Karidad pranon të punojë pranë Eladios. Si do ta presë Franko këtë gjë? Cili do të jetë plani i rradhës i Ninës? Ndërkohë David dhe Rehina të lumtur shijojnë dashurinë e tyre.
A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Rehinës dhe Davidit? Kush do të fitojë betëjën e rradhës mes Eladios dhe Arturos? Ky i fundit bën një marrëveshje me babain e Hulias. Për çfarë bëhet fjalë?
Hulia për herë të parë arrin të fitojë një punë me zotësinë e saj. Si do ta presë Eladio këtë gjë? Cili do të jetë propozimi që Eladio ka për Arturon? Nina ndërkohë është e vendosur t’i marrë gjithçka Arturos. Eladio i propozon Karidatit të punojë në kompaninë e tij.
Në momentin që martesa e Hulias po shkon shumë mirë, Nina shkon dhe fajëson atë për dështimin e martesës së saj me Arturon. Franko kërkon të marrë mbiemrin e Eladios. Si do të pritet kjo nga ai? Çfarë do të dëgjojë Karidad në një bisedë mes Hulias, Davidit dhe Gabrielës?
Arturo edhe njëherë kërkon një mundësi nga Hulia. Si do të jetë përballja mes tij dhe Eladios? Cili është plani i rradhës i Frankos dhe Danielës? A do të mundet Eladio t’i rrëfejë Hulias se kush është Franko në të vërtetë?
Eladio bëhet deshmitar i takimit mes Hulias dhe Arturos. Por sjellja e tij kësaj here do t’i habisë të gjithë. Çfarë do të kërkojë Nina nga Eladio? David arrin të marrë në dorë një nga projektet më të rëndësishme që ka bërë ndonjëherë…
Çfarë do të kërkojë kësaj here Franko nga Eladio? Si do të jetë përballja tjetër mes Rehinës dhe Davidit? Në momentin që martesa e Eladios dhe Hulias po shkon mirë, Franko vjen me një informacion që do të humbë përsëri besimin e Eladios…
Si do ta justifikojë Arturo para Ninës takimin me Hulian? Eladio mëson se Karidad po punon në fondacionin e Hulias. A do ta lejojë ai këtë gjë? Si do të jetë takimi tjetër mes Frankos dhe nënës së tij? Migel dhe Konsuelo shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin.
Eladio vazhdon të kërkojë falje nga David për mënyrën si eshte sjellë me të gjatë gjithë viteve me rradhë. Arturo vendos të divorcohet nga Nina. Si do ta presë ajo këtë gjë? Arturo nga ana tjetër i tregon Hulias rreth divorcit të tij dhe kërkon ta takojë atë. Çfarë do të ndodhë gjatë atij takimi?
Eladio mundohet të lumturojë Hulian me detaje të vogla. A do të mund të rregullohet marrëdhënia e tyre? Si do ta presë Franko vdekjen e gjyshës së tij? Cili do të jetë plani i rradhës i Danielës dhe Frankos?
Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes Eladios dhe Frankos? Si do ta përjetojë Karidad vdekjen e të ëmës? Nina bën një lëvizje pa dijeninë e Arturos për të dëmtuar Eladion.
Eladio vendos t’i japë Frankos një shumë të konsiderueshme aksionesh në kompaninë e tij. Si do të pritet kjo nga Hulia? A do të jetë dakort ajo që Franko të ketë të njejtat aksione si David? Çfarë po ndodh në marrëdhënien mes Arturos dhe Ninës?
Migel më në fund arrin t’i shprehë dashurinë Konsuelos. Si do të reagojë ajo pas kësaj deklaratë? Si do të jetë përballja tjetër mes Eladios dhe Arturos? Franko mëson që Eladio është babai I tij i vërtetë. Si do të jetë përballja mes tyre?
Cili do të jetë arsyeja e debatit të rradhës mes Arturos dhe Ninës? Si do të jetë përballja mes Eladios dhe Karidadit? A do të mundet kjo e fundit t’i rrëfejë Frankos kush është në të vërtetë? Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien mes Davidit dhe Rehinës?
Çfarë do të ndodhë në marrëdhënien mes Davidit dhe Rehines pas rrëfimit të Danielës? Kjo e fundit ndërkohë bie në grackën e Frankos. Çfarë do të thuhet mes Hulias dhe Arturos? A është e vendosur ajo t’i japë edhe një shanc tjetër martesës së saj me Eladion?
Çfarë do të thuhet kësaj here mes Hulias dhe Ninës? Karidad shkon të kërkojë punë në fondacionin e Hulias. A do të mund të mësojë ajo se djali i saj është rritur pranë Eladios? Franko shkon të takohet me Danielën. Çfarë plani po thur ai?
Çfarë plani po thur Nina? Franko për herë të parë takohet rastësisht me nënën e tij të sapo dalë nga burgu. A do ta njohë ajo djalin e saj? Si po shkon marrëdhënia mes Hulias dhe Eladios?
Çfarë do t’i rrëfejë babai i Hulias Ninës? Konsuelo vendos të fillojë punë në kompaninë Montenegro. Si po shkon marrëdhënia e saj me Erikun? Nina shkon të vizitojë Hulian dhe i ofron miqësinë e saj. Sa e sinqertë është ajo? Si do të shkojë séance e parë e terapisë së Eladios dhe Hulias?
Daniela kërkon ndihmen e Davidit për të shpëtuar nga telashi ku është futur. A do të mundet Gabriela të zbulojë tradhëtinë e Frankos? Eladio përgatit një surprizë shumë të bukur për Hulian.
A do të mundet Konsuelo të falë Erikun dhe të shpëtojnë martesën e tyre? Çfarë do të zbulojë Franko mbi nënën e tij? Eladio i propozon një mënyrë Hulias për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin. Çfarë do të ndodhë me Danielën?
Eladio tashmë po mundohet të fitojë dashurinë e djalit të tij. Për çfarë do të flasin Hulia dhe Arturo? A janë të gatshem ata t’i japin një mundësi njëri-tjetrit? A do të mundet Erik të dalë nga burgu?
Hulia vendos t’i japë një mundësi tjetër Eladios. Si do ta presë Arturo këtë gjë? Po David a do ta mbështesë babain e tij? Çfarë do të ndodhë me Erikun në burg?
Arturo arrin të gjejë Erikun dhe vendos të rikthejë atë në Meksikë. Eladio në njjë deklaratë për shtyp fajëson Erikun për vdekjen e Monserratit. Eladio i bashkohet Hulias me pushime dhe i kërkon asaj të gjejnë përsëri dashurinë e tyre. Çfarë do të ndodhë me Erik?
Arturo i dëshpëruar për shkak të gjendjes së djalit të tij, ngushëllimin e vetëm e gjen në krahët e Hulias. Kush do të jetë viktima e rradhës e Eladios? A do të kuptojë ky i fundit që Hulia po takohet me Arturon?
Si do ta presë Eladio lajmin e martesës së Frankos me Gabrielën? Si do të jetë takimi i rradhës mes Arturos dhe Hulias? Erik ndërkohë po kërkohen kudo nga policia dhe nga Arturo.
Hulia shkon të kalojë ca ditë pushime me Davidin. Arturo ndërkohë i xhindosur kërkon me ngulm të gjejë Erikun i cili është arratisur nga shtëpia. Fransisko pushohet nga puna. Cila është arsyeja dhe kush fshihet pas kësaj?
A do të mund të mësojë Franko kush është nëna e tij e vërtetë? Erik ndërkohë akuzon Konsuelon për vdekjen e Monserratit. Policia tashmë ka nisur duke i marrë të gjithë në pyetje mbi vdekjen e Monserratit…
Si do ta presin Eladio dhe Erik lajmin e vdekjes së Monserratit? Si po shkon udhëtimi i Arturos dhe Ninës në New York? A do të mundet Franko të rifitojë besimin e Eladios? Çfarë kërkon të dijë Hulia nga Eladio?
Çfarë do të ndodhë gjatë festës së ditëlindjës së Monserratit? Hulia kërkon ndihmën e Monserratit që të ndahet nga Eladio. A do të pranojë ajo? Çfarë do të ndodhë me Monserratin?
David pranon të punojë për Eladion. Arturo dhe Hulia arrjnë të takohen vetëm për vetëm. Hulia i rrëfen atij dashurinë që ndjen për të dhe i thotë se shumë shpejt do të divorcohet nga Eladio. A do t’i thotë të njëjtën gjë dhe Arturo asaj? Konsuelo edhe njëherë zbulon që Erik e tradhëton atë.
Arturo dhe Rehina shkojnë të darkojnë së bashku me Hulian dhe Davidin për të pranuar lidhjen e tyre. Por zhgënjimi më I madh i Hulias do të jetë kur darkës t’i bashkohet dhe Nina. Eladio gjithashtu vjen në atë darkë. Çfarë do të ndodhë mes dy familjeve? A do ta pranojë Eladio lidhjen e djalit […]
A do të mundet Arturo të rregullojë marrëdhënien e tij me Ninën? Kush do ta zërë vendin e Frankos në kompani? Hulia merr një telefonatë nga Arturo ku i kërkon të takohen me patjetër. Cili do të jetë propozimi që Eladio ka për Davidin?
Cila do të jetë arsyeja që Eladio dëbon nga puna dhe nga shtëpia Frankon? Erik I ulet në gjunjë Konsuelos që ta bindë atë të rikthehet në shtëpi. Nina ndërkohë vazhdon me planet e saj për të bërë përsëri për vete Arturon.
Erik poshtëron Konsuelon kur e gjen atë në shoqërinë e Fransiskos. Hulia e cila vazhdon të torturohet nga Eladio është e vendosur për t’u arratisur nga shtëpia. Si do të jetë përballja mes Eladios dhe Rehines? Franko shkon të takojë Arturon me një propozim për të shkatërruar Eladion…
Konsuelo shkon të jetojë në shtëpinë e Klarës. Si do ta presë Erik largimin e saj? Eladio përsëri arrin t’i marrë një projekt të rëndësishëm nga duart Arturos. Hulia del nga spitali pa dijeninë e Eladios…
Arturo mbështet dashurinë e Rehinës me djalin e armikut të tij më të madh. Konsuelo pas gjithë atyre ofendimeve vendos të largohet nga shtëpia. Çfarë dotë kërkojë Franko nga Arturo? David gjithashtu vendos të largohet nga shtëpia…
Si do të jetë përballja mes David dhe Eladios pasi ky i fundit zbuloi lidhjen e tij me Rehinen? Hulia i rrëfen Arturos dashurinë e madhe që ajo akoma ndjen për të. Çfarë do të ndodhë mes Erik dhe Konsuelos kësaj here? David shkon të takojë Arturon dhe i shpreh dashurinë që ka për Rehinen…
Pasi Arturo mëson që Nina i ka kërkuar informacione Rehines mbi marrëdhënien e Arturos dhe Hulias, ai kërkon divorcin nga Nina. Monserrat ndërkohë shkon dhe i përplas në surrat Konsuelos faktin që Erik dashuron atë. Daniela shkon dhe i rrefen Eladios lidhjen e Davidit dhe Rehines.
Hulia telefonon Arturon dhe i kërkon atij që të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Monserrat shkon të takojë Erikun, Nina gjithashtu shkon t’i bëjë një surprizë Arturos. Si do të jetë përballja mes Ninës dhe Monserratit? Eladio i dhuron Davidit aksione nga kompania e tij…
Si do të jetë përballja mes Ninës dhe Arturos pas asaj çfarë ajo mësoi mbi Hulian? Çfarë do të kërkojë Nina nga Rehina? Hulia zgjohet nga koma. Si do ta presë ajo faktin që David është në dijëni të së shkuarës së saj me Arturon?
Si është gjendja shëndetësore e Hulias? Eladio i rrefen Davidit historinë e vërtetë të urrejtjes që ai ka për Arturon. A do të ndryshojë ky rrëfim marrëdhënien e tyre? Arturo nga ana tjetër i rrefen Davidit dashurinë që ai ka akoma për nënën e tij…
Gjatë një debate me Eladion, Hulia rrezohet nga shkallat dhe bie pa ndjenja. Si do ta presë David këtë gjë? Kë do të fajësojë ai? A do të mund të shpëtojë Hulia? Çfarë do të dëgjojë David në një bisedë të Eladios?
Hulia pavarësisht Eladios tashmë fillon të vuajë dhe nga babai i saj. Gabriela shkon të paralajmërojë Arturon që mos ta kërkojë më Hulian. Si do të jetë përballja tjetër mës Arturos dhe Eladios pas kësaj?
Si do ta presë Eladio faktin që Hulia i ka kërkuar Arturos të bëjë analizën e ADN-së? Arturo nga naa tjetër vendos të dërgojë Erikun në një punë jashtë qytetit. Eladio sjell në shtëpi babain e Hulias. Cili është qëllimi i tij?
Rehina e emocionuar shkon të takojë Hulian për ta falenderuar për mbështetjen e saj. Çfarë do të thuhet mes tyre? Eladio dhe Arturo përsëri zihen me grushta. Eladio gjen letren që Arturo i ka shkruar Hulias. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre?
Çfarë do të ndodhë mes Arturos dhe Hulias? Çfarë do të zbulojë Monserrat rreth të shkuarës së Konsuelos? Eladio merr një goditje tjetër nga Arturo. Për çfarë bëhet fjalë?
A do të pranojë David kërkesen e Eladios që të vjedhë informacione nga Rehina? Cili do të jetë denimi që Arturo ka për Danielën? A do ta mbështesë Hulia lidhjen e djalit të saj me Rehinen? Hulia do të kërkojë një nder të madh nga Arturo…
Cili do të jetë denimi që Arturo do i hapë Erikut për tradhëtinë që i bëri atij? David dhe Rehina vendosin t’i japin edhe një mundësi njëri-tjetrit pavarësisht urrejtjeve që familjet e tyre kanë. Arturo i rrëfen Migelit historinë e jetës së tij dhe I kërkon atij të punojë për të në kompani.
Eladio i gris Hulias të gjitha letrat që Arturo i ka shkruar asaj. David ndërkohë i ofron përsëri mbështetje Eladios për të shkatërruar familjen Montengro. Arturo mëson që Erik e ka tradhëtuar atë. Si do të jetë përballja mes tyre?
Lajmi që David dhe Rehina dalin bashkë bëhet viral. Si do të pritet kjo nga dy familjet kundërshtare? A do të vazhdojnë të punojnë më së bashku David dhe Rehina? Si do ta presë Erik lajmin që do të bëhet baba?
Erik bie në kurthin e Eladios. A do të mundet Arturo të mësojë që djali i tij e ka tradhëtuar atë? Konsuelo më në fund ngel shtatzënë. Çfarë do të ndodhë me Rehinen dhe Davidin? Çfarë ka Hulia pëe t’i thënë Arturos?
Daniela vazhdon me intrigën e rradhës për të vendosur Davidin kunder Rehines. David për herë të parë mbështet Eladion në luften e tij kunder familjen Montenegro. A do të rregullojë kjo marrëdhënien mes tyre? Po Hulia si do ta presë këtë ndryshim të papritur të djalit të saj?
Takimi i Arturos dhe Hulias zgjon dashurinë që ata të dy kurrë skanë reshtur së ndjeri. Cila do të jetë kësaj here arsyeja e debatit në familjen Montenegro? Si do të shkojë tashmë marrëdhënia mes Hulias dhe Eladios?
Cila do të jetë intriga e rradhës e Danielës kunder motrës së saj? Hulia takon Arturon dhe i rrëfen atij se asnjëherë ska qënë e lumtur me Eladion. Si do ta presë Arturo këtë deklaratë të saj? Çfarë do të ndodhë tashmë mes tyre? Çfarë do të kërkojë Eladio nga babai i Hulias?
Çfarë do të kërkojë Rehina nga babai i saj? David mëson nga Rehina rreth sherrit që baballarët e tyre kanë bërë. Si do të jetë përballja mes david dhe Eladio? Hulia përsëri përjeton të njëjtat skena xhelozie që e kanë shoqëruar gjithë jetën…
Monserrat shkon t’i kërkojë falje në gjunjë Hulias. A do t’ia arrijë ajo të bindë Hulian se çdo gjë ka qënë një keqkuptim? A do të rregullohet marrëdhënia mes Rehines dhe Davidit? Çfarë do të kërkojë Hulia nga Eladio? Arturo dhe Eladio do të përballen përsëri më njëri-tjetrin, por kësaj rradhe me grushta.
Takimi mes Arturos dhe Hulias zgjon të gjitha kujtimet mes tyre. A do të mjundet Hulia t’i japë një mundësi të dytë Eladios? David kërkon ndihmen e Migelit që të flasë me Rehinen. Eladio gjen Monserratin së bashku me Erikun në shtëpi. Si do të jetë kjo përballje? Çfarë do të ndodhë me Monserrat?
Hulia sheh Monserratin duke tentuar të puthë Eladion në zyrën e tij. A do të shkatërrojë kjo të gjithë marrëdhënien e tyre? Daniela shkon pas Davidit duke prishur tpërsëri marrëdhënien e motrës së saj. Arturo me lule ë duar shkon të takojë dashurinë më të mdhe të tij, Hulian…
Çfarë surprize ka përgatitur kësaj here Eladio për Hulian? Rehina dhe David marrin çmimin si arkitektja dhe inxhinieri më i mirë. Por ceremonia do të shkatërrohet me ardhjen e Xhoshuas. Eladio dhe Hulia mendojnë t’i bëjnë surprizë Davidit duke i shkuar në diten e ceremonisë së tij. A do të mund të zbulojnë ata lidhjen […]
Konsuelo shkon në shtëpinë e Monserrat e bindur se ajo është vajza që Erik e tradhëton atë. A do të mundet Monserrat ta bindë atë për të kundërtën? Franko ndërkohë i etur për pushtet është i vendosur për të shtënë në dorë pasurinë e Eladios. Cili do të jetë hapi i parë i tij? Hulia […]
Si do të shkojë marrëdhënia mes Rehines dhe Davidit? Konsuelo sfilon në evenimentin e bamirësisë si modelja kryesore duke mahnitur të gjithë publikun. A do të mjundet ajo të zbulojë tradhëtinë e bashkëshortit të saj? Si do të jetë përbalja mes dy rivalëve të përjetshëm, Eladio dhe Arturo?
Ndërkohë që marrëdhënia mes Rehines dhe Davidit sa vjen dhe bëhet më e afert, çdo gjë shkatërohet kur ky i fundit I rrëfen asaj lidhjen që pati me Danielen. Si do të shkojë evenimenti që Hulia ka organizuar? A do të jetë Arturo pjesë e festës së saj?
Rehina dhe David rastësisht përfundojnë të dy në të njëjtën dhomë hoteli. Por përsëri rastësia bën që ata të punojnë sëbashku në një projekt. Çfarë do të ndodhë tashmë mes tyre? Ndërkohë marrëdhënia mes Hulias dhe Eladios sa vjen dhe përmirësohet…
Cila do të jetë goditja që Arturo do t’i japë Eladios? David rikthehet në shtëpi dhe Eladio i bën atij një dhuratë në mënyrë që ta rifitojë atë. Hulia gjithashtu është e vendosur të rregullojë marrëdhënien me bashkëshortin e saj…
Eladio i kërkon falje Davidit për t’i treguar Hulias që ai po ndryshon. Arturo nga ana tjetër i dergon një pusullë Hulias në punë. Çfarë është shkruar në të? Kush është nëna e vërtetë e Frankos dhe cila është lidhja e tij më Eladion? Ky i fundit ndërkohë vazhdon të befasojë Hulian me surprizat e […]
Daniela mundohet të bëjë për vete Davidin ndërkohë që Rehina vazhdon të mendojë vetem për të. Eladio i kërkon falje Hulias dhe i kërkon asaj t’ia nisin nga e para në mënyrë që të fitojë zemren e saj. Por një telefonatë nga Arturo mund të shkatërrojë gjithçka…
David del mga spitali dhe përgënjeshtron babain e tij në një shkrim në rrjetet sociale. Si do ta presë Eladio këtë goditje nga ai? Çfarë vendimi do të marrë për djalin e tij pas kësaj? Me çfarë po vazhdon ta kërcënojë ai Hulian? Arturo ndërkohë vazhdon ta dojë atë si ditën e parë…
Si do të jetë takimi pas kaq shumë vitesh mes Xhulias dhe Arturos? A do të vazhdojë Eladio të abuzojë dhe të keqtrajtojë gruan e tij? Po Arturo a do ta mbështesë vendimin e Rehines për tu ndarë nga i fejuari i saj? Xhoshua përfundon pas hekurave nga denoncimi që Eladio I ka bërë atij…
David dhe Xhoshua dergohen në spital. Si është gjendja shëndetësore e Davidit? Si do të jetë përballja mes dy rivalëve Arturo dhe Eladio pas kësaj? Regina sheh të fejuarin dhe Danielen duke u puthur. A do të dojë të martohet më ajo pas kësaj? Po Xhulia si do ta presë aksidentin e djalit të vetëm […]
Një rivalitet i fortë pa kufinj. Një fiksim dashurie që ndryshon jetën e të gjithëve. Martesa të palumtura dhe drama e dy familjeve më të fuqishme. Një rivalitet që do të pasojë edhe tek fëmijet e tyre. Kur pasioni dhe pushteti mbizotërojnë, konflikti shnderrohet në “luftë”. A mund të urresh deri në vdekje dhe të […]
Plot
Pasion dhe Pushtet
Drama
Një rivalitet i fortë pa kufinj. Një fiksim dashurie që ndryshon jetën e të gjithëve. Martesa të palumtura dhe drama e dy familjeve më të fuqishme. Një rivalitet që do të pasojë edhe tek fëmijet e tyre. Kur pasioni dhe pushteti mbizotërojnë, konflikti shnderrohet në “luftë”. A mund të urresh deri në vdekje dhe të duash me të njejtën forcë!? Telenovela më e mirë e vitit në Meksikë, me një kast aktorësh shumë të famshem!