Shtëpia ime, fati im

TV Klan

Bazuar në një ngjarje të vërtetë... Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku je lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

Drama

Shtëpia ime, fati im – Episodi 138

Çfarë po ndodh në marrëdhënien mes Savash dhe Emine? A do të mundet Gylpin të rifitojë kohën e humbur dhe të marrë dashurinë që i ka munguar gjatë gjithë ketyre viteve? Nuh dhe Xhemile marrin lajmin e bukur që do të bëhen prinder. Po Zejnep dhe Baresh a do të munden që më në fund […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 138

Shtëpia ime, fati im – Episodi 137

Gylpin kalon natën në shtëpi pranë nënës dhe motrës së saj. Çfarë do të dëgjojë Sakine në një bisedë mes dy vajzave të saj? Gylpin largohet përsëri nga shtëpia ashtu siç bëri shumë vite më përpara. Por a do të mundet Zejnep ta ndalojë në kohë atë dhe ta rikthejë pranë familjes së saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 137

Shtëpia ime, fati im – Episodi 136

Nesrin i bashkohet festes së fejesës së Ali Rizait dhe Sulltanës. Baresh ndërkohë njofton policinë për kapjen e saj. Si do ta presë Zejnep faktin që ajo punon për Ekremin? Pas disa kujtimesh të mbledhura së bashku, Sakine mëson se Nesrin është vajza e saj e zhdukur para shumë vitesh. Si do të jetë përballja […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 136

Shtëpia ime, fati im – Episodi 135

Sakine takon të bijen e saj pas kaq shumë vitesh. Por a do të mundet ajo ta njohë atë? Xhemile kthehet tek dashuria e saj, Nuh. A do të munden ata të harrojnë çdo gjë dhe t’ia nisin edhe njëherë nga e para?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 135

Shtëpia ime, fati im – Episodi 134

Nesrin vazhdon të përjetojë momentet e hidhura të kaluarës së saj. Ali Riza ndërkohë kërkon ndihmen e të gjithëve që të përgatisë propozimin e endrrave për Sulltanën. Zejnep dëshiron të lumturojë Sakinen duke e çuar atë për shooping, por kjo e fundit do ta trishtojë vajzën e saj me një sekret nga e kaluara…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 134

Shtëpia ime, fati im – Episodi 133

Cila do të jetë plani i rradhës i Tarëk dhe Nesrin për fundosjen e Nerminit dhe Zejnepit? Sakine me lot në sy rrëfen mbi vuajtjet e të kaluarës si dhe dëshpërimin që vajza e saj, Gylpin la kur i braktisi ata. Kjo e fundit ndërkohë kthehet në shtëpinë e vjetër të saj. Baresh arrin të […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 133

Shtëpia ime, fati im – Episodi 132

Baresh bashkë me familjen e tij shkon të kërkojë zyrtarisht dorën e Zejnepit. Nesrin me lot në sy i rrëfen Tarëkut plagët e të kaluarës së saj. A do të mund të mësojë Baresh se Tarëk është një mashtrues? Një aksident mund të zbulojë se kush është Nesrin në të vërtetë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 132

Shtëpia ime, fati im – Episodi 131

Sulltana nga njëra anë dhe Ali Riza nga ana tjetër u tregojnë fëmijëve rreth vendimit të tyre për martesë. Zejnep e shoqëruar nga Nesrin dhe Emine shkon të provojë fustanin e nusërisë. Barësh ndërkohë ka filluar të hulumtojë rreth Tarëk. Cila do të jetë goditja e parë e Nesrinit për Sakinen?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 131

Shtëpia ime, fati im – Episodi 130

Baresh i dëshpëruar nga fjalët e Zejnepit kujton dhe momentet e trishta të kaluarës së tij. Zejnep ndërkohë i flet Nesrinit për të kaluarën si dhe për humbjen e vëllait dhe motrës së saj. Si do ta presë Nesrin këtë rrëfim të Zejnepit? A do të mundet Zejnep të bindë Bareshin për dashurinë që ajo […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 130

Shtëpia ime, fati im – Episodi 129

Cili do të jetë hapi i rradhës i Tarëk dhe Nesrin? Barësh rastësisht dëgjon një bisedë të Zejnepit që do ta trishtojë atë. Sakinë shkon të vizitojë Zejnepin në kompani. Si do ta përjetojë Nesrin ardhjen e nënës së saj pas kaq shumë vitesh? A do të mund të takohen ato?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 129

Shtëpia ime, fati im – Episodi 128

Nermin tashmë sa vjen dhe afeksionohet më shumë me Tarëk. Nesrin nga ana tjetër shkon për darkë në shtëpinë e Bareshit. Si do të jetë prezantimi i saj me Eminen? Nje gjest nga Nesrin vë në pozitë të sikletshme Zejnepin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 128

Shtëpia ime, fati im – Episodi 127

Si do të shkojë mbledhja e parë e Zejnepit me bordin drejtues? Cila është arsyeja e vërtetë e hakmarrjes së Nesrinit? Zejnep jep një intervistë për mediat. Ndërkohë Tarëk vazhdon t’i shtojë dyshimet Bareshit kur ai nuk pranon të dalë në foto si bashkëpunëtor i kompanisë që Zejnep drejton. Çfarë do të thuhet mes Nuh […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 127

Shtëpia ime, fati im – Episodi 126

Me lot në sy e motra e Mehdiut braktis gjithçka për të larguar nga Stambolli. A do të mund të zbulojë Bareshi se kush është në të vërtetë Nesrini? Një foto mes partneresh në biznes, mund të zbulojë gjithçka më vonë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 126

Shtëpia ime, fati im – Episodi 125

A e ka harruar Zejnepi dashurinë për Mehdiun? Ajo më në fund gjen pak qetësi në krahët e Bareshit, i cili gatuan për të një darkë romantike. Cili është plani i rradhës i shoqes së panjohur të Zejnepit? Çfarë marrëveshjeje nënshkruan Nermini?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 125

Shtëpia ime, fati im – Episodi 124

Zejnepit i bën vizitë në shtëpi mikja e saj e re që e ndihmoi atë gjatë zënkës në rrugë. A do të mundet Benal ë largohet nga shtëpia e kunatës së saj? Ali Riza kërkon të marrë një shtëpi të re për të bashkëjetuar me Sulltanën e tij.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 124

Shtëpia ime, fati im – Episodi 123

Çfarë e mundon Bareshin? Si po shkon marrëdhënia e tij me Zejnepin? Nermini shtron një darkë familjare dhe u komunikon atyre një vendim të sajin… Kush është gruaja që rikthehet pas kaq shumë vitesh në Stamboll?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 123

Shtëpia ime, fati im – Episodi 122

Zejnep e shkatërruar nga vdekja e Mehdiut nuk gjen dot forcën të rifillojë një jetë normale. A do të arrijë Emine, shoqja e saj e ngushtë ta rikthejë atë në punë? Zejnep gati sa nuk shkakton një aksident automobilistik dhe aty i vjen në ndihmë dikush…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 122

