Xhenet

TV Klan
E hënë – e shtunë 11:05

Kaja dhe Arzu mbërrijnë në vendin ku Xhihan po mban vajzat e tyre. Ky i fundit urdhëron Xhenetin të vrasë Kajanë ose në të kundërt Melisa do të vdesë. Cili do të jetë përfundimi i Kaja dhe Xhihan? A do të mundet Arzu më në fund të bashkohet me vajzat e saj për të mos u ndarë kurrë më? Melisa po përgatit ftesat e dasmës së Xhenetit dhe Selimit…

Drama

XHENET – EPISODI 115/2

Nilgyn tashmë e penduar, shkon i kërkon falje Selimit për gjithçka çfarë ajo ka bërë. A do të mund t’a falë dot ai? Arzu vazhdon të jetë e tronditur, ajo shikon mankthe sikur Kaja është gjallë. Xhenet dhe Selim po përgatitën për ditën më të bukur të jetës së tyre. Ata më në fund arrijnë […]

XHENET – EPISODI 115/2

XHENET – EPISODI 115/1

Kaja dhe Arzu mbërrijnë në vendin ku Xhihan po mban vajzat e tyre. Ky i fundit urdhëron Xhenetin të vrasë Kajanë ose në të kundërt Melisa do të vdesë. Cili do të jetë përfundimi i Kaja dhe Xhihan? A do të mundet Arzu më në fund të bashkohet me vajzat e saj për të mos […]

XHENET – EPISODI 115/1

XHENET – EPISODI 114

Tashmë Melisa dhe Xhenet janë në duart e Xhihanit. Çfarë do të ndodhë me to? Arzu dhe Selim janë të dëshpëruar sepse ata nuk mund të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar. Arzu merr një telefonatë nga Xhihan. Çfarë do t’i kërkojë ai në këmbim të vajzave të saj?

XHENET – EPISODI 114

XHENET – EPISODI 113

Selim dhe Melisa arrijnë të zbulojnë vendndodhjen e njeriut që kjo e fundit ka aksidentuar. Ndërkohë Xhenet shkon në shtëpinë e Kaja për të zbuluar ndonjë gjë më shumë. Sema shkon të vizitojë Arzunë, tashmë marrëdhënia mes tyre është rregulluar plotësisht. Kaja rrëmbehet nga Xhihan me qëllim që të jetë prezent kur ai të martohet […]

XHENET – EPISODI 113

XHENET – EPISODI 112

Melisa dhe Xhenet janë të vendosura të ndalojnë martesën e Arzusë me Xhihanin. Gjithashtu dhe Selim ju vjen në ndihmë atyre. A do të mundet Kaja të gjëjë njeriun e besuar të tij, Halilin? Arzu merr një shtëpi të re për të, Mukadesin dhe vajzat e saj. Melisa, Xhenet dhe Selim shkojnë të bisedojnë me […]

XHENET – EPISODI 112

XHENET – EPISODI 111

Cili do të je të rezultati i analizave të ADN-së së fëmijës që pret Ozlem? Selim përballet me nënën e tij duke i thënë se ka vendosur të largohet nga shtëpia. Si do ta presë ajo këtë lajm? Për çfarë do të flasë Arzu me Semën? Melisa e tronditur shkon tek Xhenet dhe i rrëfen […]

XHENET – EPISODI 111

XHENET – EPISODI 110

Arzu i tregon Melisës rreth Xhihanit dhe qëllimeve të vërteta të tij. Xhenet shkon të takojë Selimin por përballet me zemërimin e Nilgyn. Çfarë do të ndodhë me Halilin? Melisa është e vendosur të dorëzohet në polici. A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Selimit dhe Xhenetit?

XHENET – EPISODI 110

XHENET – EPISODI 109

A do të mund të rregullohet marrëdhënia mes Xhenetit dhe Selimit? Plani i Xhihanit po ecen me sukses, tashmë Arzu do të jetë pre e lojës së tij. A do të mund të marrin vesh Mahir dhe Sema mbi aksidentin e Melisës? Halil kërkon të flasë me Arzunë. Çfarë ka për t’i thënë ai?

XHENET – EPISODI 109

XHENET – EPISODI 108

Arzu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. A do të mundet tashmë Xhenet ta falë atë dhe ta pranojë si nënën e saj? Melisa mëson se ka qënë pre e lojës së Selimit. Çfarë reagimi do të bëjë ajo? Arzu e revoltuar shkon të përballet me Xhihanin. Por cili është plani rezerve i këtij të fundit?

XHENET – EPISODI 108

XHENET – EPISODI 107

Për çfarë do të flasë Arzu me Selimin? Xhenet kërkon të dijë nga Melisa çfarë po ndodh mes saj dhe Selimit. Arzu mëson qëllimin e vërtetë të Xhihanit. Selim i propozon Melisës për martesë. Cila do të jetë përgjigja e kësaj të fundit? A do të mundet Selim t’i çjerrë maskën asaj para Xhenetit? Arzu […]

XHENET – EPISODI 107

XHENET – EPISODI 106

Melisa pyet Selimin për arsyen se pse ai ka filluar të sillet mirë me të. Cila do të jetë përgjigja e këtij të fundit? Arzu nga ana tjetër shkkon të takojë Xhihanin dhe kërkon të dijë planin e tij. Kaja tashmë është në duart e armikut të tij më të madh. Çfarë ka menduar Xhihan […]

XHENET – EPISODI 106

XHENET – EPISODI 105

Xhenet shkon të japë një intervistë pune. Si do t’i shkojë kjo intervistë asaj? Kaja paralajmëron Arzunë t’i qëndrojë larg Xhihanit sepse ai ka për qëllim të lëndojë atë dhe Xhenetin. A do ta besojë Arzu atë? A do të mundet Xhenet t’i japë një shanc Arzusë për të fituar zemren e saj? Selim dhe […]

XHENET – EPISODI 105

XHENET – EPISODI 104

Për çfarë do të flasin Melisa dhe Selim? Orhan përcillet mes lotësh për në Dubai. Pinar ka një informacion të rëndësishëm për Selim. Një festë organizohet nga kompania Sojer. Arzu ka planifikuar një surprizë të pakëndshme për Kaja. Për çfarë bëhet fjalë? Xhenet shkon të takojë Selimin. A do të mund të rregullohet marrëdhënia e […]

XHENET – EPISODI 104

XHENET – EPISODI 103

Çfarë do të thuhet kësaj here mes Xhenetit dhe Melisës? Arzu shkon të takojë Kaja. Cili është qëllimi i vërtetë i saj? Selim shkon të bisedojë me Melisën. Çfarë kërkese ka ai për të? Kush është përsoni që Arzu takon? Orhan shkon të përshëndetet me Xhenetin sepse ai tashmë ka vendosur të udhëtojë drejt Dubait.

