Një baba që hëq dorë nga përgjegjësitë e familjes duke lënë në mëshirë të fatit familjen e tij. Një krim për vetëmbrojtje ndryshon jetën e të gjithëve. Drama e një nëne për të rindërtuar familjen e saj të shkatërruar nga dhuna, braktisja dhe trazirat emocionale. Për ironi të fatit, Asje arrin të "strehohet" së bashku me dy femijët e saj tek vila e Mahirit, "shpëtimtari" i saj, por brenda asaj vile ajo do të përballet edhe me ish-bashkëshortin e saj Xhemal, i cili e braktisi atë vite më parë..
Të gjithë presin me ankth dhe dëshpërim një lajm nga gjëndja e Asijes e cila po lufton mes jetës dhe vdekjes. A do të braktiset Xhemal njëherë e përgjithmonë nga dashuria e vetme e tij? Çfarë do të ndodhë me Helinin? Po Mahirin a do ta presë një fund i lumtur me Zuhalin dhe dy […]
Pas gjithë vuajtjeve të hequra, Xhemal dhe Asije kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Në një festë ku të gjithë festojnë mbi dashurinë, një tragjedi pritet të ndodhë. A do ta shkatërrojë dot Helin lumturinë e Asijes dhe Xhemalit?
Helin pasi dëgjon deklaratën e dashurisë së Xhemali dhe Asijes, shkatërrohet dhe betohet për hakmarrje. A do të munden Mahir dhe Zuhal t’i një japin një mundësi njëri-tjetrit? Xhemal gjatë një darke me familjen e tij i propozon Asijes për martesë.
Nergiz më në fund arrin të fitojë pafajësinë e saj mbi vrasjen të cilës i solli kaq shumë vuajtje. Asije tashmë feston e lumtur me fëmijet dhe gjithë të dashurit e saj. A do të jetë kjo nisma që Asije dhe Xhemal të krijojnë një jetë të re dhe tw lumtur në krah të njëri-tjetrit?
Mahir i jep lajmin e bukur Asijes që së shpejti do të bëhët baba i dy vajzave. A do të pranojë Helin të divorcohet nga Xhemal? Xhemal po bën çmos të gjejë Nexhmiun, si shpresë e vetme për të shpëtuar Nergizin. A do të pranojë ai të dëshmojë në sallen e gjyqit?
Zhdukja e Helinit me Ahmetin bën që Xhemal të përjetojë frikën më të madhe të tij. Çfarë plani ka menduar ajo si hakmarrje ndaj Xhemalit? A do të mundet ky i fundit t’i gjejë ata?
Xhemal braktis njëherë e përgjithmonë Helinin për t’u kthyer pranë gruas që dashuron. Cila do të jetë hakmarja e kësaj të fundit? Si do ta presë Mahir faktin që do të bëhet baba? Cila do të jetë drama e rradhës në familjen Demirhan?
A do të arrijnë Raxhi dhe Zahide në një marrëveshje për t’u divorcuar? Xhemal vendos të gëzojë Asijen dhe fëmijet e tij duke organizuar një udhëtim nëpër Stamboll. Por ky udhëtim do të ndërpritet në mes nga një telefonatë e Helinit.
Marrja përsiper e krimit nga Xhemal bën që sekretet të zbulohen një nga një. Nergiz vendos të rrëfejë të vërtetën në polici. Tashmë për herë të parë Xhemal dhe Asijë luftojnë krah njëri-tjetrit. A do të shkrihet njëherë e përgjithmonë akulli mes tyre?
Asije së bashku me Mahirin dhe dy fëmijet e saj vendosin të fillojnë një kapitull të ri në jeten e tyre. Nga një rrëfim i Raxhit Xhemal mëson të vërtetën e vrasjes që Asije mendohet se ka kryer. Duke dashur të ndreqë gabimin e tij Xhemal merr përsipër vrasjen për të shpëtuar familjen e tij.
Çfarë do të mësojë Xhemal nga Ugur? Mahir mëson që Zuhal është shtatzënë. Por a do të mësojë dot që ai është babai i fëmijës që ajo pret? Asije së bashku me Mahirin dhe fëmijët e saj largohen nga vila Demirhan.