Shtëpia ime, fati im – Episodi 121

Të gjithë me lot në sy vuajnë humbjen e Mehdiut. Zejnep e shkatërruar nuk dëshiron asnjë pranë saj përfshi këtu dhe Bareshin. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e tyre pas kësaj goditjeje të rëndë? Kush është gruaja misterioze që shikon nga larg të gjithë veprimet e Zejnepit dhe njerëzve të saj të dashur?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 121

Shtëpia ime, fati im – Episodi 120

Mehdi i armatosur shkon të shpëtojë jetën e Zejnepit dhe vajzës së tij. Në një përleshje armësh Zejnep arrin të shpëtojë nga duart e tyre. Por çfarë do të sakrifikojë Mehdi në mënyrë që të shpëtojë jetën e dy dashurive më të mëdha të tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 120

Shtëpia ime, fati im – Episodi 119

Për çfarë do të bisedojë Sadi me Mehdiun? Zejnep se bashku me Myzhganin e vogël rrembehen nga armiqtë e Mehdiut Çfarë do të ndodhë me to? A do të mundet Mehdi të shpëtojë dy vajzat e jetës së tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 119

Shtëpia ime, fati im – Episodi 118

Mehdi i frikësuar se mos i ka ndodhur gjë Zejnepit shkon me një frymë ta takojë atë. Si do të jetë përballja e tyre? Çfarë do të thuhet mes tij dhe Bareshit? Kush është personi që do t’u dalë në mbrojtje Bareshit dhe familjes së tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 118

Shtëpia ime, fati im – Episodi 117

Zejnep rikthen Benalin në shtëpinë e saj. Nermin ndërkohë i hap dyert e shtëpisë dhe i propozon të bëhet infermierja e saj. Mehdi rikthehet në shtëpinë e vjetër të tij duke hequr dorë nga paraja dhe nga luksi. Dy atentate njekohësisht do të bëhen në shtëpine e Bareshit dhe të Zejnepit. A do të ketë […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 117

Shtëpia ime, fati im – Episodi 116

A do të mund t’i përgjigjet Sulltana dashurisë së Ali Rizait? Çfarë do të thuhet mes Mehdiut dhe Xhemiles? Zejnep dhe Baresh arrijnë të gjejnë vendndodhjen e Benalit. A do të munden ata ta bindin që ajo të rikthehet pranë foshnjës së saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 116

Shtëpia ime, fati im – Episodi 115

A do të ndryshojë vendimi i Xhemilës për t’u larguar tashmë që Mehdi po kujdeset i vetëm për fëmijën e tij? Çfarë informacionesh po nxjerr njeriu më i besuar i Mehdiut? Çfarë po mundohen të zbulojnë Baresh dhe Zejnep?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 115

Shtëpia ime, fati im – Episodi 114

Benal braktis foshnjën e saj dhe ia lë si amanet Zejnepit që të kujdeset për të. Si do ta presë Mehdi lajmin që Benal është larguar përgjithmonë? Çfarë do të ndodhë tashmë me Myzhganin e vogël? A do t’ia japë Zejnep amanetin e saj Mehdiut?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 114

Shtëpia ime, fati im – Episodi 113

Ozlem dhe Baresh vazhdojnë të debatojnë me tonë të ashpra për shkak të Zejnepit. A do të mund të zbulojë Mehdi se kush është spiuni në mesin e tij? Çfarë ka Nuh për t’i thënë Mehdiut? Ozlem largohet nga shtëpia…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 113

Shtëpia ime, fati im – Episodi 112

Si do ta presë Ozlem lajmin e martesës së vëllait të saj? A do ta bindë dot Mehdi Benalin të kthehet në shtëpi bashkë me vajzen e tij? Çfarë do të thuhet mes Zejnep dhe Mehdi?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 112

Shtëpia ime, fati im – Episodi 111

Pasi Mehdi mëson se Benal do që të largohet nga shtëpia, ai e mbyll atë në dhomë. Ajo e dëshpëruar kërkon ndihmen e Zejnepit. A do të mundet kjo e fundit ta shpëtojë atë nga Mehdi? Baresh nga ana tjetër më i dashuruar se kurrë i propozon Zejnepit për martesë. A do të pranojë dot […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 111

Shtëpia ime, fati im – Episodi 110

Për çfarë do të flasë Mehdi me Nuh? Çfarë po ndodh me Zejnepin? A do të mundet ajo që pavarësisht fjalëve të Ozlemit të rregullojë marrëdhënien e saj me Bareshin? Çfarë po planifikon të bëjë Benal?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 110

Shtëpia ime, fati im – Episodi 109

Nermin dhe Sakine vazhdojnë të kenë debate me njëra-tjetre. A do të munden ato të gjejnë gjuhen e përbashkët për hir të Zejnepit? Ozlem mëson rreth atentatit në shtëpinë e Nerminit ku ka qënë i pranishëm dhe vëllai i saj. Çfarë do të thuhet mes Baresh dhe Zejnep? Ozlem paralajmëron Zejnepin që të qëndrojë larg […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 109

Shtëpia ime, fati im – Episodi 108

Policia mbërrin në shtëpinë e Nerminit. A do të mundet Baresh t’i shpëtojë ata nga situata? Zejnep kërkon që Mehdi të kalojë natën në shtëpinë e saj. Si do të pritet kjo nga Baresh? Zejnep ndihet konfuze dhe fillon të mendojë në të njëjtën kohë për momentet e bukura që ka kaluar si me Mehdiun […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 108

Shtëpia ime, fati im – Episodi 107

Zejnep shkon të takohet me Mehdiun. Cila do të jetë arsyeja e kësaj vizite të papritur? Savash vendos të punojë në kompani pranë Bareshit. Emine nga ana tjetër do të marrë një propozim pune nga Savash. Kush fshihet në të vërtetë pas atentateve ndaj Zejnepit dhe familjes së saj? Mehdi plagoset duke dashur të shpëtojë […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 107

Shtëpia ime, fati im – Episodi 106

Çfarë propozimi do t’i bëjë Zejnep Bareshit në mënyrë që të rregullojnë marrëdhënien e tyre? Shtëpia e Nerminit vazhdon të mbikqyret gjatë gjithë kohës nga armiqtë e Mehdiut. Ky i fundit nga ana tjetër i premton Nerminit se ajo dhe familja e saj tani e tutje ato do të jenë në mbrojtjen e tij. Benal […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 106

Shtëpia ime, fati im – Episodi 105

Kush po mundohet të frikësojë Zejnepin? Kush fshihet në të vërtetë pas atentatit të saj? Mehdi meson rreth asaj çfarë ka ndodhur me Zejnepin dhe vrapon ta përqafojë atë. Por si do të pritet ky afrimitet nga Baresh? Çfarë do të thuhet mes Savash dhe motrës së tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 105