XHENET – EPISODI 103

XHENET – EPISODI 102

Arzu kupton që Melisa ka qënë shkaku që Xhenet ka heq dorë nga dasma. Si është gjëndja emocionale e Xhenet dhe Selim? Kaja po përgatit planin e rradhës kundër Arzusë. Çfarë ka në mendje ai kësaj here? Për çfarë do të bisedojë Arzu me Xhenetin? Selim përballet me një surprizë të pakëndshme. Njëriu i Kaja, […]

XHENET – EPISODI 102

XHENET – EPISODI 101

Melisa përsëri shkon tek Xhenet, kësaj here për ta uruar atë duke bërë rolin e motrës së mirë. Çfarë do të thuhet mes tyre? Mahir arrin të shpëtojë Arzunë nga duart e Kaja. A do të mund ta denoncojë Arzu atë? Tashmë Xhenet dhe Selim janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre. A do të […]

XHENET – EPISODI 101

XHENET – EPISODI 100

Melisa shkon tek shtëpia e Xhenetit që t’i kërkojë falje. Por cili është qëllimi i vërtetë i saj? Selim nga ana tjetër po merret me përgatitjet e dasmës. Mahir i kërkon falje Arzusë dhe i thotë se ai tashmë di gjithë të vërtetën. A do të mund ta falë ajo? Xhenet bëhet nuse, tashmë çdo […]

XHENET – EPISODI 100

XHENET – EPISODI 99

Xhenet është e dëshpëruar për faktin se nëna e saj e braktisi për herë të dytë duke shpëtuar vetëm Melisën. Kjo e fundit pyet Arzunë nëse Kaja ka abuzuar me të. Cila do të jetë përgjigja e saj? Çfarë plani ka menduar Nilgyn për të ndaluar martesen e djalit të saj? Arzu shkon të takojë […]

XHENET – EPISODI 99

XHENET – EPISODI 98

Melisa dhe Xhenet bëjnë aksident, ato janë të bllokuara në makinë e cila rrezikon të shpërthejë. Arzu mbërrin në vendngjarje por ajo duhet të zgjedhë njërën nga vajzat që të shpëtojë. Cilën do të shpëtojë ajo? Nga ana tjetër Selim po pret Xhenetin që të celebrojnë martesen e tyre. Si do ta presë ai lajmin […]

XHENET – EPISODI 98

XHENET – EPISODI 97

A do të mundet Xhenet të falë Arzunë pasi mësoi arsyen e vërtetë të braktisjes së saj? Kaja tashmë ka një plan të ri për të demtuar Arzunë. Për çfarë bëhet fjalë? Xhenet i kerkon Selimit të martohen. Cili do të jetë reagimi i këtij të fundit? Për çfarë do të flasë Xhenet me Melisën? […]

XHENET – EPISODI 97

XHENET – EPISODI 96

Xhenet del nga spitali, ajo preferon ta çojë Kaja në shtëpi. Si do të jetë përballja e tyre? Melisa mëson se Ozlem po tradhëton Mahirin dhe arrin t’ia çjerrë maskën asaj para gjithë familjes. Çfarë vendimi do të merret për të dhe për fëmijën që ajo mban? Xhenet dëgjon një bisedë mes Mukadesit dhe Arzusë. […]

XHENET – EPISODI 96

XHENET – EPISODI 95

Xhenet në gjëndje të dëshpëruar tenton vetëvrasjen. Arzu ka një parandjenjë të keqe, ajo shkon dhe e gjen vajzën e saj pa ndjenja. Nga ana tjetër edhe Kaja dëshiron t’i japë fund jetës së tij. Si do ta presë Selim lajmin që Xhenet ka tëntuar vetëvrasjen? Nje debat i fortë do të ndodhë mes Semës […]

XHENET – EPISODI 95

XHENET – EPISODI 94

Xhenet me lot në sy kërkon të dijë nga Arzu arsyen pse ajo e ka braktisur atë. Çfarë shpjegimi do t’i japë Arzu? A do të mundet Xhenet ta falë atë? E gjithë familja e merr vesh të vërtetën. Të gjithë i kthejnë shpinën Arzusë përvec Melisës. Sema kërkon nga Arzu të firmosë një dokument. […]

XHENET – EPISODI 94

XHENET – EPISODI 93

Arzu vazhdon të kërcënohet nga Kaja. Ky i fundit i dergon me mesazh fotot e natës ku është vrarë Rëza. Selim shkon të përballet me Kaja. Çfarë do të ndodhë mes tyre? Xhenet shkon tek shtëpia e Arzu, tashmë ajo pas 23 vitesh do të përballet me nënën e saj. Si do të jetë takimi […]

XHENET – EPISODI 93

XHENET – EPISODI 92

Arzu mëson se Melisa mund të ecë dhe se e gjitha kjo ka qënë një plan i saj për të mos lejuar që Xhenet të mësojë të vërtetën. Xhenet kërkon të dijë nga Mukades nëse nëna e saj është Arzu. Për çfarë do të flas kjo e fundit me Melisën? Xhenet tashmë është e tronditur, […]

XHENET – EPISODI 92

XHENET – EPISODI 91

Melisa ka një kontroll vizite për këmbët. A do të mund të kuptojë doktori që ajo mund të ecë? Pinar e kërcënuar nga Kaja, arrin të marrë fotot para se Selim t’i shohë ato. Xhenet shkon në shtëpinë e Arzusë, ajo tashmë do të sigurohet nëse ajo është në të vërtetë nëna e saj. A […]

XHENET – EPISODI 91

XHENET – EPISODI 90

Gjatë momentit që Arzu po vishet, Xhenet sheh nishanin e saj. A do të mundet ajo të bëjë lidhjen dhe të kuptojë që ajo është nëna e saj? Selim shkon të takojë Melisën. Cila është arsyeja? Kaja kupton që Selim në bashkëpunim me shërbëtoren e tij e kanë futur në kurth atë. Një debat i […]

XHENET – EPISODI 90

XHENET – EPISODI 89

Arzu paralajmëron Melisën të qëndrojë larg Kajasë sepse ai është një njëri i rrezikshëm. Xhenet pyet Kajanë nëse ai vazhdon të takohet me nënën e saj. Cili do të jetë informacioni i rradhës që Selim do të marrë nga Pinar? Për çfarë do të bisedojë Nilgyn me Kaja? Xhenet është e dëshpëruar ajo kërkon me […]

XHENET – EPISODI 89

XHENET – EPISODI 88

Doktoret kanë një lajm të keq për Melisën, ajo ka mbetur e paralizuar. Si do ta presin familjarët këtë lajm tronditës? Xhenet vazhdon të debatojë me Selimin. Arzu vjen tek shtëpia e Kaja duke i kërkuar llogari për atë çfarë i ka ndodhur vajzës së saj. Cili është plani i vërtetë i Kaja dhe Melisës? […]

