Një dramë rrënqethëse për një grua të rritur jetime dhe një vogëlushe ëngjëllore q keqtrajtohet në shtëpi. Zejnep e rritur e vetme, pa nënën e saj që e urren miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur e cila fsheh brenda një dramë të madhe. Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo bëhet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të bëhet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj. A do të mundet Zejnep të ndryshojë jetën e Melek Serial emocionues me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh.
Xhengiz gjendet i vetëm me fëmijët në shtëpi. Turna i kundëvihet fjalëve të Xhengizit duke u përballur me tërbimin e tij. Sule e gjen vajzën e saj të heshtur e me shikim të përhumbur. Çfarë ka ndodhur? Turnës i bien të fikët dhe Sule sëbashku me Zejnep e çojnë atë me urgjencë në spital. A […]
Turna e vuan verpimin e saj. Në mëngjes, ajo dhe Hasani rikthehen në shtëpinë e Sules. Zejnep kupton gjithçka ka ndodhur dhe e tërbuar niset për te Sule. Si do të jetë përballja mes tyre? Xhengiz, manovron sërish situatën në favor të tij. Turna gjen mënyrën për t’u takuar me Zejnep. Ajo përpiqet të kërkojë […]
Xhengiz dërgohet në shtëpi. Më në fund, Zejnep mban në duart e saj dokumentacionin në të cilin Xhengiz ka hequr dorë nga kujdestaria e Turnës, por është e shqetësuar për Sulen dhe fëmijët e saj. Sule përballet me Xhengiz lidhur me vdekjen e Tahirit. A do të jetë i sinqertë Xhengiz me të? Policia troket […]
Xhengiz rikthen dhunën në familje duke abuzuar me Sulen dhe paralajmëruar Turnën e cila përpiqet ti kundërvihet. Të nesërmen në mëngjes, Xhengiz tërbohet kur nuk gjen më në shtëpi as Sulen dhe as Turnën. Menjëherë ai shkon te Zejnep duke e kërcënuar. Çfarë do të ndodhë? Ku ka shkuar Sule dhe Turna për të gjetur […]
Të gjithë njerëzit e afërm të Xhahides gjenden në spital në pritje të një lajmi pozitiv për të. Sule vjen në spital. Gamze i sulet duke e quajtur fajtore të fatkeqësive në familjen e tyre. Me hidhërim të thellë, të tre motrat duhet të përballen me faktin që mamaja e tyre nuk do të jetë […]
Pasi kanë kaluar natën te shtëpia e Gonul, Zejnep dhe Turna duhet të kthejë Hasanin e vogël te mamaja e tij. Më në fund, duket se Turna është e gëzuar me situatën. Gonul është ajo që dorëzon foshnjen te Xhengiz. Çfarë do të thuhet mes tyre? Duru mëson një të vërtetë nga telefoni që Xhahide […]
Zejnep flet me Turnën. Falë saj më në fund marrëdhënia mes Turnës dhe Xhahides kthehet në normalitet. Çfarë do t’i thotë Xhahide vajzës dhe mbesës së saj? Sule dhe Xhengiz shpërngulen në shtëpinë e tyre të re pranë Zejnep, sipas marrëveshjes së bërë. Cila do të jetë arsyeja e vizitës së Zejnep dhe Turnës? Në […]
Sinan përcillet me hidhërim për në banesën e fundit. Zejnep tashmë e ve, vajton e vetme mbi varrin e tij. Befasisht, Sule shfaqet përpara saj. Çfarë do të thuhet mes tyre? Gonul përpiqet të qëndrojë pranë Zejnepit. Nga ana tjetër Sule, kthehet pranë Xhengizit dhe djalit të tyre të cilët tashmë jetojnë në arrati. A […]
Zejnep gjendet ende pa ndjenja. Sule shkon në vendin ku Xhengiz mban peng Zejnep dhe Sinan duke lënë fëmijët e saj në taksi. Fjalët e Sinanit dhe të Sules, do të xhindosin Xhengizin. Sinan ja del të lirohet nga litarët, dhe të vërë nën shënjestër Xhengizin, por ky i fundit ja del të jetë mjaftueshëm […]