Shtëpia ime, fati im – Episodi 104

Nermin e lumtur feston për rikthimin e shtëpisë dhe pasurisë së saj. Një debat i fortë do të ndodhë ndërmjet Sakines dhe Nerminit. Anën e kujt do të mbajë Zejnep kësaj here? Mehdi merr një tjetër pronë në emer të tij. Zejnep ndodhet në rrezik…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 104

Shtëpia ime, fati im – Episodi 103

Mehdi bashkë me familjen e tij peson një atentat. A do të ketë të lënduar? Si do të shkojë tashmë marrëdhënia mes Benalit dhe Mehdiut? Zejnep dhe Baresh kalojnë ca momente të bukura sëbashku. Nermin më në fund rimerr pasurinë e saj. Cila është gjëja e parë që ajo do të bëjë?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 103

Shtëpia ime, fati im – Episodi 102

Mehdi i shoqëruar nga një eskortë shkon për të marrë vajzen e tij në shtëpinë e Zejnepit. Gjatë një darke romantike Zejnep i bën një dhuratë Bareshit për ta falenderuar për gjithçka që ka bë ka bërë. Mehdi tashmë ndryshon pamjen e tij dhe shpërngulet bashkë me familjen në një vilë luksoze…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 102

Shtëpia ime, fati im – Episodi 101

Nermin merr lajmin e bukur se shumë shpejt do t’i kthehet e gjithë pasuria. Por si do ta presë Sakine këtë lajm? Mehdi del para trupit gjykues. Shumë surpriza do të ndodhin gjatë asaj seance gjyqësore. Çfarë do të ndodhë kësaj here me Mehdiun? A do të mund të provohet pafajësia e tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 101

Shtëpia ime, fati im – Episodi 100

Një debat i fortë do të ndodhë përsëri në familjen e Bareshit. Cila do të jetë arsyeja kësaj herë? Mehdi nuk do që Zejnep të ndjekë më çeshtjen e tij. Çfarë e ka bërë atë që të ndryshojë mendje? Sulltana dhe Emine japin dorëheqjen nga puna për shkak të Ozlemit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 100

Shtëpia ime, fati im – Episodi 99

Zejnep, Emine dhe Sulltana dalin të festojnë për të hequr mendjen nga të gjitha problemet e ndodhura së fundmi. Nga ana tjetër edhe Savash, Baresh dhe daja i tyre kanë dalë të festojnë po te i njëjti vend. A do të takohen dot ata? Çfarë do të ndodhë mes Baresh dhe Zejnep? A do të […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 99

Shtëpia ime, fati im – Episodi 98

Baresh mëson që Zejnep e ka gënjyer gjatë gjithë kësaj kohë. Si do të jetë përballja e tyre pas kësaj? Mehdi nga ana tjetër vazhdon të ketë sherre në qeli. Një debat i forte do të ndodhë ndërmjet dy vëllezërve, Baresh dhe Savash…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 98

Shtëpia ime, fati im – Episodi 97

Zejnep merr një telefonatë nga Mehdi. Çfarë do të kërkojë kësaj herë ai? Baresh fton Zejnepin në një darkë romantike. Çfarë do të zbulojë Baresh në dhomën e Savashit? A do të mundet Zejnep të sigurojë paratë që i duhen Mehdiut? Baresh nga ana tjetër është shumë afër zbulimit të vërtetës…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 97

Shtëpia ime, fati im – Episodi 96

Çfarë do të ndodhë me Bekirin e shtruar në spital? Mehdi merr një letër nga Kibrit. Çfarë ka shkruar ajo në të? Baresh ka organizuar një udhëtim surprizë për Zejnepin. Sulltana poshtërohet dhe akuzohet padrejtësisht për vjedhje nga Ozlem

Shtëpia ime, fati im – Episodi 96

Shtëpia ime, fati im – Episodi 95

Zejnep merr një buqete me lule nga Baresh si dhe një ftesë për një darkë romantike së bashku. Emine merr një shumë të madhe parash nga Savash. A do të mund të zbulojë Ozlem se çfarë po ndodh në shtëpinë e saj? A do të mund et Zejnep të arrijë në një marrëveshje me të […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 95

Shtëpia ime, fati im – Episodi 94

Ozlem shkon të takojë familjen e Zejnepit. Si do të jetë përshtypja e parë e saj? A do të jetë ajo dakort që vëllai i saj të shoqerohet me Zejnepin? Baresh ka nisur të dyshojë që Zejnep po e gënjen atë. A do të mund të zbulojë ai se kush është avokati i Mehdiut në […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 94

Shtëpia ime, fati im – Episodi 93

Çfarë po kërkojnë të mësojnë Nuh dhe Zejnep në spitalin ku është shtruar personi që ngriti atentat kunder Mehdiut? A do të Mundet Zejnep ta takojë atë? Çfarë do të thuhet në takimin mes Zejnep dhe Mehdi? Si do të jetë takimi mes Zejnep dhe motrës së Bareshit?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 93

Shtëpia ime, fati im – Episodi 92

A do të mundet Zejnep t’i tregojë Bareshit se tashmë ajo është avokatja e Mehdiut? Ky i fundit vazhdon të ketë probleme në burg. Kush është personi që i është vënë pas atij? A do të ketë një puthje të dytë mes Baresh dhe Zejnep?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 92

Shtëpia ime, fati im – Episodi 91

Baresh ka një lajm të bukur për Nerminin. Për çfarë bëhet fjalë? Si do ta presë Baresh faktin që Zejnep po strehon familjen e Mehdiut? Ky i fundit del para trupit gjykues. A do të pranojë Zejnep të bëhet avokatja e tij? Cili do të jetë vendimi që do të merret për Mehdiun?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 91

Shtëpia ime, fati im – Episodi 90

Ndërkohë që e gjithë familja pret Mehdiun të dalë nga burgu, një kurth i mirëmenduar kunder tij është vënë në zbatim. Çfarë do të ndodhë me Mehdiun? A do të mundet ai të dalë nga burgu? Xhemile, Nuh dhe Benal ngelin në mes të 4 rrugëve. Te kush do të gjejnë strehim ata?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 90

Shtëpia ime, fati im – Episodi 89

Mehdi sherohet dhe rikthehet përsëri në qeli. Por një atentat tjetër po planifikohet kundër tij. Çfarë do të ndodhë kësaj herë me të? A do të mundet ai t’i shpëtojë atentatit të rradhës? Si po shkon marrëdhënia mes Zejnep dhe Baresh?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 89

Shtëpia ime, fati im – Episodi 88

Si është gjendja shëndetësore e Mehdiut? Si do ta presë Zejnep lajmin që tashmë ai po lufton me vdekjen? Zejnep e ndjerë në faj vendos të tërheqë denoncimin e saj ndaj Mehdiut. Si do ta presë këtë lajm Nermin dhe Baresh?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 88