XHENET – EPISODI 88

XHENET – EPISODI 87

Xhenet vazhdon të jetë e merzitur me Selimin. Arzu shkon tek shtëpia e Xhenet t’i tregojë asaj gjithçka por se gjen aty. Mukades sajon një plan që të bëjë të mundur që nënë e bijë të takohen. Selim dhe Orhan do të përballen sërish me njëri-tjetrin. A do të mundet Arzu t’i tregojë më në […]

XHENET – EPISODI 87

XHENET – EPISODI 86

Kaja mëson se Xhenet po e pret Arzunë jashtë burgut dhe shkon e mer me forcë atë. Cili do të jetë reagimi i Arzusë kur të dalë dhe mos të shohë vajzën e saj? Cila është arsyeja e përballjes së Selimit me Kaja? Melisa gris foton e Xhenetit para Arzusë dhe thotë se e urren […]

XHENET – EPISODI 86

XHENET – EPISODI 85

Kaja mëson se Melisa ka qënë shkaku i rrëmbimit të Xhenetit. Ai shkon t’i kërkojë llogari asaj por Melisa ka një propozim për të. Për çfarë bëhet fjalë? Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi vendos që Arzu të gjykohet e lirë. Kjo e fundit e gëzuar merr Xhenetin në telefon duke i kërkuar ta presë atë sapo […]

XHENET – EPISODI 85

XHENET – EPISODI 84

Selim është vënë në kërkim të njeriut që ndihmoi Suat të rrëmbente Xhenetin. Kaja nga ana tjetër po kërkon për të. Kush do të arrijë të gjejë i pari atë? Arzusë po i vështirësohet jeta në burg. Çfarë do t’i ndodhë asaj? Kaja shkon ta vizitojë atë në burg dhe shokohet kur Arzu i thotë […]

XHENET – EPISODI 84

XHENET – EPISODI 83

Kaja është i bindur se pas gjithë kësaj fshihet Melisa. Arzu përfundon në burg. Kaja është i terbuar sepse ai tashmë nuk mund të bëjë asgjë për ta shpëtuar atë. Xhenet vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë psikologjike. Gjatë një bisede në qeli, Arzu për herë të parë pohon se ka dy vajza. Shërbëtorja […]

XHENET – EPISODI 83

XHENET – EPISODI 82

Arzu mëson se Xhenet është rrëmbyer dhe vihet në kërkim të saj. Në shtëpinë e Kaja vjen një grua për të dhënë intervistë për punë. Cili është qëllimi i vërtetë i saj? Rrëmbyesi tenton të abuzojë me Xhenetin. Arzu vjen në kohë duke e shpëtuar atë. Si do ta përjetojë Selim lajmin e rrëmbimit të […]

XHENET – EPISODI 82

XHENET – EPISODI 81

Melisa kërcenohet nga Suat, njeriu që ajo ka paguar për të frikësuar Xhenetin. Arzu dhe Sema shkojnë të vizitojnë Selimin. Si do t’i presë Nilgyn ato? Arzu e pikëlluar shkon të vizitojë varrin e Rëzasë. Si do ta presë Xhenet lajmin që shumë shpejt do jetë e detyruar të largohet nga shtëpia ku është rritur? […]

XHENET – EPISODI 81

XHENET – EPISODI 80

Melisa bëhet pjesë e nje skene mes Kaja dhe Arzu. Si do të jetë reagimi Nilgynit kur të marrë vesh për gjëndjen e të birit? Sema e frikësuar përgatit gjithë gjërat e nevojshme për arratisjen e Orhanit. Selim tashnë është jashtë rrezikut për jetën. Xhenet i kërkon atij të denoncojë Orhanin. Çfarë do të kujtojë […]

XHENET – EPISODI 80

XHENET – EPISODI 79

Melisa ka në plan të nxjerrë zbuluar Arzunë dhe Kajanë para Xhenetit. Por Kaja ka kuptuar planin e saj dhe e kërcënon atë që të rrijë larg Xhenetit përndryshë do të vrasë Selimin dhe gjithë njërëzit e dashur të saj. Orhan i etur për hakmarrje qëllon Selimin. A do të mund të shpëtojë ai? Çfarë […]

XHENET – EPISODI 79

XHENET – EPISODI 78

Melisa shkon të takojë Kajanë. Çfarë ka për t’i thënë ajo? Sema merr një vendim, tashmë Ozlem do të jetojë në të njëjtën shtëpi me ta. Cili do të jetë reagimi i familjarëve të tjerë? Çfarë do të thuhet në mbledhjen e bordit të kompanisë Sojer? Orhan ndodhet në gjëndje të rënduar psikologjike. A do […]

XHENET – EPISODI 78

XHENET – EPISODI 77

Orhan i xhindosur shkon t’i kërkojë llogari Selimit mbi vrasjen e babait të tij. Xhenet i kërkon falje Kajasë mbi dyshimet që ajo ka pasur për të. Selim, Nilgyn dhe Ozlem merren në polici për të dhënë deshminë e tyre. Selim vazhdon të dyshojë tek Kaja, ai e pyet nëse fshihet ai pas fotografive të […]

XHENET – EPISODI 77

XHENET – EPISODI 76

Arzu merr një telefonatë nga Xhengiz ku kërkon ndihmen e saj. Selim ju tregon Orhanit dhe Mahirit fotot ku babai i tyre është vrarë. Si do ta presin ata këtë të vërtetë tronditëse? Kaja është gjallë, ai mbërrin në shtëpinë e Xhengizit dhe e vret atë. Arzu është dëshmitare e gjithë skenës. Melisa arrin të […]

XHENET – EPISODI 76

XHENET – EPISODI 75

Në shtëpi vjen lajmi për zhdukjen e Arzusë. Kjo e fundit qëllon Kajanë dhe arrin arratiset nga shtëpia ku po mbahej. Si do të reagojë Melisa kur të marrë vesh për zhdukjen e mamasë së saj? Ozlem gjithashtu mëson se Xhengiz ka vrarë Rëzanë. Arzu rikthehet në shtëpi. Si do ta presë Melisa atë? Për […]

XHENET – EPISODI 75

XHENET – EPISODI 74

Cila është arsyeja e debatit mes Xhenetit dhe Selimit? Xhengiz arrin të flasë, ai përmend emrin e Selimit. Çfarë reagimi do të bëjë Nilgyn? Sema tronditet kur lexon letren që Arzu ka lënë për Melisen. Kaja çon Arzunë në shtëpinë e tyre të re. Çfarë ka planifikuar ai? Selim shkon të paralajmërojë Melisën që t’i […]

XHENET – EPISODI 74

XHENET – EPISODI 73

A do të mundet Xhenet të falë Melisën pasi kjo e fundit i shpëtoi jetën asaj? Nilgyn arrin të ndalojë Selimin që mos të denoncojë Xhengizin. Çfarë do t’i thotë ajo? Çfarë ka ndodhur me Arzu dhe Kaja? Orhan nuk beson tek ndryshimi i Melises dhe kërkon të dijë se cili është plani i saj […]