Ndërkohë që Nergiz dhe Ugur përpiqen të arratisen ata detyrohen të kthehen në spital falë kërcënimeve të Nedretit. Ndersa Xhemal mundohet të qëndrojë afer familjes se tij, Mahir e përdor këtë në favor të tij për t’u afruar me Asijen. Si do të jetë përballja e kësaj të fundit me Helinin?
Xhemal dhe Mahir edhe njëherë vihen përballë njëri-tjetrit për shkak të Asijes. Çfarë kërkon të dijë Xhemal nga Meral? Raxhi ndërkohë vazhdon të vuajë mbi dashurinë e tij të humbur. Ugur dhe Ahmet bëhen gati për operacion, por plani tinëzar i Helinit do të shkatërrojë çdo gjë…
Çfarë do të thuhet në një bisedë mes lotësh dhe dhimbjes të Xhemalit dhe Asijes? Si është gjëndja emocionale e Helinit? A do të mundet Raxhi të takohet me Meralin?
Sëmundja e Ahmetit do të shkatërrojë Xhemalin dhe Helinin. Në duart e kujt do të jetë jeta e tij? Pas kërcënimeve të Zahidesë Meral vendos të kthehet në vendlindje. A do të arrijë Raxhi ta ndalojë atë? Çfarë do të thuhet mes Mahir dhe Xhemal?
A do t’ia dalë Harun të kalojë me sukses operacionin e tij? Pavarësisht marrëdhënies me Asijen, Xhemal kërkon divorcin nga Helin. Çfarë veprimi do të marrë Helin kundër Asijes pas kësaj? Ahmet dergohet në spital në gjendje të rëndë. Çfarë po ndodh me të?
A do ta pranojë Zahide të divorcohet nga Raxhi? Xhemal mëson që Zuhal pret një fëmijë nga Mahir. Çfarë do të ndodhë me Harun? Nergiz pa kuptuar se çfarë po ndodh me prindërit e saj kërkon që të rregullojë marrëdhënien e tyre.
Loja e Helinit do të çojë Xhemalin dhe Asijen në një luftë me njëri-tjetrin. A do të rregullojë kjo marrëdhënien e Helinit dhe Xhemalit? Çfarë do të ndodhë me lidhjen e Raxhit dhe Meralit?
Ndërkohë që Mahir mundohet të lumturojë Asijen në ditëlindjen e saj, Helin organizon një darkë të madhe në nder të saj. Por çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj? Cili është hapi i saj i parë për të ndarë Xhemalin nga Asije?
Zahide verteton tradhëtinë e Raxhit para gjithë familjes. Cili do të jetë vendimi i këtij të fundit mbi martesen e tij? A do ta kuptojë Xhemal se kush fshihet pas shkatërrimit të shtëpisë së tij? A do të mundet Zuhal t’i rrëfejë Mahirit që do të bëhet baba?
Çfarë do të bëjë Helin tashmë që ka mësuar gjithë të vërtetën? A do të përballet ajo me Asijen dhe Xhemalin apo do të ndjekë një lojë tjetër për t’i ndarë ata? Në ditëlindjen e saj, Asije do të marrë një dhuratë shumë të bukur nga Xhemal.
Mahir dhe Xhemal vazhdojnë të luftojnë për fitimin e dashurisë se Nergizit dhe Ugurit. Xhemal gjithashtu po bën çmos për të rifituar gjithashtu dhe besimin e Asijes. Loja e Asijes dhe Xhemalit prek fundin kur Helin të mësojë të vërtetën që i është fshehur gjatë gjithë kësaj kohe…
Xhemal mundohet të fitojë me çdo kush dashurinë e Ugurit. Çfarë plani po përgatit Nexhmi për të prishur qetësinë e familjes Demirhan? Zuhal mëson që është shtatzënë. Kërcënimi i Zahidesë tashmë është si një bombë me sahat për Asijen…
Ndërkohë që Xhemal kërkon të korrigjojë gabimet e tij dhe të nisë një jetë të re, Mahir nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Asije dhe fëmijët e saj. A do të mundet kjo e fundit të balancojë këtë luftë mes tyre? A do të mundet Raxhi të marrë firmen e divorcit nga Nexhmi?
Familja Demirhan organizon një darkë të bukur për t’i dhuruar disa çaste lumturie Harunit. Cilat do të jenë të vërteteta që do të dalin gjatë kësaj darke? Çfarë do të ndodhë me Nexhmiun?
Xhemal i rrëfen Nergizit planet e tij të bukura për t’u bashkuar me familjen e tij. Mahir përsëri arrin të lumturojë Ugurin i cili është i mërzitur me të gjithë ata që e gënjyen. Si do ta presë Raxhi lajmin e sëmundjes së babait të tij?
Tani që Mahir është në dijëni të lidhjes mes Xhemalit dhe Asijes, shkon të kërkojë faljen e Zuhalit pasi nuk besoi në paralajmërimet e saj. Xhemal bën hapa të rëndësishëm për jetën e rë që ëndërron më fëmijët e tij. Por a do të mundet Ugur ta pranojë atë si babain e tij?
Ugur mëson që Kemal është babai i tij. Nga ana tjetër Mahir zbulon që Asije po mban një lidhje të fshehtë me Kemalin. Si do të jetë përballja e tyre? A do të zbulohen njëherë e mirë të gjitha sekretet?
Mahir i rrëfen familjes historinë e tij më Asijen dhe të vërtetën e arratisjes së saj. Kemal dhe Nergiz kalojnë kohë së bashku si baba e bijë. Çfarë të vërtetë do i plasë në fytyrë kësaj here Zuhal Mahirit? Raxhi i rrëmben një puthje Meralit duke i thënë se tashmë ai ka rënë në dashuri […]
Zuhal kërkon t’i hapë sytë Helinit në lidhje me marrëdhënien e Xhemalit dhe Asijes. Duke mos e duruar më situatën në të cilën ndodhet, Xhemal merr një vendim që do t’i ndryshojë jetën. Si do të vazhdojë marrëdhënia e Mahirit dhe Zuhalit? Raxhi dhe Meral shpenzojnë gjithë ditën në praninë e njëri-tjetrit.
Jeta e Helinit përmbyset kur kupton lidhjen e Xhemalit dhe Asijes. Nga ana tjetër Ilajda i jep familjes së saj lajmin e martesës me Nexhmiun. Si do të presë Raxhi dhe familja Demirhan këtë gjë? A do të mundet përsëri Nedret të detyrojë Xhemalin që të përgenjeshtrojë para Helinit lidhjen me Asijen?
Xhemal dhe Asije tashmë nuk mund të qëndrojnë më larg njëri-tjetrit dhe e kalojnë gjithë ditën sëbashku . Helin nga ana tjetër verteton që martesa e Mahirit dhe Asijes është e rremë. A do të mund të dyshojë ajo se çfarë ka mes saj dhe Xhemalit? Për çfarë do ta paralajmërojë Zuhal Asijen?
Mahir dhe Xhemal vendosin të bëjnë paqe për hir të fëmijëve të tyre. Gjatë një lojë të orgazizuar nga Zahide vihet re sa pak e njohin njëri-tjetrin Mahir dhe Asije. A do të mundet kjo e fundit t’i dorëzohet ndjenjave të saj?
Si do të jetë tashmë marrëdhënia mes Zuhalit dhe Mahirit? Ndonëse Mahir do të përgenjeshtrojë fjalët e Ugurit, Emine verteton që Asije akuzohet për vrasje. Xhemal dhe Mahir do të përballen perseri me njëri-tjetrin. Tashmë lojës së tyre po i vjen fundi…
Mahir përgatit një surprizë të bukur për Asijen dhe i shpreh asaj dashurinë që ndjen për të. Pasi i thyhet zemra, te kush do ta gjejë ai ngushëllimin? Ugur i rrëfen Eminesë se kush janë ata në të vërtetë.
Zuhal i rrëmben një puthje Mahirit. Xhemal i cili është dëshmitar i saj shkon t’i rrëfejë Asijes atë çfarë pa. Si do të reagojë ajo pas kësaj? Cili do të jetë debati i rradhës mes Xhemal dhe Nedret?
Xhemal i lumtur kalon kohë vetem për vetëm me 3 fëmijet e tij. Marrëdhënia mes Mahir dhe Zuhal sa vjen dhe afrohet edhe më shumë. Si do të ndikojë kjo tek Asije? Çfarë do të ndodhë me Raxhin?
Pasi Nergiz mëson që Nedret po kërcënon nënën e saj, ajo shkon të dorëzohet në polici duke i lënë Asijes një letër lamtumire. A do të mundet kjo e fundit dhe Mahir të mbëriijnë në kohë për ta ndaluar atë?
Cili do të jetë shkaku i debatit të rradhës në familjen Demirhan? Gjatë një pikniku të organizuar, Xhemal dhe Mahir do të përballen me njëri-tjetrin. Cila do të jetë arsyeja? Çfarë plani ka në mendje Nexhmi kësaj here?
Raxhi dhe Meral sa vijnë dhe afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Xhemal ndërkohë vendos të hakmerret ndaj Asijes duke u shtir si një bashkëshort i lumtur më Helinin. Si do të shkojë darka mes dy çifteve?
Në momentin që Xhemal dhe Asije vendosin t’i japin dhe një shans njëri-tjetrit, shpresa e tyre shkatërrohet kur Nedret kërcënon Asijen. Si do ta presë Xhemal braktisjen e Asijes? Çfarë do të ndodhë tashmë në marrëdhëniet përkatëse të tyre?
Duke shkuar në lagjen e vjetër të Asijes, Nedret zbulon gjithçka rreth saj. A do të mundet Asije të gjejë guximin dhe t’i rrëfejë Mahirit se kush është Xhemal në të vërtetë. Ky i fundit me lot në sy kërkon një shans të dytë nga Asije.
Çfarë do të dëgjojë Nedret në një bisedë të Nergizit? Pas përballjes me Gylsymin, Asijë detyrohet t’i rrëfejë asaj se kush është Xhemal në të vërtetë. Tashmë loja e gënjeshtave të Asijes sa vjen dhe ngushtohet edhe më shumë.
Harun zbulon punën e jashtligjshme që Raxhi ka ndërtuar brenda kompanisë së tij. Si do të jetë përballja e tyre pas kësaj? Si do të vazhdojë marrëdhënia e Xhemalit dhe Helinit pas gjithë krizave të kaluara kohet e fundit?
Si do të shkojë darka e tensionuar mes Xhemalit, Asijes, Mahirit dhe Helinit? Një vizitë e rastësishme do të takojë përsëri Mahirin me Zuhalin, vajzën që e njohu në një bar. Çfarë do të ndodhë me Asijen? Kush do të jetë personi i parë që do të zbulojë dashurinë që Xhemal dhe Asije kanë për […]
Xhemal i rrëfen Helinit që për shkak të gënjeshtrës së saj ai nuk mundi të ribashkohej me femrën që me të vërtetë ka dashuruar. A do të zbusë kjo zemërimin e Asijes e cila është desmitare e asaj bisede? Si do të vazhdojë tashmë marrëdhënia e tyre?