Shtëpia ime, fati im – Episodi 87

Baresh, i sëmurë i jep puthjen e parë Zejnepit në momentin kur ajo apo kujdeset për të. Si do ta presë Zejnep këtë gjë? A do t’i kujtohet kjo puthje Bareshit të nesermen? Mehdi plagoset në burg. A do të mund të shpëtojë ai?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 87

Shtëpia ime, fati im – Episodi 86

Çfarë po ndodh me Mehdiun në burg? Baresh fillon t’i shmanget sa më shumë Zejnepit. Cila do të jetë arsyeja e kësaj distance? Xhemile, Benal dhe Nuh kërkojnë nga Zejnepi që të tërheqë denoncimin e saj ndaj Mehdiut. Por sa e gatshme do të jetë Zejnep ta bëjë këtë gjë?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 86

Shtëpia ime, fati im – Episodi 85

Si do të përfundojë darka në shtëpinë e Bareshit? Mehdiut kanë nisur t’i shfaqen probleme në burg. Si do ta presë Kibrit burgosjen e babait të saj? Një person shumë i afert vjen në vilen e Bareshit dhe Savashit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 85

Shtëpia ime, fati im – Episodi 84

Si do ta presë Zejnep lajmin e martesës së Mehdiut me Benalin? Zejnep dhe Emine ftohen për darkë në shtëpinë e Bareshit. Çfarë do të ndodhë mes këtij të fundit dhe Zejnepit? Mehdi mban për herë të parë foshnjen e tij në krahë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 84

Shtëpia ime, fati im – Episodi 83

Zejnep merr një surprizë të bukur nga kolegët e punës por çdo gjë do të shkatërrohet kur Bajram vjen i dehur në momentin që ajo po feston. Xhemile vjen të takojë Zejnepin me një dhuratë në duar nga Mehdi. Çfarë ka brenda asaj kutie? A do të pranojë Mehdi të martohet me Benalin?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 83

Shtëpia ime, fati im – Episodi 82

Çfarë do të thuhet mes Bareshit dhe vëllait të tij? Benal i jep lajmin Zejnepit që do të martohet me Mehdiun sapo ai të dalë nga burgu? Si do ta presë Zejnep këtë gjë? Xhemile dhe Nuh vizitojnë Mehdiun në burg…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 82

Shtëpia ime, fati im – Episodi 81

Falë ndihmës dhe mbështetjes së Bareshit dhe gjithë njerëzve që e duan atë, Zejnep arrin që ngadalë të kalojë periudhen e vështirë që sapo përjetoi. Sakine, Nermin dhe Sulltana i përgatisin Zejnepit një festë surprizë për ditëlindjen e saj. Cila do të jetë dhurata që Baresh i ka përgatitur asaj? Si është gjendja e Mehdiut […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 81

Shtëpia ime, fati im – Episodi 80

Benal sjell në jetë fëmijën e saj. Falë një mesazhi që Savashit i vjen në kërkimin e tij nga rrjetet sociale ai arrin të identifikojë vendndodhjen e Zejnepit. A do të mundet Baresh ta shpëtojë atë? Po me Mehdiun çfarë do të ndodhë tashmë?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 80

Shtëpia ime, fati im – Episodi 79

Çfarë do të thuhet mes Mehdi dhe Zejnep kur kjo e fundit të zgjohet? Ku po e çon Mehdi atë? A do të munden Baresh dhe Savash të gjejnë ndonjë piste rreth vendndodhjes së tyre?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 79

Shtëpia ime, fati im – Episodi 78

Xhemile kërkon nga Mehdi që ai të dorëzohet në polici por ky i fundit arratiset përsëri nga shtëpia. Zejnep nga ana tjetër e frikësuar kalon natën në mbrojtjen e Bareshit. Por Mehdi pavarësisht prezencës së Bareshit dhe të policisë arrin të futet në shtëpi dhe të rrëmbejë Zejnepin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 78

Shtëpia ime, fati im – Episodi 77

Mehdi i gjendur në vështirësi shkon t’i kërkojë para borxh Nazllës. Zejnep nga ana tjetër shkon të takojë vëllain e Bareshit i cili është në depresion të thellë. A do të mundet ajo të zbusë agresivitetin e tij dhe ta bashkojë atë me Bareshin?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 77

Shtëpia ime, fati im – Episodi 76

Policia shkon të arrestojë Mehdiun pasi Zejnep ka ngritur padi ndaj tij. Por Mehdi arrin të arratiset duke kërkuar të sqarojë Zejnepin për gabimin e kryer. A do të mundet ai të përballet me Zejnepin? Baresh nga ana tjetër vendos t’i tregojë Zejnepit një anë tjetër të tij…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 76

Shtëpia ime, fati im – Episodi 75

Mehdi vazhdon të kërkojë mbështetjen e Zejnepit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij. Si do ta presë Zejnep faktin që tashmë ai është shpërngulur pranë shtëpisë së saj? Baresh dhe Nermin mësojnë që ka qënë Mehdi ai që ka shkatërruar makinen e Zejnepit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 75

Shtëpia ime, fati im – Episodi 74

Mehdi i dëshpëruar nga humbja e motrës së tij gjen mbështetje vetem tek Zejnep. Po Xhemile si po e perjeton këtë moment të vështirë? Çfarë ka Nermin për t’i thënë Bareshit? Myzhgan mes lotësh përcillet për në banesen e fundit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 74

Shtëpia ime, fati im – Episodi 73

Burhan i pikëlluar nga refuzimi i dashurisë së tij dhe pa dëshirë për të jetuar më, shkon dhe qëllon Myzhganin dhe pastaj qëllon dhe veten. A do të mundet të shpëtojë Myzhgan? Si do ta presë Mehdi tragjedinë që i ka ndodhur motrës së tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 73

Shtëpia ime, fati im – Episodi 72

Mehdi shet shtëpinë e babait të tij dhe shpërngulet në një lagje me Zejnepin. Si do ta presin motrat e tij këtë lajm? Çfarë do të mësojë Mehdi nga Sakine? Bajram tashmë ka filluar të punojë për Mehdiun duke tentuar të jetojë larg vesit të tij. Nermin merr një lajm që do ta trishtojë atë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 72

Shtëpia ime, fati im – Episodi 71

Që në ditën e parë të qendrimit në shtëpi, Bajram tenton të vjedhë Nerminin. Zejnep pas kësaj e debon atë nga shtëpia. Por kush do t’i dalë për zot tashmë Bajramit? Baresh ka një lajm të mirë për Nerminin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 71

Shtëpia ime, fati im – Episodi 70

Mehdi gjen Bajramin në një gjendje të mjerueshme dhe e dergon atë në shtëpinë e Zejnepit. Si do ta përjetojë kjo e fundit takimin me babain që i ka sjell kaq shumë dhimbje? Çfarë do të thuhet në përnballjen mes Mehdi dhe Baresh?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 70

Shtëpia ime, fati im – Episodi 69

Zejnep gjen Mehdiun pa ndjenja në ofiçinën e tij dhe e dergon atë menjëherë në spital. Si është gjendja shëndetësore e tij? Për çfarë do të flasin Baresh dhe Nermin? Pasi Zejnep kalon gjithë natën mbi koken e Mehdiut, ky i fundit në gjendje jo të mirë shendetësore shkon ta përndjekë atë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 69

Shtëpia ime, fati im – Episodi 68

Mehdi kërkon ndihmen e Sakines që të afrohet me Zejnepin. Sulltana dhe Emine marin një lajm të mirë mbi biznesin që po mundohen të hapin. Mehdi rrihet keq nga Burhan dhe njerëzit e tij. Kibrit merr një dhuratë të bukur nga Baresh…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 68

Shtëpia ime, fati im – Episodi 67

Mehdi i rremben një puthje Zejnepit dhe me lot në sy i kërkon asaj një mundësi të dytë. A do t’i trazojë kjo puthje mendimet e Zejnepit? Burhan shkon të kërkojë doren e Myzhganit tek Mehdi. Por kë do të zgjedhë Myzhgan, dashurinë apo familjen e saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 67

Shtëpia ime, fati im – Episodi 66

Për çfarë do të flasë Baresh me Nerminin? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë natën që Mehdi ka kaluar në shtëpinë e Nazllës? Nuh dhe Xhemile bëhen gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Si do të shkojë kjo dasëm? A do të mundet Mehdi t’i japë motrës bekimin e tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 66

Shtëpia ime, fati im – Episodi 65

Xhemile dhe Nuh vendosin të martohen pavarësisht që Mehdi kundërshton lidhjen e tyre. Benal vendos të largohet nga shtëpia. Çfarë do të thuhet mes saj dhe Zejnepit? Kjo e fundit verteton lidhjen mes Mehdiut dhe Nazllës. Xhemile vendos të bëjë fejesen në shtëpinë e Zejnepit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 65

Shtëpia ime, fati im – Episodi 64

Baresh sa vjen dhe afrohet më shumë me Zejnepin dhe familjen e saj. Çfarë do të thuhet në përballjen mes Mehdi dhe Nuh? A do ta pranojë ai lidhjen e e Nuh me motrën e tij? Kibrit i rrëfen Zejnepit rreth marrëdhënies që Mehdi ka krijuar me Nazllën…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 64

Shtëpia ime, fati im – Episodi 63

Ndërkohë që Emine dhe Zejnep argëtohen, Kibrit me lot në sy kërkon ndihmën e Zejnepit pasi Myzhgan dhe Xhemile po zihen keq me njëra-tjetrën. Çfarë do të bëjë Zejnep pas kësaj? Nazllë ndërkohë tenton të bëjë për vetë Mehdiun. Çfarë do të thuhet në përballjen tjetër mes Mehdiut dhe Zejnepit?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 63

Shtëpia ime, fati im – Episodi 62

Mehdi tashmë hap biznesin e tij të ri. Baresh i jep lajmin e mirë Nerminit mbi vendndodhjen e Ekremit. Si do të jetë takimi rastësor i Mehdiut dhe Zejnepit? A kanë mundur ata të harrojnë dashurinë e madhe që kanë ndjerë për njëri-tjetrin?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 62

Shtëpia ime, fati im – Episodi 61

Benal shpreson që lidhja e saj me Mehdiun të përmirësohet tashmë që Zejnep nuk është më një pengesë për të. Çfarë do të thuhet në biseden mes saj dhe Mehdiut? Myzhgan mëson rreth lidhjes së motrës së saj me Nuh. Si do të jetë përballja mes tyre? Baresh ka një lajm të bukur për Zejnepin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 61

Shtëpia ime, fati im – Episodi 60

Si do të jetë përballja e Mehdiut dhe Zejnepit në sallën e gjyqit? A do të mund të heqin dorë ata përfundimit nga dashuria e tyre? Mehdi sheh ofiçinën e tij pa e ditur se kush është blerësi i saj në të vërtetë. Si po shkon jetesa e grave në të njëjtën shtëpi?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 60

Shtëpia ime, fati im – Episodi 59

Si do të shkojë takimi mes Baresh, Nermin dhe Zejnep? Nuh i propozon për martesë Xhemiles. Zejnep sëbashku me Sulltanën, Eminen dhe dy nënat e saj shpërngulen në shtëpinë e tyre të re tashmë për të jetuar të gjitha sëbashku. Çfarë po mundohet të bëjë Mehdi?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 59

Shtëpia ime, fati im – Episodi 58

A do të mundet Zejnep të marrë më në fund një shtëpi të saj? Kjo e fundit sëbashku me Baresh dhe me koleget e saj të punës argëtohen duke bërë piknik dhe lojëra në natyrë. Çfarë do të thuhet mes Sakine dhe Mehdi? Zejnep kërkon ndihmen e Bareshit për t’i kthyer Nerminit pasurinë e saj…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 58

Shtëpia ime, fati im – Episodi 57

Mehdi i dëshpëruar shkon t’i kërkojë falje Zejnepit duke ju ulur në gjunjë. Çfarë do të ndodhë me dashurinë e madhe të tyre? A do ta ndryshojë kjo vendimin e Zejnepit për divorc? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Burhan dhe Mehdi?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 57

Shtëpia ime, fati im – Episodi 56

Zejnep merr plaçkat e saj dhe largohet nga shtëpia e Mehdiut. Si do ta presë Kibrit ndarjen me të? Ndërkohë që Zejnep ikën nga shtëpia, vendin e saj e zë Benal. A është Mehdi në dijeni të të gjithë kësaj? Myzhgan ndërkohë takohet fshehurazi me Burhanin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 56

Shtëpia ime, fati im – Episodi 55

Çfarë do të kërkojë Zejnep nga Baresh? Mehdi shkon t’i kërkojë falje Zejnepit ne vendin e saj të punës. Si do të jetë përballja e tyre? Myzhgan ndërkohë vendos të riktheje Benalin në shtëpi. Cili do të jetë plani i rradhës i Burhanit kunder Mehdiut?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 55

Shtëpia ime, fati im – Episodi 54

Mehdi vendos të mbyllë Zejnepin në shtëpi për të penguar atë të shkojë në punë. Si do ta përjetojë Zejnep këtë ndjenjë të përsëritur që nga fëmijëria e saj? Çfarë vendimi do të marrë Zejnep mbi martesën e saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 54

Shtëpia ime, fati im – Episodi 53

Mehdi meson se Zejnep është takuar me armikun më të madh të tij. Si do të jetë përballja e tyre pas kësaj? Çfarë po ndodh me Mehdiun që është tjetërsuar si njeri? Zejnep ndërkohë merr një lajm të mirë nga Baresh…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 53

Shtëpia ime, fati im – Episodi 52

Mehdi del nga burgu. Si do të jetë takimi mes tij dhe Zejnepit? Çfarë po ndodh me ndjenjat e kësaj të fundit? A do të mundet Mehdi të falë motrën e tij? Çfarë do të thuhet mes Zejnep dhe Baresh?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 52

Shtëpia ime, fati im – Episodi 51

Myzhgan takohet me Burhanin, dashurinë e vjetër të saj. Si do të jetë ky takim pas kaq shumë vitesh? Baresh ndryshon vendimin e tij dhe pranon që Zejnep të punojë përsëri në kompani. Por lumturia e Zejnepit do të zgjasë shumë pak kur mëson që Mehdi ka përfunduar në komisariat…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 51

Shtëpia ime, fati im – Episodi 50

Çfarë do të kërkojë Zejnep nga Mehdi? Në telefonin e Bareshit mbërrin videoja e fjalimit që Zejnep ka mbajtur në diten e diplomimit të saj. Kush e ka derguar atë? A do të bëjë kjo që Baresh të ndryshojë vendimin e tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 50

Shtëpia ime, fati im – Episodi 49

Zejnep kërkon nga Mehdi që të heqë dorë nga urrejtja që ka përbrenda. Emine rikthehet në lagjen e vjetër pranën nënës së saj. Zejnep kërkon të dijë nga Sulltana historinë e vërtetë të vrasjes së babait të Mehdiut. Zejnep shkon t’i kërkojë një shans të fundit Bareshit. Por a do t’ia dalë ajo të ndryshojë […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 49

Shtëpia ime, fati im – Episodi 48

Çfarë po ndodh mes Nuh dhe Xhemile? Çfarë do të bëjë Mehdi kur të mësojë që tashmë armiqtë e tij i ka më afer se kurrë? Si do të jetë kjo përballje? Zejnep pushohet nga puna që diten e parë të prezantimit të saj me Bareshin, pronarin e kompanisë. Cila do të jetë arsyeja?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 48

Shtëpia ime, fati im – Episodi 47

Mehdi më në fund arrin të bëjë një zgjedhje mes Zejnepit dhe Benalit. Ky vendim arrin të rikthejë lumturinë mes tij dhe gruas që ai dashuron. Por si do ta presë pjesa tjetër e familjes këtë gjë? Faruk i propozon Emines për martesë. Mehdi i rrefen Zejnepit një pjesë të dhimbshme të kaluarës së tij.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 47

Shtëpia ime, fati im – Episodi 46

Zejnep e ndodhur në një udhëkryq, mbështetjen më të madhe e gjen tek dy nënat e saj të cilat sëbashku po jetojnë në shtëpinë e Sulltanës. Mehdi shkon t’i kërkojë Zejnepit të rikthehet në shtëpi. A do të mundet ajo të harrojë çdo gjë dhe të rikthehet pranë dashurisë së saj? Mehdi merr një vendim […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 46

Shtëpia ime, fati im – Episodi 45

Zejnep kërkon nga Mehdi që tashmë ai të marrë një vendim pasi e gjithë kjo situatë po e mbyt atë. Emine me lot në sy kërkon ndihmën e Zejnepit. Si do të jetë përballja mes dy shoqeve? Në shtëpi festohet mbi gjininë e fëmijës që Benal pret. A do të jetë kjo një tjetër goditje […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 45

Shtëpia ime, fati im – Episodi 44

Cili është pakti që Faruk do të kërkojë nga Emine? Çfarë po ndodh në marrëdhënien mes Mehdi dhe Zejnep? Edhe sa mund të durojë kjo e fundit nga gjithë kjo situatë? Çfarë do të thuhet mes Nermin dhe Sakine?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 44

Shtëpia ime, fati im – Episodi 43

Benal pas një debati me Zejnepin largohet nga shtëpia. Por një rrezik po i kanoset asaj. Çfarë do të ndodhë me të dhe me fëmijen që ajo pret? Emine zbulon tradhëtinë e Farukut. Mehdi ndërkohë mëson mbi gjendjen e Nerminit dhe vendos ta marrë atë në shtëpi. Si do ta presë Zejnep ardhjen e saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 43

Shtëpia ime, fati im – Episodi 42

Benal kërkon të largohet nga shtëpia pasi nuk mund të përballojë më gjendjen e tensionuar që është krijuar. A do ta lejojë Mehdi këtë gjë? Nga ana tjetër gjendja ekonomike e Nerminit sa vjen dhe përkeqësohet. A do t’ia dalë Zejnep të fitojë punën e saj të ëndrrave?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 42

Shtëpia ime, fati im – Episodi 41

Faruk merr një ultimatum nga babai i tij. Për çfarë bëhet fjalë? Çfarë do të ndodhë me Kibritin në ditën e parë të shkollës? Si po shkon jetesa e Zejnepit dhe Benalit në të njëjtën shtëpi? Emine merr zhgënjimin e parë nga Faruk…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 41

Shtëpia ime, fati im – Episodi 40

E ndodhur në një gjendje aspak të mirë emocionale, Zejnep shkon të flasë me një psikologe. A do ta ndihmojë kjo bisedë atë? Çfarë ka ndodhur me Nerminin të cilës Ekrem i vodhi gjithë pasurinë? Si do t’i shkojë Zejnepit intervista e parë e punës?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 40

Shtëpia ime, fati im – Episodi 39

Mehdi dhe Zejnep më në fund i dorëzohen dashurisë së tyre. Por pushimit të tyre i vjen fundi kur Ekrem mbërrin në hotel. Zejnep sheh Eminen dhe Farukun sëbashku. Si do ta presë ajo këtë tradhëti nga shoqja e saj? Benal ndodhet në rrezik…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 39

Shtëpia ime, fati im – Episodi 38

Nermin i bën një propozim të bukur Mehdiut dhe familjes së tij, që të kalojnë të gjithë sëbashku ca ditë në hotelin e saj. Mehdi dhe Zejnep tashmë më në fund mund të shijojnë dashurinë e tyre. Gjithashtu dhe Faruk me Eminen do të ikin në të njëjtin hotel ku Mehdi dhe Zejnep ndodhen. Kush […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 38

Shtëpia ime, fati im – Episodi 37

Sulltana mëson rreth lidhjes së Emines me Farukun. Si do ta presë ajo këtë gjë? Zejnep merr vendimin e jetës së saj. A do të mund të zgjedhë ajo dashurinë pavarësisht të gjithave? Po me Benalin çfarë do të ndodhë?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 37

Shtëpia ime, fati im – Episodi 36

Si do të jetë përballja e Mehdiut me motrën e tij? Ky i fundit i shkatërruar nuk di se çfarë të bëjë me jetën e tij. Kë duhet të zgjedhë ai, dashurinë apo fëmijën e tij? Zejnep lë një letër për Mehdiun. Çfarë është shkruar në të?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 36