XHENET – EPISODI 73

XHENET – EPISODI 72

Xhenet dëgjon një bisedë ku Mukades i rrefen Sunës rreth dyshimeve të saj për Kaja. Nilgyn i tregon Selimit fotografitë ku Xhengiz ka vrarë Rezanë. Si do të reagojë ai pas këtij lajmi tronditës? Arzu shkon tek Mukades dhe kerkon të ngjitet në dhomen e Xhenetit. Ajo lexon ditarin e saj dhe i lë letren […]

XHENET – EPISODI 72

XHENET – EPISODI 71

Xhenet i tregon Mukadesit se Selim dyshon se Kaja ka qënë ai që ka tentuar të vrasë Xhengizin. Melisa e penduar shon t’i kërkojë falje Mukadesit. Sema dëbon Arzunë nga shtëpia. Kjo e fundit shkon të takojë Melisen. Si do të jetë përballja nënë e bijë? Selim flet me Mahirin rreth dyshimeve të tij mbi […]

XHENET – EPISODI 71

XHENET – EPISODI 70

Kaja tenton të vrasë përsëri Xhengizin. A do ja dalë dot ai kësaj here? Melisa me rezultanin e analizave në dore vjen në shtëpi të përballet me Arzunë. Ndërkohë Xhenet është pjesë e gjithë kësaj skenë. A do të mundet ajo të marrë vesh të vërtetën? Melisa është në gjëndje të rënduar psikologjike. Të gjithë […]

XHENET – EPISODI 70

XHENET – EPISODI 69

Kaja i jep Arzusë një zgjidhje të vetme, ajo duhet të vrasë Xhengizin ose ai sapo të zgjohet do të tregojë gjithë të vërtetën. Selim mëson rreth tokës që babai i tij i ka shitur Kajasë. Çfarë reagimi do të bëjë ai? Arzu merr një telefonatë nga spitali ku i tregojnë që Xhengiz është përmendur. […]

XHENET – EPISODI 69

XHENET – EPISODI 68

Arzu mëson nga Kaja arsyen se pse ky i fundit ka tentuar të vrasë Xhengizin. Melisa shkon të takojë Mukadesin, ajo kërkon të dijë gjithë të vërtetën rreth Arzusë dhe Xhenetit. Orhan dhe Mahir mësojnë se toka i është shitur Kajasë por pa një pagesë. Melisa është shumë afër të vërtetës, ajo tashmë ka marrë […]

XHENET – EPISODI 68

XHENET – EPISODI 67

Xhengiz ndodhet ne gjëndje kritike për jetën. Ndërkohë Arzu mëson nga Kaja që ka qënë ai që ka tentuar të vrasë Xhengizin. Sema nxjerr Melisën nga spitali. Si do ta presë Mahir këtë lajm? Kaja kupton që fotografitë tashmë janë në duart e Nilgyn. Selim nuk beson dot në vetëvrasjën e të atit dhe vendos […]

XHENET – EPISODI 67

XHENET – EPISODI 66

Kaja mëson se Xhengiz po i dërgon letra anonime Xhenetit. Ndërkohë Selim merr një mesazh lamtumire nga Xhengiz. E gjitha kjo është një lojë e Kaja për t’u dukur sikur Xhengiz ka vrarë vetën. Ky i fundit qëllohet nga Kaja. Mukades i rrëfen Melises se Xheneti është motra e saj. A do ta besojë dot […]

XHENET – EPISODI 66

XHENET – EPISODI 65

Arzu dhe Melisa bëhen gati për t’u arratisur por plani i tyre dështon falë Kajasë. Xhenet i tregon Selimit rreth letrave anonimë që ajo ka marrë. Melisa çohet në psikiatri. Si do ta përballojë ajo këtë situatë? Nilgyn fton për darkë Xhenetin dhe familjen e saj. Mahir mëson që do të bëhet baba. Si do […]

XHENET – EPISODI 65

XHENET – EPISODI 64

Selim dhe Kaja janë të zemëruar me Xhenetin për shkak se ajo nuk mundi të denonconte Melisen. Arzu pasi dëgjon një bisedë mes Kaja dhe Mahir merr Melisen dhe e nxjerr fshehurazi nga spitali duke e çuar në shtëpi. Orhan shkon tek Xhenet dhe i dhuron asaj një tufe me lule. Çfarë reagimi do të […]

XHENET – EPISODI 64

XHENET – EPISODI 63

Melisa i vë flakën shtëpisë me qëllim të vrasë Xhenetin dhe vetën. Ndërkohë Selim është i lidhur dhe sheh shtëpinë duke u djegur pa mundur të bëjë asgjë. Kaja dhe Arzu mbërrijnë në vendngjarje duke mundur të shpëtojnë vajzat e tyre. Si është gjëndja shëndetësore e dy motrave? Çfarë do të kërkojë Arzu nga Xhenet?

XHENET – EPISODI 63

XHENET – EPISODI 62

Xhenet përgjon Kajanë teksa flet me Arzunë. Çfarë do të dëgjojë ajo? Melisa tenton të shtypë Xhenetin me makinë por Kaja arrin ta shpëtojë atë. Selim bashkë me familjen e tij shkojnë të kërkojnë dorën e Xhenetit. Si do të shkojë ky takim mes familjeve? Melisa rrëmben Xhenetin dhe e çon në një shtëpi të […]

XHENET – EPISODI 62

XHENET – EPISODI 61

Melisa është e mbushur me urrejtje ndaj Xhenetit, ajo sdo të ndalet deri kur ta ndajë atë nga Selimi. Ozlem mëson se është shtatzënë. Kaja përballet me Selimin dhe e qëllon atë. Ndërkohë ky i fundit dëshiron t’i kërkojë dorën Xhenetit tek ai. Për çfarë do të flasin Kaja dhe Xhengiz? Melisa kërkon përsëri ndihmen […]

XHENET – EPISODI 61

XHENET – EPISODI 60

Melisa është e dëshpëruar sepse tashmë gënjeshtra e saj u zbulua. Ndërkohë Selim i paralajmëron të gjithë të qëndrojnë larg Xhenetit sepse tashmë ajo është familja e tij e vetme. Xhenet dhe Selim më në fund bashkohen përsëri. Nga ana tjetër Melisa tenton të vrasë Xhenetin. Kush do ta shpëtojë këtë të fundit? Orhan dhe […]

XHENET – EPISODI 60

XHENET – EPISODI 59

Xhenet arrin në kohë dhe shpëton Mukadesin. Ndërkohë Nilgyn shkon tek Arzu duke thënë se është dakort me fejesën e fëmijëve të tyre. Tashmë gjithçka është gati për fejesën e Selimit me Melisën. Xhenet është gjithashtu prezente në këtë fejesë por si kamariere. Arzu shkon tek shtëpia e Kaja. Çfarë do të ndodhë mes tyre? […]