Xhahide vendos të shkojë e vetme te shtëpia e Sules. A do të mundet ajo të marrë atë që dëshiron? Xhengiz që tashmë ka pengjet e tij të ndara nëpër dy dhoma, vazhdon të torturojë si Sinanin ashtu edhe Zejenpin. Me një lëvizje të befasishme, Zejnep ja del të godasë Xhengiz e të largohet. Xhengiz […]
Xhengiz torturon Sinanin duke e bërë këtë të fundit të shohë se Zejnep ka humbur ndjenjat. Nga ana tjetër, edhe Sule është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sinan ndihet i pafuqishëm ndaj Xhengiz, i cili duket se po ja del të përmbushë qëllimet e tij. Si është Zejnep? Xhengiz ndihet i gëzuar dhe i plotfuqishëm. […]
Sinan është i tërbuar nga fotoja që i ka dërguar Xhengiz. Ai dhe trupa e policisë vihen në ndjekje të një informacioni të marrë. Në vend të Zejnepit, Sinan do të zbulojë një mesazh nga Xhengiz. Çfarë është shkruar në të? Gonul humbet ndjenjat nga lajmet e marra. Xhengiz fillon të afrohet me Zejnep. Çfarë […]
Njerëzit e dashur të Zejnep presin të shqetësuar dhe me ankth për ndonjë lajm të mundshëm. Turna ndihet e dëshpëruar dhe Gonul përpiqet ta qetësojë. Duru i rrëfen Aliut se Xhengiz ka rrëmbyer Zejnepin. Çfarë do të bëjë ai? Me një pistoletë në dorë dhe me ndjenja konfuze, Xhengiz bërtet para Zejnepit. Zejnep përpiqet të […]
Xhengiz rrëmben Zejnep. Cili është plani i tij? Fqinja e Sules, e shqetësuar për vonesën e Zejnep, telefonon Gonul. Sinan kthehet rrëmbimthi pas e vihet menjeherë në kërkim të Zejnep. Ku e ka çuar Xhengiz atë? Gonul dhe Sinan përpiqen të marrin informacione, por duket se çdo gjë është e kotë. Xhengiz telefonon Sinanin duke […]
Turna ndihet e dëshpëruar që i duhet të largohet nga Zejnep. Si do të reagojë Sule kur të shohë fëmijët e saj në derën e shtëpisë? Zejnep e ka të vështirë të përballet me situatën dhe kërkon mbështetjen e Gonul. Xhengiz largohet nga zyrat e Sinan duke lënë nga pas kërcënime. Xhahide vendos më në […]
Sule nuk ka hequr dorë nga kërkimet për fëmijët e saj. Xhengiz përfshihet sërish në telashe. Falë mandateve të kontrollit, policia vjen në shtëpinë e Xhahides. Zejnep dhe fëmijët e Sules janë sëbashku duke e vënë veten sërish në rrezik. Disa policë i dalin përballë. Çfarë do të ndodhë? Gamze i dorëzon Sinanit një dokumentacion. […]
E bindur se vajza e saj fshihet nga Zejnep, Sule e kërkon atë në shtëpinë e Xhahides. Çfarë do të ndodhë? Gonul ka mësuar tashmë të fshehtën e Turnës dhe e mirëpret atë në shtëpinë e fqinjës së saj. Çfarë do të bëjë ajo? Më në fund, Zejnep merr lajme nga Gonul lidhur me Turnën. […]
Turna sheh më në fund vëllain e saj të vogël. Çfarë do të ndodhë në takimin mes tyre? Sule fillon të ndjejë mungesën e djalit të saj. Xhengiz kthehet në shtëpi. A është penduar ai për sjelljen e tij? E mallëngjyer, Turna vendos të rrëmbejë vëllain e saj. Përse Sule dhe Xhengiz përfundojnë në komisariat? […]
Turna, e frikësuar, largohet me vrap. Zejnep dhe Gonul vihen në ndjekje të saj. Xhengis dhe Sule debatojnë ashpër mbi foshnjën e tyre. Sule është e vendosur që të çojë djalin e saj në jetimore. Si do të reagojë Turna kur të mësojë këtë të vërtetë? Sinani mëson për takimin e Xhegiz me mikun e […]
Zejnep, Sule, Turna dhe vëllai i saj vazhdojnë pjesën tjetër të ditës në park. Të mbetura vetëm, Zejnep flet me zemër të hapur me Turnën. A do të jetë kjo një mënyrë për të afruar distancën e krijuar mes tyre? Sule shkon të flasë me pronarin e lokalit ku ka kënduar. A do të mundet […]
Zejenep telefonon Sulen dhe i kërkon të takohen. Çfarë do të thuhet mes tyre? Gjatë kësaj kohe, Xhengiz shihet sërish me mikun e tij. Xhahide del nga spitali dhe kthehet në shtëpi. Njerëzit e saj të dashur i gjenden pranë. Për çfarë do të diskutojnë Sinani dhe Xhahide teksa mbeten vetëm? Zejnep bisedon dhe gjen […]
Mes Sules dhe Xhengiz vazhdojnë debatet e ashpra. Zejnep vëzhgon nga larg lëvizjet e Sules dhe Turnës. Ali qëndron pranë saj. Çfarë do të ndodhë me Zejenep teksa kujton të shkuarën? Sule merr një telefonatë. Si do të reagojë ajo pas asaj që do të dëgjojë? Turna përpiqet të qetësojë vëllain e saj të vogël, […]
Zejnep është e tronditur nga fjalët që ka dëgjuar. Ajo ka humbur përsëri Turnën e për të është më keq se vdekja e saj. Xhahide rekuperon në gjendjen e saj shëndetësore. Kush gjendet pranë saj? Duru dhe Ali vazhdojnë të flasin në fshehtësi. Çfarë po ndodh mes tyre? Gonul viziton Xhahiden. Çfarë kërkon ajo prej […]
Zejnep ende nuk ka marrë veten nga tronditja që pësoi pasi pa Turnën që gëzon shëndet të plotë. Ajo fillon të flasë me veten dhe të reagojë ashpër ndaj Gonul. Sule dhe Xhengiz kthehen për në shtëpinë e tyre. Turna është e vetme afër shtëpisë dhe mendon për situatën. Çfarë do të bëjë ajo? Ndërsa […]
Duru dhe Ali kanë filluar të dalin me njëri-tjetrin dhe në një mbrëmje, mes tyre do të shkëmbehen puthje. Sule mendon për ato që Xhahide i ka thënë. Çfarë do të bëjë ajo? Xhahide ndan me njerëzit e dashur të Zejnep lajmin e hidhur të vdekjes së Turnës. Si do të reagojë Zejnep kur të […]
Në të shkuarën të gjithë njerëzit e dashur të Zejnep presin me padurim përgjigje pozitive nga mjeku. Sule shtatëzënë, duron sjelljen e Xhengiz. Ajo gjen një letër që Turna ka shkruar për Zejnep dhe tërbohet. Pas një muaji Zenep fillon të reagojë dhe duket sikur Turna e ndjen këtë fakt. Zejnep fillon dalëngadalë rekuperimin e […]
Duru zgjohet duke gjetur pranë vetes mamanë dhe Gamzen. Çfarë është shkruar në letrën që Ali ka lënë për të? Xhengiz merr Turnën dhe e nxjerr atë nga shtëpia. Çfarë kërkon ai prej saj? Si dënim për mosbindje, ai e lë atë jashtë në shi. A do ta ndihmojë ndokush? Të gjithë qëndrojnë pranë Durusë […]
Gamze do të ketë një vizitë të këndshme nga dikush. Zejnep shkon të takojë Gonul, por nuk e gjen në dyqan. Tashmë në përditshmëri, Gonul sheh së largu situatën e Turnës. E tronditur kur dëgjon të qarat e pafund të foshnjes, Gonul vendos të trokasë në derë. Si do të reagojë Turna? Sinan është në […]
Turna ndihet e dëshpëruar dhe e lënduar nga skena me të cilën u përball. Ajo vendos të heqë dorë përfundimisht nga Zejnep. Nga ana tjetër, Xhahide gjen një mënyrë për t’i fshehur kësaj të fundit të vërtetën e bisedës së saj me Sinanin. Xhengiz zbulon rastësisht kutinë e ushqimeve që Turna kishte fshehur. Si do […]
Zejnep dhe Sinan përkujdesen për Durunë. Sule merr fshehurazi para nga Xhengiz. Ky i fundit do të tërbohet kur të mësojë këtë të vërtetë. Me paratë e fundit ai do të luajë bixhoz. Një vajzë troket në derën e Turnës. Çfarë do të kërkojë ajo? Sule është e lumtur pasi ka fituar vendin e saj […]
Është ditëlindja e Durusë dhe gjithë njerëzit e saj të dashur janë duke festuar me të. Gjatë mbrëmjes, Zejnep ndan lajmin e gëzueshëm me Sinanin. Xhahide merr një telefonatë nga Gonul. Çfarë do t’i kërkojë ajo në takimin mes tyre? Xhengiz është larguar sërisht për të qënë në krahët e dikujt tjetër. Çfarë do të […]
Vëllai i Turnës është në rrezik. A do të mundet ajo të lirohet dhe ta shpëtojë atë në kohë? Xhahide dhe Gonul gjenden në vështirësi me situatën e krijuar. Fati sjell Zejnep në lagjen e Turnës për kronikën e saj të rradhës. A do të munden ato të shohin njëra-tjetërn? Zejnep dyshon se ka mbetur […]