Shtëpia ime, fati im – Episodi 35

Zejnep merr guximin dhe i rrëfen Mehdiut mbi shtatzaninë e Benalit. Si do ta presë ai lajmin që do të bëhet baba? Si do të jetë përballja e tij me Benalin? A do të mundet Emine t’i tregojë Zejnepit rreth lidhjes së saj me Farukun?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 35

Shtëpia ime, fati im – Episodi 34

Mehdi tashmë jashtë rrezikut për jetën del nga spitali për tu rikuperuar në shtëpi. A do të mundet Zejnep që më në fund ta pranojë që e dashuron atë? Faruk nga ana tjetër vazhdon të surprizojë Eminen me dhurata dhe veshje të shtrenjta. Çfarë do të thuhet mes Benal dhe Zejnep? A do të mundet […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 34

Shtëpia ime, fati im – Episodi 33

A do të dhurojë Ekrem gjak për Mehdiun? A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Faruk dhe Emine? Benal me ndihmen e Xhemiles arrin të futet në dhomen ku është shtruar Mehdi. Si do të jetë përballja e saj me Zejnepin? A do të mundet Benal t’i rrëfejë asaj se Mehdi është babai i […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 33

Shtëpia ime, fati im – Episodi 32

Myzhgan e dëshpëruar fajëson Zejnepin mbi gjendjen e vëllait të saj. Bajram bashkë me të gjithë burrat e lagjës së tij organizon një sulm për të marrë hak ndaj Mehdiut. Si do të përballja mes Nerminit dhe Ekremit?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 32

Shtëpia ime, fati im – Episodi 31

Si është gjendja shëndetësore e Mehdiut? A japin shpresë doktorët për jetën e tij? Emine do të pësojë një zhgënjim të madh nga Faruk. A do të mundert Bajram të rrëfejë çfarë ka ndodhur në të vërtetë natën e plagosjës së Mehdiut?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 31

Shtëpia ime, fati im – Episodi 30

Emine dhe Faruk kalojnë një darkë romantike në shtëpinë e këtij të fundit. A do të mundet Zejnep të falë Mehdiun? Bajram torturohet nga borxhlinjtë e tij. Mehdi ndërkohë do të plagoset rëndë duke u përpjekur ta shpëtojë atë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 30

Shtëpia ime, fati im – Episodi 29

Nuh shkon të paralajmërojë Farukun të qëndrojë larg Emines. Nermin kërkon ndihmen e Meltem për të gjetur gruan me të cilën Ekrem e tradhëton atë pa e ditur se në të vërtetë ajo grua po qëndron përballë saj. Çfarë do të kërkojnë Xhemile dhe Sulltana nga Benal? Meltem ndërkohë i vendos një ultimatum Ekremit…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 29

Shtëpia ime, fati im – Episodi 28

Si do të jetë tashmë përballja mes Zejnep dhe Benal? A do të mundet kjo e fundit t’i tregojë se kush është në të vërtetë babai i fëmijës së saj? Mehdi gjen vendndodhjen e Bajramit dhe i kërkon atij të kthehet në shtëpi. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia pas kësaj krisjeje mes Zejnepit dhe […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 28

Shtëpia ime, fati im – Episodi 27

Nermin zbulon që bashkëshorti i saj e tradhëton atë. Zejnep pas kësaj shkon të ngushëllojë nënën e saj e shoqëruar nga Mehdi. Por ky i fundit do të përballet me një surprizë aspak të këndshme. Faruk prezanton Eminen para shoqërisë së tij. Mehdi i rrëfen Zejnepit rreth lidhjen së vërtetë të tij me Benalin…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 27

Shtëpia ime, fati im – Episodi 26

Mehdi edhe njëherë kupton se sa ndryshe është bota e tij nga ajo e Zejnepit. Kjo e fundit merr propozimin e punës së ëndrrave. Por a do ta lejojë Mehdi që ajo të vazhdojë ëndrrën e saj? A do të mund të zbulojë Nermin që Ekrem po e tradhëton atë?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 26

Shtëpia ime, fati im – Episodi 25

Benal vendos të largohet përfundimisht nga jeta e Mehdiut. Ky i fundit së bashku me Zejnepin dalin për shooping duke e bërë marrëdhënien e tyre më të afert. Nermin organizon një festë të madhe në shtëpinë e saj. Si do të shkojë i gjithë ai organizim?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 25

Shtëpia ime, fati im – Episodi 24

A do të mund të thyhet akulli mes Mehdi dhe Zejnep dhe të japin puthjen e tyre të parë? Mehdi merr një lajm të bukur nga avokati i tij. Sulltana me një shumë parash në duar shkon te Benal dhe i kërkon asaj të largohet nga jeta e Mehdiut. A do të jetë ajo e […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 24

Shtëpia ime, fati im – Episodi 23

Çfarë do të kërkojë Zejnep nga nënsa e saj birësuese? Ekrem me një shumë të madhe parash në duar shkon të kërkojë faljen e Mehdiut. A do ta pranojë ky i fundit faljen e tij? Çfarë po kurdis Faruk me armikun e përbetuar të Mehdiut? Kibrit rikthehet pranë familjes së saj të re. Mehdi pranon […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 23

Shtëpia ime, fati im – Episodi 22

Faruk vazhdon të përndjekë Zejnepin. Si do të jetë përballja e Mehdiut me të pas kësaj? Zejnep është e dëshpëruar nga zhdukja e babait të saj. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Bajramin? Nermin firmos ca dokumenta të rëndësishme. Çfarë fshihet pas kësaj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 22

Shtëpia ime, fati im – Episodi 21

Zejnep vazhdon të vuajë nga babai i saj. Por tashmë ngushëllimin e vetëm e gjen në krahët e Mehdiut. Çfarë do të kërkojë ky i fundit nga armiku i tij? Zejnep vendos tu rikthehet përsëri studimeve. Kush do të jetë përsoni i parë që do të mësojë që Benal pret një fëmijë nga Mehdi?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 21

Shtëpia ime, fati im – Episodi 20

Çfarë do të thuhet në përballjen mes Mehdi dhe Ekrem? A do të mund të zbulohet familja e fshehtë e këtij të fundit? Benal vendos të abortojë fëmijen e saj. A do të mundet Zejnep ta ndalojë atë? Çfarë do të ndodhë me Bajramin?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 20

Shtëpia ime, fati im – Episodi 19

Nermin dhe Ekrem përsëri arrijnë të prishin qetësinë e Zejnepit. Çfarë kërkojnë kësaj here ata të dy? Kibrit rikthehet në shtëpinë e saj të re pranë Zejnepit dhe Mehdiut. Por ardhja e Bajramit i pirë në shtëpi shkatërron gjithçka.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 19