XHENET – EPISODI 59

XHENET – EPISODI 58

Kaja bën levizjen e rradhës për të çmendur Arzunë, ai merr Mahirin dhe dalin për gjah. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit? Selim nga njëra anë dhe Xhenet nga ana tjetër vuajnë për humbjen e njëri-tjetrit. Xhenet fillon punë si kamariere në një hotel. Si do të shkojë marëdhënia mes Melisës dhe Selimit? […]

XHENET – EPISODI 58

XHENET – EPISODI 57

Arzu kërcënon me vdekje Kaja nese ai nuk largohet nga familja e saj. Selim tenton përsëri t’i mbushë mendjen Xhenetit të largohen sëbashku por dhe kësaj here do marrë refuzimin e saj. Kaja tregon fytyrën e tij të vërtetë para Mukadesit. Xhenet shkon në një intervistë pune. A do të pranohet ajo? Ozlem i përplas […]

XHENET – EPISODI 57

XHENET – EPISODI 56

Mukades shkon tek Arzu duke i kërkuar arsyen e vërtetë të urrejtjes së saj ndaj Kaja. Sema i bën një dhuratë Mahirit si djali i madh i familjes. Selim i propozon Xhenetit të arratisen bashkë larg të gjithëve. Cila do të jetë përgjigja e saj? Melisa merr një tufë me lule bashkë me një pusullë […]

XHENET – EPISODI 56

XHENET – EPISODI 55

Cila është arsyeja e debatit mes Melisës dhe Arzusë? Selim bashkë me familjen e tij shkojnë të kërkojnë dorën e Melisës. Si do të shkojë ky takim mes familjeve? Xhenet meson se Kaja ka qënë në burg. Cili do të jetë reagimi i saj? Orhan vazhdon të dalë me Xhenetin, i vendosur për t’ia fituar […]

XHENET – EPISODI 55

XHENET – EPISODI 54

Kaja vazhdon të përndjekë Arzunë, kësaj here vjen ta takojë në shtëpinë e saj. Xhengiz godet më shuplakë Nilgynin. Cila është arsyeja? Arzu shkon të takojë Kaja në dyqanin e tij. Çfarë ka për t’i thënë ajo? Xhenet shkon në kompani të japë dorëheqjen. Melisa dhe Selim shkojnë të zgjedhin unazat e fejesës.

XHENET – EPISODI 54

XHENET – EPISODI 53

Xhenet dhe Kaja darkojnë në shtëpinë e Arzusë. Si do të reagojë ajo kur të përballet me ta? Selim i propozon Melises. Kjo e fundit jep lajmin para të gjithëvë dhe para Xhenet. Si do ta presë kjo e fundit këtë lajm? Melisa ka diçka të fundit për t’i thënë Xhenetit. Për çfarë bëhet fjalë? […]

XHENET – EPISODI 53

XHENET – EPISODI 52

Selim debaton me Melisen për gjithçka çfarë ka ndodhur si dhe presionin që po i ushtron familja e saj. Orhan i tregon Xhenetit rreth Selimit dhe Melisës. Si do ta presë ajo këtë lajm? Sema mëson se Xhenet është vajza e Kaja dhe i fton ata për darkë në shtëpinë e saj. Arzu është në […]

XHENET – EPISODI 52

XHENET – EPISODI 51

Selim viziton varrin e prinderve të tij. Xhenet del të drekojë me Kaja, ajo e pyet rreth mamasë së saj. Çfarë përgjigjeje do t’i kthejë ai. Selim rikthehet në shtëpi. Ndërkohë Sema vjen duke i kërkuar atij llogari për raportin me mbesën e saj. Mahir dhe Xhengiz do të kenë një zënkë të fortë për […]

XHENET – EPISODI 51

XHENET – EPISODI 50

Xhenet i kërkon falje Mukadesit për mërzitjen që i shkaktoi duke u larguar nga shtëpia. Arzu dhe Kaja përballen pas kaq shumë vitesh. Çfarë do të thuhet mes tyre? Orhan i tregon Melisës planin e ri për ta afruar këtë të fundit më shumë me Selimin. Ky i fundit shkon të takojë Xhenetin. Çfarë ka […]

XHENET – EPISODI 50

XHENET – EPISODI 49

Të gjithë janë të shqetësuar për largimin e Xhenetit, askush se di ku është. Ajo ka lënë një letër për Mukadesin. Çfarë është shkruar në të? Orhan dhe Selim do të zihen keq me njëri-tjetrin. Cila është arsyeja? Kaja arrin të gjejë Xhenetin, ajo për herë të parë i therret atij baba. Arzu është e […]

XHENET – EPISODI 49

XHENET – EPISODI 48

Xhenet tashmë është e lodhur nga gjithçka, ajo është e vendosur të ikë nga shtëpia dhe lë një letër për Mukadesin. Ajo shkon të përballet me Arzunë dhe kërkon të dijë arsyen pse ajo e urren kaq shumë atë. Kaja nga ana tjetër vjen takon Semen dhe i jep diçka për Arzunë. Cili do të […]

XHENET – EPISODI 48

XHENET – EPISODI 47

Xhenet përballet përsëri me Kaja. Çfarë ka për t’i thënë ajo babait që sapo ka gjetur? Arzu shkon t’i kërkojë falje Melisës. A do të mund ta falë kjo e fundit atë? Melisa përgatit një darkë për Selimin. A do të mundet Xhenet të pranojë Kajanë si babain e saj? Marrëdhënia mes Arzusë dhe Mahirit […]

XHENET – EPISODI 47

XHENET – EPISODI 46

Xhenet mbërrin në shtëpi në gjëndje aspak të mirë. Ajo pyet Mukadesin rreth babait të saj të vërtetë. Çfarë përgjigjeje do të marrë ajo? Ndërkohë Orhan i jep Arzusë lajmin e lirimit të Xhenetit. Kjo e fundit shkon tek shtëpia e Selimit por aty do të përballet me Melisen. Orhan vazhdon t’i qëndrojë pranë Xhenetit […]

XHENET – EPISODI 46

XHENET – EPISODI 45

Xhenetin tentojnë ta vrasin në burg. Kush do ta shpëtojë atë? Mahir merr letrat për përgatitjet e divorcit. Ndërkohë Melisa merr vesh mbi lidhjen e babait të saj me Ozlemin. Xhenet del nga burgu, Kaja po e pret atë jashtë. Çfarë reagimi do të bëjë ajo kur të mësojë se ai është babai i saj? […]

XHENET – EPISODI 45

XHENET – EPISODI 44

Xhenet vazhdon të vuajë, të burgosurat e tjera e detyrojnë atë të bëjë të gjitha punët. Kaja pasi takohet me Mukadesin kupton që Xhenet është vajza e tij. Çfarë reagimi do të bëjë ai? Selim shkon të takojë Xhenetin. Çfarë do të thuhet mes tyre? Orhan i revoltuar i kërkon Arzusë të terheqë denoncimin ndaj […]

XHENET – EPISODI 44

XHENET – EPISODI 43

Mahir dhe Orhan do të debatojnë keq me njëri-tjetrin. Cila është arsyeja? Xhenet vazhdon të keqtrajtohet nga të burgosurat e tjera. Mukades shkon në kompani t’i kërkojë llogari Arzusë për burgosjen e mbesës së saj. Selim shkon t’i kërkojë falje Melisës. Ndërkohë Orhan shkon të vizitojë Xhenetin dhe i premton asaj se shumë shpejt do […]

XHENET – EPISODI 43

XHENET – EPISODI 42

Xhenet çohet në qeli. Ndërkohë babai i saj lirohet nga burgu. Si do ta presin të burgosurat e tjera atë? Sema është e revoltuar sepse Arzu tashmë zotëron një pjesë të aksioneve të kompanisë Sojer. Selim dhe Melisa zgjohen në krahët e njëri-tjetrit. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre? Melisa përballet me Orhanin. […]

XHENET – EPISODI 42

XHENET – EPISODI 41

Për çfarë do të flasin Orhan dhe Xhenet? Melisa i jep dosjen e Xhenetit Arzusë duke i thënë se tashmë ka ardhur koha t’i japin fund karrierës së saj. Xhenet është vënë në kërkim të Selimit. Çfarë do të bëjë ajo për të biseduar me të? Melisa ndërkohë vazhdon të tërheqe vëmëndjen e tij duke […]

XHENET – EPISODI 41

XHENET – EPISODI 40

Xhenet shkon në jetimoren ku ndodhet Selim dhe i tregon atij emrat e prinderve të tij. Ajo i tregon gjithashtu sesi ai i ka shpëtuar jetën asaj. Cili do të jetë reagimi i Selimit pas gjithë kësaj? Sema dhe Mahir hapin diskun ku fshihet e vërteta rreth vrasjës së Rëzas. Çfarë fotosh do të gjejnë […]

XHENET – EPISODI 40

XHENET – EPISODI 39

Selim i dëshpëruar përballet me prinderit e tij dhe kërkon të dijë rreth familjes së tij të vërtetë. Nga ana tjetër dhe Xhenet është e lënduar dhe kërkon të takojë me ngulm Selimin. A do të arrijë Arzu të marrë nga Sema diskun ku janë fotot e vrasjes së Rëzas? Çfarë do të thuhet në […]

XHENET – EPISODI 39

XHENET – EPISODI 38

Selim po përgatitet t’i propozojë Xhenetit, ai porosit unazën e fejesës. Arzu takon Xhengizin, ata po presin telefonatën e njeriut që po i kërcënon ata. Çfarë do t’ju kërkojë ai në këmbim të fotove? Ndërkohë Sema po i vezhgon ata nga larg. A do të mund të kuptojë ajo të vërtetën? Melisa mëson se Selim […]

XHENET – EPISODI 38

XHENET – EPISODI 37

Melisa është e inatosur me Orhanin dhe me Semën për shkak se kjo e fundit po bën dallime mes djemve të saj. Xhengiz i kërkon Selimit që të falë Nilgynin dhe të kthehet tek familja e tij. Një pako tjetër mbërrin për Arzunë. Me çfarë po e kërcënojnë kësaj here atë? Selim dëshiron t’i propozojë […]

XHENET – EPISODI 37

XHENET – EPISODI 36

Mukades dhe Sena dyshojnë se pas vdekjes së Rëzait fshihet Arzu. Orhan fajëson Mahirin për vdekjen e babait të tyre. Xhengiz dhe Arzu janë të frikësuar sepse trupit të Rëzas do t’i bëhet autopsi dhe kjo gjë mund të ndryshojë gjithçka. Arzu merr një pako bashkë me një shënim. Kush e ka dërguar atë? Sema […]

XHENET – EPISODI 36

XHENET – EPISODI 35

Xhenet i shpëton jetën Arzusë. Kjo e fundit ndodhet ne gjëndje të rëndë psikologjike. Ndërkohë Sema e dëshpëruar po pret lajme nga Rëza. Policia vë re gropën që Xhengiz ka futur trupin e pajetë të Rëzait por nuk arrijnë të gjejnë gjë në të. Çfarë ka ndodhur me kufomën e Rëzait? Kush po e fsheh […]

XHENET – EPISODI 35

XHENET – EPISODI 34

Të gjithë janë të dëshpëruar nga zhdukja e Rëzas. Selim vazhdon të ketë vizione të së shkuarës. Orhan dhe Xhengiz shkojnë tek shtëpia verore të kërkojnë Rëzanë. Ndërkohë Sema, Mahir dhe Melisa shkojnë në polici të denoncojnë zhdukjen e tij. Arzu vë re një detaj që mund ta nxjerrë zbuluar atë. Për çfarë bëhet fjalë? […]

XHENET – EPISODI 34

XHENET – EPISODI 33

Xhengiz dhe Arzu varrosin Rizan. Ata mundohen të fshijnë të gjitha gjurmët por harrojnë një detaj. Selim vazhdon të jetë i mërzitur, e vetja gjë që i jep kurajo atij është mbështetja e Xhenetit. Sema dhe familjarët e tjerë kanë filluar të bëhen merak për Riza. Ata tashmë dyshojnë se diçka e keqe i ka […]

XHENET – EPISODI 33

XHENET – EPISODI 32

Riza takohet me Arzu dhe i thotë se tashmë ai e di gjithë të vërtetën. Kjo përballje do të përfundojë në tragjedi për njërin nga ata… Nga ana tjetër Selim mëson se Nilgyn ka qënë ajo që ka rrembyer Xhenet. Si do ta përjetojë ai këtë të vërtetë shokuese? Melisa ndërkohë po planifikon fundosjen e […]

XHENET – EPISODI 32

XHENET – EPISODI 31

Xhenet dhe Selim arrijnë të gjejnë adresen e Mines dhe shkojnë të bisedojnë me të. Por Arzu ka mbërritur para tyre. A do të mundet Mine t’u rrëfejë gjithë të vërtetën atyre? Selim lumturohet kur Xhenet i tregon se nuk do të shkojë në Dubai. Rëza shkon tek shtëpia e Xhenet ku mëson emrin e […]

XHENET – EPISODI 31

XHENET – EPISODI 30

Arzu shkon të takojë Mukadesin. Kjo e fundit kërkon të dijë se kush është në të vërtetë babai i Xhenetit. Ozlem kërcënon Xhengizin se do t’i tregojë gjithçka Selimit nëqoftëse nuk i jep një pjesë të pasurisë. Melisa shkon të takojë drejtorin e kantierit ku Xhenet punon. Cila është arsyeja? Selim gjen një adresë që […]

XHENET – EPISODI 30

XHENET – EPISODI 29

Mine mbërrin në restorantin ku Xhenet po darkon me familjen Sojer dhe thote se nuk është mamaja e Xhenetit. Cili do të jetë reagimi i kësaj të fundit pas kësaj të vërtetë tronditëse? Cila është arsyeja e debatit mes Riza dhe Semës? Xhenet pyet Mukadesin për ndonjë fotografi të nënës së saj dhe fillon t’i […]

XHENET – EPISODI 29

XHENET – EPISODI 28

Melisa është e lumtur për faktin që Xhenet është ndarë nga Selim. Gjithashtu dhe Orhan mëson mbi këtë lajm. Tani ai e ka rrugen e hapur të bëjë për vete Xhenetin. Çfarë do të kërkojë Mahir nga Arzu? Beste shkon të takojë Selimin për t’i treguar gjithë të vërtetën. A do ta lejojë Xhenet këtë […]

XHENET – EPISODI 28

XHENET – EPISODI 27

Xhenet kërkon të takojë Selimin për t’i treguar atij të vërtetën. Ndërkohë Orhan vjen tek Xhenet për t’i mbushur mendjen ta shoqërojë atë në Dubai. Selim përgatit një piknik për dashurinë e tij, Xhenet. A do të mundet kjo e fundit t’i tregojë atij të vërtetën që po e mundon? Sema dhe Riza takojnë Xhengizin. […]

XHENET – EPISODI 27

XHENET – EPISODI 26

Mine është e vendosur t’i tregojë Xhenetit gjithë të vërtetën. Por në moment të fundit Arzu i çon asaj një mesazh duke e kërcënuar me jetën e vajzës së saj. Xhenet është e dëshpëruar, ajo humbet ndjenjat. Nilgyn i tregon Xhengizit se i ka treguar çdo gjë Xhenetit. Çfarë reagimi do të bëjë ai? Për […]

XHENET – EPISODI 26

XHENET – EPISODI 25

Arzu mëson se Melisa nuk ka tentuar të vetëvritet por e gjitha ka qënë një lojë për t’u afruar me Selimin. Si do të reagojë ajo pas kësaj të vërtetë? Riza mohon Mahirin si djalin e tij dhe i kërkon atij të largohet nga shtëpia. Por Arzu i del në mbrojtje atij duke thënë se […]

XHENET – EPISODI 25

XHENET – EPISODI 24

Arzu i tregon Semes arsyen e vërtetë që e çoi Melisën të kryente atë veprim. Plani i Arzusë për të çuar Xhenetin prapa hekurave filloi të zbatohej. Kjo e fundit firmos ca dokumenta që nuk duhej. Çfarë do të kërkojë Selim nga Omer dhe Beste? Arzu i jep Xhenetit letrën e shkruar nga Melisa me […]

XHENET – EPISODI 24

XHENET – EPISODI 23

Xhenet dyshon që ka qënë Nilgyn ajo që e ka rrëmbyer atë. Ndërkohë të gjithë janë të dëshpëruar nga gjëndja e Melisës. Por çfarë po fsheh kjo e fundit? Orhan i inatosur fajëson Selimin për gjëndjen e mbesës së tij. Xhengiz kupton se fotoja e Aliut mungon dhe ka frikë se mos Xhenet kupton gjithë […]

XHENET – EPISODI 23

XHENET – EPISODI 22

Si do të shkojë darka mes Xhenetit dhe prinderve të Selimit? Sema përballet përsëri me Arzun duke i thënë se shumë shpejt do të zbulojë sekretin e saj. Xhenet rastësisht gjendet tek dhoma e Aliut, aty sheh foton e këtij të fundit. Çfarë reagimi do të bëjë Nilgyn kur ta shohë atë aty? Melisa tenton […]

XHENET – EPISODI 22

XHENET – EPISODI 20

Xhengiz i rrefen Arzusë sekretin më të madh të jetës së tij. Xhenet arrin të arratiset. Arzu dhe Xhengiz arrijnë ta gjejnë atë dhe e çojnë në shtëpi. Suna zbulon se Nilgyn ishte ajo që rrembeu Xhenetin. Riza dhe Orhan flasin rreth ndjenjave që ky i fundit ka për Xhenetin. Xhengiz debaton rëndë me Nilgynin […]

XHENET – EPISODI 20

XHENET – EPISODI 19

Të gjithë shqetësohen për Xhenet dhe vihen në kërkim të saj. Ndërkohë Nilgyn urdhëron vrasjen e saj. Xhenet arrin të telefonojë Selimin dhe i thotë se e kanë rrëmbyer. Arzu shoqërohet për në polici si e dyshuar për rrembimin e Xhenet. A do të mund Xhengiz të kuptojë që pas kësaj fshihet Nilgyn? Kjo e […]

XHENET – EPISODI 19

XHENET – EPISODI 18

Orhan i tregon Melisës se Selim dashuron Xhenetin. Për çfarë do të flasë Selim me babain e tij? Xhenet është e shkatërruar pas lajmit që Ali ka ndërruar jetë. Melisa me lot në sy i kërkon Orhanit të mos heqë dorë për të fituar dashurinë e Xhenetit. Çfarë do të planifikojnë ata? Selim përgatit një […]

XHENET – EPISODI 18

XHENET – EPISODI 17

Xhenet vjen në shtëpi e lënduar nga fjalët e Arzusë dhe Selimit. Ky i fundit i dërgon një mesazh duke i kërkuar falje. Arzu është e shqetësuar sepse Mahir nuk po duket asgjëkundi. Çfarë plani po kurdis Nilgyn? Arzu prezanton Xhenetin me drejtorin e një prej kantiereve të ndërtimit. Çfarë ka në mëndje ajo? Selim […]

XHENET – EPISODI 17

XHENET – EPISODI 16

Melisa ndihmon Xhenetin të zgjedhë veshjen për ditëlindjen e Orhanit. Çfarë do të thhet në përballjen mes Semes dhe Arzusë? Selim prezanton Xhenetin me prinderit e tij. Çfarë do t’i thotë Nilgyn asaj? Orhan pranon para nësës së tij dhe Arzusë që pëlqen Xhenetin. Kjo e fundit largohet nga festa e lënduar. Cila ëshrtë arsyeja […]

XHENET – EPISODI 16

XHENET – EPISODI 15

Sema zbulon para familjes emrin e vërtetë të Arzus. A do ta besojë kush atë? Xhenet rikthehet në punë. Si do ta presë Selimi këtë fakt? Ndërkohë Orhan përballet me Arzunë dhe thotë që nuk do ta lejojë që Xhenet të ikë nga kompania. Selim dhe Orhan tashmë janë vënë kundër njëri-tjëtrit për të fituar […]

XHENET – EPISODI 15

XHENET – EPISODI 14

Selim pyet Xhengizin rreth nënës së Xhenetit. Çfarë përgjigjeje do t’i japë ai? Ndërkohë Melisa mundohet të bëjë xheloz Selimin duke i treguar që Orhan është tek shtëpia e saj. Çfarë do të bëjë Selim kur ta marrë vesh? Arzu shkon tek shtëpia e Mukades. Çfarë kërkon ajo kësaj herë? Selim dhe Xhenet darkojnë në […]

XHENET – EPISODI 14

XHENET – EPISODI 13

Selim ka një lajm të mirë për Xhenet, ai i jep një adresë që të shkojë të takojë nënën e saj. Kë do të takojë Xhenet në të vërtetë? Nilgyn i tregon Xhengizit se Xhenet është shoqja e fëmijërisë së Selimit kur ata ishin në jetimore. Mukades zgjohet, ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën. […]

XHENET – EPISODI 13

XHENET – EPISODI 12

Sema ka nisur kërkimet rreth të kaluarës së Arzu. A do të mund të zbulojë gjë ajo? Gjithashtu dhe Selim me Xhenet janë në kërkim të nënës së kësaj të fundit. Orhan ka një plan të ri për t’u afruar me Xhenet dhe për këtë do ta ndihmojë Melisa. Selim mëson se babai i tij […]

XHENET – EPISODI 12

XHENET – EPISODI 11

Arzu hyn fshehurazi në shtëpinë e Xhenetit për të kërkuar karficën por përballet me Sunën. Nga ana tjetër Selim po vazhdon të hetojë për atë karficë. A do të mund të gjejë gjë ai? Orhan kurdis një plan për tu afruar me Xhenet dhe Melisa do ta ndihmojë atë. Ozlem bisedon me Mahirin dhe akuzon […]

XHENET – EPISODI 11

XHENET – EPISODI 10

Selim paralajmëron Orhanin t’i qëndrojë larg Xhenetit. Mukades ndodhet në gjëndje të rëndë dhe Xhenet është e dëshpëruar. Selim vazhdon t’i qëndrojë pranë asaj në çdo moment. Çfarë premtimi do t’i bëjë ky i fundit Xhenetit? Arzu është e tronditur sepse Xhenet mund ta identifikojë atë me atë të karficës. Orhan nuk heq dorë ai […]

XHENET – EPISODI 10

XHENET – EPISODI 9

Selim nuk dorëzohet, ai shkon përsëri tek Xhenet dhe ofron ndihmen e tij në dyqanin e peshkut. Mahir i kërkon falje Arzusë. Selim i shpreh ndjenjat Xhenetit, por kjo e fundit i thotë se nuk e beson atë. Çfarë do të bëjë Selim që të ndryshojë mendimin e saj? Arzu lexon gjitha letrat që Xhenet […]

XHENET – EPISODI 9

XHENET – EPISODI 8

Mukades është në gjëndje të rëndë shendetësore, ajo duhet të operohet mënjëherë. Selim shkon të takojë Xhenetin dhe e pyet për arsyen që ska vajtur në punë. A do të mund t’i tregojë ajo gjithë fjalët e Arzusë? Ndërkohë Selim kujton fragmente të shkurtra nga e kaluara. Çfarë po fsheh Ozlem nga Mahir? Arzu zbulon […]

XHENET – EPISODI 8

XHENET – EPISODI 7

Nilgyn është e dëshpëruar, ajo kujton djalin e saj që ka vdekur vite më parë. Cila është e vërteta lidhur me Selimin? Xhenet fillon punë në një dyqan peshku. Melisa telefonon Selimin dhe i thotë se nuk mban mend asgjë nga nata e kaluar. Mahir vazhdon t’i shmanget Arzus dhe të sillet ftohtë me të. […]

XHENET – EPISODI 7

XHENET – EPISODI 6

Melisa hyn në sallen e mbledhjes gati për prezantim. Biznesmenet nga Dubai i bëjnë asaj një pyetje dhe ajo heziton me përgjigjen, në atë moment vjen Xhenet duke i lënë të gjithë të mahnitur nga prezantimi i saj. Melisa në gjëndje të dehur i shpreh dashurinë Selimit. Orhan nga ana tjetër ka filluar të ushqejë […]

XHENET – EPISODI 6

XHENET – EPISODI 5

Selim paguan qeranë e shtëpisë të Xhenet. A do ta lejojë ajo këtë gjë? Arzu vazhdon të jetë e tronditur. Mukades shkon në kompani dhe zbulon që Xhenet nuk punon më aty. A do të arrijë Selim t’i mbushë mëndjen Xhenetit të kthehet në punë? Arzu përballet me Mukades pas gjithë këtyre viteve. Çfarë do […]

XHENET – EPISODI 5

XHENET – EPISODI 4

Selim shpëton Xhenetin nga një aksident. Ndërkohë Arzu vazhdon të jetë e tronditur. Çfarë sekreti ruajnë prindërit e Selimit mbi të kaluarën e tij? Arzu gjatë një dreke me Melisën i thotë se tashmë ajo nuk duhet të shqetësohet për Xhenetin sepse e pushoi nga puna. Orhan bisedon me ortakët e kompanisë dhe thotë se […]

XHENET – EPISODI 4

XHENET – EPISODI 3

Xhenet është e zëmëruar dhe e zhgënjyer për shkak se blerësit e poshtëruan atë. Selim e bën atë të ndihet më mirë. Mukades djeg foton e Arzusë por flakët pushtojnë gjithë shtëpinë. Selim arrin ta shpëtojë atë. Ndërkohë ky i fundit ka një vizion të shkurtër të së kaluarës së tij, një kohë që ai […]

XHENET – EPISODI 3

XHENET – EPISODI 2

Selim çon Xhenet dhe Melisën në kantierin e ndërtimit. Ndërkohë kjo e fundit bëhet xhelozë për Xhenetin sepse dyshon që Selim e pëlqen atë. Selim dhe Orhan kanë një problem lidhur me planët e një ndërtese. A do të mundet Xhenet të gjejë zgjidhjën për atë problem? Arzu merr një çmim si gruaja më e […]

XHENET – EPISODI 2

Nis sot seriali i ri në Tv Klan

Një tjetër superprodhim i vitit 2018 nis sot rrugëtimin në Tv Klan dhe Klan HD. Pas përfundimit “Dashuri Bardh e Zi”, “Xhenet” titullohet seriali i ri që do të shoqërojë shikuesit çdo pasdite nga ora 18:20. Një foshnjë braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar. Por […]

Nis sot seriali i ri në Tv Klan

Plot

Xhenet

Drama

Kaja dhe Arzu mbërrijnë në vendin ku Xhihan po mban vajzat e tyre. Ky i fundit urdhëron Xhenetin të vrasë Kajanë ose në të kundërt Melisa do të vdesë. Cili do të jetë përfundimi i Kaja dhe Xhihan? A do të mundet Arzu më në fund të bashkohet me vajzat e saj për të mos u ndarë kurrë më? Melisa po përgatit ftesat e dasmës së Xhenetit dhe Selimit…

TV Klan
E hënë – e shtunë 11:05

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave