Një gjeni i tradhëtuar nga njeriu që duhej ta mbronte. Mes sekreteve, pushtetit dhe lojërave të mendjes, fillon një betejë ku fiton vetëm më i zgjuari. Devran është një djalë me inteligjencë të jashtëzakonshme, jeta e të cilit ndryshon për shkak të tradhtisë së babait të tij. Një lojë të rrezikshme mendjesh, ku çdo lëvizje është e llogaritur dhe çdo aleancë mund të fshehë një tradhti. Ndërsa sekretet e së kaluarës dalin në dritë, Devrani duhet të zgjedhë mes hakmarrjes dhe njerëzve që do. Fitues i cmimit Emmy si seriali më i mirë ndërkombëtar per vitin 2025. Me aktorët: Aras Bulut İynemli, Ugur Polat, Taner Olmez, Onur Saylak, Melis Sezen.
Drama
Aktorët: Aras Bulut İynemli, Uğur Polat, Taner Ölmez
Xhesur kërkon ndihmen e Devranit për të shpëtuar Imrenë nga duart e Karahanit. A do të pranojë Devran të bashkëpunojë me armikun? Çfarë do t’I propozojë Iskender Karahanit?
Devran nuk pranon të heqë dorë nga Imre dhe përpiqet ta bindë atë të largohet nga ky vendim. Por çfarë do të ndodhë kur Karahan të zbulojë lidhjen e tyre? XHesur fillon të kuptojë se Iskender është gati të sakrifikojë edhe Imren vetëm për përfitimet e tij financiare.
lufta mes Devranit dhe Iskenderit nuk është më thjesht një konflikt familjar por një betejë ku secili kërkon ta shkatërrojë tjetrin. Goditja më e madhe për Devranin vjen kur ai sheh Imrenë në krahët e Karahanit. A do ta përdorë Karahan Imrenë për të shkatërruar Devranin?
A do të mundet Imre t’i rrëfejë Devranit që pret një fëmijë nga ai? Me disa lëvizje të menduara me kujdes, Devran arrin t’i marrë të atit hotelin dhe shtëpinë e nënës së tij. Imre merr një vendim të rrezikshëm duke pranuar të martohet me Karahanin.
Imre mëson që është shtatzënë. Cfarë vendimi do të marrë ajo pas këtij lajmi? Cili është plani I rradhës I Iskenderit? Karahan do t’I propozojë Imresë për martesë…
Iskenderi mendon se më në fund ka gjetur mënyrën për ta futur Devranin në kurth, por nuk e kupton se i biri i ka parashikuar lëvizjet e tij. Kuduz mbetet në mëshirën e Karahanit, i cili nuk fal tradhtinë. Devran nis një plan të fshehtë për t’i marrë gjithçka Iskenderit, duke shfrytëzuar lakminë dhe dobësitë e […]
Si do të jetë takimi mes Devranit dhe Imresë? Gjatë mbrëmjes së bamirësisë, Devran dhe Karahan realizojnë një plan për të pastruar paratë dhe për t’i kaluar ato në kasafortën e Karahanit. Kur mëson se Devranit i nevojiten para për një ndërhyrje kirurgjikale, Imre i drejtohet Karahanit, pa e ditur se kjo zgjedhje mund ta fusë […]
Cili do të jetë plani I rradhës i Iskenderit? Çfarë marrëveshjeje kërkon të bëjë Karahan me Imren? Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Imres me Iskenderin dhe Ajselin?
Goditja e Devranit do të çmendë edhe më shumë Iskenderin. A do ta lërë me kaq Iskender luftën kundër të birit? Karahan ka një interes të veçantë për Imren, gjë që mund të ndërlikojë edhe më shumë situatën. A do të mundet Devran të hakmerret ndaj Kuduzit?
Iskenderi e përdor situatën në favorin e tij dhe detyron Devranin të bashkëpunojë me të. Por Devran ka një plan të fshehtë, ai shkon te Karahani dhe i propozon të bashkohen kundër Iskenderit. A do të arrijë Devran ta mposhtë të atin me zgjuarsinë e tij? Çfarë do të ndodhë kur një sekret nga e kaluara e […]
Cili do të jetë plani I Devranit dhe Sofit? Iskender do të zgjohet dhe ka një provë ne duar që mund të shkatërrojë Devranin. Çfarë do të ndodhë në një përballje mes KUduzit dhe njerëzve të Devranit?