Shtëpia ime, fati im – Episodi 18

Çfarë po ndodh mes Faruk dhe Emine? Zejnep pas kaq shumë kohësh zgjohet e lumtur dhe përgatit mëngjesin për familjen e saj. Çfarë do të thuhet mes Mehdi dhe Bajram? Mehdi zbulon se kush ka qënë personi që e ka denoncuar atë.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 18

Shtëpia ime, fati im – Episodi 17

Zejnep shkon të takojë Kibritin e cila nuk është aspak mirë nga gjendja emocionale. Mehdi nga ana tjetër i kërkon Zejnepit të qëndrojë dhe mos ta braktisë atë. A do të munden ata të heqin dorë nga divorci dhe të mund të bëhen prinder të Kibritit? Benal ndërkohë pret t’i japë lajmin e shtatzanisë së […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 17

Shtëpia ime, fati im – Episodi 16

Zejnep e gjendur në vështirësi ekonomike kërkon borxh nga Sulltana që të sigurojë një shtëpi për prindërit e saj. Emine ndërkohë mundohet të afrojë Mehdiun me Zejnepin. A do t’ia dalë ajo? Çfarë po fsheh Ekrem?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 16

Shtëpia ime, fati im – Episodi 15

Si do të jetë takimi mes Mehdi dhe Zejnep? Mehdi kërkon të birësojë Kibrit, por kushti i vetem është që ai të vazhdojë i martuar me Zejnepin. Kjo e fundit i kthen mbrapsht paratë që Mehdi ka shpenzuar për banesen e re të prinderve të saj.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 15

Shtëpia ime, fati im – Episodi 14

Zejnep vendos të braktise Farukun dhe të kthehet përsëri në shtëpi. Zejnep mëson mbi arrestimin e Mehdiut dhe shkon për ta takuar atë. Por a do të mundet ajo t’i dalë përballë atij? Çfarë do të ndodhë me Mehdiun? A do të mund të lirohet ai?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 14

Shtëpia ime, fati im – Episodi 13

Mehdi me një kërkesë për divorc në duar shkon të takojë Zejnepin për t’i falë përsëri lirinë asaj. A do të mund të nëshkruajë ajo dhe të largohet me Farukun duke braktisur gjithçka? Mehdi arrestohet. Cila do të jetë arsyeja?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 13

Shtëpia ime, fati im – Episodi 12

Zejnep shkon të bisedojë me Mehdiun për t’i kërkuar falje atij. Por si do të jetë kjo përballje mes tyre? Faruk mga ana tjetër ka prerë biletat dhe i propozon Zejnepit të arratisen për në Londer. Cila do të jetë zgjedhja e saj?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 12

Shtëpia ime, fati im – Episodi 11

Mehdi mëson se kush është Faruk në të vërtetë dhe se gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë i mashtruar nga Zejnep. Çfarë do të thuhet mes Faruk dhe Xhelalit, armikut të Mehdiut? Ky i fundit largohet i pikëlluar nga shtëpia.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 11

Shtëpia ime, fati im – Episodi 10

Zejnep shkon të takojë Nerminin për t’i kërkuar falje asaj dhe per t’u larguar njëherë e mirë nga shtëpia ku u rrit. Mehdi nga ana tjetër përpiqet të kuptojë dhe të ndihmojë Zejnepin në gjendjen e saj të vështirë. Mehdi kërkon të takohet me familjen birësuese të Zejnepit dhe t’i kërkojë falje Farukut. Si do […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 10

Shtëpia ime, fati im – Episodi 9

Faruk rikthehet në lagje për të takuar Zejnepin. A do të mund të mësojë Mehdi se kush është ai në të vërtetë? Faruk kerkon një mundësi nga Zejnep duke i thënë se është i gatshëm t’i dalë për zot familjes së saj. Cila do të jetë përgjigja e Zejnepit?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 9

Shtëpia ime, fati im – Episodi 8

Zejnep e ndodhur mes nënës birësuese dhe nënës së saj të vërtetë zgjedh përsëri këtë të fundit duke i shkatërruar gjitha ëndrrat Nerminit. Çfarë do të thuhet në natën e parë të martesës mes Zejnep dhe Mehdi? A do të dorëzohet Faruk?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 8

Shtëpia ime, fati im – Episodi 7

Zejnep mes lotësh vishet me fustanin e nusërisë. Por a do të jetë e gatshmë ajo të martohet dhe të përshtatet me jetën e re? Çfarë fsheh Mehdi nga e kaluara e tij? Nermin, Ekrem dhe Faruk mësojnë në mënyren më të shëmtuar mbi martesën e Zejnepit.

Shtëpia ime, fati im – Episodi 7

Shtëpia ime, fati im – Episodi 6

Mehdi bashkë me familjen shkon të kërkojë dorën e Zejnepit. Si do ta përjetojë kjo e fundit gjithë këtë? Familja e Zejnepit e ndodhur në vështirësi të mëdha kërkojnë transferimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur në shtëpinë e Mehdiut. A do të jetë dakort ai dhe familja e tij?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 6

Shtëpia ime, fati im – Episodi 5

Zejnep dëgjon një të vërtetë të hidhur nga babai i saj birësues. Nermin shkon të takojë Sakinen me një shumë parash në duar. Çfarë do t’i propozojë ajo? Zejnep më në fund merr guximin dhe i tregon Farukut kush është ajo në të vërtetë. Zejnep pranon propozimin e Mehdiut për martesë…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 5

Shtëpia ime, fati im – Episodi 4

Zejnep dhe Mehdi shkojnë në takimin e stisur nga nënat e tyre. Si do të jetë reagimi i tyre kur të shohin njëri-tjetrin? A do të jetë Zejnep e gatshme të lërë gjithçka pas dhe të nisë një jetë të re?

Shtëpia ime, fati im – Episodi 4

Shtëpia ime, fati im – Episodi 3

Sakine mëson nga Nermin rreth martesës së vajzës së saj. Si do ta presë ajo këtë lajm të papritur? A do të ketë guxim Zejnep t’i tregojë Farukut rreth të vërtetës së saj? Çfarë do të ndodhë me nënën e Mehdiut? Zejnep rikthehet pranë prinderve të saj të vërtetë për të mos u larguar më […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 3

Shtëpia ime, fati im – Episodi 2

Faruk i propozon për martesë Zejnepit në ditëlindjen e saj. A do ta pranojë kjo e fundit atë? Zejnep pas 12 vitesh rikthehet në shtëpinë e vjetër. Si do të jetë takimi me prindërit e saj? Familja e Mehdiut ndërkohë kërkon me ngulm martesën e tij…

Shtëpia ime, fati im – Episodi 2

Shtëpia ime, fati im – Episodi 1

Bazuar në një ngjarje të vërtetë… Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktise” vajzen e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjet ku je lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit […]

Shtëpia ime, fati im – Episodi 1

Plot

Shtëpia ime, fati im

Drama

Bazuar në një ngjarje të vërtetë... Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku je lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

TV Klan

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave