Një nder serialet më të famshëm me rekord shikueshmërie Një dritare e re për t’u njohur me botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit. Televizioni Klan për herë të parë sjell në ekranet shqiptare një serial të jashtëzakonshëm thriller-aksion, të titulluar “Fauda”. “Për herë të parë vjen për publikun shqiptar një nga superprodhimet më të bujshme botërore për konfliktin disavjecar të Izraelit dhe Palestinës. Nuk trajton vetëm dhunën në dy anët e një konflikti por gjithashtu edhe parimet morale dhe historitë njerëzore”, thotë Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan. Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale. “New York Times” e ka shpallur si serialin më të mirë ndërkombëtar ndërsa rrjeti gjigand Netflix e përshkruan si një fenomen global me shifra rekord shikueshmërie, e jo pa arsye. “Është shkruar nga dy skenarist të cilët kanë qenë pjesë dikur e shërbimeve sekrete izraelite, pra eksperienca e tyre personale dhe e vërtetë është e përfshirë në këtë serial. Madje njëri prej tyre është edhe aktori kryesor i serialit. Janë prodhuar deri tani dy sezone me nga 12 episode secila, sezoni i tretë do të nisë në nëntor në Izrael, me pas shfaqet në Netflix e me pas ë Tv Klan.” “Fauda” vjen nga kjo e shtunë, premierë ekskluzive në Tv Klan në orën 20:05.
A do të arrijnë izraelitet të eleminojnë dy kamikazët? Doron dhe djali i tij ndodhen në rrezik… Çfarë do të ndodhë me Doronin? Kush do ta ndihmojë sherbimin sekret izraelit për të kapur Nidal Al Makdasin? A do të arrijë Nidal të gjunjëzojë kreun e Hamasit?
Skudra e Doron është gati për operacionin e fshehtë për kapjen e Nidal Al Makdasit. A do të arrijë Doron të kapë armikun e tij më të madh. Gjatë përleshjes me armë Nidal vret vëllain e tij… Disa nga kolegët e Doron ndodhen në rrezik nën kodin “Fauda”. Çfarë do të ndodhë.
Skuadra e Doron arrin të vendosë disa kamera të fshehta në vendin sekret ku takohen njerëzit e Nidal Al Makdasit. Doron gjen ngushëllim tek ish-gruaja e tij pas humbjeve të dy njerëzve që ai i donte aq shumë. Pronarja e shtëpisë ku jeton Nidal ka dyshime për qiramarrësit e saj. Më në fund zbulohet përgjuesi […]
Doron i mërzitur nga humbja e babait fajëson Shirinin për këtë tragjedi. A do të bëjnë ndonjë marrëveshje Abu Samara me Nidalin? Walid përballet pas kaq kohësh me Shirinin… Nidal arrin të vendosë një përgjues në zyrën e kreut të sherbimeve sekrete palestineze.
A do të mundet shoku i Nidal të zbulojë ndonjë informacion sekret nga babai i tij që është shefi i sherbimeve sekrete palestineze? Doron dhe Shirin vazhdojnë romancën e tyre të dashurisë. Çfarë ka kuptuar Walid për shokun e tij të qelisë?
Doron dhe skuadra e tij arrijnë të kapin peng kreun e Hamasit. Çfarë duan prej tij? A do ta kuptojë Walid se shoku i tij i dhomës në burg është agjent sekret izraelit? Doron dhe Shirin përjetojnë disa momente romantike mes tyre. Babai i Doron ndodhet në rrezik…
Walid kupton se Shirin e ka tradhëtuar atë dhe se ajo tani i sherben izraeliteve. Çfarë do të ndodhë? Skuadra e Doron feston për suksesin e tyre të fundit… Cili është plani i rradhës i Nidal Al Makdasit?
Një dashuri e re dhe e fuqishme ka lindur mes njerëzve më të afert të Doronit. Për çfarë e parajmeron Nidalin një e infiltruara e tij në spital? Doron paralajmëron sërish Nidal Al Makdasin nëpërmjet të vëllait Samir. Si do të shkojë operacioni për kapjen e Walid të ndihmuar nga Shirin?
A do të arrijë Nidal, Abu Al Makdasi, të kalojë kufirin izraelit dhe të vërë në jetë planin e tij të hakmarrjes? Doron takohet me Shirin. A do të pranojë ajo të ndihmojë izraelitet për kapjen e Walid? Shërbimet sekrete izraelite tashmë kanë arritur të depërtojnë deri tek kreu i Hamasit, Abu Samara.
Walid arrin të takojë fshehurazi Shirinin. A do ta tradhëtojë ajo bashkëshortin e saj? Samir është i mbajtur peng nga forcat izraelite. A do të tregojë ai për të vëllain? Nidal nga ana tjetër shikon gjendjen e të vëllait, të cilin duhet ta shpëtojë. Doron duhet të vendosë një kamera të fshehtë tek shtëpia e […]
Shirin arrestohet nga forcat izraelite si bashkëpunëtore e Walid. Tensioni rritet edhe mes pjesëtarëve të ekipit ku Doron kërkon të marrë hak ndaj tradhëtisë që atij i është bërë. Abu Samara i jep një ultimatum Al Makdasit. Doron rrëmben vëllain e Abu Samarës.
Ajub i jep pasaportat gjermane Nasrinit e cila tashmë mund të ikë të jetojë në Gjermani se bashku me fëmijet e saj. Djali i Doron mund të shkaktojë një tragjedi në shtëpi… Walid i propozon Shirinit për martesë. A do të pranojë ajo?
Doron ritakohet me Walid dhe bëhet gati për operacionin që do të marrë shumë jetë njerëzish… Çfarë e nervozon Walidin i cili nuk mund të bëjë për vete Shirinin? Në një drekë romantike Shirin merr një mesazh ku duket identiteti i vertetë i burrit që ajo dashuron…
Doron ribashkohet me skuadren e tij për të marrë hak ndaj “kokës” që organizoi shpërthimin me bombë. Abu Samara nga ana tjetër kërkon të marrë hak për vrasjen e babait të tij. Kush do ta zëvendesojë Morenon si shefin e skuadrës?
Ajub arrin të shpëtojë Doronin nga agjentet palestinezë. Djali i Doron shikon nënën e tij të puthet me një burrë tjetër… Abu Ahmad i kërkon Walid të vrasë Shirinin sepse ajo tashmë është një spiune në rradhët e tyre. Por Walid i kërkon asaj diçka për t’i shpëtuar jetën. Doron njoftohet për ditën që do […]
Doron i plagosur strehohet tek Shirin dhe mes tyre perjetohen edhe çaste të nxehta. Në shtëpinë e Shirin vijnë njerëzit e Abu Ahmadit… Walid mëson se kushërira e tij shoqërohet me dikë… Ajub i ofron Nasrinit një marrëveshje nese ajo pranon ë bashkëpunojë. Doron vetëofrohet si i infiltruar për tu bërë pjesë e një atentati […]
Çfarë do të ndodhë në shkëmbimin e pengjeve? Nasrin lë gjithçka edhe niset për të gjetur vajzen e saj. A do të arrijë ajo të kalojë kufirin drejt Izraelit? Ç’po ndodh me Doron në territorin palestinez? Ministri izraelit paralajmëron Morenon se do të shkrijë skuadren e tij…
Boaz tashmë është në duart e Walid. Doron i kundërvihet edhe ministrit për të shpëtuar sa më parë Boazin e zënë peng. Doron duhet të përballet edhe me dhimbjen e Galit për të vëllanë. Abu Ahmad rastësisht mëson se Doron nuk është thjesht një agjent sekret izraelit, por vetë vrasësi i vëllait të tij… Doron […]
Një dashuri e re ka lindur në rradhët e skuadres së Morenos. Boaz është ende i terbuar nga ideja për të marrë hak sa me shpejt për të vrarë Abu Ahmadin. Doron përpiqet të bëjë sërish për vete Shirin. Gali i kërkon Naor që t’i tregojnë Doronit për lidhjen e tyre…
A do të mësojë Doron ku fshihet Abu Ahmad? Të dy palët duhet të bien në ujdi për shkëmbimin e pengjeve. Doron ofron vetëm një peng në këmbim të Boaz… Shirin viziton Boazin pas operacionit… Doron duhet të marrë një tjetër peng për të gjunjëzuar Abu Ahmadin.
Gali, bashkëshortja e Doron vazhdon lidhjen e saj të fshehtë me kolegun e Doron, Naor. Boaz është i shkatërruar moralisht nga vdekja e të dashurës në sulmin terrorist. Ai kërkon të marrë hak… Doron fton në takim doktoreshë Shirin, por një telefonatë i prish atij planet. Në anën tjetër të konfliktit Abu Ahmad takon për […]
Doron ndodhet i infiltruar në spitalin e Ramallah. A do të arrijë ai të kapë Abu Ahmadin? Operacioni për kapjen e tij nuk është aq i thjeshtë. Dikush e ka ndihmuar Abu Ahmadin. Një sulm terrorist po përgatitet në një club nate në Izrael…
I rikthyer në aksion Doron i kërkon Morenos të ribashkohet me skuadrën për të vrarë Abu Ahmad. Çfarë ka ndodhur me këtë të fundit? Amal vendos të martirizohet për tu hakmarrë ndaj bashkëshortit të saj.
Terroristi më i kërkuar palestinez Abu Ahmad zbulohet se është gjallë dhe se do të marrë pjesë në dasmën e të vëllait. Agjenti i sherbimit sekret izraelit Doron therritet për të marrë pjesë në aksion për të vrarë Abu Ahmad. Si do të shkojë plani për ekzekutimin e tij?
Ajub i jep pasaportat gjermane Nasrinit e cila tashmë mund të ikë të jetojë në Gjermani se bashku me fëmijet e saj. Djali i Doron mund të shkaktojë një tragjedi në shtëpi… Walid i propozon Shirinit për martesë. A do të pranojë ajo?
Plot
Fauda
Action