A do të mund të shpëtojë Iskender? Sofi ndërhyn I pari për të mbrojtur Gylxhen. Devran ndërkohë përpiqet të mbrojë familjen e tij nga pasojat e asaj që ndodhi. Çfarë do të kërkojë Devran nga Kuduz?
Devran do të shkatërrohet kur mëson që miku që u sakrifikua për të ka ndërruar jetë. A e ka tradhtuar vërtet Imre Devranin? Ndërkohë që Devran përpiqet të gjejë forcën për të vazhduar, Iskender mendon se më në fund ka mposhtur të birin. Ndërkohë që shijon fitoren, Iskender do të qëllohet pikërish nga familja e tij…
Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Devranit dhe Imres? Ihsani përpiqet të arratiset dhe Devran së bashku me njerëzit e tij nisen pas tij. Në momentin kur duket se gjithçka është nën kontroll, një sulm i papritur përmbys situatën. Tim hidhet përpara Devranit për ta mbrojtur dhe qëllohet nga Kuduz. A do të mund të shpëtojë ai?
Pas tradhtisë së rëndë të Iskenderit edhe besimi që Devran kishtë te Imre është lëkundur. Imre përpiqet dhe ta bindë se nuk e ka tradhtuar, por a do të mjaftojnë fjalët e saj për të shëruar plagët që i kanë hapur njerëzit më të afërt? Çfarë do të kërkojë Gylxhe nga Sofi?
Devran kupton se gjithçka ka qenë e kurdisur dhe se njeriu që sapo e shpëtoi nga burgu është pikërisht ai që po e çon drejt shkatërrimit. Iskenderi e sheh të birin në sy dhe i bën të qartë se loja e tij ka përfunduar, ndërsa tani fillon loja e vet. A do ta kuptojë Devran […]
Çfarë marrëveshjeje do t’i propozojë Iskender Xhesurit? Iskender vendos Devranin përballë një loje shahu me njerëzit që mund të bëhen partnerët e tij të rinj. Devran arrin të fitojë me zgjuarsinë e tij, pa e kuptuar se fitorja është vetëm pjesë e një plani shumë më të madh. Çfarë do të ndodhë me Kargan?
Iskender arrin të lirojë Devranin nga burgu. Përballë këtij shpëtimi të papritur, Devran befasohet pse po e ndihmon Iskenderi tani, pas gjithë asaj që i ka bërë. A ka ndryshuar vërtet Iskender, apo kjo është një tjetër lojë e tij? Marrëdhënia mes Devranit dhe Imres bëhet gjithnjë e më e forte…
Devran arrin të helmojë Jëlldërëmin dhe njërëzit e tij dhe të shpëtojë Iskenderin. Një përballje me Sofin do të lëndojë Devranin. Karga arrin të kapë Xhesurin, por ky i fundit ka përgatitur një tjetër lëvizje të rrezikshme. Devran do të arrestohet nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e një prej njerëzve të Kuduzit.
Me një plan të menduar me kujdes, Devran do të helmojë Jëlldërëmin dhe njerëzit e tij në mënyrë që të shpëtojë Iskenderin. Çfarë do të ndodhë në një përplasje të fortë mes Kuduzit dhe Devranit? A do të arrijë në kohë Devran të shpëtojë Iskenderin?
I gjendur në një situatë të rrezikshme, Xhesuri përpiqet të shpëtojë veten duke iu drejtuar Sofit dhe duke i treguar informacione që mund të zbulojnë të vërtetën për Devranin. Jëlldërëmi, në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në lokalin e tij, rrëmben Iskenderin. Cili do të jetë plani i rradhës i Devranit?
Devran krijon një plan të zgjuar me ar të rremë, të cilin e përdor për të mashtruar Jilldirimin dhe për të dalë nga përballja me paratë e tij. Kush do të jetë bashkëpunëtori itretë i Devranit dhe Imresë? A do të arrijë Devran të fshehë përfshirjen e tij në krim, ndërkohë që koha po i […]
Jaman dhe Iskender bien në kurthin e Jilldirimit, humbasin arin dhe Jaman plagoset rëndë. A do të tregojë për herë të parë Iskender se është i gatshëm të rrezikojë jetën për të birin? Cili do të jetë plani i hakmarrjes që Devran po përgatit?
Pasi Imre zbulon sëmundjen e Devranit, i kërkon atij të bëhet bashkëpunëtore në planet e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë pranë në çdo hap. Si do të jetë përballja tjetër mes Devranit dhe Xhesurit? Një gjurmë e gjetur nga Faruk në vendin e krimit mund ta çojë atë drejt Devranit…
Xhesur nuk dorëzohet, ai i jep Kuduzit një informacion të fshehtë që mund të shkatërrojë planet e Devranit dhe ta vendosë atë përballë një prove të re. Çfarë sekreti i zbulon Xhesuri Kuduzit dhe deri ku do të shkojë Devran për të mbrojtur njerëzit e tij? Këtë herë, një gabim i vetëm mund t’i kushtojë […]
Iskender dhe Devran futen në një lojë të rrezikshme, por Jaman dhe Ferman përpiqen t’i ndihmojnë të shpëtojnë në momentin e fundit. A do të mundet Devran të kthejë Kuduzin në favorin e tij? Çfarë do të thuuhet ë një bisedë mes Devranit dhe Imresë?
Në betejën kundër Kuduzit, Devran edhe njehërë bashkon forcat me Iskenderin, me të cilin ende e lidh një marrëdhënie e ndërlikuar dhe plot mosbesim. Çfarë marrëveshjeje do t’i ofrojë Xhesur Ihsanit? Çfarë do të thuhet në një përballje mes 3 vëllezërve, Devran, Jaman dhe Ferman?
A do të rezultojë I suksesshem operacioni I Devranin në bashkëpunim me policinë? Xhesur përgatit për një plan të ri për të fituar pushtetin. Cila do të jetë levizja e tij e parë? Me çfarë do të përballet Devran?
Devran përballet me një tjetër goditje të rëndë, kur mëson se vuan nga një tumor në tru dhe se pa një ndërhyrje kirurgjikale jeta e tij është në rrezik.A do të zgjedhë Devran të shpëtojë veten, apo do të rrezikojë gjithçka për familjen? Gjendja e Devranit bëhet akoma më e rëndë kur ai merr një vendim […]
Devran bashkëpunon me policinë për të marrë hak ndaj Ihsanit. Pikërisht ky bashkëpunim i sjell një ofertë të madhe, por për ta pranuar duhet të futet në një lojë shumë më të rrezikshme. A do të mundet Devran çojë në fund hakmarrjen e tij? Çfarë propozimi do të ketë Esme për Devranin?
Të dëshpëruar, Devran dhe Iskender ndjekin udhëzimet që u janë dhënë për të gjetur Imren dhe Esmen. Devran arrin të shpëtojë Imren. Por a do të mundet ai të mbërrijë në kohë tek Esme?
Çfarë do t’I propozojë Xhesur Kargës? Devran vendos t’I rikthehet jetës së mëparshme. Një veprim i Xhesurit bën që Ihsan të besojë se pas një sulmi fshihet Devran. Një luftë e re duket se sapo ka filluar. Situata bëhet edhe më e rrezikshme kur Esme dhe Imre rrëmbehen…
A do të mundet Esme t’i besojë sërish Devranit, apo Xhesuri do të arrijë ta fitojë besimin e saj? Në një tjetër përballje, Devran dhe Iskender detyrohen të bashkëpunojnë sërish për një qëllim të përbashkët. A do të arrijë Devran të hakmerret më në fund ndaj vrasësit të Boranit?
Xhesur është i rrethuar nga Karga dhe njerëzit e tij. A do të mundet Esme ta shpëtojë atë? Karga përballet me Hakanin të cilin e dinte të vdekur. Çfarë do të bëjë Devran kur të mësojë që vrasësi I vëllait të tij endet I lirë?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Devranit dhe Esmes? Çfarë po ndodh me Sofin? Devran ndërton një plan të hollësishëm dhe e rrethon Xhesurin nga të gjitha anët. Si do të jetë përballja e tyre?
Devran i propozon Ihsanit një marrëveshje, në këmbim të provave që ka kundër Kargës, kërkon t’i dorëzohet Xhesuri. Ajsel mëson që personi që I ka shpëtuar jetën është Gylxhe. Iskender është vënë në kërkim të Xhesurit dhe premton se do ta gjejë para Devranit. Kush do të arrijë i pari tek Xhesuri?
Cili do të jetë plani I Kargës për të shpëtuar nga vrasja e Hakimit? A do të mund të qëndrojnë Devran dhe Iskender në të njëjtën anë, kur mes tyre ka kaq shumë plagë të pambyllura? Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Esmes dhe Xhesurit? Çfarë do të kërkojë Ajsel nga Iskender?
Çfarë do të kërkojë Ihsan nga Esme? Hakim arrin të dalë nga burgu. Një plan i Iskenderit dhe Devranit do të çojë në përballjen fatale mes dy vëllezërve, Karga dhe Hakim. Devran merr një regjistrim ku dëgjon zërat e Xhesurit dhe Hakimit dhe kupton një të vërtetë tronditëse, Xhesuri ka pasur gisht në vdekjen e […]
Si është gjëndja shëndetësore e Ajselit? Çfarë do t’i rrëfejë Devran Esmes? Hakim kërkon sërish të bashkëpunojë me Xhesurin. Çfarë do të thuhet në një bisedë mes 3 vëllezërve, Devran, Jaman dhe Ferman?
Pas plagosjes së Ajselit, Iskender është i shkatërruar dhe mezi arrin të kontrollojë zemërimin e tij. Devran i propozon Iskenderit diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar, të bashkohen për të luftuar të njëjtin armik. Cila do të jetë loja e re e Xhesurit? Iskender i dëshpëruar kërkon ndihmen e Gylxhes për të shpëtuar jetën […]
Karga vendos të godasë Iskenderin përmes pikës së tij më të dobët, familjes. Karga përdor Xhesurin për ta vendosur Iskenderin në një situatë të tmerrshme. Me një armë në dorë Xhesur duhet të zgjedhë mes Iskenderit dhe Ajselit. Kë do të qëllojë ai përballë kësaj zgjedhjeje mizore?
Si do ta presë familja e Devranit lajmin që hakim është vrasësi I vërtetë I Boranit? Karga kërkon të zbulojë se kush qëndron pas sulmit ndaj İskenderit dhe shumë shpejt dyshimet e tij bien mbi Devranin. Cla do të jetë levizja e rradhes e Devranit?
Pasi Devran verteton që Hakim ka vrarë Boranin, policia mbërrin për ta arrestuar atë. Devran vendos të hakmerret ndaj Iskenderit në mënyrën më të keqe. A do të arrijë Iskender të dalë nga kurthi i ngritur për të? Çfarë do të ndodhë mes Devranit dhe Imresë?
Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Kardës dhe Devranit? Në çfarë telashesh po futet sërish Ferman? Devran mbledh Hakimin, Kargën, Iskenderin dhe Imren për të dëgjuar mesazhin e fundit të Boranit para se të vdiste…
I liruar nga policia, Devran përdor situatën në favor të tij dhe vazhdon të ndjekë gjurmët që mund ta çojnë te vrasësi i vërtetë i Boranit. Imre përpiqet të luftojë ndjenjat që ka për Devranin, por njëkohësisht vendos t’i kundërvihet atij dhe kërkon ndihmën e Kargës. Çfarë do të kërkojë Iskender nga Hakim?
Karga arrin të zbulojë pamjet e fundit të Boranit para vdekjes dhe ia dorëzon Devranit. Devran shkon pikërisht në vendin ku Borani ka humbur jetën. Ai e kupton se është vetëm një hap larg zbulimit të vrasësit. Por a do të arrijë Devran të zbulojë vrasësin e Boranit para se Hakim ta ndalojë?
Devran publikon të gjitha informacionet e marrë në mirëbesim nga Imre. Imre e ndjerë e tradhtuar përballet me Devranin. A do ta falë ajo Devranin për lojën që i bëri? Devran arrin ta vërë Iskenderin në vështirësi përmes Kargës, duke e detyruar atë të bëjë një lëvizje që nuk e kishte planifikuar…
Si do të jetë përballja e Fermanit me familjen e tij? Devran dhe Imre fillojnë të bashkëpunojnë së bashku. Imre fillon të ndiejë se po afrohet gjithnjë e më shumë me Devranin, ndërsa ai e përdor këtë afërsi për të çuar përpara planin e tij.
Devran i kujton Fermanit se Iskender i ka përdorur gjithmonë njerëzit për interesat e tij dhe se e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe atij. Por a do ta dëgjojë Ferman këtë paralajmërim? Devran kërkon sërish ndihmën e Kargës për të zbuluar të vërtetën rreth vrasjes së Boranit.
Cila do të jetë arsyeja e përballjes mes Devranit dhe Jamanit? Për çfarë do ta paralajmërojë Xhesur Sofin? Kur më në fund vjen dita e hapjes së projektit, Devran shkon së bashku me familjen për t’u përballur me Iskenderin. Kur ai është gati të të zbatojë planin e tij, një lëvizje e papritur e Iskenderit […]
Hetimi për vrasjen e Boranit merr një kthesë të rrezikshme. Hakimi vendos të interesohet më nga afër për Kargën dhe fillon ta vërë Xhesurin nën presion. Cili do të jetë plani I Devranit për të rrezuar fushaten e Iskenderit?
Imre afrohet gjithnjë e më shumë me Xhejlanin dhe i tregon asaj një botë krejt ndryshe nga ajo që ka njohur deri tani. A do të arrijë Devran ta ndalojë ndikimin e Imresë tek motra e tij para se gjithçka të ndryshojë? Çfarë marrëveshjeje kërkon të bëjë Iskender me Kargën dhe Hakimin? I vendosur të godasë […]
Kur policia përgatitet të ndërhyjë, Hakimi arrin ta paralajmërojë Kargën dhe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Devran vendos të ndërhyjë dhe të përdorë inteligjencën e tij për ta kthyer situatën në favorin e vet. Çfarë do të kërkojë Devran nga Karga?
Çfarë do të kërkojë Xhesur nga Esme? Devran arrin të ndërtojë një plan shumë më të madh kundër Kargës. Iskender nga ana tjetër vazhdon të përdorë Fermanin për interest e veta. A do të mundet Devran të fitojë faljen e Esmes?
Devran përpiqet të kuptojë se kujt mund t’I besojë dhe kujt jo në ketë rrugë të gjatë hakmarrjeje. Jaman do të përfundojë në komisariat. Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Xhesurit dhe Imresë?
Cila do të jetë levizja e rradhes e Xhesurit? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Imres dhe Esmes? Devran më në fund arrin të përballet me vrasësin e vëllait të tij. A do të mundet ai më në fund të hakmerret? A do të mund të mësojë Devran që e vërteta është shumë […]
Çfarë do të thuhet në një përbalje mes Sofi dhe Iskender? Xhesur gjendet përballë një situate që mund t’i ndryshojë të gjitha planet. A do të mundet Devran të gjejë vrasësin e vëllait të tij?
A do të mundet Devran të fitojë faljen e Esmasë? Iskender vazhdon të ndjekë planin e tij dhe përpiqet të kontrollojë gjithçka që ndodh rreth tij. Familja e Devranit përfshihet në një tjetër përplasje…
Përplasjet bëhen edhe më të forta kur Devran shkon te Karga për të marrë Imren. Imre e puth Devranin në qafë, para Esmes duke e kthyer situatën në një konflikt edhe më emocional. Tim i jep Devranit informacionin që kishte kërkuar prej kohësh. A do të arrijë ai më në fund të përballet ,e vrasësin e Boranit?
Imre dhe Iskenderi mendojnë se kanë gjetur pikën e dobët të Devranit dhe përpiqen ta çojnë drejt një kurthi. Por Devran I cili kupton lojën dhe arrin t’ua kthejë kurthin kundër tyre. Kush po përdor kë? Dhe a është vërtet İmre në anën e İskenderit, apo edhe ajo ka një plan të fshehtë?
I vendosur të mos lejojë më askënd ta përdorë familjen e tij, Devran rikthehet të bashkëpunojë me Kargën. Çfarë do të thuhet mes Devranit dhe Imresë? Jaman, i mbushur me urrejtje ndaj të atit, merr një vendim ekstrem duke dashur të djegë shtëpinë e Iskenderit.
Devran dhe familja e tij do të marrin një goditje tjetër të madhe kur Ajsel arrin të marrë tapinë e shtëpisë së tyre. Cila do të jetë levizja e rradhës e Xhesurit? Çfarë do të kërkojë Iskender nga Devran?
Lufta mes Iskenderit dhe Devranit bëhët akoma më e madhe. Sofi bëhet mbështetja më e madhe e Devranit dhe nuk lejon që ai të përballet i vetëm me këtë betejë. Devran do të përballet me një ultimatum…
Çfarë marrëveshjeje të rrezikshme do të bëjë Devran kësaj here? I vendosur të mos dorëzohet, Devran rrezikon gjithçka për të zbuluar vrasësin e Boranit. CiIa do të jetë goditja e rradhës që Iskender ka përgatitur për Devranin?
Devran është gjithnjë e më pranë së vërtetës për vdekjen e Boranit, por a do të arrijë të zbulojë kush fshihet pas kësaj tragjedie? Çfarë do të ndodhë gjatë një përballjeje mes Iskenderit dhe Ajselit? Xhesur ndërhyn fshehurazi dhe përmbys gjithë planin e Devranit. Cila do të jetë detyra e re e Imresë?
Çfarë do të kërkojë Devran nga Esme? Devran përgatit një tjetër kurth dhe nis të luajë sipas rregullave të tij. Kur paratë kalojnë në llogarinë e Kargës, Devran arrin t’i japë një goditje të madhe Iskenderit.
Për të realizuar planin e pastrimit të parave, Devran detyrohet të përfshijë edhe njerëzit e lagjes. Si do ta presë Ajsel faktin që Iskender është kthyer në familjen e tij? Cili është plani tjetër që Devran ka kundër Iskenderit?
A do të mund të shpëtojë Iskender? Çfarë do të bëjë Devran me gjithë sasinë e parave që i është grumbuluar në pragun e shtëpisë? Cili do të jetë plani i rradhës i Xhesurit?
Devrani duhet t’i besojë Iskenderit për të çuar deri në fund atë që nisi dhe fillon bashkëpunimin me të. Por Iskenderi e shfrytëzon atë besim për të marrë një hakmarrje brutale. Dikush tjetër nga familja do të hakmerret për vrasjen e Boranit…
Jaman ndodhet në rrezik. A do të mundet Devran të mbërrijë në kohë të shpëtojë vëllain e tij? Ndërkohë që Gylçe përballet me Ajselin për të penguar që Devrani të sakrifikohet sërish për hir të Iskenderit, ajo detyrohet të përballet me traumat e së kaluarës së saj.
Si do të jetë rikthimi i Iskenderit në familjen ku e braktisi vite më parë? Devran përballet me pasojat e pamëshirshme të planit që kishte bërë kundër Iskenderit. Çfarë do të ndodhë me Iskenderin dhe Devranin?
Iskender bie pre e planit të Devranit dhe i kërkon atij një bashkëpunim. Çfarë marrëveshjeje kërkon të bëjë Xhesur me Hakanin? A do të mundet Devran t’i japë goditjen e fundit Iskenderit?
Esme shqetësohet se planet e Devranit po e tërheqin atë në botën e Iskenderit. Çfarë do të ndodhë me Ajselin? Goditja e parë e Devranit kundër Iskenderit do të rezultojë e suksesshme. Iskender përballet me një mysafir surprizë.
I shkatërruar nga humbja e vëllait të tij, Devran betohet për hakmarrje. Si do të jetë përballja e Devranit dhe Iskenderit? Cili është plani i hakmarrjes që Devran ka hartuar kunder babait të tij?
Pasi mëson që Boran po takohet me Iskenderin, Devran e paralajmëron atë të qëndrojë larg babait të tyre. Por Iskender ka plane të tjera për djalin e tij të vogël. Devran niset drejt Amerikes. Boran do të tradhëtohet nga babai i tij i cili e çon atë drejt një tragjedie të madhe.
Falë planit me Iskenderin, Xhesur arrin të vjedhë një sasi të kosiderueshme diamantesh. Devran planifikon të shkojë në Amerikë me të dashurën e tij të fëmijërisë, Esmenë. Boran do të trokasë në derën e babait që i braktisi vite më parë.
Një gjeni i tradhëtuar nga njeriu që duhej ta mbronte. Mes sekreteve, pushtetit dhe lojërave të mendjes, fillon një betejë ku fiton vetëm më i zgjuari. Devran është një djalë me inteligjencë të jashtëzakonshme, jeta e të cilit ndryshon për shkak të tradhtisë së babait të tij. Një lojë të rrezikshme mendjesh, ku çdo lëvizje […]
Top Kast
Aras Bulut İynemli
Devran
Uğur Polat
Iskender
Taner Ölmez
Cesur
Melis Sezen
İmre
Plot
Gjeniu
Drama
Një gjeni i tradhëtuar nga njeriu që duhej ta mbronte. Mes sekreteve, pushtetit dhe lojërave të mendjes, fillon një betejë ku fiton vetëm më i zgjuari. Devran është një djalë me inteligjencë të jashtëzakonshme, jeta e të cilit ndryshon për shkak të tradhtisë së babait të tij. Një lojë të rrezikshme mendjesh, ku çdo lëvizje është e llogaritur dhe çdo aleancë mund të fshehë një tradhti. Ndërsa sekretet e së kaluarës dalin në dritë, Devrani duhet të zgjedhë mes hakmarrjes dhe njerëzve që do. Fitues i cmimit Emmy si seriali më i mirë ndërkombëtar per vitin 2025. Me aktorët: Aras Bulut İynemli, Ugur Polat, Taner Olmez, Onur Saylak, Melis Sezen.