Pas ballafaqimit të Asijes, Helinit dhe Zahidesë, kjo e fundit i rrëfen Xhemalit se si Helin e ka mashtruar atë vite më përpara në mënyrë që të shpëtonte martesen e tyre. A do të mbarojë tashmë njëherë e përgjithmonë kjo martesë? Si do të jetë përballja e Xhemalit dhe Asijes? Raxhi tashmë ka filluar të […]
Si do të shkojë dita e parë e punës së Meralit në kompaninë Demirhan? Pas një debati me Helinin, Zahide i përplas asaj në fytyrë sekretin që i mban të fshehtë Xhemalit. Duke menduar që Asijë ka tradhëtuar besimin e saj dhe e xhindosur nga ky fakt, Helin përplas aksidentalisht Ugurin. A do të mund […]
Marrëdhënia mes Xhemalit dhe Helinit sa vjen dhe distancohet dita-ditës. Pas një debati të ashpër me Nedretin, Zahide gjen ngushëllim tek Asije. Helin në gjendje të dehur i rrëfen Asijes një sekret që do ta trondisë atë…
Një bisedë me Asijen do t’i thyejë zemren Mahirit. Nga ana tjetër Xhemal i vendosur për të riffituar familjen e tij përgatit një udhëtim surprizë për ta. Çfarë do të ndodhë kur Helin të shohë bashkë Xhemalin dhe Asijen?
A do të mund ta kalojnë natën në prani të njëri-tjetrit dhe larg të gjithëve Xhemal dhe Asije? Raxhi ndërkohë është shumë afer zbulimit të vërtetës. Kush do ta ndalojë zbulimin e këtij sekreti të madh? Marrëdhënia mes Xhemalit dhe Helinit sa vjen dhe ftohet më shumë.
Çfarë ka ndodhur me Meral? Xhemal dhe Mahir kalojnë kohë me djemtë e tyre duke ju plotesuar dëshiren për të ngritur balona. Xhemal vendos të bëjë çdo gjë për të rifituar zemrën e Asijes.
A do të lejojë Harun rikthimin e Raxhit ne kompani? Mahir vazhdon t’i fitojë zemren Nergizit me dashurinë që ai ka për të. Nga ana tjetër Xhemal mundohet të fitojë faljen e saj duke I blerë dhurata. Çfarë do te thuhet në përballjen tjetër mes Xhemal dhe Asije?
Nergiz edhe njëherë zhgënjehet nga babai i saj. Mahir nga ana tjetër është gjithmonë aty për ta mbushur atë boshllek. Si do të jetë pas kësaj përballja e Nergizit me Xhemalin?
Xhemal zbulon në sy të të gjithë familjes lojën e pistë te Raxhit. Mahir dhe Asije dalin për një darkë romantike së bashku. A do të mundet Xhemal të marrë pjesë më ditëlindjen e vajzës së tij pas 7 viteve mungesë?
Xhemal kthehet ne shtëpi. Si do te jetë përballja e tij me nënën e Helinit pasi tashmë ajo është në dijeni se kush është Asije në të vërtetë? Një debat i fortë do të ndodhë përsëri më vile. Cila do të jetë arsyeja kësaj here?
Asije dhe Nergiz vuajnë në heshtje mbi gjëndje e rënduar të Xhemalit. Nedret ndërkohë dëgjon teksa Nergiz i thërret atij baba. A do ta vertetojë ajo që Asije dhe fëmijët e saj janë në të vërtetë familja që Xhemal ka braktisur 7 vite më përpara?
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Mahir dhe Raxhi? Xhemal vazhdon të lëndojë veten dhe Asijen, i dehur ai i kërkon asaj të takohet me të. Por çfarë do të ndodhë me Xhemalin pas refuzimit të Asijes?
Si do të shkojnë pushimet mes Asije, Mahir, Xhemal dhe Helin? Raxhi mundohet të nxjerrë ndonjë informacion nga Nexhmi. Po Zahide çfarë do të zbulojë kësaj herë në dhomen e Asijes?
A do ta ruajë dot Fikreti sekretin e vëllait të tij? Helin ngga ana tjetër zbulon që Xhemal është takuar fshehurazi me Asijen. Si do të jetë përballja e tyre?
Xhemal kërkon të takohet me Asijen para dasmës. Çfarë do t’I rrëfejë ai asaj? Si do të shkojë martesa e rremë e Mahirit dhe Asijes? Kush do të jetë personi që do ta zbulojë i pari farsen e tyre? A do të mundet Helin të zbulojë që Asijë është gruaja që ajo dyshon se Xhemal […]
Helin tashmë ka filluar të dyshojë që në jetën e Xhemalit është një grua tjetër dhe betohet që do ta gjejë se kush është ajo. Loja që Asije dhe Mahir kanë ngritur bën që ky I fundit të besojë dhe të shpresojë që një ditë kjo lojë të bëhet e vërtetë.
Mahir pavarësisht të gjithave vazhdon t’u sjellë buzëqeshjen Asijes dhe fëmijëve të saj. Nexhmi tashmë i punësuar si shoferi I Xhemalit sjell frikë në sytë e Nergizit dhe Ugurit. Nga ana tjetër familja Demirhan fillon të organizojë dasmën e Mahirit dhe Asijes.
Gjërat sa vijnë dhe ngatërrohen më shumë me ardhjen e Nexhmiut. Çfarë do të kërkojë ky i fundit nga Xhemal? Ndërkohë që familja Demirhan organizon një surprizë në ditëlindjen e Eminesë, vjen gjithashtu përgjigja e analizës së AND-së. Rezultati do të jetë shokues për të gjithë…
Raxhi dhe Zahide kërkojnë të bëjnë testin e AND-së për Mahirin, Nergizin dhe Ugurin në mënyrë që të zbulojnë të vërtetën e tyre. Çfarë do t’i rrëfejë Xhemal Asijes?
Helin mëson se Nergiz ka qënë ajo që i shkatërroi fustanin asaj. Si do të jetë përballja e të dyjave? A do të mundet Mahir t’i mbyllë gojën Nexhmiut pas një shumë të majme parash? A do të zbutet zemërimi i Nergizit ndaj Mahirit?
E gjithë mbrëmja shkatërrohet kur Nexhmi vjen të përballet me Asijen. A do të mësojë familja Demirhan atë çfarë Asije fsheh? Çfarë do të thuhet mes Helin dhe Xhemal? Mahir duhet të gjejë një zgjidhje përsëri për Asijen dhe fëmijet e saj…
As Asije tashmë nuk mund të ndalë zemërimin e Nergizit, e cila nuk mund të përballojë atë çfarë ka kaluar. Si do të shkojë darka romantike mes çifteve të familjes Demirhan? E verteta tashmë mund të zbulohet nga moment në moment.
Duke menduar që Mahir po zë vendin e babait të saj, Nergiz fillon të sillet ashpër me të. Mahir nga ana tjetër mundohet të lumturojë Ugurin dhe Asijen. A do t’i shuajë përsëri Xhemal shpresat e vajzës së tij?
Nergiz mundohet të afrojë babain dhe nënën e saj me shpresen që mund të jenë përsëri një familje e lumtur. Si do të shkojë mbledhja e parë e bordit për Mahirin? CIla do të jetë arsyeja e përballjes tjetër mes Asijes dhe Zahidesë?
Një bisedë e Xhemalit me Nergizin i jep asaj shpresë që ata mund të jenë përsëri një familje. Një fotografi në një revistë mund të zbulojë gjithçka. Teksa Asije i kërkon llogari Xhemalit ai i rrrëmben një puthje asaj. Kush do të jetë dëshmitar i asaj puthjeje?
Xhemal dhe Asije vuajnë në heshtje për njëri-tjetrin. Si do të shkojë dita e parë e punës e Mahirit? Xhemal ndërkohë vazhdon të vuajë teksa sheh Ugurin duke i thënë baba një personi tjetër. Çfarë deklaratë do t’i bëjë Mahir Asijes?
Cili do të jetë posti i ri i Mahirit në kompaninë Demirhan? A do të mund të zbulojë Xhemal që Asije nuk ka qënë asnjëherë në Rusi dhe se ajo ka gënjyer mbi martesen e saj më Mahirin? Asije merr sinjale romantike nga Xhemal ashtu sikur në të kaluarën e tyre…
Pasi përballet me Asijen, Xhemal vendos mos të largohet dhe të luftojë për familjen e tij që e braktisi 7 vite më parë. Një skandal i madh do të ndodhë në familjen Demirhan e shkaktuar nga Zahide. A do të zbulohet krimi i Nergizit?
Xhemal i kërkon Asijes falje për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar. Ai tashmë është kaq afër familjes së tij por në të njëjtën kohë kaq larg nga ata. Si ka qënë njohja e Xhemalit dhe Helinit? Asijë dhe Nergiz hedhin thiken e krimit, por një person do t’i shikojë ata…
Xhemal vendos të kthehet në Antalia me familjen e tij. Si do ta presë Nergiz braktisjen për herë të dytë të babait të saj? Cila është puna e jashtligjshme që Raxhi ka vendosur brenda kompanisë së tij? Mahir është i vetmi që mund të kthejë buzëshjen e Asijes dhe fëmijëve të saj. Kjo e fundit […]
Ahmet do të kërkojë praninë e Ugurit në ditëlindjen e tij. Çfarë do të ndodhë kur asaj feste t’i bashkohet dhe Mahir me famljen e tij? Çfarë do të thuhet në përballjen tjetër mes Asijes dhe Xhemalit? Si qëndron e vërteta e zhdukjes së këtij të fundit? Mahir bashkë me familjen e tij zhvendosen në […]
Nergiz po përjeton në çdo moment tensionin e përballjes me babain e saj. Mahir ndërkohë mundohet të lumturojë Ugurin. A do ta pranojë familja Demirhan atë si pjestarin më të ri të familjes? Cila është arsyeja e vërtetë që Harun ka kërkuar ardhjen e Mahirit pas 17 vitesh?
Asije tashmë e detyruar i rrëfen Mahirit të vërtetën e arratisjes së saj. A do ta vazhdojë pas kësaj Mahir këtë farsë? Si do të jetë përballja e Mahirit dhe Xhemalit? Harun vendos t’i rrëfejë familjes së tij sekretin që e ka fshehur për vite më rradhë…
Cila do të jetë biseda e parë e Xhemalit dhe Asies? A do të munden tashmë ata të dy të jetojnë në të njëjtën çati? Mahir zgjohet dhe e gjen vetën në lojën që Asia bëri në mënyrë që të mbronte fëmijët e saj. A do ta vazhdojë dot ai këtë farsë?
Çfarë do të ndodhë kur Xhemal dhe Asije të shohin njëri-tjetrin pas kaq shumë vitesh? A do të jetë ky një shkatërrim për ta? Si do të jetë takimi i Xhemalit me djalin e tij, të cilin e braktisi të sapolindur? Harun ka një propozim për Helinin dhe Xhemalin…
Si është gjendja shëndetësorë e Asies dhe dy fëmijëve të saj? Po Mahir a ka mundur t’i mbijetojë aksidentit? A ka qënë takimi me Mahirin një shpëtim për Asien apo një loje e keqe e fatit?
Duke u përpjekur të arratiset nga policia me dy fëmijë dhe pa asnjë para në xhep, Asia takohet me Mahirin, një njeri zemërmirë që do ta ndihmojë atë. A do të mësojë Mahir se nga se po arratisen ata? Një aksident i tmerrshëm do të ndryshojë fatin e tyre përgjithmonë
Dy të rinj që dashurohen marëzisht dhe nisin një jetë të lumtur. Një baba që heq dorë nga përgjegjësitë e familjes duke e lënë atë në mëshirë të fatit. Një krim për vetëmbrojtje ndryshon jetën e të gjithëve. Një ëngjëll u dhuron atyre një shtëpi dhe ngrohtësinë familjare, por ajo aty do të përballet me […]
Plot
Loja e fatit tim
Drama
Një baba që hëq dorë nga përgjegjësitë e familjes duke lënë në mëshirë të fatit familjen e tij. Një krim për vetëmbrojtje ndryshon jetën e të gjithëve. Drama e një nëne për të rindërtuar familjen e saj të shkatërruar nga dhuna, braktisja dhe trazirat emocionale. Për ironi të fatit, Asje arrin të "strehohet" së bashku me dy femijët e saj tek vila e Mahirit, "shpëtimtari" i saj, por brenda asaj vile ajo do të përballet edhe me ish-bashkëshortin e saj Xhemal, i cili e braktisi atë vite më parë..