Ekim dhe Lejla dy shoqe të ngushta thuajse si motra jetojnë në një lagje të varfer duke patur gjithmonë zili për moshataret e tyre të cilet studionin në kolegjin e famshem “Gerçek”, ekskluzivisht për fëmijet “e pasur”. Një aksident i rëndë automobilistik shkatërron jetën e Lejles dhe realizon ëndrrën e 3 miqve të saj, për te studiuar në kolegjin prestigjoz. A do të jetë jeta e tyre shkollore ashtu siç e kishin imagjinuar?
Ozan më në fund po jeton dashurinë që kishtë ëndërruar për vite me rradhë. Ekim dhe Kanat gjithashtu janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit. Në shfaqjen teatrale të shkollës, Mevlut vjen me një armë në dorë. Kë do të qëllojë ai? Si do të vazhdojë jeta e studenteve të kolegjit Gerçek […]
Si do të shkojë gjyqi i Rizas? Mevlut vazhdon të përndjekë Ekimin. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes tij dhe Kanat? Një propozim për martesë nuk shkon ashtu siç duhet.
Si do të jetë përballja në burg mes Sunas dhe Rizas? Pas një surprise të bukur, Kanat arrin të fitojë faljen e Ekimit. Nga ana tjetër Mevlut i rrëfen asaj që ai është i dashuruar me të.
Mevlut ka filluar të afrohet më shumë me Ekim. Falë kurthit nga Aziz, Riza bie në dorë të policisë. Melisa i bën një surprizë të bukur Ozanit duke i treguar atij ndjenjat e vërteta të saj. Si do të shkojë marrëdhënia mes Lejlas dhe Aziz?
Mevlut tenton të afrohet me Ekimin duke e çuar atë të kalojnë kohë së bashku në strehen e kafshëve. Ozan vendos të largohet nga shkolla. Një bisedë e ndjerë mes Melises dhe Ekimit bën që të dyja të vendosin paqe me njëra-tjetren. A do ta kuptojë Melisa sa i rëndësishëm është Ozan për të?
Melisa ndodhet në telashe dhe i vetmi që shkon ta shpëtojë atë është Ozan. Gaje kërkon strehim tek shtëpia e Kanatit me preteksin se është në rrezik. Çfarë do të kërkojë Riza nga Aziz?
A do të mundet Kanat t’i shpjegojë Ekimit që asgjë ska ndodhur mes tij dhe Gajes? Mevlut krijon një përceptim sikur shpëton Ekimin nga akuzimi për vjedhje për t’u afruar më shumë me të. Çfarë do t’i rrëfejë Emine Ateshit?
Si po shkon marrëdhënia mes Aziz dhe Lejla? Riza bën një marrëveshje me rojën e shkollës për të future në telashe Ekimin. Kanat shkon të takojë Gajen në një dhomë hoteli. A do ta zbulojë Ekim këtë gjë?
Një lajm i keq mbi avancimin e sëmundjes së Dervishit, bën që ai të marrë vendimin për t’u larguar nga familja e tij. Plani i Ozanit për të larguar Melisen nga Atesh, nuk funksionon. Çfarë do të ndodhë në trekëndëshin Kanat, Gaje dhe Ekim?
Objektimi i Emines tashmë është hakmarrja ndaj Ozanit dhe Melises. Ish-e dashura e Kanatit hyn në shkollë për të qëndruar më afer tij. Si do ta menaxhojë Kanat këtë situatë të vështirë në në cilen ndodhet?
Çfarë sekreti do të zbulojë Ozan mbi Atesh? Dikush tjetër nga studentet e kolegjit Gerçek tënton të bëjë vetëvrasje. A do të mundet Aziz më në fund të denoncojë babain e tij në polici? Emine rikthehet në kolegj.
Suna, Aziz dhe Kanat më në fund kalojnë momente të lumtura dhe në paqe me njëri-tjetrin. Ekim feston e lumtur ditëlindjen me miqtë e saj. Një person nga e kaluara e Kanatit shfaqet papritur para tij.
Halil tenton të djegë kasollën në të cilën Lejla ndodhet. Aziz arrin në kohë për të shpëtuar vajzën që dashuron. Si ka qënë e vërteta e rrëmbimit të saj? Një surprizë e bukur e pret Lejlan në shkollë.
Dervish del të darkojë me Neshen dhe i tregon asaj për ëndrrat e tij. Aziz merr peng të gjithë miqtë e tij. Çfarë po përpiqet të bëjë ai? Kanat del nga burgu dhe shkon të shpëtojë Lejlan.
Ekim dhe Kanat kalojnë ca momente romantike me njëri-tjetrin. Cila është arsyeja që Riza ka rrëmbyer Lejlan? A do të mund të arratiset kjo e fundit nga ai? Cila është arsyeja e arrestimi të Kanat?
Çfarë do të kërkojë Riza nga Ekim? Melisa fton Atesh të kalojë natën në shtëpinë e saj. Çfarë plani po thurin Ekim dhe Kanat në mënyrë që të zbardhin zhdukjen e Lejlas?
Ndërsa dyshimet për zhdukjen e Lejlas përqendrohen tek Kanat, Ekim vendos të mbajë anën e tij. Çfarë do të thuhet mes Atesh, Melisa dhe Ozan? Ekim dhe Kanat shkojnë në shtëpinë e këtij të fundit për të kërkuar ndonjë provë që mund t’i ndihmojë në gjetjen e Lejlas. Çfarë do të zbulojë Ekim aty?
Kanat dhe Ekim kalojnë natën në shtëpinë e Melises në pritje të ndonjë lajmi nga Lejla. Melisa del para bordit drejtues të shkollës. Për çfarë akuzohet ajo? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Lejlan?
Suna shkon të strehohet tek shtëpia e Dervishit. Kanat dhe Ekim janë vënë në kërkim të Lejlas. Atesh nga ana tjetër po mundohet të afrohet më shumë me Melisen.
Suna shikon diçka të tmerrshme në bodrumin e shtëpisë së saj. Një mesazh zanor vjen për të gjithë studentet e kolegjit Gerçek. Kush do të kërcënohet kesaj here? Të gjithë janë të shqetësuar nga zhdukja e Lejlas.
Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Melisa dhe Ozan? Në telefonat e nxënësve të kolegjit Gerçek fillojnë të vijnë mesazhe ku në fokus do të jenë Bekir dhe Ozan. Ekim deklaron publikisht para gjithë shkollës që është e dashuruar me Kanatin.
Cili është vërtetë qëllimi i Dervishit ndaj Neshes? Ozan tenton të mbysë Ekimin pasi ajo i përplas atij në fytyrë një të vërtetë të hidhur. Kanat dhe Atesh vazhdojnë të përballen me njëri-tjetrin për shkak të Ekimit.
Gjendja psikologjike e Dahanit sa vjen dhe përkeqësohet. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ekim, Kanat dhe Atesh? Pasi Riza zhduket, Dervish shkon të kërkojë tek Suna pjesën e tij të pasurisë.
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ekim dhe Kanat? Ozan mëson se do të bëhet baba. Kush është tjetër në dijeni të këtij sekreti? Atesh vazhdon me planin e tij të hakmarrjes.
Aziz i tregon Lejlas videon që verteton që pafajësinë e saj. Por çfarë do të kërkojë ai në këmbim të asaj videoje? Ozan i rrëmben një puthje Melises. Çfarë fsheh Atesh dhe cili është qellimi i vërtetë i tij?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ekim dhe Kanat? Lejla akuzohet për vjedhje. Kush fshihet pas këtij kurthi? Dikush ka filluar të luajë me studentet e kolegjit Gerçek.
Kanat fillon të bëhet xheloz nga afrimi që Atesh po tregon ndaj Ekimit. Babai I Hazallit vjen të shpërngulet në lagje. Çfarë qellimesh ka ai ndaj Neshes? Atesh I ngre Kanatit një lojë dhe kjo lojë do të shikohet live nga gjithë studentet e kolegjit Gerçek.
Tashmë ka kaluar një muaj dhe Melisa me Lejlan janë bërë shoqe të ngushta. Ardhja e një student të ri në kolegj do të trazojë ujërat. Çfarë do të ndodhë me mamanë e Ekimit?
Për t’u hakmarrë ndaj Ekimit, Kanat del për darkë me Lejlan. Dahan me një armë ne dorë shkon të hakmerrë ndaj Ozanit dhe Melises. Emine në gjëndje të rënduar psikologjike tenton të vetëvritet nga tarraca e shtëpisë së Ekimit. A do të mundet kjo e fundit të ndalojë këtë tragjedi?
A do të mundet Ekim të zbusë përsëri zemren e Kanatit? Çfarë po përpiqen të bëjnë Ozan,Melisa dhe Aziz me Eminen? Policia tashmë ka një të dyshuar për vrasjen e Baharit.
Një përleshje e madhe ndodh në oborrin e kolegjit. Informacioni që Bahar merr nga zyra e drejtorit të shkollës do t’I kushtojë asaj jetën. Kush fshihet pas vdekjes së saj? Ozan nga ana tjetër merr peng Eminen.
Ndërkohë që grupimet dhe luftërat vazhdojnë në kolegjin Gerçek, Selim vazhdon të luftojë kundër bullizmit duke ju dhënë studenteve të tij një detyre të vecantë. Ekim do të shkatërrohet nga një përballje me Kanatin. Suna vazhdon të helmojë ushqimin e Rizas.
Çfarë do të planifikojnë kësaj rradhe Aziz dhe Lejla? Çfarë do të ndodhë mes Suna dhe Riza? A do të mundet Bahar të sigurojë provat e duhura? Ekim vuan në heshtje për dashurinë e humbur të saj.
Kanat tronditet nga pabesia që Ekim ka treguar ndaj tij. A do të kthehet tashmë dashuria e tij në një urrejtje të madhe? Ekim nga ana tjetër shokohet nga tradhëtia e shoqës së saj të ngushtë. Bahar mëson një informacion të rëndësishem që mund të sjellë fatkeqësi të madhe.
Në shkollë vazhdojnë të bullizohen nxënësit më të dobët. Kush do të ketë rradhen kësaj here? Çfarë kërkon të dijë Bahar nga Kanat? Ekim arrin të sigurojë informacionin për të cilin ka luftuar gjithë këtë kohë. Por a do ja vlejë sakrifica që ajo bëri për hir të shoqës së saj të ngushtë?
Aziz puth dorën e atij që e ka dhunuar gjithë jeten dhe refuzon ta braktisë atë. Melisa tenton vetevrasjen. A është ky një plan I saj për ta terhequr Kanatin afer vetes? Reputacioni i Melises në shkollë tashmë bie ndjeshëm nga lidhja që Ekim ka krijuar me Kanatin?
Ekim dhe Kanat janë të vendosur tashmë të mbrojnë me çdo kusht dashurinë e tyre. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje të ashpër mes Melisa dhe Ekim? Çfarë do të zbulojë Emine? A do ta pranojë humbjen kësaj here Melisa?
Me ndihmen e Hazallit, Kanat mëson lojën e shëmtuar të Azizit. Ekim dhe Kanat tashmë janë të sigurt për marrëdhënien e tyre dhe dalin hapur para të gjithë shkollës. Nië surprizë tjetër i pret ata pas kësaj.
Ekim vendos t’I japë fund marrëdhënies me Kanatin. Duke u ndjerë i detyruar, Kanat merr persiper dhunen e shkaktuar ndaj Azizit. Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes Ozan dhe Kanat?
Kanat planifikon të kalojë një ditë të bukur nën shoqërinë e Ekimit. Por e gjitha kjo do të shkatërrohet me ardhjen e Melises. Selçuk do të mësojë një detaj të rëndësishem rreth aksidentit të Lejlas.
Çfarë do të kërkojë Melisa nga Aziz? Plani i këtij të fundit do të shkatërrojë Ekimin dhe do ta vërë atë përballë një udhëkryqi. Lejla tashmë zyrtarisht po lufton kundër shoqës së saj të ngushtë.
Ndërkohë që Ozan dhe Melisa tallen me situaten e Bekirit, Ekim arrin ta shpëtojë atë. Riza rikthehet në shtëpi. Ekim ja kthen Melisen me të njëjtën monedhe duke u hakmarrë me të në mes të shkolles.
Melisa peson një krizë nervore dhe Ozan është gjithmonë aty për ta ndihmuar atë. Ekim pranon ndjenjat e saj para Kanatit. Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien e tyre? Bekir edhe njëherë do të bëhet viktime e bullizmit të shkollë.
Kanat i rrefen Lejlas që pas mësazheve të saj fshihet Aziz dhe jo ai. Çfarë do të ndodhë pas këtij rrefimi mes Kanat dhe Ekim? Melisa dhe Kanat përfundojnë në komisariat pasi dyshohen për aksidentin e Lejlas.
Kanat kërkon të largohet së bashku me nënën dhe vëllain e tij njëherë e përgjithmonë nga shtëpia ku kanë patur kaq shumë vaujtje. Por a do ta mbështesin vendimin e tij Suna dhe Aziz? Çfarë do të thuhet në një takim të ndjerë mes Kanat dhe Ekim? Selim gjithashtu bie pre e bullizmit nga studentet […]
Suna tenton të vrasë Rizan ndërkohë që ai është i pafuqishëm. Kush do ta ndalojë atë? Çfarë po ndodh mes Ozan dhe Melisa? Selim dhe Bahar vendodin t’u japin nga një mësim nxënësve të tyre.
Në gjyqin e improvizuar në klasë, Ekim fiton kundër Melises. Kanat i rrëfen Ekimit se ai është i dashuruar me të. Aziz i tregon Baharit shenjat e dhunes që ai po përjeton. Pasi Riza mëson rreth rrefimit të Azizit, dhuna do të përshkallëzohet dhe kësaj here do të përfundojë në tragjedi.
Çfarë do të ndodhë me Bekirin? A do të pohojë Kanat para Melises se ai është i dashuruar me Ekim? Bahar dhe Selim vendosin provizojnë një gjyq në klasë ku do të flitet për bullizmin. Kush do të jenë protagonistet?
Melisa vendos t’i japë një mësim Ekimit duke sjëllë Lejlen në shkollë. A do të zbulohet kështu loja e Azizit me ardhjen e Lejles? Emine vazhdon të jetë viktime e bullizmit në shkollë.
Aziz fton Ekimin në shtëpinë e tij dhe i tregon një të vërtetë tronditëse për Kanatin. Loja e Azizit bën që Kanat të vuajë nga babai i tij. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Ekim dhe Lejla?
Ozan vendos të godasë Ekimin në pikën e saj më të dobët. Një foto e derguar nga Lejla do të çmëndë Azizin. Kanat dhe Ekim kalojnë ca moment të bukura së bashku. Melisa dhe Ozan shkojnë të takojnë Lejlan. Cila është loja e tyre e rradhës?
Çfarë sekreti do të mësojë Ozan nga Bekir? Ekim shkon të përballet me Aziz për të kërkuar llogari për foton e publikuar, por Aziz arrin ta manipulojë atë. Çfarë denimi do të marrë Ekim nga drejtori i shkollës?
Loja që Ekim ngriti për të demaskuar personat që fshihen pas aksidentit të Lejles nuk shkon ashtu sic duhet kur publikohet fotoja e saj me Kanatin. Çfarë do të bëjë Lejla kur të bëhet pjesë e kësaj skene të shëmtuar? Nje përballje e ashpër do të ndodhë mes Kanat dhe Aziz.
Vizita e Kanat dhe dhurata që ai sjell për Lejlen, do të emocionojë dhe do të sjellë shpresë tek kjo e fundit. Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Kanat dhe babait të tij? Ndjenjat e Ekimit do të trazohen edhe njëherë nga Kanat.
Ekim arrin t’i tregojë vendin Melises e cila po bullizon Eminen. Kanat ndërkohë mundohet të afrohet më shumë me Ekimin. Një vizitë e papritur e Kanat do të trondisë Lejlan.
Si do të reagojë Ekim pas puthjes së Kanatit? Aziz nga ana tjetër I fiksuar tashmë me Ekimin e përcjell atë në shtëpi. Melisa mëson rreth puthjes së Kanat me Ekim. Kush do të jetë personi që do t’i tregojë foton asaj?
Melisa kërkon që të pajtohet me Ekimin duke e ftuar atë në një festë në shtëpinë e saj. A do të rregullohet marrëdhënia e dy shoqeve, Lejla dhe Ekim? Çfarë do të ndodhë me Ekimin gjatë festes së organizuar nga Melisa?
Një koment në foton e Melises do të çmëndë atë dhe Kanatin. A do të pesojë përsëri dhunë Aziz për shkak të gabimeve të vëllait të tij? Një rrefim dashurie i Kanatit ndaj Ekimit do të trondisë këtë të fundit.
Si do të jetë tashmë gjendja emocionale e Ekim dhe Bekir par poshtërimit që perjetuan në shkollë? Kanat rregullon marrëdhënien me Melisen në mënyrë që t’i marrë asaj telefonin e Ekimit. Lejla e cila mendon se po shkruan me Kanat,por në të vërtetë pas atyre mesazheve fshihet Aziz.
Pasi Lejla shikon foton e Ekimit me Kanatin, ajo vendos t’i japë fund marrëdhënies me shoqen e ngushtë të saj. Çfarë do të thuhet mes Kanat dhe Melisa? Ekim dhe shoku i saj do të përjetojnë në shkollë poshtërimin më të madh të jetës së tyre.
Melisa shkon dhe viktimizohet para nënës së Ekimit. Çfarë do të thuhet në një përballje mes dy vëllezërve, Aziz dhe Kanat? Ekim do të përballet me një lojë të shëmtuar para gjithë klasës.
Duke parë maskën në dollapin e Kanatit, Ekim shkon të kërkojë ndihmë të të demaskuar atë. A do të mund t’i vertetojë policia dyshimet e Ekimit? Aziz do të përballet përsëri me dhunën e babait të tij. A do të ketë fuqinë Kanat të përballet dhe të ndalojë Rizan?
Aziz dhe Kanat vuajnë nga dhuna e vazhdueshme e babait të tyre. Melisa nga ana tjetër kërkon të fitojë vemendjen e Kanatit. Një kërcim mes Kanat dhe Ekim gjatë festës së shkollës do të çmendë Melisen.
Si do të shkojë dita e pare e shkollës së Ekim dhe dy miqve të saj? Si do të jetë takimi i parë i Ekim me Melisen, vajzën më të bukur të kolegjit? Një rrëfim i Ekim do të dëshpërojë Lejlen.
Ekim dhe Lejla dy shoqe të ngushta thuajse si motra jetojnë në një lagje të varfer duke patur gjithmonë zili për moshataret e tyre të cilet studionin në kolegjin e famshem “Gerçek”, ekskluzivisht për fëmijet “e pasur”. Një aksident i rëndë automobilistik shkatërron jetën e Lejles dhe realizon ëndrrën e 3 miqve të saj, për […]
Plot
MË DËGJO
Drama
Ekim dhe Lejla dy shoqe të ngushta thuajse si motra jetojnë në një lagje të varfer duke patur gjithmonë zili për moshataret e tyre të cilet studionin në kolegjin e famshem “Gerçek”, ekskluzivisht për fëmijet “e pasur”. Një aksident i rëndë automobilistik shkatërron jetën e Lejles dhe realizon ëndrrën e 3 miqve të saj, për te studiuar në kolegjin prestigjoz. A do të jetë jeta e tyre shkollore ashtu siç e kishin imagjinuar?