Ali po promovon librin e tij të titulluar “Zejnep”. A ka mundur ai të heq dorë prej saj? Gjatë kësaj kohe, Gonul shfaqet përpara derës së Xhahides. Si do të reagojë kjo e fundit nga fotografia e Turnës? Sule dhe Xhengiz përfundojnë sërish në telashe duke mbetur pa punë. Zejnep dhe Sinan kanë vendosur të […]
Sule dhe Xhengiz vazhdojnë sjelljen e tyre të papërgjegjshme edhe pse tashmë kanë dy fëmijë. Turna detyrohet të jetë njëkohësisht mama për vëllain e saj të vogël duke sjellë sado pak gëzim. Zejnep në hije për të vërtetën mbi Turnën ka filluar një jetë të re pranë Sinanit. Cili është tashmë raporti mes Durusë dhe […]
Turna çohet herët në mëngjes dhe niset drejt spitalit. Duke ndjerë mungesën e saj, Xhengiz telefonon Sulen duke treguar pendesë. Gonul përpiqet të sjellë sadopak hare gjatë kohës së pritjes që duket e pafundme. Xhengiz, tashmë i gatshëm për gjithçka futet në dyluftim. Kush do të dalë fitues? Doktori ndan një lajm të hidhur për […]
Sule sjell Turnën në spital. Si do të reagojë vogëlushja kur të shohë Zejnep në atë gjendje? Zejnep dhe Turna do të flasin me njëra-tjetrën me lot në sy. Më tej, edhe Sule takon Zejep. Çfarë do t’i thotë ajo? Duru dhe Ali ndihen të dëshpëruar dhe të refuzuar në dashuritë përkatëse. Nga ana tjetër, […]
Me parandjenjën e një nëne, Gonul ndjen shtrëngime në kraharor. Me një lumturi të papërshkrueshme, Sule sheh që Turna fillon të reagojë. Zejnep dhe Sinan dërgohen me urgjencë në spital. Xhengiz nuk është më në magazinë. Ku është fshehur ai? Mjekët kryejnë të gjitha analizat ndaj Zejnep. Cili është lajmi i hidhur që do të […]
A ka mundur Xhahide t’i ndryshojë mendjen Gonul? I dashuri i Durusë shkon te zyrat e Aliut. Cila është arsyeja e përballjes së ashpër mes tyre? Ali vendos të takojë Durunë. Xhengiz fillon të lidhë disa litarë në pemë. Çfarë po përpiqet të bëjë ai? Sule telefonon Zejnep. Çfarë kërkon ajo? Xhengiz merr Turnën në […]
Gonul shkon në varreza. Çfarë kërkon ajo aty? Duru dhe Zejnep përfundojnë duke debatuar. Cila është aryseja? Me tej, Zejnep përpiqet të gjejë mbështetje te Xhahide. Ku ka përfunduar Xhengiz? E gjetur e vetme, Gonul ka vendosur të kalojë momentet e saj të fundit në shtëpinë e një mikeshe të vjetër. Takimet mes Sinan dhe […]
Zejnep do të shkojë pranë Sules me shpresë mos paraprijnë lëvizjet e Xhengiz. Nga ana tjetër, situata e Xhengiz është gjithnjë e më e rëndë pas plagosjes. Turna përpiqet të arratiset gjatë një ndalese. A do tja dalë ajo mbanë? Gonul vendos të largohet përgjithnjë duke lënë një letër dhe disa kujtime për Zejnep. Makina […]
Gjatë kohës që Zejnep gjendet me komisar Sinanin, Xhengiz e telefonon. Cila do të jetë kërkesa e tij? E dëshpëruar, Zejnep përpiqet të gjejë mbështetje te familja e saj. Edhe Sule do të bashkohet më vonë me to. Ndërkohë Turna përpiqet të arratiset. A do tja dalë ajo mbanë? Zejnep dhe Sule nga njëra anë […]
Komisar Sinani shkon në shtëpinë e Sules, por ai nuk mëson asgjë pasi Xhengiz e ka nën kontroll situatën. Zejnep dyshon për një moment te makina e Xhengiz, por a do të mundet ajo të zbulojë të vërtetën? Gjatë kohës që Gonul është te Xhahide, Zejnep përballet me nënë Zejnep. Çfarë do t’i thotë kjo […]
Gonul vjen në shtëpinë e familjes së Zejnep për të parë Turnën. Për pak momente duket sikur gjithçka po qetësohet e të tërë janë të gëzuar. Një telefonatë e Sarp do të shqetësojë Durunë. Komisar Sinani troket në shtëpinë e Xhahides. Çfarë do të kërkojë ai nga Sule dhe Zejnep? Më në fund Sule telefonon […]
Turna është e gëzuar që më në fund është sërish në një ambjent pranë Zejnep. Sule nga ana tjetër është e dëshpëruar pasi kupton se nuk do e ketë të thjeshtë të ndahet nga Xhengiz. Si do të shkojë bashkëjetesa e saj me Zejnep dhe familjen e saj? Duke përfituar nga largimi i Sules në […]
E dëshpëruara nga situata, Zejnep kërkon ndihmën e komisar Sinanit. Për Zejnep e vetmja mbështetje është ajo e Gonul marrëdhënien me të cilën ka filluar ta rekuperojë. Zejnep shkon në shtëpinë e Sules. Cili është plani i saj? Rastësisht në duart e Zejnep bie një dokument që do ta trondisë. Çfarë do të zbulojë ajo? […]
Çfarë do të thuhet në përballjen e ashpër mes Zejnep dhe Xhahides? Sule përpiqet të jetë një nënë e mirë. Zejnep ndan shqetësimet e saj me Gonul. Çfarë do të thuhet në takimin e komisar Sinait dhe Zejnepit? Xhengiz tregon autoritetin e tij në shtëpi. A do të ushtrohet më dhunë ndaj Turnës? Sule telefonon […]
Komisar Sinani flet me Zejnep. A do të mundet kjo e fundit të rrëfejë të vërtetën? Të gjithë qëndrojnë pranë Turnës në përpjekje për t’u çmallur me të. Çfarë do të zbulojë Aliu nga dosjet e vjetra? Turna nuk do që të kthehet pas, por Zejnep e bind që është veprimi i duhur. Teksa vogëlushja […]
Zejnep shkon në spital për të parë Gonul. Ajo shpreh frikën e saj se Turna mund ta ketë harruar. Komisar Sinani ngre dyshimet e tij ndaj tërheqjes së denoncimit të Sules. Turna dhe Zejnep flasin në telefon duke u çmallur, ndonse në largësi. Çfarë i kërkon Turna Zejnepit? Aliu i rrëfen Xhahides të vërtetën mbi […]
Ali shkon në spital duke i rrëfyer kështu Gonulit gjithçka ka ndodhur. Xhahide qëndron pranë Zejnep në ditët e fundit para se të dalë përballë trupit gjykues. Xhengiz vazhdon me sjelljen e tij galante para Sules. Kush është arsyeja e vërtetë e veprimeve të tij? Turna është e lumtur dhe e sigurtë në një jetimore. […]
Sule është e tronditur pasi nuk gjen dot vajzën e saj. Ajo do të niset në komisariat. Nga ana tjetër, Turna ja del të shohë Zejnep në orarin e vizitave. Si do të jetë takimi mes tyre? Komisar Sinani sheh Turnën në ambjentet e zyrës së tij. Takimi mes tyre mund të shënojë një kthesë […]
Sule është përfshirë në një rrugë të rrezikshme. Nga ana tjetër, Turna jeton me kushte të vështira. Sule është e detyrurar të gjejë një zgjidhje për kontrollin që do ti vijë lidhur me mënyrën e jetesës së Turnës. Çfarë do të bëjë ajo? Duket se biseda me psikologen do të vendosë gjithçka. A do të […]
Turna detyrohet të bashkohet sërish me Sulen. Në komisariat një përballje e ashpër do të ndodhë mes Sules dhe Gonulit. Zejnep përfundon pas hekurave, në pritje të një vendimi përfundimtar. Turna dhe Sule nuk kanë një strehë për të futur kokën. Cila është alternativa e vetme për to? Gonul shkon të takojë Xhahiden. Çfarë kërkon […]
Gonul neglizhon gjendjen e saj shëndetësore dhe gëzohet me momentet e rritjes së vogëlushes Turna. Ndonse Ali hapi dyert për Sulen, mes tyre do të ndodhë grindja e rradhës. Zejnep mëson rastësisht se ajo dhe Turna gjenden në çdo gazetë pasi janë në kërkim. Cila do të jetë përballja tronditëse e Sules? Policia është shumë […]
Xhengiz është më mirë nga ana shëndetësore e mund të dalë nga spitali. Ndonse Sule ka ndëjtur pranë tij, ai nuk do të ketë më asnjë kontakt me të. Cili do të jetë njoftimi për shtyp që do të japë komisar Sinani? Gonul dhe Zejnep bëjnë të pamundurën që Turna të jetë e gëzuar ndonse […]
Si do të reagojë Sule pasi të shohë Turnën në krahët e Zejnep? Gonul përpiqet ta qetësojë, por duket se është e pamundur. Ndërsa Sule përfundon denoncimin e saj, Zejnep dhe Turna përgatiten të arratisen. Ku do të shkojnë ato? Policia vjen në shtëpinë e Xhahides. Si do të reagojë ajo? Sule shkon të takojë […]
Gonul përkujdeset për plagën e Sules. A do të vazhdojë gjyshja Zejnep të mbajë të njëjtin qëndrim? Zejnep vendos të takohet me Xhahiden për t’i kthyer sasinë e parave të mbetura. E gëzuar nga gjithë dashura që e rrethon, Turna vendos të përgatisë mëngjesin për Zejnep dhe Duru. Diçka nuk shkon siç duhet dhe ajo […]
Duru pëpiqet ti japë mbështetjen e duhur Zejnepit dhe ti japë kurajo për të ecur përpara. Turna ka frikë se mos Zejnep arrestohet për fajin e saj dhe nuk do ta lërë në asnjë moment. Teksa Gonul vunan pasi është e detyruar të mbajë të vërtetën të fshehur nga gjyshja Zejnep, Sule vjen pranë saj. […]
Xhahide gjen Turnën në shtëpinë e Zejnepit. Çfarë do të mësojë ajo? Zejnep ka marrë një vendim. A do të marrë ajo mbështetjen e duhur nga Gonul? Ali gjendet në komisariat. Çfarë po përpiqet të bëjë ai? Turna ka rigjetur qetësinë dhe qëndron gjithnjë e më pranë Zejnep. Sule merr një telefonatë. Çfarë do të […]
Policia vazhdon hetimet. Sule është më mirë dhe mund të dalë nga spitali, por nuk i lejohet të kthehet në shtëpi. Ajo do të telefonojë Zejnep. Çfarë do të thuhet mes tyre? Turna është kthyer sërisht në krahët e Zejnepit. Xhahide është shumë e mëriztur me vajzat e saj për shitjen e shtëpisë. Cili është […]
Përmes dredhisë ndaj mamasë së tyre, Duru dhe Gamze sigurojnë paratë për Zejnep. A do të munden ato të zgjasin mashtrimin e tyre edhe për shumë kohë? E gjetur në vështirësi, Zejnep shkon te Gonul. Çfarë do ti kërkojë ajo? Kush është zonja e cila vjen në dyqanin e Gonul? Pas heshtjes së gjatë, Zejnep […]
Ndërsa Turna merret në pyetje nga një psikologe e specializuar për raste të ngjashme, Zejnep kërkon të tëra mërnyrat për të gjetur paratë e kërkuara nga Xhengiz. Cili është mendimi që do të nxjerrë psikologia? Gonul përpiqet të bëjë diçka për situatën. Nga ana tjetër, Zejnep kërkon të gjejë një zgjidhje përmes motrave të saj. […]
Zejnep shkon pranë Aliut si mbështetjen e vetme të saj. Turna vazhdon të luajë lojën e lumturisë në prani të Sules, për të mos i shkaktuar Zejnepit probleme me drejtësinë. Sule është e detyruar të fshehë Turnën në dollapin e punës që të mos diktohet nga të tjerët.Në këtë kohë, shefi i policisë mbi të […]
Zejnep ka rënë në kurthin e Rifatit dhe pranon çdo gjë që i thotë ai. Përmes disa kontakteve të vjetra, Gonul ja del të sigurojë adresën e punës së Sules. Duru dhe Ali nisen menjëherë te adresa e marrë. Gonul mbërrin përpara tyre dhe përballet me Sulen. Çfarë do të thuhet mes tyre? I dashuri […]
Xhahide përpiqet të japë mbështetjen e saj për Zejnep. Aliu shkon pranë Gonul. Çfarë kërkon ai prej saj? Gjendja e Turnës në shtëpi, do të shkaktojë sherre të vazhdueshme mes Sules dhe Xhengiz. Turna mendon e dëshpëruar për Zejnep dhe e ka të vështirë të besojë fjalët e Sules. Shoku i Xhengiz ka marrë numrin […]
Gonul ndihet e dëshpëruar dhe ndan shqetësimet saj. Sule merr një telefonatë nga e ëma duke e bërë atë të marrë një vendim. Sule dhe Zejnep përballen sërish. Çfarë kërkon Sule? E gjendur mes dy zjarreve, Turna preferon të largohet. Dikush i bën pritë. Në duart e kujt do të bjerë ajo? Zejnep mbetet vetem […]
Zejnep është e mbërthyer mes urrejtes ndaj mamasë së saj biologjike dhe mbështetjes së madhe të marrë nga Gonul. Duke mos marrë përgjigje ndaj telefonatave, Gonul shkon në shtëpinë e Zejnep, por gjen aty vetëm të motrën. Zejnep tërbohet kur mëson këtë të vërtetë dhe niset për te Gonul. A do të mundet Gonul të […]
Zejnep dhe Turna i gëzohen shtëpisë së tyre të re. Gonul është e shqetësuar nga mënyra se si Zejnep u largua herën e fundit. Zejnep nga ana tjetër, për të shuar çdo dyshim, kërkon nga Duru kutinë e vjetër të kujtimeve të së ëmës biologjike. A janë të ngjashëm byzylykët e qëndisur? Sule është e […]
Zejnep i rrëfen Aliut gjithçka ndodhi. Ajo kthehet e lumtur pranë vajzës së saj. Sule është e dëshpëruar dhe Ali përpiqet ti japë mbështetjen e duhur. Xhengiz del nga burgu. Si do të jetë përballja e tij me Sulen? Gamze vuan në dëshpërimin e saj për humbjen e foshnjës. Zejnep dhe Gonul kërkojnë një shtëpi […]
Sule kujton fëmijërinë e hershme të Melekut gjatë kohës që pret për një reagim të saj jashtë dollapit. Më në fund Turna i del përpara. Si do të jetë takimi mes tyre? Ali mëson të tjera aspekte të së shkuarës së Sules dhe mënyrën se si u njoh dhe filloi bashkëjetesën me Xhengiz. Ky i […]
Zejnep çon Turnën në një dyqan kafshësh shtëpiake. Turna do të ndihet shumë shpejt keq duke kujtuar të shkuarën. Më vonë, të dyja do të shkojnë t’i bëjnë surprizë Gonul në spital. E mallëngjyer Gonul do të kalojë orë të ëmbla pranë njerëzve të saj të dashur. A do të mundet Zejnep të mësojë si […]
Zejnep dhe Turna do të kalojnë natën në shtëpinë e Gonul, ndërkohë Ali do të ofrojë strehim për Sulen. Situata e rënduar në shtëpi për largimin e Zejnep, do të vërë përballë njëra tjetrës dy motrat e kësaj të fundit. Përse Sule do të debatojë me Aliun? Zejnep merr gjithë mbështetjen nga Duru, njëra nga […]
Teksa kthehet në shtëpi, Zejnep është e detyruar të bëjë një zgjedhje. A do të mundet Xhahide të pranojë kërkesën e saj? Më në fund Gonul do të marrë lajmin e mirë se Turna është sërish pranë Zejnep. Teksa Ali përgatitet të shkojë te Zejnep, përballë tij vjen Sule. Çfarë do të kërkon ajo? Një […]
Sule dhe Xhengiz gjenden ende në komisariat. Zejnep vihet në kërkim të Turnës. E dëshpëruar ajo kërkon ndihmën e Gonul ndërkohë që kujton mënyrën se si Turna u nda prej saj. Të dyja sëbashku do të shkojnë kudo ku kanë qënë edhe më parë me Turnën. Ali është dyshues ndaj Gonul. Çfarë do të zbulojë […]
Turna është e tronditur pas telefonatës së marrë. A do të mundet ajo të tregojë arsyen e shqetësimeve të saj? Sule është gjithnjë më e bindur se pas zhdukjes së Melek qëndron Zejnep. Dyshimet e shtuara të familjarëve të saj, do e mbërthejnë Zejnep. Si do të reagojë ajo përballë pyetjeve të tyre? Xhahide përpiqet […]
Përse Zejnep është plagosur? Xhahide telefonon Gonul. Çfarë kërkon ajo prej saj? Sule vazhdon të jetë në dilemë mes Xhengizit dhe kërkimit të Melekut. A do të mundet Turna të fillojë shkollën? Një telefonatë e papritur do të shqetësojë Zejnep. Kush është personi që e telefonon dhe çfarë kërkon ai prej saj? Zejnep dhe Gonul […]
Çfarë do të ndodhë mes Zejnep dhe Aliut? I dëshpëruar, Ali i rrëfen Zejnep diçka të hidhur të së shkuarës së tij. Xhengiz tërbohet teska gjen numrin e Zejnep në duart e Sules. Çfarë do të bëjë ai? Më në fund Zejnep kthehet në shtëpi dhe Turna mund të qëndrojë me të. Gonul qetësohet kur […]
Zejnep gjen mbështetje vetëm te Gonul. Pasi dëgjon gjithçka, Gonul niset e vendosur për diku. Çfarë do të bëjë ajo? Sule ka dyshimet e saj dhe përpiqet të zbulojë se kush është Zejnep. Gonul është në spital. Si është gjendja e saj shëndetësore? Zejnep është në panik. A do të rrëfejë Ali gjithçka di? Sule […]
Zejnep i premton Turnës se do të gjejnë një zgjidhje dhe se çdo gjë do të shkojë mirë. Zejnep vendos të përballet sërish me Aliun. Çfarë do të ndodhë këtë herë mes tyre? Gonul ka probleme shëndetësore. Kush do të vijë në ndihmë të saj? Sule gjen rastësisht bllokun e Melek. Çfarë është shkruar në […]
Zejnep është e gatshme për gjithçka vetëm për të gjetru qetësi për Turnën. Ali nga ana tjetër vazhdon të ketë dyshime mbi ngjarjen e zhdukjes së Melek dhe vazhdon hetimet. A do të munden më në fund të qetësohet situata mes Zejnep dhe mamasë së saj? A do ta pranojë kjo e fundit Turnën si […]
Gonul ndihet e dëshpëruar pas rrëfimit që dëgjon nga Zejnep, por e ka të pamundur të veprojë. Të nesërmen në mëngjes, Turna zgjohet me shëndet të plotë. Teksa janë duke ikur, Gonul jep një dhuratë për Turnën. Dyshimet e Xhahides do të vërtetohen. Si do të jetë përballja e saj me Gonul? Dy persona do […]
Në apartamentin e Zejnep vijnë motrat e saj. Si do të reagojnë ato kur Zejnep të prezanojë Turnën si vajzën e saj? Sule dhe Xhengiz vazhdojnë të ndiqen hap pas hapi nga Aliu. I lodhur nga kjo situatë, Xhengiz do të flasë me Aliun. A do t’i rrefejnë motrat e Zejnepit mamasë së tyre mbi […]
Gonul sheh për herë të parë pas kaq shumë vitesh vajzën e saj Zejnep. Ajo do të befasohet kur të shohë praninë e një vajze të vogël që quhet Turna. E gjetur në vështirësi ekonomike, Zejnep ritakohet me mamanë e saj. Si është situata mes Sules dhe Xhengiz tashmë që Melek nuk ndodhet më me […]
Zejnep dëgjon me vëmendje historinë që i rrëfen Melek dhe përpiqet ti qëndrojë asaj sa më pranë, ndonse duhet ta rikthejë atë te e ëma. Në edicionet informative thuhet se një vogëlushe është rrëmbyer nga stuhia dhe është mbytur në det. Çfarë ka ndodhur realisht me Melek? Një zonjë sapo përfundon dënimin e saj në […]
Zejnep dorëzon fotografitë e saj me shpresë që do të marrë një përgjigje pozitive. Përse Melek do të mungojë në shkollë? E gjetur në shtëpi dhe e uritur, Melek do të marrë të parën gjë që i del përpara për të ngrënë, por kjo do ti kushtojë shtrenjtë. Zejnep do të gjejë sërish Melek teksa […]
Një dramë rrënqethëse për një grua të rritur jetime dhe një vogëlushe ëngjëllore që keqtrajtohet në shtëpi. Zejnep e rritur e vetme, pa nënën e saj që e urren miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur e cila fsheh brenda një dramë të madhe. Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo bëhet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. […]
Plot
Nënë
Drama
Një dramë rrënqethëse për një grua të rritur jetime dhe një vogëlushe ëngjëllore q keqtrajtohet në shtëpi. Zejnep e rritur e vetme, pa nënën e saj që e urren miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur e cila fsheh brenda një dramë të madhe. Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo bëhet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të bëhet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj. A do të mundet Zejnep të ndryshojë jetën e Melek Serial emocionues me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh.